Mė shumė ti nuk di tė bėsh edhe sikur tė duash…
Nga Edi Rama
29-08-2007
Po shkruaj pėr tė ngritur zėrin nė emėr tė minatorit qė vdiq sot e s'ka mė zė, tė atij qė vdiq po njėsoj para pak ditėsh e qė po ashtu s'ka mė zė, tė familjarėve tė tyre, zėrin e tė cilėve nuk e dėgjon askush, tė tė gjithė minatorėve tė Bulqizės e tė grave, prindėrve e fėmijėve tė tyre, qė gdhihen me pasigurinė e jetės dhe jetojnė me bukėn e nxjerrė nga njė shpellė vdekjeje..
Minatorėt e Bulqizės nuk shkojnė pėr tė punuar, po pėr tė jetuar ose vdekur, duke lėnė pas familje pa asnjė tė ardhur dhe jetimė pa asnjė shpresė.
Miniera e Bulqizės ėshtė simboli i kėsaj politike tė vjetėr, tė paaftė dhe tė pashpirt, qė mishėrohet nga njė qeveri qė nuk qeveris Shqipėrinė po interesa personale, farefisnore, klanore e korruptive, dhe nga njė kryeministėr qė ėshtė i kthjellėt vetėm kur i hap rrugė trenit tė korrupsionit mbi tė cilin ka hipur tėrė klientėt e sekserėt e pushtetit tė tij personal.
Miniera e Bulqizės ėshtė sot vendi i krimit qeveritar, sepse fatkeqi qė ndėrroi jetė nuk ėshtė i pari, po i dyti brenda pak ditėve, nė njė tė ashtuquajtur ndėrmarrje, kushtet mesjetare tė sė cilės minatorėt i kanė denoncuar deri edhe me greva urie.
Turp pėr ministrin Genc Ruli, i cili po kthehet nė njė simbol tė paaftėsisė e tė cinizmit tė kėtij pushteti shurdhėsh qė dinė vetėm tė flasin pa pushim pėr tė gėnjyer e dizinformuar sa tė mundin shqiptarėt. Herėn tjetėr Ministri na tha se "minatori qe fajtor pėr vdekjen e tij?", po sot zoti Ministėr kush e ka fajin, "Prapė minatori?"… Po nesėr, kur vetėm Zoti e di nėse s'do tė vdesė njė tjetėr nė atė ferr tė turpit e tė korrupsionit qė i ka rrėnjėt qysh nė kontratėn e koncesionit tė asaj miniere, kush do ta ketė fajin zoti Kryeministėr?
Turp edhe pėr ty qė je edhe mė fajtor sesa Ministri yt. Ngrihu e ik atje nė Bulqizė. Shko kėrkoji falje publike atyre njerėzve. Dėmshpėrbleji ato familje si ēdo tė deshe tė dėmshpėrblehej familje jote nė rast fatkeqėsie. Prishe atė kontratė koncesioni se boll pasurove tribunė tėnde duke konservuar koncesionet e privatizimet e korrupsionit qė premtove se do shkulje. Tė mjafton Durrės – Kukėsi, “Albtelekomi”, Fabrikat e Ēimentos qė do tė zėvendėsojnė kodrat e Krujės, e tė tjera e tė tjera vepra korruptive me tė cilat zotrote, tė jesh i sigurt, do tė hysh nė histori si edhe mė i korruptuar sesa paraardhėsi yt...
Prishe atė koncesion vdekjeprurės zoti Berisha dhe mos lejo tė vdesin tė tjerė njerėz nė atė shpellė. Se mė shumė ti nuk di tė bėsh edhe sikur tė duash.
Krijoni Kontakt