Tė dhėnat fosile: asnjė gjurmė e formave kalimtare
Tė dhėnat fosile janė treguesi mė i qartė se skenari qė pretendohet nga teoria evolucionit nuk ėshtė pėrjetuar kurrė. Sipas teorisė, tė gjitha gjallesat kanė evoluar nga njėra-tjetra. Njė specie, e cila ekzistonte mė parė, me kalimin e kohės, kthehej nė njė urė kalimi pėr formimin e njė specieje tjetėr dhe nė kėtė mėnyrė janė shfaqur tė gjitha speciet e tjera. Sipas teorisė, ky transformim u krye gjatė njė periudhe tė gjatė prej qindra miliona vjetėsh.
Teoria e evolucionit mbron tezėn se speciet e gjalla kanė evoluar nga njėri-tjetri ngadalė dhe me ndryshime tė vogėla. Faktikisht regjistrat e fosileve e pėrgėnjeshtėrojnė haptazikėtė pretendim. Psh. nė epokėn Kembriane e cila filloi 530 milion vjet mė parė, janė shfaqur me dhjetra specie tė gjalla tė ndryshme nga njėra-tjetra njėkohėsisht. Gjallesat tė cilat i pėrkasin kėsaj apoke tė pėrshkruara nė tabllon e mėsipėrme zotėrojnė njė strukturė tepėr tė komplikuar. Ky fakt, i cili nė gjuhėn gjeologjike emėrohet si "Shpėrthimi Kembrianik", ėshtė njė argument i qartė i krijimit.
Brenda kėtij intervali tė gjatė transformimi, duhet tė jenė formuar dhe tė kenė jetuar miliarda "specie kalimtare". P.sh., nė tė kaluarėn duhet tė ketė ekzistuar njė qenie gjysmė peshk-gjysmė zvarranik, apo gjysmė zog-gjysmė zvarranik. Meqė ajo ishte njė periudhė transformimi, gjallesat duhet tė kenė qenė tė gjymtuara dhe me njė sėrė defektesh. Evolucionistėt, kėto qenie imagjinare qė besojnė tė kenė jetuar nė tė kaluarėn, i quajnė "forma kalimtare".
Nėse me tė vėrtetė do tė kishin ekzistuar gjallesa tė tilla nė tė kaluarėn, atėherė larmia dhe numri i tyre do tė ishte shumė herė mė i madh se larmia dhe numri i specieve ekzistuese. Kėshtu qė mbetjet e kėtyre qenieve tė ēuditshme do tė haseshin nė tė dhėnat fosile. Darvini, nė librin e tij, kėtė fakt e shpjegon kėshtu:
"Nėse teoria ime ėshtė e vėrtetė, atėherė forma kalimtare tė panumėrta qė lidhin speciet e tė njėjtit grup, duhet tė kenė ekzistuar... Si rrjedhim, provat pėr ekzistencėn e tyre nė tė shkuarėn mund tė gjenden vetėm nė mbetjet fosile."32
Regjistrat e fosileve janė njė pengesė e madhe pėr teorinė e evolucionit. Sepse me tė dhėnat qė na shfaqin tregojnė se midis specieve tė gjalla nuk ka asnjė formė kalimtare dhe se janė shfaqur individualisht dhe spontanisht. Ky fakt ėshtė provė se tė gjitha speciet janė tė krijuara veē e veē.
Shpresat e venitura tė Darvinit
Nga mesi i shekullit XIX e deri mė sot, edhe pse janė bėrė shumė kėrkime intensive mbi fosilet, kurrė nuk janė gjendur forma kalimtare. Tė gjitha zbulimet e bėra nga gėrmimet dhe kėrkimet e ndryshme, nė kundėrshtim me shpresat e evolucionistėve, tregojnė se gjallesat janė shfaqur rastėsisht, tė pėrsosura dhe pa mangėsira.
Paleontologu i njohur anglez Derek Ager, edhe pse ishte njė evolucionist, u detyrua ta pohonte kėtė realitet:
"Problemi ynė ėshtė ky: Tek analizojmė me hollėsi tė dhėnat fosile nė nivelin e klasave apo llojeve, hasim gjithmonė e mė tepėr jo evolucion gradual, por shpėrthim tė papritur tė njė lloji pėr llogari tė njė tjetri."33
Me fjalė tė tjera, te fosilet e gjetura, tė gjitha llojet e gjallesave shfaqen papritmas dhe nė formėn e tyre tė pėrfunduar, pa forma tė ndėrmjetme mes tyre. Kjo ėshtė pikėrisht e kundėrta e asaj qė parashikoi Darvini. Pėr mė tepėr, kjo ėshtė njė provė shumė e fortė qė gjallesat janė krijuar, sepse i vetmi shpjegim qė njė specie e gjallė tė shfaqet papritmas e plotė dhe pa paraardhės nga i cili tė ketė evoluar, duhet tė jetė qė speciet janė krijuar. Kjo e vėrtetė ėshtė pranuar nga biologu i mirėnjohur evolucionist
Douglas Futuyuma:
"Krijimi dhe evolucioni janė dy shpjegimet e vetme qė mund tė bėhen rreth origjinės sė qenieve tė gjalla. Organizmat ose janė shfaqur nė tokė tė zhvilluara plotėsisht, ose janė zhvilluar gradualisht. Nė rast se janė zhvilluar gradualisht, ato duhet tė jenė zhvilluar nga specie qė kanė ekzistuar mė parė me anė tė ndonjė procesi modifikimi. Nė rast se janė shfaqur plotėsisht tė zhvilluara, ato duhet tė jenė krijuar nga ndonjė intelekt i plotfuqishėm.."34
Fosilet tregojnė se qeniet e gjalla u shfaqėn nė botė tė formuara plotėsisht e pėrsosmėrisht. Me fjalė tė tjera "origjina e llojeve", nė kundėrshtim me atė qė mendonte Darvini, ėshtė krijimi dhe jo evolucioni.
Krijoni Kontakt