PS po perjeton sot ate qe une 3 vite me pare, kur shoku Nano ishte akoma ne pushtet, dhe disa prej jush me lart ishit te bindur qe gjerat nuk ndryshonin, si "vdekja natyrale e PS". Veteranet, pleqte dhe ata breza qe u linden e thinjen nen komunizem po shkojne cdo dite drejt varrit, kurse ata qe duhet ta nxirrnin PS nga qorrsokaku i se shkuares, ata qe do ti sillnin nje vizion ndryshe te majtes shqiptare, ai brezi i ri i lindur ne liri, sot identifikohen me nje sharlatan si Edvin Rama qe nuk ka arsimin e duhur per tu quajtur intelektual i thjeshte e jo me te drejtoje partine me te madhe te opozites ne pushtet. Dhe paralelet e udheheqjes se tij me ato te Enver Hoxhes sa vijne e shtohen me gabimet trashanike qe ai po ben, gabim qe do ti kushtojne shume rende jo vetem personit politik Rama por edhe qytetarit Rama. Rama sot po kafshon doren e atij qe e mori nga stallat e derrave te Frances ne 1998 dhe e beri minister kulture ne Tirane, e beri edhe kryetar bashkie ne kryeqytetin shqiptar. Dhe ai qe te jep krahe, di te te presi edhe kembet e gjata.
Ideja se "perjashtimi i 6 deputeteve largon tradhetaret nga partia" eshte nje ide e nje njeriu qe nuk thith nga politika pasi nuk perjashtohen nga PS ata qe deri dje ishin shtyllat e PS qe nga ish kryetari i PS, Fatos Nano, njeriu me i votuar i se majtes shqiptare ne 2 dekada. Sepse ata 6 deputetet qe u shfaqen ne salle, nuk perfaqesuan vetem veten, perfaqesuan edhe ata 20 deputetet servile te Rames qe nga nje ane tregojne me gisht nga tradhetaret ne publik, e nga ana tjeter u thone "mire qe zgjodhet ju presidentin, se na fluturuan per pak karriget e deputeteve per kapricon e Edi Rames". Dhe ne dy vitet e ardhshme, rradhet e Nanos do te shtohen e rradhet e Edvin Rames do te shkurtohen.
Por mua nuk me vjen cudi me Edvin Ramen, pasi e kam njohur nga shkrimet e tij famoze para se te dilte ne skenen publike. Mua me vjen cudi me figura te respektuara ne PS, qe nuk kane kurajon qe te dalin ne krye te PS dhe te largojne nje palaco si Edvin Rama qe vlen aq sa vlejne edhe budalleqet qe dalin nga goja e tij.
Kohe te arta keto per Ilir Meten e kompani qe duan te shohin zgjerimin dhe zvarritjen e konfliktit brenda PS, pasi keshtu i krijohet atij nje dritare mundesie per te thene: "Une jam alternativa e vetme e besueshme e se majtes".
Turpi u ngelet perseri, Pellumbave, Islameve, Dokleve qe e kane lene PS te katandiset ne kete gjendje. Por mbase shoku Nano kish te drejte kur tha: "keto karriget tona nuk i do as dreqi".
Albo
Krijoni Kontakt