kombetarja luajti nje loje edhe jo te keqe mund te themi kunder Hollandes po ja qe fati nuk ishte nga ana jone dhe pranuam nje gol ne fund te ndeshes, sa per tifozet mos ua bejm muhabetin kane qene te SHKELQYER gjat ne 90 minutave nuk jane ndal duke brohoritur per kombetaren , por jam TEPER i deshperuar nga forcat e rendit te Shqiperise te cilet nuk kane aspak kulture se si te sillen me nje qytetare te thjesht , he i fole policit he i fole murit ishte nje lloj skishe aspak ndryshim ........ zoti na bekoft neve shqiptareve
p.s Tirona e bukur si gjithmone![]()
” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”
ja nja 2 foto si per fillim nga ndeshja Shqiperi - Hollande te bome nga un dora vet
![]()
” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”
Visari
Ka ikur ajo kohe kur Hollanda ishte skuader e frikshme. Ka ikur koha kur Reijkardi i shenonte kater gola njeri pas tjetrit Jugosllavise e Hollanda fitonte me rezultat 8:0 .
Ata sulmuesit e kalibrit te larte si Van Persie, Van Nistelrooy e (van) Babel (ketij ja futa une nje van para sa per adet), u zune ne b*yth*e mbreme nga mbrojtja jone. S'futeshin dot brenda zones se rrezikut sepse Shqiperia kishte defansiven me te mire qe kam pare ndonjehere.
S'eshte me Hollanda ajo qe ishte fatkeqesisht per ta, dhe fatmiresisht per ne as Shqiperia s'eshte ajo qe ka qene dikur.
Koha është e maskarenjëve
Por atdheu i Shqiptarëve
Prape Kosova te dogji ty mor ****.Po c'hyn Kosovari ketu or ...
Pse Turqia u rraf nga Holanda sdo me thene se do rrifte Hungarine 3 me 0 dje.Pse keshtu e pse ashtu nuk shkohet ne futboll.
Komerntatori i Fox soccer Channel (ato qe e kane pare ndeshjen ne Amerike e dine) tha qe Cana ishte lojtari me i mire i ndeshjes me Bogdanin deri ne ato momente(ne fakt nuk e dinte qe Cana eshte kosovar).Pastaj tha qe une se kuptoj pse u anulua ai gol i rregullt.Pastaj tha qe Cana karton tekuq??? si me habi.Ai lavderoi dhe Beqajn(se dinte qe eshte kosovar),pastaj lavderoi edhe Vangjelin.Pra nuk ndahen gjerat ashtu or QERIMMMM.
Ik qerohu tani.
The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway
Arbitri i jep fitoren Holandës
Bariç kishte paralajmëruar. "Ruhuni nga arbitri". Ndodhi pikërisht ashtu. Anglezi më i përfolur në Premier League por jo vetëm anuloi një gol të pastër dhe nxori një mori kartonësh, nga një të kuq për Lorik Canën. Ishte minuta e 90-të kur trajneri i kombëtares shqiptare po i kërkonte minutat shtesë arbitrit të katërt kur ndodhi gjëma.
Një kros nga ana e majtë e mbrojtësit të Ajaksit Urbi Emanuelson u shfrytëzua mirë nga snajperi holandez Van Nistelroi. Duhet theksur se vetëm disa minuta më parë sulmuesi i Real Madrit ishte bërë protagonist në kartonin e kuq që mori mesfushori i kombëtaresh shqiptare Lorik Cana. Ishte një përplasje e Canës me Shnajder që solli irritimin e kosovarit. Aty vjen edhe Van Nistelroi i cili e tërheq dhunshëm për fanelle. Por si për çudi gjyqtari Majk Rilej nxjerr karton të kuq për Canën dhe vetëm të verdhë për Van Nistelroit. Gjithsesi kombëtarja shqiptare luajti një nga ndeshjet e saja më të mira duke treguar një pjekuri si në organizimin e lojës por edhe në përballjen me kundërshtarë të klasit të lartë siç është Holanda, vendi i 6 në renditjen botërore. Bariç tashmë mund të krenohet me veten dhe legjionarët e tij se pas një viti ka krijuar vërtet një skuadër kompetitive. Vangjeli, Curri, Dallku, Kapllani, i rigjeturi Devi Muka janë disa nga emrat që ka zbuluar kroati dhe ia ka servirur tashmë ekipit tonë përfaqësues. Pas kësaj ndeshje Shqipëria kalohet në tabelën e renditjes edhe nga Sllovenia e cila fitoi minimalisht ndaj Bjellorusisë.
Shqiperi 0
Holande 1
Shënues: Van Nistelroi 90'
K. të verdhë: Melkiot, Van Nistelroi, Duro, Kapllani, Van Persie, Shnajder,
K. të kuq: Cana
Stadiumi: "Qemal Stafa"
Gjyqtarë: Majk Rilej (kryesor)
D. Kan dhe M. Mullarkej (anësorë)
Gjyqtari i 4-t: Rob Stajll
Shqipëria: Beqaj, Vangjeli, Curri, Dede, Dallku, Muka, Lala, Cana, Duro (Haxhi 70'), Kapllani (Bushi 46'), Bogdani (Bulku 82')
Pankina: Hidi, Xhafa, Rrustemaj, Bulku, Haxhi, Salihi, Bushi
Holanda: Van der Sar, Melkiot, Bouma (Emanuelson 63', Mathijsen, Oijer, Van Bronkhosrt, Shnajder, De Zeu, Van Nistelroi, Van Persie (Van der Vart 46'), Babel (Kujt 75')
Pankina: Stekelenburg, Oijer, De Jong, Sedorf, Maduro, Kujt, Venegor of Heselink
Fakte
12' Kapllani përfiton nga një rrëmujë dhe gati sa nuk shënon por arbitri fërshëllen për një faull të sulmuesit tonë.
22' Van Nistelroi provon të gjuajë për në portë por Curri i heq topin në momentin e fundit.
41' Shnajder gjuan një predhë nga larg por Beqaj është i vëmendshëm.
45' Pas nje goditje dënimi Melkoit shënon në portën e tij por arbitri fërshëllen si për çudi për një faull.
51' Bushi lëshon një parabël nga jashtë zone por Van der Sar kupton gjithçka dhe kap topin.
54' Shnejder provon sërish një parabël, Beqaj bën mrekullinë.
87' Cana del me karton të kuq pas një përplasje me Shnajder dhe Van Nistelroin.
90+1 Van Nistelroi bën të heshtë "Qemal Stafa". Kombëtarja shqiptare humbet pas një loje gati perfekte.
Oto Bariç
"Jam i kënaqur nga loja e skuadrës sime. U ndëshkuam në minutat e fundit pas një sulmi sporadik. Natyrisht në të ndikoi shumë edhe arbitri me nxjerrjen me karton të kuq të Canës”.
Bogdani
"Një ndeshje e vjedhur nga na e arbitrit. Luajtëm shumë mirë dhe meritonim së paku barazimin ndaj Holandës. Realizuam shumë sulme por na ndrëshkoi arbitri pasi nxori me të kuqe edhe Lorik Canën në ato momente"
"Njeriu i ndeshjes"
Van Nistelroi u shpall në fund të kësaj ndeshjes "futbollisti më i mirë" i takimit. Natyrisht ishte ai që vulosi fitoren e vuajtur të holandezëve në përballjen me kuqezinjtë e Oto Bariç.
Sui generis
Kombëtare dinjitoze ndaj Holandës dhe arbitrit Rilej
Një skuadër ndër më të mirat e kohëve të fundit. Lojë korrekte, mbrojtje e saktë dhe kundërsulme të shpejta. Spikatën lojtarët e mbrojtjes dhe mesit të fushës të cilët kundërshtuan të gjitha sulmet e holandezëve. Vlerësime pozitive për të gjithë "ushtarët" e Bariç, në veçanti, Beqaj, Duro, Vangjeli dhe Bogdani.
Arjan Beqaj, nota 7.5
Është ndër më të mirët e kuqezinjve. U vu disa herë në provë duke shpëtuar portën e tij nga gola të sigurt. I konfirmuar.
Nevil Dede, nota 6
Luan mirë gjatë gjithë lojës. Mundohet të rikuperojë shumë topa që filtroheshin nga holandezët. I sigurt.
Armend Dallku, nota 5.5
Luan fort në krahun e djathtë por gabon atëherë kur nuk duhet të gabojë. Meriton edhe një karton të verdhë në fund të pjesës së parë për një ndërhyrje të gabuar. Jo në natë të mirë.
Kristi Vangjeli, nota 6.5
Është ai që nuk duhej të luante këtë ndeshje por është pikërisht ai që ia sjell në majë të hundës Van Persit. E ardhmja e kombëtares.
Debatik Curri, nota 6
Ka rastin të tregojë cilësitë dhe aftësitë e tija teksa Bariç i ka vënë si dtyrë të mbrojë Van Nistelroin. Bilanci; sulmuesi holandez nuk gjuajti asnjëherë në portën e Beqajt. I saktë.
Altin Lala, nota 5.5
Pritet shumë nga ai, por mesfushori i Hanoverit përveç shpirtit të tij luftarak dhe sakrificës e cila nuk mjafton nuk mundet të bëjë tjetër. I pavendosur.
Devi Muka, nota 6,5
Luan jo në pozicionin e tij, në krahun e djathtë të mesfushës por lufton për çdo top. Të tija kroset më të rrezikshme te porta e Van der Sarit për kokat e Bogdanit dhe Kapllanit. I pjekur.
Klodian Duro, nota 7
Shpirti i skuadrës kuqezi. Lufton mbi çdo top. Merr përsipër të gjitha sulmet dhe rrezikon dy herë portën e holandezëve. Çdo goditje kalon nga këmbët e tij. Luftarak.
Lorik Cana, nota 6
Luan mirë mes mbrojtjes dhe mesfushës në rikuperimin e disa topave por pritej më shumë në organizimin e lojës. I vlefshëm
Edmond Kapllani, nota 5,5
Ka shënuar tre gola në dy ndeshjet e fundit me kombëtaren por është larg asaj që mendohej për këtë takim. Gjithsesi kthehet shpesh edhe në mbrojtje. Pak aktiv.
Erjon Bogdani, nota 6.5
Është futbollisti më i rrezikshëm i kombëtares. Rrezikon dy herë seriozisht portën e holandezëve dhe mban gjallë sulmin. Lider.
Alban Bushi, nota 6
Futet ai dhe gjallërohet sulmi. Formon një dyshe më të mirë me Bogdanin sesa Kapllani. Ngacmues.
Altin Haxhi, nota 6
Futet në vend të Duros por nuk arrin të futet si duhet në lojë. Gjithsesi ndihmon mjaft mbrojtjen.
Ervin Bulku, nota 6
Bën ç'ka mundet në ato minuta të fundit që u aktivizua.
Shqipëri-Holandë, KESH “ndriçon” për 2 orë rresht gjithë Shqipërinë
Duket se viti i ri për shqiptarët erdhi para kohe për këtë vit. Kjo për faktin se vetëm natën e ndërrimit të viteve, të paktën kohët e fundit, KESH jep fjalën dhe e mban. Pra, ndriçon nga Vermoshi në Konispol territorin e Shqipërisë. Ndryshimi i vetëm ishte fakti se kjo “lumturi” zgjati vetëm për dy orët e transmetimit të ndeshjes për eliminatoret e EURO 2008, Shqipëri-Holandë. Korporata Energjitike Shqiptare me anë të njoftimi dje për shtyp bënte të ditur se të paktën për orët e transmetimit të ndeshjes nuk do të kishte ndërprerje të energjisë në gjithë territorin e vendit tonë. Natyrisht në përfundim të takimit errësira pushtoi sërish një pjesë të mirë të vendit sidomos në fshatra dhe në rrethet problematike në pagesat e faturave të energjisë. Kolapsit energjetik gjatë këtyre viteve nuk i kanë shpëtuar edhe stadiumet të pajisur me prozhektorë për ndeshjet në mbrëmje. Kështu Superliga shqiptare ka ndryshuar shpesh herë orarin e ndeshjeve pasi nuk kishte garanci nga KESH për zhvillimin e tyre në mbrëmje ashtu sikundër luhet edhe në vende të ndryshme të Evropës.
Sui generis
Hasi, kosovari i rekordeve, 50 ndeshje me kombëtaren
Besnik Hasi i dha dje para takimit ndaj Holandës, zyrtarisht lamtumirën ekipit kombëtar. Ceremonia e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit mori jetë rreth orës 20:20, njëzet minuta para nisjes së ndeshjes së djeshme. Hasi është kosovari i dytë që merrte pasaportën shqiptare dhe luante për kombëtaren pas viteve 90-të. Para tij kishte veshur fanellën kuqezi Arjan Beqaj. Me ekipin kombëtar Besnik Hasi u aktivizuar për gjashtë vjet që prej debutimit të tij më 15 nëntor të 2000 në ndeshjen Shqipëri–Maltë 3–0. Ai është futbollisti i vetëm kosovar që është aktivizuar në një numër rekord ndeshjes, plot 50 duke shënuar edhe 2 gola, një prej të cilëve në barazimin 2-2 në Minsk shtatorin e kaluar ndaj Bjellorusisë.
Skeda
Datëlindja: 25.12.1971
Vendlindja: Gjakovë, Kosovë
Shtetësia: Shqiptare
Pozicioni: Mbrojtës
Skuadra: Serkëll Bryzh, Belgjikë
Karriera: KF Vëllaznimi (Kosovë), NK Zagreb (Kroaci), Dinamo Pancevo (Kroaci), KF Prishtina (Kosovë), NK Samobor (Kroaci), RC Genk (Belgjikë), TSV 1860 Mynshen (Gjermani), Anderleht (Belgjikë), SC Lokeren (Belgjikë)
Me kombëtaren:
50 ndeshje, 2 gola
Debutoi me përfaqësuesen më 15 nëntor të 2000 në ndeshjen Shqipëri–Maltë 3–0.
Sui generis
Video nga ndeshja:
Shqiperi - Holland
#VamosArgentina
I vë flakën makinës pas humbjes së kombëtares
Delvinë, Vilson Alushi ka djegur qëllimisht benzin e tij. Zjarrfikësja s’kishte ujë të shuante flakët
DELVINË- Humbja e pamerituar e kombëtares sonë të futbollit kundër Holandës është shoqëruar me një skenë sa tragjike ashtu edhe komike në Delvinë. Një person është “betuar” se nëse kombëtarja nuk do të merrte të paktën një pikë, ai do të digjte makinën së bashku me dhjetë kile peshk që kishte brenda. Kjo deklaratë është marrë me humor nga banorët e shumtë të qytetit që ishin mbledhur në sheshin kryesor për të parë ndeshjen. Por kur arbitri fishkëlleu tre herë për të sinjalizuar mbarimin e ndeshjes dhe njerëzit nisën të largoheshin nga sheshi, Vilson Alushi mori bidonin e benzinës që mbante në makinë dhe nisi të spërkasë benzin e tij. Në sy të të gjithë qytetarëve të tjerë, ai ndezi çakmakun dhe i vuri flakën makinës së tij. Më pas ai rrinte aty pranë duke parë makinën që digjej.
Por tragjikomikja e kësaj ngjarjeje nuk mbaroi me kaq. Vetëm pak çaste më pas aty mbërriti zjarrfikësja e qytetit, e cila u bë gati për të shuar zjarrin. Por në momentin që hapet rubineti dhe njerëzit prisnin që të dilte uji me presion, kjo gjë nuk ndodhi. Në këtë moment zjarrfikësit zbuluan se makina nuk kishte ujë. Ai ishte marrë nga banorët e pallateve ngjitur me repartin e zjarrfikësve, të cilët vuajnë nga mungesa e ujit. Dhe kur flakët kishin djegur plotësisht makinën mbërriti grupi i zjarrfikësve të Sarandës. Zjarrvënësi nuk kishte asnjë shenjë pendese për veprimin që bëri, madjeai shikonte me indiferencë veprimet për shpëtimin e makinës së tij nga shokët.
Shekulli
My silence doesn't mean I am gone!
Krijoni Kontakt