Close
Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 123
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Vullkanet

    Njėjtė sikur dridhjet apo tundjet e tokės tė shkaktuar nga lėvizja apo kėputja papritmas e masave tė mėdha tė shkėmbinjve brenda korės sė tokės apo shtresės sė lartė, shpėrthimet vullkanike janė njė formė tjetėr e mahnitshme e fatkeqėsive natyrore. Ekzistojnė rreth 1,500 vullkane aktive nė botė; 550 4 janė mbi sipėrfaqen e tokės e tjerėt janė nėn oqeane. Kėto vullkane mund tė shpėrthejnė nė ēdo ēast nė mėnyra jashtėzakonisht shkatėrruese ashtu qė askush nuk mund ta parashikojė. Kur tė shpėrthejnė, vullkanet mund tė mbysin banorė tė qyteteve pėrreth si dhe tė shkatėrrojnė tė mbjellat duke i mbuluar arat me hi.



    Disa shpėrthime katastrofike qė ndodhėn nė kėtė shekull sikurse edhe mė parė nė histori kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė mendjen e njerėzve. Kėto shpėrthime kanė zhdukur nga harta shumė qytete dhe ka zhdukur shumė bashkėsi.

    Sigurisht nga shpėrthimet vullkanike gjatė historisė mund tė nxirren mėsime. Maja e Vezuvit nė Itali, p.sh., e ka varrosur qytetin romak Pompei, nė tė cilin njerėzit jetonin njė jetė tė shthurur, nėn valėt e llavės sė nxehtė. Ėshtė i habitshėm fakti se 20,000 banorė tė kėtij qyteti tė pėrparuar ishin asfiksuar mė sė shumti nga rrjedhat piroklastike qė e kishte pushtuar qytetin me 24 gusht tė vitit 79.

    Sot, sidoqoftė, pasiviteti i vullkaneve mundet shpesh qė tė ndėrpritet dhe mund tė zgjohen papritur duke hedhur avull dhe hi me qindra metra lart nė ajėr. Ndėrkohė, rrjedhat piroklastike i vėrshojnė regjionet duke shkaktuar dėme nė ēfarėdo qė hasin. Njė efekt tjetėr i dėmshėm i shpėrthimeve janė retė e gazrave tė dėmshme dhe hirit qė bartet nga era nė regjionet e populluara. Kėto erėra tė tmerrshme, ndonjėherė edhe me shpejtėsi prej 120 km/h, djegin ēdo gjė dhe i mbulojnė qytetet sikurse njė ēadėr kundėr diellit.

    Njėra ndėr katastrofat mė tė mėdha ndodhi mė 1833 kur Krakatau, nė Indokinė, ka shpėrthyer fuqishėm, duke prodhuar valė tė zėrit qė ėshtė dėgjuar 4.000 km larg dhe duke krijuar cuname tė larta deri 45 metra. Valėt kanė bėrė rrafsh me tokė 165 fshatra bregdetare dhe kanė mbytur 36,000 njerėz. 5



    Vullkanet mbahen nė mend jo vetėm pėr shkak tė numrit tė madh tė tė vdekurve por edhe pėr shkak se ata shpėrthejnė nė mėnyrė shkatėrruese saqė nuk mund tė parashikohet. Erupsioni i Nevado Del Riuz ėshtė njė shembull. Nė fillim ishte njė erupsion me intensitet tė vogėl. Sa pėr krahasim, ishte vetėm sa 3% i erupsionit tė majės St. Helens. Pas pasivitetit prej 150 vjetėsh, Nevado Del Riuz shpėrtheu mė 1985 duke e shkrirė borėn dhe akullin nė majėn e tij. Shumė shkatėrrues ishte lava apo lumi i baltės, qė rrodhi poshtė majės sė vullkanit nė luginėn e lumit Lagunille, ashtu qė 20,000 banorė tė Armeros nė Kolumbi u zhdukėn nga faqja e dheut, ashtu qė u varrosėn nė baltėn e nxehtė deri sa ishin duke fjetur. Kjo ngjarje ishte fatkeqėsia mė e madhe nga vullkanet qė nga fatkeqėsia nė Mount Pelee mė 1902, i cili mori 30, 000 jetė me llavėn e vet rrjedhėse nė qytetin St Pierre.6

    Allahu demonstron se si njeriu papritmas mund tė gjej vdekjen me anė tė fatkeqėsive tė tilla dhe kėshtu e pėrkujton njeriun qė tė vras mendjen nė lidhje me qėllimin e ekzistimit tė tij nė tokė. Kėto incidente dėrgojnė “paralajmėrim”. Ajo qė pritet si pėrgjigje nga njeriu, i cili mund tė mendoj pėr Krijuesin e vet tė Gjithėfuqishėm, nuk ėshtė qė tė kėnaqet dhe tė ēmendet pas tė mirave tė kėsaj bote pėr 50-60 vite dhe tė neglizhoj jetėn e pėrhershme, ahiretin. Duhet qė ta kemi nė mendje se vdekja patjetėr do tė vijė njė ditė dhe ēdokush do tė gjykohet nė prani tė Allahut:

    ...(ndėshkon kundėrshtarėt) Ditėn kur toka ndryshohet nė tjetėr tokė, e edhe qiejt (nė tjerė qiej), e ata (njerėzit) tė gjithė dalin sheshazi para All-llahut, Njė, Mbizotėrues. (Ibrahim: 48)
    #VamosArgentina

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Cunamet

    Valėt detare sizmike apo valėt e baticės shkaktohen me ngritje apo rrėshqitje tė papritur tė fundit tė detit apo gjatė erupsioneve vullkanike. Disa cuname mund tė kenė efekte shkatėrruese sikurse bombat atomike.



    Vėrshimet

    Allahu sigurisht i krijon tė gjitha kėto fatkeqėsi si “paralajmėrime” pėr njerėzit. Ai ėshtė madhėshtor nė fuqi dhe Ai ka fuqinė mbi tė gjitha gjėrat. Allahu e vėrteton kėtė nė ajetin: “Thuaj: "Ai ka fuqi (t'ju shpėtojė, por edhe) t'ju sjellė dėnim prej sė larti ose prej sė poshti nėn kėmbėt tuaja". (En’am: 65). Ekzistimi i kaq shumė kėrcėnimeve fizike serioze nėpėr botė padyshim nėnvizon njė realitet tė rėndėsishėm. Me fatkeqėsi, pėr disa sekonda Allahu mund t’i merr ēfarėdo qė ia ka dhuruar njeriut. Katastrofat mund tė godasin nė ēdo vend dhe nė ēdo kohė. Ky ėshtė njė demonstrim i qartė se asnjė vend nė botė nuk i ofron njeriut siguri tė plotė. Allahu e cek kėtė nė ajetin nė vazhdim:

    A mos u siguruan banorėt e fshatrave nga dėnimi jonė kur ata ishin fjetur (natėn)? A mos u siguruan banorėt e fshatrave nga dėnimi jonė para dite kur ata ishin duke luajtur? A mos u siguruan ata prej ndėshkimit tė All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikės sė ndėshkimit tė All-llahut pos njerėzve tė humbur. (A’raf: 97-99)

    Uji, i dhėnė njerėzve si dhuratė dhe lehtėsim, ndonjėherė mundet qė tė shndėrrohet nė fatkeqėsi me dėshirėn e Allahut. Ėshtė e pakuptueshme qė njeriu ėshtė dėshmitar i njė apo dy vėrshimeve nė vit dhe ende nėnvlerėson mundėsinė qė ai vetė tė pėrjetoj tė fatkeqėsi tė tillė.



    Nga flaka e njė zjarri tė qėllimshėm nė kanionin e shkrumbuar mbi Laguna Beach, Kalifornia pėrjetoi zjarrin mė tė rėndė nė vitin 1993. Ky tmerr ka djegur 14,000 akėr tokė dhe 441 shtėpi. Lagja “The Mystic Hills” ėshtė goditur mė sė rėndi, ku 286 shtėpi u bėnė pluhur dhe hi.10
    #VamosArgentina

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Njė mėsimi nga historia: Titaniku

    Historia pėrmban plot raste kur njerėzit janė mbėshtetur nė zbulimet e mėdha teknologjike dhe duke nėnvleftėsuar krejtėsisht fuqinė e Allahut. Kjo ėshtė pse shumė fatkeqėsi janė shėnuar nė histori si mėsime tė hidhura pėr ēdokėnd. Secila nga kėto ngjarje ėshtė e rėndėsishme nė aspektin e pėrkujtimit nga ana e njeriut qė as pasuria e as fuqia, shkenca apo teknologjia nuk kanė forcė qė t’i rezistojnė dėshirės sė Allahut.

    Shembujt tė shumtė tė incidenteve tė tilla mund tė jepen. Mė i njohuri ėshtė i famshmi Titaniku, njė anije e madhe udhėtarėsh me lartėsi prej 55 m e lartė dhe 275 metra i gjatė, i cili ėshtė fundosur para gati 90 vitesh. Titaniku, e synuar qė tė jetė “ofendim ndaj natyrės”, ishte njė projekt i madh qė ka angazhuar njė ekip tė inxhinierėve dhe nja 5.000 njerėz. Gati ēdokush ishte i bindur plotėsisht se kjo anije kurrė nuk do tė mund tė fundosej. Anija ishte kryevepėr teknologjike me shumė risi inxhinierike qė ishte pėrparimi i madh nė kohėn e vet. Prandaj ata qė mbėshteteshin nė forcėn teknologjike tė anijes nuk e kanė marrė nė konsideratė njė fakt tė rėndėsishėm qė ėshtė i cekur nė ajetin: “...E urdhėri i All-llahut ėshtė vendim i kryer” (Ahzab: 38) dhe secili herėt a vonė do tė ndeshet me fatin e vet. Kėshtu, njė gabim i vogėl bėri qė anija tė fundosej dhe teknologjia e avancuar nuk mundi ta shpėtojė Titanikun nga fundi i hidhur.

    Nga ajo qė kanė rrėfyer mbijetuesit e Titanikut, shumica e udhėtarėve janė vendosur nė kuvertėn e anijes qė tė luten kur e kanė vėrejtur se anija do tė fundosej. Nė shumė kaptina tė Kur’anit, ėshtė pėrsėritur tendenca e tillė e sjelljes njerėzore. Nė kohėn e turbullirave dhe rrezikut, njeriu lutet sinqerisht dhe kėrkon ndihmė nga Krijuesi i vet. Por, kur ēlirohet nga rreziku, ata prapė kthehen nė jo-falėnderues:

    Zoti juaj ėshtė Ai qė pėr ju mundėsoi lundrimin e anijeve nė det nė mėnyrė qė tė kėrkoni nga tė mirat e Tij. Vėrtet, Ai ėshtė shumė mėshirues ndaj jush. E kur ju kap juve paniku (frika) nė det, i humbni (nga kujtesa) ata qė i lutni, u mbetet vetėm Ai (All-llahu), mirėpo pasi qė Ai t'ju shpėtojė e tė arrini nė tokė, ia ktheni shpinėn. Ashtu, njeriu ėshtė pėrbuzės. A mos jeni tė siguruar qė nuk do t'u shafitė nė tokė ose nuk do t'ju lėshojė ndonjė shtrėngatė e ju nuk do tė keni mbrojtės. A mos jeni tė sigurt se Ai nuk do t'ju kthejė njėherė tjetėr nė det, e t'ju lėshojė ndonjė furtunė tė erės, e pėr shkak tė mosbesimit tuaj t'ju fundosė, e pastaj nuk do tė gjeni kush do tė hakmerrej kundėr Nesh pėr ju. (Isra: 66-69)

    Dikush ndoshta kurrė nuk do tė pėrjetojė fatkeqėsi tė tillė, por duhet mbajtur nė mend, se nė ēdo kohė, dikush mund tė sjellėt deri nė zero. Kėshtu, njeriu duhet ēdoherė qė tė preokupojė veten me pėrkujtimin e Allahut meqė “ ...e tėrė fuqia i takon Allahut...” (Bekare: 165) Nga ana tjetėr, kur godet katastrofa, dikush nuk do tė ketė rastin qė tė ndėrrojė qėndrimin e vet jo-falėnderues ndaj Allahut dhe tė pendohet. Vdekja mund tė jetė shumė e papritur:

    A nuk vėshtruan ata me vėmendje pushtetin e madh nė qiej e nė tokė dhe ēka krijoi All-llahu prej sendeve, e edhe nė atė se ndoshta u ėshtė afruar afati i tyre i vdekjes. Atėherė, cilės bisedė pos kėsaj (Kur'anit) do ti besojnė? (A’raf:185)
    #VamosArgentina

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pranė mėshirės sė Allahut

    Secilin prej tyre e kemi dėnuar pėr shkak tė mėkatit tė vet; disa prej tyre Ne i goditėm me furtunė plot rėrė, disa i shkatėrruam me krismė nga qielli, kurse disa tė tjerė i sharruam nė tokė dhe disa i pėrmbytėm nė ujė. All-llahu nuk u bėri atyre ndonjė tė padrejtė, por ata vetės sė tyre i bėnė padrejtė. (Ankebut: 40)

    Pėr ēfarė ėshtė folur deri mė tani ėshtė synuar qė tė pėrkujtojmė ata qė e harrojnė qėllimin e krijimit tė tyre pėr njė fakt tė rėndėsishėm: ēdo gjė nė botė ia ka borxh ekzistencėn e vet Allahut, Krijuesit qė ka krijuar tėrė gjithėsinė materiale. Me fjalė tjera, ekzistenca e ēdo gjėje ėshtė si rezultat i aktivitetit tė vullnetit tė Allahut. Prandaj, asgjė nuk ėshtė ndaras dhe mėnjanė Allahut. Kur’ani na tregon se asgjė nuk ėshtė larg kontrollit tė Allahut: “...All-llahu ėshtė mbizotėrues i punės sė vet, por shumica e njerėzve nuk e dinė (fshehtėsinė e ēėshtjeve).” (Jusuf:21)

    Megjithatė, siē e bėn tė qartė Allahu nė pjesėn e dytė tė ajetit, shumica e njerėzve nuk janė tė vetėdijshėm pėr kėtė. Ata mendojnė, gjatė jetės sė vet, se atyre nuk do t’iu bie ēfarėdo fatkeqėsie, kurrė nuk mendojnė se edhe ata janė shumė tė dobėt ndaj secilės nga kėto fatkeqėsi. Ne mendojmė se pėrjetimet e “tė tjerėve” janė shumė tė tmerrshme dhe se “ne” do tė jetojmė gjithmonė tė sigurt. Lajmet pėr fatkeqėsitė, aksidentet apo epidemitė sigurisht qė na bėjnė tė ndiejmė keqardhje pėr tė vuajturit. Ne me tė vėrtetė e ndajmė dhimbjen e tyre; por, me rastin kur fatkeqėsitė largohen pak nga kujtesa, ne bėhemi mė pak tė koncentruar dhe qėndrimi i tillė tregon se ka qenė interes i pėrkohshėm pėr ne. Si tė kyēemi nė problemet ditore apo ballafaqohemi me probleme personale, ne shpejt zhvillojmė njė ndjenjė apatie dhe mbetemi indiferent ndaj atyre qė kanė pėrjetuar fatkeqėsinė.

    Sidoqoftė, mendimi se ēdo ditė jeta e dikujt do tė jetė e njėjtė ėshtė me tė meta. Kjo ėshtė evidente nga paralajmėrimet e Allahut. Sigurisht, ata njerėz qė i janė ekspozuar fatkeqėsive tė ndryshme nuk e kanė ditur se njė rrezik natyrore do tė ērregullojė plotėsisht jetėn e tyre. Ata sigurisht e kanė filluar ditėn si njė ditė tė zakonshme, duke menduar se do tė jetė e ngjashme si ditėt e pėrparshme. Mirėpo, doli tė jetė njė ditė plotėsisht ndryshe. Me sa duket, kurrė nuk kanė menduar se, mu nė atė ditė tė caktuar do tė bėhet ndryshim aq drastik nė jetėn e tyre, e qė do t’ia u shndėrrojė jetėn e tyre nė njė luftė tė rrezikshme. Nė raste tė tilla, jeta reduktohet nė njė thjeshtėsi tė dukshme. Sigurisht, kjo ėshtė mėnyra se si Allahu i pėrkujton njerėzit se siguria nė kėtė botė ėshtė njė mashtrim.

    Mirėpo, shumica e njerėzve nuk e vrasin mendjen pėr kėtė gjė. Ata harrojnė se jeta ėshtė e shkurtė dhe e pėrkohshme dhe nuk e pėrfillin faktin se ata do tė jenė tė gjykuar nė prani tė Allahut. Nė kėtė gjendje tė pavėmendshmėrisė, ata e kalojnė jetėn pas dėshirave nė vend qė tė jetojnė pėr kėnaqėsinė e Allahut.

    Duke e shikuar nga ky pikėvėshtrim, telashet janė mėshirė e Allahut. Allahu demonstron natyrėn e vėrtetė tė kėsaj bote dhe e inkurajon njeriun qė tė pėrgatitet pėr jetėn e ardhshme. Kjo ėshtė arsyeja pse thuhet se kur shkaktohet fatkeqėsia nė fakt ėshtė njė rast i ofruar nga Allahu. Kėto fatkeqėsi i jepen njerėzve ashtu qė ata ndoshta do tė kėrkojnė qė tė pendohen dhe tė pėrmirėsojnė sjelljet e tyre. Mėsimet qė duhet nxjerrė nga fatkeqėsitė tregohen nė ajetin e mėposhtėm:

    A nuk e shohin ata se pėr ēdo vit sprovohen njė herė apo dy herė, e pėrsėri nuk pendohen e as nuk marrin mėsim. (Teube: 126).
    #VamosArgentina

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    CIVILIZIMET E KALUARA

    Sa shumė brezni kemi shkatėrruar para tyre. A po vėreni ndonjė prej tyre, ose a po dėgjon zėrin e ulėt tė tyre (nuk u ndihet zėri)? (Merjem: 98)

    Njeriu ėshtė nė kėtė botė ekziston qė tė sprovohet. Gjatė historisė, porosi dhe shpallje tė qarta tė Allahut u janė komunikuar njerėzve pėrmes tė dėrguarve tė Tij duke siguruar kėshtu udhėrrėfyes pėr njerėzinė. Kėta profetė dhe libra gjithmonė kanė ftuar njeriun nė rrugėn e vėrtetė, rrugėn e Allahut. Sot ėshtė nė dispozicion, libri i fundit i Allahut, shpallja e vetme e pandryshueshme e Tij pėr njerėzinė: Kur’ani.

    Nė Kur’an, Allahu na informon se Ai u tregoi rrugėn e vėrtetė tė gjithė njerėzve gjatė historisė sė botės dhe i ka paralajmėruar ata pėrmes profetėve tė Tij pėr ditėn e gjykimit dhe ferrin. Mirėpo, shumica e njerėzve nuk i kanė pranuar profetėt qė iu kanė dėrguar dhe kanė shfaqur armiqėsi ndaj tyre. Pėr shkak tė arrogancės sė tyre, ata u pėrballėn me tėrbimin e Allahut dhe papritmas u zhdukėn nga faqja e dheut. Kėshtu tregon edhe ajeti nė vazhdim:

    Edhe Adin, Themudin, banorėt e Res-it dhe shumė gjenerata ndėrmjet tyre (i shkatėrruam). E secilit prej tyre u patėm sjellė argumente, por tė gjithė i rrėnuam. Ata (kurejshitėt) kaluan buzė fshatit, i cili ishte gurėzuar me atė shiun (gurėzim prej sė larti) e shėmtuar, po a nuk janė ata, tė cilėt e panė atė? Jo, nuk e vėshtruan, sepse ata ishin tė tillė, tė cilėt nuk shpresonin nė ringjallje. (Furkan:38-40)

    Lajmet e popujve tė mėparshėm, qė pėrbėjnė njė pjesė tė madhe tė Kur’anit, sigurisht ėshtė njėra ndėr ēėshtjet e shpalljes pėr tė cilėn duhet vrarė mendjen. Mėsimet qė duhet nxjerrė nga pėrvoja e tyre jepet nė ajetin nė vazhdim:

    A e vėrejtėn ata sa gjenerata para tyre i shkatėrruam qė Ne u patėm mundėsuar atyre (komoditet) nė tokė ēfarė juve nuk ju mundėsuam; u patėm lėshuar nga qielli shi me bollėk dhe u patėm bėrė qė tė rrjedhin lumenj ndėr ta, e pėr shkak tė mėkateve tė tyre i shkatėrruam dhe pas tyre sollėm (breza) tjerė. (En’am: 6)

    Ajeti tjetėr i drejtohrt njeriut qė vret mendjen, qė kupton dhe qė u vėnė veshin paralajmėrimeve ėshtė ky:

    E sa e sa brezni para ty i kemi shkatėrruar e qė ishin mė tė fortė e mė tė shkathėt se kėta (idhujtarėt kurejshitė). Ata brodhėn andej e kėndej nėpėr tokė (pėr t'i ikur vdekjes). Por, a mos gjetėn rrugėdalje? Nė tė gjitha kėto, pėr atė qė ka mendje tė shėndoshė dhe qė i ka vėnė me vėmendje, ka argumente. (Kaf: 36-37)

    Allahu nė Kur’an tregon se tė gjitha kėto raste tė shkatėrrimit duhet tė jenė vėrejtje pėr gjeneratat e ardhshme. Gati tė gjitha shkatėrrimet e njerėzve tė lashtė qė tregohen nė Kur’an janė tė identifikuara, duke iu falėnderuar studimeve dhe zbulimeve arkeologjike. Por do tė ishte gabim i madh qė tė shtjellohen vetėm qasjet historike apo shkencore deri sa tė shqyrtohen gjurmėt e kėtyre rasteve nė Kur’an. Siē pėrmendet edhe nė ajetin vijues, secili nga kėto incidente ėshtė vėrejtje nga tė cilat duhet nxjerr mėsime:

    Atė (shndėrrimin e tyre) e bėmė masė ndėshkuese pėr ata qė e pėrjetuan (me sy) dhe pėr brezat e ardhshėm, por edhe si kėshillė pėr tė devotshmit. (Bekare: 66)

    Sidoqoftė, ne duhet pasur parasysh njė fakt tė rėndėsishėm: ato bashkėsi qė nuk kanė dashur t’iu binden urdhrave tė Allahut, nuk janė pėrballur me tėrbimin e Allahut papritmas. Allahu u ka dėrguar atyre profetė qė t’i paralajmėrojė ashtu qė ata tė pendohen pėr sjelljet e tyre dhe t’i dorėzohen Atij. Nė Kur’an thuhet se tė gjitha fatkeqėsitė qė i ndodhin njeriut janė pėrkujtim pėr dėnimin e hidhur nė ahiret:

    Ne do t'u shijojmė atyre dėnimin mė tė shpejtė (nė dynja) para dėnimit tė madh (nė Ahiret), ndoshta do tė tėrhiqen (prej tė kėqijave). (Sexhde: 21)

    Shkatėrrimi shpesh pasohej kur kėto paralajmėrime nuk nxirrnin pėrgjigje nė bashkėsi dhe kur zvetėnimi i tyre rritej. Tė gjithė kėta popuj ishin tė dėnuar nga zemėrimi i Allahut. Ata u zhdukėn nga faqet e historisė dhe ishin tė zėvendėsuar me gjenerata tė reja. Kėto bashkėsi nė tė vėrtetė kanė marrė pėrfitime nga mirėsia e Allahut, kanė jetuar njė jetė tė pėrparuar, duke u kėnaqur me tė gjitha llojet e kėnaqėsive, por duke u kėnaqur, kurrė nuk janė zėnė me pėrkujtimin e Allahut. Ata kurrė nuk kanė menduar pėr faktin se ēdo gjė nė kėtė botė ėshtė e dėnuar qė tė zhduket. Ata e shijonin momentin dhe kurrė nuk mendonin pėr vdekjen dhe pas vdekjes. Pėr ata, diēka dhe gjithēka qė kishte tė bėnte me jetėn e kėsaj bote dukej e pėrjetshme. Sidoqoftė, jeta e vėrtetė e pėrhershme ėshtė pas vdekjes. Ata nuk kanė fituar asgjė nga ky perceptim i kėsaj jete; mirėpo, historia pėrmban dėshmi tė mjaftueshme tė shkatėrrimit tė tyre tė hidhur. Megjithėse kanė kaluar mė shumė se njė mijė vjet, kujtimet e tyre mbesin si vėrejtje, duke i pėrkujtuar gjeneratat e tashme pėr fundin e atyre qė janė larguar nga rruga e Krijuesit tė tyre.
    #VamosArgentina

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Themudėt

    Themudėt janė njėri ndėr ata popuj qė janė zhdukur pėr shkak tė paturpėsisė sė shfaqur ndaj shpalljes hyjnore dhe mosvėrejtjes sė paralajmėrimeve tė Allahut. Siē thuhet nė Kur’an, Themudėt ishin tė njohur pėr prosperitetin dhe fuqinė e tyre dhe ishte njė popull qė ishte i shkėlqyeshėm nė art.

    Pėrkujtoni All-llahun kur Ai ju bėri sundues pas Adit, ju vendosi nė tokė e ju nė rrafshin e saj ndėrtoni pallate, kurse nė kodrina ngritni shtėpia, pėrkujtoni tė mirat e All-llahut e mos u bėni shkatėrrues nė tokė. (A’raf:74)

    Nė njė ajet tjetėr, atmosfera shoqėrore e themudėve ėshtė i ilustruar si vijon:

    A jeni tė sigurt se do tė mbeteni nė kėtė qė jeni (pėrgjithmonė)? Nė kopshte e nė burime. Edhe nė tė mbjella, e me hurma me frutat e tyre tė freskėt. Dhe ju me mjeshtėri po ndėrtoni shtėpi nėpėr kodra shkėmbore. (Shu’ara:146-149)

    Tė ngazėllyer nė bollėk, themudėt jetonin njė jetė ekstravagante. Nė Kur’an, Allahu thotė se profeti Salih u ishte dėrguar themudėve qė t’i paralajmėrojė. Profeti Salih ishte njė person i njohur ndėr themudėt. Populli i tij, qė nuk kishin pritur qė ky tė shpallte fenė e vėrtetė, ishin tė befasuar me thirrjen e tij qė tė lėnė anash prapėsinė nė tė cilėn ishin. Njė pjesė e vogėl e popullit e pėrkrahėn thirrjen e Salihut, por shumica nuk e pranuan ēfarė ai thoshte. Nė veēanti, udhėheqėsit e popullit mohuan Salihun dhe ishin kundėr tij. Ata u pėrpoqėn qė t’i lėndojnė dhe tė bėjnė presion nė ata qė i besonin Salihut. Ata ishin zemėruar kundėr Salihut pasi ai i thėrriste ata qė tė adhurojnė Allahun. Ky zemėrim nuk ishte veēori e themudėve: ata pėrsėritnin gabimin e bėrė nga populli i Nuhit dhe Adit tė bėrė mė pėrpara. Ja pse Kur’ani i referohet kėtyre tre popujve si vijon:

    A nuk jeni tė njohur me lajmin (ndodhinė) e atyre qė ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre qė erdhėn pas tyre, qė nuk di kush pėr ta pos All-llahut. Atyre u patėn ardhur tė dėrguarit e vet me argumente, ata i vėnin duart e tyre (nė shenjė talljeje) nė gojėt e veta dhe thonin: "Ne e mohojmė atė me ēka jeni tė dėrguar dhe ne dyshojmė shumė nė atė qė ju na thėrrisni". (Ibrahim: 9)

    Themudėt ishin tė vendosur qė tė mbesin arrogantė dhe kurrė tė mos e ndryshojnė qėndrimin ndaj profetit Salih, e bile kishin sajuar plane qė ta mbysin atė. Salihu u tėrhoqi vėrejtjen duke iu thėnė: “A jeni tė sigurt se do tė mbeteni nė kėtė qė jeni (pėrgjithmonė)?” (Shu’ara: 146-149). Nė tė vėrtetė, themudėt vetėm sa e shtuan prapėsinė e tyre duke mos qenė tė vetėdijshėm pėr dėnimin nga Allahu duke iu drejtuar profetit Salih me krenari dhe ngazėllim:

    Ata e therrėn devėn dhe me kryelartėsi shkelėn dispozitėn e Zotit tė tyre dhe thanė: "O Salih, sillna atė me ēka na u kėrcėnove, nėse je prej tė dėrguarve". (Araf: 77)

    Profeti Salih u tha atyre, me shpalljen e Allahut, se ata do tė zhdukeshin pėr tri ditė.

    Tri ditė mė vonė, paralajmėrimi i profetit Salih u bė i njėmend dhe populli i Themudit u zhduk.

    Ndėrsa ata qė bėnė zullum, i kapi (nė ditėn e katėrt) krisma dhe gdhinė kufoma (tė ngrira) nė vendin e tyre. (gdhinė) Sikur tė mos kishin qenė fare nė tė. Kuptoni pra, (populli) Themud e mohoi Zotin e vet. Mallkimi qoftė kundėr Themudit! (Hud: 67-68)

    Populli i Themudit e pagoi shumė shtrenjtė, duke u shkatėrruar, pėr shkak se nuk u janė bindur profetit tė tyre. Ndėrtesat qė i patėn ndėrtuar dhe puna artistike e tyre nuk i mbrojti ata nga dėnimi. Populli i Themudit ishte shkatėrruar me njė dėnim tė ashpėr, njėjtė sikurse tė gjithė popujt tjerė qė mohuan fenė para dhe pas tyre. Shkurtimisht, fundi i tyre erdhi sipas qėndrimit tė tyre. Ata qė mohuan ishin tė shkatėrruar plotėsisht ndėrsa ata qė ishin tė bindur morėn shpėtimin e pėrjetshėm.
    #VamosArgentina

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Populli i Sebės

    Tregimi i popullit tė Sebės (Shebės nė Bibėl) tregohet nė Kur’an si vijon:

    Populli Sebe pati njė begati nė vendbanimin e vet: kishin nga tė dy anėt kopshte, nga ana e djathtė (e luginės) dhe nga ana e majtė. Hani (u thamė) nga begatitė e Zotit tuaj dhe falėnderonju Atij: njė territor i bukur dhe i lumtur, dhe Zot mėkatfalės. Po ata i kthyen shpinėn (Allahut), e Ne e lėshuam kundėr tyre rrjedhėn e pendės dhe dy kopshtet e tyre i shndėrruam nė dy kopshte me fruta tė hidhėt, drunj tė thatė dhe diēka pak bari tė egėr. Atė dėnim ua dhamė atyre pėr shkak se nuk besuan, e Ne nuk dėnojmė, pėrveē mohuesit. (Se’ba: 15-17)

    Siē tregohet nė ajetet e mėsipėrme, populli i Sebės jetonte nė njė vend tė shquar me kopshte dhe vreshta tė bukura dhe tė frytshme. Nė njė vend tė tillė, ku standardet jetėsore dhe rrethanat ishin aq tė larta, krejt ēfarė duhej tė bėnin ishte qė tė shprehnin falėnderim Allahut. Por, siē thuhet nė ajet, ata “i kthyen shpinėn (Allahut)”. Pasi ata ishin tė “kthyer“ plotėsisht prosperitetit tė tyre, ata i humbėn tė gjitha. Siē morėm vesh nga ajeti, vėrshimi i Arimit shkatėrroi tėrė vendin.




    Sumerėt e lavdishėm


    Sumeria ishte njė bashkėsi e qyteteve-shtete rreth lumenjve Tigėr dhe Eufrat ku sot gjendet Iraku jugor. Sot, terreni qė duhet pėrshkuar pėr nė Irakun Jugor ėshtė kryesisht shkretinor. Shumica e tokės, pėrveē qyteteve, dhe regjionet qė dikur kanė qenė tė pyllėzuara, janė tė mbuluara me rėrė. Kėto shkretėtira, dikur vendbanim i sumerėve, kanė qenė aty me mijėra vite. Vendi i tyre famshėm, qė sot mund tė hasim vetėm nė libra, ishte aq vėrtetė sa ēdo civilizim bashkėkohor. Kėta njerėz ishin tė gjallė siē jemi ne sot, dhe kanė krijuar kryeveprat arkitekturale. Nė kėtė kuptim, qytetet madhėshtore tė ngritura nga sumerėt janė pjesė e trashėgimisė kulturore tė ditės sė sotme.

    Nė mesin e asaj ēfarė ka mbijetuar nga kultura sumeriane, kemi informata vetėm pėr zhvillimin e njė funerali tė mbajtur pėr Puabin, njėrėn ndėr mbretėreshat e tyre. Pėrshtypjet nga ky ceremonial madhėshtor mund tė gjenden nga burimet e ndryshme dhe tregojnė se si trupi i vdekur i mbretėreshės ishte stolisur nė mėnyrė tė jashtėzakonshme. Kufoma e saj ishte veshur me rroba tė zbukuruara me rruaza tė argjendit, arit dhe gurėve tė ēmuar si dhe me njė xhufkė me margaritarė. Nė kokėn e saj ishte paruka e dekoruar me kurorė tė praruar me fleta tė arta. Gjithashtu, edhe njė sasi e madhe ari ishte vendosur nė varr.11



    Shkurtimisht, mbretėresha Puabi, emėr i shquar nė historinė sumeriane, ishte varrosur me njė thesar tė mrekullueshėm. Sipas tė dhėnave, kjo pasuri e pazakonshme ishin bartur deri nė varrezėn e saj nga njė kortezh rojesh dhe shėrbyesish. Mbretėresha Puabi mund tė jetė varrosur sė bashku me thesar, por as kjo nuk e ka shpėtuar atė qė tė reduktohet deri nė skelet.

    Sikurse tė gjithė njerėzit e mbretėrisė sė saj, prej tė cilėve ajo ndoshta ka ndier neveri pasi kanė qenė tė varfėr, trupi i saj ėshtė kalbur nėn dhé duke u shndėrruar nė njė masė tė prishur nga bakteret. Ky ėshtė sigurisht njė shembull i rėndėsishėm qė tregon se edhe tė pasurit dhe pasuria e kėsaj bote nuk janė mjete qė tė shpėtojnė nga fundi shkatėrrimtar.
    #VamosArgentina

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Minoanėt

    Toka dhe deti mund tė qėndrojnė relativisht qetė me shekuj. Pastaj, trazohen papritmas duke shkaktuar kataklizėm. Ndoshta asnjė ngjarje nuk e pėrshkruan tmerrin aq qartė sa fatkeqėsia e Therės sė lashtė. Ēfarė ka ndodhur atje mund tė pėrshkruhet si shpėrthimi mė eksploziv i vullkanit nė histori. Duke u ngritur nga deti Egjé para nja 3,500 vjetėsh, vullkani i lartė prej njė kilometri ka formuar ishullin prej 12 km tė gjerė. Atje u ngrit njė civilizim madhėshtor diku rreth 100 km nė jug tė ishullit tė Kretės. Nė kulmin e vet, ndoshta 30.000 njerėz banonin nė Akrotiri, qyteti kryesor i Therės, nė tė cilin ishin ngritur pallate me vizatime nė mur (freska) nga tė cilat largoheshin dhe vinin anije tė ngarkuara me mallra pėr tregti. Derisa studiuesit nuk janė tė sigurt pėr datėn e saktė – vlerėsuar nė diapazonin prej 1470-1628 PER – ata e kanė tė njohur renditjen e ngjarjeve. Lėkundje tė lehta tė tokės tė pasuara me tėrmet tė fort, dhe njė eksplodim saqė zėri i ėshtė dėgjuar shumė larg, deri nė Skandinavi, Gjirin Persik si dhe nė shkėmbin e Gjibraltarit.12 Valė tė mėdha janė ngritur dhe kanė goditur Amnisin, limanin e Knosit. Sot, vetėm gėrmadhat kanė mbetur nga pallatet e famshėm.

    Civilizimin i Minoanit, njėra ndėr civilizimet mė tė rėndėsishme tė asaj kohe, sigurisht as qė e kanė pritur njė pėrfundim aq tė ashpėr. Ata njerėz qė mburreshin me pasurinė dhe pronėn e tyre humben tė gjitha qė i kishin. Allahu, nė Kur’an, nėnvizon se fundet e ashpra tė civilizimeve tė lashta mund tė reflektohen tek shoqėritė bashkėkohore:

    A nuk e kanė tė qartė ata (mekasit) se sa nga popujt para tyre i shkatėrruam, qė nėpėr ato vendbanime tė tyre janė kah kalojnė? Ėshtė e vėrtetė se nė ato (vende tė shkatėrruara) ka fakte, se nuk janė duke dėgjuar me vėmendje? (Sexhde: 26)
    #VamosArgentina

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Shkatėrrimi i Pompejit

    Mbeturinat nga Pompeji, pėr historianėt janė dėshmi tė qarta pėr jetėn e shthurur qė kishte mbretėruar atje. Bile edhe rrugėt e Pompejit, si simbol i degjenerimit tė Perandorisė Romake, tregojnė pėr kėnaqėsitė dhe gėzimet qė u bėnin nė kėtė qytet: dikur rrugėt e gjalla tė vijėzuara me mejhane, klube tė natės dhe bordele, ende mund tė vėrehen edhe pas shkatėrrimit duke e paraqitur kėshtu jetėn e tyre tė pėrditshme.

    Kėtu, nė dheun e pasuruar me hi vullkanik, dikur ishin fermat e begatshme, vreshtat e bollshme dhe vila luksoze. E ndėrtuar mes shpateve tė Vezuvit dhe detit, Pompei ishte pushimorja mė e preferuar e romakėve tė pasur qė iknin nga zagushia e kryeqytetit. Sidoqoftė, Pompei ka qenė dėshmitar i njėrit ndėr shpėrthimet mė tė tmerrshme vullkanike, duke e fshirė qytetin nga faqja e dheut. Sot, ajo ēfarė ka mbetur nga banorėt e qytetit- asfiksimi nga avujt helmues tė Vezuvit derisa ata ishin duke bėrė punėt e pėrditshme si zakonisht – shumė qartė portretizon detajet qė e karakterizonin mėnyrėn e jetės sė romakėve. Fatkeqėsia qė goditi Pompejin, sė bashku me Herkulanin, gjatė njė dite vere, tamam nė kohėn kur regjioni ishte i mbushur pėrplot me romakė tė pasur duke i kaluar pushimet nė vilat e tyre tė famshme.

    Ishte data 24 gusht tė vitit 79 tė erės sė re. Hulumtimet nė vend zbulojnė se erupsioni ėshtė zhvilluar nė disa etapa. Para erupsionit, vendi ėshtė dridhur disa herė. Gjėmime tė forta dhe tė tmerrshme nga larg, shoqėruan kėto dridhma. Sė pari, Vezuvi volli njė rrėke tė avullit dhe hirit. “Pastaj kjo re u ngjit mbi atmosferė duke bartur me vete shkėmbinjtė tė copėtuar nga gryka e vullkanit dhe miliona tonelata, shtuf tė ngrirė. Erėrat i bartnin retė me hi drejt Pompejit, ku filluan tė bien “gurė tė vogėl”. Derisa tymi mbulonte diellin nė tėrė qytetin, shtufa dhe hiri filluan qė tė rigojnė mbi Pompej, duke rėnė nga 6 inēa nė orė”.13

    Herkulani ishte mė afėr Vezuvit; shumica e banorėve ikėn nga qyteti tė tmerruar nga vala e madhe piroklastike qė lėvizte me shpejtėsi tė madhe nė drejtim tė tyre. Ata tė cilėt nuk e lėshuan qytetin menjėherė, nuk jetuan aq gjatė sa qė tė pendohen pėr vonesėn e tyre. Vala piroklastike me tė arritur Herkulanin mbyti ata qė ngurruan, derisa rrjedha piroklastike e ngadalshme gllabėronte qytetin, duke i varrosur. Gėrmimet arkeologjike afėr Pompejit, nga ana tjetėr, tregojnė se shumica e banorėve kishin ngurruar qė tė lėshojnė qytetin. Ata mendonin se nuk do tė jenė nė rrezik pasi Pompeji nuk ishte afėr kraterit tė vullkanit. Pėr kėtė arsye, shumica e banorėve tė Pompejit nuk i lėshuan shtėpitė e tyre dhe pėrkundrazi ata ikėn brenda nėpėr shtėpitė dhe dyqanet e tyre, duke shpresuar se fatkeqėsia sė shpejti do tė kalojė. Ata tė gjithė u zhdukėn para se tė kuptojnė se ishte shumė vonė pėr ta. Pėr vetėm njė ditė, Pompei dhe Herkulani sė bashku me gjashtė fshatrat pėrreth, u fshinė nga harta. Kur’ani tregon pėr kėtė ngjarje ashtu qė tė pėrkujtojė tė gjithė:

    Kėto janė disa nga lajmet e vendeve qė po t'i rrėfejmė ty; disa prej tyre ekzistojnė ende, e disa janė shkatėrruar. (Hud: 100)




    Zbulimi i fshehtėsive tė Pompejit nuk ishte i mundur deri pas shumė shekujve. Mė shumė se vetėm informacion i thjeshtė, gėrmimet arkeologjike tė kėtij qyteti antik tregojnė tregime tė qarta pėr jetėn e tyre tė pėrditshme. Forma e shumė viktimave nė agoni ishin tė ruajtura dhe tė padėmtuara. Ajeti nė vijim tregon:

    Ja, kėshtu ėshtė ndėshkimi i Zotit tėnd, kur dėnon vendet qė janė zullumqare. Vėrtet, ndėshkimi i Tij ėshtė i dhembshėm e i ashpėr. (Hud:102)

    Sot, mbeturinat e shumta janė fakte tė thjeshta tė qytetėrimeve komplekse qė njėherė ishin nė lulėzim tė vetin para qindra apo mijėra vjetėsh. Shumė nga ndėrtuesit e metropoleve tė mėdha nga epokat e ndryshme tė historisė janė tė panjohur. Pasuria, teknologjia apo puna e tyre nuk i kishte mbrojtur nga fundi i hidhur. Nuk ishin ata por gjeneratat e ardhshme qė kishin pėrfitime nga trashėgimia e tyre e pasur. Me disa informata tė shkurtra pėr tė na udhėzuar, origjina dhe fatet e kėtyre qytetėrimeve tė lashta janė misterioze edhe sot. Sidoqoftė dy gjėra janė evidente: ata mendonin se kurrė nuk do tė vdesin dhe ishin tė dhėnė pas kėnaqėsive tė kėsaj bote. Ata lėnė prapa monumente madhėshtore duke besuar se ashtu do tė arrihet pėrjetėsia. Jo mė pak se kėto civilizime, shumė grupe njerėzish sot kanė tė njėjtėn mendėsi. Duke pritur qė tė bėjnė emrat e tyre tė pėrjetshėm, shumica e njerėzve tė shoqėrive moderne janė tė pėrkushtuar ndaj asaj qė tė akumulojnė sa mė shumė pasuri apo qė tė lėnė vepra prapa sa mė tė mėdha. Bile, duket se ata mė shumė bėjnė jetė ekstravagante sesa gjeneratat e mėhershme dhe mbesin tė shkujdesur ndaj shpalljeve tė Allahut. Ka shumė mėsime qė mund tė nxirren nga qėndrimi social dhe pėrvojat e popujve tė lashtė. Asnjėra nga kėto bashkėsi tė hershme nuk kanė mbijetuar. Punimet artistike dhe monumentet qė ata kanė lėnė prapa mund tu kenė ndihmuar atyre qė tė pėrkujtohen nga gjeneratat e ardhshme, por nuk kanė mundur qė t’i shpėtojnė nga dėnimi hyjnor apo qė tė ndalojnė trupat e tyre tė mos kalben. Mbetjet e tyre mbeten aty vetėm qė tė mbesin si pėrkujtues dhe vėrejtje pėr zemėrimin e Allahut ndaj atyre qė ishin kryeneē dhe jofalėnderues pėr pasuritė qė u kishte dhuruar nga Ai.

    Padyshim mėsimet e nxjerra nga kėto ngjarje historike duhet qė tė na japin mend. Vetėm atėherė dikush mund tė kuptojė se ēfarė u ka ndodhur shoqėrive tė hershme nuk ishte e paqėllimshme. Dikush mund tė kuptojė mė tutje se vetėm Allahu Fuqiplotė ka fuqi qė tė krijon fatkeqėsi tė ēfarėdoshme nė ēdo ēast. Bota ėshtė vend ku njerėzit janė vėnė nė sprovė. Ata qė i binden Allahut do tė fitojnė shpėtimin. Ata qė janė tė kėnaqur me kėtė botė, nė anėn tjetėr, do tė jenė tė privuar nga amshimi i bekuar. Padyshim, fundi i tyre do tė jetė sipas veprave tė tyre dhe ata do tė gjykohen sipas punėve tė tyre tė kryera. Sigurisht, Allahu ėshtė Gjyqtari mė i Mirė.
    #VamosArgentina

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    VENDBANIMI I VĖRTETĖ I NJERIUT: AHIRETI

    Shumė njerėz mendojnė se ėshtė e mundur qė tė jetohet njė jetė e pėrsosur nė kėtė botė. Duke u bazuar nė kėtė pikėpamje, jeta e kėnaqshme nė kėtė botė mund tė arrihet pėrmes pėrparimit material, qė sė bashku me pėrmbushjet e obligimeve nė shtėpi si dhe arritja e njė statuti tė lartė shoqėror nė pėrgjithėsi konsiderohen si gjėrat fondamentale tė njė jete tė pėrsosur.

    Sidoqoftė sipas pikėpamjeve tė Kur’anit, “jeta e pėrsosur” – dmth, jeta pa asnjė problem – nuk ėshtė e mundur nė kėtė botė. Kjo ėshtė ashtu sepse jeta nė kėtė botė ėshtė e dizajnuar nė atė mėnyrė qė tė jetė jo e pėrsosur.

    Origjina e fjalės arabe pėr botėn – dynja – ka kuptim tė rėndėsishėm. Etimiologjikisht, rrjedh nga rrėnja e fjalės danji, qė dmth. “i thjeshtė”, “inferior”, “i poshtėm” dhe “i pavlerė”. Prandaj, fjala “botė” nė arabishte trashėgimish pėrmban kėto cilėsi.

    Parėndėsia e kėsaj jete ėshtė theksuar shumė herė mė herėt nė kėtė libėr. Nė tė vėrtetė, tė gjithė faktorėt qė besohet se e bėjnė jetėn tė mrekullueshme – pasuria, suksesi personal dhe afarist, martesa, fėmijėt etj, – nuk janė gjė tjetėr vetėm mashtrime tė kota. Kėtė e tregon edhe ajeti vijues:

    Ju njerėz dinie se jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr vetėm se lojė, kalim kohe nė argėtim, stoli, krenari mes jush dhe pėrpjekje nė shtimin e pasurisė dhe tė fėmijėve, e qė ėshtė si shembull i njė shiu prej tė cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atė tė verdhė, mandej bėhet e thyer e llomitur, e nė botėn tjetėr ėshtė dėnimi i rėndė, por edhe falje mėkatesh dhe dhurim i kėnaqėsisė nga All-llahu; pra jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr vetėm se pėrjetim mashtrues. (Hadid: 20)

    Nė ajetin tjetėr, Allahu jep shpjegim pėr animin e njeriut mė shumė pėr kėtė botė se sa pėr ahiret:

    Po ju i jepni pėrparėsi jetės sė kėsaj bote, e dihet se jeta e botės tjetėr ėshtė mė e dobishme dhe e pėrjetshme. (A’la: 16-17)

    Problemet shfaqen vetėm pėr shkak se njerėzit e vlerėsojnė shumė lartė kėtė botė, nė vend se tė vlerėsojnė ahiretin. Ata janė tė kėnaqur me atė se ēfarė kanė nė kėtė botė. Qėndrim i tillė nuk do tė thotė asgjė tjetėr pėrpos largimit nga premtimi i Allahut dhe si rrjedhim nga e vėrteta pėr ekzistimin e Tij. Allahu thotė se pėrfundim i hidhur do t’i pret ata:

    Ata qė nuk presin takimin Tonė, qė janė tė kėnaqur me jetėn e dynjasė dhe kanė gjetur prehje nė tė, dhe ata qė janė indiferentė ndaj argumenteve tona. (Junus: 7)

    Natyrisht, pa-pėrsosmėria e kėsaj jete nuk do tė thotė se nuk ka gjėra tė bukura nė tokė. Por kėtu nė tokė, ēfarė mendohet tė jetė e bukur, mahnitėse, e kėnaqshme dhe tėrheqėse qėndron shumė afėr me imperfektin, tė shėmtuarėn dhe tė ēalėn. Nė kėtė botė, e mira dhe e keqja janė tė pėrziera. Kjo nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm sikur pėrkujtues pėr xhennetin dhe xhehennemin. Nė tė vėrtetė, nėse vėshtrohet me njė mendje tė pastėr dhe tė arsyeshme, kėto fakte mund tė bėjnė qė njeriu tė kuptojė tė vėrtetėn e ahiretit. Sipas Allahut, jeta e cila menduar si e mira dhe e dobishme nė tė vėrtetė ėshtė jeta e ahiretit.

    Allahu i urdhėron shėrbėtorėt e Tij besnikė qė tė bėjnė pėrpjekje serioze qė tė fitojnė xhennetin nė ajetin e mėposhtėm:

    Dhe ngutuni (me punė qė meritoni) nė falje mėkatesh nga Zoti juaj dhe pėr nė njė Xhennet, gjerėsia e tė cilit ėshtė si gjerėsia e qiejve dhe e tokės, i pėrgatitur pėr tė devotshmit. (Ali Imran: 133)
    #VamosArgentina

Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  3. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  4. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •