Close
Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 123
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    FITORJA E BIZANTIT



    Njė nga informacionet e pėrmendura nė Kuran mbi atė qė do tė ndodhte nė tė ardhmen, gjendet nė ajetet e para tė sures Er-Rum, tė cilat i referohen Perandorisė Bizantine apo pjesės lindore tė Perandorisė Romake. Nė kėto ajete ėshtė shpallur se Perandoria Bizantine, pas disfatės sė rėndė qė kishte pėsuar prej ushtrisė perse, do tė triumfonte shumė shpejt.



    Shtrati i Detit tė Vdekur, apo Liqenit tė Lutit, ku bizantinėt u mundėn nga persėt. Lart ėshtė njė foto e vendit, marrė nga sateliti. Liqeni i Lutit, i cili ėshtė vendi mė i ulėt nė tokė, gjendet 395 metra nėn nivelin e detit.



    "Elif, Lam, Mim. Bizantinėt (romakėt) u mundėn, nė tokėn mė tė ulėt (afėrt), por pas disfatės sė tyre, ata do tė triumfojnė brenda pak viteve." (Er-Rum 1-3)


    Lart ėshtė fotografia e Detit tė Vdekur, marrė nga sateliti. Lartėsia e Detit tė Vdekur mund tė pėrcaktohet vetėm me pajisje moderne. Kėto matje nxorėn nė dritė faktin se ai vend ėshtė me tė vėrtetė "vendi mė i ulėt i Tokės".

    Kėto ajete u shpallėn rreth vitit 620 e.s., gati shtatė vjet pas humbjes sė thellė tė ushtrisė kristiane bizantine prej ushtrisė idhujtare perse. Por nė Kuran u shpall se shumė shpejt bizantinėt do tė triumfonin mbi rivalin e tyre. Nė fakt, duke parė disfatėn e rėndė tė bizantinėve, dukej gati e pamundur qė shteti bizantin do tė mbijetonte, jo mė tė fitonte pėrsėri. Jo vetėm persėt, por edhe avarėt, sllavėt e lombardianėt pėrbėnin njė kėrcėnim serioz pėr Perandorinė Bizantine. Avarėt kishin arritur deri nė muret e Kostandinopojės. Perandori bizantin, Heraklius, urdhėroi qė ari dhe argjendi qė gjendej nė kisha tė shkrihej dhe me to tė bėheshin para pėr tė pėrballuar shpenzimet e ushtrisė. Kur kėto nuk mjaftuan, edhe statujat e bronxit u shkrinė pėt t'u kthyer nė para. Shumė guvernatorė ngritėn krye kundėr perandorit Heraklius, ndaj dhe perandoria gjendej nė njė situatė tepėr kritike. Mesopotamia, Siria, Palestina, Egjipti dhe Armenia, tė cilat kohė mė parė i pėrkisnin Perandorisė Bizantine, ishin pushtuar nga idhujtarėt persė.20

    Me pak fjalė, tė gjithė pritnin nga ēasti nė ēast shkatėrrimin e Perandorisė Bizantine. Pikėrisht nė ato momente u shpallėn ajetet e para tė sures Er-Rum, sipas tė cilave bizantinėt do tė triumfonin pas pak vitesh. Kjo fitore dukej aq e pamundur, saqė idhujtarėt e Mekės, tė cilėt ishin mjaft larg vendit tė ngjarjes, filluan tė talleshin me besimtarėt e paktė. Ata besonin se fitorja e shpallur nė Kuran nuk do tė bėhej kurrė realitet.

    Shtatė vjet pas shpalljes sė ajeteve tė para tė sures Er-Rum, nė Dhjetor tė vitit 627 e.s. njė betejė e pėrgjakshme u zhvillua ndėrmjet ushtrisė bizantine dhe asaj perse nė Niniveh. Ndodhi ajo qė s'pritej; ushtria bizantine triumfoi mbi ushtrinė perse. Disa muaj mė vonė, persianėt u detyruan tė bėnin njė marrėveshje me Perandorinė Bizantine, sipas sė cilės ata detyroheshin t'i rikthenin asaj tė gjitha territoret e pushtuara prej tyre. Mė nė fund, "fitorja e bizantinėve" e shpallur nė Kuran u bė realitet. 21

    Njė tjetėr mrekulli e shpallur nė kėto ajete ėshtė njė dukuri gjeografike qė nuk mund tė njihej prej askujt nė atė kohė.

    Nė ajetin e tretė tė sures Er-Rum tregohet se romakėt pėsuan disfatė nė vendin mė tė ulėt nė Tokė. Fraza "Edna el-erd" nė arabisht ėshtė interpretuar nė mjaft pėrkthime si "vendi mė i afėrt". Por ky nuk ėshtė kuptimi i drejtpėrdrejtė i shpalljes nė origjinal, por ėshtė mė tepėr njė kuptim figurativ i saj. Fjala "Edna" nė arabisht vjen nga fjala "denij" qė nėnkupton "i ulėt", ndėrsa "edna" do tė thotė "mė i ulti", ndėrsa "Erd" do tė thotė "tokė". Kėshtu qė shprehja "Edna el Erd" do tė thotė "vendi mė i ulėt nė Tokė".

    Fakti mė interesant ėshtė se etapat mė tė rėndėsishme tė luftės sė zhvilluar ndėrmjet bizantinėve dhe persėve, nė tė cilėn bizantinėt u mundėn dhe si pasojė humbėn Jeruzalemin, kanė ndodhur me tė vėrtetė nė pikėn mė tė ulėt tė Tokės. Ky rajon specifik ėshtė shtrati i Detit tė Vdekur, apo Liqenit tė Lutit, i cili ndodhet nė pikėn e bashkimit tė Sirisė, Palestinės dhe Jordanisė. "Deti i Vdekur" shtrihet 395 metra nėn nivelin e detit dhe me tė vėrtetė ėshtė vendi mė i ulėt nė Tokė.

    Kjo nėnkupton se bizantinėt u mundėn nė pjesėn mė tė ulėt tė Tokės, ashtu siē thuhet nė Kuran.

    Pjesa mė rėndėsishme ėshtė fakti se lartėsia e Detit tė Vdekur mund tė matet vetėm me pajisjet teknike moderne. Mė parė ishte e pamundur tė dihej se ajo ishte pjesa mė e ulėt e sipėrfaqes sė Tokės. A nuk ėshtė ky njė argument bindės se Kurani ėshtė me tė vėrtetė njė shpallje hyjnore...
    #VamosArgentina

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    INFORMACIONET HISTORIKE NĖ KURAN
    FJALA "HAMAN" NĖ KURAN



    Informacioni i dhėnė nė Kuran rreth Egjiptit tė lashtė nxori nė dritė shumė fakte historike, tė cilat ishin tė pakonfirmuara deri kohėt e fundit. Kėto fakte na bėjnė tė qartė se ēdo fjalė nė Kuran ėshtė shpallur nga njė Ekzistencė Inteligjente me Urtėsi tė pėrkryer.

    Hamani ėshtė njė person, emri i tė cilit pėrmendet nė Kuran sė bashku me Faraonin. Ai ėshtė pėrmendur nė gjashtė vende tė ndryshme nė Kuran si njė prej njerėzve mė tė afėrt tė Faraonit.

    Ēuditėrisht, emri i Hamanit nuk pėrmendet fare nė Teurat (Tora), megjithėse nė tė historia e Musait (Moisiut) ėshtė dhėnė shumė e detajuar. Megjithatė, emrin Haman e gjejmė tė pėrmendur te kapitujt e fundit tė Testamentit tė Vjetėr, ku identifikohet si njė prej ndihmėsve tė mbretit tė Babilonisė, i cili u shkaktoi mjaft mizori izraelitėve, afėrsisht 1100 vjet mbas vdekjes sė Moisiut.

    Disa jomuslimanė deklarojnė se Profeti Muhamed e shkroi vetė Kuranin, duke kopjuar Biblėn, mirėpo gjatė kėtij procesi ai deformoi disa nga ngjarjet e shpallura nė Bibėl.

    Absurditeti i kėtyre deklaratave u vėrtetua pėrfundimisht pas deshifrimit tė alfabetit hieroglif egjiptian, rreth 200 vjet mė parė dhe nė shkrimet e lashta u gjend emri "Haman". Mė parė, shkrimet dhe dorėshkrimet e Egjiptit tė lashtė nuk mund tė kuptoheshin. Shkrimi i Egjiptit tė lashtė ishte hieroglifik, i cili mbijetoi ndėr vite me radhė. Sidoqoftė, me shtrirjen e krishterizmit dhe ndikimit tė kulturave tė tjera nė shekujt II dhe III e.s., Egjipti e braktisi besimin e tij tė hershėm bashkė me shkrimin hieroglif. Ekzemplari i fundit i njohur, nė tė cilin ishte pėrdorur shkrimi i hieroglifeve ėshtė njė dorėshkrim i vitit 394 e.s. Mė pas, ajo gjuhė u harrua dhe askush nuk mund ta lexonte apo kuptonte atė. Kjo gjendje vazhdoi deri 200 vjet mė parė...

    Misteri i gjuhės sė lashtė sė hieroglifeve egjiptiane u zgjidh mė 1799, pas zbulimit tė pllakės Rosetta Stone, e cila i pėrkiste vitit 196 p.e.s. Rėndėsia e kėtij dorėshkrimi qėndron nė faktin se ai ishte shkruar nė tri forma tė ndryshme: hieroglife, demotike (njė formė e thjeshtuar e shkrimit tė priftėrijve nė Egjiptin e lashtė) dhe greke. Me ndihmėn e dorėshkrimit grek u deshifruan shkrimet e lashta egjiptiane. Pėrkthimi i dorėshkrimit u bė nga francezi Jean-Franēoise Champollion. Kėshtu, njė gjuhė e harruar dhe shumė ngjarje tė lidhura me tė dolėn nė dritė. Nė kėtė mėnyrė, u pėrftuan mjaft njohuri mbi qytetėrimin, fenė dhe jetėn sociale tė Egjiptit tė lashtė.


    Emri "Haman" nuk njihej derisa u deshifrua gjuha hieroglife egjiptiane nė fillim tė shekullit XIX. Kur kjo gjuhė u dėshifrua, u bė i njohur fakti se Hamani ishte ndihmėsi i afėrt i Faraonit dhe ishte "pėrgjegjės i atyre tė cilėt nxirrnin shkėmbinj". (Lart tregohen ndėrtuesit e lashtė egjiptianė). Nė Kuran, Hamani ėshtė pėrmendur si personi qė drejtonte punėt ndėrtuese nėn komandėn e Faraonit. Kjo nėnkupton se ky lajm nuk mund tė njihej nga askush nė kohėn kur u shpall Kurani, aq mė tepėr qė edhe vetė Bibla, megjithėse ajo ėshtė shumė mė e detajuar se Kurani nė pėrshkrimin e ngjarjeve, nuk e pėrmend njė gjė tė tillė.


    Nėpėrmjet deshifrimit tė hieroglifeve u zbuluan njohuri mjaft tė rėndėsishme. Njė prej tyre ishte pėrmendja e emrit "Haman" nė dorėshkrimet egjiptiane. Ky emėr gjendet nė monumentin e muzeut Hof Museum, nė Vjenė.22

    Nė fjalorin "Njerėzit nė mbretėrinė e re", i cili u pėrgatit duke u bazuar mbi tėrė pėrmbledhjet e dorėshkrimeve, pėrmendet se Hamani ka qenė "pėrgjegjės i punėtorėve tė cilėt nxirrnin shkėmbinj".23

    Rezultati nxori nė pah njė tė vėrtetė mjaft tė rėndėsishme. Ndryshe nga pohimet false tė kundėrshtarėve tė Kuranit, Hamani ka jetuar nė Egjipt nė kohėn e Musait, si njeri i afėrt me Faraonin dhe ka marrė pjesė nė ndėrtimet e kryera, siē thuhet edhe nė Kuran.

    Pėr mė tepėr, ajeti kuranor pėrshkruan ngjarjen ku Faraoni i kėrkoi Hamanit tė ndėrtonte njė kullė tė lartė.


    "Faraoni tha: "O ju krerėt e popullit! Unė nuk di tė keni ndonjė zot tjetėr pėrveē meje, ndaj ti o Haman, prodho pėr mua tulla, duke pjekur baltėn dhe ndėrtomė njė kullė tė lartė, ndoshta do tė arrij tė shoh zotin e Musait, megjithėse unė mendoj se nė tė vėrtetė ai ėshtė gėnjeshtar." (El Kasas 38)


    Si pėrfundim, ekzistenca e emrit tė Hamanit nė dorėshkrimet e Egjiptit tė lashtė, jo vetėm qė i bėri tė pavlera thėniet e fabrikuara tė mohuesve tė Kuranit, por gjithashtu konfirmoi edhe njė herė faktin se Kura'ni ėshtė fjala e Zotit, Zotit tė botėve.
    #VamosArgentina

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    TITUJT E SUNDUESVE EGJIPTIANĖ NĖ KURAN



    Musai nuk ishte i vetmi profet qė jetoi nė tokat e Egjiptit gjatė historisė sė lashtė tė vendit. Profeti Jusuf (Jozef) jetoi nė Egjipt shumė kohė para se tė vinte Musai.

    Kur lexojmė historitė e Musait dhe Jusufit, ne hasim njė lloj paralelizmi. Ndėrsa i adresohemi sunduesit tė Egjiptit nė kohėn e Jusufit, gjejmė tė pėrdorur nė Kuran epitetin "melik" (mbret):


    "Mbreti tha: "Sillmani Jusufin, qė ta bėj prej njerėzve tė afėrt me mua!" (Kur ia sollėn) dhe bisedoi me tė tha: "Tani ti ke njė pozitė tė lartė te ne dhe je i besueshėm. " (Jusuf 54)


    Nė kontrast, sunduesi nė kohėn e Musait nuk quhet mė mbret por "Fir'aun" (Faraon):


    "Ne i dhamė Musait nėntė mrekulli tė qarta. Pyeti (o Muhammed) bijtė e Israilit (pėr Musain) kur u erdhi atyre, mirėpo faraoni i tha atij: O Musa, unė mendoj se ti je i magjepsur!" (El Isra 101)


    Ngjarjet historike tė evidentuara sot na tregojnė shkakun e emėrtimit tė ndryshėm tė kėtyre sunduesve. Fjala "faraon" nė tė vėrtetė ishte emri i pallatit mbretėror nė Egjiptin e hershėm. Sunduesit e dinastisė sė vjetėr nuk e pėrdornin kėtė emėr. Fjala faraon, si njė titull sunduesi, nuk u pėrdor deri nė periudhėn e "Mbretėrisė sė Re" tė historisė sė Egjiptit. Kjo periudhė filloi me dinastinė e tetėmbėdhjetė (1539-1292 p.e.s.) dhe qė prej dinastisė sė njėzetė (945-730 p.e.s.) fjala faraon pėrdorej si njė titull nderi.

    Kėshtu pra, mrekullia e Kuranit demonstrohet edhe njė herė: Jusufi jetoi nė kohėn e Mbretėrisė sė Vjetėr dhe atėherė pėrdorej fjala "melik" (mbret) pėr sunduesit egjiptianė dhe jo "faraon". Nga ana tjetėr, Musai jetoi nė periudhėn e Mbretėrisė sė Re, kur sunduesit e Egjiptit quheshin "faraonė".fait

    Nuk ka dyshim se njė dallim i tillė mund tė bėhej vetėm nga njė person qė e njihte mirė historinė e Egjiptit. Por pėr fat tė keq, historia e Egjiptit tė Lashtė u harrua krejtėsisht qė prej shekullit IV. Pėr kėtė arsye, hieroglifet nuk mund tė kuptoheshin mė, ndaj dhe ky fakt nuk mund tė zbulohej para shekullit XIX. Si rrjedhim, askush nuk kishte njohuri kaq tė thella mbi historinė e Egjiptit tė lashtė, nė kohėn kur u shpall Kurani. Ky ėshtė njė tjetėr fakt qė vėrteton qartė se Kurani ėshtė fjala e Zotit.
    #VamosArgentina

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    KONKLUZION




    Tė gjitha kėto mrekulli qė shqyrtuam mė sipėr vėrtetojnė qartė se Kurani ėshtė njė libėr, nė tė cilin ēdo gjė e shpallur ėshtė provuar tė jetė e vėrtetė. Faktet rreth temave shkencore, lajmet mbi tė ardhmen dhe pėrshkrimi i historive tė ndodhura nė kohėt e lashta tregojnė se askush nuk mund t'i njihte ato nė kohėn e shpalljes sė Kuranit. Kjo na vėrteton bindshėm njė gjė: se Kurani nuk ka mundėsi tė jetė fjalė e njeriut, ai ėshtė fjala e Zotit tė Plotfuqishėm, Krijuesit tė gjithēkaje, dija e tė Cilit pėrfshin ēdo gjė. Nė njė ajet kuranor, Zoti thotė "Sikur Kurani tė ishte prej dikujt tjetėr, pėrveē Zotit, njerėzit do tė gjenin nė tė shumė kundėrthėnie." (En-Nisa 82) Jo vetėm qė kundėrthėniet nuk ekzistojnė nė Kuran, por shumė pjesė tė kėtij Libri tė Shenjtė pėrmbajnė mrekulli tė ndryshme, tė cilat zbulohen dita-ditės.

    Njerėzimi duhet tė kapet fort pas kėtij libri hyjnor tė shpallur nga Zoti dhe ta pranojė atė si udhėzimin e tij tė vetėm. Nė njė nga ajetet kuranore, Zoti na bėn thirrje:


    "Kėtė libėr ne e bėmė dobiprurės e tė begatshėm, ndaj pėrmbajuni atij dhe ruajuni (nga gjynahet), me qėllim qė tė mėshiroheni." (El-En'am 155)


    Nė njė ajet tjetėr, Zoti tėrheq vėrejtjen:


    "Thuaj: "E vėrteta ėshtė ajo qė vjen nga Zoti juaj, ndaj kush tė dojė, le tė besojė dhe kush tė dojė, le tė mohojė." (El Kehf 29)…


    "Nė tė vėrtetė kėto janė kėshilla. Kush dėshiron, merr mėsime nga ky Kuran." (Abese 11-12)
    #VamosArgentina

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    DISFATA E EVOLUCIONIT


    Dėshtimi shkencor i Darvinizmit


    Ēarls Darvini
    Teoria e evolucionit, edhe pse ėshtė njė doktrinė qė i ka fillimet nga grekėt e lashtė, u pėrqafua gjerėsisht nė shekullin XIX. Zhvillimi mė i rėndėsishėm qė e bėri teorinė temėn kryesore tė botės sė shkencės ishte botimi nė vitin 1859 i librit Origjina e Llojeve. Nė kėtė libėr Darvini doli me pretendimin se llojet e ndryshme nė tokė nuk janė krijuar veē e veē, por rrjedhin nga njė stėrgjysh i pėrbashkėt dhe kanė ndryshuar nga njėra-tjetra nėpėrmjet ndryshimeve tė vogla me kalimin e kohės. Teoria e Darvinit nuk mbėshtetet nė asnjė zbulim shkencor objektiv. Ashtu siē tregohet edhe nė kapitullin me titull "Vėshtirėsitė e Teorisė" nė tė njėjtin libėr, teoria linte hapėsira tė mėdha pėrballė njė sėrė pyetjeve shumė tė rėndėsishme.

    Darvini shpresonte qė vėshtirėsitė qė i dilnin teorisė do tė kapėrceheshin me zhvillimin e shkencės dhe zbulimet e reja shkencore do ta forconin atė edhe mė tepėr, gjė tė cilėn e deklaronte shpesh nė libėr. Por shkenca pėrparonte plotėsisht nė kah tė kundėrt me shpresat e Darvinit dhe nė vend qė ajo t'i pėrkrahte hipotezat themelore tė teorisė, i shtoi akoma dhe mė tepėr pikėpyetjet rreth kėsaj teorie.

    Disfata e darvinizmit pėrballė shkencės mund tė pėrmblidhet nė tre tituj kryesorė:

    1) Teoria nuk shpjegon kurrė se si ka filluar fillimisht jeta nė tokė.

    2) Nuk gjendet asnjė zbulim shkencor qė provon se "mekanizmat e evolucionit", tė propozuara nga kjo teori, kanė ndonjė forcė evoluese.

    3) Tė dhėnat fosile provojnė tė kundėrtėn e ideve tė parashtruara nga teoria e evolucionit.

    Le tė shtjellojmė nė vija tė pėrgjithshme kėta tre tituj:
    #VamosArgentina

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pengesa e parė: Origjina e jetės


    Teoria e evolucionit pretendon se tė gjitha speciet rrjedhin nga njė qelizė e vetme e shfaqur nė njė tokė primitive afėrsisht 3.8 miliardė vjet mė parė. Pyetja qė nuk mund ta shpjegojė teoria ėshtė se si ėshtė e mundur qė njė qelizė e vetme tė ndėrtojė miliona specie tė gjalla e tė komplikuara dhe, nėse me tė vėrtetė ka ndodhur diēka e tillė, pėrse nuk gjendet asnjė gjurmė nė tė dhėnat fosile? Por nė fillim, duhet tė ndalojmė nė shkallėn e parė tė procesit tė evolucionit: Si u shfaq "qeliza e parė"?

    Teoria e evolucionit, meqė e refuzon krijimin dhe nuk pranon asnjė ndėrhyrje tė mbinatyrshme, supozon se qeliza e parė ėshtė shfaqur rastėsisht nė mėnyrė aksidentale pa asnjė projektim apo planifikim. D.m.th., sipas teorisė, lėndėt inorganike duhen tė kenė nxjerrė nė dritė rastėsisht qelizėn e gjallė. Por kjo hipotezė bie ndesh me ligjet mė themelore tė biologjisė.




    "Jeta rrjedh nga jeta"



    Lui Pastėr me eksperimentet qė kreu e bėri tė pavlefshėm pretendimin mbi "formimin e jetės nga lėndėt inorganike", bazė kjo e teorisė sė evolucionit.
    Darvini, nė librin e tij, nuk ka folur fare mbi origjinėn e jetės, sepse koncepti primitiv nė periudhėn kur jetoi ai supozonte qė gjallesat zotėrojnė njė konstrukt shumė elementar. Sipas teorisė sė "lindjes sė rastėsishme" qė besohej nė mesjetė, lėndėt inorganike, duke u bashkuar, mund tė formojnė njė qenie tė gjallė. Nė atė periudhė ishte shumė i pėrhapur mendimi se buburrecat formoheshin nga tepricat e ushqimeve, ndėrsa minjtė nga gruri. Pėr tė provuar diēka tė tillė janė bėrė eksperimente nga mė tė ēuditshmet: Njė leckė e ndotur me pak grurė mbi tė, nė njė anė, ndėrsa nė anėn tjetėr njė shkencėtar, duke pritur qė pas njė farė kohe tė formoheshin minj.

    Gjithashtu mendohej se shfaqja e krimbave nė njė copė mishi ishte njė argument qė provonte se jeta rrjedh prej lėndėve inorganike. Por mė vonė do tė kuptohej se ato krimba mbi mishin nuk formoheshin aksidentalisht, por nga larvat qė silleshin nga mizat.

    Nė periudhėn qė Darvini shkroi librin "Origjina e Llojeve", besimi se bakteriet formoheshin nga lėndė inorganike shihej si njė ide e pranuar gjerėsisht nė botėn e shkencės. Por vetėm 5 vjet pas botimit tė librit tė Darvinit, biologu i shquar francez Lui Pastėr e ērrėnjosi plotėsisht kėtė besim, i cili pėrbėnte bazat e evolucionit. Pėrfundimi i arritur pas shumė studimeve dhe eksperimenteve tė gjata, ishte si mė poshtė:

    "Pretendimet se lėndėt inorganike mund tė formojnė jetė u varrosėn plotėsisht nė histori."24

    Mbrojtėsit e teorisė sė evolucionit, i kundėrshtuan pėr njė kohė tė gjatė zbulimet e Pastėrit, mirėpo shkenca, e cila po pėrparonte duke nxjerrė nė dritė ndėrtimin kompleks tė qelizės, e pėrforcoi edhe mė tepėr pavlefshmėrinė e pretendimeve mbi lindjen e rastėsishme tė jetės.
    #VamosArgentina

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pėrpjekjet e pafrytshme tė shekullit XX



    Pėrpjekjet e Aleksandėr Oparinit pėr t'i dhėnė njė shpjegim origjinės sė jetės pėrfunduan me dėshtim tė plotė.
    Evolucionisti i parė, i cili mori nė dorė ēėshtjen e origjinės sė jetės nė shekullin XX ishte biologu i njohur rus Aleksandėr Oparin, i cili u mundua tė provonte, me anė tė njė sėrė tezash tė hedhura nga vetė ai nė vitet 1930, se qeliza e gjallė mund tė formohej rastėsisht. Por kėto punime do tė dilnin tė pasuksesshme dhe Oparin do tė detyrohej tė bėnte kėtė rrėfim: "Origjina e qelizės fatkeqėsisht pėrbėn pikėn mė tė errėt tė gjithė teorisė sė evolucionit."25

    Evolucionistėt qė ndoqėn rrugėn e Oparinit u munduan tė bėnin eksperimente pėr tė gjetur njė zgjidhje mbi origjinėn e jetės. Mė i njohuri nga kėto eksperimente ishte ai i organizuar nė vitin 1953 nga kimisti amerikan Stenli Miler, i cili, duke bashkuar gazet, qė pretendoheshin se ekzistonin nė atmosferėn primitive dhe duke i ekspozuar ato ndaj njė burimi tė jashtėm energjie, formoi disa molekula organike (aminoacide) qė pėrdoren nė ndėrtimin e proteinave.

    Ky eksperiment, i cili nė ato vite paraqitej si njė fazė e rėndėsishme e evolucionit, pas disa vitesh u bė tėrėsisht i pavlefshėm, pasi u zbulua se "atmosfera" e pėrdorur nė eksperiment ishte shumė e ndryshme nga atmosfera reale e tokės.26

    Pas njė periudhe tė gjatė qetėsie, Milleri pranoi se atmosfera e pėrdorur nga ai nuk ishte aspak reale.27

    Tė gjitha pėrpjekjet evolucioniste qė u ndėrmorėn gjatė shekullit XX pėr tė zgjidhur problemin e origjinės sė jetės pėrfunduan pa sukses. Jefrey Bada, gjeokimisti i njohur nga Instituti Skrips, San Diego, nė njė artikull tė botuar nė vitin 1998 nė revistėn evolucioniste "Earth", kėtė tė vėrtetė e pohon kėshtu:

    "Sot, duke e lėnė pas shekullin XX, akoma pėrballemi me problemin mė tė madh tė pazgjidhur qė kishim kur hymė nė kėtė shekull: Si filloi jeta nė tokė"?28




    Mė nė fund u pranua edhe nga burimet evolucioniste qė origjina e jetės ėshtė akoma njė dilemė e madhe pėr teo-rinė e evolucionit.



    Ndėrtimi i ndėrlikuar i jetės


    Shkaku kryesor qė ēėshtja mbi origjinėn e jetės ka hyrė nė njė dilemė tė tillė, ėshtė ndėrtimi jashtėzakonisht i ndėrlikuar i gjallesave, tė cilat mė parė supozoheshin se zotėronin njė ndėrtim elementar. Qeliza ėshtė shumė mė e ndėrlikuar se tė gjitha produktet teknologjike qė ka arritur tė prodhojė njeriu. Edhe nėse pėrdorim laboratorin mė tė pėrparuar tė botės, duke grupuar pėrbėrje inorganike, nuk do tė mund tė arrijmė kurrė tė pėrftojmė njė qelizė tė vetme.

    Kushtet qė duhen tė krijohen pėr shfaqjen e qelizės janė aq tė shumta sa kurrė nuk mund tė shpjegohen me rastėsi. Molekula e ADN-sė pėrmban informacionet gjenetike si njė bankė informacionesh me kapacitet tė pabesueshėm. Nėse do ta hidhnim nė letėr informacionin qė pėrfshin ADN-ja e njeriut, do tė krijohej njė bibliotekė me 900 volume enciklopedike me nga 500 faqe secili. Probabiliteti qė proteinat (njėsia bazė e qelizės) tė sintetizohen rastėsisht ėshtė 1 nė 10950 (pėr njė proteinė mesatare me 500 aminoacide). Nė matematikė probabilitetet mė tė vogla se 1050 konsiderohen "tė pamundura".

    Padyshim, nėse formimi i rastėsishėm i jetės ėshtė i pamundur, atėherė do tė na duhet tė besojmė se jeta ėshtė "e krijuar" nga njė fuqi e mbinatyrshme. Profesori i Astronomisė dhe Matematikės sė Aplikuar nė Universitetin e Kardifit, Chandra Uickramasinge, njė shkencėtar, i cili pėr 10 vjet me radhė ka besuar se jeta s'ėshtė e krijuar, e shpjegon nė kėtė mėnyrė kėtė tė vėrtetė:

    "Gjatė gjithė studimeve tė mia si shkencėtar, i kam qėndruar tepėr strikt idesė qė shkenca kurrė nuk do tė pajtohet me nocionin e krijimit tė vetėdijshėm. Kėtė koncept duhet ta mohonim me forcė... Por tani, nuk mund tė gjej asnjė argument pėr ta hedhur poshtė... Ne jemi mėsuar tė arsyetojmė me njė mentalitet tė hapur dhe tani pėrgjigja e vetme logjike qė mund tė jepet mbi ekzistencėn e jetės nė tokė ėshtė krijimi…"
    #VamosArgentina

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Mekanizmat imagjinarė tė evolucionit


    Pengesa e dytė qė e bėn teorinė e Darvinit tė pavlefshme ėshtė se "tė dy mekanizmave e supozuar tė evolucionit", nuk zotėrojnė asnjė forcė evoluese.

    Njėri nga faktet qė e bėn tė pavlefshėm teorinė e evolucionit ėshtė struktura tepėr e ndėrlikuar e gjallesave. Molekula e ADN-sė qė merr pjesė nė bėrthamėn e qelizave tė gjalla ėshtė shembull i kėsaj. ADN ėshtė njė bankė informacioni ku zėnė vend tė gjitha shifrat e veēorive fizike pėrkatėse tė njė gjallese. Nėse do tė hidhnim nė njė fletė ADN-nė e njeriut, llogaritet se do tė formohej njė enciklopedi me afėrsisht 900 volume. Sigurisht qė njė informacion i tillė i jashtėzakonshėm, nė mėnyrė tė prerė e bėn tė pavlefshėm konceptin e rastėsisė.

    Darvini e mbėshteti hipotezėn e tij nė mekanizmin e "seleksionimit natyror". Rėndėsia qė i jepte kėtij mekanizmi mund tė kuptohet fare lehtė edhe nga titulli i librit "Origjina e Llojeve nėpėrmjet seleksionimit natyror".

    Seleksionim natyror do tė thotė pėrzgjedhje e natyrės. Ai mbėshtetet nė logjikėn se, tė pėrfshirė nė luftėn pėr mbijetesė, nė natyrė do tė mbesin gjallė vetėm ato gjallesa qė i pėrshtaten mė mirė kushteve natyrore dhe fizike. P.sh., nė njė kope sorkadhesh qė kėrcėnohet prej kafshėve tė ndryshme grabitqare, do tė mbesin gjallė vetėm ato sorkadhe qė vrapojnė mė shpejt. Kėshtu qė kopeja e sorkadheve do tė pėrbėhet vetėm nga individė tė fortė dhe tė shpejtė. Sigurisht qė ky mekanizėm nuk mund tė ndėrhyjė nė evoluimin e sorkadheve e t'i kthejė ato p.sh. nė kuaj. Pėr kėtė arsye, mekanizmi i seleksionimit natyror nuk zotėron asnjė forcė evoluese. Edhe Darvini ishte i ndėrgjegjshėm pėr kėtė realitet, ndaj dhe nė librin e tij Origjina e Llojeve u detyrua tė pohonte:

    Seleksionimi natyror ėshtė i pavlefshėm, nėse nuk shfaqen shanset e favorshme.29




    Ndikimi i Lamarkut


    Si mund tė formohen kėto ndryshime tė dobishme? Darvini, kėsaj pyetjeje u mundua t'i pėrgjigjej duke u mbėshtetur te Lamarku. Sipas kėtij biologu francez, i cili ka jetuar para Darvinit, gjallesat ia pėrcjellin brezit pasardhės tė gjitha ndryshimet fizike, qė cilat kanė pėrjetuar gjatė jetės sė tyre. Si pėrfundim i akumulimit tė kėtyre cilėsive brez pas brezi, dalin nė ekzistencė specie tė reja. P.sh., sipas Lamarkut, gjirafat kanė evoluar nga antilopat gjatė pėrpjekjeve tė tyre pėr tė arritur gjethet e pemėve tė larta duke zgjatur qafėn.

    Edhe Darvini ka dhėnė shembuj tė ngjashėm nė librin e tij, ku pretendon se disa arinj pėr tė gjetur ushqim nė thellėsi tė detit janė shndėrruar nė balena.30

    Por me zbulimet e Mendelit dhe me zhvillimin e njohjes sė ligjeve tė trashėgimisė, tė cilat u saktėsuan nga shkenca e gjenetikės nė shekullin XX, u shemb plotėsisht legjenda e pėrcjelljes sė karakteristikave tė fituara nė brezat pasardhės. Kėshtu, u vėrtetua pėrfundimisht se seleksionimi natyror ishte njė mekanizėm joefektiv.
    #VamosArgentina

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Mutacionet dhe neo-darvinizmi



    Evolucionistėt qė prej fillimit tė kėtij shekulli duke krijuar mutacione tė ndryshme nėpėr insekte, u munduan pėr tė arritur nė shembullin e mutacionit tė dobishėm. Por pėrfundimi i vetėm i arritur nga rezultatet e pėrpjekjeve dhjetra-vjeēare ishte vetėm insekte tė sėmura, tė gjymtuara dhe tė mangėta. Pranė kemi kokėn e njė insekti normal dhe nė tė djathtė tė tij njė insekt qė ka pėsuar mutacion.
    Nė kėtė gjendje, darvinistėt, pėr tė gjetur njė zgjidhje, nxorėn nė dritė nė fund tė viteve 30' "Teorinė Sintetike Moderne", apo siē njihet ndryshe neo-darvinizmin, i cili i konsideroi mutacionet, krahas seleksionimit natyror, si "shkaqe tė ndryshimeve tė dobishme". Modeli, i cili edhe sot e ruan vlerėn nė emėr tė evolucionit, ėshtė neo-darvinizmi.

    Sipas kėsaj teorie miliona gjallesa nė botė u shfaqėn si rezultat i mutacioneve, apo gabimeve gjenetike nė organet e ndėrlikuara tė kėtyre gjallesave si veshėt, sytė, mushkėritė apo krahėt. Por ekziston njė fakt shkencor qė e hedh poshtė teorinė: Mutacionet nuk i zhvillojnė gjallesat, pėrkundrazi, gjithmonė i dėmtojnė ato.

    Arsyeja ėshtė shumė e thjeshtė: ADN-ja zotėron njė ndėrtim shumė tė ndėrlikuar. Ēdo ndikim spontan mbi kėtė molekulė, mund tė shkaktojė vetėm dėme. Gjenetisti amerikan B. G. Ranganathan e shpjegon kėtė fakt si mė poshtė:

    "Mutacionet janė tė vogla, tė rastėsishme dhe tė dėmshme. Shfaqen shumė rrallė dhe mundėsia mė e madhe ėshtė qė ato tė mos kenė efekt. Kėto karakteristika tregojnė se mutacionet nuk mund tė sjellin zhvillime evolutive. Njė ndryshim i rastėsishėm nė njė organizėm tepėr tė specializuar ėshtė ose i paefektshėm ose i dėmshėm. Njė ndryshim i rastėsishėm qė mund tė ndodhė nė njė orė dore nuk do ta zhvillonte atė. Mundėsia mė e madhe ėshtė qė ky ndryshim tė jetė i dėmshėm e, nė rastin mė tė mirė, i paefektshėm. Njė tėrmet nuk e zhvillon njė qytet, por vetėm e shkatėrron…"31

    Deri mė sot nuk ėshtė vėzhguar asnjė rast i ndonjė mutacioni tė dobishėm. Dihet se mutacionet, tė cilat teoria e evolucionit i paraqet si "mekanizma evoluese" janė raste gjenetike qė i shkatėrrojnė dhe i lėnė tė gjymtuara gjallesat. (Ndikimi mė i shpeshtė i mutacioneve te njerėzit janė kanceret.) Sigurisht qė njė mekanizėm shkatėrrues nuk mund tė ketė efekte evoluese, kėshtu qė edhe seleksionimi natyror, ashtu siē pohon edhe Darvini, "i vetėm s'mund tė bėjė asgjė". Ky realitet na ēon tė besojmė se nė natyrė nuk ekziston asnjė mekanizėm evolues, ndaj dhe ai pėrfytyrim imagjinar qė e quajnė evolucion nuk ėshtė pėrjetuar nė asnjė periudhė.
    #VamosArgentina

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Tė dhėnat fosile: asnjė gjurmė e formave kalimtare



    Tė dhėnat fosile janė treguesi mė i qartė se skenari qė pretendohet nga teoria evolucionit nuk ėshtė pėrjetuar kurrė. Sipas teorisė, tė gjitha gjallesat kanė evoluar nga njėra-tjetra. Njė specie, e cila ekzistonte mė parė, me kalimin e kohės, kthehej nė njė urė kalimi pėr formimin e njė specieje tjetėr dhe nė kėtė mėnyrė janė shfaqur tė gjitha speciet e tjera. Sipas teorisė, ky transformim u krye gjatė njė periudhe tė gjatė prej qindra miliona vjetėsh.


    Teoria e evolucionit mbron tezėn se speciet e gjalla kanė evoluar nga njėri-tjetri ngadalė dhe me ndryshime tė vogėla. Faktikisht regjistrat e fosileve e pėrgėnjeshtėrojnė haptazikėtė pretendim. Psh. nė epokėn Kembriane e cila filloi 530 milion vjet mė parė, janė shfaqur me dhjetra specie tė gjalla tė ndryshme nga njėra-tjetra njėkohėsisht. Gjallesat tė cilat i pėrkasin kėsaj apoke tė pėrshkruara nė tabllon e mėsipėrme zotėrojnė njė strukturė tepėr tė komplikuar. Ky fakt, i cili nė gjuhėn gjeologjike emėrohet si "Shpėrthimi Kembrianik", ėshtė njė argument i qartė i krijimit.


    Brenda kėtij intervali tė gjatė transformimi, duhet tė jenė formuar dhe tė kenė jetuar miliarda "specie kalimtare". P.sh., nė tė kaluarėn duhet tė ketė ekzistuar njė qenie gjysmė peshk-gjysmė zvarranik, apo gjysmė zog-gjysmė zvarranik. Meqė ajo ishte njė periudhė transformimi, gjallesat duhet tė kenė qenė tė gjymtuara dhe me njė sėrė defektesh. Evolucionistėt, kėto qenie imagjinare qė besojnė tė kenė jetuar nė tė kaluarėn, i quajnė "forma kalimtare".

    Nėse me tė vėrtetė do tė kishin ekzistuar gjallesa tė tilla nė tė kaluarėn, atėherė larmia dhe numri i tyre do tė ishte shumė herė mė i madh se larmia dhe numri i specieve ekzistuese. Kėshtu qė mbetjet e kėtyre qenieve tė ēuditshme do tė haseshin nė tė dhėnat fosile. Darvini, nė librin e tij, kėtė fakt e shpjegon kėshtu:

    "Nėse teoria ime ėshtė e vėrtetė, atėherė forma kalimtare tė panumėrta qė lidhin speciet e tė njėjtit grup, duhet tė kenė ekzistuar... Si rrjedhim, provat pėr ekzistencėn e tyre nė tė shkuarėn mund tė gjenden vetėm nė mbetjet fosile."32




    Regjistrat e fosileve janė njė pengesė e madhe pėr teorinė e evolucionit. Sepse me tė dhėnat qė na shfaqin tregojnė se midis specieve tė gjalla nuk ka asnjė formė kalimtare dhe se janė shfaqur individualisht dhe spontanisht. Ky fakt ėshtė provė se tė gjitha speciet janė tė krijuara veē e veē.



    Shpresat e venitura tė Darvinit



    Nga mesi i shekullit XIX e deri mė sot, edhe pse janė bėrė shumė kėrkime intensive mbi fosilet, kurrė nuk janė gjendur forma kalimtare. Tė gjitha zbulimet e bėra nga gėrmimet dhe kėrkimet e ndryshme, nė kundėrshtim me shpresat e evolucionistėve, tregojnė se gjallesat janė shfaqur rastėsisht, tė pėrsosura dhe pa mangėsira.

    Paleontologu i njohur anglez Derek Ager, edhe pse ishte njė evolucionist, u detyrua ta pohonte kėtė realitet:

    "Problemi ynė ėshtė ky: Tek analizojmė me hollėsi tė dhėnat fosile nė nivelin e klasave apo llojeve, hasim gjithmonė e mė tepėr jo evolucion gradual, por shpėrthim tė papritur tė njė lloji pėr llogari tė njė tjetri."33

    Me fjalė tė tjera, te fosilet e gjetura, tė gjitha llojet e gjallesave shfaqen papritmas dhe nė formėn e tyre tė pėrfunduar, pa forma tė ndėrmjetme mes tyre. Kjo ėshtė pikėrisht e kundėrta e asaj qė parashikoi Darvini. Pėr mė tepėr, kjo ėshtė njė provė shumė e fortė qė gjallesat janė krijuar, sepse i vetmi shpjegim qė njė specie e gjallė tė shfaqet papritmas e plotė dhe pa paraardhės nga i cili tė ketė evoluar, duhet tė jetė qė speciet janė krijuar. Kjo e vėrtetė ėshtė pranuar nga biologu i mirėnjohur evolucionist


    Douglas Futuyuma:

    "Krijimi dhe evolucioni janė dy shpjegimet e vetme qė mund tė bėhen rreth origjinės sė qenieve tė gjalla. Organizmat ose janė shfaqur nė tokė tė zhvilluara plotėsisht, ose janė zhvilluar gradualisht. Nė rast se janė zhvilluar gradualisht, ato duhet tė jenė zhvilluar nga specie qė kanė ekzistuar mė parė me anė tė ndonjė procesi modifikimi. Nė rast se janė shfaqur plotėsisht tė zhvilluara, ato duhet tė jenė krijuar nga ndonjė intelekt i plotfuqishėm.."34

    Fosilet tregojnė se qeniet e gjalla u shfaqėn nė botė tė formuara plotėsisht e pėrsosmėrisht. Me fjalė tė tjera "origjina e llojeve", nė kundėrshtim me atė qė mendonte Darvini, ėshtė krijimi dhe jo evolucioni.
    #VamosArgentina

Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  3. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  4. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •