Close
Faqja 2 prej 19 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 189
  1. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Forcaaaaaaa Shqiperiaaaaaa Gjithmon per fitore
    Sui generis

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Shqipëria mund t’i “hajë kokën” Van Bastenit

    1 Shtator Trajneri i përfaqësueses holandeze Marko Van Basten do të shkarkohet nga posti që mban nëse dështon të kualifikojë skuadrën e tij në kampionatin e ardhshëm evropian. Sigurisht që në letër një gjë e tillë duket e pamundur, por që të vërtetohet teorikisht duhet që skuadra që ai drejton të sigurojë 6 pikë në dy ndeshjet e ardhshme kundër Bullgarisë dhe Shqipërisë. Nuk do ta ketë aspak të lehtë.

    Van Basten – “Në kontratën që kam nënshkruar me drejtuesit e Federatës Holandeze të Futbollit parashikohet që nëse nuk arrij ta kualifikoj skuadrën për në turneun e verës së ardhshme atëherë do të largohem. Por edhe nëse nuk do ta kisha këtë pikë në kontratë do të ikja”. Trajneri i Holandës ka rikthyer gardën e vjetër për këto dy ndeshje dhe e gjithë kjo situatë sidomos pas grumbullimit të Van Nistëlroit dhe Sedorfit konsiderohet si një ulje hunde për teknikun portokalli.

    Shqipëria – Agjensitë ndërkombëtare i kanë kushtuar një rëndësi të konsiderueshme dje faktit që Holanda do të luajë në Tiranë në 12 shtator. “Për tulipanët do të jetë një sfidë e rezikshme, Shqipëria është forcuar shumë në vitin e fundit dhe kjo u pasqyrua edhe në ndeshjen e parë në Amsterdam ku fati dhe gjyqtari ndihmuan skuadrën e Van Bastenit që të fitojë. Shqipëria ka disa fitore rradhazi, një gjë e cila do t’I krijojë shumë probleme holandezëve, për më tepër kuqezinjtë do të pushojnë në datën 8 shtator, në mbrëmjen e së cilës Holanda është e impenjuar kundër skuadrës bullgare”.

    Entuziasmi – Megjithëse nuk e pranojnë publikisht holandezët janë të shqetësuar nga ajo që mund t’i presë në 12 shtator në Tiranë. Siti i Federates Holandeze i ka bërë thirrje të gjithë tifozëve që të udhëtojnë drejt Tiranës për të mbështetur Kombëtaren ndërkohë që kanë paralajmëruar ekipin se do të jenë përballë një atmosfere shumë të nxehtë në kryeqytetin shqiptar: “Stafi ka parë disa kaseta të ndeshjeve të Shqipërisë brenda dhe ka kuptuar që ky popull e do shumë futbollin dhe përfaqësuesen. Praktikisht do të luajmë në një stadium të Ballkanit, aty njerëzit janë shumë pasionantë dhe krijojnë entuziasëm. Holanda nuk duhet të ketë probleme të kësaj natyre, megjithatë sa më më shumë tifozë në stadium, aq më keq për ta”, thanë drejtuesit e Federatës Holandeze në një prononcim për “AP”. Ndeshja do tëluhet në datën 12 shtator në orën 20.45 dhe do të transmetohet direkt nga TVSH. Deri tani Shqipëria ka luajtur 3 ndeshje zyrtare me Holandën dhe i ka humbur të treja me golavarazh 1?6.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

  3. #13
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Arbitri më i kritikuar i Ligës angleze për Shqipëri-Holandë

    Duket sikur e ka tërhequr zvarrë tersin pas vetes trajneri i kombëtares shqiptare, Oto Bariç. Para ndeshjes me Maltën, kroati uronte dhe shpresonte që ndaj Holandës të kishte minimumi një arbitër të paanshëm. Dhe, si këmbim nga UEFA mori anglezin Majk Rilej, arbitrin më të përfolur dhe kritikuar gjatë viteve të fundit në kampionatin anglez të futbollit dhe në Kupat e Evropës.

    Majk Rilej, 42 vjeç, arbitër i FIFA-s që nga janari i vitit 1999, do të jetë gjyqtari kryesor, ndërsa ndihmës të tij do jenë Darren Kan dhe Majk Mullarkej. Gjyqtari i katërt është caktuar Rob Stajll, edhe ky anglez. Rilej është gjyqtari i parë anglez që gjykon Shqipërinë në këto eliminatore. Në takimin e parë kundër Holandës, më 11 tetor në Amsterdam, gjykoi izraeliti Alon Yefet, i cili dukshëm mbajti anën e “tulipanëve” me mosdhënien e dy penalltive të pastra. Duke i referuar gabimeve të izraelitit, Oto Bariç kishte shpresuar që të kishte për ndeshjen e kthimit ndaj “tulipanëve” një gjyqtar më ekspert dhe më të drejtë. Duke mos dashur të hedhim hije dyshimi mbi Rilej, mjaftohemi me analizën e ndeshjeve më të rëndësishme dhe njëkohësisht problematike të këtij gjyqtari në Ligën angleze si dhe në Kupat e Evropës. Rilej u akuza më 2004-n nga drejtuesit e Mançester Junajtid, se kishte mbajtur haptazi anën e Arsenal, duke i dhënë kësaj skuadre rekordin e rezultateve pozitive në gjithë historinë e Premier League. Në sezonin 2005-2006, Rilej u akuzua nga trajneri i Boltonit, Sam Allardajs, se kishte marrë para nga disa tifozë fanatikë të Bllekbërn para ndeshjes me Bolton. Rilej ishte arbitri edhe i “masakrës” Reading-Çelsi, 14 tetorin e vitit të kaluar. Ai u kritikua për lojën shumë “angleze” të tij teksa vendasit e Reading po luanin shumë ashpër ndaj kampionëve të Anglisë. Në atë takim u dëmtua rëndë portieri i Çelsit, Petr Çeh dhe ganezi, Majkëll Esien. Ndërsa sezonin e kaluar bëri bujë edhe sulmi që trajneri i Çelsit, Hoze Mourinjo, i bëri atij gjatë ndeshjes çerekfinale të Kupës së Anglisë, Çelsi-Totenhem. Ndërsa në Kupat e Evropës, Rilej u bë një shënjestër për tifozët e Levskit të Sofjes pas ndeshjes Levski-Shakle të 30 marsit 2006. Anglezi i nxori me karton të kuq mesfushorin e Levskit, Sedrik Bardon, pas një ndërhyrjeje në dëm të një futbollisti të Shalkes. Por, në të vërtetë dhe në atë çka u pa edhe më vonë, nuk kishte pasur asnjë kontakt mes dy futbollistëve.

    Majk Rilej
    Datëlindja: 17.12.1964; Vendlindja: Uest Jorkshajer, Angli; Arbitër në Premier League: 1994; Arbitër internacional: 1999


    Gjyqtarët e ndeshjeve të Shqipërisë për “EURO 2008”

    Bjellorusi-Shqipëri 2-2
    Gjyqtar: Toni Asuma (Finlandë)

    Shqipëri-Rumani 0-2
    Gjyqtar: Olegario Benkuerenca (Portugali)

    Holandë-Shqipëri 2-1
    Gjyqtar: Alon Jefet (Izrael)

    Shqipëri-Slloveni 0-0
    Gjyqtar: Jozef Atuard (Maltë)

    Bullgari-Shqipëri 0-0
    Gjyqtar: Jonas Erikson (Suedi)

    Shqipëri-Luksemburg 2-0
    Gjyqtar: Lasha Silagava (Gjeorgji)

    Luksemburg-Shqipëri 0-3
    Gjyqtar: Paulius Malzinskas (Lituani)

    5 ndeshjet e rëndësishme të gjykuara nga Rilej

    1) Finalja e FA Cup
    4 Maj 2002
    Arsenal-Çelsi 2-0
    Stadiumi: “Millennium”, Kardif
    Shënues: 70’ Parlour, 80’ Ljungberg
    Kartonë të verdhë: Henry, Vieira (Arsenal), Gudjohnsen, Le Saux, Terry (Çelsi)

    2) Finalja e Carling Cup
    29 shkurt 2004
    Bolton–Midlesbroug 1-2
    Stadiumi: “Millennium”, Kardif
    Shënues: 21’ Davies, 2’ Job, 7’ Zenden
    Kartonë të verdhë: Campo, Charlton, Frandsen (Bolton), Boateng, Ricketts (Midlesbroug)

    3) Kampionati “Euro 2004”
    14 qershor 2004
    Suedi-Bullgari 5–0
    Stadiumi: “Jose Alvalade”, Portugali
    Shënues: 32’ Ljungberg, 57’, 58’ Larsson, 78’ Ibrahimovic, 90’ Allback
    Kartonë të verdhë: Ibrahimovic, Linderoth (Suedia), Petkov, Jankovic, Kirilov (Bullgaria)

    4) Kampionati “Euro 2004”
    19 qershor 2004
    Letoni-Gjermani 0–0
    Stadiumi: “Dragao”, Portugali
    Kartonë të verdhë: Astafjevs, Isakovs (Letoni), Friedrich, Frings, Hamann (Gjermani)

    5) Finalja Hong Kong Cup
    19 Maj 2007
    South China-Happy Valley 3-1
    Stadiumi: “Hong Kong”, Hong Kong
    Shënues: 22’ Detinho, 27’ Chan Chi Hong, 85’ Cheng Siu Ëai, 48’ Poon Yiu Cheuk
    Kartonë të verdhë: Lee Chi Ho (South China), Denisson Ricardo De Souza (Happy Valley)

    Gabimet më të mëdha të arbitrit Majk Rilej

    1. Majk Rilej është akuzuar për gabimet e shumta në përballjen Arsenal-Mançester Junajtid më 2004, fitore e cila i dha skuadrës së Arsenalit rekordin e rezultateve pozitive në gjithë historinë e Premier League. Rilej dha një penallti shumë të dyshimtë për Ljunberg, e kthyer më pas në gol nga vetë suedezi.

    2. Ndërsa gjatë ndeshjes Reading-Njukastëll, të 30 prillit 2007, Rilej u bë protagonist për ngatërrimin e një pupaci me anësorin e tij. Rilej anulonte një aksion shumë të qartë goli për miqtë, duke ngatërruar duart e pupacit me flamurin e anësorit. Ai kishte kuptuar sikur anësori i tij i jepte një sinjalizim për jashtë loje, çka nuk rezultoi i tillë.

    3. Rilej u bë një shënjestër edhe për tifozët e Levskit të Sofjes dhe presidentit Todo Batkov, pas ndeshjes Levski-Shakle, të 30 marsit 2006. Anglezi i nxori kartonin e dytë të verdhë mesfushorit të Levskit, Sedrik Bardon, i cili u kthye automatikisht në karton të kuq pas një ndërhyrjeje në dëm të një futbollisti të Shalkes. Por, në të vërtetë dhe në atë çka u pa edhe më vonë, nuk kishte pasur asnjë kontakt mes dy futbollistëve.

    4. Ndërsa sezonin e kaluar bëri bujë edhe sulmi që trajneri i Çelsit, Hoze Mourinjo, i bëri gjyqtarit Rilej gjatë ndeshjes çerekfinale të Kupës së Anglisë, Çelsi-Totenhem. Tekniku i bluve e shante në gjuhën portugeze arbitrin pas disa faulleve të dyshimta të dhëna në dëm të skuadrës së Çelsit.

    5. Ish-trajneri i Boltonit, Sam Allardajs, pati akuzuar vitin e kaluar gjyqtarin Majk Rilej se kishte marrë para nga disa tifozë fanatikë të Bllekbërn para ndeshjes me Bolton. Por më pas Allardjas bëri prapa-ktheu në deklarata. Gjithsesi, ai u gjobit nga federata angleze, me 2 mijë stërlia, për deklarata të rreme.

    6. Ishte Rilej arbitri i “masakrës” Reading-Çelsi, 14 tetorin e vitit të kaluar. Ai u kritikua për lojën shumë “angleze” të tij teksa vendasit e Reading po luanin shumë ashpër ndaj kampionëve të Anglisë. Në atë takim u dëmtua rëndë portieri i Çelsit, Petr Çeh dhe ganezi, Majkëll Esien. Natyrisht që pas asaj ndeshjeje për ditë me radhë trajneri Jose Mourinjo dhe mediat nuk pushuan së kritikuari mënyrën e tij të gjykimit.

    tiranaobserver

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Holanda e “tepron”, ne stervitje duan kafe, uje dhe lengje

    4 Shtator Federata Holandeze e Futbollit i ka sjelle nje dhimbje koke homologes se saj shqiptare, teksa i ka sjelle nje faks me te gjitha detajet per seancen stervitore perpara ndeshjes se madhe. Stervitja do te zhvillohet ne stadiumin “Qemal Stafa” ne daten 11 shator ne oren 19:00.Tifozet – Asnje tifoz nuk mund te futet ne stadium per te ndjekur stervitjen e Holandes. Pervec zonen ku qendrojne perfaqesuesit e mediave, pjesa tjeter e stadiumit do te jete e mbyllur.Mediat – asnje gazetar ne 90 minuta qe mendohet te jete stervitja e Holandes nuk mund te zbrese ne fushen e lojes, ose ne hapesiren e stadiumit. Te gjithe gazetaret, dhe madje edhe fotografet dhe kameramanet do te qendrojne te ulur ne tribunen e vogel te gazetareve qe gjendet ne periferi te tribunes A te stadiumit. Konferenca? Holandezetpreferojne qe konferencen per shtyp ta ndjekin vetem 60 gazetare, shqiptare e te huaj dhe kamerat te qendrojne mbas tyre. Ne podium do te kete vend vetem per tre personazhe, njeri do te jete zedhenesi holandez per shtyp, tjetri trajneri Van Basten dhe ne krah te tij nje lojtar qe do te zgjidhet nga trajneri. Ata kane kerkuar gjithashtu edhe tre mikrofone, nje kerkese, e cila eshte rrezuar poshte nga FSHF, pasi, sipas tyre te fundit dhoma eshte aq e vogel sa nje gje e tille eshte e panevojshme. Gjithashtu, drejtuesit e Federates Holandeze kane kerkuar qe, mbrapa podiumit ne forme stende te vihet sponsori zyrtar i perfaqesueses holandeze. Sigurisht qe te nesermen, nje dite me pas, ne perfundim te ndeshjes, nje gje e tille nuk do te ndodhe.Ekstra – Drejtuesit e Federates Holandeze kane konceptuar qe gjate konferences per shtyp te behet edhe nje mini koktej. Per kete arsye i kane kerkuar Federates Shqiptare qe te servire ne dhomen e konferencave, kafe, uje mineral dhe asortimente te ndryshem qe i shkojne per shkak nje aktiviteti te tille.

    Detaje

    Menaxheret – per momentin dy menaxhere te njohur europiane kane konfirmuar qe do te jene ne tribune per te pare ndeshjen. i pari eshte i famshmi Jurgen Kohler, ish?lotjari i perfaqesueses gjemrane, ndersa i dyti eshte nje nga skuadra angleze Uest Ham.

    Darka ? zyrtare do te mbahet nje nate perpara ndeshjes. Ne aktivitet zyrtar qe zhvillohet gjithnje perpara cdo ndeshjeje nderkombetare do te marrin pjese perfaqesite e te dyja paleve, se bashku me delegatin e UEFA?s.

    Premiot – deri tani nuk ka asnje sinjal nga ana e drejtuesve te FSHF?se, per te akorduar nje premio ekstra per skuadren. Per momentin ne rast barazimi, skuadra merr 2 mije euro, nderkohe qe nuk ka asnje premio per barazimin dhe per humbjen.

    Sinjali? Kanali televiziv qe do te transmetoje ndeshjen mes Shqiperise e Holandes nuk ka preferuar ta marre sinjalin nga TVSH por i ka kerkuar kompanise “Sport 5” qe te prodhoje nje sinjal enkas per kete sfide. Priten rreth 13 kamera ne fushe nga “Sport 5”, nderkohe qe numrin e njerezve qe do te transmtojne nga Tirana do te jete plot 60.

    Transetmiti ? Stefano Bixoto, i njohur per transmetimet e tij ne futbollin italian do te transmetoje ndeshjen Shqiperi?Itali, per U?21 e cila do te luhet ne daten 11 shtator ne qytetin e Durresit. i njejti komentator ka transmetuar edhe ndeshjen e pare. Ne Durres ate dite priten shume kamera te RAI?it.

    Shiu – ne dy ndeshjet e para qe ka luajtur Shqiperia, deri tani ne kete vit kalendarik ne Shqiperi ka pasur rreshje shiu. Zedhenesi i FSHF?se, megjithese uron qe ne 12 shtator koha te jete e bukur, ka parandjenje qe serish do te bjere shi.

    Spiune? drejtues te skuadres bullgare dhe rumune priten te jene ne stadium per te pare nga afer ndeshjen. Nuk do te jene trajneret respektive, sigurisht, sepse ate dite do te jene duke drejtuar skuadrat e tyre ne pankine.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Hollandezet do hyjne me frike ne fushe duke mbajtur ne mendje lojen e Shqiperise ne Amsterdam Arena. Duhet vetem te shfrytezojme rastet dhe mos te bejme gabime. Kaq mjafton per te ndeshkuar! Po fitum 2-1 do fitojme!

  6. #16
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Bariç: “Të vendosim zëmrën në fushë kundër Holandës”
    Nga Durresi, Dash Frasheri


    (KONFERENCA E PLOTE PER SHTYP)- “Së pari mirëdita, jam i gëzuar që në këtë sallë ka më shumë gazetarë, se sa kam unë lojtarë në dispozicion”. Kjo ishte deklarata ironike e trajnerit Oto Bariç, për interesimin e shumtë të medias shqiptare, si shenjë “mirëseardhje” në konferencës të parë të kroatit për shtyp, dhene sot ne Durres, në kuadër të përgatitjeve të ekipit Kombëtar shqiptar për ndeshjen kundër Holandës. Dy ndihmësit e tij (Kovaçiç e Duro) patën të hënën vetëm dhjetë futbollistë në seancën stërvitore, ndërkohë që Bariç, i cili erdhi direkt në konferencë, pas stërvitjes kishte pasur 13 nga 18 lojtarët e thirrur.

    SITUATA SHQETËSUESE

    “Dëshiroj t’u shpjegoj fillimisht situatën në të cilën ndodhemi. Për fatin e keq, jo të gjithë lojtarët janë këtu (në grumbullim). Por, ka dy arsye kryesore. Së pari, një pjesë e tyre luajtën të dielën mbasdite apo të hënën, dhe fatkeqësisht disa prej tyreve iu anulua edhe fluturimi. Këtu kam parasysh faktin se kompania austriake (Austria Airlines) anuloi fluturimin e ditës së hënë, nga Viena në Rinas, me të cilin do të vinin nga Ukraina, Dallku dhe Curri, të cilët do të vinë sot mbasdite. Është e natyrshme që kjo përbën një shqetësim. Së dyti, kemi një apo dy lojtarë të dëmtuar. Altin Haxhi nuk është ende në gjendje të bëjë stërvitje me skuadrën. Gjithashtu edhe dëmtimi i rëndë i Berishës, më ka shqetësuar jo pak. Dëshiroja që ai të ishte këtu, por ne morëm një faks nga mjekët anglezë të klubit të Bërnlit, ku na informonin se gjatë ditëve të ardhshme Berisha do të operohet. Kjo është një humbje e madhe për ne, pasi Berisha gjatë ndeshjeve të fundit ka luajtur shumë mirë. Por ne kemi, edhe nëntë ditë përpara takimit (me Holandën) dhe do të bëjmë gjithçka për të hedhur ekipin më të mirë në fushë”.

    HAPA TE MEDHENJ

    “Ne kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara gjatë muajve të fundit. Në herën e fundit nuk e kemi përmendur faktin, që Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara në tabelën e klasifikimit të renditjes europiane botërore. E nisëm në janar nga vendi i 86-të dhe tani jemi në vendin e 66 (në botë). Natyrisht ne kemi pasur dy-tre ndeshje të lehta, por këto kanë ngritur vetëbesimin tonë”

    KUNDËRSHTARI FAVORIT

    “Tani na erdhi radha të zhvillojmë një ndeshje shumë të vështirë, ku në mënyrë absolute kundërshtari është favorit për ta fituar atë. Besoj se ju e dini se Holanda zë vendin e pestë në botë dhe deri tani nuk ka humbur asnjë ndeshje në takimet e grupit tonë. Tani është e njëjta situatë e ngjashme si një vit më parë, kur ne përgatiteshim të luanim kundër Holandës, që nga ana saj përgatitej të zhvillonte fillimisht ndeshjen kundër Bullgarisë (në Sofje). Atë ndeshje unë e ndoqa në stadium, nxora konkluzionet e duhura, luajtëm shumë mirë në Holandë, por fatkeqësisht humbëm ndeshjen (2-1). Sesi humbëm takimin ju e dini, por unë do t’i rikthehem më pas, kësaj çështje. Është e njëjta situatë”.

    BESOJ TE REZULTATI I MIRË

    “Ne kemi dhjetë ditë për t’u përgatitur. Shpresoj që të gjithë lojtarët t’i kemi shëndoshë e mirë, duke përjashtuar Berishën, gjendja e të cilit tani dihet. “Ne kemi një skuadër më të re dhe unë besoj se ajo është e së ardhmes. Unë do të shkoj ditën e shtunë në Amsterdam për të ndjekur takimin Holandë-Bullgari dhe unë jam i bindur se do të nxjerr konkluzionet e duhura, për të mos humbur ndeshjen tonë kundër Holandës. Do të japim gjithçka. Nuk jam vetëm unë i bindur, por e ndjej edhe te lojtarët këtë frymë. Ka një atmosferë të ngrohtë dhe me një stadium plotësisht të shitur, me një gjyqtar korrekt (jo si në Holandë), unë besoj se ne do të arrijmë një rezultat të mirë”.

    VENDOSIN GJYQTARËT

    “Dua t’u them diçka, që në fakt nuk ka të bëjë me ndeshjen kundër Holandës, por me atë që po ndodh çdo herë e më shumë në Europë, në lidhje me vendimet e gjyqtarëve. Në Kupën UEFA kemi parë se disa ndeshje janë vendosur nga arbitrat. Unë ndoqa në Zagreb takimin Dinamo e Zagrebit-Verder Bremen, dhe në minutën e 10-të, pa asnjë arsye gjyqtari norvegjez dha një penallti për Verder Bremen. E njëjta situatë ndodhi edhe në ndeshjen Shahjtor Dontesk-Red Bull Salzburg, në momentin më të rëndësishëm të takimit, dymbëdhjetë minuta përpara përfundimit të ndeshjes, gjyqtari dha një penallti për Shahjtorin, pas së cilës Red Bull u eliminua. Përse e them këtë? Në shumicën e rasteve, klubet apo kombe të mëdha, marrin dhurata të tilla nga gjyqtarët. Gazetarët shkruajnë për taktikën, për trajnerin, kur praktikisht për rezultatin në ndeshje të rëndësishme vendosin gjyqtarët. Më falni që u dhashë këta shembuj”.

    TAKTIKË ANTI-HOLANDË

    “Sot, (dje) ne nuk mundëm të zhvillojmë stërvitje taktike, për shkak të numrit të kufizuar të lojtarëve, por nesër (sot), ne do ta aplikojmë të gjitha skemat që do të përdorim në ndeshjen kundër Holandës. Dua të riktheksoj se Holanda ka një ekip shumë të mirë. Ndeshja kunder perfaqesueses U-19 eshtë një ndeshje kontrolli. Natyrisht nuk është një kundërshtar të forte, por në Shqipëri nuk mund të gjenim një kundërshtar tjetër brenda këtyre ditëve. Përveç kësaj do të ketë edhe dy ndeshje kontrolli brenda lojtarëve që kemi në ekip. Çdo dy ditë ne do të aplikojmë skemat që do të përdorim kundër Holandës, dhe kështu ne do të rrisim motivimin e lojtarëve.

    PYETJET E GAZETAREVE

    Gjyqtari i përzgjedhur nga UEFA (Majk Rilej) për ndeshjen Shqipëri-Holandë shquhet për gabime gjatë gjykimit, nga ato që iu referua edhe trajneri gjatë konferencës. Duke pasur parasysh faktin se pas ndeshjes së parë me Holandën, trajneri Bariç fajësoi foli për një gjykim që na penalizoi (nga gjyqtari izraelit Ajon Jefet), si e gjykoni këtë rast?

    “Së pari unë nuk e di kush është gjyqtari. Kush është ai? Unë nuk kam asnjë të drejtë të flas keq për një gjyqtar. Por meqë unë shikoj se kam parë shumë gjykime të dobëta kohët e fundit, ashtu si me ne në Holandë, konstatoj se janë prekur kombet dhe klubet e vogla. Dhe ne jemi të vegjël. Unë dëshiroj dhe uroj që ai (gjyqtari Rilej) të jetë korrekt. Herën e fundit ju (gazetarët) keni shkruar, dhe më të drejtë, se gjykimi i (Jefet) nuk ishte korrekt. Dhe shumë gazeta holandeze shkruan: “A kemi nevojë ne për ndihmë kundër Shqipërisë?”. Dhe unë do të isha një idiot, nsë nuk do ta thoja këtë, dhe pas kësaj do ta zija veten me shpulla”.

    Çfarë mund të ëndërrojnë shqiptarët në ndeshjen me Holandën?

    “Ne mund të ëndërrojmë gjithçka. Ëndërat nuk janë të ndaluara. Edhe dëshirat nuk janë të ndaluara. Por, ne duhet të jemi realistë dhe të bëjmë ëndrrat e dëshirat t’i afrohen sa më shumë realitetit. Ne do të bëjmë më të mirën, ne kemi një ekip të urritur, do të luajmë në shtëpi, përballë 95 për qind të tifozëve tanë. Historia e ka treguar se kur Shqipëria luan kundër skuadrave të mëdha ka bërë ndeshje të mira. Ky mund të jetë edhe shansi ynë. Para 14 ditësh ishte vërtet një ndeshje miqësore, por Zvicra fitoi kundër Holandës (2-1), por kur shikoj ata emra të mëdhenj të Holandës, dhe ku luajnë ata, te Arsenali, Liverpuli, Reali i Madridit, Ajaksit apo Milanit, atëherë them se do të jetë e vështirë. Për lojtarët tanë ky fakt do të përbëjë një motiv të madh dhe unë dua ta shfrytëzoj në maksimum atë. Është në natyrën time të punës ta transmetoj atë te skuadra”.

    Dihen vështirësitë në përballjen me një ekip si Holanda dhe se sa vlen një gjykim i mirë. A jo që më shqetëson është fakti se si do ta organizojë mesfushën, dhe a do të ishte Bylykbashi një alternativë në mesfushë?

    “Ne luajmë kundër Holandës dhe jo kundër gjyqtarit. Unë fola për gjykimin në Holandë, pasi ju e dini se çfarë ka ndodhur atje. Unë do të flas me lojtarët e mi, që të mos përqendrohen në atë që mund të vendosë lojtari, por në lojën që duhet të zhvillojmë. Duhet të jemi në lojë të përqendruar dhe kështu do të jemi në rregull me gjithçka. Bylykbashi? Unë kam dëgjuar shumë fjalë të mira për të. Në skuadrën tonë kemi një shok të ekipit të tij, i cili na ka informuar për të. Është një lojtar interesant. Detyra ime është të dërgoj shumë shpejt ndihmësit e mi për ta parë atë në Ukrainë gjatë një ndeshje. Do të vazhdojmë të shikojmë lojtarë të tjerë”.

    albania-sport

  7. #17
    ◄█ Lionel Messi █► Maska e AIRON^BOY
    Anëtarësuar
    13-12-2002
    Vendndodhja
    ♥ Camp Nou ♥
    Postime
    2,012
    Nuk ka shanse Shqiperia me Hollanden. Por te pakten uroj mos te pesojme nje humbje te turpeshme ! Hollandes i duhet me patjeter te fitoj, pasi rrezikon pjesmarrjen ne kampionatin Europian.
    ◄█ Barcelona e MADHE █►

  8. #18
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga AIRON^BOY Lexo Postimin
    Nuk ka shanse Shqiperia me Hollanden. Por te pakten uroj mos te pesojme nje humbje te turpeshme ! Hollandes i duhet me patjeter te fitoj, pasi rrezikon pjesmarrjen ne kampionatin Europian.
    Ne kishim shanse qe te pakten barazim te sjellim nga Amsterdami pse tani nuk ka shansa ?

    Futbolli eshte edhe fat

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove Lexo Postimin
    Ne kishim shanse qe te pakten barazim te sjellim nga Amsterdami pse tani nuk ka shansa ?

    Futbolli eshte edhe fat
    futbolli eshte fat ke te drejte
    po se humbem 2-1 ne hollande sdo te thote qe ne shqiperi e kemi te sigurte se me keq sdo dalim
    ndeshjet skane lidhnje njera me tjetren
    une personalisht kam frike te bejn nje koment real
    pasi ne jemi shume optimiste por ne asnje moment mos harrojme se luajme me hollanefe

  10. #20
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    futbolli eshte fat ke te drejte
    po se humbem 2-1 ne hollande sdo te thote qe ne shqiperi e kemi te sigurte se me keq sdo dalim
    ndeshjet skane lidhnje njera me tjetren
    une personalisht kam frike te bejn nje koment real
    pasi ne jemi shume optimiste por ne asnje moment mos harrojme se luajme me hollanefe
    Sa e verej ka nje vullnet dhe deshire te madhe ne kampin tone per senzacion, motivi eshte i madh. Bile bile Van Basten ka thene qe do jete i kenaqur me nje pike ne Tirane:
    http://albania-sport.com/mat.php?idm=5539

Faqja 2 prej 19 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •