E VĖRTETA E JETĖS SĖ KĖSAJ BOTE
Jeta e kėsaj bote nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm se njė pėrjetim e mashtrim.
S'ka dyshim se bota tjetėr ėshtė mė e dobishmja pėr ata qė ruhen.
A nuk logjikoni?
(Surja El-Anam: 32)
HYRJE
Kjo grua ėshtė nė tė shtatėdhjetat. A keni menduar ndonjėherė se si dikush nė moshėn e saj do ta vlerėsonte jetėn e vet? Nėse do tė pėrkujtonte diēka nga jetėn e saj, sigurisht se do tė ishte njė jetė sa qel e mbyll sytė.
Ajo sigurisht do tė vėrejė se jeta e saj nuk ka qenė edhe aq e gjatė siē ka ėndėrruar deri sa ka qenė e re. Bile ndoshta kurrė nuk ia ka marrė mendja se njė ditė ajo do tė plaket aq shumė. Por tani, ajo ėshtė e habitur nga fakti se i ka 70 vjet prapa. Mė pėrpara, ajo ndoshta as qė ka menduar se rinia dhe dėshirat e saja do tė kalojnė aq shpejt.
Nėse do tė pyetej qė tė tregojė pėr jetėn e saj, rikujtimet e saj do tė zgjasnin vetėm 5-6 orė tregim. Kjo ėshtė e tėra qė ka mbetur nga siē thotė ajo ishte jetė e gjatė 70 vjeēe.
Mendja e njeriut, tė rraskapitur nga mosha, ėshtė e kapluar me shumė pyetje. Kėto nė tė vėrtetė janė pyetje tė rėndėsishme e pėr ti shqyrtuar dhe pėr tiu dhėnė pėrgjigjen e vėrtetė ėshtė qenėsore tė kuptohen tė gjitha aspektet e jetės: cili ėshtė qėllimi i kėsaj jete qė kalon aq shpejt? Pse duhet tė mbetem pozitiv me tė gjitha problemet e lidhura me moshėn? Ēfarė do tė sjell e ardhmja?
Pėrgjigjejet e mundshme tė kėtyre pyetjeve ndahen nė dy kategorive tė mėdha: nė ato nga njerėzit qė e besojnė Allahun dhe nė ato nga jobesimtarėt qė nuk besojnė nė Atė.
Dikush qė nuk e beson Allahun do tė mund tė thoshte, E kam kaluar jetėn time duke u marrė me kėrkime tė kota. I kam lėnė 70 vjet prapa, por me ta thėnė tė drejtėn, ende nuk e kam tė qartė se pėr ēfarė kam jetuar. Kur isha fėmijė, prindėrit e mi kanė qenė qendra e jetės sime. Tėrė lumturinė dhe kėnaqėsinė e kam gjetur nė dashurinė e tyre. Mė vonė, si e re, iu kam pėrkushtuar burrit dhe fėmijėve tė mi. Gjatė asaj kohe, i kam vendosur para vetes shumė caqe pėr veten. Pas njė kohe tė caktuar ato caqe dhe qėllime i kisha arritur, dhe secila prej tyre ka qenė e pėrkohshme. Kur pėrjetoja suksesin, vazhdoja me arritjen e caqeve tjera dhe aq shumė mė preokuponin saqė nuk kam menduar pėr kuptimin e vėrtetė tė jetės. Tani nė tė shtatėdhjetat, nė qetėsinė e pleqėrisė, mundohem tė gjej se ēka ka qenė qėllimi i ditėve tė mia tė kaluara. A thua kam jetuar pėr njerėzit qė i kam vetėm si mjegull nė mendjen time? Pėr prindėrit e mi? Pėr burrin tim qė ka vdekur qėmoti? Apo pėr fėmijėt tė cilėt i shoh shumė rrallė qė tani i kanė familjet e veta? Jam e hutuar. E vetmja e vėrtetė qė tani e ndiej ėshtė afrimi i vdekjes. Sė shpejti do tė vdes dhe do mbetem njė kujtim i zbehtė nė kujtimet e njerėzve. Ēfarė do tė ndodhė pasandaj? Me tė vėrtetė nuk kam ide. Vetėm mendimi pėr tė ėshtė i frikshėm!
Me siguri ekziston arsyeja pse ajo ka rėnė nė gjendje aq tė pashpresė. Kjo thjeshtė ėshtė pėr shkak se ajo nuk mund ta kuptojė se gjithėsia, tė gjitha qeniet e gjalla dhe qeniet njerėzore kanė qėllime tė paracaktuara pėr ti plotėsuar nė jetė. Kėto qėllime ekzistojnė pėr faktin se ēdo gjė ėshtė e krijuar. Personi inteligjent vėren se plani, dizajni dhe menēuria ekziston nė ēdo detaj tė botės pafundėsisht tė larmishme. Kjo e tėrheqė atė nė njohjen e Krijuesit. Ai mė tutje konkludon se, meqė tė gjitha qeniet e gjalla nuk janė pasoja tė ndonjė procesi tė rastėsishėm dhe tė paparamenduar, tė gjitha shėrbejnė pėr qėllime tė rėndėsishme. Nė Kuran, nė udhėzuesin e fundit tė shpallur pėr tė udhėzuar nė rrugė e drejtė pėr humanizmin qė ka mbijetuar si autentik, Allahu pandėrprerė na pėrkujton qėllimin e jetės sonė, qė ne tentojmė ta harrojmė, dhe e prandaj na thėrret qė tė kemi mendjen dhe vetėdijen e pastėr.
Ai ėshtė i cili krijoi qiejt e tokėn brenda gjashtė dite (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenė (mė parė) mbi ujė, qė t'ju sprovojė, se cili prej jush ėshtė mė vepėrmirė... (Hud: 7)
Ky ajet na jep kuptimin e plotė pėr qėllimin e jetės sė besimtarėve. Ata e dinė se jeta ėshtė vendi ku ata provohen dhe sprovohen nga Krijuesi i tyre. Prandaj, ata shpresojnė se do tė jenė tė suksesshėm nė kėtė testim dhe se do tė fitojnė vendin nė parajsė dhe njėkohėsisht edhe kėnaqėsinė e Allahut.
Sidoqoftė, pėr hir tė qartėsisė, duhet pasur parasysh njė pikė tė rėndėsishme: ata qė besojnė nė ekzistencėn e Allahut medoemos nuk kanė besim tė vėrtetė; ata nuk e vendosin besimin e tyre nė Allah. Sot, shumė njerėz pranojnė se gjithėsia ėshtė krijuar nga Allahu; por, ata pak e kuptojnė efektin e kėtij fakti nė jetėn e tyre. Prandaj, ata nuk e bėjnė jetėn ashtu siē do tė duhej. Ajo qė kėta njerėz nė pėrgjithėsi e vlerėsojnė si tė vėrtetė ėshtė se Allahu fillimisht krijoi gjithėsinė por, siē besojnė ata, Ai e la gjithėsinė tė ekzistojė nė mėnyrė tė pavarur.
Allahu, nė Kuran, tregon pėr kėtė keqkuptim nė ajetet vijuese:
Nėse ti i pyet ata: Kush i krijoi qiejt e tokėn? Me siguri do tė thonė: "All-llahu!" Thuaj: "All-llahut i qoftė lavdėrimi!" Por shumica e tyre nuk dinė. (Lukman: 25)
Po nėse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do tė thonė: "All-llahu!" E si pra, i kthejnė shpinėn? (Az-Zuhruf: 87)
Pėr shkak tė kėtij keqkuptimi, njerėzit nuk mund ta lidhin jetėn e tyre me faktin se ata kanė Krijuesin. Kjo ėshtė arsyeja themelore pse ēdo individ i zhvillon principet e tij/saj dhe vlerat morale tė formuara brenda kulturės, bashkėsisė dhe familjes sė veēantė. Kėto principe nė tė vėrtetė shėrbejnė si udhėrrėfyes jete deri nė vdekje. Njerėzit qė mbėshteten nė vlerat e veta gjithmonė gjejnė ngushėllim nė dėshirat e paramenduara se pėr ēdo vepėr tė gabuar do tė marrin dėnim tė pėrkohshėm nė ferr. Pėrsiatjet e njėjta sugjerojnė se jeta e amshueshme nė parajsė do tė pasojė pas periodės sė dėnimit. Ky mentalitet padashur tė largon nga frika e dėnimit tė rėndė nė fund tė jetės. Disa tjerė, nga ana tjetėr, bile as qė iu bien ndėrmend kjo gjė. Ata thjeshtė janė tė shkujdesur pėr botėn e ardhshme dhe mundohen ta shfrytėzojnė jetėn e tyre sa mė mirė.
Mirėpo, thėnia lartė ėshtė e pavėrtetė dhe e vėrteta ėshtė nė kundėrshtim me atė se ēfarė ata mendojnė. Ata qė shtihen se gjoja nuk janė tė vetėdijshėm pėr ekzistencėn e Allahut do tė bien nė dėshpėrim tė thellė. Nė Kuran, kėta njerėz janė pėrshkruar me karakteristika si vijon:
Edhe atė qė dinė nga jeta e kėsaj bote, ėshtė dije e cekėt, por ndaj jetės sė pėrjetshme (ndaj Ahiretit) ata janė plotėsisht tė verbėruar (tė pa interesuar). (Rum: 7)
Sigurisht, kėta njerėz pak nga kuptojnė qėllimin dhe fytyrėn e vėrtetė tė kėsaj bote, dhe asnjėherė nuk mendojnė se jeta nė kėtė botė nuk ėshtė e pėrhershme.
Janė disa fraza qė zakonisht pėrdorin njerėzit sa i pėrket kohės sė shkurtė tė jetės: Shfrytėzoje jetėn derisa tė zgjatė, jeta ėshtė e shkurtė, kurrkush nuk ka jetuar pėrgjithmonė janė fraza qė ēdoherė referohen nė definimin e natyrės sė kėsaj bote. Sidoqoftė, kėto fraza pėrmbajnė kuptimin se njerėzit janė tė lidhur ndaj tė kėsaj jete mė shumė sesa ndaj asaj tė ardhshme. Kjo reflekton qėndrimin e pėrgjithshėm tė njerėzve pėr jetėn dhe vdekjen. Tė kesh aq dhembshuri pėr jetėn, derisa bisedat pėr vdekjen gjithmonė ndėrpriten me mahi apo duke ndėrruar temėn e bisedės duke u munduar qė tė lehtėsohet serioziteti i temės. Kėto ndėrhyrje e kanė gjithmonė njė qėllim dhe pėrpjekje ashtu qė tė zvogėlohet tema aq e rėndėsishme nė njė temė tė parėndėsishme.
Vdekja sigurisht qė ėshtė temė e rėndė pėr tu menduar. Mund tė ndodhė qė njė person deri nė kėtė moment tė jetės sė tij tė jetė pavetėdijshėm pėr domethėnien e kėtij realiteti. Por, tani qė ka rastin ta kuptojė rėndėsinė e saj, duhet qė tė rishikoj jetėn dhe pritjet e tij. Kurrė nuk ėshtė vonė qė tė pendohesh tek Allahu, si dhe tė orientoj veprat dhe mėnyrėn e jetės nė nėnshtrim ndaj vullnetit tė Allahut. Jeta ėshtė e shkurtė; ndėrsa shpirti i njeriut ėshtė i pėrhershėm. Gjatė kėsaj periudhe tė shkurtė, njeriu nuk duhet tė lejoj qė tė jetė nėn kontrollin e kėnaqėsive tė pėrkohshme. Njeriu duhet qė ti rezistoj joshjes dhe tė largohet nga tė gjithat qė e forcojnė lidhjen (dashurinė) pėr kėtė botė. Natyrisht qė ėshtė e pamend shpėrfillja e botės sė ardhshme vetėm pėr hir tė kėnaqėsive tė pėrkohshme tė kėsaj jete.
Megjithatė, jobesimtarėt qė nuk mund tė kuptojnė kėtė fakt kalojnė jetėn e tyre sė koti duke harruar Allahun. Gjithashtu, ata e dinė se ėshtė e pamundur qė tė realizohen kėto dėshira. Njerėzit e tillė gjithmonė janė tė pakėnaqur dhe kėrkojnė edhe mė tepėr se qė tani kanė. Kėrkesa dhe dėshira e tyre janė tė pafund. Sidoqoftė, bota nuk ėshtė vend i pėrshtatshėm ku plotėsohen kėto dėshira.
Nė kėtė botė asgjė nuk ėshtė e pėrjetshme. Koha punon kundėr asaj qė ėshtė e mirė dhe asaj qė ėshtė e re. Vetura e re nuk del nga moda mė shpejt sesa modeli tjetėr tė dizajnohet, prodhohet dhe tė shitet. Njėsoj, dikush mund tė lakmojė nė vilat madhėshtore ose shtėpitė luksoze me mė shumė dhoma sesa banor dhe me pajisje tė arta shtėpiake, qė i ka parė njėherė, e humb interesimin ndaj shtėpisė sė vet dhe nuk mund tė mos i ketė zili.
Njė kėrkim i pafund pėr mė tė reja e mė tė mira, duke mos i dhėnė rėndėsi asaj qė e ka arritur, duke kundėrshtuar tė vjetrėn dhe duke shpresuar vetėm nė tė renė: kėta janė rrathėt vicioz qė njerėzit i kanė pėrjetuar kudo gjatė historisė. Por njeriu inteligjent do tė duhej qė tė ndalej dhe tė pyes veten pėr njė moment: pse ai ndjek ambiciet e pėrkohshme dhe a ka arritur ndonjėherė ndonjė gjė nga kėto kėrkime? Pėrfundimisht, ai duhet tė nxjerrė konkluzionin se ekziston njė problem radikal nga kjo pikėpamje. Sidoqoftė, njerėzit, duke iu munguar ky lloj arsyetimi, vazhdojnė tė ndjekin ėndrrat qė vėshtirė se do ti arrijė.
Askush, sidoqoftė, nuk e di madje se ēfarė do tė ndodhė nė disa orėt e ardhshme: nė ēdo moment mund tė pėsojė dikush aksident, mund tė lėndohet rėndė apo tė mbetet invalid. Pėrveē kėsaj, koha fluturon duke u numėruar drejt vdekjes. Ēdo ditė e afron ditėn e paracaktuar mė afėr. Vdekja sigurisht zhduk tė gjitha ambiciet, lakminė dhe dėshirat e kėsaj bote. Nėn dhe, nuk mbizotėron as pasuria e as statuti. Secila pasuri, me tė cilėn kemi qenė koprrac, pėrfshirė edhe trupin, do tė zhduket dhe kalbet nė tokė. Qoftė i varfėr apo i pasur, i bukur apo i shėmtuar, njė ditė do tė mbėshtjellėt nė qefin tė thjeshtė.
Ne besojmė se E vėrteta e jetės sė kėsaj bote na ofron njė shpjegim sa i pėrket natyrės reale tė jetės sė njeriut. Ėshtė njė jetė e shkurtė dhe mashtruese nė tė cilėn dėshirat e kėsaj bote duken magjepsėse dhe premtuese, por e vėrteta qėndron ndryshe. Ky libėr do tju mundėsojė qė tė perceptoni jetėn e juaj dhe tė gjitha realitetet e saj, dhe tju ndihmojė qė ti rishqyrtoni qėllimet tuaja jetėsore, nėse doni.
Allahu i urdhėron besimtarėt qė tė kėshillojnė tė tjerėt pėr kėto fakte, dhe i thėrret ata qė tė jetojnė vetėm qė tė plotėsojnė dėshirėn e Tij, ashtu siē thotė Ai nė kėtė ajet:
Premtimi i All-llahut ėshtė e sigurt, pra tė mos ju mashtrojė jeta e kėsaj bote... (Lukman: 33)
Krijoni Kontakt