Close
Faqja 19 prej 19 FillimFillim ... 9171819
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 189 prej 189
  1. #181
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    ja edhe ca foto tjera nga kjo ndeshje



    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  2. #182
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049


    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  3. #183
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Rili habit vëzhguesin e UEFA-s. Edhe Van Basten: Goli, i rregullt

    Francezi Bata kundër gjyqtarit, raportim me rezerva për arbitrimin


    Vëzhguesi i UEFA-s, francezi Mark Bata u ka pohuar shoqëruesve shqiptarë se nuk i kishte kuptuar disa vendime të gjyqtarit Majk Rili në fitoren 1-0 të Holandës përballë Shqipërisë. Madje, ai kishte mbetur i habitur prej tyre. Episodet e diskutueshme, që janë kundërshtuar ashpër edhe nga tifozët e pranishëm në "Qemal Stafa", kanë vendosur fatin e ndeshjes. Një humbje e pamerituar, e cila ka nxjerrë në dukej paaftësinë e "bilbilit" anglez, por edhe ka konfirmuar frikën e trajnerit kuqezi, Oto Bariç: ekipet e vogla janë gjithmonë të penalizuara përballë të mëdhave.

    Në momentin që UEFA caktoi gjyqtarin Majk Rili për ndeshjen eliminatore të Euro 2008 ku Shqipëria priti Holandën, mediat kanë trumbetuar rrezikun që mund të vinte nga anglezi. Në karrierën e tij, "bilbili" ka ndikuar (me ose pa dashje) në rezultatin final të disa ndeshjeve, duke bërë armiq në të katërta anët e Evropës. Listës së tij të zezë i është shtuar edhe vendi ynë, duke e privuar Shqipërinë nga një barazim historik me Holandën, pse jo edhe nga një fitore shokuese. Por, këtë herë me arbitrimin e tij, Rili nuk ka lënë pa fjalë vetëm tifozët dhe drejtuesit e federatës, por edhe personin e caktuar nga UEFA për ta vëzhguar: francezin Mark Bata. Ky i fundit ka pohuar në konfidencë te shoqëruesit e tij shqiptarë se ka mbetur i habitur në lidhje me disa vendime, të cilat në fund kushtëzuan rezultatin e ndeshjes. "Në fund të ndeshjes me Holandën, vëzhguesi i gjyqtarëve i përcaktuar nga UEFA, francezi Bata ishte shprehur i habitur në lidhje me disa vendime të gjyqtarit Rili", kanë bërë të ditur burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. "Ai nuk kishte kuptuar arsyen e anulimit të autogolit të Melkiot, pasi ndaj mbrojtësit holandez nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të gabuar". Rili, që shumë herë ka qenë në qendër të vëmendjes për gjykim jo-objektiv, nuk ishte i saktë as në momentin e kartonit të kuq të Canës. "Vëzhguesi u ka pohuar shoqëruesve shqiptarë se ishte i paqartë edhe rreth episodit që solli kartonin e kuq të Canës", vazhduan burimet. Duket se edhe në këtë pikë francezi Bata kishte të drejtë: dy lojtarë që shtyhen, njëri (nga ekip i vogël) nxirret me karton të kuq, ndërsa tjetri (nga ekip i madh) ndëshkohet vetëm me karton të verdhë. "Tjetri" në këtë rast është Rud van Nistelroi, që pak minuta pas daljes së Lorik Canës nga fusha (në minutën e parë shtesë nga 5 të akorduara), ka shënuar golin deciziv, atë të fitores për holandezët. Vëzhguesi i institucionit që drejton futbollin në Evropë, mësohet t‘i ketë kërkuar gjyqtarit anglez edhe arsyet e mbylljes së lojës dy minuta përpara afatit të përcaktuar. Megjithatë, Rili pretendonte se nuk e kishte mbyllur takimin për shkak të fishekzjarrit që plasi mbi kokën e Melkiot, por sepse koha shtesë e akorduar prej tij kishte përfunduar.


    Van Basten: Autogoli i Melkiot, i rregullt

    Dyshimet në lidhje me faktin se goli i Shqipërisë ishte i rregullt i ka hedhur poshtë edhe trajneri Marko van Basten. Menjëherë pasi ka mbërritur në Holandë, drejtuesi i stolit të "tulipanëve" ka qenë i ftuar në një televizionin vendas, ku ka parë përsëritjen e momentit të autogolit të Melkiot, që është anuluar nga gjyqtari Rili. Sipas të përditshmes më të madhe, "De Telegraaf", pasi ka vëzhguar me kujdes pamjet, Van Basten është bindur se goli i Shqipërisë ka qenë plotësisht në rregull. E njëjta gazetë citonte fjalët e legjendës holandeze, në lidhje me tri pikët e marra në Tiranë: "Goli i kundërshtarëve duket i rregullt, pasi ndaj lojtarit tonë nuk ka pasur asnjë ndërhyrje që mund të penalizohej. Megjithatë, ne ishim me fat që arritëm të fitonim". Ndërkohë, në largimin e tij nga stadiumi "Qemal Stafa", trajneri nuk ka preferuar të flasë për mediat shqiptare, por vetëm për ato holandeze. Ai ka vlerësuar se disiplina taktike ka ndikuar në marrjen e një rezultati pozitiv, duke theksuar edhe se lojtarët shqiptarë kanë përdorur të gjitha hiletë e mundshme. "Ishim shumë të disiplinuar në fushën e lojës dhe me këtë fitore 1-0 bëmë një hap të madh përpara drejt fazës finale të Evropianit", ka deklaruar Van Basten. "Shqipëria është një skuadër që nuk duhet nënvlerësuar. Ata janë kundërshtarë të vështirë që luajnë një futboll fizik dhe përdorin të gjitha hiletë e mundshme. Gjithsesi, lojtarët e mi ruajtën qetësinë, nuk ndodhi asgjë e jashtëzakonshme dhe në fund arritëm të merrnim tri pikë shumë të rëndësishme. Kur luan si profesionist, në fund edhe fati është nga ana jote". Në fund, trajneri ka shpjeguar edhe lojën e dobët të holandezëve: "Për të zhvilluar një ndeshje tërheqëse nevojiten që të dyja skuadrat të dëshirojnë të luajnë futboll. Por, kundërshtarët tanë ishin shumë të tërhequr në mbrojtje dhe kjo shkaktoi një situatë shumë të vështirë për ne".


    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga thekthi Lexo Postimin
    Video nga ndeshja:

    Shqiperi - Holland
    http://www.youtube.com/watch?v=b9PDoItnpMU
    FLM PER VIDEON THEKTHI
    KAM 30 minuta qe po rri e po e shikoj e shikoj
    me duket nje rat krejt i pakuptimte ky i canes
    snejder merr karton dhe ky cana shkon e godet aq me teper para syve te albitrit????
    cana mund te jete hero per disa nga ju por ama ai e ka dasht vete kete denim ti perkushtohet olimikut te marsejes
    MOS HARRO LORIK CANA
    KUR BRAZILI GJET ZEVENDESUES PER PELEN
    E ARGJENTINA PER MARADONEN
    DHE NE DO E GJEJME NJE.

  5. #185
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    FLM PER VIDEON THEKTHI
    KAM 30 minuta qe po rri e po e shikoj e shikoj
    me duket nje rat krejt i pakuptimte ky i canes
    snejder merr karton dhe ky cana shkon e godet aq me teper para syve te albitrit????
    cana mund te jete hero per disa nga ju por ama ai e ka dasht vete kete denim ti perkushtohet olimikut te marsejes
    MOS HARRO LORIK CANA
    KUR BRAZILI GJET ZEVENDESUES PER PELEN
    E ARGJENTINA PER MARADONEN
    DHE NE DO E GJEJME NJE.
    Edhe te shikosh 3000 minuta nuk duhet te mendojsh keshtu. E dim qe Cana nuk veproii mire mirepo referi i mire nuk e prishen lojen ne fund te takimit ose te pakten i nxirte te dy prej loje. Bariq tha qe perjashtimi i Canes nuk ka luajtur rol ne gol ka qene mbrotja jo e shkathet. Per lufte dhe dashuri duhen dy vete. Pirdhaku Nisterloj e hjeki 5 metra me force Canen, a nuk ishte kjo per tu ndeshkuar me te kuq ? Ti kthehemi perseri Canes ?
    I duhet pak keshilla nga ndonje psikolog sporti pasi ka temperament te tepert , edhe ne MArsej eshte duke thyer rekord me kartona

  6. #186
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    ........................................
    Ndryshuar për herë të fundit nga BEHARI : 14-09-2007 më 19:01

  7. #187
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi Lexo Postimin
    http://youtube.com/watch?v=Lvc1zPegI...elated&search=

    Me ja kujtu ketij "thekth" Macedonasit..
    Nuk e di qysh munesh me kane kaq budalle. A shahen vllaznit e tu e kombi jot vec se je tifoz i Real Madridit e qe kurgje hic nuk te lidh me ta?

    Njeri munet me kane tifoz i flakte i vetes e jo i dikujt qe si han palla per ty hic. Bonu pak ma i mecem balit se le nam ketu.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #188
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove Lexo Postimin
    Edhe te shikosh 3000 minuta nuk duhet te mendojsh keshtu. E dim qe Cana nuk veproii mire mirepo referi i mire nuk e prishen lojen ne fund te takimit ose te pakten i nxirte te dy prej loje. Bariq tha qe perjashtimi i Canes nuk ka luajtur rol ne gol ka qene mbrotja jo e shkathet. Per lufte dhe dashuri duhen dy vete. Pirdhaku Nisterloj e hjeki 5 metra me force Canen, a nuk ishte kjo per tu ndeshkuar me te kuq ? Ti kthehemi perseri Canes ?
    I duhet pak keshilla nga ndonje psikolog sporti pasi ka temperament te tepert , edhe ne MArsej eshte duke thyer rekord me kartona
    Cana luan me shpirt dhe ka mentalitet fitimtari dhe kjo e ben te jete pak me agresiv ne fushen e lojes. Bile edhe karakteristikat kryesore te tij jane vrapimi gjithe lojen me shpirt, lufta per cdo top etj. Ka shume sportista shume te suksesshem si Cana qe jane keshtu agresiv ne fushen e lojes. Shnajder kishte shajt ne baza kombetare e kjo e kishte acaruar Canen. Natyrisht qe Cana gaboi por jo vetem ai por shumica absolute e njerezve normale te kesaj bote do ishin acaruar ne momente te tilla. Cana duhet ta kontrolloj pak veten me shume dhe ti shmanget kartonave si me Kombetaren ashtu edhe me Marsejen.

    E rendesishme eshte qe i kemi bere zap holandezet dhe fitorja, te pakten moralisht, na takon neve. Poashtu, kjo deshmon se mund te luajme dhe mundim cilendo kombetare. Tani na mbetet ti fitojme keto ndeshjet e rradhes qe te pozicionohemi sa me mire ne tabele dhe te kualifikohemi ne boterorin e ardhshem.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga dodoni Lexo Postimin
    Nuk e di qysh munesh me kane kaq budalle. A shahen vllaznit e tu e kombi jot vec se je tifoz i Real Madridit e qe kurgje hic nuk te lidh me ta?

    Njeri munet me kane tifoz i flakte i vetes e jo i dikujt qe si han palla per ty hic. Bonu pak ma i mecem balit se le nam ketu.
    Me fal cka mu keni gjuajt te gjith mua ne qaf.. eshte e drejta ime ke simpatizoj. Holanden apo Ameriken.. nqs pak e dini cfar do te thot Tifos.. ateher se besoj qe me kishit kundershtu mua ne kete rast...

    Dhe e dyta... nqs nuk do kishte njerz qe do shkruajn kunder njeri tjeterit dhe kan mendime te ndryshme.. Albo moti koh e kishte mbyll forumin.. prandaj ju lutem skemi nevoj per ofendime se as kush sju ofendoj juve.. dhe shiheni postimet nqs sju pelqejn keni nje komande ketu tek forumi qe mundesh te me besh ignore dhe mos te me lexosh me fare...

    Shpresoj qe me kuptove Prishtinali..

    Bye.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

Faqja 19 prej 19 FillimFillim ... 9171819

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •