Close
Faqja 5 prej 19 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 189
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Van Basten, edhe Shqipëria mes rivalëve

    Trajneri i Holandës i përfshin kuqezinjtë përkrah Bullgarisë dhe Rumanisë


    Marko van Basten, trajneri i Kombëtares holandeze, e ka klasifikuar Shqipërinë mes pengesave më të vështira në Grupin G eliminator. Sipas tij, gara e "tulipanëve" për një vend në fazën finale të Euro 2008 kalon edhe nga Tirana. "Rumania, Bullgaria dhe Shqipëria janë pengesat më të vështira në grupin tonë eliminator", ka deklaruar ai për mediat holandeze. Përfshirja e kuqezinjve mes dy përfaqësueseve të tjera ballkanike ka ardhur vetëm 4 ditë përpara sfidës së 12 shtatorit në "Qemal Stafa", e duket se Van Basten nuk i ka harruar vështirësitë që Shqipëria i ka shkaktuar skuadrës së tij në takimin e zhvilluar në Amsterdam afro një vit më parë. Në 45 minutëshin e dytë të lojës, kur rezultati ishte 2-0 për vendasit, skuadra e Bariçit ka zhvilluar një lojë të jashtëzakonshme, duke bërë atë që edhe përfaqësueset e mëdha botërore nuk e realizojnë shpesh: të vënë me shpatulla pas murit Holandën. "Kemi disa mungesa, por në mënyrë absolute nuk mund të mendojmë se jemi më dobët se kundërshtarët tanë. Këtë duhet ta tregojmë me rezultate dhe kam besim te lojtarët e mi, ka vazhduar tekniku. Objektivi ynë është vetëm kualifikimi në fazën finale të Evropianit 2008. Nëse do të fitojmë në Shqipëri, atëherë do të bënim një hap të madh përpara në klasifikim. Kam besim për këtë transfertë, pasi skuadra pavarësisht moshës së re, është përmirësuar shumë".

    Në këtë deklaratë të tijën, ish-legjenda e futbollit holandez, nuk ka llogaritur mes ekipeve më të mira Slloveninë dhe Bjellorusinë. Të dyja këto përfaqësuese cilësohen si rivalët direkt të skuadrës së drejtuar nga Oto Bariç, që pretendon klasifikimin në vendin e katërt në grup. Vetëm pak ditë më parë, Van Basten kishte vlerësuar tifozerinë shqiptare, që me atmosferën në stadium ia bën të vështirë jetën çdo lloj kundërshtari. Madje, ai kishte deklaruar se "edhe në rast barazimi në Tiranë do të ishte i kënaqur". Pas kësaj deklarate, i përpiktë ka qenë edhe reagimi i trajnerit kuqezi: "Nëse Van Basten është i kënaqur me një barazim, atëherë nuk do mend që unë jam super i kënaqur".

    Më ekspresiv në deklaratat e tij ka qenë Xhovani van Bronkhorst, i cili ka vlerësuar se rezultati i vetëm i pranueshëm në "Qemal Stafa" është fitorja. "Marrja e tri pikëve në Shqipëri na ndihmon në arritjen e synimeve tona", ka deklaruar ish-lojtari i Barcelonës, që tashmë militon në radhët e Fejnordit. "Pozitat tona në këto eliminatore janë mjaft të mira dhe do të luftojmë deri në fund për të arritur mes dy ekipeve të para të grupit".



    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  2. #42
    -_- Maska e jack_sparow
    Anëtarësuar
    10-02-2007
    Vendndodhja
    Out of Space
    Postime
    784
    Te treja mundesite mund te ndodhin.Mund te fitoje,te humbe ose te barazoje
    Hollanda eshte skuader e mire ,por te gjitha skuadrat e mira kane dobesi perballe te voglave duke i nenvleresuar,gje qe eshte ne favorin tone.Megjithate te shohim .Dolem me ballin lart nga Hollanda megjithese u mundem ,por mund te dalim duke fituar kesaj here

  3. #43
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Citim Postuar më parë nga visari9 Lexo Postimin
    Kombtarja jone luan futboll te bukur kur luan jashte vendit ndersa si vendas nuk luan edhe aq mire , mirpo Holanda është skuader shume e frikshme me sulmues te kalibrit te lart si Van Persie , Van Nistelrooy , Babel etj ,

    edhe nje barazim kunder Hollandes do te ishte rezultat pozitiv , Cana mund te jete hero i Kombëtares tone
    Ok une do kisha thene ketu se kombetarja luajn me mire, mysafir( ndoshta edhe nga ajo se fushat jane me te mire(p.sh ne ndeshjen me hollanden), por edhe tash kemi nje mundesi, pasi tereni ketu nuk ju pershtatet mysafireve.dhe ektu shohe une personalisht nje mundesi per nje rezultat baraz.Gje qe nuk eshte keq.Por le te shohim.Une me shume do kisha dash qe kombetarja te luaj mire, me shpyrte, te japen maksimumin.dhe te pakten te mbajne temopn e ndeshjes deri nga min.80.Rezultati edhe po te jete ne disavandazh, nuk eshte nam pasi nuk do turperoheshmi nee luajm mire, dhe humbim nga Hollanda.Por nese luajm mire, edhe rezultati do jete i mire.
    Prandaj Forca Shqipe ngre koken pak trego veten.
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Ali Pasha
    Anëtarësuar
    05-10-2006
    Postime
    93
    Oh te tmerrshem keta holandezet. Por nuk dorezohemi pa u luajtur 90 minuta loje edhe pse gjasat per rezultat te favorshem i kemi te vogla. Por pikerisht edhe gezimi prandaj do te jete me i madh nese arrime rezultat pozitiv, se per ate negativ jemi pergaditur qe me pare.
    Hajde te kaloje edhe e dita e neserme, se kam nje cope rruge per te bere deri ne Tirane (e ta kaloj nje kufi qe na e ndan token tone kot fare)

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bariç shpreson tek euforia e holandezëve

    Konkluzionet e para të kroatit, pasi ka vëzhguar skuadrën e Van Basten

    I pranishëm në tribunën e "Amsterdam Arenas", Oto Bariç ka mbajtur shënimet rreth kundërshtarëve të 12 shtatorit në Tiranë. Pranë legjendës Johan Krujf dhe princit Kostantin, djali i mbretëreshës Beatriks, drejtuesi i stolit kuqezi, ndoqi supremacinë holandeze, që pa shumë sforco dhe lojë spektakolare mposhti 2-0 Bullgarinë. Detyrat për skuadrën janë të shumta dhe gjithçka trajneri ka në mendje për të tentuar një rezultat pozitiv, do t‘i transmetohet sot futbollistëve, në analizën e ndeshjes së "tulipanëve". Megjithatë, kroati shpreson. Në konferencën e parë për shtyp përpara kësaj ndeshjeje ai vetë ka pohuar: "Nuk ka asgjë të keqe të ëndërrojmë. Thjesht duhet të punojmë që t‘u afrohemi ëndrrave, ose t‘i realizojmë ato". Në karrierën e tij 35-vjeçare ka parë dhe dëgjuar shumë. Hipoteza që Shqipëria mund t‘i "vjedhë" rezultat Holandës, aq sa e vështirë mund të duket, nuk është e pamundur. Dhe Bariç beson se ekziston mënyra për të goditur kundërshtarin, i cili është dukshëm më superior, e që renditet mes superfuqive botërore në sportin e top-këmbës. Pika e dobët e "tulipanëve" në vite ka qenë dhe është euforia, pamundësia për të qenë konstantë në paraqitje. "Fitorja e tyre (holandezëve) me Bullgarinë mund të kthehet në favorin tonë", mësohet t‘u ketë thënë trajneri bashkëpunëtorëve të tij. Këtë e kanë bërë të ditur burime pranë Bariçit, të cilat kanë saktësuar se ai beson te mrekullia. "Holandezët janë një skuadër e vështirë për t‘u parashikuar. Ata dinë të zhvillojnë ndeshje të mëdha, të fitojnë pa kurrfarë problemi, por në të njëjtën kohë janë shumë të brishtë nga ana psikologjike", pohoi burimi konfidencial. "Trajneri Bariç shpreson që fitorja e së shtunës me Bullgarinë të shkaktojë eufori në radhët e kundërshtarëve. Nëse 3 pikët përballë një rivali direkt në garën për kualifikim do ndryshonin mentalitetin me të cilin Holanda do vijë në Tiranë, atëherë kjo është pika ku ai shpreson t‘i godasë". Megjithatë, trajneri është edhe shumë i kujdesshëm, pasi kualitetet e përfaqësueses portokalli nuk lejojnë shpërqendrime. "Natyrisht që trajneri nuk beson se ndeshja e së mërkurës do të jetë e thjeshtë..., përkundrazi. Ai e vlerëson forcën e holandezëve dhe të kualiteteve që ka skuadra e Van Bastenit. Përballë futbollistëve si Van Nistelroi e Shnajder (autorët e golave të fitores me Bullgarinë), apo Van Persi e Van der Vart, asnjëherë nuk mund të bësh llogari, thjesht të punosh për t‘i frenuar në mënyrë sa më efikase". Ndërkohë, Federata Holandeze ka konfirmuar se "tulipanët" do të mbërrijnë nesër në Tiranë me çarter dhe në mesditë pritet të zbarkojnë në aeroportin "Nënë Tereza".




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  6. #46
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Kush mund te me pergjigjet : ç'a ore zhvillohet ndeshja me Hollanden?

  7. #47
    Citim Postuar më parë nga qafezezi Lexo Postimin
    Kush mund te me pergjigjet : ç'a ore zhvillohet ndeshja me Hollanden?
    20:45

    .....

  8. #48
    CeRrIkS & Albanian-4-EvEr Maska e CERIKSI-CHICAGO
    Anëtarësuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    CHICAGO
    Postime
    178

    Shqiperi-holland Live Game

    SHQIPERI VS HOLLAND LIVE

    TE GJITH SHQIPTARET QE JETOJN NE AMERIK KAN MUNDSIN TA SHIKOJN NDESHJEN DREJT PER DREJT NE KANALIN FOX SOCCER CHANNEL .


    http://www.livesoccertv.com/FSC-fixture-2007-09-12.php per me teper vizitoni edhe faqen e internetit
    JUVENTUS # 1

    ITALIA WORLD CHAMPION

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e ANDI_
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Vendndodhja
    Aty ku ben ftote
    Postime
    55
    une kam paketen e digitalbit satelitor dhe bleva dje edhe kanalet premium por deri tani skam lexuar ne ndonje vend se kush kanal do e japi ndeshjen.Dini ndonje info?
    Bye Bye Serbia

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e visari9
    Anëtarësuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    n' Prishtinë
    Postime
    809
    Citim Postuar më parë nga ANDI_ Lexo Postimin
    une kam paketen e digitalbit satelitor dhe bleva dje edhe kanalet premium por deri tani skam lexuar ne ndonje vend se kush kanal do e japi ndeshjen.Dini ndonje info?

    TVSH- ja e transmeton lojen drejtperdrejt mesa e di une kanalet e super sportit i transmetojn ndeshjet e Kombëtares vetum jasht vendite por nganjeher kur luan Kombëtarja si vendas lidhen live me TVSH
    Ndryshuar për herë të fundit nga visari9 : 11-09-2007 më 09:17
    1.Arsenal
    20.Tottenham

Faqja 5 prej 19 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •