Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886

    Ja kush eshte ,qeveria berisha

    Mė shumė ti nuk di tė bėsh edhe sikur tė duash…


    Nga Edi Rama
    29-08-2007





    Po shkruaj pėr tė ngritur zėrin nė emėr tė minatorit qė vdiq sot e s'ka mė zė, tė atij qė vdiq po njėsoj para pak ditėsh e qė po ashtu s'ka mė zė, tė familjarėve tė tyre, zėrin e tė cilėve nuk e dėgjon askush, tė tė gjithė minatorėve tė Bulqizės e tė grave, prindėrve e fėmijėve tė tyre, qė gdhihen me pasigurinė e jetės dhe jetojnė me bukėn e nxjerrė nga njė shpellė vdekjeje..
    Minatorėt e Bulqizės nuk shkojnė pėr tė punuar, po pėr tė jetuar ose vdekur, duke lėnė pas familje pa asnjė tė ardhur dhe jetimė pa asnjė shpresė.

    Miniera e Bulqizės ėshtė simboli i kėsaj politike tė vjetėr, tė paaftė dhe tė pashpirt, qė mishėrohet nga njė qeveri qė nuk qeveris Shqipėrinė po interesa personale, farefisnore, klanore e korruptive, dhe nga njė kryeministėr qė ėshtė i kthjellėt vetėm kur i hap rrugė trenit tė korrupsionit mbi tė cilin ka hipur tėrė klientėt e sekserėt e pushtetit tė tij personal.

    Miniera e Bulqizės ėshtė sot vendi i krimit qeveritar, sepse fatkeqi qė ndėrroi jetė nuk ėshtė i pari, po i dyti brenda pak ditėve, nė njė tė ashtuquajtur ndėrmarrje, kushtet mesjetare tė sė cilės minatorėt i kanė denoncuar deri edhe me greva urie.

    Turp pėr ministrin Genc Ruli, i cili po kthehet nė njė simbol tė paaftėsisė e tė cinizmit tė kėtij pushteti shurdhėsh qė dinė vetėm tė flasin pa pushim pėr tė gėnjyer e dizinformuar sa tė mundin shqiptarėt. Herėn tjetėr Ministri na tha se "minatori qe fajtor pėr vdekjen e tij?", po sot zoti Ministėr kush e ka fajin, "Prapė minatori?"… Po nesėr, kur vetėm Zoti e di nėse s'do tė vdesė njė tjetėr nė atė ferr tė turpit e tė korrupsionit qė i ka rrėnjėt qysh nė kontratėn e koncesionit tė asaj miniere, kush do ta ketė fajin zoti Kryeministėr?

    Turp edhe pėr ty qė je edhe mė fajtor sesa Ministri yt. Ngrihu e ik atje nė Bulqizė. Shko kėrkoji falje publike atyre njerėzve. Dėmshpėrbleji ato familje si ēdo tė deshe tė dėmshpėrblehej familje jote nė rast fatkeqėsie. Prishe atė kontratė koncesioni se boll pasurove tribunė tėnde duke konservuar koncesionet e privatizimet e korrupsionit qė premtove se do shkulje. Tė mjafton Durrės – Kukėsi, “Albtelekomi”, Fabrikat e Ēimentos qė do tė zėvendėsojnė kodrat e Krujės, e tė tjera e tė tjera vepra korruptive me tė cilat zotrote, tė jesh i sigurt, do tė hysh nė histori si edhe mė i korruptuar sesa paraardhėsi yt...

    Prishe atė koncesion vdekjeprurės zoti Berisha dhe mos lejo tė vdesin tė tjerė njerėz nė atė shpellė. Se mė shumė ti nuk di tė bėsh edhe sikur tė duash.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bebushja : 30-08-2007 mė 04:07
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  2. #2
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    Qeveria Berisha!!!!
    Nje Qeveri e Deshtuar.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Genc Ruli duhet te kishte dhene doreheqjen me kohe. Para pak castesh lexova nje deklarate te tij tek gazeta Shekulli, ku thoshte se nuk kishte perse te dorehiqej. Berisha eshte nje tjeter rast. Ai eshte i infektuar. Eshte i rrethuar nga disa keshilltare me nje tru te pazhvilluar. Madje, dy nga ata dhane doreheqjen nje vite me pare; njeri nga ata (emrin e te cilit nuk po e zbuloj) me tha edhe arsyen jo-zyrtare, e cila me pak fjale perifrazohet si "nuk merresh me ate".

    Nje qeveri e deshtuar? Une prisja nje qeveri, te ciles iu dha nje shans i dyte per arsye te metastazes se korrupsionit, por ne vend te risive, kjo qeveri na shpalosi edhe njehere injorancen e saj.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Une per vete nuk e fajesoj me Qeverine Berisha, ajo e ka ne terezi, ka nje popull qengj te urte qe nuk proteston me per asgje, a thua se i ka te gjitha ne terezi?
    Pa le pastaj opozita, nuk e kuptoj me kete Ramen, me duket se po pret qe ti kthehen deputet socialiste nga pushimet verore jashte vendit, nuk kane faj, u'a mban xhepi atyre pushime jashte vendit, prandaj dhe nuk e ndjejne krizen e dritave.
    Tuuuuurp i madh...!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Nga opozita pret te njejtat fjale si nga pozita, vetem me nje NUK perpara. Te dy kampet jane te kalbura. Duhen ndryshime dhe ndryshime jo si ato qe shpalosen neper fushata, por ndryshime!
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Ujqerit e vjeter nuk u lene shume hapesire te rinjve, po dhe populli budalla eshte njecike nostalgjik, haron shpejt, kur vjen Sala thote ishte mire Nanua dhe anasjelltaz.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Nuk duhet marre tragjedia,si pretekst per te share nje qeveri.Sido qe te jete kjo qeveri eshte me e mire dhe me shqiptare se sa ajo e meparshmja e cila ishte komplet progreke.
    Beni nje krahasim te buxhetit shteterore,te eksportit,te turizmit,te pagave mesatare,te sigurimit, te ndertimit dhe modernizimit te Shqiperise,Dhe do te kuptoni dallimet ne mes dy qeverive.
    Mos bini pre e deklaratave te Edvinit dhe klanit te tije,te cilet nuk pajtohen me realitetin vetem e vetem se nuk kan mundesi te vjedhin sikur ne kohen kur vidhnin Shqiperine dhe varferonin ate per cdo dite.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Pfffff, po c'me duhet mua eksporti, turizmi apo GDP-ja kur Ministri yne i Energjitikes, para se te miratoje tece-t e levizshme, pret shtatorin t'i hedhe dhe njehere syte nga qielli, se mos bjere ndonje pike...pffffff

  9. #9
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anėtarėsuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Seshte e nevojshme te besh krahasime sepse ne vendin tone,te gjitha qeverite,
    qe kane qene dhe qe jane dhe ato qe do te vijne,njelloj kane per te qene.
    nuk ma merr mendja se do kete ndonjeher qeveri me qeveritare ketu tek ne,
    ketu ka vetem qeveri me zagare.............

    dhe te gjithe mbushin xhepat e tyre,dhe ne rrime e grime lakra kot se koti,
    dhe nuk kerkojme dot te drejtat tona si njerez te gjalle qe jemi,
    dhe nuk do ti kemi kurren e kurres,kushtet me minimale te jeteses,
    dhe kulturen e te qenit njeri.

    se dhe kafshet jetojne me mire se ne......
    dont worry be happy

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Daje, per shkak te mentalitetit "T'ia falim edhe kete here qeverise, se gjynah" ka mbetur prapa ky vend. Lere Edvinin dhe Berishen te trashegojne sistemin e Nanos, se e ndriten kete vend.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •