Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992

    Do të bëhet gruaja e parë me shami

    Do të bëhet gruaja e parë me shami
    zonja e parë e Turqisë?


    Hajrunisha Gyl para disa vjetësh është refuzuar të studioj në
    Universitetin e Ankarasë pikërisht për shkak të shamisë. Ajo po e
    rishikon "look"-un, shkruanin disa media, duke raportuar lajmin, sipas të
    cilit bashkëshortja 15 vjet më e re e Abdullah Gylit i është drejtuar një
    stilisti turk, Atil Kotoglu, për ta bërë më moderne shaminë e saj, por
    edhe tërë gardërobën.




    Është gruaja më e përfolur hëpërhë, zonja e parë e ardhshme e vendit
    të gjysmëhënës: Hajrunisha Gyl. Bashkëshortja e devotshme e
    besimtarit Abdullah, e cila, e mbuluar me shami, ecën kryelartë dhe me
    hap të sigurt drejtë pallatit të Kankajas. Koha është bujare, mërmërit
    dikush, duke kujtuar se si vitet e fundit bashkëshortja e ish numrit një
    të diplomacisë turke nuk është pranuar në Departamentin e Gjuhës dhe
    Letërsisë arabe, në Universitetin e Ankarasë, pikërisht për shkak të asaj
    shamie që nuk e heqë asnjëherë nga koka dhe që shkakton turbullira të
    shumta në ambientet laike të Turqisë. Tani është ora e "hakmarrjes".
    Ora e fitores për të duket së është shumë e afërt: mungon edhe pak
    dhe askush nuk mund t'i thotë se kur dhe ku mund ta vendos shaminë,
    që në fakt ndalohet me ligj në ambientet e brendshme të Universitetit,
    në zyrat publike dhe në institucione. Ajo do të endet nëpër dhomat e
    rezidencës së shefit të shtetit (njëherësh edhe komandant i forcave të
    armatosura) me shaminë e mëndafshtë mbi kokë, edhe pse kjo mund të
    thotë se po shkel mbi kallot e "qemalistëve" (laikët, pasues të Mustafa
    Qemal Ataturkut). E në pritje që bashkëshorti i saj të zgjidhet president
    në votimin e tretë në Parlament (sot, më 28 gusht), objekti i vërtetë
    diskutimi thashethemesh dhe analizash pafund është ajo dhe shamia e
    saj. "Hajrunisha e rishikon "look"-un, shkruanin disa media duke raportuar
    lajmin, sipas të cilit bashkëshortja 15 vjet më e re e Abdullah Gylit i
    është drejtuar një stilisti turk, Atil Kotoglu, për ta bërë më moderne
    shaminë e saj, por edhe tërë gardërobën.

    Pasi është marrë edhe me divat e Hollivudit dhe me top-modele, si
    Naomi Kempbell, Kotoglu, stilisti i famshëm që jeton mes Austrisë dhe
    Shteteve të Bashkuara, është përmendur nga shtypi si person i ngarkuar
    me detyrën që ta bëjë më të pranueshme për inteligjencën laike imazhin
    e zonjës Gyl. "Do t'i ofroj dhjetë modele që mbledhin së bashku magjinë
    hollivudiane dhe kthjelltësinë që i shkon për shtati rolit të saj", kishte
    thënë Kotoglu.

    E ndërsa bashkëshorti nuk thyhej përballë kundërshtimit parlamentar,
    duke buzëqeshur dhe bindur se që nga e marta gjithçka do të
    ndryshojë, zonja e tij deklaronte me bindje se asnjëherë nuk do ta
    ndryshonte atë lloj shamie që ishte mësuar ta mbante në kokë qëkur
    ishte ende një vajzë e vogël dhe ecte nëpër rrugët e Kajserit, qytet ku
    ka lindur ajo, por edhe bashkëshorti. Hajrunishah, nënë e dy djemve dhe një vajze, ka një
    karakter të vendosur dhe pas buzëqeshjes së saj, që
    sigurisht e bënë atë më të këndshme e më simpatike se Eminen,
    bashkëshorten e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan, fshihet një shpirt luftarak. Për ta
    realizuar të drejtën e saj për studim, pasi u refuzua nga Universiteti, kishte apeluar në
    Gjykatën Evropiane për të Drejtat e
    Njeriut dhe vendosi të tërhiqte padinë ndaj Qeverisë turke vetëm kur
    Partia Drejtësisë dhe Zhvillim, në radhët e së cilës militon bashkëshorti,
    fitoi zgjedhjet e vitit 2002. "Mendoj se Turqia i kishte lënë disa
    paragjykime pas shpine, por qenkam gabuar", deklaroi ajo në një
    intervistë kohët e fundit për revistën filo-islamike "Sabah". Gjithsesi, Hajrunisha është tani
    ikona e shumë të rinjve që e marrin si shembull.

    islamgjakova.net
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Vertet do ta zbukuroj fronin e shtettit kjo zonjë...

    Sa i perket ketij stilisti te modes qe deshiron te ja bej nje veshje moderne...(kujdes)

    Ne procesin apo trendin e modes ne te shumten e rasteve dominon risia mirpo jo bukuria e dizajnit te veshjeve

    Nuk jam kunder ndonje dizajnimi te veshjes se nje motre muslimane ,mirpo risi ne veshje nuk duhet te ketë...
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 31-08-2007 më 09:15
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Turqit, pro shamisë islamike të Zonjës së Parë

    Shumica e turqve nuk kanë asnjë vërejtje që Zonja e Parë e vendit të tyre të mbajë shaminë e islamit, por ata dëshirojnë që Presidenti të jetë i paanshëm, mësohet nga një sondazh i publikuar sot. Sipas sondazhit, i publikuar në të përditshmen "Milliyet", 72,6 për qind e personave të pyetur e quajnë normale që bashkëshortja e Presidentit të mbajë shaminë që konsiderohet nga mbështetësit e laicitetit si simbol i islamit politik. Sondazhi u publikua ndërkohë që Parlamenti pritej të votonte për zgjedhjen e Abdullah Gylit, President. Sipas sondazhit, 19,8 për qind e personave të pyetur mendohet të jenë të acaruar nga fakti që të kenë një Zonjë të Parë që mbulohet me shami, ndërsa 7,6 për qind nuk shprehin mendim. Shamia islame është e ndaluar në administratë dhe në universitetet në Turqi. Por, rreth 53 për qind e të pyeturve mendojnë se paanshmëria është cilësia më e madhe që mund të ketë një President, të ndjekur nga 28,4 për qind të cilët shprehen se kryetari i shtetit duhet të respektojë vlerat e Republikës, ku bën pjesë laiciteti.


    Shqip
    #VamosArgentina

  4. #4
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    "Verejtje ne persoseshmerin e mundshme nuk mund te ketë"
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #5
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    o fisnik, cfare do te thote "risi" ?
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  6. #6
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Nuk e di pse e bejne aq te madhe. Ajo eshte nje grua qe ka te drejte te beje zgjedhjen personale mbi veshjen e saj.

    Nuk thyen asnje protokol nese vendos te mbaje shamine.

    Edhe Hamid Karzai vishet interesant por s'kam degjuar deri tash ta beje njeri te madhe garderoben e tij, ose zonjat e para nga Lindja e Larget (Japoni, Kine, Vietnam) qe veshin ato rrobet karakteristike te vendeve te tyre.

    Edhe zonja Gyl ka te drejte te zgjedhi se si do veshet.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Une valla se dergoj me zor , puna e asaj
    Sui generis

  8. #8
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student
    Vertet do ta zbukuroj fronin e shtettit kjo zonjë...
    .
    hm ne cmenyre duke u mbuluar koke e kembe e mos ta marri vesh njeri kush eshte e
    ca eshte?!!
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  9. #9
    Jo do ta dijne por te pakten delegacionet apo emisaret qe do ta vizitojne apo do kene takime me ta nuk do ta gjuajne facoleten ne toke per ta shikuar ne mes te kembeve nga minifundi!

  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu
    hm ne cmenyre duke u mbuluar koke e kembe e mos ta marri vesh njeri kush eshte e
    ca eshte?!!
    realisht veshja e saj eshte feministe dhe paraqet komplet karakter femeror dhe lirisht mund te quhet nje femer...

    Un per vete disa femra qe mundohen te emitojn lakuriqet,nuk mund ta bindi veten se i perkasin botes femrore...apo edhe veshjet e tyre jan pothuajse gati te njellojta me veshjet e meshkujve...
    keshtu qe jo leht mund te evidentosh dallime ne gjini...

    Brenga: qe nuk mund ta shofin trupin e saj te zhveshur :::: Sorry
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Si Dashurojnë Burrat Dhe Si Dashurojnë Gratë?
    Nga Albin në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-12-2005, 09:39
  3. E ndava nga gruaja, por...
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-05-2005, 13:05
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. Kongresi: Mbeshtetesit e Metes ngelen jashte KPD socialiste
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 263
    Postimi i Fundit: 20-12-2003, 22:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •