Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 123
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Vdekja e njeriut

    Jeta rrjedh sekondė pas sekonde. A jeni tė vetėdijshėm se ēdo ditė iu afron mė afėr vdekjes ose se vdekja ėshtė aq afėr jush sa ėshtė afėr tė tjerėve?

    Siē na ėshtė kumtuar nė ajetin: “Secili njeri do tė shijojė vdekjen, e pastaj do tė ktheheni te Ne.” (Ankebut: 57), secili qė ėshtė shfaqur ndonjėherė nė kėtė botė ėshtė i pėrcaktuar qė tė vdes. Pa pėrjashtim tė gjithė do tė vdesin, ēdonjėri. Sot, ėshtė vėshtirė qė t’u biesh nė gjurmė shumė njerėzve qė kanė vdekur. Ata qė tani janė gjallė dhe ata qė ndonjėherė do tė jetojnė do ta shijojnė vdekjen nė ditėn e caktuar. Pavarėsisht nga ky fakt, njerėzit mundohen ta shohin vdekjen si njė aksident i pamundur.

    Paramendoje njė foshnje qė vetėm sa ka lindur dhe njeriun i cili ėshtė duke vdekur. Asnjeri as tjetri nuk kanė ndikim nė procesin e lindjes apo tė vdekjes. Vetėm Allahu ka fuqinė qė tė inspirojė frymėn e lindjes dhe tė vdekjes.

    Tė gjithė njerėzit do tė jetojnė deri nė ditėn e caktuar e pastaj do tė vdesin; Allahu nė Kur’an jep shpjegim pėr qėndrimin e zakonshėm tė treguar ndaj vdekjes nė ajetin nė vazhdim:

    Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej sė cilės po ikni, ka pėr t'ju zėnė, e mandej do tė silleni te Ai qė e di tė padukshmen dhe tė dukshmen, dhe atėherė Ai do t'ju njoftojė me atė qė keni punuar". (Xhuma: 8)

    Shumica e njerėzve i shmangen mendimit pėr vdekjen. Nė vlugun e punėve tė pėrditshme, njeriu zakonisht preokupohet me ēėshtje krejtėsisht tjera: cilin fakultet ta regjistrojė, pėr cilėn kompani tė punojė, ēfarė ngjyre tė rrobave tė vesh tė nesėrmen, ēfarė tė gatuajė pėr darkė; tė gjitha kėto janė ēėshtjet madhore qė zakonisht i kemi nė konsideratė. Jeta kuptohet si njė proces rutinė pėr ēėshtjet aq tė vogla. Pėrpjekjet pėr tė biseduar pėr vdekjen gjithmonė ndėrpriten nga ata qė trazohen nga dėgjimi pėr kėtė ēėshtje. Marrja me seriozitet e ēėshtjes sė vdekjes bėhet vetėm kur dikush plaket, dhe nuk e ēan kokėn mė herėt pėr kėtė ēėshtje aq tė pakėndshme. Por duhet qė tė kemi nė mendje se nuk e kemi jetėn tė garantuar as deri nė orėn e ardhshme. Ēdo ditė njeriu ėshtė dėshmitar i vdekjes sė njerėzve pėrreth tij por mendon pak pėr ditėn qė tjerėt do tė jenė dėshmitar tė vdekjes sė tij. Ai kurrė nuk supozon se pėrfundim i tillė ėshtė duke e pritur!

    Megjithatė, kur vdekja vjen i gjithė realiteti i jetės “papritmas” zhduket. Nuk pėrmenden mė as “ditėt e lumtura”. Paramendo tė gjithat qė ke mundėsi t’i bėsh mu tani: tė bėni me sy, lėvizni trupin, flisni, qeshni; tė gjitha kėto janė funksione trupore. E tani paramendo pėr gjendjen dhe formėn e trupit tėnd pas vdekjes.

    Qė nga frymėmarrja e fundit, do tė bėhesh vetėm njė “grumbull mishi”. Trupi yt, i qetė dhe i palėvizshėm, do tė dėrgohet nė morg. Atje do tė lahesh pėr herė tė fundit. I mbėshtjellė nė qefin, kufoma jote do tė bartet pėr nė varreza me arkivol. Kur trupi vendoset nė varr, dheu do tė mbulojė. Ky ėshtė fundi i tregimit tėnd. Prej kėtij momenti, ti bėhesh vetėm njėri nga emrat e shkruar nė gurin prej mermeri.

    Gjatė muajve ose viteve tė para, varri yt do tė vizitohet shpesh. Me kalimin e kohės, njerėzit vijnė mė rrallė. Pas disa dekadave, askush mė nuk do tė vizitojė.

    Ndėrkohė, familja jote e ngushtė do tė pėrjetojnė njė aspekt tjetėr tė vdekjes suaj. Nė shtėpi, dhoma dhe shtrati juaj do tė jenė tė zbrazėt. Pas varrimit, ato sende qė kanė mbetur do tė mbesin nė shtėpi: shumica e teshave, kėpucėve, etj., do t’i dhurohen dikujt qė kanė nevojė. Regjistri yt nė komunė do tė shlyhet apo do tė arkivohet. Gjatė viteve tė parė, dikush do tė mbajė zi pėr ty. Sidoqoftė, koha punon kundėr kujtimeve qė ke lėnė prapa. Pas 4-5 dekadave, do tė mbesin vetėm disa qė do tė pėrkujtojnė. Do tė vijnė gjeneratat e reja dhe askush nga gjenerata jote nuk do tė jetė nė botė. A do tė pėrkujtohesh apo jo, ēdo gjė do tė jetė e pavlerė pėr ty.

    Derisa kjo krejt ngjanė mbi tokė, kufoma nėn dhé do tė kalojė nėpėr procesin e shpejtė tė kalbjes. Menjėherė pasi tė jesh vendosur nė varr, procesi i shumimit tė baktereve dhe insekteve do tė fillojė pėr shkak tė mungesės sė oksigjenit. Gazrat e liruara nga kėto organizma do tė fryjnė trupin, duke filluar nga abdomeni, duke ndryshuar formėn dhe dukjen e tij. Gjaku do tė shpėrthejnė nga goja dhe hunda pėr shkak tė shtypjes sė gazrave nė diafragmė. Me procedimin e kalbjes, qimet e trupit, thonjtė, shputat dhe shuplakat do tė bien. Duke shoqėruar ndryshimin e jashtėm tė trupit, organet e brendshme si mushkėritė, zemra dhe mėlēia gjithashtu do tė kalben. Nė ndėrkohė, skenat mė tė tmerrshme do tė ndodhin nė abdomen, ku lėkura nuk mund tė bartė shtypjen e gazrave dhe papritmas shpėrthen, duke shpėrndarė njė erė shumė tė keqe dhe tė padurueshme. Duke filluar nga kafka, muskujt do tė shkėputet nga vendet e tyre, lėkura dhe indet e buta do tė shpėrbėhen tėrėsisht. Truri do tė kalbet dhe do tė fillojė tė duket si baltė. Ky proces do tė vazhdojė derisa i tėrė trupi do tė mbetet vetėm skelet.



    Nuk ka mundėsi qė prapė tė kthehet jeta e vjetėr. Mbledhja rreth tryezės nė darkė me anėtaret e familjes, shoqėrimi apo qė prapė tė kemi vend tė mirė pune, ėshtė e pamundur.

    Shkurtimisht, “grumbulli i mishit dhe eshtrave”, nė tė cilin kemi mundur tė dallojmė fytyrat, do tė pėrballet me njė pėrfundim tė shėmtuar. Nga ana tjetėr, ti – apo mė mirė tė themi, shpirti yt – do tė largohet nga trupi yt menjėherė pas frymėmarrjes sė fundit. Mbetja jote – trupi yt – do tė bėhet pjesė e dheut.

    Po, por cila ėshtė arsyeja pėr tė gjitha kėto ngjarje?

    Nėse Allahu do tė kishte dėshiruar, trupi nuk do tė kalbej nė kėtė mėnyrė. Kjo mban nė vete njė porosi tė brendshme shumė tė rėndėsishme.

    Fundi i llahtarshėm qė e pret njeriun duhet qė ta mėsojė atė se ai nuk ėshtė vetė trupi, por shpirt “i mbyllur” brenda nė trup. Me fjalė tjera, njeriu duhet tė mėsoj se ai ka njė ekzistencė pėrtej trupit tė tij. Bile, njeriu duhet qė tė kuptojė vdekjen e trupit tė tij qė ai mundohet ta posedojė meqė ai dėshiron tė mbetet pėrgjithmonė nė kėtė botė tė pėrkohshme. Sidoqoftė ky trup, qė e mendon se ėshtė shumė i rėndėsishėm, do tė kalbet dhe do tė jetė ushqim i krimbave njė ditė dhe mė nė fund do tė mbetet vetėm njė skelet. Ajo ditė mund tė jetė shumė afėr.

    Pėrkundėr kėtyre fakteve, procesi mendor i njeriut ka prirje pėr nėnvlerėsim tė asaj ēfarė nuk do apo nuk i pėlqen. Ai bile ka prirje qė tė mohon ekzistimin e gjėrave qė ai pėrpiqet t’u largohet. Kjo tendencė mė sė shumti duket kur bėhet fjalė pėr vdekjen. Vetėm funerali apo vdekja e papritur e ndonjė anėtari tė familjes sjell kėtė realitet nė mend. Gati ēdokush e sheh vdekjen shumė larg nga vetja. Supozimi ėshtė se ata qė kanė vdekur nė gjumė apo nė ndonjė fatkeqėsi janė njerėz tjerė dhe ēfarė iu ka ndodhur atyre nuk do tė na ndodhė edhe neve! Ēdokush mendon se ėshtė shumė herėt pėr tė vdekur dhe gjithmonė ekzistojnė edhe shumė vite pėrpara qė duhet jetuar.

    Por sigurisht, njerėzit qė kanė vdekur rrugės pėr nė shkollė apo duke u ngutur qė tė arrijnė nė njė mbledhje afariste kanė pasur mendimin e njėjtė. Ata sigurisht kurrė nuk kanė menduar se lajmet e gazetave tė nesėrmen do tė lajmėrojnė pėr vdekjen e tyre. Ėshtė mė se e sigurt se, derisa jeni duke i lexuar kėta rreshta, ti ende nuk pret qė do tė vdesėsh shpejt pasi t’i kesh kryer kėto rreshta apo as qė mendon pėr mundėsinė qė do tė mund tė ndodhte. Si duket mendon se ėshtė herėt qė tė vdesėsh sepse ke shumė gjėra pėr tė plotėsuar. Mirėpo, kjo ėshtė vetėm njė shmangie e vdekjes dhe kėto janė vetėm pėrpjekje tė kota pėr t’i ikur:

    Thuaj: "Nėse ikėt prej vdekjes ose prej mbytjes, ikja nuk do t'ju bėjė dobi, sepse edhe atėherė nuk do tė (shpėtoni) pėrjetoni vetėm pėr pak kohė". (Ahzab:16)

    Njeriu qė ėshtė krijuar i vetmuar duhet tė jetė i vetėdijshėm qė edhe do tė vdes i vetmuar. Por gjatė jetės, ai jeton gati i dhėnė pas pasurisė. Qėllimi i vetėm i tij nė jetė ėshtė qė tė ketė shumė e mė shumė. Sidoqoftė, askush nuk mund qė tė marr me vete pasurinė e vet nė varr. Trupi ėshtė i mbėshtjellė me qefin i cili ėshtė i bėrė nga materiali mė i lirė. Trupi vjen nė kėtė botė i vetmuar dhe largohet nė tė njėjtėn mėnyrė. Pasuria e vetme qė njeriu mund tė merr me vete kur tė vdes ėshtė besimi apo mosbesimi i tij.

    All-llahu ėshtė Ai qė ju krijoi nė njė gjendje tė dobėt, pastaj pas asaj dobėsie ju dha fuqi, e pas fuqisė, dobėsi e pleqėri. Ai krijon ēka tė dojė, Ai ėshtė mė i dijshmi, mė i fuqishmi.
    (Rum: 54)
    #VamosArgentina

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    JOSHJA PAS MALLIT TĖ KĖSAJ BOTE

    Gjatė jetės, kemi synime tė caktuara qė dėshirojmė tė arrijmė: pasuri, bollėk, status mė tė mirė, si dhe grua dhe fėmijė. Kėto janė mes caqeve mė tė zakonshme qė i kanė gati tė gjithė njerėzit. I gjithė planifikimi dhe pėrpjekjet janė tė bėra me qėllim tė arritjes sė kėtyre caqeve. Pavarėsisht nga vetė fakti i padiskutueshėm se ēdo gjė ka prirje pėr plakje dhe zhdukje, njerėzit nuk munden qė tė pėrmbahen nga lidhshmėria qė kanė ndaj sendeve. Vetura e re njė ditė del nga moda; pėr shkaqe natyrale, fermat e pasura bėhen shterpė; njė person i bukur me kohė humb bukurinė e vet. Mbi tė gjitha, ēdo njeri mbi kėtė tokė vdes, duke i lėnė tė gjitha pas vetes. Pėrkundėr kėtyre fakteve tė pakundėrshtueshme, njeriu shfaq pėrkushtim tė pashpjegueshme pėr pasuri.

    Ata qė kalojnė jetėn e tyre me pėrkushtim tė verbėr pas tė mirave tė kėsaj bote do tė kuptojnė se ata e kanė kaluar tėrė jetėn e tyre pas iluzioneve. Ata do tė kuptojnė situatėn e tyre qesharake pasi tė vdesin. Vetėm atėherė qėllimi pėrfundimtar i jetės, me qenė shėrbėtor i Allahut, do tė jetė i qartė pėr ta.

    Allahu nė Kur’an tregon pėr kėtė “lidhshmėri tė thellė” nė ajetin si vijon:

    Njerėzve u ėshtė zbukuruar dashuria ndaj tė kėndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisė sė grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve tė stolisur, bagėtisė e bujqėsisė. Kėto janė kėnaqėsi tė kėsaj bote, po te All-llahu ėshtė e ardhmja mė e mirė. (Ali-Imran:14)

    Tė gjitha ēėshtjet e kėsaj bote – pasuria, gratė, fėmijėt dhe afarizmi – i mbajnė njerėzit shumė tė zėnė nė kėtė jetė. Sidoqoftė, nėse do tė mund ta kuptonin fuqinė dhe menēurinė e Allahut, ata do ta kishin ditur se gjėrat qė u janė dhėnė njerėzve janė vetėm mjete pėr tė fituar kėnaqėsinė e Tij. Kėshtu, ata do tė kuptonin se qėllimi kryesor i njeriut ėshtė qė tė jetė shėrbėtor i Tij. Por, ata qė nuk kanė besim tė vėrtetė nė Allahun kanė vizion tė paqartė dhe kuptim tė mangėt tė ekzistimit tė tyre pėr shkak tė ambicieve pėr kėtė botė. Ata presin gjėra tė mėdha nga kjo jetė me tė meta.

    Ėshtė befasuese se njeriu harron krejtėsisht pėr ahiretin, qė ėshtė vendbanim mė i pėrsosur pėrfundimisht mė superior pėr tė, dhe ai ėshtė i kėnaqur me kėtė botė. Nėse dikush nuk e ka besimin e plotė, bile edhe ekzistimi i njė “probabiliteti” tė lehtė pėr botėn e ahiretit duhet ta bėjė atė qė, sė paku, tė mendojė me njė qėndrim mė tė matur.

    Besimtarėt, nga ana tjetėr, janė plotėsisht tė vetėdijshėm se kjo nuk ėshtė, nė asnjė mėnyrė, njė “probabilitet”, por njė realitet. Kjo ėshtė arsyeja pse jetėt e tyre i shėrbejnė qėllimit tė ērrėnjosjes se mundėsisė sė vogėl pėr tė shkuar nė ferr; pėrpjekjet e tyre janė kryekėput pėr arritjen nė parajsė. Ata e dinė qartė se dėshpėrimi qė do tė ndiejnė nė ahiret pas kalimit tė jetės pas dėshirave tė kota do tė jetė i hidhur. Ata gjithashtu janė tė vetėdijshėm se grumbullimi i pasurisė, siē ėshtė llogaria e tejmbushur bankare, veturat dhe shtėpitė luksoze, nuk do tė pranohen si shkėmbim me dėnimin e pėrjetshėm. Bile, asnjė familje apo shok i ngushtė nuk do tė jenė tė pranishėm qė tė shpėtojnė dikė nga mjerimi i pėrhershėm. Nė tė kundėrtėn, ēdo shpirt do tė pėrpiqet qė tė shpėtojė veten. Sidoqoftė pėrkundėr tėrė kėsaj, shumica e njerėzve mendojnė se jeta nuk vazhdohet ahiret, dhe me zili e pėrqafojnė kėtė botė. Allahu thotė nė ajetin si vijon:

    Juve u preokupoi pėrpjekja pėr shumimin (e pasurisė, tė fėmijėve, tė pozitės)! Derisa tė mos i vizitoni varrezat (tė bėheni banues tė tyre - tė vdisni). (Tekathur:1-2)

    Lakmia pas pasurisė sė kėsaj bote ėshtė, padyshim, fshehtėsia e sprovės. Allahu i krijon tė gjitha gjėrat qė Ai i dhuron njeriut me njė stėrhollim tė madh, e ato janė vetėm pėr njė kohė tė shkurtė. Kjo ėshtė vetėm pėr tė bėrė njeriun qė tė mendoj dhe tė krahasojė gjėrat qė i janė dhėnė nė kėtė botė me ato ahiret. Kjo ėshtė “fshehtėsia” pėr tė cilėn po flasim. Jeta nė tokė me tė vėrtetė ėshtė madhėshtore; ėshtė tėrheqėse dhe e shumėngjyrshme dhe kėshtu zbulon madhėshtinė e krijesave tė Allahut. Qė tė jetohet njė jetė e mirė dhe tė kėnaqesh nė tė, padyshim, ėshtė ajo ēfarė njeriu dėshiron, dhe sigurisht, i lutet Allahut pėr kėtė gjė. Por kjo nuk duhet tė jetė qėllimi pėrfundimtar, pasi synime tė tilla nė jetė nuk janė mė tė rėndėsishme se arritja e kėnaqėsisė sė Allahut dhe parajsa. Prandaj, njeriu kurrė nuk duhet tė harrojė qėllimin e tij kryesor, derisa kėnaqet me tė mirat e kėtyre dhuratave. Pėr kėtė ēėshtje Allahu paralajmėron njeriun nė ajetin e mėposhtėm:

    Dhe ēdo gjė qė u ėshtė dhėnė juve ėshtė kėnaqėsi dhe shije e kėsaj bote, ndėrsa ajo qė ėshtė te All-llahu (thevabi) ėshtė shumė mė e mirė dhe e pėrhershme, pra, a nuk mendoni? (Kasas: 60)

    Kjo dashuri e madhe pėr gjėrat e kėsaj bote ėshtė njėra ndėr arsyet pse njeriu harron ahiretin. Kjo ėshtė edhe njė pikė qė duhet mbajtur nė mend: njeriu kurrė nuk e gjen lumturinė e vėrtetė nė asnjėrėn nga gjėrat e kėsaj bote qė i lakmon nė kėtė botė apo tė ndonjė pajisje qė ai pėrpiqet tė ketė. Kjo ėshtė kėshtu pėr shkak se dėshirat e pashtershme ėshtė shumė vėshtirė tė plotėsohen. Pa marrė parasysh se sa dikush ka, dėshirat egoiste kurrė nuk marrin fund. Nė mėnyrė tipike, gjithmonė kėrkon mė mirė dhe mė tepėr. Ky ėshtė shkaku pse njeriu nuk mund tė gjej qetėsi ose kėnaqėsi nė kėtė botė.
    #VamosArgentina

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    A ekziston pasuria e vėrtetė nė kėtė botė?

    Shumica e njerėzve supozojnė se mund ta kthejnė jetėn e tyre nė njė jetė tė pėrsosur kur tė vendosin qė ta bėjnė atė. Bile, ata thjeshtė supozojnė se arritja e cilėsisė sė lartė tė jetės ėshtė e mundur duke pasur mė shumė para, standarde mė tė mira tė jetės, familje tė lumtur, si dhe njė status tė shkėlqyeshėm nė shoqėri. Por ata njerėz qė i pėrkushtojnė tėrė kohėn pėr tė siguruar gjėrat e tilla, qartė janė duke bėrė gabim. Sė pari, ata vetėm pėrpiqen qė tė arrijnė paqe dhe lumturi nė kėtė botė dhe harrojnė ahiretin. Pavarėsisht nga fakti se qėllimi i tyre ėshtė qė tė bėhen shėrbėtorė tė Allahut nė kėtė botė dhe tė jenė falėnderues pėr atė ēfarė iu ėshtė dhuruar, ata kalojnė jetėn nė pėrmbushjen e dėshirave tė tyre tė kota.

    Allahu e lajmėron njeriun pėr lakminė e parėndėsishme dhe mashtruese tė kėsaj bote nė Kur’an:

    Ju njerėz dinie se jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr vetėm se lojė, kalim kohe nė argėtim, stoli, krenari mes jush dhe pėrpjekje nė shtimin e pasurisė dhe tė fėmijėve, e qė ėshtė si shembull i njė shiu prej tė cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atė tė verdhė, mandej bėhet e thyer e llomitur, e nė botėn tjetėr ėshtė dėnimi i rėndė, por edhe falje mėkatesh dhe dhurim i kėnaqėsisė nga All-llahu; pra jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr vetėm se pėrjetim mashtrues. (Hadid:20)

    Mosbesimi nė ahiret apo tė kuptuarit e tij si mundėsi tė largėt ėshtė gabimi fondamental i shumė njerėzve. Ata besojnė se kurrė nuk do tė humbin pasurinė e tyre. Krenaria bėn qė tė largohen nga nėnshtrimi ndaj Allahut dhe t’i kthejnė shpinėn premtimit tė Tij. Fundi i kėtyre njerėzve tregohet si vijon:

    Ata qė nuk presin takimin Tonė, qė janė tė kėnaqur me jetėn e dynjasė dhe kanė gjetur prehje nė tė, dhe ata qė janė indiferentė ndaj argumenteve tona. Vendi pėr tė tillėt ėshtė zjarri, pėr shkak tė asaj qė punuan. (Junus:7-8)

    Historia ka qenė dėshmitare e shumė njerėzve tė tillė. Mbretėrit, perandorėt dhe faraonėt kanė menduar se mund tė sigurojnė pavdekshmėrinė pėrmes pasurisė sė tyre pėrrallore; mendimi se ekziston diēka mė e vlefshme sesa pasuria dhe fuqia kurrė nuk ju ka shkuar ndėr mend. Kjo mendėsi e cekėt i ka devijuar kėta njerėz, qė ishin tė mahnitur me pasurinė dhe fuqinė e tyre. Sidoqoftė, tė gjithė kėta jobesimtarė kanė pėrjetuar pėrfundim tė tmerrshėm. Nė Kur’an, Allahu na tregon pėr ta:

    A mos mendojnė ata se me atė qė jemi duke u dhėnė atyre nga pasuria dhe fėmijėt, nxitojmė t'u ofrojmė atyre tė mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janė kah e kuptojnė. (Mu’minun: 55-56)

    Prandaj, mos tė mahnitė (mos e shih tė mirė) pasuria e tyre e as fėmijėt e tyre, All-llahu do vetėm t'i dėnojė me to nė jetėn e kėsaj bote e t'ju nxjerrė shpirtrat duke qenė ashtu qafira. (Teube:55)



    Kėta njerėz nė tė vėrtetė shpėrfillin pikėn vendimtare. E gjithė pasuria dhe ēdo gjė e konsideruar e rėndėsishme, i takon Allahut. Allahu, Poseduesi i vėrtetė i pasurisė, u shpėrndanė pasurinė e Tij tė pafundme atyre qė Ai dėshiron. Si pėrgjigje, nga njeriu pritet qė tė tregojė falėnderimin e tij ndaj Allahut dhe tė bėhet shėrbėtor besnik i Tij. Duhet mbajtur nė mend se askush nuk mund t’i kufizojė pasurinė e atij qė Allahu i ka dhuruar. Nė tė njėjtėn mėnyrė, nėse dikush ėshtė i privuar nga pasuria, askush pėrpos Allahut nuk mund ta mbėshtes. Kėshtu, Allahu i fut nė sprovė njerėzit e vet. Sidoqoftė, ata qė harrojnė Krijuesin e vet dhe ditėn e gjykimit nuk i kushtojnė vėmendjen ajetit:

    All-llahu i ofron furnizim me bollėk atij qė do dhe ia kufizon (atij qė do). Po ata (jobesimtarėt) janė tė gėzuar me jetėn e kėsaj bote. E jeta e kėsaj bote ndaj botės tjetėr nuk ėshtė tjetėr vetėm se njė pėrjetim (i shkurtėr). (Rrad: 26
    #VamosArgentina

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    A janė tė rėndėsishėm pasuria dhe statusi nė kėtė botė?

    Shumica e njerėzve besojnė se jeta nė mėnyrė tė pėrsosur paqėsore mund tė arrihet nė kėtė botė. Kjo mendėsi sugjeron se njeriu mund tė gjej lumturinė e vėrtetė dhe tė fitojė respekt nga tė tjerėt nėse bėhet i pasur. Mendėsi e njėjtė besohet se kur tė arrihet kjo, do tė zgjasė deri nė fund tė botės. Por, e vėrteta qėndron ndryshe. Njeriu kurrė nuk do tė mund tė arrijė jetėn e ėndrrave tė veta duke harruar Krijuesin e vet dhe ditėn e gjykimit. Pėr shkak se derisa ai tė realizon njė cak, ai mendon pėr caqe tjera. Nuk i mjafton qė ėshtė duke fituar shumė, ai vazhdon me aktivitete tė reja. Ai nuk kėnaqet me banesėn e re posa tė shoh qė fqinji i tij e ka shtėpinė mė tė dekoruar, apo ndryshe, pėr shkakun se e ka shtėpinė e dizajnuar me modelin nga viti i kaluar, e qė mė nuk ėshtė nė modė, bėn qė ai ta ri-dekorojė. Psikologjia e jobesimtarėve shumė qartė shpjegohet nė ajetin e ardhshėm:

    Ti, mė le Mua dhe atė qė e krijova tė vetmuar. Dhe bėra kėtė pasuri tė madhe. E bėra edhe me djem qė i ka me vete. Dhe Unė i lash nė disponim tė gjitha mundėsitė. E ai lakmon qė t'i shtoj edhe mė tepėr. (Mudeththir: 11-15)

    Personi me mendje tė mprehtė dhe kuptim tė pastėr duhet tė dijė se ata qė kanė disa shtėpi me mė shumė dhoma se sa banorė, vetura luksoze apo veshje pėrrallore janė tė aftė qė tė pėrdorin vetėm njė pjesė tė pasurisė sė tyre. Nėse e ke shtėpinė mė tė madhe nė botė, a ėshtė e mundur qė tė kėnaqesh me komforin e secilės dhomė nė tė njėjtėn kohė? Gjithashtu, nėse ke gardėrobė tė modės sė fundit, sa tesha mund t’i veshės gjatė ditės? Pronari i njė shtėpie me shumė dhoma, nė kushtet e kohės dhe hapėsirės mund tė qėndrojė nė njė kohė vetėm nė njė dhomė. Nėse tė ofrohen tė gjitha gjellėt e ndonjė kuzhine tė njohur, barku juaj nuk mund t’i zė mė shumė se disa nga ato gjellėza; dhe nėse mundohesh qė tė hash mė shumė, rezultati do tė jetė mė shumė torturė sesa kėnaqėsi.

    Lista do tė mund tė zgjatej edhe mė tej, por fakti mė i madh ėshtė se njeriu ėshtė i destinuar nė njė kohė tė kufizuar tė jetės nė tė cilėn mund tė shijoj luksin e pasurisė sė tij. Njeriu shpejt shkon kah fundi i tij, sidoqoftė ai mezi e kupton kėtė gjatė jetės sė tij dhe mendon se pasuria e tij do t’i sjell atij lumturi tė amshueshme, siē tregon ajeti:

    E mendon se pasuria e tij do ta bėjė tė pėrjetshėm. (Humeze: 3)

    Njeriu ėshtė i hipnotizuar me fuqinė e pasurisė sė vet dhe kur pėrballet me fundin e tij nė ditėn e gjykimit, ai do tė pėrpiqet t’i ikė dėnimit duke e falur pasurinė e vet:

    Edhe pse ata shihen ndėrmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njėri-tjetrit). Krimineli dėshiron sikur tė kishte paguar dėnimin e asaj dite me bijtė e vet. Dhe me gruan e vet dhe me vėllain e vet. Edhe me tė afėrmit e tij qė ai te ata mbėshtetej. Edhe me krejt ēka ka nė tokė, e vetėm tė kishte shpėtuar! Jo, kurrsesi, ajo (para) ėshtė Ledhdha - flaka (emėr i Xhehennemit). (Me’arixh:11-15)

    Sidoqoftė, disa njerėz janė tė vetėdijshėm se pasuria, prosperiteti dhe fatin i mirė janė nėn kontrollin e Allahut. Nga kjo, ata janė tė vetėdijshėm se shkalla dhe statusi janė gjėra qesharake. Vetėm kėta njerėz sinqerisht e kuptojnė se kjo pasuri nuk do t’i shpėtojė ata nė ahiret. Prandaj, ata nuk jepen pas sendeve tė vlefshme tė kėsaj bote. Shfaqja e arrogancės nuk ėshtė tipar qė pret prej kėtyre njerėzve aq modestė. Duke mos harruar kurrė ekzistencėn e Allahut tė Plotfuqishėm i bėn ata qė tė jenė falėnderues pėr ēdo gjė qė ai iu jep. Si pėrgjigje pėr sjellje tė tillė, Allahu premton jetė tė ndershme dhe tė rehatshme pėr ta. Njerėzit qė besojnė Allahun dhe tė qenurit shėrbėtorė tė Allahut ėshtė qėllim pėrfundimtar i jetės sė tyre, janė tė vetėdijshėm se nga gjėrat e kėsaj bote mund tė kenė pėrfitim vetėm njė kohė tė caktuar dhe se mallrat e kėsaj bote janė tė pavlefshme nė krahasim me bollėkun e premtuar tė pėrhershėm. Pasuria kurrė nuk i bėn kėta njerėz tė jepen pas kėsaj bote. Bile nė tė kundėrtėn, ata i bėjnė mė falėnderues dhe mė afėr Allahut. Ata punojnė drejtėsisht me ēdokėnd dhe ēdo ēėshtje, dhe mundohen, me ēfarė Allahu iu ka dhėnė, qė tė fitojnė kėnaqėsinė e Tij. Mė me dėshirė se sa tė kėnaqen nga pasuria e kėsaj bote, ata synojnė t’i arrijnė vlerat kur’anore qė pritet nga ata, duke qenė plotėsisht tė vetėdijshėm se statuti dhe lėvdata janė tė rėndėsishėm nė prani tė Allahut. Profeti Sylejman na jep njė shembull pėr tė gjithė njerėzit si njė besimtar i ndershėm duke shfaqur tipare tė tilla nė jetėn e tij. Tė poseduarit e njė pasur pasurie tė madhe dhe sovraniteti, Sylejmani qartė tregon pse e ka ndjekur kėtė pasuri:

    E ai tha: "Unė i dhashė pėrparėsi dashurisė sė kuajve, ndaj Zotit tim, derisa (dielli) u fsheh dhe perėndoi". (Sad:32)

    Dėshtimi qė tė kuptohet pse mallrat e kėsaj bote janė krijuar nė kėtė botė shpien njerėzit tė harrojnė se ata do tė mund tė pėrdorin pasuritė e kėsaj bote vetėm pėr 60-70 vjet, nėse kanė aq jetė tė paracaktuar, e atėherė do t’i lėnė mbrapa shtėpitė, veturat dhe fėmijėt e tyre. Ata nuk mendojnė se do tė varrosen tė vetmuar. Gjatė gjithė jetės sė tyre ata kanė vrapuar pėr pasuri nė tė cilėn kurrė nuk do tė kėnaqen.

    Sidoqoftė, ata qė e konsiderojnė pasurinė si shpėtimtar dhe e neglizhojnė ekzistimin e Krijuesit tė tyre do tė vuajnė nė tė dy botėt:

    Ėshtė e vėrtetė se atyre qė nuk besuan nuk do t'u vlejė asgjė para All-llahut, as pasuria e as fėmijėt e tyre. Ata vetė janė lėndė e zjarrit. (Ali Imran:10)

    Kur’ani lajmėron fundin e tyre qė demonstrojnė lakmi tė pashuar ndaj pasurisė:

    Qė ka tubuar pasuri dhe qė atė e ruan tė mos i pakėsohet,
    E mendon se pasuria e tij do ta bėjė tė pėrjetshėm!
    Jo, tė mos mendojė ashtu! Se ai pa tjetėr do tė hidhet nė Hutame,
    E ēka din ti se ē'ėshtė Hutame?
    Ėshtė zjarri i All-llahut i ndezur fort.
    Qė depėrton deri nė loēkė tė zemrės.
    Ai i mbyll ata, ua zė frymėn. Ata janė tė lidhur nė pranga tė njėpasnjėshme. (Humeze:2-9)

    Pasuria e vėrtetė u takon atyre besimtarėve qė kurrė nuk kanė shfaqur interes personal nė pasuritė e kėsaj bote dhe qė mė tė vėrtetė besojnė se vetėm Allahu i jep tė gjitha njeriut. Kėta nė tė vėrtetė janė njerėzit e pasur nė kėtė botė; ata nuk e kufizojnė jetėn e tyre nė vetėm 50-60 vjet. Besimtarėt angazhohen nė tregtinė mė tė mirė me arritjen e parajsės nė kėmbim me jetėn e kėsaj bote. Ata preferojnė pasurinė e amshueshme nė vend tė asaj tė pėrkohshmes. Allahu na informon nė lidhje me kėtė nė ajetin nė vijim:

    All-llahu bleu prej besimtarėve shpirtrat dhe pasurinė e tyre me xhennet. Luftojnė nė rrugėn e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim tė cilin e vėrtetoi nė Tevrat, Inxhill e Kur'an. E kush ėshtė mė zbatues i sigurt i premtimit tė vet se All-llahu? Pra, gėzonju tregtisė qė bėtė me Tė. Ky ėshtė suksesi i madh. (Teube:111)

    Mospėrfillja e kėtyre fakteve, ata qė “kapen pas” kėsaj jete sė shpejti do tė kuptojnė qartė se kush ėshtė nė rrugė tė vėrtetė.
    #VamosArgentina

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Martesa

    Martesa konsiderohet si njė pikė kthesė e rėndėsishme nė jetė. Secila vajzė apo djalė shpreson qė tė takojė personin e ėndrrave tė veta. Bashkėshorti i mirė ėshtė synim madhor nė jetė dhe tė rinjtė janė gati tė “indoktrinuar” me rėndėsinė e gjetjes sė atij tė vėrtetit. Sidoqoftė, marrėdhėniet mes mashkullit dhe femrės bazohen krejtėsisht nė terrenet e pathemelta tė shoqėrive injorante, gjegjėsisht nė shoqėritė ku njerėzit nuk e pranojnė mėnyrėn e jetės nga Kur’ani: “miqėsitė” janė vetėm marrėdhėnie romantike nė tė cilėn tė dy gjinitė kėrkojnė kėnaqėsi emocionale. Por, martesat zakonisht bazohen nė pėrfitimet tė dyanshme materiale. Shumė femra mundohen qė tė gjejnė njė “mashkull tė suksesshėm” qė mund tė ofrojė standard tė lartė jetese. Pėr kėtė arsye, njė vajzė e re shumė lehtė mund tė pranojė qė tė jetė grua e pėrjetshme e dikujt pėr tė cilin ajo nuk ndien dashuri. Nga ana tjetėr, atė qė mashkulli shpesh e kėrkon nė femėr ėshtė “bukuria”.

    Deri mė tani pėrsiatja pas pikėvėshtrimit tė njė shoqėrie injorante shpėrfill faktin pėrfundimtar: tė gjitha kėto vlera materialiste janė tė gjykuara nė zhdukje; Allahu mund ta ndryshojė fatin e dikujt pėr njė moment. Nė tė njėjtėn mėnyrė, nuk nevojiten mė shumė se disa sekonda qė tė humbet bukuria; dhe si banorė qyteti, p.sh., udhėtimi pėr nė punė dhe prapa nė ēdo kohė mund tė pengohet me ndonjė aksident qė mund tė len vėrraga tė tmerrshme dhe permanente nė fytyrė. Koha, ndėrkohė, lė dėme tė pakthyeshme nė shėndetin, fuqinė dhe bukurinė tonė. Nėn kushte aq tė paparashikueshme, ēfarė pasojash mund tė ketė nė njė sistem qė bazohet vetėm nė vlerat materiale? P.sh., paramendo njeriun i cili martohet me njė femėr vetėm pėr shkak se e ka mahnitur me bukurinė e saj. Ēfarė do tė mendojė nėse fytyra e saj do tė lėndohej keq nė ndonjė aksident? A do ta lerė atė kur tė fillojnė tė shfaqen rrudhat nė fytyrėn e saj? Pėrgjigjet padyshim zbulojnė bazėn e paarsyeshme tė mendimit materialist.

    Martesa bėhet e vlefshme kur planifikohet vetėm pėr tė fituar kėnaqėsinė e Allahut. Pėrndryshe, ajo bėhet barrė nė tė dy botėt. Nėse jo nė kėtė botė, njeriu pėrfundimisht do tė kuptojė nė ahiret, se kjo ka qenė mėnyrė e gabuar pėr shpirtin njerėzor. Por, atėherė do tė jetė shumė vonė; nė ditėn e gjykimit, ai do tė ketė gruan e vet, me tė cilėn ka qenė shumė i afėrt nė kėtė botė, si pagesė pėr shpėtimin e vet. Llahtaria e asaj dite do t’i bėj tė gjitha marrėdhėniet e kėsaj bote tė pakuptimta. Allahu na jep sqarim pėr marrėdhėniet mes anėtarėve tė familjes sė ngushtė nė ditėn e gjykimit nė ajetin nė vijim:

    Edhe pse ata shihen ndėrmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njėri-tjetrit). Krimineli dėshiron sikur tė kishte paguar dėnimin e asaj dite me bijtė e vet. Dhe me gruan e vet dhe me vėllain e vet. Edhe me tė afėrmit e tij qė ai te ata mbėshtetej. (Mearixh: 11-13)

    Ėshtė evidente nga ajeti se njerėzit nuk do tė jepen mė pas grave, shokėve, vėllezėrve dhe motrave nė ditėn e gjykimit. Nė pėrpjekjet e tyre tė kota qė tė shpėtojnė, secili do tė jetė i gatshėm qė tė paguajė me familjen e vet tė ngushtė apo tė gjerė si pagesė pėr shpėtim personal. Bile, kėta njerėz do tė mallkojnė njeri tjetrin pasi ata nuk e kanė paralajmėruar pėr kėtė fund tė tmerrshėm. Nė Kur’an, kėshtu tregohet rasti i Ebu Lehebit qė meritoi dėnimin e pėrjetshėm nė ferr dhe gruas sė tij:

    Qoftė i shkatėrruar Ebi Lehebi, e ai mė ėshtė shkatėrruar! Atij nuk i bėri dobi pasuria e vet, as ajo ēka fitoi! Ai do tė hyjė nė njė zjarr tė ndezur flakė. E edhe gruaja e tij, ajo qė barti dru (ferra), E nė qafėn e saj ajo ka njė litar tė pėrdredhur. (Mesed:1-5)

    Tipi i martesės qė ėshtė e pranueshme tek Allahu ėshtė, megjithatė, e bazuar nė kritere krejtėsisht tė ndryshme. Ndryshe nga martesat e zakonshme nė njė shoqėri injorante, ku njerėzit janė mospėrfillės ndaj fitimit tė kėnaqėsisė sė Allahut, si kriter nuk llogaritet paraja, fama apo bukuria por martesa me qėllim tė fitimit tė kėnaqėsisė sė Allahut. Pėr besimtarėt, kriteri i vetėm ėshtė takwa, apo me fjalė tė tjera, “shmangia nga tė gjitha qė janė tė ndaluara, pėrmbushja e tė gjithave qė janė urdhėruar, si dhe frika nga Allahu”. Si pasojė, besimtari mund tė martohet vetėm me dikė qė shfaq besnikėri tė thellė ndaj Allahut. Njerėzit e gjejnė paqen dhe lumturinė nė kėsi martese. Ajeti nė vijim flet pėr kėtė gjė:

    Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė. (Rum:21)

    Duke qenė Takwa obligimi i vetėm, besimtarėt sigurisht do tė kenė jetė tė kėndshme nė ahiret. Pasi ata e pėrkujtojnė njeri tjetrin pėr punėt e drejta dhe udhėzojnė njėri tjetrin pėr nė parajsė gjatė jetės sė tyre, ata do tė mbetėn miq tė ngushtė pėr tėrė amshimin. Marrėdhėniet e tyre pėrshkruhen nė kėtė ajet:

    Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė, e ndalojnė nga e keqa, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij. Tė tillėt do t'i mėshirojė All-llahu. All-llahu ėshtė ngadhėnjyes, i urtė. (Teube: 71)
    #VamosArgentina

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Fėmijėt

    Ambicie madhore e njerėzimit ėshtė qė tė lėnė pas djem qė do ta mbajnė emrin e familjes nė tė ardhmen. Sidoqoftė, nėse nuk ėshtė synim pėr tė fituar kėnaqėsinė e Allahut, kjo ambicie do tė jetė largimi i njeriut nga rruga e Allahut. Njeriu sprovohet me fėmijėt e tij; nė kėtė kuptim, ajo qė pritet nga ai ėshtė t’i trajtoj ata ashtu qė tė fitojė kėnaqėsinė e Allahut.

    S'ka dyshim se pasuria juaj dhe fėmijėt tuaj janė vetėm sprovė, ndėrsa ajo qė ėshtė tek All-llahu, ėshtė shpėrblim i madh. (Tegabun:15)

    Nė kėtė ajet pėrdorimi i fjalės “sprovė” ka rėndėsi shumė tė madhe. Pėr shumė njerėz, posedimi i fėmijėve ėshtė njėra ndėr synimet mė tė rėndėsishme nė jetė. Por nė kuptimin kur’anor, besimtari dėshiron fėmijė vetėm pėr tė fituar kėnaqėsinė e Allahut. Pėrndryshe, vetėm pėr tė plotėsuar dėshirėn e vet pėr fėmijė, tė pasurit fėmijė do tė nėnkuptonte vetėm pėrshkrim partneri Allahut. Shembulli i atyre qė harrojnė qėllimin e tyre dhe i bėjnė fėmijėt si “synimin pėrfundimtar tė tyre” ėshtė dhėnė nė Kur’an:

    Ai (All-llahu) ėshtė Ai qė ju krijoi prej njė vete, e prej saj pėr t'u qetėsuar pranė saj. Kur e mbuloi ai (mashkulli) atė (gruan), ajo u ngarkua me njė barrė tė lehtė dhe ashtu vazhdoi me tė, e kur u bė e rėndė, ata tė dy lutėn All-llahun, Zotin e tyre: "Nėse na jep njė (fėmijė) tė mirė, ata (pa tė meta), ne do tė jemi falėnderues ndaj Teje". Pasi qė atyre tė dyve ju dha (fėmijė) tė mirė, ata (fėmijė e pasardhės) i pėrshkruan shokė nė atė qė iu dha. I pastėr ėshtė All-llahu nga ajo qė ia pėrshkruajnė. A i pėrshkruajnė shok atė ēka nuk mund tė krijojė asnjė send, e ata (idhujt) vetė janė tė krijuar. (A’raf: 189-191)

    Besimtarėt kėrkojnė fėmijė nga Allahu vetėm pėr kėnaqėsinė e Tij. Kur kanė kėrkuar fėmija, profetėt citohen nė Kur’an se ata vetėm kanė pasur qėllim tė fitojnė kėnaqėsinė e Allahut. Njė shembull ėshtė me gruan e Imranit:

    (Pėrkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thėnė: "Zoti im, Unė kėtė qė ėshtė nė barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetėm pėr shėrbimin Tėnd, pra pranoje kėtė prej meje, vėrtetė Ti je Ai qė dėgjon e di!" (Ali-Imran: 35)

    Lutja e profetit Ibrahim, gjithashtu ėshtė shembull pėr tėrė besimtarėt:

    Zoti ynė, bėna neve dyve besimtarė tė sinqertė ndaj Teje dhe nga pasardhėsit tanė, njerėz tė bindur ndaj Teje, na i mėso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanė dhe falna neve, vėrtetė Ti je qė falė, je mėshirues!" (Bekare: 128)
    Nė kuptimin e kėtij ajeti, tė pasurit fėmijė, nėse synohet pėlqimi i Allahut, ėshtė mėnyrė e adhurimit tė Allahut. Mirėpo, kur synimi i vėrtetė ėshtė diēka tjetėr pos bekimi nga Allahu, atėherė personi mund tė ketė pasoja nė tė dy botėt. Besimtarėt i pranojnė fėmijėt e tyre si individualė qė iu janė besuar atyre nga Allahu. Prandaj, nuk e marrin si krenari personale nė pamjen, suksesin apo inteligjencėn e fėmijėve, duke e ditur se Allahu i ka dhėnė ato tiparet atij fėmije. Krenaria e tillė ėshtė thjesht njė akt i humbjes sė rrugės.

    Qasja q tillė ka pasoja tė paracaktuara nė ahiret. Nė ditėn e gjykimit, dikush mund tė jetė i gatshėm qė tė paguaj me djemtė, gruan e vet apo anėtarėt e familjes sė ngushtė tė tij si pagesė pėr shpėtim tė pėrhershėm. Dikush dėshiron qė t’i shmanget dėnimit tė dhembshėm menjėherė i braktisė mė tė dashurit e tij. Por nė ditėn e gjykimit nuk do tė ketė shpresė nga shmangia e dėnimit tė pėrhershėm me veprime tė tilla.

    Pėr njerėzit nė shoqėritė injorante, fėmijėt bėhen burim i shumė problemeve jo vetėm nė ahiret por edhe nė kėtė botė. Qė nga lindja, rritja e fėmijės bėhet pėrgjegjėsi e madhe pėr prindėrit. Ėshtė njė pėrjetim i vėshtirė pėr nėnėn shtatzėnė. Sė pari, nė ditėn kur e ka kuptuar se ka mbetur shtatzėnė, ajo duhet ta ndėrrojė komplet stilin e jetės. Ajo duhet tė rishqyrtojė prioritetet. Nė kėtė aspekt nevojat pėr fėmijėn nė bark gjithmonė ėshtė e para; mėnyra e ushqimit, gjumi, shkurtimisht, e tėrė jeta e saj personale ndėrron. Kah fundi i shtatzėnisė, punėt e pėrditshme dhe lėvizjet e thjeshta trupore bėhen mė tė vėshtira pėr nėnėn. Mirėpo, vėshtirėsitė madhore fillojnė menjėherė pas lindjes. Nėna kalon tėrė kohėn e vet duke u kujdesur pėr fėmijėn. Foshnja zakonisht i lejon nėnės sė vet shumė pak kohė pėr nevojat dhe detyrat e saja personale. Prandaj, nėna e shpreson kohen kur fėmija tė rritet aq sa tė kujdeset pėr vetveten. Ndėrkohė, nėna nuk e heton se sa shpejt ka kaluar koha. Nėse e tėrė ėshtė bėrė pėr tė fituar kėnaqėsinė e Allahut, kjo kohė do tė konsiderohej si mėnyrė adhurimi. Ndėrsa pėr ata qė jetojnė nė shoqėri injorante, kėto vite nuk janė asgjė tjetėr pėrpos probleme tė paarsyeshme.

    Prindėrit nė njė shoqėri injorante zakonisht ndiejnė zhgėnjim gjatė rritjes sė familjes sė tyre. I rritur si anėtar i njė shoqėrie injorante, fėmija nė pėrgjithėsi zhvillohet nė personalitet tė pėrqendruar nė vete. Nėn udhėzimin e gabuar tė shtytjeve dhe motiveve egoiste, ai tregon interesim nė nevojat e prindėrve vetėm kur i thuhet qė tė bėjė. Prindėrit e tij, tashmė tė vjetėr dhe me probleme tė pleqėrisė, e kuptojnė kėtė gjė, por vonė. Sidoqoftė nė vitet e hershme tė tė qenurit prind, ata mendojnė se kur fėmijėt e tyre rriten ata do tė jenė mbėshtetja kryesore kur tė plaken, por pėrkundėr kėtyre shpresave, ata bile mund tė gjenden edhe nė shtėpinė e pleqve.

    Allahu nė Kur’an i prezanton njeriut njė plan-pune, ashtu qė besimtarėt tė dinė se si tė sillen me pėrgjegjėsi ndaj prindėrve tė tyre. Allahu kėrkon respekt dhe mėshirė ndaj prindėrve, posaēėrisht kur plaken:

    Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve. Nėse njėrin prej tyre, ose qė tė dy, i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta respektuese). Dhe nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues dhe thuaj: "Zoti im! mėshiroi ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl". (Isra: 23-24)

    Siē kuptuam nga ajetet, rritja e njė fėmije nė dritėn e vlerave kur’anore ėshtė punė e respektuar pėr besimtarėt. Por, pėr jobesimtarėt qė i detyrojnė fėmijėt e tyre qė tė pranojnė mendėsinė e njė shoqėrie injorante, atėherė kjo ėshtė njė pėrpjekje e kotė nė tė dy botėt. Bile, besimtarėt prapėseprapė do tė fitojnė kėnaqėsinė e Allahut edhe nėse fėmijėt e tyre nuk i pranojnė mėsimet nga Kur’ani qė ai iu ka dhėnė. Prindėrit mbajnė pėrgjegjėsinė qė fėmijėve tė tyre tė japin mėsimet nga Kur’ani dhe t’i bindin qė tė besojnė nė Allahun. Pėrpos Allahut, njerėzit nuk kanė mbrojtės apo ndihmėtar tjetėr.

    Ata qė synojnė pėrfitimet e kėsaj bote nga fėmijėt e tyre nuk do tė marrin kurrfarė ndihme as nė kėtė botė e as nė tjetrėn.

    E kur tė vijė ushtima (krisma e kiametit); Atė ditė njeriu ikėn prej vėllait tė vet, Prej nėnės dhe prej babait tė vet, Prej gruas dhe prej fėmijėve tė vet. Atė ditė secilit njeri i mjafton ēėshtja e vet. (Abese: 33-37)

    iē u cek mė parė, njeriu ėshtė krijuar vetėm tė jetė shėrbėtor i Allahut. Ēdo gjė qė e rrethon, gjatė tėrė jetės sė tij, ekziston vetėm pėr ta sprovuar. Pas vdekjes, njeriu do tė gjykohet vetėm sipas veprave tė tij. Si kundėrpėrgjigje pėr veprat e veta, ai do tė shpėrblehet me parajsė apo do tė dėnohet nė ferr. Shkurtimisht, pasuria, bukuria ose djemtė nuk vlejnė, por takwa, “frika nga Allahu” ėshtė ajo qė vlen.

    Nuk ėshtė as pasuria juaj, e as fėmijėt tuaj ajo qė ju afron pranė Nesh, ėshtė vetėm besimi dhe veprat e mira; tė tillėt shpėrblehen shumėfish pėr atė qė vepruan dhe ata janė nė dhoma tė larta tė shpėtuar. (Sebe’: 37)

    S'ka dyshim se atyre qė nuk besuan, nuk do t'u bėjnė dobi ndaj (dėnimit tė) All-llahut as pasuria e as fėmijėt e tyre. Ata janė banues tė zjarrit dhe aty janė pėrgjithmonė. (Ali Imran: 116)

    A nuk e di ti (o dėgjues) se All-llahu di ēka ka nė qiej dhe ēka nė tokė?! Nuk bėhet bisedė e fshehtė mes tre vetave e tė mos jetė Ai i katėrti; e as mes pesė vetave e tė mos jetė Ai i gjashti, e as mes mė pak vetave dhe as mes mė shumė vetave, e tė mos jetė Ai me ta, kudo qė tė jenė. Pastaj, nė ditėn e kiametit i njofton ata me atė qė kanė punuar. All-llahu ka pėrshirė ēdo send nė dijen e vet. (Muxhadele: 17)
    #VamosArgentina

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    FATKEQĖSITĖ DHE RREZIQET NATYRORE

    Bota ėshtė gjithēka pėrpos e qetė dhe e palėvizshme. Tė gjithė kemi pika tė dobėta ndaj rreziqeve natyrore, si nga jashtė ashtu edhe nga brenda. Shirat meteorikė, asteroidet janė vetėm disa nga faktorėt qė shihen si rreziqe jashtėtokėsore. Edhe pse toka duket mjaft kompakte, bėrthama e saj pėrbėhet nga elementet e shkrira. Bile nuk do tė jetė e ekzagjeruar shprehja pėr kėtė pjesė tė tokės, qė mbetet e padukshme pėr ne, “bėrthama e zjarrtė”. Gjithashtu ekziston edhe atmosfera qė rrethon tokėn, qė ėshtė njė “mbrojtės” nga kėrcėnimet e jashtme. Por, asnjė pjesė e tokės nuk ėshtė imune ndaj efekteve tė fuqive atmosferike si shtrėngatat, stuhitė, apo tufanet.

    Rreziqet natyrore mund tė godasin ēdo moment. Mund tė shkaktojnė humbje tė konsiderueshme tė jetėve dhe pasurisė. Tė njohura nė pėrgjithėsi si fatkeqėsi “natyrore”, tėrmetet, vetėtimat, vėrshimet e shpejta, zjarret e egra globale, shiu acidik dhe dallgėt jonormale kanė intensitete dhe efekte tė ndryshme. E pėrbashkėt pėr tė gjitha ėshtė se pėr njė ēast mund tė shkatėrrojnė njė qytet, me tė gjithė banorėt, deri nė gėrmadha. Mė e rėndėsishmja e kėsaj ėshtė se asnjė njeri nė botė nuk ka fuqi qė t’i luftojė apo tė parandalojė asnjėrėn nga kėto rreziqe.
    Shkatėrrime tė mėdha janė ēfarė lėnė pas katastrofat nė tėrė botėn. Sidoqoftė, fatkeqėsia ēdoherė ka efektin vetėm nė regjion tė caktuar duke iu falėnderuar drejtpeshimit delikat tė natyrės e qė ėshtė krijim i Allahut. Njė mbrojtje e rėndėsishme ekziston nė botė pėr tė gjitha qeniet e gjalla e gjithashtu edhe pėr njeriun. Mundėsia e ndonjė fatkeqėsie shkatėrruese natyrale ėshtė e fshehėt pėrkundėr tė gjitha mbrojtjeve. Allahu krijoi kėto fatkeqėsi qė tė tregojė se sa e pasigurt nganjėherė mund tė jetė vendbanimi. Kėto dukuri nė natyrė janė pėrkujtues pėr tėrė njerėzinė se nuk kemi asgjė nė kontroll nė kėtė planet. Nė tė njėjtėn mėnyrė, ēdo fatkeqėsi shėrben pėr tė na pėrkujtuar dobėsitė tona natyrore. Kėto sigurisht janė paralajmėrime pėr ata qė vrasin mendjen pėr rėndėsinė e kėtyre ngjarjeve dhe marrin mėsim nga pėrjetimet e tė tjerėve.

    Ēfarė duhet tjetėr tė mėsojė njeriu nga fatkeqėsitė natyrore?

    Bota ėshtė krijuar veēanėrisht pėr njeriun. Arsyeja pse njeriu ėshtė krijuar ėshtė evident ashtu siē sugjeron ky ajet:

    Ai ėshtė i cili krijoi qiejt e tokėn brenda gjashtė dite (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenė (mė parė) mbi ujė, qė t'ju sprovojė, se cili prej jush ėshtė mė vepėrmirė. (Hud:7)

    “Rregullimi” i kėsaj “sprove” ėshtė mjaft i ndėrlikuar, sidoqoftė, ēdo ngjarje ėshtė komponentė e kėtij rregullimi tė sofistikuar. Bile, asnjėra nga kėto dukuri natyrore nuk ngjanė rastėsisht; tė gjitha kanė shpjegime shkencore. P.sh., forca e gravitacionit tė tokės shpjegon pse ne nuk humbasim nė gjithėsi; shiu bie kur avulli i ujit arrin nivel tė caktuar tė ngopjes. Shkaqet e njėjta vlejnė edhe pėr vdekjen, aksidentet apo sėmundjet. Shkaqe tė shumta mund tė citohen pse vdes, sėmuret, apo ka pėrjeton aksident njė njeri. Sidoqoftė, ajo qė ėshtė me rėndėsi nuk ėshtė numri i kėtyre arsyeve por “siguria” e sistemit qė i shkakton kėto dhe pasojat pastaj. Njė aspekt i veēantė i kėtij sistemi ėshtė i rėndėsishėm; secili incident shkaktohet nė atė mėnyrė qė mendja e njeriut mund ta kuptojė plotėsisht. Allahu e paralajmėron njeriun me anė tė fatkeqėsive natyrore. Tėrmeti, p.sh., mbyt mijėra gra, fėmijė dhe tė rinj dhe lėndon edhe shumė tė tjerė. Ata qė janė tė shkujdesur nga paralajmėrimet e Allahut mundohen t’i shpjegojnė incidentet e tilla si fenomene “natyrore” dhe pak e kuptojnė se Allahu i krijon kėto pėr qėllim tė veēantė. Tė paramendojmė kėtė: ēfarė do tė ndodhte nėse vetėm ata qė janė fajtorė para Allahut tė vdesin nė tėrmet? Nė atė rast, kriteri i duhur pėr “sprovė” tė njerėzimit nuk do tė arrihej. Ja pse Allahu krijon secilin fenomen nė rregullim “natyror”. Vetėm ata qė janė tė vetėdijshėm mbi ekzistencėn e Allahut dhe kanė kuptim tė plotė tė krijimit tė Tij e kuptojnė arsyen hyjnore pas kėtyre shfaqjeve “natyrore”.
    Nė ajetin, “Ēdo krijesė do ta shijojė vdekjen, e Ne, nė shenjė sprove ju sprovojmė me vėshtirėsi e kėnaqėsi, dhe ju ktheheni te Ne (Enbija:35), Allahu thotė se Ai sprovon njeriun pėrmes ndodhive tė mira dhe tė kėqija.

    Se shumė njerėz dėmtohen nga fatkeqėsitė ėshtė fshehtėsia e sprovės. Njeriu gjithmonė duhet tė ketė nė mendje se Allahu ėshtė Gjykatės i Gjithėdijshėm “..e nė mes tyre (njerėzve) kryhet gjykimi me drejtėsi” (Zumer: 75).

    Tė gjitha ndodhitė nė jetėn e njeriut nė kėtė botė janė pjesė e kėtij testi. Ata qė janė besimtarė tė vėrtetė e kuptojnė thelbin e kėsaj fshehtėsie. Kurdo qė njė fatkeqėsie iu bie atyre, ata drejtohen vetėm te Allahu dhe pendohen. Ata janė shėrbėtorė tė Allahut dhe janė tė vetėdijshėm pėr premtimin e Allahut:

    Ne do t'ju sprovojmė me ndonjė frikė, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarėve. Tė cilėt, kur i godet ndonjė e pakėndshme thonė: "Ne jemi tė All-llahut dhe ne vetėm tek Ai kthehemi!" Tė tillėt janė qė te Zoti i tyre kanė bekime e mėshirė dhe tė tillėt janė ata tė udhėzuarit nė rrugėn e drejtė. (Bekare: 155-157)

    Siē thuhet nė ajet, tė gjithė njerėzit, besimtarėt dhe jobesimtarėt, testohen nė shumė mėnyra: ndonjėherė me ndonjė fatkeqėsi natyrore, herėve diēka ndodh nė jetėn tonė tė pėrditshme, sėmundje apo aksident. Fatkeqėsitė e tilla u ndodhin si personave ashtu edhe shoqėrive dhe shkaktojnė humbje si nė material ashtu edhe vuajtje shpirtėrore. I pasuri mund tė bankrotojė, vajza e bukur mund tė lėndohet nė fytyrė, apo i tėrė qyteti mund tė shkatėrrohet deri nė gėrmadha nga tėrmeti. Kėto incidente janė tregues tė qartė se si, nė ēdo ēast, ngjarjet mund tė ndryshojnė jetėt tona.

    Njerėzit duhet tė jenė tė aftė qė tė nxjerrin mėsim nga kėto ndodhi. Padyshim, Allahu nuk krijon diēka pa ndonjė qėllim; ēdo fatkeqėsi ėshtė pėrkujtues pėr njerėzit me qėllimin qė t’i shpėtoj njerėzit nga zvetėnimi nė tė cilėn janė. Nė Kur’an, Allahu thotė se pa lejen e Tij, asgjė nuk ndodhė:

    Ēfarėdo e keqe qė ndodh (godet), nuk mund tė jetė ndryshe, vetėm sipas caktimit tė All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhėzon zemrėn e tij; All-llahu ėshtė i gjithėdijshėm pėr ēdo send. (Tegabun: 11)

    Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai ėshtė shėnim i afatit tė caktuar. E kush e dėshiron shpėrblimin e kėsaj bote, Ne atij ia japim, e kush e dėshiron shpėrblimin e botes tjetėr, edhe atij do t'ia japim atė, kurse mirėnjohėsit Ne do t'i shpėrblejmė. (Ali Imran:145)
    Njė mėsim tjetėr qė njeriu mund tė nxjerrė nga fatkeqėsitė, qė e supozon veten tė fortė nė tokė, kupton se ai ėshtė i dobėt dhe nuk ka fuqi qė t’i bėj ballė fatkeqėsive, e qė mund tė ndodhin ēdo ēast me vullnetin e Allahut. Njeriu nuk mund t’i ndihmoj as vetės e as dikujt tjetėr. Me tė vėrtetė Allahu ėshtė i Gjithėfuqishėm. Kjo ceket nė ajetin e mėposhtėm:

    Nėse All-llahu tė godet me ndonjė tė keqe, s'ka kush qė ta largojė atė pos Tij, e nėse tė dhuron ndonjė tė mirė, duhet ditur se Ai ėshtė i gjithėfuqishėm pėr ēdo send. (En’am: 17)

    Nė kėtė kapitull, do tė jepen njohuri gjithėpėrfshirėse pėr disa lloje tė fatkeqėsive qė shkaktohen nė tokė. Qėllimi ėshtė qė tė pėrkujtohen njerėzit se kjo botė nuk ėshtė vend qė duhet kushtuar dashuri tė verbėr. Kėto fatkeqėsi theksojnė se sa nė mėnyrė tė dėshpėruar na duhet udhėzimi dhe ndihma nga Allahu. Ky dėshpėrim ėshtė paraqitje e qartė se njerėzit janė tė paaftė para Allahut. Siē thuhet nė ajetin; “...dhe pėrpos All-llahut, nuk keni as mbrojtės as ndihmėtar".(Ankebut:22).
    #VamosArgentina

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Tėrmetet

    Tėrmetet janė njėra ndėr forcat mė shkatėrruese nė tokė. Humbjet mė tė mėdha tė jetės sė njerėzve ngjajnė gjatė tėrmeteve. Hulumtimet zbulojnė se nė ēdo dy minuta diku sipėrfaqja e tokės ēahet. Sipas statistikave, toka dridhet me miliona herė gjatė vitit. Mesatarisht, intensiteti i 300.000 tėrmeteve ėshtė i vogėl; janė vetėm dridhje tė pandjeshme dhe nuk shkaktojnė dėme fare. Njėzet prej tyre, nga ana tjetėr, janė tėrmete tė fuqishme qė tundin tokėn. Meqė ato nuk godasin shpesh vende me popullsi tė dendur, ato mbysin disa njerėz, apo asnjė, dhe shkaktojnė dėme tė vogla ekonomike. Vetėm 5 nga kėto tėrmete i rrėzojnė ndėrtesat.

    Kjo informatė tregon se njerėzit nuk hasin shpesh nė tėrmete. Padyshim, kjo ėshtė mbrojtje speciale e Allahut kundėr fatkeqėsive pėr njerėzinė.

    Nė ditėt e sotme, vetėm njė qytet apo regjion bėhet vend i tėrmetit shkatėrrues. Por, me dėshirėn e Allahut, tėrmeti mund tė kaplojė tėrė planetin ēdo ēast. Ky lloj tėrmeti mund tė shuaj jetėn mbi tokė. Struktura e tokės ėshtė mjaft e ndjeshme nė tėrmete; njė lėvizje apo kėputje e papritur e masės sė madhe tė shkėmbinjve nė brendi tė korės sė tokės apo shtresės sė lartė mund ta bėjė tė pashmangshme katastrofėn.
    Tėrmeti nuk ka tė bėjė me llojin e dheut qė i zgjeron efektet e valėve sizmike gjatė udhėtimit nėpėr tė. Tėrmeti mund tė ndodh edhe nėse nuk ekzistojnė kushtet pėr tėrmet. Me dėshirėn e Allahut, tėrmeti mund tė ndodh nė ēdo ēast. Sidoqoftė, Allahu veēanėrisht krijon pasiguri dhe jo-stabilitet nė disa pjesė tė tokės. Kjo ėshtė pėr tė pėrkujtuar njerėzit se, nė ēdo ēast, incident i papritur mund t’i sjell nė rrezik jetėt e tyre. Nė Kur’an, Allahu i paralajmėron njerėzit pėr katastrofė tė mundshme:

    A mos janė tė sigurt ata qė pėrgatitėn kurthe, se All-llahu nuk do t'i trandė ata me tokėn, ose nuk do t'u vijė atyre dėnimi kah nuk e mendojnė? Ose t'i rrėmbejė ata duke qenė nė udhėtimet e tyre (pėr jetė e tregti), e ata nuk mund t'i shpėtojnė asaj. Ose do t'i kapė ata duke qenė nė panikė nga frika. Po, s'ka dyshim se Zoti juaj ėshtė i butė, i mėshirshėm (andaj nuk ua ngut dėnimin). (Nahl: 45-47)

    Kjo tėrmete qė lėkundin tokėn vetėm disa sekonda mund tė zgjasin me orė, bile edhe disa ditė. Derisa njerėzit fillojnė tė marrin veten, mund tė ndodhė menjėherė tjetri. Kjo sigurisht ėshtė lehtė pėr Allahun. Mirėpo, me mėshirėn e Tij, Allahu e mbron njeriun e me fatkeqėsitė si kėto e pėrkujtojnė atė, nė ēdo kohė, se ai nuk ka kurrfarė kontrolli gjatė jetės sė tij.

    Nė kėtė pikė, do tė ishte e dobishme tė pėrkujtohet njė tėrmet i mėdha, qė kanė ndodhur nė shek. 20-tė.
    #VamosArgentina

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Teknologjia pėrjeton humbje: Kobe

    Sot shkalla e pėrparuar e teknologjisė dhe shkencės inspiron njeriun me ndjenjėn se ka kontroll mbi natyrėn. Por, ata qė janė tė trullosur nga nocion i tillė sė shpejti do tė ndiejnė zhgėnjim. Teknologjia ėshtė njė mjet i siguruar nga Allahu pėr t’i shėrbyer njeriut dhe ėshtė nėn kontroll tė plotė tė Tij. Ngjarjet e ndryshme tregojnė se edhe teknologjitė mė tė avancuara janė tė paafta qė tė sundojnė natyrėn.

    P.sh., pėrkundėr “teknologjisė tėrmet-rezistuese” tė zhvilluar nga shkencėtarėt japonez, Kobe ra si viktimė e rrėshqitjes sė gjerė tė shkaktuar prej 20 sekondave tė valėve tė fuqishme tė tėrmetit gjatė vitit 1995. Strukturat mė tė forta rezistuese nga tėrmeti nė botė tė ndėrtuara qė tu rezistojnė lėkundjeve intensive thjeshtė janė shembur gjatė tėrmetit me fuqi prej 6.9 shkallėsh. Gjatė tri dekadave tė mėparshme, qeveria japoneze kishte investuar 40 miliardė dollarė nė kėrkime studimore qė tė zhvilloj sisteme paralajmėruese pėr tėrmete. Sidoqoftė, kėto pėrpjekje nuk kanė dhėnė fare rezultate bindėse. Pasi jemi duke iu afruar fundit tė mileniumit, shkencėtarėt ende janė tė paaftė qė tė shpikin sistemet ashtu qė tė paralajmėrojnė dhe tė zvogėlojnė efektet shkatėrruese nga lėkundjet sizmike. Kobe ishte njė shembull i kohėve tė fundit, nė mes shumė tė tjerėve, duke demonstruar se sa i ndjeshėm ėshtė qyteti modern nga strukturat sizmike tė papritura.

    Qytetarėt ishin tė bindur se teknologjia moderne e zhvilluar qė tė parashikoj tėrmetet e mėdha mund t’i shpėtojė ata nga shkatėrrimi i plotė. Sidoqoftė, pas fatkeqėsisė qė e kishin bėrė qytetin Kobe vetėm njė grumbull mbeturinash, u bė e qartė se asnjė teknologji nuk ėshtė nė dispozicion qė tė paralajmėroj njerėzit pėr rrezik. Ėshtė bėrė e qartė se edhe tė ashtuquajturat “struktura kundėr tėrmetit” nuk janė tė qėndrueshme fare ndaj tėrmetit qė epiqendrėn e ka pasur 15 km larg nė juglindje tė qendrės sė qytetit nė Kobe.



    Regjioni i dėmtuar nga tėrmeti ka pėrfshirė qytetet shumė tė populluara tė Kobės dhe Osakės. Pėr kėtė shkak ka ndodhur dėmi tmerrues, duke lėnė 5,200 njerėz tė vdekur dhe 300,000 tjerė tė lėnduar. Dėmet e pėrgjithshme janė vlerėsuar nė 200 miliardė dollarė.3

    Sigurisht nga fatkeqėsia e tillė mund tė nxirren mėsime. Banorėt e qyteteve, tė mėsuar tė jetojnė kėndshėm, papritmas ishin tė pėrballuar me shumė ēaste tė vėshtira pas fatkeqėsisė. Nė gjendje shoku, ata nuk ishin nė gjendje qė tė kuptojnė se si t’ia bėjnė mė tutje,- e le mė qė tė bėjnė plane pėr tė ardhmen.
    #VamosArgentina

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Tajfunet, uraganet, tornadot...

    Tajfunet, uraganet, dhe tornadot janė fatkeqėsi natyrore qė njerėzit i pėrjetojnė shpesh. Kėto fatkeqėsi dhe pasojat e tyre marrin me vete me mijėra jetė gjatė vitit. Kėto janė erėra shumė tė forta, qė mund tu shkaktojnė dėme tė mėdha qyteteve, duke mbytur dhe lėnduar banorėt, shkuljen e mijėra drunjve, vėrvitjen e shtėpizave, shtyllave telefonike bile edhe ndėrtesave, kilometra mė tutje.

    Tajfunet e mėdha nė veēanti mund tė shkaktojnė ngritjen e papritur tė valėve gjigante nga fundi i detit. Nė kėtė fenomen, stuhi tė fuqishme shpėrndajnė valė qė kanė shpejtėsi prej qindra km/h nėpėr oqean nė drejtim tė brigjeve. Nė kėto raste, uji ngritėt mbi tokėn dhe shirat e rreptė shkaktojnė vėrshime nė regjionin e deltave.




    Shndėrrimi i erėrave qė zakonisht janė si puhiza tė mesme nė stuhi tė fuqishme me aftėsi qė tė lėvizin ndėrtesa, padyshim na detyron qė tė kėrkojmė fuqinė mė tė madhe qė i bėn kėto gjėra tė ndodhin. Pėrsiatja e njėjtė e debatuar nė seksionin e tėrmeteve vlen edhe pėr tajfunet, uraganet dhe tornadot: nėse Allahu do tė dėshironte, njeriu shumė shpesh do tė ndeshej me fatkeqėsi tė tilla natyrore. Derisa njerėzit fillojnė tė marrin veten, mund tė ndodhė menjėherė tjetri. Nė Kur’an, Allahu e pėrkujton njeriun se erėrat janė nėn kontrollin e Tij:

    A u garantuat ju prej Atij qė ėshtė nė qiell, qė tė mos ju shafit (tė mos u lėshoj) toka kur tė dridhet. A u garantuat ju prej Atij qė ėshtė nė qiell, qė tė mos lėshojė kundėr jush ndonjė stuhi me rrebesh gurėsh. E pra, do ta kuptoni se si ėshtė ndėshkimi Im! Edhe ata qė ishin para tyre pėrgėnjeshtruan, por ēfarė ishte dėnimi Im? (Mulk: 16-18)

    Mirėpo, Allahu i mbron njerėzit nga rreziqet. Ai vetėm nganjėherė dėrgon kundėr tyre stuhi tė ashpra. Kjo sigurisht ėshtė pėr tė paralajmėruar njeriun. Qėllimi i paralajmėrimit ėshtė qė t’u tregohet atyre se qėllim pėrfundimtar nė jetė ėshtė tė qenurit shėrbėtor i Allahut, dhe sa ata janė tė paaftė kundėr fuqisė sė Allahut dhe se do tė gjykohen nė ditėn e gjykimit.
    #VamosArgentina

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  3. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  4. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •