Close
Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 189
  1. #21
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Ballisti Tetove, artikulli i Albania-Sport eshte pjeserisht i vertete. Ne deklaraten e tij tek siti i federates holandeze te futbollit (nga ku eshte marre vete intervista) Van Basten nuk thote ne asnje moment qe eshte i kenaqur me nje barazim me Shqiperine, fjalet e tij jane keq interpretuar nga ky sit.

    Kalojme te ndeshja me Hollanden. Kemi dy avantazhe, ne rradhe te pare luajme ne Qemal Stafa dhe e dyta kemi nje ndeshje me pak se Hollanda. Kemi dhe dy disavantazhe te tjera, do mungoj Skela me dy kartona te verdhe (i vetmi qe di ta lozi topin ne mesfushe) dhe nje tjeter futbollist eksploziv si Berisha qe sidomos ne ndeshjen kundra Hollandes prezenca e tij ne fushe do te ishte shume e dobishme.

    Persa i perket Hollandes, emrat ne ekipin e tyre flasin vete. Kane tre sulmues qe e kane golin ne gen si Van Nistelrooy, Dirk Kuyt dhe Huntelaar (ne Amsterdam Arena per fatin tone ishin qe te tre te demtuar). Pastaj kane mesfushor te nje niveli boteror si Van Persie i Arsenal-it, Seedorf i Milan-it, Babbel i Liverpool-it, Sneijder i Real Madrid-it si dhe Van der Vaart i Hamburg-ut. Qe te gjithe keta mesfushor qe jo vetem shenojne gola spektakolar rregullisht por driblojne bukur e japin asist goli gati çdo ndeshje. Per fatin tone te mire Hollandes do i mungoje ne mesfushe Robben (super futbollist krahu) dhe Landzaat (s'me pelqen shume por ka qene titullar ne shumicen e ndeshjeve qekur Van Basten-i eshte trajner i Hollandes). Gjithashtu Hollandes do i mungoje dhe Van Bommel (nje nga stoperat me te fuqishem qe ka Hollanda aktualisht), per mosmarreveshjet qe ai ka me Van Bastenin. Nuk duhet harruar prape qe Van Basten-i ka lene jashte liste te riun e talentuar Drenthe qe luan me Real Madrid. Drenthe ka shkelqyer ne dy ndeshjet e para me Real-in madje ne Hollande e krahasojne me Davids.
    I vetmi repart i dobet i Hollandes mbetet mbrojtja. Van Bronckhorst eshte drejt fundit te karrieres, Mathijsen i Hamburg-ut nuk ka ndonje kualitet te veçante, Boulharouz ka nje vite qe nuk po arrin formen e tij optimale, Heitinga gjithashtu nuk eshte ndonje mbrojtes i pakalueshem. Pra vetem ketu mund te perfitojme kundra Hollandes (per kete arsye Berisha dhe Skela do te ishin te dobishem per skuadren), sepse repartet e tjera jane per tu pasur frike. Mbi te gjitha mesfushoret dhe sulmuesit e Hollandes kane tipare qe kombetares tone i kane prishur gjithmone pune ne mbrojtje.

    Nga ana tjeter me duket pak e çuditshme sesi nuk po thirret ne kombetare Bylykbashi. Ai e kapi kombetaren kur ishte te Partizani, tani luan ne Ukraine dhe per me teper eshte ne forme te mire. Te tilla vonesa kane denuar gjithmone kombetaren tone. Bylykbashi per mua mund te jete zevendesuesi ideal i Skeles ne kombetare. Ne kete pozicion me te vertete shume pak futbollist.

    Ndoshta u zgjata pak, por eshte nje ndeshje qe mezor e presim te gjithe.

    I uroj fat dhe nje rezultat sa me pozitiv çunave te kombetares!!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #22
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Per ata qe jetojne ne SHBA,kanali FSC (FOX SOCCER CHANNEL ) e jep live ndeshjen SHqiperi Holande.Une mezi e pres ate dite.Forca Shqiperia.O SA MIRE ME KENE SHQIPTARE.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  3. #23
    ◄█ Lionel Messi █► Maska e AIRON^BOY
    Anëtarësuar
    13-12-2002
    Vendndodhja
    ♥ Camp Nou ♥
    Postime
    2,012
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove Lexo Postimin
    Ne kishim shanse qe te pakten barazim te sjellim nga Amsterdami pse tani nuk ka shansa ?

    Futbolli eshte edhe fat
    Vertet luajtem shume mire ne Hollande, por tani Hollanda s'fal me pike, rrezikon kualifikimin per ne Europian. Mua qejfi do me behej te fitonim... Por te flasesh drejt.... Nuk te te fal Hollanda kete ndeshje, uroj mos te pesojme nje humbje te thelle. Do luaj 1/3 e Realit kunder Shqiperise :P
    ◄█ Barcelona e MADHE █►

  4. #24
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Pastaj kane mesfushor te nje niveli boteror si Van Persie i Arsenal-it, Seedorf i Milan-it, Babbel i Liverpool-it, Sneijder i Real Madrid-it si dhe Van der Vaart i Hamburg-ut.
    Van Persie dhe Babel nuk jane mesfushore...
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  5. #25
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Khalid Boulahrouz flet eksluzivisht për Albania-sport para takimit të 12 shtatorit
    Drini Caushi, eskluzive nga Athina


    Pas superkupes evropiane ne Monako, ku ekipi i Seviljes njohu humbjen nga Milani me rrezultatin 3-1, i rikthehet ndeshjes se prapambetur per turin kualifikues per champions ligue,AEK-SEVILIA qe u shty per shkak te humbjes se jetes te lojtarit Antonio Puerta. Me kete rast gjetem kohen e menyren,qe ne ate klime te renduar te ekipit andaluzian, ti shkepusim nje interviste lojtarit te kombetares Hollandeze ish lojtari i Hamburgut e Celsit Khalid Boulahrouz ne hollin e hotelit ku ishte I grumbulluar ekipi I Seviljes.Khalid me shume modesti i pergjigjet pozitivisht fteses sone ne ate klime te renduar, ku lojtari i nacionales tulipane zbulon se ishte ai lojtari qe rrinte ne te njejten dhome me A.Puerten, pra.dhimbjen ky lojtar e mik i Puertes e ndjente me shume nga te gjithe,kjo nuk ishte e veshtire te dallohej nga syte e hollandezit.

    - Khalid faleminderit per pergjigjen pozitive te fteses sone Boulahrouz: Une ju falenderoj per prezencen tuaj ketu qe te largohem pak nga ato momente te veshtira qe po kaloj me humbjen e bashkelojtarit e shokut tim te dhomes A.Puerta.

    - Meqe eshte fjala ke humbja e Puertes, cfare mund te na thoni per shokun tuaj

    Boulahrouz:Vertet te gjithe skuadres i mungon shume, sepse te gjithe e donim jo vetem per lojen e tij ,por edhe per karekterin e shkelqyshem te tij.Ishte nje lojtar vertet i ri por me shume eksperience,e kualitet.Person mjaft i kendshem e i dashur, per kete arsye i mungon shume jo vetem familjes se tij por edhe rrethit te tij shoqeror.Une e kisha edhe shok dhome...( lotohet e thote, zoti qofte me ty vella ).

    -Te kthehemi tek tema jone, pas 10-ditesh ju do te luani me kombetaren Hollandeze ne Tirane, si e shikoni ndeshjen ?

    Boulahruoz: Te them te verteten nuk e njoh fare Shqiperine si vend, sepse eshte hera e pare qe shkoj une dhe kombetarja jone, por mendoj se do te jete nje atmosfere shume e nxehte persa i perket klimes ne stadium qe do te na presi.

    - A do te jete e veshtire per ju per te marre 3 piket ne Shqiperi, kur dihet qe edhe ne i synojme keto pike ?

    Boulahrouz: Ne ndeshjen e pare ne u veshtirsuam shume, ne kete e dime mire qe cfare na pret ne Tirane por me rikthimin e R.Vanistelroi e K.Sedorf ne shikojme sigurine qe na mungonte nga eksperienca e tyre. Mendoj qe do te jete nje ndeshje e forte per te dy ekipet.

    - Ne Shqiperi keni shume fansa,nje mesazh per to:

    Boulahrouz: I falemndderoj shume por ne kete aspekt jam i sigurt qe do te mbeshtesin ekipin e tyre sic eshte logjike.

    - A njihni ndonje lojtar shqiptar ?

    Boulahrouz; Kalimi im ne stadiumet e Gjermanise me beri te njoh edhe lojtar nga Shqiperia, njoh Skelen, Lalen, Muratin me te cilin dyluftonim bashke ne ndeshjen e pare ne Amsterdam, ishte nje lojtar shume i shpejte dhe teper i forte dhe njoh me mire nga keto Berishen, meqe kemi luajtur bashke tek Hamburgu .

    - Duke ju uruar suksese dhe mirseardhien ne Shqiperi, ju falemderojme per minutazhin qe na rezervuat.

    Faleminderit Khalid

    Boulahrouz: Kenaqsia eshte e imja dhe urime edhe juve e do shihemi ne Shqiperi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cimo : 06-09-2007 më 16:11

  6. #26
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Citim Postuar më parë nga DoLpHiN Lexo Postimin
    Van Persie dhe Babel nuk jane mesfushore...
    Nuk jane mesfushore te vertete por as sulmues pyk si Van Nistelrooy apo Kuyt. Jane me shume mesfushor krahu, rralle here kane luajtur si qendersulmues me ekipet ku luajne por me Hollanden kane luajtur gjithmone nga krahet. Te njejten gje do te bejne edhe kundra nesh te merkuren.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #27
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Bariç: “Mund të luajmë edhe me tre sulmues kundër Holandës”
    Trajneri Oto Bariç u ndje i kënaqur nga fitorja 8-0 në testin e kontrollit të Kombëtares që ai drejton me përfaqësuesen U-19. Pesë golat e shënuar në pjesën e parë: Bogdani (2), Kapllani (2) dhe Lala (1), si dhe tre golat e realizuar në të dytën Bushi (1), Duro (1, me penallti) e Salihi ishin të mjaftueshme për të kuptuar se kuqezinjtë e kishin marrë me seriozitet provën. Pas takimit Baric dha dhe përshtypjet e tij për paraqitjen e lojtarëve, por hodhi edhe një ide për të luajtur me tre mesfushorë dhe tre sulmues të mirëfilltë kundër Holandës, por me nje pyke te vetme dhe dy më të tërhequr.

    Një ndeshje prej së cilës duhet të keni mbetur i kënaqur?

    Ishte vërtet një test, por të gjithë lojtarët i pashë në një gjendje të mirë nga pikëpamja e kondicionit fizik. Shikoni, ishte e natyrshme që kundër këtij ekipi ne nuk përdorim të njëjtën taktikë, si atë që të paktën hë për hë kemi parashikuar të luajmë kundër Holandës, pasi përballë kishim një ekipi me djem të rinj. Ne dëshirojmë të ruajmë këtë linjë, por natyrisht kjo nuk ishte edhe disiplina taktike që do të kemi ndaj Holandës në një lojë të vërtetë, pasi kundër tyre duhet të luajmë 100 për qind të disiplinuar.

    A mund të luajë Haxhi nga minuta e parë në pozicionin që luajti kundër U-19, duke pasur parasysh edhe skemën me një sulmues?


    Para së gjithash do të doja ta kisha Haxhin plotësisht fit, pasi vjen nga një dëmtim, por unë jam shumë i kënaqur me mënyrën si ka luajtur Duro. Nëse gjithçka do të jetë në rregull, ne do të kemi një kombinacion me tre sulmues, por të renditur në skemën: 4-3-2-1.

    Do të jeni i pranishëm në Holandë-Bullgari, ku do të krijoni edhe përshtypje direkt mbi kundërshtarin.

    Po, unë do të shoh të shtunën Holandën në Amsterdam dhe do të krijoj bindjen e plotë për strategjinë që do të ndërtoj kundër tyre në ndeshjen në Tiranë. Unë jam i bindur se ne kemi sot një ekip më të mirë se ai që patëm në Holandë kur luajtëm kundër tyre. Atje nuk luajti Cana. Unë kam parë përparime të mëdha nga Vangjeli, kur në Holandë në pozicionin e tij ka luajtur Aliaj. Unë besoj se në do të japim shumë në Tiranë.

    A mund të marrë Shqipëria më shumë se një barazim me Holandën?

    Holanda është më e fortë se ne, por gjithçka ndodh.

    Van Basteni pohoi gjatë një interviste për faqen zyrtare të federatës së tij, se do të ishte i kënaqur edhe me një barazim në Tiranë?
    [B]
    E ka thënë? Ndoshta e merr vesh, se dhe unë do të isha i kënaqur me barazimin.

    Dash Frasheri[/B]-Albania-Sport

  8. #28
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Bariç: “Mund të luajmë edhe me tre sulmues kundër Holandës”
    Trajneri Oto Bariç u ndje i kënaqur nga fitorja 8-0 në testin e kontrollit të Kombëtares që ai drejton me përfaqësuesen U-19. Pesë golat e shënuar në pjesën e parë: Bogdani (2), Kapllani (2) dhe Lala (1), si dhe tre golat e realizuar në të dytën Bushi (1), Duro (1, me penallti) e Salihi ishin të mjaftueshme për të kuptuar se kuqezinjtë e kishin marrë me seriozitet provën. Pas takimit Baric dha dhe përshtypjet e tij për paraqitjen e lojtarëve, por hodhi edhe një ide për të luajtur me tre mesfushorë dhe tre sulmues të mirëfilltë kundër Holandës, por me nje pyke te vetme dhe dy më të tërhequr.

    Një ndeshje prej së cilës duhet të keni mbetur i kënaqur?

    Ishte vërtet një test, por të gjithë lojtarët i pashë në një gjendje të mirë nga pikëpamja e kondicionit fizik. Shikoni, ishte e natyrshme që kundër këtij ekipi ne nuk përdorim të njëjtën taktikë, si atë që të paktën hë për hë kemi parashikuar të luajmë kundër Holandës, pasi përballë kishim një ekipi me djem të rinj. Ne dëshirojmë të ruajmë këtë linjë, por natyrisht kjo nuk ishte edhe disiplina taktike që do të kemi ndaj Holandës në një lojë të vërtetë, pasi kundër tyre duhet të luajmë 100 për qind të disiplinuar.

    A mund të luajë Haxhi nga minuta e parë në pozicionin që luajti kundër U-19, duke pasur parasysh edhe skemën me një sulmues?


    Para së gjithash do të doja ta kisha Haxhin plotësisht fit, pasi vjen nga një dëmtim, por unë jam shumë i kënaqur me mënyrën si ka luajtur Duro. Nëse gjithçka do të jetë në rregull, ne do të kemi një kombinacion me tre sulmues, por të renditur në skemën: 4-3-2-1.

    Do të jeni i pranishëm në Holandë-Bullgari, ku do të krijoni edhe përshtypje direkt mbi kundërshtarin.

    Po, unë do të shoh të shtunën Holandën në Amsterdam dhe do të krijoj bindjen e plotë për strategjinë që do të ndërtoj kundër tyre në ndeshjen në Tiranë. Unë jam i bindur se ne kemi sot një ekip më të mirë se ai që patëm në Holandë kur luajtëm kundër tyre. Atje nuk luajti Cana. Unë kam parë përparime të mëdha nga Vangjeli, kur në Holandë në pozicionin e tij ka luajtur Aliaj. Unë besoj se në do të japim shumë në Tiranë.

    A mund të marrë Shqipëria më shumë se një barazim me Holandën?

    Holanda është më e fortë se ne, por gjithçka ndodh.

    Van Basteni pohoi gjatë një interviste për faqen zyrtare të federatës së tij, se do të ishte i kënaqur edhe me një barazim në Tiranë?


    E ka thënë? Ndoshta e merr vesh, se dhe unë do të isha i kënaqur me barazimin.

    Dash Frasheri-Albania-Sport

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bariç në dilemë për anti-Holandën

    Trajneri mendon të rreshtojë tre mesfushorë para mbrojtjes



    Mesfusha e fortë holandeze ka vënë në dilemë trajnerin Bariç që nuk ka vendosur ende se si të rreshtojë këtë repart në përfaqësuesen tonë. Ndonëse fillimisht mendohej se ndaj Holandës do të luhej me të njëjtën skemë 4-5-1 që u përdor në Bullgari, trajneri kroat po mendon t‘i japë detyra më mbrojtëse mesfushës kuqezi. Duke parë se kundërshtarët kanë lojtarë të kalibrit të Van der Vart, Shnajder dhe Sedorf në këtë repart dhe mund të rrezikojnë si me depërtimet, ashtu edhe me gjuajtjet nga distanca.

    Bariç ua ka shpjeguar edhe lojtarëve dilemën e tij, duke filluar që dy ditë më parë përgatitjet për një rreshtim ndryshe. Nëse ndaj Bullgarisë para mbrojtjes qëndronte vetëm Cana, ndaj Holandës, Bariç po mendon që të rreshtojë në këtë pozicion të paktën edhe një mesfushor tjetër. Si rrjedhojë, pritet që edhe Lala të ketë një pozicion më të tërhequr në fushë, duke menduar vetëm për të bllokuar organizimin e lojës nga mesfushorët kundërshtarë. Në këtë rreshtim të parë të ideuar nga trajneri, dy mesfushorët do të jenë para mbrojtjes që përbëhet nga Dallku, Curri, Dede dhe Vangjeli. Për Haxhin do të ketë një vend në krahun e majtë të mesfushës, ndërsa Muka pritet të rreshtohet në krahun e djathtë. Trajneri duket se do të rreshtojë një mesfushor të avancuar me këtë skemë, në rolin e organizatorit dhe të mbështetësit të sulmit, ku Duro është më i favorizuar për një vend të tillë, që zakonisht mbahet nga Skela. Deri tani ka një balotazh për postin e sulmuesit të vetëm, ku Bogdani duket më i favorizuar në këtë garë për të hyrë në fushë që nga minuta e parë e takimit.

    Por Bariç po studion edhe një rrethim tjetër, me më shumë mesfushorë mbrojtës në fushë. Ai u ka treguar futbollistëve gjatë këtyre ditëve se kjo skemë do të ishte më e mirë për kundërsulmin, ndërsa Holanda do ta kishte më të vështirë t‘i afrohej zonës tonë, duke parë edhe gardhin e ngjeshur të ndërtuar para portës së Beqajt. Me këtë rreshtim tjetër, Haxhi do t‘i bashkohet Canës dhe Lalës para mbrojtjes, për të siguruar mbulim të plotë në qendër. Ndërkohë, pak më të avancuar nga krahët, mund të aktivizohen Muka e Duro, të cilët nuk do të kenë vetëm detyrën e furnizimit të sulmuesit të vetëm në sulm. Ata do të ndalojnë avancimin e mbrojtësve të Holandës, që shpesh përfshihen në skemat sulmuese të ndërtuara nga Van Basten. Edhe në këtë rast, kundërsulmi është arma e vetme e përfaqësueses shqiptare për të rrezikuar portën e mbrojtur nga Van der Sar. Trajneri ka bërë të ditur se do të zgjidhë përfundimisht të gjitha dilemat e tij rreth formacionit të kuqezinjve, vetëm pasi të shohë ndeshjen e së shtunës mes Holandës e Bullgarisë.



    Skema 1


    Beqaj


    Dallku, Curri, Dede, Vangjeli


    Lala Cana

    Muka Duro Haxhi

    Bogdani



    Skema 2


    Beqaj


    Dallku, Curri, Dede, Vangjeli


    Lala Cana Haxhi

    Muka Duro

    Bogdani




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  10. #30
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Kam nje pyetje per ata qe kane me shume info. Duke pare listen e futbollisteve te grumbulluar nga Baric per kete ndeshje, me beri pershtypje mungesa e mbrojtesit shkodran Beqiri. Me sa di une ai s'ka probleme kartonesh, thjeshte u demtua para ndeshjes se kthimit me Luksemburgun. Ne çdo artikull qe lexon tek mediat shqiptare flitet per mungesat e Skeles dhe Berishes por jo per mungesen e Beqirit.

    Kush ka info te sakta te na sqaroje...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •