Vapa “vret” gruan ne are, nje burre goditet ne zemer
Fatos Salliu
E Premte, 22 Qershor 2007
Librazhd - Nje grua nga Librazhdi behet viktima e pare e vapes ne vendin tone, kurse nje burre nga Perrenjasi goditet ne zemer si pasoje e temperaturave te larta te dites se djeshme. Viktima e pare ka qene 43-vjecarja, Lije Onuzi, nga Librazhdi dhe i dyti Sali Curra, 57-vjec, nga Perrenjasi. Bashke me alarmin per stinen e nxehte dhe rrezikun e temperaturave, vijne dhe ngjarjet me pasoja te renda nga vapa, shkak qe konfirmohet dhe nga mjeket. Keta te fundit vazhdojne te japin porosi per te mos nxjerre femijet e te moshuarit jashte ne kohen e mesdites, si dhe shmangie te mundshme per te gjithe shoqerine.
Lije Onuzi ka qene duke punuar ne are, kur ka ndjere keputje te trupit dhe me pas ka rene e shtrire, ne vendin ku po prashiste miser. Ishin disa fshatare prane tokes se gruas, qe pane te paret skenen kur 43-vjecarja mbeti pa ndjenja. Te afermit nxituan ta dergojne ne spitalin e Librazhdit, por mjeket konstatuan se gruaja ishte prekur ne zemer. Sipas bluzave te bardha temperatura e larte ka qene shkaku i ngjarjes se rende, ndersa goditja e pare ka rene ne koke, duke i shkaktuar demtim te madh per shkak te semundjes se epilepsise, prej se ciles viktima vuante prej vitesh. Me kot bluzat e bardha jane munduar te sjellin ne jete nenen e kater femijeve, por konkluzioni ishte i qarte. Vapa e kishte vrare momentin kur ajo nuk eshte kujdesur per veten, por ka vazhduar te punoje ne are kur temperaturat kane shenuar te pakten 35 grade celsius.
Njoftimi i policise vendore tregoi se 43-vjecarja nga rrethi i Librazhdit, nene e kater femijeve, eshte viktima e pare e temperaturave te larta mbi 35 grade celsius, qe kane perfshire ditet e fundit vendin tone. Gruaja 43-vjecare, Lije Ozuni, banore e fshatit Menik ne komunen Qukes, ka nderruar jete ne spitalin e Librazhdit, nderkohe qe sipas mjekeve. Po i njejti burim tregoi se "43-vjecarja kishte pesuar nje gjendje te fikti mesditen e merkure teksa ishte duke punuar ne are”. Me pas ajo eshte derguar me urgjence ne spitalin e Librazhdit, ku dhe ka nderruar jete rreth ores 18:00 te se merkures. Sipas mjekeve, nena e kater femijeve vuante nga epilepsia dhe e kishte te ndaluar levizjen ne oret e pikut te vapes.
Goditje ne zemer, vdes 57-vjecari
Mjeket “akuzojne” serish temperaturen e larte shkaktare e vdekjes se nje te moshuari ne perrenjas. Sali Curra, 57 vjec, eshte bere viktima e dyte e vapes ne prefekturen Elbasan. 57-vjecari ka gjetur vdekjen dje ne mesdite, ndersa eshte ankuar per dhimbje te forta ne zemer. Ai eshte derguar ne spitalin e Librazhdit, por edhe pas nderhyrjes se mjekeve nuk ka pasur asnje mundesi shpetimi. Sipas eksperteve, Sali Curra, dyshohet se ka vdekur nga temperatura e larte, e cila i ka provokuar infarkt te miokardit. Mesohet se i ndjeri kishte kaluar nje para-infarkt me pare. Brenda 24 oreve temperatura e larte ka shkaktuar dy te vdekur ne Elbasan.
Kohajone
Krijoni Kontakt