Close
Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 189
  1. #31
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Beqiri akoma nuk e ka kaluar demtimin 100 %.Dhe me sa dij une akoma nuk ka filluar aktivizimin me skuadren e tij ne Rusi.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  2. #32
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Miki al2001 thnx per infot.

    Te siti i federates holandeze te futbollit thuhet se ka vajtur ne gjashte numri i te demtuarve per ndeshjen me Bullgarine dhe ndoshta dhe me Shqiperine. Keta jane, Afellay (PSV), Emanuelson (Ajax), Huntelaar (Ajax), Timmer (Ajax), Jaliens (AZ) dhe Van der Vaart (Hamburg). Rrezikojne me karton te verdhe Seedorf, Van Persie dhe Sneijder per ndeshjen kundra nesh.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bariç: Nuk kam skuadrën ideale

    Trajneri kroat është në dyshim në lidhje me skemën që do të përdorë kundër Holandës


    Kur mungojnë edhe pesë ditë nga përballja me Holandën, gjithçka pranë Kombëtares po vijon normalisht. Gjendja e skuadrës është mjaft e mirë (pavarësisht virusit gripal që kanë disa lojtarë) dhe këtë e ka konfirmuar trajneri Oto Bariç në konferencën për shtyp të organizuar dje në "Adriatik". "Situata në skuadër është mjaft e mirë dhe gjithçka ecën normalisht", ka thënë kroati. "Lojtarët janë të qetë dhe mund të shprehem i kënaqur nga impenjimi që ata kanë treguar në seancat stërvitore". Për momentin trajneri vazhdon të ketë dyshime rreth skemës së lojës që do të përdorë më 12 shtator, duke saktësuar se vendimin final do ta marrë vetëm pasi të ketë ndjekur në "Amsterdam Arena" ndeshjen e sotme, ku skuadra e Van Bastenit do të presë Bullgarinë. "Është normale që të kem ende disa dyshime për skemën, por mendoj se formacionin titullar do ta bëj publik vetëm pasi të kem ndjekur takimin Holandë-Bullgari, që luhet të shtunën. Gjithsesi, mund të them se 90 për qind e futbollistëve që kam përdorur si titullarë në miqësoren me Kombëtaren U-19 të enjten do të jenë në fushën e lojës, ka vazhduar 75-vjeçari. Gjithashtu them se një apo dy futbollistë nga ata që u futën si zëvendësues janë kandidatë të fortë për të luajtur. Por, përpara vendimit për formacionin titullar, duhet të vlerësojmë kushtet e Haxhit, që siç e dini, vuan një dëmtim në kavilje dhe të Bushit, i cili ka pasur probleme të lehta. Ende nuk e kam zgjedhur skemën, por mendoj se do të jetë 4-3-2-1, ose 4-2-3-1. Kjo varet vetëm nga lojtarët".

    Bariç nuk ka kursyer as "ankesat" në lidhje me kontingjentin që ka në dispozicion. Kjo mbi të gjitha për mungesat që ka skuadra për shkak të dëmtimeve. "Gjithkush e ka të qartë se Kombëtarja shqiptare është përmirësuar ndjeshëm në këto muajt e fundit. Pavarësisht kësaj, nuk është ekipi ideal", ka shtuar ai. Tekniku nuk fsheh as vizionin e tij, se si Shqipëria do të ishte një skuadër perfekte: "Ideale për mua është kur kam në dispozicion 15 ose 16 futbollistë, diferencat mes të cilëve janë të vogla, e ku gjithë mund të luajnë pa problem dhe duke bërë që mungesat të mos ndihen. Aktualisht më mungojnë Elvin Beqiri e Besart Berisha të dëmtuar. Me këta të dy në dispozicion dhe nëse katër lojtarë të tjerë do të jepnin maksimumin, atëherë Shqipëria do mund të quhej skuadra ideale". Gjithsesi, kroati sqaroi se futbolli nuk i lejon llogaritë. "Kam një eksperiencë të gjatë në botën e futbollit, por në 35 vjet karrierë asnjëherë nuk kam pasur në dispozicion skuadrën ideale. Nëse do të kisha më shumë lojtarë si Curri, Dallku e Berisha, atëherë do të isha i kënaqur". Më tej trajneri i ka bërë thirrje tifozerisë, për ta mbushur me kapacitet të plotë stadiumin "Qemal Stafa" dhe të japë mbështetjen maksimale në sfidën me holandezët. "Shpresoj që stadiumi të jetë plot për këtë ndeshje, të cilën e vlerësoj si shumë të rëndësishme për skuadrën tonë. Fatin e ndeshjes me Holandën tashmë e ka në dorë skuadra, që do të zbresë në fushën e lojës, por edhe publiku, me mbështetjen që mund të japë". Në përfundim Bariç ka konfirmuar synimin që në edicionin e ardhshëm eliminator kuqezinjtë të jenë favoritë për vendin e dytë në grup: "Objektivi ynë në këto momente është të afrohemi sa më shumë me tri vendet e para. Ndërkohë, në sezonin e ardhshëm synojmë të jemi favoritë për vendin e dytë në grup".




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  4. #34
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Une nuk kam me besim tek Bogdani.Do ishte mire qe vendin e tij si titullar ta marre Salihi.

    Cdo rezultat eshte i mundshem.Pame sonte se si Malta barazoi me Turqine, Islanda me Spanjen ,pse jo Shqiperia me Hollanden??!!

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e visari9
    Anëtarësuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    n' Prishtinë
    Postime
    809
    Kombtarja jone luan futboll te bukur kur luan jashte vendit ndersa si vendas nuk luan edhe aq mire , mirpo Holanda është skuader shume e frikshme me sulmues te kalibrit te lart si Van Persie , Van Nistelrooy , Babel etj ,

    edhe nje barazim kunder Hollandes do te ishte rezultat pozitiv , Cana mund te jete hero i Kombëtares tone
    1.Arsenal
    20.Tottenham

  6. #36
    Albanian Maska e Mogli--
    Anëtarësuar
    20-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë (ALBANIA)
    Postime
    56
    Pershendetje
    Une mendoj se jo pa qellim kane vendosur gjyqtarin me te kritikuar te liges angleze per te gjykuar ndeshjen e se merkures ne QEMAL STAFA !!Tani dihet qe nuk ka me futboll te paster ..te themi ate qe eshte .Nese ndeshja ne (amsterdam arena) do te gjykohej drejt une personalisht do te shpresoja per nje rezultat pozitiv me 12 shtator;por kemi shume pak shanse sepse hollandes i duhet patjeter fitore per te siguruar vendin e dyte.Nese do te gjykohej drejt ne Amsterdam dihet qe ne do te merrnim nje barazim te padiskutushem por mund edhe te fitonim sepse ai gjyqtari "qorri i dreqit"na ka anulluar dy penallti te pastra.Dhe dihet qe po te merrnim te pakten nje berazim holanda do te kishte sot 2 pike me pak dhe ne 1 pike me shume..Pikerisht me dt.8.09.07 pra dje,disa prej lojtareve te kombetares sone dhane disa intervista..aty me beri pershtypje sulmuesi veteran i kombetares ALBAN BUSHI i cili tha:NE DIHET QE NUK JEMI PRETENDENTE PER NJE VEND NE ELIMINATORET E EUROPIANIT,SYNIMI YNE ESHTE QE TE PERMIRESOJME FUTBOLLIN TONE DHE SIDOMOS KOMBETAREN.eKIPI KA NJE KLIME TE RE NE KRAHASIM ME ME PERPARA DHE KJO GJE DUKET,JANE AFRUAR TALENTE TE REJA DHE GRUPI ESHTE ME I ORGANIZUAR.SYNIMI YNE KRYESOR PER 12 SHTATOR ESHTE QE TE BEJME NJE LOJE TE BUKUR DHE PLOT SPEKTAKEL QE TIFOZET KUQEZI,TE DALIN TE KENAQUR NGA KOMBETARJA E TYRA.UNE PERSONALISHT MENDOJ SE NUK KA SHUME RENDESI REZULTATI,POR PARAQITJA JONE DHE LOJA E BUKUR .
    Une vte e kam blere nje bilete per kete ndeshje dhe jam shume i kenaqur dhe i entuziazmuar qe do te shoh kombetaren tone kunder tulipaneve te Van Basten.Per me teper per mua do te jete hera e pare qe do te shoh kombetaren LIVE.Une nuk jam tifoz me asnje skuader ne bote pervec skuadres se zemres ALBANIA dhe uroj me gjithe zemer qe te marrim nje fitore fantastike dhe te bejme nje foste te madhe si ajo fitore e paharruar me greqine
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mogli-- : 09-09-2007 më 07:24

  7. #37
    ReaL maDriD Maska e ReaLFan
    Anëtarësuar
    04-06-2007
    Vendndodhja
    N'Zvicerr
    Postime
    1,199
    Shqipria do ta ket veshtir mirpo te merr 3 pik mirpo un per vete do ishal i knaqur edhe me 1 pik se Holanda mbrem kunder Bulgaris tregoi nje Loj shum te mir..
    ReaL madriD
    Campeón de Liga 2007/08
    Repasa el triunfo de la Liga 07/08 del Real Madrid.

  8. #38
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Ndeshja del fitore ose barazim, humbje si zort. Kam parandjene per senzacion. Kur Islanda barazoi me Spanje ose Malta me Turqine pse edhe ne mos bejme nje gje te tille. Edhe kur flas per fitore ose barazim nuk foli ne aspektin e me te fortit se dihet kush eshte me i forti.

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po mos harroni se te hollanda eshte snejder lojtari i ri i r madridit qe momentalisht eshte ne super forme vetem nese shqipria ka 11 fubolliste ne super forme mund te arrijme dicka perndryshe zor te shpresojme mrekullira

  10. #40
    une mendoj 1-1 pa eharruar fitoren

Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •