Vdekja e njeriut
Jeta rrjedh sekondė pas sekonde. A jeni tė vetėdijshėm se ēdo ditė iu afron mė afėr vdekjes ose se vdekja ėshtė aq afėr jush sa ėshtė afėr tė tjerėve?
Siē na ėshtė kumtuar nė ajetin: “Secili njeri do tė shijojė vdekjen, e pastaj do tė ktheheni te Ne.” (Ankebut: 57), secili qė ėshtė shfaqur ndonjėherė nė kėtė botė ėshtė i pėrcaktuar qė tė vdes. Pa pėrjashtim tė gjithė do tė vdesin, ēdonjėri. Sot, ėshtė vėshtirė qė t’u biesh nė gjurmė shumė njerėzve qė kanė vdekur. Ata qė tani janė gjallė dhe ata qė ndonjėherė do tė jetojnė do ta shijojnė vdekjen nė ditėn e caktuar. Pavarėsisht nga ky fakt, njerėzit mundohen ta shohin vdekjen si njė aksident i pamundur.
Paramendoje njė foshnje qė vetėm sa ka lindur dhe njeriun i cili ėshtė duke vdekur. Asnjeri as tjetri nuk kanė ndikim nė procesin e lindjes apo tė vdekjes. Vetėm Allahu ka fuqinė qė tė inspirojė frymėn e lindjes dhe tė vdekjes.
Tė gjithė njerėzit do tė jetojnė deri nė ditėn e caktuar e pastaj do tė vdesin; Allahu nė Kur’an jep shpjegim pėr qėndrimin e zakonshėm tė treguar ndaj vdekjes nė ajetin nė vazhdim:
Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej sė cilės po ikni, ka pėr t'ju zėnė, e mandej do tė silleni te Ai qė e di tė padukshmen dhe tė dukshmen, dhe atėherė Ai do t'ju njoftojė me atė qė keni punuar". (Xhuma: 8)
Shumica e njerėzve i shmangen mendimit pėr vdekjen. Nė vlugun e punėve tė pėrditshme, njeriu zakonisht preokupohet me ēėshtje krejtėsisht tjera: cilin fakultet ta regjistrojė, pėr cilėn kompani tė punojė, ēfarė ngjyre tė rrobave tė vesh tė nesėrmen, ēfarė tė gatuajė pėr darkė; tė gjitha kėto janė ēėshtjet madhore qė zakonisht i kemi nė konsideratė. Jeta kuptohet si njė proces rutinė pėr ēėshtjet aq tė vogla. Pėrpjekjet pėr tė biseduar pėr vdekjen gjithmonė ndėrpriten nga ata qė trazohen nga dėgjimi pėr kėtė ēėshtje. Marrja me seriozitet e ēėshtjes sė vdekjes bėhet vetėm kur dikush plaket, dhe nuk e ēan kokėn mė herėt pėr kėtė ēėshtje aq tė pakėndshme. Por duhet qė tė kemi nė mendje se nuk e kemi jetėn tė garantuar as deri nė orėn e ardhshme. Ēdo ditė njeriu ėshtė dėshmitar i vdekjes sė njerėzve pėrreth tij por mendon pak pėr ditėn qė tjerėt do tė jenė dėshmitar tė vdekjes sė tij. Ai kurrė nuk supozon se pėrfundim i tillė ėshtė duke e pritur!
Megjithatė, kur vdekja vjen i gjithė realiteti i jetės “papritmas” zhduket. Nuk pėrmenden mė as “ditėt e lumtura”. Paramendo tė gjithat qė ke mundėsi t’i bėsh mu tani: tė bėni me sy, lėvizni trupin, flisni, qeshni; tė gjitha kėto janė funksione trupore. E tani paramendo pėr gjendjen dhe formėn e trupit tėnd pas vdekjes.
Qė nga frymėmarrja e fundit, do tė bėhesh vetėm njė “grumbull mishi”. Trupi yt, i qetė dhe i palėvizshėm, do tė dėrgohet nė morg. Atje do tė lahesh pėr herė tė fundit. I mbėshtjellė nė qefin, kufoma jote do tė bartet pėr nė varreza me arkivol. Kur trupi vendoset nė varr, dheu do tė mbulojė. Ky ėshtė fundi i tregimit tėnd. Prej kėtij momenti, ti bėhesh vetėm njėri nga emrat e shkruar nė gurin prej mermeri.
Gjatė muajve ose viteve tė para, varri yt do tė vizitohet shpesh. Me kalimin e kohės, njerėzit vijnė mė rrallė. Pas disa dekadave, askush mė nuk do tė vizitojė.
Ndėrkohė, familja jote e ngushtė do tė pėrjetojnė njė aspekt tjetėr tė vdekjes suaj. Nė shtėpi, dhoma dhe shtrati juaj do tė jenė tė zbrazėt. Pas varrimit, ato sende qė kanė mbetur do tė mbesin nė shtėpi: shumica e teshave, kėpucėve, etj., do t’i dhurohen dikujt qė kanė nevojė. Regjistri yt nė komunė do tė shlyhet apo do tė arkivohet. Gjatė viteve tė parė, dikush do tė mbajė zi pėr ty. Sidoqoftė, koha punon kundėr kujtimeve qė ke lėnė prapa. Pas 4-5 dekadave, do tė mbesin vetėm disa qė do tė pėrkujtojnė. Do tė vijnė gjeneratat e reja dhe askush nga gjenerata jote nuk do tė jetė nė botė. A do tė pėrkujtohesh apo jo, ēdo gjė do tė jetė e pavlerė pėr ty.
Derisa kjo krejt ngjanė mbi tokė, kufoma nėn dhé do tė kalojė nėpėr procesin e shpejtė tė kalbjes. Menjėherė pasi tė jesh vendosur nė varr, procesi i shumimit tė baktereve dhe insekteve do tė fillojė pėr shkak tė mungesės sė oksigjenit. Gazrat e liruara nga kėto organizma do tė fryjnė trupin, duke filluar nga abdomeni, duke ndryshuar formėn dhe dukjen e tij. Gjaku do tė shpėrthejnė nga goja dhe hunda pėr shkak tė shtypjes sė gazrave nė diafragmė. Me procedimin e kalbjes, qimet e trupit, thonjtė, shputat dhe shuplakat do tė bien. Duke shoqėruar ndryshimin e jashtėm tė trupit, organet e brendshme si mushkėritė, zemra dhe mėlēia gjithashtu do tė kalben. Nė ndėrkohė, skenat mė tė tmerrshme do tė ndodhin nė abdomen, ku lėkura nuk mund tė bartė shtypjen e gazrave dhe papritmas shpėrthen, duke shpėrndarė njė erė shumė tė keqe dhe tė padurueshme. Duke filluar nga kafka, muskujt do tė shkėputet nga vendet e tyre, lėkura dhe indet e buta do tė shpėrbėhen tėrėsisht. Truri do tė kalbet dhe do tė fillojė tė duket si baltė. Ky proces do tė vazhdojė derisa i tėrė trupi do tė mbetet vetėm skelet.
Nuk ka mundėsi qė prapė tė kthehet jeta e vjetėr. Mbledhja rreth tryezės nė darkė me anėtaret e familjes, shoqėrimi apo qė prapė tė kemi vend tė mirė pune, ėshtė e pamundur.
Shkurtimisht, “grumbulli i mishit dhe eshtrave”, nė tė cilin kemi mundur tė dallojmė fytyrat, do tė pėrballet me njė pėrfundim tė shėmtuar. Nga ana tjetėr, ti – apo mė mirė tė themi, shpirti yt – do tė largohet nga trupi yt menjėherė pas frymėmarrjes sė fundit. Mbetja jote – trupi yt – do tė bėhet pjesė e dheut.
Po, por cila ėshtė arsyeja pėr tė gjitha kėto ngjarje?
Nėse Allahu do tė kishte dėshiruar, trupi nuk do tė kalbej nė kėtė mėnyrė. Kjo mban nė vete njė porosi tė brendshme shumė tė rėndėsishme.
Fundi i llahtarshėm qė e pret njeriun duhet qė ta mėsojė atė se ai nuk ėshtė vetė trupi, por shpirt “i mbyllur” brenda nė trup. Me fjalė tjera, njeriu duhet tė mėsoj se ai ka njė ekzistencė pėrtej trupit tė tij. Bile, njeriu duhet qė tė kuptojė vdekjen e trupit tė tij qė ai mundohet ta posedojė meqė ai dėshiron tė mbetet pėrgjithmonė nė kėtė botė tė pėrkohshme. Sidoqoftė ky trup, qė e mendon se ėshtė shumė i rėndėsishėm, do tė kalbet dhe do tė jetė ushqim i krimbave njė ditė dhe mė nė fund do tė mbetet vetėm njė skelet. Ajo ditė mund tė jetė shumė afėr.
Pėrkundėr kėtyre fakteve, procesi mendor i njeriut ka prirje pėr nėnvlerėsim tė asaj ēfarė nuk do apo nuk i pėlqen. Ai bile ka prirje qė tė mohon ekzistimin e gjėrave qė ai pėrpiqet t’u largohet. Kjo tendencė mė sė shumti duket kur bėhet fjalė pėr vdekjen. Vetėm funerali apo vdekja e papritur e ndonjė anėtari tė familjes sjell kėtė realitet nė mend. Gati ēdokush e sheh vdekjen shumė larg nga vetja. Supozimi ėshtė se ata qė kanė vdekur nė gjumė apo nė ndonjė fatkeqėsi janė njerėz tjerė dhe ēfarė iu ka ndodhur atyre nuk do tė na ndodhė edhe neve! Ēdokush mendon se ėshtė shumė herėt pėr tė vdekur dhe gjithmonė ekzistojnė edhe shumė vite pėrpara qė duhet jetuar.
Por sigurisht, njerėzit qė kanė vdekur rrugės pėr nė shkollė apo duke u ngutur qė tė arrijnė nė njė mbledhje afariste kanė pasur mendimin e njėjtė. Ata sigurisht kurrė nuk kanė menduar se lajmet e gazetave tė nesėrmen do tė lajmėrojnė pėr vdekjen e tyre. Ėshtė mė se e sigurt se, derisa jeni duke i lexuar kėta rreshta, ti ende nuk pret qė do tė vdesėsh shpejt pasi t’i kesh kryer kėto rreshta apo as qė mendon pėr mundėsinė qė do tė mund tė ndodhte. Si duket mendon se ėshtė herėt qė tė vdesėsh sepse ke shumė gjėra pėr tė plotėsuar. Mirėpo, kjo ėshtė vetėm njė shmangie e vdekjes dhe kėto janė vetėm pėrpjekje tė kota pėr t’i ikur:
Thuaj: "Nėse ikėt prej vdekjes ose prej mbytjes, ikja nuk do t'ju bėjė dobi, sepse edhe atėherė nuk do tė (shpėtoni) pėrjetoni vetėm pėr pak kohė". (Ahzab:16)
Njeriu qė ėshtė krijuar i vetmuar duhet tė jetė i vetėdijshėm qė edhe do tė vdes i vetmuar. Por gjatė jetės, ai jeton gati i dhėnė pas pasurisė. Qėllimi i vetėm i tij nė jetė ėshtė qė tė ketė shumė e mė shumė. Sidoqoftė, askush nuk mund qė tė marr me vete pasurinė e vet nė varr. Trupi ėshtė i mbėshtjellė me qefin i cili ėshtė i bėrė nga materiali mė i lirė. Trupi vjen nė kėtė botė i vetmuar dhe largohet nė tė njėjtėn mėnyrė. Pasuria e vetme qė njeriu mund tė merr me vete kur tė vdes ėshtė besimi apo mosbesimi i tij.
All-llahu ėshtė Ai qė ju krijoi nė njė gjendje tė dobėt, pastaj pas asaj dobėsie ju dha fuqi, e pas fuqisė, dobėsi e pleqėri. Ai krijon ēka tė dojė, Ai ėshtė mė i dijshmi, mė i fuqishmi.
(Rum: 54)
Krijoni Kontakt