ERRĖSIRAT E DETEVE DHE VALĖT
E BRENDSHME
"(Gjendja e jobesimtarėve ėshtė) si errėsira nė njė det tė thellė e tė madh. Ai ėshtė i mbuluar me valė, mbi tė cilat gjenden valė tė tjera e mbi to gjenden re tė dendura. Errėsirė mbi errėsirė. Nėse dikush do tė zgjaste dorėn, nuk do tė ishte nė gjendje ta shihte atė
" (En-Nur 40)
Gjendja e pėrgjithshme nė thellėsitė e deteve dhe oqeaneve ėshtė pėrshkruar nė librin me titull "Oqeanet":
"Errėsira nė dete dhe oqeane fillon nė thellėsinė 200 metra e poshtė. Nė kėtė thellėsi zakonisht nuk ka dritė. Nėn thellėsinė 1000 metra ėshtė errėsirė e plotė."12
Sot, ne zotėrojmė njohuri mbi strukturėn e pėrgjithshme tė detit, mbi karakteristikat e gjallesave nė tė, mbi kripėsinė e tij, ashtu siē njohim dhe sasinė e tij tė ujit, sipėrfaqen dhe thellėsinė e tij. Ishin nėndetėset dhe pajisjet e sofistikuara, tė zhvilluara prej teknologjisė bashkėkohore, tė cilat u krijuan mundėsinė shkencėtarėve tė sigurojnė kėtė informacion.
Qeniet njerėzore nuk janė tė afta tė zhyten mė thellė se 40 metra nėn ujė pa ndihmėn e pajimeve speciale. Ata nuk mund tė mbijetojnė nė pjesėt e errėta tė oqeaneve si p.sh. nė thellėsinė 200 metra. Pėr kėtė arsye, vetėm kohėt e fundit shkencėtarėt arritėn tė zbulojnė kėto pjesė tė hollėsishme tė informacionit rreth deteve.
Por ky fakt ėshtė pėrmendur nė suren En-nur pikėrsisht nė pjesėn "errėsira nė njė det tė thellė e tė madh". Kjo ėshtė sigurisht njė prej mrekullive tė Kuranit, sepse ėshtė thėnė nė njė kohė kur njerėzit nuk zotėronin pajisjet e nevojshme pėr t'u zhytur nė thellėsitė e oqeaneve.
Por nuk ėshtė vetėm kjo; shpallja nė ajetin e dyzetė tė sures En-Nur na tėrheq vėmendjen te njė tjetėr mrekulli shkencore e Kuranit "
si errėsira nė njė det tė thellė e tė madh. Ai ėshtė i mbuluar me valė, mbi tė cilat gjenden valė tė tjera e mbi to gjenden re tė dendura
".
Matjet e bera ne ditet e sotme nxoren ne drite se 3 deri ne 30 perqind e rrezeve e detit. Gati te shtate ngiyrat e drites perthithen njera pas tjetres ne 200 metrat e para, perveē drites blu (fotoja ne te majte). Nen 1000 metra nuk ka me drite (fotoja lart). Ky argument shkencor ndodhet qe prej 1400 vjetesh ne ajetin e dyzete te sures En-Nur.
Ky ajet na jep mundėsinė tė kuptojmė, se nė ujėrat nė thellėsi tė ė oqeaneve gjenden valė, mbi tė cilat gjenden valė tė tjera. Merret lehtė me mend se valėt e dyta janė valėt sipėrfaqėsore, sepse pas tyre pėrmenden retė. Po valėt e para ē'janė?
Kohėt e fundit shkėncėtarėt zbuluan se ekzistojnė valė tė brendshme, tė cilat "hasen ndėrmjet shtresave me dendėsi tė ndryshme". Kėto valė tė brendshme mbulojnė ujrat e thellė tė deteve dhe oqeaneve, sepse ujėrat nė thellėsi kanė dendėsi mė tė lartė se ujėrat sipėr tyre. Valėt e brendshme lėvizin nė mėnyrė tė ngjashme me valėt sipėrfaqėsore, madje ato pėrthyhen ashtu siē pėrthyen dhe valėt sipėrfaqėsore. Valėt e brendshme nuk mund tė shihen nga syri i njeriut, por mund tė diktohen me anė tė studimit tė ndryshimit tė temperaturės ose kripėsisė nė njė vend tė caktuar.13
Fotoja nė tė majtė paraqet valėt e brendshme si njė ndarje ndėrmjet dy shtresave tė ujit me dendėsi tė ndryshme. Shtresa e poshtme ėshtė mė e dendur se ajo qė gjendet lart saj. Ky argument shkencor, i cili ėshtė shpallur 14 shekuj mė parė nė ajetin e dyzetė tė sures En-Nur, u zbulua prej shkencėtarėve vetėm kohėt e fundit.
Shpallja nė Kuran ecėn paralelisht me shpjegimin e mėsipėrm. Pa mjetet e duhura, njeriu mund tė shohė vetėm valėt mbi sipėrfaqen e detit, ndaj ėshtė e pamundur qė dikush tė ketė dijeni rreth valėve tė brendshme nė thellėsi tė detit. Por, ndėrkohė, nė suren En-Nur, Zoti na flet pėr njė lloj tjetėr valėsh, tė cilat gjenden nė thellėsi tė oqeaneve. Natyrisht qė ky fakt, tė cilin shkencėtarėt e zbuluan shumė vonė, na tregon edhe njė herė se Kurani ėshtė fjala e Zotit.
Krijoni Kontakt