Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 38
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te besh vendin me president te ligjshem.. te shmangesh sketerr 97-tat.. te mos i japesh shance anarshise e rebelizmave masko-kallashnikoviste qosiste caushiste gjinushiste te dalin ne sheshe e qafa e te perdhunojne shqiperine.. pra ti japesh vendit stabilitet.. qenka tradheti per edvin ramen..

    ky eshte kulmi..

    po ska se si te ndodhe ndryshe..
    ps ka ne krye arapcaushin e nerjak shyto enverin.. edvin ramo qelbanikun..

    respekte nanos e shokve te tij qe ju bashkangjiten pd-se me arsye te shendoshe e shpetuan vendin nga kanibalet e vampiret qe po prihnin dhembet per gjak.. !

  2. #12
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Ihaaa Sa pune ka ktu.... Po leje se ketu eshte si me i fol murit.

    Sqarim i shkurter per shkodra 13:

    Deputetet ne parlment zgjidhen me ane te nje sistemi te nderlikuar qe perbehet nga dy sisteme: Ai proporcional dhe ai mandativ. Pra ne parlament ka deputete te cilet jane zgjedhur direkt nga populli, por ka edhe shume te tjere te cilet hyjne ne parlament ne baze te votave te cilat i jane dhene partise te ciles i perkasin. Keta deputete jane te lidhur me pogramin e partise ne pika te caktuara dhe natyrisht qe ne gjera te tilla si zgjedhja presidentit duhet te mbajne linjen e votua apo zgjedhur nga shumica ne partine e tyre.


    O Brari te ka ngel Kalendari o Shoku trimi. Se ai kryenanoisti yt (Berisha) qe erdhi ne pushtet per te hedhur poshte prinicin e krimit , Kryemafjozin etj etj etj po arrin gjithcka tani vetem me ane te ketij te fundit. Nga sa po shoh une nga politika Shqiptare e vetmja force politike qe eshte anti- Nanoiste eshte PS- ja dhe jo bajraktari qe pati vetem llafe ne fushate zgjedhjesh.


    Kshu Shoku Brari...

    Rri e vras mendjen se cfare do te kishte bere Berisha nese disa deputete te tij nk do i ishin bindur urdhrave te tij....

    Ihaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  3. #13
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga mondishall
    Jester World!
    Me duket se e tejkalon dhe e con ne tjeter drejtim shkrimin tim, kur me permend se c'eshte PD-ja. Me jep nje argument, te te jap dhjetefish miratim, nese shkrimi tim i ben temenara PD-se. Pse ndodh kjo lloj kundervenie jashte logjikes se nje shkrimi? Edhe here tjeter jam lutur, qe nese doni mendimin tim per PD-ne, bujrum, hapni nje teme apo shkrim per te dhe aty pastaj vazhdoni logjiken tuaj. Se keshtu behen kapercime, qe cojne ne konkluzione te njeanshme dhe jo reale. Te mbash qendrim kritikues, apo dhe revoltues ndaj njerit krah te politikes, s'do te thote qe je pro krahut tjeter.
    Eshte s'eshte vendi, deshiroj t'ju pershendes ju te nderuar pjesemarres ne keto shkrime me poezine time te meposhtme.

    S'do me ndale!!!

    S'do me ndaje nje Edi Rame
    As Berisha s'do me ndaje
    Ne te majte e ne te djathte
    Une shqere, ata cobane!

    Une "peqe!" edhe "lepe!"
    Ata fyellit ne nje vrime
    Une "sus!", "gojen qepe!"
    Ata Zot mbi Shqiperine!

    S'do me vere nofke nje Rame
    Per djathtosh, antimajtist
    Kur i them qe je i mbrape
    Dhe me ngjan me enverist!

    S'do me vere nofke Berisha
    Per majtosh, antidjathtist
    Kur i them, me shume prisja
    T'i sherbeje Shqiperis!

    S'do me vere nofke asnjeri
    Per majtosh, apo djathtosh
    S'do ma ndale askush zerin
    Dhe as doren qe firmos!!!
    * * *
    ---------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ

    Mondi respekte serisht ... ke shume shume te drejte....
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga JestersWorld
    Sqarim i shkurter per shkodra 13:

    Deputetet ne parlment zgjidhen me ane te nje sistemi te nderlikuar qe perbehet nga dy sisteme: Ai proporcional dhe ai mandativ. Pra ne parlament ka deputete te cilet jane zgjedhur direkt nga populli, por ka edhe shume te tjere te cilet hyjne ne parlament ne baze te votave te cilat i jane dhene partise te ciles i perkasin. Keta deputete jane te lidhur me pogramin e partise ne pika te caktuara dhe natyrisht qe ne gjera te tilla si zgjedhja presidentit duhet te mbajne linjen e votua apo zgjedhur nga shumica ne partine e tyre.
    Ban mire me sqarue vehten ma pare. E me u informue para se me fole per proporcional e maxhoritar e se si hyjne ne valle ketu.
    Po te sqaroj une ty:

    Nder gjashte deputetet e opozites qe moren pjese ne zgjedhjen e Presidentit

    - Pese prej tyne jane te zgjedheun direkt prej popullit ne zonat elektorale. Nuk kane hy prej listes shumeemnore te partise socialiste. Nuk kishte asnji te drejte kryetari i partise socialiste (i pazgjedhun prej popullit) me i urdhnue mos me marre pjese ne zgjedhjen e Presidentit kur populli i ka delegue me marre vendime ne emen te tij. Askush nuk ka te drejte me urdhnue nji perfaqsues te popullit me dale jashte prej salles ku merret vendimi. Kushtetuta ia jep te drejten deputeteve me zgjedhe e jo kryetareve te partive. Me urdhnin e tij Rama ka dashte me marre kompetenca qe s'i takojne.

    - Njeni asht deputet prej listave shumeemnore (proporcionalit).....por jo te PS...por PSD-LSI!

  5. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    O ti Nue Mhilli, une e kuptoj qe ti jeton per inat te komunizmit, por tashme edhe ti duhet ta kishe marre vesh se askush nuk e rruan me per komunzimin dhe se cfare mendon ti per komunizmin. Tani degjo. Ndryshimi i nje kombi te civilizuar nga ai barbar eshte standadred dhe ligjet e perbashketa qe pjestaret e shoqerise u nenshtrohen. Kur shkruan ketu shkruaj shqipen zyrtare, qe te pakten te hiqesh sikur je qytetar i nje shoqerie e shteti te civilizuar dhe jo pjestar i fisit apo i krahines. Jo per gje por te tjeret as qe i marrin seriozisht mendimet e tua. Qe kshtu or taj prej malit.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    zar caushi.. i kishit mprehur hanxharet keq kte radhe.. po ju ngeci keq..
    rafshit vet ndonje dite ne sketerren qe pergatisni..

    flet ti per barbarizem ...
    sa humor ke.. mo..


    jester..

    ora jote eshte stalini.. caushi luiza..

    vampiret cfaqen lakuriq..

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Neni 7: Ndalohet çdo deputet e anëtar i PS të flasë pa lejen e kryetarit

    Neni 7: Ndalohet çdo deputet e anëtar i PS të flasë pa lejen e kryetarit
    Asnjë anëtar i PS në çdo forum të kësaj partie nuk mund të flasë në media pa lejën e Ramës. Projekti i Ramës për të kontrolluar çdo fjalë të secilit anëtar partie nga qeliza bazë e partisë dhe deri në forumet më të larta drejtuese, nëpërmjet Kodit të Etikës, penalizon çdo tentativë të secilit deputet apo anëtar i çdo forumi të partisë, në rast se secili prej tyre flet pa leje. Megjithëse projekti për Kodin e Etikës i paraqitur dje në Asamblenë Kombëtare të PS nuk është miratuar dhe është lënë për t`u rishikuar nga kryesia, efekti ka qenë i menjëhershëm. Shumë pak prej anëtarëve të asamblesë apo deputetë të PS kanë guxuar dje të mbajnë telefonat hapur për të komunikuar me mediat. Projekti për Kodin e Etikës i paraqitur në Asamblenë Kombëtare ka hasur kundërshtime të forta të deputetëve socialistë dhe për pasojë, është shtyrë, për t`u rishqyrtuar nga kryesia e PS. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Petro Koçi, ka propozuar shtyrjen për rishikim të Kodit të Etikës, duke e cilësuar atë në kundërshtim të plotë me demokracinë e brendshme në PS, si një dëm shumë të madh që mund të pësojë Partia Socialiste në të ardhmen. Koçi ka theksuar në fjalën e tij se, në vend që të shkohet drejt legalizimit të mendimit ndryshe në PS, po shkohet drejt legalizimit të mendimit të centralizuar në PS dhe në zhdukjen e demokracisë së brendshme të saj.

    Neni i heqjes së të drejtës së fjalës

    Njëri prej neneve më problematike të Kodit të Etikës është neni 7, i cili parashikon ndalimin e fjalës së secilit deputet apo anëtar të ndonjë forumi drejtues të partisë apo edhe thjesht anëtar i PS, të flasë në media apo publik pa u konsultuar me zyrën e shtypit apo me disa ekspertë të fushave përkatëse pranë Ramës. Neni 7 i Kodit të Etikës në PS është cilësuar nga disa anëtarë të Asamblesë Kombëtare si neni famëkeq 55, i kohës së Enver Hoxhës, i cili parashikonte burgim dhe pushkatim për të gjithë ata që guxojnë të bëjnë agjitacion dhe propagandë. “Asnjë anëtar i Kryesisë, Asamblesë nuk mund të deklarohet në publik ose me forma të tjera, për çështjet e diskutuara në mbledhjen e Kryesisë apo Asamblesë, kur për to vendoset të jenë të mbyllura. Për vendimet që merren në grupin parlamentar, në emër të grupit dhe në përputhje me vendimin politik të tij, shprehet kryetari, nënkryetari ose sekretari i grupit dhe në raste të veçanta një person i caktuar nga kryetari i grupit parlamentar.

    Asnjë deputet i grupit parlamentar nuk mund të shprehet në media për çështjet e diskutuara në grup, kur është vendosur që mbledhja e grupit të jetë e mbyllur”, - thuhet në projektin e Ramës për Kodin e Etikës në PS. Kodi i Etikës, i paraqitur dje për miratim në Asamblenë Kombëtare të PS, është rrëzuar nga kundërshtarët e Ramës në këtë forum, duke shënuar edhe thyerjen e kryetarit të PS për herë të parë në forumin e lartë drejtues të partisë, i përbërë në shumicë absolute nga mbështetësit e tij në këtë parti.

    Luljeta Progni

    Rregulla për respektimin e Kodit të Etikës

    1. Komunikimet me median për çështje që implikojnë qëndrimet politike të PS bëhen përmes zyrës së marrëdhënieve me median ose në konsultim me të.

    2. Anëtari i PS i zgjedhur në organet drejtuese të partisë e të forumeve të Rinisë e Gruas nuk mund të shprehet në emër të PSSH për çështje që kërkojnë një vendimmarrje politike, pa u konsultuar më parë me strukturat përkatëse vendimmarrëse.

    3. Sekretarët e PSSH shprehen për çështje politike sipas sektorëve që mbulojnë përveçse për çështje të tjera, të cilat janë ngarkuar nga kryetari i partisë, asambleja apo kryesia. Deklarimi i tyre bëhet konform qëndrimeve politike të miratuara nga strukturat vendimmarrëse.

    4. Anëtarët e kryesisë dhe asamblesë shprehen në media për çështje politike që kanë të bëjnë me qëndrimin e partisë, konform vendimeve të marra nga strukturat vendimmarrëse (Kryesi, Asamble, Kongres). Në çdo rast, deklarimi koordinohet me zyrën e marrëdhënieve me median në parti.

    5. Për vendimet e kryesisë, shprehet kryetari i partisë, zëdhënësi i partisë ose një nga anëtarët e forumit i ngarkuar nga kryetari.

    6. Për vendimet që merr asambleja shprehet kryetari i asamblesë.

    7. Asnjë anëtar i kryesisë, asamblesë nuk mund të deklarohet në publik ose me forma të tjera, për çështjet e diskutuara në mbledhjen e kryesisë apo asamblesë, kur për to vendoset të jenë të mbyllura.

    8. Për vendimet që merren në grupin parlamentar, në emër të grupit dhe në përputhje me vendimin politik të tij, shprehet kryetari, nënkryetari ose sekretari i grupit dhe në raste të veçanta, një person i caktuar nga kryetari i grupit parlamentar.

    9. Asnjë deputet i grupit parlamentar nuk mund të shprehet në media për çështjet e diskutuara në grup, kur është vendosur që mbledhja e grupit të jetë e mbyllur.

    10. Pjesëmarrësit në debate publike si përfaqësues të PSSHkonsultohen paraprakisht me sektorin përkatës të PSSH, lidhur me qëndrimet e partisë për çështjen në diskutim.

    11. Përfaqësuesit e PS në Këshillin e bashkisë, të komunës, të qarkut këshillohen me kryetarin e grupit të këshilltarëve të PS, përpara deklarimeve në publik, për çështje që implikojnë qëndrimin politik të PS si forcë përfaqësuese.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra.
    O ti Nue Mhilli, une e kuptoj qe ti jeton per inat te komunizmit, por tashme edhe ti duhet ta kishe marre vesh se askush nuk e rruan me per komunzimin dhe se cfare mendon ti per komunizmin. Tani degjo. Ndryshimi i nje kombi te civilizuar nga ai barbar eshte standadred dhe ligjet e perbashketa qe pjestaret e shoqerise u nenshtrohen. Kur shkruan ketu shkruaj shqipen zyrtare, qe te pakten te hiqesh sikur je qytetar i nje shoqerie e shteti te civilizuar dhe jo pjestar i fisit apo i krahines. Jo per gje por te tjeret as qe i marrin seriozisht mendimet e tua. Qe kshtu or taj prej malit.
    Une s'fola per komunizmin, por per rregullat e demokracise e ligjet e shtetit. Ti flet si skllav i nji padronit. Po ku mundesh me e dallue ti!
    A asht ma afer civilizimit gegnishtja me tradite te shkrueme 500 vjecare apo gjuha e kongreseve te PPSH?
    Nji komb i civilizuem asht ai qe nuk i nenshtrohet dhunes se nji individit, por rregullave te demokracise. Per "barbaret" s'po ta spjegoj se kush jane, por pyet se si erdhen te paret tuej ne qytet e ne c'menyre dhe ke me e kuptue. Sa morracake si ju erdhen ne Shkoder tue kujtue se po bahen qytetare!
    Ndryshuar për herë të fundit nga shkodra13 : 01-09-2007 më 18:53

  9. #19
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Parti me 17 fytyra asgje tjeter ncnc :@
    Sui generis

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    pse e perjashtoi Sali Berisha Spartak Ngjelen? ne ai nga populli ishte zgjedh.

    ene kto 6 muskutjeret qe u perjashtun nuk asht se vetem shkelen vendimin e kryesis po dhe u pagun si sharlatan.

    President i zgjedh me pare ashtu sic i zgjedh tan deputetet PD e Sal Ram Berishes

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  3. Bashkim Fino kandidati i së majtës për president
    Nga shefqeti11 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •