JETA NĖ SHOQĖRINĖ E PADITUR
Nė temat e mėparshme, pėrmendėm qė ndryshimi kryesor mes mosbesimtarėve dhe besimtarėve ėshtė njohja e fuqisė tė pafundme tė Allahut nga kėta tė fundit. Gjithashtu folėm se si njė besimtar, qė njeh ekzistencėn e Allahut, duhet ta orientojė gjithė jetėn e tij pėr tė fituar pėlqimin e Allahut.
Njė nga karakteristikat e kėtij personi ėshtė se ai e ēliron veten nga tė gjitha qeniet e tjera pėrveē Allahut. Duke pasur jetėn tė pėrqendruar nė arritjen e pėlqimit tė Tij dhe duke qenė shėrbyes ndaj Tij, ai zhvillon njė kėndvėshtrim tjetėr tė universit, i cili ai e di se ėshtė krijuar dhe kontrolluar nga Allahu. Meqė ai e konsideron Allahun si hyjni tė vetme, hyjnitė fallso rreth tij humbin ēdo kuptim.
Nė Kur'an, kjo temė theksohet nė historinė e Profetit Ibrahim (as) e shpallur Profetit Muhammed (s.a.u.s.):
…Ai ishte njeri i sė vėrtetės, Pejgamber. Kujto kur i tha babait t tij: "O babai im! Pse adhuron atė qė as nuk dėgjon, as nuk sheh dhe nuk tė sjell dobi pėr asgjė?"(Sure Mejrem: 41-42)
Meqė besimtari kėrkon pėlqimin vetėm tė Allahut, i lutet Atij dhe i kėrkon mėshirė vetėm Atij, ai ėshtė bėrė "i pavarur" nga krijesat e tjera. Ai nuk ka nevojė tė kėrkojė pėlqimin e njerėzve tė tjerė dhe nuk i var shpresat tek askush tjetėr veē Allahut. Fitimi i lirisė sė vėrtetė ėshtė nė fakt, i mundur nėse kuptohet ky dhe kthehet drejt Allahut.
Jetėt e atyre ku mungon besimi i vėrtetė, ndryshe nga ato tė besimtarėve, i nėnshtrohen hyjnive fallso, tė panumėrta. Njerėz tė tillė, pėrkushtojnė tėrė jetėn e tyre pėr tė fituar pėlqimin e shumė tė tjerėve, dhe kur kanė nevojė pėr ndihmė ia kėrkojnė prapė njerėzve. Nė tė vėrtetė, krijesat qė mosbesimtari hyjnizon nė mendjen e tij nuk janė gjė tjetėr veē "shėrbyes" tė dobėt, si ai vetė. Kėto qenie janė shumė larg aftėsisė sė pėrmbushjes tė dėshiravė tė tij, e aq mė tepėr shpėtimit tė tij. Vdekja ėshtė, padyshim, fakti mė evident qė tregon se kėto qenie tė hyjnizuara janė tė pafuqishme. Megjithatė, do tė ishte shumė vonė tė prisje vdekjen pėr tė kuptuar natyrėn imagjinare tė kėtyre qenieve. Kjo tregohet nė Kuran, si mė poshtė:
Dhe kanė marrė nė vend tė Allahut tė adhuruar tė tjerė duke shpresuar se mund tė ndihmohen. Ata nuk mund t'u sjellin ndihmė atyre, por do tė sillen si turmė kundėr atyre tė cilėt i patėn adhuruar.(Sure Ja Sin: 74-75).
Mosbesimtarėt e bazojnė jetėn e tyre mbi kėtė arsye mjaft tė shtrembėr. Kėtu del nė pah njė ndryshim tjetėr kryesor mes besimtarėve dhe mosbesimtarėve: Besimtarėt e pranojnė kushtin e zbritur nga Allahu, si udhėrrefyesin e tyre tė vetėm. Ata vėzhgojnė urdhėrat e Kur'anit, vetėm Librin dhe Sunnetin e Profetit (s.a.u.s.). Feja e tyre ėshtė Islami, i cili ėshtė i shpjeguar nė detaje nė Kur'an dhe na ėshtė treguar nėpėrmjet jetės shembullore tė Profetit (s.a.u.s.)
Njerėzit qė jetojnė tė papėrqėndruar ndaj Allahut me siguri do pranojnė kushtet e parashtruara nga hyjnitė imagjinare sesa kushtin e vėnė pėrpara nga Allahu.
Ndryshe nga Islami (ligji i vetėm dhe i pandryshueshėm i Allahut), feja e tyre ėshtė politeiste. Kėta njerėz kanė rregulla tė shumta tė paqarta dhe qėllime tė imponuara nga shoqėria. Kėshtu, fetė politeiste qė ata ndjekin mund tė marrin forma tė ndryshme.
Disa prej tyre synojnė te paratė dhe pushteti, ndėrsa tė tjerėt dėshirojnė njė gjėndje tė lartė dhe prestigjoze shoqėrore. Disa shpresojnė tė gjejnė njė "grua tė mirė" dhe tė kenė njė "jetė tė lumtur familjare". Kjo shumllojshmėri mėnyrash tė ndryshme jetese dhe si rrjedhim shumllojshmėri "besimesh fetare", vjen nga mungesa e kuptimit tė ekzistencės tė Allahut dhe kufijve tė Tij.
Megjithatė, njeriu ka prirje tė besojė Allahun dhe tė jetė shėrbyes i Tij. I paaftė tė pėrmbushė nevojat dhe dėshirat e tij tė panumėrta vetė, ai priret tė kthehet vetėm drejt Allahut. Pra, natyra njerėzore anon drejt njohjes sė Allahut si Zot i saj:
Kėshtu drejto ti fytyrėn tėnde drejt Besimit tė Pastėr Islam nė njė Zot tė vetėm me tė cilin Ai ka krijuar njerėzimin. Le tė mos ketė asnjė ndryshim nė Rrugėn e Allahut. Kjo ėshtė feja e drejtė por shumica e njerėzve nuk e dinė.(Sure er-Rum: 30)
Njė besimtar i sinqertė qė nuk tundohet nga dėshirat e kėqija tė shpirtit tė tij por qė beson nė Allahun, mėson si ta drejtojė jetėn e tij nėpėrmjet librit tė shpallur nga Allahu dhe ndjek profetėt si modelė tė tij. Jeta e njė besimtari ėshtė komplet ndryshe nga ajo e njė mosbesimtari. Pėrveē kėsaj, nga Kur'ani dhe sunneti i Profetit (s.a.u.s.) njė besimtar mėson gjėra ndaj tė cilave mosbesimtarėt janė krejtėsisht tė shkujdesur. Pėr shembull, Allahu ka dhėnė lajmin e mirė se ēdokush qė pėrmbush detyrimet e Allahut, do ketė shpėtim:
…Kushdo qė ka frikė Allahun dhe pėrmbush detyrimin ndaj Tij, Ai do tė sjellė rrugė pėr tė pėr tė dalė (nga vėshtirėsitė). Dhe Ai do t'i sjellė atij Risk prej nga ai as nuk mund ta mendonte. Dhe kushdo qė mbėshtetet e vė shpresat tek Allahu, atėherė Ai do t'i mjaftojė atij plotėsisht. Padyshim qė Allahu do t'ia pėrmbushė qėllimin atij. Sigurisht qė Allahu ka vendosur masė pėr ēdogjė.(Sure et-Talak: 2-3)
Njė besimtar qė njeh siē duhet fuqinė e Allahut, do t'i pėrkushtojė jetėn e tij, pasi Allahu i mjafton. Kjo shprehet nė ajetin e mėposhtėm Kur'anor:
Ai (Jakubi) tha: "O bijtė e mi!…jo se unė mund t'u sjell juve ndonjė pėrfitim pėrkundėr Allahut. Vėrtetė qė gjykimi ėshtė vetėm i Allahut; tek Ai unė e kam lidhur besimin dhe ata qė kėrkojnė mbėshtetje, le tė mbėshteten vetėm tek Ai.(Sure Jusuf: 67)
Njė besimtar qė e kupton drejt kėtė fakt do shikojė qė detyra e tij nė kėtė botė ėshtė tė pėrmbushė urdhrat e Allahut. Ky ėshtė dhe "profesioni" i tij. Ai ėshtė thjesht pėrgjegjes tė pėrpiqet nė rrugėn e Allahut. Ai i kėrkon Allahut ēdogjė, sepse vetėm Allahu mund t'i japė atij ēdogjė. Arsyeja e krijimit tė njerėzve ėshtė e cituar nė Kur'an:
Dhe Unė nuk i krijova njerėzit dhe xhinėt vetėm pėr tė mė adhuruar vetėm Mua. Dhe nuk dua prej tyre ndonjė furnizim dhe as nuk dua qė ata tė mė ushqejnė Mua. Vėrtetė qė Allahu, Ai ėshtė padyshim Gjithėfurnizuesi, Zotėruesi i Fuqisė, i Pėrhershmi mė i Fortė. (Sure edh-Dharijjat: 56-58)
Prandaj, ėshtė e pamundur qė njė besimtar, qė shfaq vlerat morale tė theksuara nė Kur'an, tė mund tė ketė "frikė pėr tė ardhmen" e tij. Kjo frikė ėshtė veēanti e atyre qė e perceptojnė jetėn si njė pėrleshje ndėrmjet miliona hyjnive tė rreme. Duke mos ditur se tė gjitha ngjarjet ndodhin nėn kontrollin e Allahut dhe duke besuar tek fati, ata mendojnė se duhet tė luftojnė pėr tė mbijetuar. Mendojnė se do pėrfitojnė po tė "shkelin mbi tė tjerėt" dhe tė "abuzojnė me ta" pėr tė arritur qėllimet dhe interesat e tyre. Nė tė vėrtetė, mendimi i tyre pėrputhet me atė qė marrin…
Said Nursi shpjegon se si njeriu nuk kupton qė detyra e tij e vėrtetė ėshtė tė jetė shėrbyes i Allahut dhe gjithashtu shton:
"… Ata mė kot nxorrėn pėrfundimin se jeta ėshtė njė betejė."
Kjo llogjikė, e atyre qė nuk jetojnė nė pėrputhje me vlerat morale tė Kur'anit, ėshtė njė nga dogmat bazė tė besimit tė tyre.Ėshtė pėr shkak tė kėsaj llogjike nė fjalė qė kėta njerėz ndjejnė gjithmonė vuajtje dhe tensione:
Shumica e kėtyre njerėzve, ndryshe nga besimtarėt, janė egoistė qė shqetėsohen vetėm pėr pėrfitimet e tyre.
Dashuria e tyre bazohet nė arritjen e avantazheve; duan njė njeri sepse kjo ėshtė nė interesin e tyre dhe jo pėr vlerat apo vetitė e tyre tė mira.
Edhe ata qė i konsiderojnė si tė dashurit e tyre, afrohen pėr tė njėjtat arsye, duke krijuar kėshtu njė shoqėri tė pandershme. Ata gjithmonė ndjejnė brengėn e mosbesnikėrisė tė partnerėve tė tyre, meqė e dinė se ata nė ēdo kohė mund tė gjejnė tė tjerė mė tė pasur apo mė tė bukur…
Ata vuajnė nga xhelozia, gjė qė i pengon ata tė shijojnė tė bukurėn dhe tė mirat. Pėr shembull, nė vend qė t'i kėnaqet syri me bukurinė e dikujt dhe tė thonė "Sa bukur e ka krijuar Allahu", ata ndihen jo tė qetė dhe pyesin, "Pse nuk jam dhe unė aq i bukur sa ai apo ajo?
Ata nuk i janė mirėnjohės Allahut ose janė tė pakėnaqur me tė mirat e tyre. Nė kėtė situatė, ata duan tė kenė sa mė shumė. Kjo dėshirė e pashtershme bėhet burim i vazhdueshėm turbullirash.
Tė pazotė pėr tė kuptuar dobėsinė e tyre, ata nuk i kėrkojnė ndihmė Allahut. Mendojnė se do shpėtojnė nga dobėsitė e tyre nėse i kthejnė kurrizin Allahut me kryelartėsi pa i kėrkuar ndihmė Atij. Por, nuk ėshtė vetėm kjo zgjidhja e tyre. Nė kėtė kohė, ata i drejtohen tė tjerėve dhe i varin shpresat tek ata, tė cilėt nga ana e tyre janė individė tė dobėt qė mendojnė pėr veten e tyre. Pėr mė tepėr, ata s'mund tė jenė mėshirėplotė. Pėr kėtė arsye ata shpesh ndihen "tė depresionuar" pasi nuk kėnaqin dot parashikimet e tyre.
Atyre u mungon falja dhe toleranca. Pėr kėtė, edhe mospajtimi mė i vogėl mund tė shpėrthejė nė konflikt tė vėrtetė. Dhe, secila palė ndjen krenari tė pranojė se ka bėrė gabim. Prandaj, shpesh ndihen tė pėrvuajtur.
Ata, nuk besojnė se jetojnė nėn kontrollin dhe mbrojtjen e Allahut, por nė njė xhungėl tė pamėshirshme ku u duhet tė "mundin" tė tjerėt, pėr tė mbijetuar. Nė bazė tė kėsaj ideje, ata mundohen tė krijojnė njė karakter tė ashpėr, agresiv dhe egoist pėr tė mbijetuar nė kėtė "xhungėl". Nė tė vėrtetė, sjellja e tyre pėrputhet me atė qė i pret. Kėshtu, ata gėlltiten, si nė shembullin e "peshkut tė vogėl", ose bėhen "peshq tė mėdhenj" dhe gėlltisin tė tjerėt.
Kėto ligje aplikohen pothuajse nė tė gjitha shoqėritė ku njerėzit nuk praktikojnė fenė e vėrtetė por sillen sipas moraleve tė gabuara tė pėrshkruara mė lart. Kur'ani i quan kėto shoqėri "mohuese dhe tė paditura" pasi ato janė komplet tė shkujdesura ndaj Allahut dhe botės tjetėr.
Kur'ani na tregon se Profeti Musa (a.s.) i pėrshkruan bijtė e Izraelit, njė turmė njerėzish qė nuk treguan asnjėherė urtėsi apo nėnshtrim ndaj Allahut, si mohues:
Dhe Ne i sollėm tė sigurtė Bijt e Izraelit pėrmes detit derisa arritėn te njė popull i dhėnė nė adhurimin e idhujve. Ata thanė: "O Musa! Na bėj dhe ne njė Zot siē kanė edhe kėta zotat e tyre." Ai u tha: "Vėrtet qė ju jeni njė komb qė nuk dini. Padyshim qė kėta njerėz do tė shkatėrrohen pėr ēfarė po veprojnė dhe e gjitha kjo qė po veprojnė ėshtė krejt boshe dhe e kotė". Ai tha: "A tė kėrkoj pėr ju tė adhuruar tjetėr pėrveē Allahut, ndėrkohė qė Ai ju ka zgjedhur ju pėrmbi gjithė Alemin?"(Sure al-A'raf: 138-140)
Megjithatė, ashtu si e thamė mė parė, "shoqėria e paditurisė" nuk ėshtė uniforme. Mund tė ketė pjesė tė ndryshme nė njė shoqėri, tė cilat shfaqin karakteristika tė ndryshme. Zakonisht shoqėria segmentohet nė bazė tė shkallės sė arritjes sė kritereve - pėrgjithėsisht, fuqia ekonomike - tė vendosur nga vetė shoqėria.
Krijoni Kontakt