Ben Blushi
I dyzuar midis strucit dhe tigrit



Nė krye tė piramidės sė PS, vendi po bėhej gjithmonė dhe mė i ngushtė pėr tė qendruar sė bashku me Ramėn. Dhe nė mbledhjen e parė tė Asamblesė Rama e eliminoi Blushin me njė eufemizėm procedurial makiavelist duke e shkrirė postin e sekretarit politik qė mbante Blushi. Protagonizmi politik i Blushit, i ardhur nga kapaciteti intelektual i tij, por tė cilin di ta pėrkthejė atėherė kur duhet nė terma populiste, ēka ėshtė e domosdoshme tek e majta, e bėn njė rival natyral tė Ramės. I vetmi qė mund ta sfidojė ėshtė Nano, gjė qė u duk dhe nė replikat qė shkėmbyen herėn e fundit nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PS, kur ironisė sė Blushit se grupi ishte bėrė si kopsht zoologjik, Nano iu pėrgjegj se nė kėtė rast duhej tė zgjidhte se ēfarė kafshe ishte. Nėse Blushi do tė mendonte seriozisht pėr kėtė gjė, atėherė ai duhej tė zgjidhte strucin, pasi ka futur kokėn nė rėrė, dhe bėn sikur nuk shikon se nėse Nano ėshtė armiku imediat qė Rama kėrkon ta neutralizojė pėrfundimisht, Blushi ėshtė ai qė Rama e shikon si armikun natyral tė rradhės. Sė paku nga veprimet e Blushit nuk del ta ketė kuptuar kėtė gjė. Ėshtė duke u menduar nėse tė qėndrojė si struci apo tė nxjerrė thonjtė e tigrit duke dalė pėrfundimisht kundėr ulkonjės Rama.