Dhe qe te mbetemi tek Mikeshat po sjell dicka nga Gjylistani.
Jo moj se heq doren nga gjinjte e tua
Goditme po deshe me shpaten shkendi
Vec teje s'ka strehe, foleze per mua
Ne iksha prej teje do vi prape tek ti.
Shqiperoi Vexhi Buharaja.
Dhe qe te mbetemi tek Mikeshat po sjell dicka nga Gjylistani.
Jo moj se heq doren nga gjinjte e tua
Goditme po deshe me shpaten shkendi
Vec teje s'ka strehe, foleze per mua
Ne iksha prej teje do vi prape tek ti.
Shqiperoi Vexhi Buharaja.
Injoranca nuk zhduket me top
KĖNGĖ...
Veē me shpresėn e agimit e gdhij natėn nė mundim,
Ndoshta, mike, erėn tėnde mė sjell era nė agim.
Ēudi, druri i dashurisė s'po jep pemėt qė pres unė,
Ndonėse derdhet posi shiu mbi tė loti i mallit tim!
Pragun tėnd, moj mikja ime, si ta lė, moj a s'mė thua,
Kur s'mė lėnė tė largohem tė degdisem nė mėrgim?
Ti me pallėn, moj tė ndarjes seē mė vrave,seē mė humbe,
Tani eja, zemra ime, falme jetė pa mbarim!
Se sa ditė bėra netė nė ktė ėndėrr kaq tė ėmbėl,
Qe me ty, moj tė bėj netėt posi ditė me shkelqim.
Faj e turpe a kam bėrė qė s'mė flet me mall tė valshėm ?
E ē'tė bėra qė kėrkoke tė mė tretėsh nė largim?
Dhe pse qenke e "pabesė" pėr ty lutem natė e ditė,
Dhe pse s'paske dashurinė, tė kėrkoj me mallėngjim.
S'do pushoj duke kėnduar dashurin' e mikes sime,
Vetėm vdekja do ta ndalė kėtė gojė nė shfrime.
Pse kėndoke gjithė jetėn kėtė kėngė o Saadi,
S'ka fund fjal' e dashurisė, s'ka tė shterur ky burim.
Dhuro shumė...e prit pak!
Dhe ne eshte e embel, sheqer fjala juaj
E cilter, e paster, e bukur, e ndjere....
E fole nje here, serish mos e thuaj
Se dhe embelsira nuk hahet dy here.
Gjylistani.
Injoranca nuk zhduket me top
GRUAJA E MIRE DHE GRUAJA E KEQE
Njė grua e bukur qė skuqet kur flet,
Tė shoqin e varfėr e bėn si njė mbret.
Si mbreti ti jetėn kaloje mbi dhe,
Se shoke si do vetė nė gjit mė ke!
Pse brenga heq ditėn, hiē brengė mos ki.
Se natėn ke shoqen, balsam mu nė gji.
Ke shoqen besnike dhe ēerdhen tė ngritur,
Urata e zotit mbi ty paska zbritur.
Amvisa e bukur pa ndot e pa faj
Ėshtė vet' parajsa pėr shokun e saj.
Qėllimin e zemrės arrin veē ai,
Qė zemėr e sė shoqes lufton si e tij.
A ėshtė e dlirtė dhe gojėsheqer?
Shih dritėn e bardhė dhe hijet i ler!
Njė grua e mirė, tė pashmes ia shkon,
Se rrojtja pa grindė shėmtimnė e mbulon.
Kurbatka i ka marrė tė folmen si mjaltė
Perisė qė ėshtė pėrbrenda si baltė.
Si qumėsht pi hirrėn qė burri ia sjell,
Xanxarja qumėshtin si hirrė e vjell.
Njė grua e mirė jeton si manare
Por zoti tė ruajt prej gruas xanxare!
Bilbili qė pranė ka galėn maraz,
S'ka tjetėr veē t'ikė nga burgu kafaz.
Prandaj nepėr botė ti brish si mjerush!
Po z'bėre si thash, rri digju nė prush!
Mė mirė je zbathur se ēizmet burgji,
Mė mirė udhėtimi se grinda nė shtėpi.
Nė burg tė kadiut mė mirė mė je
Se pranė shtėpisė nė mjegull dhe re.
Nė odat e tua gėzimi s'ka vend,
Kur zėr'i sat shoqe e mbyt zėrin tėnd.
Bajram ngjan mėrgimi pėr t'urtin njeri
Qė grua me xhinde na ka nė shtėpi.
Kur fjalėn e burrit s'e futka nė vesh,
Ahere i shoqi ēitjanet pse s'vesh.
Kur zuskėn budalle si grua ke pranė,
Mos thuaj u martova, thuaj: gjeta belanė.
Kur kilen e elbit s'ta mban amanet,
Hambarin e grurit ma qaj me lezet.
I lumtur kush gruan e ka deli femėr,
Tė dlirė nga dora, tė dlirė nė zemėr.
Njė zuske qė niset pėr trimin jaran,
I thuaj: "Tėt shoq moj na nxi me tigan!"
Kur kjo i buzėqesh dikujt qė s'e njeh,
Ahere mos thuaj: "jam burrė" se je pleh!
Kur sheh se ajo dridhet si gjethja nė pleh,
Mendim tė patundėshem mos prit, se s'tė jep!
Shpėto nga kjo grua nė Nil shko e bjer!
Mė mirė i vdekur se gjall'e pa nder.
...........
Dhuro shumė...e prit pak!
Pashė njė burrė me paraqitjen por jo me karakterin e njė dervishi, ulur nė njė kuvend, i cili kish nisur njė sherr, dhe duke pas hapur regjistrat e ankesave, shante tė pasurit, duke pohuar mė nė fund se dora e pushtetit tė dervishėve pėr tė bėrė mirė ishte lidhur, dhe kėmba e synimit tė pasanikėve pėr tė bėrė mirė ishte thyer.
I ēliruari nuk ka para
I pasuri liri nuk ka
Unė, qė i gėzohesha pasurisė sė burrave tė mėdhenj i quajta kėto fjalė fyese dhe thashė:
Or miku im i mirė, tė pasurit janė burim tė ardhurash pėr fukaranė dhe vend dyndjesh pėr oshėnarė, caqe peligrimazhi pėr udhėtarėt, dhe lehtėsues tė barrės pėr tė tjerėt. Ata shtrojnė vakte ushqimi dhe janė pjesėmarrės pėr tė ushqyer vartėsit e shėrbėtorėt e tyre, tepricat e bujarisė sė tyre duke ua dhėnė tė veve, tė moshuarve, tė afėrmve dhe fqinjve.
Tė kamurit, pėr besimtarėt duhet tė harxhojnė, zotime e bujari.
Tė dhjetat, zeqatin, robēlirimin, dhuarata e kurbane tė bėjnė
E si mund t’ua arrish pushtetin atyre qė kanė mundėsi
Vetėm pėrkuljet nė lutje tė kryejnė- e kėto me njėqind ndėrhyrje, vallė?
Po tė ketė efikasitet nė pushtet pėr tė qėnė bujar dhe nė mundėsinė pėr tė kryer detyrat fetare, tė pasurit mund ta pėrfotjnė atė mė mirė, ngase ata kanė para tė japin pėr lėmoshė, rrobat i kanė tė pastra, reputacioni ėshtė i mbrojtur, zemrat i kanė tė shlodhura. Pėrderisa pushteti i bindjes mvaret nga lypsarė tė mbarė dhe lutja e rregullt nga rrobat e hijshme, ėshtė evidente se barqet e uritura nuk kanė veēse fare pak takat. Njė duarbosh nuk mund tė jetė xhymert, kėmbėt nė vargonj nuk mund tė ecin, dhe asnjė e mirė nuk vjen nga barkboshi.
Gjumė tė trazuar natėn bėn
Ai qė pėr nesėr s’ka nga ja mban
Miza nė verė mbledh bereqet
Qė nė dimėr ta ketė ca mė tė lehtė
Ēliruar nga gajlet dhe fukara nuk shkojnė bashkė, ashtu si rehatia nė varfėri- diēka e pamundur. Njė njeri i pasur ėshtė i zėnė me pėrkushtimet e mbrėmjes, kurse i varfri e ka mendjen se ē’do tė hajė pėr darkė. E si mund tė jenė ata tė ngjashėm?
Kush kushtet plotėsuar i ka, me lutje ėshtė i zėnė
Ai qė kushtet i ka hallakat, mendja thuajse e ka lėnė.
Lutjet e atyre qė janė nė mbrothėsi kanė gjasa t’u pranohen, me vėmendjen mė shumė tė pėrqėndruar dhe jo tė hallakatur e tė shqetėsuar. Duke patur tė ardhura tė siguruara, ata mund tė marrin pjesė mė lehtė nė lutje. Arabi thotė: Unė kėrkoj mbrojtje tek Allahu ndaj varfėrisė sė skajshme dhe fqinjve qė nuk i dua. Ėshtė gjithashtu edhe njė gojdhėnė. Varfėria ėshtė faqezezė nė tė dyja botėt. Ai m’u kundėrvu duke mė pyetur nėse e kisha dėgjuar thėnien e pejgamberit: Varfėria ėshtė lavdia ime. Unė iu pėrgjigja: Shsht. Princi i botės e kish fjalėn pėr varfėrinė e luftėtarėve nė fushėbetejėn e pranimit me pėrtesė dhe e dorėzimit ndaj shigjetės sė kėsmetit; jo pėr ata qė veshin rrobėn e arnuar tė tė drejtit, por qė shesin sasitė e vogla qė ua kanė dhėnė si lėmoshė.
O daullegjėmues, e pa gjė nė tė
Kur koha e pėrpjekjes tė vijė, ēfarė do tė bėsh, pa patur me se?
Prej njerėzve, mėnjanė fytyrėn e lakmisė ktheje, nėse burrė je
Tespijeve njėmijė rruazesh mos u beso, qė nė dorė vetė i ke.
Njė dervish pa njohuri hyjnore, nuk rresht gjersa varfėria e tij, kulmon nė mosbesim, sepse varfėria ėshtė pothuajse baraz me tė qėnit i pafč, sepse cullaku nuk mund tė vishet pa para, as i burgosuri tė lirohet. Si munden tė ngjashmit me ne tė arrijnė pozitat e tyre tė larta, e si mundet dora dhuruese t’i ngjajė asaj pėrftuese. A nuk e dini se Zoti, mė i lartėuari e mė i lavdishmi, e pėrmend nė fjalėn e tij tė zbuluar Kėnaqėsitė e xhenetit- Ata do tė kenė njė farė begatie nė xhenet, qė tė thotė ty se ata qė janė tė zėnė me gajle pėr tė mbijetuar, janė tė pėrjashtuar nga kėnaqėsia e besimit tė thellė, dhe se mbretėria e kohės sė lirė ndodhet nėn ringun e dispozitės tė caktuar.
I eturi botėn e sheh
Tė tėrė si gurrė, kur fle.
Kudo qė tė shohėsh dikė qė skamjen ka pėrjetuar, dhe pikėllimin ka shijuar, veten nė aventura tė kėqia ta ketė hedhur, duke mos iu shmangur pasojave, ai nuk i trembet ndėshkimit tė jezidit, dhe nuk e dallon tė rregulltėn nga e parregullta.
Njė qen qė me njė top dhč qėllohet
Tė gėzohet kėrkon, pėr kocka mendohet
E kur dy burra bartin njė kufomė
I pangrėni pėr sofėr tė shtruar e kujton.
Por zotėruesi i pasurisė, nga i Gjithėpushtetshmi shihet me njė sy tė mirė prej veprimeve tė ligjshme tė tij dhe ruhet nga tė paligjshmet qė mund tė kryejė. Ndonėse unė nuk e kam spjeguar plotėsisht kėtė ēėshtje dhe as argumentat e pėrmendura. Unė mbėshtetem nė kuptimin tėnd tė drejtėsisė tė mė thuash nėse ke parė ndonjėherė ndonjė lypsar me duart e lidhura pas shpine, apo njė varfanjak qė nė burg ėshtė futur, apo njė vello e pafajėsisė tė griset, a njė dorė fajtori tė pritet, pėrveēse si pasojė e varfėrisė? Burrat zemėr-luanė, nė saj tė domosdoshmėrisė janė kapur nė miniera qė u qe dashur tė gėrrmonin pėr tė grabitur shtėpi dhe thembrat u qenė shpuar. Ėshtė gjithashtu e mundur qė njė dervish i shtyrė nga dėshira e ngutshme e epshit, dhe i paaftė ta pėrmbajė veten, mund tė kryejė mėkat sepse barku bosh dhe organet seksuale janė binjakė, qė domethėnė janė fėmijė tė tė njėjtit bark. Pra nėse njėri kėnaqet edhe tjetri, po ashtu, njėsoj. Kam dėgjuar se njėdervish ishte parė tė kryente njė veprim tė shėmtuar me njė tė ri, dhe ndonėse ai ishte vėnė para turpėrimit, ai gjithashtu rrezikonte tė qėllohej me gurė. Ai thotė: «O muslimanė, unė nuk kam pushtet tė martohem me njė grua dhe nuk mund ta pėrmbaj veten. Ēfarė tė bėj unė? Nė Islam nuk ka murgjėri». Mes shkaqeve qė prodhojnė kėnaqėsi dhe mbrothėsi tė brendshme tek njerėzit e pasur, fakti qė mund tė llogaritet, ėshtė se ata ēdo natė marrin njė tė dashur nė krahė dhe ēdo ditė mund tė sodisin njė tė re, shkėlqimi i sė cilės ja kalon atij tė mėngjesit, qė i bėn kėmbėt e selvive ecėse ta fshehin veten tė hutuara.
Grushtin nė gjakun e tė dashurve tė zhysėsh
Si majat e gishtrinjve me ngjyrė xinxifesh tė lyesh.
Ėshtė e pamundur qė me shtatin e tij tė hijshėm tė sillet rrotull gjėrave tė ndaluara a tė argėtojė qėllimet e shkatėrrimit tė vetes.
Si mundet vallė ai qė hyrinė pėr nė xhenet e mori prč
Tė mirat e Jagmės t’i vėrejė
Ai qė hurmat e shijshme pėrpara i ka
Pemėn me gurė pse tė gjuajė pėr ta?
Shumica e duarboshėve e ndotin fundin e modestisė me mėkate, dhe tė uriturit vjedhin bukė.
Kur qeni mizor nė mish tė freskėt bie
Nuk pyet a ėshtė gomar i Hasanit a deve i Alije.
Sa gra modeste kanė rėnė nė shthurje tė plotė nė sajė tė skamjes, duke hedhur tej nė erė tė ēnderimit reputacionin e tyre tė ēmuar!
Fuqia e maturisė me urinė nuk pajtohet
Skamja frenat prej dorės besimtarit ja rrėmben.
Teksa thoja kėto fjalė, njė dervishi i iku freri i durimit nga duart, nxori shpatėn e gjuhės sė tij, bėri qė kali i gojėtarisė sė tij tė kalojė me marifet nė fushėn e turpit, dhe tha: Ti e teprove me lėvadatat tuja pėr pasanikėt dhe ke folur aq shumė broēkulla saqė ata mund tė merren si ilaē ndaj varfėrisė, apo si ēelės pėr nė hambaret e begatisė; ndėrsa janė njė tufė fodullėsh, tangėrlliksash e mashtruesish dhe njerėz tė neveritshėm, teksa grumbullojnė pasuri dhe para dhe janė aq tė etur pėr dinjitet e bollėk, saqė as nuk flasin me fukarenjtė, pėrveēse me pėrbuzje, dhe i shohin ata me mospėrfillje. Ata i marrin shkollarėt pėr lypsarė dhe i fyejnė tė varfėrit nė saj tė bollėkut qė zotėrojnė vetė dhe lavdia e dinjitetit qė ata mendojnė se ėshtė trashėguar nė ta. Ata qėndrojnė nė pozita tė larta dhe besojnė se janė mė tė mirė se ēdokush tjetėr. Ata kurrė nuk tregojnė mirėsi ndaj ndokujt dhe nuk i njohin normat e sjelljes sė urtakėve, se ai qė ėshtė mė i pakėt se tė tjerėt nė besim por i epėrm nė pasuri ėshtė i fuqishėm nė dukje por fukara nė tė vėrtetė.
Kur njė zavall, nė saj tė pasurisė, fodull sillet ndaj njė urtaku
Njė bythė gomari merre, dhepse njė ka i parfomusur mund tė jetė.
Unė i thashė:
Mos mendo se ėshtė e lejueshme t’i fyesh ata se janė zotėrues tė bujarisė. Ai u rikthye: Ti je gabim. Ata janė robėr tė parasė. E, ē’dobi ka prej tyre si rč tė stėrmėdha, por pa shi? Si burime drite, diej qė mbi askėnd nuk ndriēojnė? Ata u kanė hipur kalit tė aftėsive por nuk e pėrdorin; njė hap nuk marrin mundimin tė hedhin pėrhir tė Zotit, dhe njė derhem s’e harxhojnė pa nxjerrė detyrime e fyerje. Ata kanė mbledhur pasuri me vėshtirėsi, e ruajnė me vrazhdėsi dhe e braktisin pa dėshirė, ashtu sipas thėnies sė njerėzve shembullorė se argjendi i njė kopraci do dalė nga dheu kur ai tė futet nė dhč.
Dikush pasurinė me zor e telashe mbledh
E nėse tjetri vjen, ai pa asnjėrin e merr.
Unė iu kundėrpėrgjigja: Ti nuk ke mėsuar mbi kopracinė e tė pasurve pėrveēse me arsyen e varfėrisė, ose pėrndryshe, atij qė e ka lėnė mėnjanė grykėsinė, njė bujar dhe njė koprac mund t’i duken njėsoj.
Guri i provės e di ēfarė ėshtė flori, ashtu si edhe lypsari qė e njeh kurrnacin. Ai u rikthye me: Unė flas nga pėrvoja kur them se ata vendosin njerėz tė vrazhdtė e tė pacipė nė portė pėr tė mbajtur jashtė njerėz me vlerė, pėr tė vėnė duart e dhunshme mbi burrat besimtarė e tė matur, tė thonė: «Nuk ka njeri kėtu». Dhe nė fakt ata kanė thėnė tė vėrtetėn,
Pėr atė qė kuptim, mendim e synim nuk ka, as plan
S’ka njeri nė shtėpi- bukur portieri ka thėnė.
Unė thashė se kjo ėshtė e falshme sepse ata janė tallur nė jetė prej njerėzve qė presin favore dhe janė shtyrė nė vajtim prej kėrkesave tė lypsarėve, kjo, nė kuptimin praktik ėshtė e pamundur tė kėnaqėsh lypsarėt edhe sikur rėra e shkretėtirės tė shndėrrohej nė perla.
Sa e mbush me ujė vesa pusin
Aq shuhet babėzia e pasanikėve tė botės
Hatim Taiti kish jetuar nė shkretėtirė, po tė kish qenė nė qytet, s’do kish mundur t’i bėnte dobi asgjė ndaj sulmeve tė lypsarėve, qė do ja grisnin rrobat, siē ėshtė shėnuar edhe nė Tajibat.
Mos mė shih mua qė tjerėt shpresa mos tė shestojnė
Sepse shpėrblim prej lypsarėve nuk ka
Jo, unė ndjej keqardhje pėr gjendjen e tyre. Unė iu pėrgjigja: Jo, ti i ke zili pėr pasurinė qė kanė. E, pra, kėshtu ne kundėrshtuam njėri-tjerin. Ēdo gur qė nxirrte para ai, unė ja smbrapsja, dhe saherė qė mė thoshte mat me mbretin unė e mbuloja membretėrshėn, gjersa i humbi tė gjitha ē’kishte dhe harxhoi tė gjitha shigjetate tij tė drithmave tė grindjes.
Ki njė gajle, mburojėn tej mos e hidh kur nga njė orator sulmohesh
Qė asgjė veē gojėtarisė sė huazuar s’tregon
Fenė e marifetin ushtroje, si orator Sala
Armėt nė portė tregon, kur fortesa njerėz nuk ka.
Pėrfundimisht, pėr tė nuk mbeti argument, dhe duke u mundur, ai zuri tė flasė broēkulla, siē e kanė zakon tė paditurit, tė cilėt kur shterrojnė me fakte ndaj kundėrshtarit, tundin zinxhirėt e armiqėsisė, si idhull-gdhendėsi Azer, qė kur nuk mund tė mundte tė birin me argument zuri sherr me tė, duke i thėnė se nėse nuk bėhesh i durueshėm, do ta hyj me gurė. Ai burri mė ofendoi. Unė i fola ashpėr. Ai mė grisi kollaren dhe unė e mbėrtheva pėr turinjsh.
Tė dy mbi njėri-tjetrin u rrokullisėm
Tė tjerėt duke qeshur bėnin sehir
Gishti i habisė sė botės nė dhėmbė
Nga ē’panė e dėgjuan nga ne aq mirė
T’i bie shkurt, ne e ēuam mosmarrveshjen tek kadiu dhe u morėm vesh t’i bindemi njė vendimi tė drejtė nga gjykatėsi musliman, i cili do ta shqyrtonte ēėshtjen dhe tė bėjė dallimin mes pasanikut e fukarait. Kur e kish parė kadiu gjendjen dhe dėgjoi arsyetimin tonė, ai e zhyti kokėn nė kollare dhe pasi pėrsiatii pėr njė copė herė foli:
O ju qė keni lavdėruar pasanikėt dhe jeni pėrfshirė nė dhunė verbale ndaj dervishėve, duhet ta dini se kudo qė ndodhet njė trėndafil, ka edhe gjemba, dhe vera pasohet me dehje, se thesari ruhet me gjarpėr, dhe se kudo tė gjinden perla mbretėrore, aty janė edhe peshkaqenėt njeri-gėlltitės. Gjėmbi i vdekjes ėshtė vazhdim i kėnaqėsive tė jetės dhe njė djall dinak e ndalon gėzimin e parajsės.
E ēfarė do tė bėjė dhuna e armikut nėse kėrkuesin e mikut nuk e prek
Janė tė lidhuar gjithė bashkė, thesar, gjarpėr, kėnaqėsi e pikėllim, trėndafil, gjemb.
A nuk e mendonse nė kopsht ka shelgje myshku e kunja tė vyshkur? Dhe ashtu si nė mes pasanikėve ka mirėnjohės e burra mosbesimtarė, edhe nė mesin e dervishėve ka tė durueshėm e tė ngutur, njėsoj.
Po tė bėhej perlė ēdo pikė vese
Pazari plot me to si gėshtenja gomari, do mbushej.
Ata mė afėr mė tė madhėrishmit e mė tė lartėsuarit janė burra me veti dervishėsh dhe dervishė me prirje pasanikėsh. Mė i madhi ndėr pasanikė ėshtė ai qė mbėshtet dervishėt dhe mė i miri ndėr dervishėt ėshtė ai qė vetėm fare pak sheh kah pasanikėt. Kush beson tek Allahu, ai do tė ketė mbėshtetjen e mjaftueshme e Tij.
Paskėtaj kadiu e ktheu fytyrėn me qortim nga mua tek dervishi dhe tha: O ju qė keni pretenduar se tė pasurit janė pėrfshirė nė ligėsira dhe dehur nė kėnaqėsi, disa me siguri janė tė tillė si i keni pėrshkruar ju; me synime tė mefshėta dhe mosmirėnjohės pėr dobitė e pėrftuara. Nganjėherė ata grumbullojnė, vėnė mėnjanė, hajnė e nuk japin; nėse pėr shembull nėse shiu dėshton ose bota pėrjeton pėrmbytje, ata, duke besuar nė fuqitė e veta, nuk do tė kishin gajle pėr dervishėt, nuk do i frikeshin Zotit dhe do tė thonin:
Nėse tjetri vdes pėr bukė, unė kam ca,
Rosaku pėr pėrmbytje gajle nuk ka
Gratė qė mbi deve nė dauha[1] kalėrojnė
Atė qė nė rėrė zhytur nuk e vėshtrojnė
Ata pėrtokė, kur kanė kursyer mbulesat e veta, pyesin
Kėtė botė bush e ringre kur njerėzit tė vdesin?
Ka njerėz asisoj qė keni dėgjuar, dhe tė tjerė qė e mbajnė shtruar sofrėn e bamirėsisė dhe dorėn e bujarisė hapur, duke kėrkuar njė emėr tė mirė dhe falje nga Zoti. Ata janė zotėrues tė kėsaj bote dhe tė pastajmes, si robėrit e lartmadhėrisė sė tij Padishah i botės, qė ndihmohet nga hiri hyjnor, pushtues, zotėrues i pushtetit mbi kombet nė tokė, mbrojtės i kufijve tė Islamit, trashėgimtar i mbretėrisė sė Sulejmanit, mė i drejti ndėr mbretėrit e kohės, Muzaffaer-ud-dynjaua uddin Atabek Abu Bekėr Ben Sa’d Ben Zanki, Allahu ja zgjattė ditėt dhe i ndhmoftė parrullave tė tij.
Njė baba birit mirėsinė kurrė s’ja tregon
Qė dora e bujarisė tėnde mbi njerėzimin ka hedhur
Zoti botės bekime dėshiron t’i japė
Dhe nga mėshirė e tij, tė botės tė bėri - padishah
Kadiu sakaq pati zgjatur vėrejtjet e tij dhe kish bėrė qė oratoria e tij tė ngjirej pėrtej kufijve tė pritshmėrisė sonė, ne iu bindėm vendimit tė tij juridik, i pranuam njėri-tjetrit ē’kish ndodhur mes nesh, zgjodhėm rrugėn e pajtimit, i vumė kryet tek kėmbėt e njėri-tjetrit nė shenjė apologjie, i puthėm njėri-tjetrit kokėn efaqet, duke i ndrėprerė diskutimet me dy distikėt si vijon:
Pse zarėt trrokullisen, dervish, mos u anko
Se pa fat do jeshė nėse me kėto mend jetėn pėrfundo
Ngaqė duart e zemrėn pėrplot i ke, o i pasuruar
Kėtė botė dhe tjetrėn tėnden e ke, krejt tė zotėruar
[1] Samar si shtrat i mbuluar mbi deve ose elefant
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pellazgu : 31-07-2016 mė 17:09
Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!
Njė burrė me rroba tė arnuara na shoqėronte gjatė njė karvani pėr nė Hexhaz dhe njė nga emirėt arabė i dha atij njėqind dinarė qė ta shpenzonte pėr familjen por kusarėt e fisit tė Kufaēės sulmuan karvanin dhe e grabitėn atė nga gjithēka qė patėn. Tregtarėt zunė tė qajnė e tė ankohen, duke thirrur mė kot pėr hallin qė i gjeti.
Si me tė ankuar a me pėrgjėrim
Grabitėsi sta kthen mė florirn
Dervishi nuk e humbi qetėsinė e tij dhe nuk tregoi asnjė farė ndryshimi. Unė e pyeta: Vallė, ty nuk ti morėn paratė? Ai u pėrgjigj: Po, po mi morėn, por unė nuk qeshė mėsuar me ato para, qė tė mbaj zi nga ndarja me to.
Zemrėn me gjėsend a njeri mos ta ngjisėsh
Se punė e vėshtirė ėshtė qė pastaj ta shkisėsh
Unė ia ktheva:
Kjo qė thua ti mė ngjan me rastin tim, sepse kur isha i ri afrimiteti me njė djalė dhe miqėsia me tė ishte e tillė saqė bukuria e tij ishte kibla e syve tė mi dhe gėzimi mė i madh i jetės kur takohesha me tė.
Mbase njė engjlėll nė qiell por jo i vdekshėm
Mund tė jetė nė tokė i bukur si ai
Pas tė cilit shoqėria ėshtė e ndaluar- betohem nė miqėsi,
Asnjė farė njerėzore sdo mund tė bėhet si ai.
Papritmas kėmba e jetės sė tij rrėshkiti nė llucėn e mosqėnies. Tymi i ndarjes u ngrit mbi familjen e tij. Unė i bėra shoqėri pėr ditė tė tėra tek varri dhe njė nga gjendjet e mia pas humbjes sė tij ishte si mė poshtė:
Do ti qė gjembi i vdekjes njė ditė nė kėmbė tė hyri
Dora e qiellit me shpatė nė kokė mė goditi
Qė sot sytė botėn pa ty ta shikojnė
Nė varrin tėnd ja ku jam, qė nga koka tė mė kalojė
Ai qė as pushim e as gjumė nuk kishte
Para se trėndafilė e amarilė tė shpėrndajė
Pėrmbysja e qiejve trėndafilin e fytyrės i kish hedhur
Gjemba e driza i rriten pėrmbi varr.
Pas ndarjes prej tij e mblodha veten dhe vendosa fort ta palos qylymin e kėnaqėsisė pėr pjesėn e mbetur tė jetės dhe tė mos nakatosem mė nė shoqėri:
Mbrėmė nė kopshtin e bashkimit, si pallua u krekosa
Por sot pas ndarjes nga shoku, kokėn si gjarpėr spėrdredh
Dobia e detit pa valė do tė qe e mirė
E ėmbėl do tė qe, pa dhimbje, e pa frikė.
Si miqėsia me trėndafila pa gjemba tė vėshtirė.
----
Shqipėroi Halit Methasani....
Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!
Dėgjova njė padishah tė urdhėronte vrasjen e njė tė burgosuri. I pashpresi zuri tė shajė mbretin nė atė rast dėshpėrimi, me gjuhėn qė kishte, dhe tė pėrdorte fjalė tė ndyta, si mė poshtė:
Ai qė lanė duart me jetėn
thotė ē’i pėrmban zemra.
Kur njeriu ėshtė nė dėshpėrim, i zgjatet llapa
Dhe bėhet si macja e mundur qė sulmon njė qen
Nė kohė nevoje, dhe luftimi mė tej ėshtė i pamundur
Dora majėn e shpatės sė mprehtė mbėrthen
Kur mbreti pyeti se ē’po thoshte ai, njė vezir natyrėmirė iu pėrgjigj: «Shkėlqesia juaj, ai thotė: Ata qė e frenojnė zemėrimin, i falin edhe njerėzit, ndaj Zoti i don tė mėshirshmit. Mbreti i shtyrė nga keqardhja e anulloi marrjen e jetės sė tij, por njė vezir tjetėr, kundėrshtar i tė parit, thotė:
-Burrat e rangut tonė duhet tė flasin vetėm tė vėrtetėn pėrpara padishahėve. Ky njeri ka fyer mbretin dhe foli papjekuri. Mbreti, i pakėnaqur nga fjalėt e tij, thotė:
- Ajo gėnjeshtėr ėshtė mė e pranueshme pėr mua sesa e vėrteta qė thatė ju, sepse i pari u nis nga pajtueshmėria, kurse i dyti pėr nga ligėsia, dhe burrat e zgjuar kanė thėnė: «Njė gėnjeshtėr qė sjell pajtim ėshtė mė e mirė se njė e vėrtetė qė sjell telashe»
Ai qė shahu e ndjek nė ato qė thotė
Gjithēka qė s’ėshtė e mirė ėshtė mėkat dhe e kotė.
Nė portikun e hollit tė Feridunit ėshtė ky mbishkrim:
O vėlla, bota askujt nuk i ka mbet .
Me krijuesin lidhu, kjo tė mjafton
Nė mall e gjėsende nė kėtė botė mos u mbėshtet
Se mjaft si ty i ka gėzuar, e tevona jetėn ua ka marrė
Kur shpirti i pastėr ėshtė gadi tė largohet.
E ē’dobi do t’i bėjė, vdekur nė fron
a pėrtokė qoftė?
---
Shqipėroi, Halit Methasani.
Durrės, 16 Korrik, 2016
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pellazgu : 04-08-2016 mė 15:45
Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!
Njė nga djemtė e Harun ur Rashidit shkoi tek i ati dhe, i zemėruar e njoftoi atė se njė nga djemtė e zyrtarėve kish pėrdorur shprehje fyese ndaj tij, e kėshtu Haruni u kėrkoi oborrtarėve tė tij se ēdėnim meritohej pėr kėtė. Njė prej tyre propozoi dėnim me vdekje, njė tjetėr prerje gjuhe, e ndėrsa njė tjetėr akoma propozoi gjobitje dhe burgim. Atėhere Haruni thotė: O biri im, do tė ishte bujare ta falim atė, por nėse ti nuk mundesh ta bėsh kėtė, pėrdor edhe ti tė njėjtat fyerje pėr tė ėmėn e tij; sidoqoftė, jo duke i tejkaluar kufinjtė e hakmarrjes, sepse pėrndryshe gabimi do bejrė mbi ty.
Ai qė me elefantin e egėrsuar lufton
Nga tė urtėt njeri i mirė nuk merret
Por kur i zemruari fjalė tė kota nuk thotė
Burrė i vėrtetė do tė jetė
Kur njė i pakėndshėm njė burrė ofendon
Qė me durim e ka marrė, e thotė:
O rini shpresėplotė
Unė mė keq jam se ju qė pėr mua flisni
Se unė mė i vetėdijshėm pėr gabimet e mia jam se ju.
---
Shqipėroi Halit Methasani
Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!
Kur Egjypti iu dorėzua Harun Ur Rashidit, ai tha:
Pėrndryshe nga rebeli, i cili me fodullėkun e tij, si sovran i Egjyptit, pretendonte tė ishte Zot, unė ia dorėzoj kėtė vend skllevėrve mė tė vrazhdtė» Ai kishte njė jevg budalla, qė quhej Thasib, tė cilin e bėri qeverisės tė Egjyptit, por qė zgjuarėsia dhe shquarja e tij ishte aq e kufizuar saqė kur njė fis kish mbjellur pambuk pėrgjatė brigjeve tė Nilit, dhe njė shi i papritur ia kishte dėmtuar kulturėn e mbjellė, ai u pėrgjigj:
«Ju duhet ta kishit mbjellė lesh»
Njė besimtar qė e dėgjoi kėtė tha:
Sikur jeta juaj tė shtohej prej diturisė
Mė shumė se i padituri askush sdo kish nevojė
Megjitahtė injoranti pėrfiton jetesė
Pėrballė sė cilės i dituri do qėndrojė
Fati i pasurisė nuk qėndron nė aftėsi
Por vetėm me ndihmė tė hyjnores
Kjo ndodh nė njė botė ku shumė
Njerėz tė marrė nderohen
Dhe tė zgjuarit nėnēmohen
Nėse njė alkimist vdes nė mjerim e varfėri
Torollaku nė rrėnoja zbulon argjend e flori
---
Shqipėroi Halit Methasani
Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!
Krijoni Kontakt