Close
Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 123
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    VĖREJTJE

    Kapitullin i ardhshėm qė do ta lexoni zbulon fshehtėsinė thelbėsore tė jetės suaj. Duhet qė ta lexoni me shumė kujdes dhe tėrėsisht meqė ka tė bėjė me temėn e cila mund tė bėjė ndryshime fondamentale nė pikėpamjet tuaja pėr botėn e jashtme. Tema e kėtij kapitulli nuk ėshtė vetėm pikėpamja, qasja tjetėr apo mendim tradicional apo filozofik; ėshtė fakt qė tė gjithė, ata qė besojnė dhe ata qė nuk besojnė, duhet qė ta pranojnė pasi qė ėshtė vėrtetuar edhe nga shkenca e sotme.


    ESENCA E VĖRTETĖ E MATERIES

    Njerėzit qė vrasin mendjen me arsye dhe menēuri pėr gjėrat qė i rrethojnė e kuptojnė se ēdo gjė nė gjithėsi – e gjallė apo jo e gjallė - duhet jetė e krijuar. Pyetja rrjedh se: “Kush ėshtė Krijuesi i tė gjitha kėtyre gjėrave?”

    Ėshtė evidente se “fakti i krijimit”, qė zbulon vetveten nė ēdo aspekt tė gjithėsisė, nuk mund tė jetė si rezultat i vetė gjithėsisė. P.sh., miza nuk mund tė krijohet vetvetiu. Sistemi diellor nuk ka mund tė krijohet dhe tė organizohet vetė. As bimėt, njerėzit, bakteret, eritrocitet (rruazat e kuqe tė gjakut), e as fluturat nuk e kanė krijuar vetveten. Gjithashtu edhe mundėsia se tė gjitha kėto e kanė prejardhjen “nga rasti”, as qė mund tė paramendohet.

    Kėshtu qė ne arritėm deri tek pėrfundimi si vijon: ēdo send qė e shohim ėshtė krijuar, por asnjėrin qe ne e shohim nuk mund tė jetė vetė “krijues”. Krijuesi ėshtė ndryshe dhe superior ndaj tė gjitha ēka jemi duke parė me sytė tanė, njė fuqi e superiore qė ėshtė e padukshme por ekzistimin dhe cilėsitė e tė cilit janė tė shfaqura nė ēdo gjė qė ekziston.

    Kėtu ėshtė pika kundėrshtuese e atyre qė e mohojnė ekzistimin e Allahut. Kėta njerėz janė tė kushtėzuar qė tė mos besojnė nė ekzistencėn e Tij derisa nuk ta shohin Atė me sytė e tyre. Kėta njerėz, qė nėnvlerėsojnė faktin e “krijimit”, janė tė shtyrė qė tė injorojnė realitetin e “krijimit” qė manifestohet pėrmes gjithėsisė dhe pėrpiqen qė tė dėshmojnė se gjithėsia dhe qeniet e gjalla nė tė nuk janė tė krijuara. Teoria e evolucionit ėshtė njė shembull thelbėsor pėr pėrpjekjet e tyre tė kota pėr kėtė qėllim.

    Ky gabim fondamental i atyre qė mohojnė Allahun pėrkrahet nga shumė njerėz qė nė tė vėrtetė nuk e mohojnė ekzistencėn e Allahut, por kanė njė perceptim tė gabuar pėr Tė. Ata nuk e mohojnė krijimin por kanė besime paragjykuese se “ku” gjendet Allahu. Shumica e tyre mendojnė se Allahu ėshtė lart “nė qiell”. Ata nė mėnyrė tė heshtur paramendojnė se Allahu ėshtė pas ndonjė planeti tė largėt dhe ai ndėrhyn nė “ēėshtjet e kėsaj bote” nganjėherė, apo ndoshta nuk intervenon fare. Ata paramendojnė se Ai e ka krijuar gjithėsinė dhe pastaj e ka lėnė qė njerėzit vetė tė caktojnė fatet e tyre.

    E disa besojnė se kanė dėgjuar se nė Kur’an shkruan se Allahu ėshtė “gjithkund” por ata nuk mund tė kuptojnė se ēfarė saktėsisht do tė thotė kjo. Ata mendojnė se Allahu pėrfshinė ēdo gjė sikur radio valėt apo sikur gazi i padukshėm dhe i paprekshėm.

    Sidoqoftė, kjo dhe besimet tjera qė nuk mund ta sqarojnė se “ku” ėshtė Allahu (dhe ndoshta pėr kėtė arsye ata e mohojnė Atė) janė tė bazuara nė gabimin e zakonshėm. Ata paragjykojnė pa kurrfarė baze dhe pėr kėtė shkak kanė edhe mendime tė gabuara pėr Allahun. Ēfarė ėshtė ky paragjykim?

    Ky paragjykim ėshtė pėr shkak tė natyrės dhe karakteristikės sė materies. Ne jemi aq tė kufizuar nė supozimet tona mbi ekzistencėn e materies saqė kurrė nuk mendojmė se a me tė vėrtetė ekziston apo ėshtė vetėm njė shėmbėllim. Shkenca bashkėkohore shkatėrron kėtė paragjykim dhe demaskon njė realitet tė rėndėsishėm dhe tė qartė. Nė faqet nė vazhdim, do tė pėrpiqemi qė t’i sqarojmė kėtė realitet tė madh pėr tė cilin Kur’an tregon.
    #VamosArgentina

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bota e sinjaleve elektrike

    Tė gjitha informatat qė i kemi pėr botėn nė tė cilėn jetojmė barten tek ne pėrmes pesė shqisave tona. Bota qė ne e njohim pėrmbahet prej asaj se ēfarė shohin sytė tanė, ēfarė nuhasin hundėt tona, shijojnė gjuhėt tona dhe ēfarė dėgjojnė veshėt tanė. Ne kurrė nuk mendojmė se bota “e jashtme” mund tė jetė ēdo gjė tjetėr pėrpos asaj se ēfarė shqisat tona na e paraqesin neve, meqė ne jemi tė varur qė nga lindja nė vetėm kėto pesė shqisa.

    Hulumtimet moderne nė shumė fusha shkencore theksojnė pėr shumė kuptime tė ndryshme dhe krijon dyshime serioze nė lidhje me shqisat tona si dhe botėn qė e perceptojmė me to.

    Pika nismėtare e kėsaj qasjeje ėshtė se termi “botė e jashtme” e formuar nė trurin tonė ėshtė vetėm pėrgjigje e krijuara nė trurin tonė nga sinjalet elektrike. Ngjyra e kuqe e mollės, fortėsia e drurit dhe sidomos, babai, nėna, familja jote dhe ēdo gjė qė ke, shtėpinė tėnde, punėn, si dhe rreshtat e kėtij libri, janė tė pėrbėra vetėm nga sinjalet elektrike.

    Frederik Vester sqaron pikėn deri ku ka arritur shkenca nė lidhje me kėtė ēėshtje:

    Deklaratat e disa shkencėtarėve me qėndrimin se “njeriu ėshtė njė shėmbėlltyrė, dhe se ēdo gjė qė pėrjetohet ėshtė e pėrkohshme dhe mashtruese, dhe se kjo gjithėsi ėshtė njė hije, duket tė jetė e vėrtetuar nga shkenca sot.14

    Filozofi i njohur, Xhorxh Berkli (George Berkeley) komentoi pėr kėtė temė si vijon:

    Besojmė se ekzistenca e objekteve bėhet vetėm pėr shkak se ato i shohim dhe i dėgjojmė, dhe reflektohen tek ne nga shqisat tona. Sidoqoftė, shqisat tona janė vetėm ide nė mendjen tonė. Prandaj, objektet qė i marrim me shqisat tona nuk janė asgjė tjetėr pėrpos ide, dhe kėto ide nuk janė esenciale pėrpos nė trurin tonė...Meqė ēdo gjė ekziston nė mendje, dmth. se ne jemi tė mashtruar me dinakėri kur paramendojmė gjithėsinė dhe gjėrat tė ekzistojnė jashtė mendjes sonė. Prandaj, asnjė nga gjėrat qė na rrethojnė nuk ekzistojnė askund pėrpos nė mendjen tonė.15

    Nė mėnyrė qė tė sqarojmė ēėshtjen, tė marrim shqisėn e tė pamurit, e cila na furnizon me mė sė shumti informata nga bota e jashtme.
    #VamosArgentina

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Si shohim, dėgjojmė dhe shijojmė?

    Procesi i tė pamurit zhvillohet vazhdimisht. Grimcat e dritės (fotonet) udhėtojnė nga objekti pėr nė sy dhe kalojnė nėpėr thjerrėzėn qė gjendet nė pjesėn e pėrparme tė syrit ku thyhen dhe bien kokėposhtė nė retinė nė pjesėn e prapme tė syrit. Kėshtu, goditja e fotoneve shndėrrohet nė sinjale elektrike dhe transmetohen nga neutronet nė njė pikė tė vogėl qė quhet qendra e shikimit nė pjesėn e prapme tė trurit. Ky sinjal elektrik perceptohet si njė shėmbėlltyrė nė kėtė qendėr nė tru pas njė seri procesesh. Procesi i shikimit nė tė vėrtetė pėrfshinė kėtė pikė tė vogėl nė pjesėn e prapme tė trurit, e qė ėshtė “terr-burg” dhe plotėsisht i izoluar nga drita.

    Tani, le tė rishqyrtojmė kėtė proces qė duket i zakonshėm dhe i thjeshtė. Kur ne themi, “shohim”, ne nė tė vėrtetė shohim efektin e impulseve qė arrijnė nė sytė tanė dhe transferohet nė trurin tonė, pas transformimit nė sinjale elektrike. Kjo ėshtė, ajo, qė kur themi “shohim”, nė tė vėrtetė ne jemi duke i parė sinjalet elektrike nė mendjen tonė.

    Tė gjitha imazhet qė ne i shohim gjatė jetės sonė formohen nė qendrėn tonė tė shikimit, e qė pėrbėhet prej vetėm disa cm kub tė vėllimit tė trurit. Tė dyja, kjo libėr qė je duke e lexuar momentalisht dhe panorama e paskajshme qė e sheh nė horizont i zė nė kėtė hapėsirė tė vogėl. Njė ēėshtje tjetėr qė duhet ta kemi nė mendje ėshtė se, siē theksuam edhe mė parė, truri ėshtė i izoluar nga drita; dhe se brenda ėshtė errėsirė absolute. Truri nuk ka kontakt fare me dritėn.

    Kėtė situatė interesante mund tė shpjegojmė me ndihmėn e njė shembulli. Tė supozojmė se para nesh ėshtė njė qiri i ndezur. Ne jemi pėrballė kėtij qiriu dhe e shikojmė atė gjerėsisht. Sidoqoftė, gjatė kėsaj kohe, truri ynė kurrė nuk ka pasur kontakt direkt me dritėn origjinale tė qiririt. Edhe pse ne e shohim dritėn e qiririt, brendėsia e trurit tonė ėshtė plotėsisht e errtė. Ne shohim botėn e ngjyrshme dhe tė ndryshme brenda trurit tonė tė errėt.

    R.L. Gregory jap njė sqarim rreth aspektit tė shikimit, qė ne e marrim si tė gatshme:

    Ne jemi aq tė njoftuar pėr shikimin, saqė nevojitet vetėm njė ēast imagjinate qė tė kuptojmė se aty ka probleme qė duhet zgjidhur. Por duhet ta kesh njė gjė nė konsideratė. Na janė dhėnė shėmbėlltyra kokėposhtė nė sy, e ndėrsa ne shohim objekte tė ngurta tė ndara nė hapėsirėn qė na rrethon. Nga mostrat e stimulimeve nė retinė ne perceptojmė botėn e objekteve, dhe kjo nuk ėshtė mė pak se njė mrekulli.16

    Gjendje e njėjtė vlen edhe pėr shqisat tjera. Zėri, prekja, shija dhe aroma tė gjitha transmetohen nė tru si sinjale elektrike dhe perceptohen nė qendrat relevante nė tru.

    Shqisa e tė dėgjuarit punon ngjashėm me atė tė tė pamurit. Veshi i jashtėm mbledh zėrat dhe i drejton ato nė veshin e mesėm. Veshi i mesėm i transmeton vibrimet e zėrit nė veshin e brendshėm dhe i intensifikon ato. Veshi i brendshėm i pėrkthen vibrimet nė sinjale elektrike, tė cilat dėrgohen nė tru. Sikurse me syrin, procesi i dėgjimit pėrfundimisht zė vend nė qendrėn pėr dėgjim nė tru. Truri ėshtė i izoluar nga zėri ashtu si nga drita. Kėshtu qė, pa marrė parasysh se sa zhurmshėm ėshtė jashtė, brendia e trurit ėshtė plotėsisht e heshtur.
    Megjithatė, edhe zėrat mė tė lehtė perceptohen nga truri. Kjo ėshtė aq precize saqė veshi i njė personi tė shėndoshė dėgjon tė gjitha pa ndonjė zhurmė apo interferencė atmosferike. Nė trurin tuaj, qė ėshtė i izoluar nga zėri, mund tė dėgjosh simfoni nga orkestra, tė gjitha zėrat nga vendi me turmė dhe t’i pranosh tė gjitha zėrat me njė diapazon tė gjerė tė frekuencave, qė nga shushurima e fletėve e deri tek oshtima e madhe e aeroplanit tė udhėtarėve. Sidoqoftė, nėse niveli i zėrit n trurin tuaj do tė mund tė matej me ndonjė aparat tė ndjeshėm, do tė mund tė vėrehej se nė brendinė e trurit mbizotėron njė qetėsi absolute.

    Perceptimi i aromės formohet nė mėnyrė tė ngjashme. Molekulat e avullta tė lėshuara nga gjėrat si vanilja apo trėndafili arrin deri tek receptorėt nė qimet delikate nė regjionin e epitelit tė hundės dhe pėrfshihet nė bashkėveprim. Bashkėveprimi transmetohet nė tru si sinjal elektrik dhe perceptohet aroma. Ēdo gjė qė ka aromė apo erė, e kėndshme apo e pakėndshme, nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrpos perceptim i trurit me bashkėveprim me molekulat e avullta pas transformimit tė tyre nė sinjale elektrike. Nė kėtė mėnyrė pranohet aroma e parfumit, lules, ushqimit tė preferuar, detit apo aromave qė iu pėlqejnė apo jo, nė trurin tuaj. Molekulat vetvetiu kurrė nuk arrijnė nė tru. Njėjtė sikur me zėrin dhe pamjen, ato qė arrin nė tru janė thjeshtė sinjale elektrike. Me fjalė tė tjera, tė gjitha erėrat qė ke pranuar – prej se keni lindur – qė kanė arritur nga objektet nga jashtė janė vetėm sinjale elektrike qė i ke ndier pėrmes organeve shqisore.

    Ngjashėm, ekzistojnė katėr lloj receptorėsh (pranues) kimikė nė pjesėn e pėrparme tė gjuhės sė njeriut, dhe pėrbėhen nga katėr lloj tė shijeve: njelmėt, ėmbėl, hidhur dhe thartė. Receptorėt tanė tė shijes i shndėrrojnė kėto perceptime nė sinjale elektrike pėrmes njė zinxhiri tė proceseve kimike dhe i transmetojnė nė tru. Kėto sinjale perceptohen nga truri si shije. Shija qė e pėrjeton kur han ēokollatėn apo pemėn qė preferoni ėshtė njė interpretim i sinjaleve elektrike nga truri yt. Kurrė nuk do tė mund qė tė arrish objektin nė botėn e jashtme; kurrė nuk mund ta shohėsh; nuhasėsh apo tė shijosh vetė ēokollatėn. P.sh. nėse nervat e shijes qė udhėtojnė pėr nė tru prehen, shija e gjėrave qė i han nuk do tė arrijnė nė tru; dhe plotėsisht do tė humbėsh ndjenjėn tuaj pėr shije.

    Nga ky pikėvėshtrim, arritėm edhe deri tek njė fakt. Kurrė nuk do tė jemi tė sigurt se ēfarė pėrjetojmė kur e shijojmė ushqimin dhe ēfarė pėrjeton tjetėrkush kur e shijon ushqimin e njėjtė, apo ēfarė ne perceptojmė kur dėgjojmė njė zė dhe ēfarė tjetėrkush percepton kur ai dėgjon zėrin e njėjtė, se do tė jetė e njėjtė. Lincoln Barnett thotė se askush nuk e di se a e percepton tjetri ngjyrėn e kuqe apo e ndien notėn C ashtu si e percepton vet.17

    Shqisa jonė e tė prekurit nuk ndryshon nga tė tjerėt. Kur e prekim njė objekt, tė gjitha informatat qė do tė mund ta njohim botėn e jashtme dhe objektet transmetohen nė tru pėrmes nervave tė tė prekurit qė gjenden nė lėkurė. Ndjenja e tė prekurit formohet nė trurin tonė. Pėrkundėr njohurisė sė pėrgjithshme, vendi ku ne i pranojmė shqisėn e tė prekurit nuk ėshtė nė maje e gishtėrinjve, por nė qendrėn e tė prekurit nė trurin tonė. Pasi qė interpretimi i stimulimit nga truri i sinjaleve elektrike vjen nga objektet, ne i pėrjetojmė kėto objekte nė mėnyra tė ndryshme, siē, a janė tė forta apo tė buta, tė nxehta apo tė ftohta. Ne i pėrftojmė tė gjitha hollėsitė qė na ndihmojnė qė tė njohim ndonjė objekt nga kėto stimulime. Sa i pėrket kėsaj, mendimet e dy filozofėve tė famshėm, B. Russell dhe L. Wittgenstein, janė si vijon:

    Pėr shembull, pa marrė parasysh se a ekziston me tė vėrtetė limoni apo jo dhe si ėshtė bėrė qė tė ekzistojė nuk do tė mund tė diskutohet apo hulumtohet. Limoni pėrbėhet vetėm nga shija qė e ndiejmė me gjuhė, aroma e nuhatur me hundė, forma dhe ngjyra e parė me sy; dhe kėto janė tė vetmet tipare qė ēėshtja tė studiohet dhe vlerėsohet. Shkenca kurrė nuk do ta njoh botėn fizike.18

    Ėshtė e pamundur qė ta arrijmė botėn fizike. Tė gjitha objektet rreth nesh janė koleksion i perceptimeve siē janė shikimi, dėgjimi dhe prekja. Duke proceduar tė dhėnat nė qendrėn e shikimit dhe nė qendrat tjera tė shqisave, truri ynė, gjatė jetės, nuk ballafaqohet me “origjinalin” e materies qė ekziston jashtė nesh, por mė saktė, me kopjen e formuar brenda trurit tonė. Nė kėtė pikė jemi tė mashtruar duke menduar se kėto kopje janė vetė materie jashtė nesh.
    #VamosArgentina

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    “Bota e jashtme” brenda nė trurin tonė

    Nga faktet fizike qė janė shpjeguar deri mė tani, mund tė konkludojmė si vijon. Ēdo gjė qė ne e shohim, prekim, dėgjojmė dhe e perceptojmė si “materie” apo “gjithėsi” ėshtė vetėm sinjal elektrik qė shkaktohen nė trurin tonė.

    Dikush qė ėshtė duke ngrėnė njė frut nuk ballafaqohet me frutin por me perceptimin e frutit nė tru. Objekti i konsideruar nga njeriu si “frut” nė tė vėrtetė pėrbėhet nga gjurmėt elektrike tė formės, shijes, aromės dhe ndėrtimit tė frutit nė tru. Nėse nervat e shikimit qė shkojnė nė tru lėndohen papritmas, shėmbėlltyra e frutit papritmas do tė zhduket. Ndėrprerja nė rrugėn nga shqisat e hundės pėr nė tru do tė ndėrpresė komplet shqisėn e tė nuhaturit. Thjeshtė, fruti nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrpos interpretim i sinjaleve elektrike.

    Njė pikė tjetėr qė duhet marrė nė konsideratė ėshtė edhe ndjenja pėr largėsi. Largėsia, pėr shembull mes teje dhe kėtij libri, ėshtė vetėm njė ndjenė e hapėsirės e formuar nė trurin tėnd. Objektet qė duken tė jenė tė largėta nga pikėvėshtrimi i dikujt gjithashtu ekzistojnė nė tru. Pėr shembull, dikush qė ėshtė duke shikuar yjet nė qiell mendon se ata janė me miliona vjet drite larg nga ai. Por, ēfarė ai “sheh” nė tė vėrtetė janė yjet brenda nė tė, nė qendrėn e tij tė shikimit. Derisa je duke i lexuar kėta rreshta, nė tė vėrtetė ti nuk je brenda nė dhomė, por pėrkundrazi, dhoma ėshtė brenda teje. Duke e shikuar trupin tėnd bėn qė tė mendosh se je brenda trupit tėnd. Sidoqoftė, duhet pasur nė mendje se trupi yt, gjithashtu, ėshtė njė shėmbėlltyrė brenda nė trurin tėnd.

    E njėjta gjė ndodh me tė gjitha shqisat tjera. Pėr shembull, kur mendon se ke dėgjuar zėrin e televizionit nga dhoma tjetėr, nė tė vėrtetė jeni duke pėrjetuar zėrin brenda nė trurin tuaj. Nuk mund tė dėshmosh se ekziston njė dhomė afėr tėndes apo qė zėri vjen nga televizioni nga ajo dhomė. Zėri qė mendon se je duke e dėgjuar disa metra larg teje dhe biseda e dikujt afėr teje perceptohet nė qendrėn e dėgjimit me vėllim prej disa cm kub nė trurin tėnd. Pėrndryshe nga kjo qendėr e perceptimit, nuk ekzistojnė konceptet si majtas, djathtas, pėrpara dhe prapa. Kėshtu pra, zėri nuk vjen tek ti nga djathtė, majtė apo nga ajri; nuk ka drejtim tė caktuar se nga vjen zėri.

    Aromat qė i percepton janė tė ngjashme; asnjė aromė nuk arrin nga distanca e madhe. Mund tė supozosh se efektet fundore tė formuara nė qendrėn tėnde tė tė nuhaturit janė aroma tė objekteve nė botėn e jashtme. Sidoqoftė, ashtu siē formohet shėmbėllimi i trėndafilit nė qendrėn tėnde tė shikimit, ashtu formohet edhe aroma e trėndafilit ėshtė nė qendrėn tėnde tė tė nuhaturit; prandaj nuk ka as trėndafil e as aromė qė i pėrket botės sė jashtme.

    “Bota e jashtme” qė neve na paraqitet me anė tė perceptimeve tona ėshtė vetėm njė koleksion i sinjaleve elektrike qė arrijnė nė trurin tonė. Gjatė jetės sonė, truri ynė pėrpunon kėto sinjale dhe ne jetojmė pa e ditur se ne jemi duke gabuar qė supozojmė se tė gjitha kėto janė versione origjinale tė gjėrave qė ekzistojnė nė “botėn e jashtme”. Ne jemi tė mashtruar vetėm pėr shkak se nuk mund tė arrijmė vetė materien me anė tė shqisave tona.

    Pėrveē kėsaj, truri ynė i interpreton dhe u jep kuptimin sinjaleve qė ne i paramendojmė si “botė e jashtme”. Pėr shembull, tė shqyrtojmė shqisėn e dėgjimit. Truri ynė shndėrron valėt e zėrit nga “bota e jashtme” nė njė simfoni. Mund tė thuhet se muzika gjithashtu ėshtė perceptim i krijuar nga truri ynė. Nė tė njėjtėn mėnyrė, kur shohim ngjyrat, ēfarė kap syri ynė janė vetėm sinjalet elektrike tė gjatėsive tė ndryshme valore. Prapė truri ynė i transformon kėto sinjale nė ngjyra. Nuk ka ngjyra nė “botėn e jashtme”. As molla nuk ėshtė e kuqe e as qielli nuk ėshtė i kaltėr apo bari i gjelbėr. Ato janė asisoj, pėr shkak se ne i perceptojmė ashtu. “Bota e jashtme” plotėsisht varet nga perceptuesi.

    Bile edhe defekti mė i vogėl nė retinėn e syrit mund tė shkaktojė verbėsinė e ngjyrave. Disa njerėz perceptojnė tė kaltrėn si tė gjelbėr, disa tė kuqėn sikur tė kaltėr, ndėrsa dikush i percepton tė gjitha ngjyrat si nuanca tė ndryshme tė tė pėrhiturės. Nga kjo pikė, nuk ėshtė e rėndėsishme nėse objekti i jashtėm ka ngjyrė apo jo.

    Mendimtari i spikatur Berkeley thekson pėr kėtė fakt:

    Nė fillim, ėshtė besuar se ngjyrat, aromat, etj., “me tė vėrtetė ekzistojė”, por mė pas pikėpamje tė tilla ishin refuzuar, dhe ėshtė parė se ato ekzistojnė nė varėsi nga ndjenjat tona. 19

    Si pėrfundim, arsyeja se si i shohim objektet tė ngjyrosura nuk ėshtė pėr shkak se ato janė tė ngjyrosura apo pse kanė ekzistencė materiale tė pavarur jashtė nesh. E vėrteta mbi materien ėshtė mė saktė se tė gjitha cilėsitė qė i atribuojmė objekteve janė brenda nesh e jo nė “botėn e jashtme”.

    Pra ēfarė mbetet nga “bota e jashtme”?
    #VamosArgentina

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    A ėshtė ekzistimi i “botės sė jashtme” i domosdoshėm?

    Deri mė tani, kemi folur pandėrprerė pėr njė “botė tė jashtme” dhe njė botė tė perceptimeve tė formuar nė trurin tonė, qė ėshtė ēfarė ne shohim. Sidoqoftė, pasi ne nė tė vėrtetė nuk mundemi qė tė prekim “botėn e jashtme”, si do tė mund tė jemi tė sigurt se njė botė e tillė me tė vėrtetė ekziston?

    Nė tė vėrtetė nuk mundemi. Pasi qė ēdo objekt ėshtė vetėm njė koleksion i perceptimeve dhe ato perceptime ekzistojnė vetėm nė mendjen tonė, ėshtė mė e udhės qė tė themi se bota e vetėm qė me tė vėrtetė ekziston ėshtė bota e perceptimeve. Bota e vetme qė ne e njohim si botė ėshtė ajo qė ekziston nė mendjen tonė: ajo qė ėshtė e dizajnuar, regjistruar, dhe e gjallėruar atje; ajo botė qė, thėnė shkurt, e krijuar brenda mendjes sonė. Kjo ėshtė e vetmja botė nė tė cilėn mund tė jemi tė sigurt.

    Kurrė nuk do tė mund qė tė dėshmojmė se perceptimet qė ne i studiojmė nė trurin tonė kanė lidhje me materien. Kėto perceptime mund tė vijnė besnikėrisht nga ndonjė burim “artificial”.

    Ėshtė e mundur qė tė observohet kjo. Stimulimet e rreme mund tė prodhojnė ”njė botė materiale” krejtėsisht imagjinare nė trurin tonė. Pėr shembull, le tė paramendojmė ndonjė instrument shumė tė zhvilluar qė mund tė regjistroj tė gjitha llojet e sinjaleve elektrike. Sė pari, le t’i transmetojmė tė gjitha tė dhėnat mbi ambientin (edhe imazhin e trupit) nė kėtė instrument duke i transformuar ato nė sinjale elektrike. E dyta, tė paramendojmė se truri mund tė ekzistojė jashtė trupit. Dhe nė fund, ta lidhim me instrumentin regjistrues nė tru me elektroda qė do tė funksiononin sikur nerva qė dėrgojnė tė dhėnat e para-regjistruara nė tru. Nė kėtė mėnyrė, mund tė pėrjetoni veten duke jetuar nė njė ambient tė krijuar artificialisht. Pėr shembull, shumė lehtė mund tė besosh se je duke vozitur shpejt nė autostradė. Mundet qė kurrė mos tė jetė e mundur qė tė kuptohet se ti pėrbėhesh vetėm nga truri. Kjo ėshtė kėshtu pasi qė me krijimin e njė botė brenda trurit tėnd nuk ėshtė e nevojshme ekzistenca e njė bote tė vėrtetė, por mė mirė me thėnė, stimulim. Ėshtė krejtėsisht e vėrtetė se kėto stimulime mund tė vijnė edhe nga burim artificial, siē ėshtė njė magnetofon.

    Nė lidhje me kėtė, filozofi i shquar Bertrand Russell shkruan:

    Pasi qė shqisa e tė prekurit kur e shtypim tavolinėn me majat e gishtėrinjve tonė, shkaktohet njė ērregullim elektrik nė elektronet dhe protonet e majave gishtėrinjve tonė, qė prodhohen, sipas fizikės moderne, nga afėrsia e elektroneve dhe protoneve nė tavolinė. Nėse ērregullimi i njėjtė nė majat e gishtėrinjve tonė bėhet ndryshe, ne duhet qė tė kemi ndjenjat, pavarėsisht se a ka apo jo tavolinė.20

    Me tė vėrtetė ėshtė shumė lehtė pėr ne qė tė mashtrohemi nga perceptimet qė besojmė, pa kurrfarė lidhje me materien, qė tė jetė e vėrtetė. Shpesh pėrjetojmė kėtė ndjenjė kur ėndėrrojmė, ku pėrjetojmė ngjarje, shohim njerėz, objekte dhe ambient qė duket krejtėsisht tė vėrtetė. Mirėpo, tė gjitha kėto janė vetėm perceptime. Nuk ka ndonjė ndryshim themelor nė mes tė ėndrrės dhe “botės reale”; qė tė dyja janė pėrjetime nė tru.
    #VamosArgentina

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kush ėshtė perceptuesi?

    Siē kemi treguar deri mė tani, nuk ka dyshim se bota qė ne mendojmė se jetojmė nė tė qė e quajmė “botė e jashtme” perceptohet brenda nė trurin tonė. Sidoqoftė, kėtu lind njė pyetje e dorės sė parė. Nėse ngjarjet fizike qė ne i njohim si perceptime tė brendshme, ēfarė ėshtė ēėshtja e trurit tonė? Pasi truri ynė ėshtė pjesė e botės fizike sikur duart, kėmbėt tona apo ēdo objekt tjetėr, gjithashtu duhet qė tė jetė perceptues sikurse tė gjitha objektet tjera.

    Shembulli i ėndrrės do ta ndriēojė mė tutje kėtė ēėshtje. Tė paramendojmė se jemi duke ėndėrruar nė trurin tonė sipas asaj se ēfarė kemi thėnė deri mė tani. Nė ėndėrr, do tė kemi njė trup tė imagjinuar, njė dorė tė imagjinuar, njė sy tė imagjinuar dhe njė tru tė imagjinuar. Nėse gjatė ėndėrrimit, do tė pyeteshim, “ku sheh?” ne do tė pėrgjigjeshim “nė trurin tim”. Sidoqoftė, nuk ekziston truri qė tė mund tė flasim pėr tė, por njė kokė dhe njė tru i imagjinuar. Shikuesi i imazheve nuk ėshtė truri i imagjinuar nė ėndėrr por njė “qenie” qė ėshtė shumė mė “superiore” se ai.

    E dimė se nuk ka ndryshim fizik nė mes tė ambientit nė ėndėrr dha ambientit qė ne e quajmė jetė reale. Prandaj po tė pyeteshim nė ambientin qė ne e quajmė jetė reale me pyetjen e mėsipėrme “ku sheh”, do tė ishte shumė e pakuptimtė po tė pėrgjigjej “nė trurin tim” si nė shembullin e mėsipėrm. Nė tė dyja rastet, entiteti qė sheh dhe percepton nuk ėshtė nė truri, qė sipas tė gjithave nuk ėshtė gjė tjetėr pos njė copė mishi.

    Kur tė analizojmė trurin, ne nuk shohim tjetėr pos molekula tė lipoideve dhe proteinave, qė gjithashtu ekzistojnė edhe nė organizmat tjerė tė gjallė. Kjo nėnkupton se brenda njė cope mishi qė ne e quajmė “tru”, nuk ka asgjė pėr t’i observuar imazhet, qė pėrbėn vetėdijen, apo qė tė krijojė qenien qė ne e quajmė “vetvete”.

    R.L. Gregory i referohet gabimit qė njerėzit e bėjnė nė lidhje me perceptimin e imazheve nė tru:

    Kjo ėshtė njė joshje, qė duhet t’i shmangemi, qė tė thuhet se sytė prodhojnė pamjet nė tru. Pamja nė tru sugjeron nevojėn pėr njė lloj syri tė brendshėm qė tė sheh – por kjo do tė ketė nevojė edhe pėr njė sy tjetėr qė tė shoh kėtė pamje... etj., etj,. nė njė nevojė tė pafund tė syve dhe tė pamjeve. Kjo ėshtė absurde.21

    Kjo ėshtė ajo pikėpamja qė i ven materialistėt, qė nuk mbajnė asgjė tjetėr pos materies qė tė jetė e vėrtetė, nė mėdyshje; kujt i takon “syri brenda” qė sheh, qė percepton ēfarė sheh dhe reagon?

    Karl Pribram gjithashtu fokusohet nė kėtė ēėshtje tė rėndėsishme, se kush ėshtė perceptues, nė botėn e shkencės dhe filozofisė:

    Qė nga grekėt, filozofėt kanė menduar rreth “shpirtit” nė makinė, “njeriu i vogėl brenda njeriut tė vogėl”, etj. Ku ėshtė “uni”, qenia qė e pėrdorė trurin? Kush e bėn tė diturit e vėrtetė? Ose, si Shėn Francis nga Assisi thotė: “Ne po kėrkojmė atė qė sheh”.22

    Tani, mendo pėr kėtė gjė: libri qė e ke nė duar, dhoma nė tė cilėn gjendesh, shkurtimisht, tė gjitha imazhet pėrpara teje shihen brenda trurit tėnd. A janė atomet ato qė i shohin kėto imazhe? Atomet e verbėta, tė shurdhėta dhe tė pavetėdijshme? Pse disa atome e kanė kėtė cilėsi derisa tė tjerat nuk e kanė? A pėrbėhen veprimet tona tė tė menduarit, tė kuptuarit, tė mbajturit mend, tė gėzuarit, tė hidhėruarit dhe ēdo gjė tjetėr prej reaksioneve elektrokimike nė mes tė kėtyre atomeve?

    Kur e vrasim mendjen me kėsi lloj pyetjesh, shohim se nuk ka kuptim qė tė shikohet nė vullnetin e atomeve. Ėshtė e qartė se qenia qė sheh, dėgjon, dhe ndien ėshtė njė qenie mbi-materiale. Kjo qenie ėshtė “e gjallė” dhe as nuk ėshtė materie apo shėmbėlltyrė e materies. Kjo qenie lidhet me perceptimet pėrpara saj duke pėrdorur imazhin e trupit tonė.

    Kjo qenie ėshtė “shpirti”.

    Bashkėsia e perceptimeve qė e quajmė “botė materiale” ėshtė njė ėndėrr e shikuar nga ky shpirt. Sikurse trupi qė e kemi dhe bota materiale qė ne e shohim nė ėndrrat tona nuk kanė realitet, gjithashtu edhe gjithėsia qė ne e okupojmė dhe trupin qė e kemi nuk kanė realitet material.

    Qenia e vėrtetė ėshtė shpirti. Materia pėrmban vetėm perceptimet e shikuar nga shpirti. Qeniet inteligjente qė i shkruajnė dhe i lexojnė kėta rreshta nuk janė grumbuj atomesh apo molekulash si dhe reaksione kimike nė mes tyre, por ėshtė “shpirt”.
    #VamosArgentina

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Qenia absolute e vĖrtetĖ

    Tė gjitha kėto fakte na sjellin pėrballė njė ēėshtje shumė tė rėndėsishme. Nėse gjėja qė ne e njohim si botė materiale pėrbėhet vetėm nga perceptimet tė para nga shpirti ynė, atėherė ku ėshtė burimi i kėtyre perceptimeve?

    Nė tė pėrgjigjurit e kėsaj pyetjeje, duhet pasur parasysh ēėshtjen nė vazhdim: materia vetvetiu nuk ka ekzistencė tė vetėqeverisje. Pasi materia ėshtė perceptim, ėshtė diēka “artificiale”. Dmth, ky perceptim duhet tė jetė i shkaktuar nga njė fuqi tjetėr, qė dmth duhet tė jetė i krijuar. Pėrveē kėsaj, ky krijim duhet tė jetė i vazhdueshėm. Nėse nuk ka krijim tė vazhdueshėm dhe tė qėndrueshėm, atėherė krejt ēka ne e quajmė materie do tė zhdukej dhe humbej. Kjo mund tė lidhet me televizionin nė tė cilin piktura shfaqet derisa sinjali tė transmetohet. Pra, kush bėn qė shpirti ynė t’i shoh yjet, tokėn, bimėt, njerėzit, trupat tonė dhe ēdo gjė tjetėr qė shohim?

    Ėshtė shumė evidente se ėshtė njė Krijues, i Cili e ka krijuar tėrė gjithėsinė materiale, e kjo ėshtė, shuma e perceptimeve, dhe vazhdon krijimin e Tij pandėrprerė. Pasi ky Krijues paraqet aq krijim tė mrekullueshėm, Ai sigurisht ka fuqi tė madhe dhe tė pėrhershme.

    Ky Krijues na prezantohet. Ai e ka shpallur Librin dhe pėrmes kėtij Libri e ka pėrshkruar Veten, gjithėsinė dhe arsyen pse ne ekzistojmė.

    Ky Krijues ėshtė Allahu dhe emri i Librit tė Tij ėshtė Kur’ani.

    Faktet se qiejt dhe toka, dmth, gjithėsia nuk ėshtė e qėndrueshme, dhe se prania e tyre ėshtė bėrė e mundur me krijimin e tyre nga Allahu dhe se ato do tė zhduken kur Ai pėrfundon kėtė krijim, shpjegohen nė kėtė ajet:

    All-llahu i mban qiejt dhe tokėn qė tė mos zhduken, e nėse zhduken, s'ka askush pos Tij qė mund t'i mbajė; Ai ėshtė qė nuk ngutet, ėshtė qė falė. (Fatir: 41)

    Siē pėrmendėm nė fillim, disa njerėz nuk kanė kuptim tė vėrtetė mbi Allahun ashtu qė Atė e paramendojnė si qenie qė ėshtė i pranishėm diku nė qiejt dhe qė nuk ndėrhyn nė ēėshtjet e kėsaj bote. Themeli i kėsaj logjike nė tė vėrtetė gjendet nė mendimin se gjithėsia ėshtė njė ndėrtim nga materia dhe Allahu ėshtė “jashtė” kėsaj bote materiale, nė njė vend shumė tė largėt. Nė disa fé tė rreme, besimi nė Allahun ėshtė i kufizuar nė kėtė kuptim.

    Mirėpo, siē konsideruam deri mė tani, materia pėrbėhet vetėm nga ndjenjat. Dhe se qenia e vetme absolute e vėrtetė ėshtė Allahu. Kjo nėnkupton. se ekziston vetėm Allahu; dhe tė gjitha gjėrat pėrpos Tij janė qenie nėn hije. Si pasojė, ėshtė e pamundur qė tė pėrfytyrohet Allahu i ndarė dhe jashtė masės sė materies. Allahu sigurisht ėshtė “gjithkah” dhe i pėrfshinė tė gjithat. Ky realitet shpjegohet nė Kur’an si vijon:

    All-llahu - s'ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e zė tė koturit, e as gjumi. E Tija ėshtė ē'ka nė qiej dhe ē'ka nė tokė. Kush mund tė ndėrmjetėsojė te Ai, pos me lejen e Tij? Ai e di se ē'po u ndodhė dhe ē'do t'u ndodhė. Dhe asgjė nga dija e Tij nuk mund tė pėrvetėsojnė, pos sa tė dojė Ai. Ndėrsa pushteti i Tij pėrfshin qiejt dhe tokėn. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirėmbajtur), ngase Ai ėshtė i Larti, Madhėshtori. (Bekare: 255)

    Qė Allahu nuk kufizohet me hapėsirė dhe qė Ai pėrfshinė ēdo gjė tregohet nė ajetin si vijon:

    Tė All-llahut janė edhe (anėt nga) lindja edhe nga perėndimi, dhe kahėdo qė tė ktheheni, aty ėshtė anė e All-llahut. Vėrtetė, All-llahu ėshtė i gjerė (nė bujari) e i dijshėm. (Bekare: 115)

    Pasi qeniet materiale janė vetėm perceptime, ato nuk mund ta shohin Allahun; por Allahu e sheh materien dhe Ai e ka krijuar atė nė tė gjitha format. Nė Kur’an, kjo tregohet kėshtu: “Tė parėt (e njerėzve) nuk mund ta pėrfshinė Atė, e Ai i pėrfshinė tė parėt.”(En’am: 103)

    Pra, ne nuk mund ta pėrfshijmė (kuptojmė, shohim) qenien e Allahut me sytė tanė, por Allahu plotėsisht neve na ka pėrfshirė brendėsinė tonė, pjesėn e jashtme, shikimet dhe mendimet tona. Nuk mund ta shqiptojmė asnjė fjalė pa e ditur Ai, bile pa dijen e Tij as frymė nuk mund tė marrim.

    Derisa jemi duke i parė kėto perceptime shqisore gjatė jetės sonė, qenia mė e afėrt e jona nuk ėshtė asnjėra nga kėto ndjenja, por Vetė Allahu. Fshehtėsia e ajetit nė vazhdim nė Kur’an zbulon kėtė realitet: “Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimė se ē’pėshpėrit ai nė vetvete dhe Ne jemi mė afėr tij se damari (qė rrah) i qafės sė tij. “(Kaf: 16) Kur dikush mendon se trupi i tij ėshtė i pėrbėrė vetėm nga “materia”, ai nuk mund qė tė kuptojė kėtė fakt tė rėndėsishėm. Nėse e merr trurin e tij qė tė jetė “vetvetja”, atėherė vendi ku ai pranon tė jetė ėshtė 20-30 cm larg tij. Mirėpo, kur tė kuptojė se nuk ka asgjė nga ajo qė quhet materie, dhe se ēdo gjė ėshtė vetėm njė imagjinatė, nocionet si jashtė, brenda, larg apo afėr humbin kuptimin e tyre. Allahu e ka pėrfshirė atė dhe Ai ėshtė “skajshmėrisht afėr” tij.

    Allahu e informon njeriun se Ai ėshtė “skajshmėrisht afėr” tyre me ajetin “E kur robėt e Mi tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam afėr...” (Bekare: 186). Ajeti tjetėr tregon pėr faktin e njėjtė: “Pėrkujto, kur Ne tė thamė: "Zoti yt ka pėrfshirė (me dijen e Vet) tė gjithė njerėzit...” (Isra: 60).

    Njeriu mashtrohet duke menduar se qenia mė e afėrt e tij ėshtė vetvetja. Allahu, nė tė vėrtetė, ėshtė mė afėr bile edhe se vetė ne. Ai na e ka tėrheqė vėmendjen pėr kėtė gjė nė ajetin: “Pėrse, pra kur arrin shpirti nė fyt, E ju nė atė moment shikoni (se ē'po i ngjet). E Ne jemi mė afėr tek ai se ju, por ju nuk shihni.(Wakia: 83-85). Siē na tregon ajeti, njerėzit janė tė pavetėdijshėm pėr kėtė fakt tė jashtėzakonshėm pasi nuk e shohin me sytė e tyre.

    Nga ana tjetėr, ėshtė e pamundur pėr njeriun, qė nuk ėshtė gjė tjetėr pėrpos njė qenie nga hija qė tė ketė fuqi dhe vullnet tė pavarur nga Allahu. Ajeti “E All-llahu ju krijoi juve edhe atė qė e punoni.”(Saffat: 96) tregon se ēdo gjė qė e pėrjetojmė bėhet nėn kontrollin e Allahut. Nė Kur’an, ky realitet qėndron nė ajetin: “...ti nuk i gjuajte, (nė tė vėrtetė) kur i gjuajte ata, por All-llahu (tė ndihmoi) i gjuajti “(Enfal: 17) ku theksohet se asnjė vepėr nuk ėshtė e pavarur nga Allahu. Pasi qenia njerėzore ėshtė qenie nga hija, ai vetė nuk e bėn aktin e gjuajtjes. Por, Allahu i jep kėsaj qenie nga hija ndjenjėn e vetvetes. Nė realitet, Allahu i bėn tė gjitha veprimet. Nėse dikush i merr veprimet qė i bėn si te vetėt, ai qartė e mashtron vetveten.

    Ky ėshtė realiteti. Dikush mund tė mos dėshiroj qė tė pranoj kėtė dhe mund ta paramendojė vetveten si qenie tė pavarur nga Allahu; por kjo nuk do tė ndryshojė ndonjė gjė. Natyrisht mohimi i tij i pamatur ėshtė prapė brenda vullnetit dhe dėshirės sė Allahut.
    #VamosArgentina

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ēdo gjė qė posedon ėshtė iluzion i brendshėm

    Siē po shihet qartė, ėshtė fakt logjik shkencor se “bota e jashtme” nuk ka realitet material dhe qė ėshtė koleksion i imazheve pėrherė tė shfaqura shpirtit tonė nga Allahu. Megjithatė, njerėzit nuk e pėrfshijnė, apo mė saktė nuk dėshirojnė qė t’i pėrfshijnė, tė gjitha nė konceptin e “botės sė jashtme”.

    Mendo pėr kėtė ēėshtje sinqerisht dhe me guxim. Do tė kuptosh se shtėpia juaj, mobilet, vetura – qė ndoshta janė blerė para ca kohe, zyra, stolitė, llogaria bankare, gardėroba, bashkėshortja, fėmijėt, kolegėt dhe ēdo gjė qė i ke nė fakt pėrfshihen nė kėtė botė tė jashtme tė imagjinuar qė projektohet tek ti. Ēdo gjė qė sheh, dėgjon, apo nuhat – shkurtimisht – i pranon me pesė shqisat tuaja rreth teje si pjesė e kėsaj “bote tė imagjinuar”: zėri i kėngėtarit tė preferuar, fortėsia e karriges qė je ulur mbi tė, era e parfumit qė tė pėlqen, dielli qė tė mban ngrohtė, lulja me ngjyra tė bukura, zogu duke fluturuar pėrskaj dritares sate, barka motorike duke lėvizur me shpejtėsi mbi ujė, kopshti juaj i pėlleshėm, kompjuteri i juaj qė e pėrdorni nė zyre, apo pajisja hi-fi nė shtėpi qė ėshtė punuar me njė teknologji moderne...

    Ky ėshtė realiteti, pasi bota ėshtė vetėm koleksion i imazheve tė krijuara pėr ta sprovuar njeriun. Njerėzit sprovohen gjatė gjithė jetės sė tyre tė kufizuar me perceptime duke mos pasur realitet. Kėto perceptime janė shfaqur me qėllim si tėrheqėse dhe joshėse. Ky fakt pėrmendet edhe nė Kur’an:

    Njerėzve u ėshtė zbukuruar dashuria ndaj tė kėndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisė sė grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve tė stolisur, bagėtisė e bujqėsisė. Kėto janė kėnaqėsi tė kėsaj bote, po te All-llahu ėshtė e ardhmja mė e mirė. (Ali-Imran: 14)

    Shumica e njerėzve largohen nga feja e tyre pėr shkak tė lakmisė ndaj pasurisė, grumbullimit tė arit dhe argjendit, dollarėve, stolive, llogarive bankare, kartelave tė kredisė, gardėrobės sė shumtė, veturave tė modeleve tė fundit, shkurtimisht pas tė gjitha formave tė prosperitetit qė ata i kanė apo pėrpiqen qė t’i kenė. Ata pėrqendrohen vetėm nė kėtė botė duke e harruar ahiretin. Ata janė tė mashtruar nga pamja “tėrheqėse dhe e bukura” e jetės sė kėsaj bote, e harrojnė tė falin namazin, tė japin lėmoshė pėr tė varfrit, dhe tė bėjnė ibadet qė tė jenė tė suksesshėm nė ahiret. Pėrkundrazi ata thonė “Kam gjėra pėr tė bėrė”, “kam ideale”, “kam pėrgjegjėsi”, “nuk kam mjaft kohė”, “mė duhet t’i kryej disa punė” dhe “do ta kryej mė vonė”. Ata e jetojnė jetėn e tyre duke kėrkuar prosperitet vetėm nė kėtė botė. Nė ajetin, “Edhe atė qė dinė nga jeta e kėsaj bote, ėshtė dije e cekėt, por ndaj jetės sė pėrjetshme (ndaj Ahiretit) ata janė plotėsisht tė verbėruar (tė pa-interesuar)” (Rum:7), shpjegohet ky botėkuptim i gabuar.

    Faktin qė e kemi shpjeguar nė kėtė kapitull, dmth se ēdo gjė ėshtė imazh, ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr nėnkuptimin e tij se i paraqet tė gjitha epshet dhe kufizimet tė pakuptimta. Vėrtetimi i kėtij fakti e bėn tė qartė se ēdo gjė qė njerėzit kanė apo pėrpiqen qė ta kenė – pasurinė tė fituar me lakmi, fėmijė me tė cilėt krenohen, gratė qė ata i konsiderojnė si mė tė afėrtat, miqtė, trupi i tyre i dashur, statuti shoqėror qė ata besojnė tė jetė superior, shkollat qė i kanė kryer, pushimet nė tė cilat kanė kaluar – nuk janė tjetėr pėrveēse iluzion i thjeshtė. Prandaj, e gjithė pėrpjekja, koha e kaluar dhe lakmia, dėshmon kotėsinė.

    Pėr kėtė disa njerėz padashur bėhen tė marrė kur krenohen me pasurinė dhe pronėn apo pėr “jahtet, helikopterėt, kompanitė, fabrikat, ēifligjet, aksionet dhe tokat” e tyre sikur ato tė ekzistojnė nė tė vėrtetė. Kėta njerėz tė pasur qė mburren sa pėr t’u dukur udhėtojnė me jahte, tregojnė veturat e tyre, flasin pandėrprerė pėr pasurinė e tyre, mendojnė se postet e tyre i vėnė ata mė lartė se tė tjerėt dhe mendojnė se ata janė tė suksesshėm pėr tėra kėto gjėra, nė tė vėrtetė duhet qė tė mendojnė se nė ēfarė gjendje do ta gjejnė veten kur tė kuptojnė se suksesi nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrpos njė iluzion.

    Kėto pamje janė parė shumė shpesh edhe nėpėr ėndėrr. Nė ėndrrat e tyre, ata gjithashtu kanė shtėpi, vetura tė shpejta, stoli shumė tė ēmuara, tufa dollarėsh, dhe sasi tė mėdha tė arit dhe tė argjendit. Nė ėndrrat e tyre, ata gjithashtu janė nė pozita tė larta, kanė fabrika me mijėra punėtorė, kanė fuqi pėr tė sundojnė mbi shumė njerėz dhe veshėn pėr lakmi tė gjithėve. Sikurse do tė ishte qesharake qė dikush, duke u zgjuar, tė mburret me pasurinė e tij nė ėndėrr, ai do tė jetė po ashtu qesharak pėr mburrjen me imazhet qė ai i sheh nė kėtė botė. Qė tė dyja atė qė e ka parė nė ėndėrr edhe atė qė e ka parė nė kėtė botė janė vetėm imazhe nė mendjen e tij.

    Nė tė njėjtėn mėnyrė, njerėzit qė reagojnė ndaj ngjarjeve qė ata pėrjetojnė nė botė do tė turpėrohen kur tė kuptojnė kėtė realitet. Ata qė pamėshirshėm luftojnė me njėri tjetrin, tėrbohet shpejt, mashtron, merr mito, falsifikon, gėnjen, me lakmi e mban paranė e vet, i bėn keq njerėzve, i rrah dhe i mallkon tė tjerėt, sillet agresivisht, janė plot lakmi pėr zyrė dhe pozitė, janė ziliqarė dhe tregohen, do tė jenė tė turpshėm kur tė kuptojnė se krejt ēfarė kanė bėrė ka qenė vetėm njė ėndėrr.

    Pasi Allahu i krijon tė gjitha kėto imazhe, Poseduesi Pėrfundimtar i tė gjithave do tė jetė vetėm Allahu. Edhe ky fakt theksohet nė Kur’an:

    Vetėm tė All-llahut janė ē'ka nė qiej dhe ē'ka nė tokė. All-llahu ka pėrfshirė ēdo send. (Nisa: 126)

    Ėshtė gabim i madh tė hedhet poshtė feja pėr hir tė pasioneve imagjinare e prandaj tė humbet jeta e pėrjetshme.

    Nė kėtė fazė, njė gjė duhet tė kuptohet. Nuk ėshtė thėnė kėtu se “pasuria, fėmijėt, prona, bashkėshortet, miqtė, pozita qė e keni arritur do tė zhduket herėt a vonė, e prandaj ato nuk kanė kurrfarė kuptimi”, por se “tė gjitha pasuritė qė iu duken se i keni nuk ekzistojnė, por janė vetėm ėndrra qė pėrbėhen nga imazhet qė Allahu t’i tregon qė t’iu sprovojė”. Siē po shihet, ėshtė ndryshim i madh ndėrmjet kėtyre dy thėnieve.

    Edhe pse dikush nuk dėshiron qė tė pranojė kėtė menjėherė dhe i duket se ėshtė mė mirė qė tė mashtrohet duke menduar se ēdo gjė me tė vėrtetė ekziston, nė fund do tė vdesim e ēdo gjė do tė bėhet e qartė nė ahiret kur tė ringjallemi. Nė atė ditė “sheh shumė mprehtė. “ (Kaf: 22) dhe do tė shohim ēdo gjė shumė mė qartė. Sidoqoftė, nėse kemi jetuar duke vrapuar pas qėllimeve imagjinare, ne do tė dėshironim pastaj qė mos tė kishim jetuar kurrė nė kėtė jetė dhe duke thėnė “Ah, sikur tė kishte qenė ajo (vdekja e parė) mbarim i amshueshėm pėr mua. Pasuria ime nuk mė bėri fare dobi. U hoq prej meje ēdo kompetencė imja. “ (Hakka: 27-29).

    Ēfarė duhet tė bėj njeriu i menēur, nga ana tjetėr, ėshtė qė tė pėrpiqet qė tė kuptojė realitetin mė tė madh tė gjithėsisė kėtu nė kėtė botė, derisa ende ka kohė. Pėrndryshe, ai do tė jetojė duke vrapuar pas ėndrrave dhe do tė pėrballet me dėnimin e hidhur nė fund. Nė Kur’an, gjendja pėrfundimtare e kėtyre njerėzve tė cilėt vrapojnė pas iluzioneve (imazheve) nė kėtė botė dhe e harrojnė Krijuesin e tyre, tregohet kėshtu:

    E veprat e atyre qė nuk besuan janė si fatamorganė (nga rrezet e diellit) nė njė shkretinė ku i etshmi mendon se ėshtė ujė derisa kur t'i afrohet atij nuk gjen asgjė, por aty e gjen All-llahun dhe Ai do t'ia japė llogarinė e tij. All-llahu ėshtė i shpejtė nė llogaritje. (Nur: 39)
    #VamosArgentina

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Defektet logjike tė materialistėve

    Prej fillimit tė kėtij kapitulli, ėshtė thėnė qartė se materia nuk ėshtė qenie absolute, siē pohojnė materialistėt, por mė saktė ėshtė njė koleksion i pėrshtypjeve tė shqisave tė krijuara nga Allahu. Materialistėt i rezistojnė kėtij realitet evident, qė e shkatėrron filozofinė e tyre nė mėnyrė ekstreme dogmatike dhe i paraqet si tė pabaza antitezat.

    Pėr shembull, njėra ndėr pėrkrahėsit mė tė mėdhenj tė filozofisė materialiste nė shek. 20, njė marksist i flaktė, George Polizer, e dha “shembullin e autobusit” si “dėshminė mė tė madhe“ mbi ekzistencėn e materies. Sipas Polizerit, filozofėt qė mendojnė se materia ėshtė vetėm perceptim gjithashtu ikin kur ta vėrejnė autobusin qė do t’i shkelė ata dhe kjo ėshtė dėshmi e ekzistimit fizik tė materies. 23


    Kur materialisti tjetėr i famshėm, Johnson, i ėshtė thėnė se materia ėshtė koleksion i perceptimeve, ai “u pėrpoq” qė tė dėshmojė ekzistimin fizik tė gurėve duke i shqelmuar.24

    Shembull i ngjajshėm ėshtė dhėnė edhe nga Friedrich Engels, mentor Politzerit dhe themelues sė bashku me Marksin i materializmin dialektik. Ai shkroi, “nėse ėmbėlsira qė e hamė ėshtė vetėm perceptim, atėherė ajo nuk do tė na e ndalonte urinė tonė.25

    Ka edhe shembuj tė ngjashėm si dhe fjalė fyese si “do ta kuptosh ekzistencėn e materies kur ta hash shuplakėn nė faqe” nė librat e materialistėve tė njohur si Marksi, Engelsi, Lenini e tjerė.

    Ērregullimi nė tė kuptuarit qė lejon tė depėrtojnė shembujt e tillė tė materialistėve ėshtė interpretimin e shpjegimit i tyre i “materies ėshtė perceptim” sikur “materia ėshtė mashtrim me dritė”. Ata mendojnė se perceptimi ėshtė i kufizuar me shikim dhe tė gjitha aftėsitė tjera si prekja kanė lidhje fizike. Autobusi e godet njeriun i bėn ata tė thonė “shiko, autobusi e rroku, pra nuk ėshtė perceptim”. Ata fare nuk e kuptojnė se perceptimet gjatė goditjes, si fortėsia, ndeshja dhe dhimbja, gjithashtu janė tė formuara nė tru.
    #VamosArgentina

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Shembulli i ėndrrave

    Shembulli mė i mirė pėr tė shpjeguar kėtė realitet ėshtė ėndrra. Personi mund tė pėrjetojė ngjarje shumė reale nė ėndėrr. Ai mund tė rrokulliset poshtė shkallėve dhe ta thyej kėmbėn, tė pėrjetoj fatkeqėsi trafiku, tė goditet nga autobusi, apo qė tė han ėmbėlsirė e tė ngopet. Ngjarje tė ngjashme me ato qė i pėrjetojmė nė jetėn tonė tė pėrditshme pėrjetohen edhe nė ėndrra me ndjenjė tė njėjtė bindėse pėr realitetin e tyre, dhe ngjallin ndjenja tė njėjta nė ne.

    Ai qė ėndėrron se ėshtė goditur nga autobusi mund t’i hap sytė nė spital dhe tė jetė prapė nė ėndėrr dhe mund tė kuptojė se ėshtė mbetur i palėvizshėm, por krejt kjo ėshtė vetėm ėndėrr. Ai gjithashtu mund tė ėndėrrojė se ka vdekur nė ndeshje komunikacioni, se engjėjt e vdekjes ia marrin shpirtin dhe se jeta nė ahiret fillon. (Kjo ngjarje e fundit ėshtė pėrjetuar nė tė njėjtėn mėnyrė nė kėtė jetė, e qė sikurse nė ėndėrr, ėshtė njė perceptim.)

    Ky person percepton imazhe e zėra shumė tė qarta, ndjenjėn e fortėsisė, dritėn, ngjyrat dhe ndjenjat tjera qė i pėrngjan pėrjetimit nė ėndėrr. Perceptimet qė ai i pranon nė ėndėrr janė aq natyrale si ato nė jetėn e “vėrtetė”. Ėmbėlsira qė ai e han e ngop atė edhe pse ėshtė vetėm njė perceptim i ndjesisė sė ėndrrės, pasi ngopja ėshtė perceptim i ndjesisė sė ėndrrės. Sidoqoftė nė realitet, ky person gjendet i shtrirė nė atė ēast. Aty nuk ka as shkallė, komunikacion apo autobus qė tė merren parasysh. Personi qė ėndėrron, e pėrjeton ėndrrėn dhe i sheh perceptimet dhe ndjenjat qė nuk ekzistojnė nė botėn e jashtme. Fakti se nė ėndrrat tona, pėrjetojmė, shohim dhe ndjejmė ngjarjet pa lidhje fizike me “botėn e jashtme” tregon qartė se “bota e jashtme” e jetės sonė zgjuar gjithashtu pėrbėhet absolutisht vetėm nga perceptimet.

    Ata qė besojnė nė materializėm, posaēėrisht marksistėt, janė tėrbuar kur iu ėshtė treguar ky realitet, esenca e materies. Ata citojnė shembuj nga arsyetimet sipėrfaqėsore tė Marksit, Engelsit apo Leninit dhe bėjnė deklarata emocionale.

    Sidoqoftė, kėta njerėz duhet pasur nė mend se ata mund tė japin asi lloj deklaratash edhe nė ėndrrat e tyre. Nė ėndrrat e tyre, gjithashtu mund ta lexojnė “Kapitalin”, tė marrin pjesė nė mbledhje, tė pėrleshen me policinė, tė goditėn nė kokė, tė ndjejnė dhimbje nė plagėt e tyre. Kur tė pyetėn nė ėndėrr, ata mendojnė se ēfarė kanė ėndėrruar gjithashtu pėrbėhet nga “materia absolute”, ashtu siē supozojnė se gjėrat qė i shohin kur janė zgjuar janė “materie absolute”. Sidoqoftė, nė ėndėrr apo zhgjėndėrr, krejt ēfarė shohim, pėrjetojmė apo ndjejnė janė vetėm perceptime.


    BOTA NĖ ĖNDRRA

    Pėr ty, realiteti ėshtė krejt ēfarė mund tė prekėsh me dorė dhe shohėsh me sy. Nė ėndėrr mund tė “prekėsh me dorė dhe shohėsh me sy”, por nė realitet, pra nuk as dorė as sy, apo diēka ēfarė mund t’a prekėsh apo shohėsh. Nuk ka realitet material qė bėn qė kėto gjėra tė ndodhin pėrpos nė trurin tėnd. Thjesht vetėm je mashtruar.

    Ēfarė e ndanė jetėn e vėrtetė nga ėndrra? Pėrfundimisht, tė dy format e jetės janė vetėm nė trurin tonė. Nėse do tė kishim pasur mundėsi tė jetojmė pa brenga gjatė ėndėrrimit, njejtė mund tė ishte edhe nė botėn tanė tė zgjuar. Kur zgjohemi nga ėndrra, nuk ėshtė e palogjikshme qė tė thuhet se ne kemi hyrė nė njė endėrr mė tė gjatė tė quajtur “jeta e vėretė”. Arsyeja qė ne e konsiderojmė tė bukur ėndrrėn dhe botėn “tė vėrtetė” ėshtė vetėm si produkt i paragjykimeve dhe zakoneve tona personale. Kjo sugjeron se ne ndoshta mund tė zgjohemi nga jeta e kėsaj bote, tė cilėn jemi duke e jetuar mu tani, ashtu siē zgjohemi prej ėndrrės.
    #VamosArgentina

Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  3. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  4. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •