Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    thundercloud Maska e eris1979
    Anëtarësuar
    29-05-2006
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    87

    PS përjashton 6 nanoistët qe votuan Bamir Topin President

    PS përjashton 6 nanoistët qe votuan Bamir Topin President

    “Dëbimi” i tyre nga rradhët e partisë është zyrtarizuar paraditen e djeshme në mënyrë pothuajse unanime nga kryesia rozë. Nderkaq ne mbledhje kane munguar Arben Malaj, që njihet si mbështetës i Nanos, dhe Pandeli Majkos, i cili është “prishur” me Ramën sidomos pas mbështetjes së promemories në kongresin e parafundit

    Tedi Blushi -GazetaShqiptare

    Tirane-Përjashtohen nga Partia Socialiste gjashtë deputetët “rebelë” të cilët votuan pro Bamir Topit për President të Republikës duke thyer vendimin politik të opozitës së bashkuar. “Dëbimi” i tyre nga rradhët e partisë është zyrtarizuar paraditen e djeshme në mënyrë pothuajse unanime nga kryesia e selisë rozë. Mbledhja e kryesisë nuk ka pasur asnjë debat. Ka folur fillimisht Rama për idenë e përjashtimit të gjashtë deputetëve.
    Ky i fundit, është mbështetur menjëherë nga Dokle. “Duhet të largohen nga partia. Shkelën një vendim të forumeve. Duhet të përjashtohen” ka qenë deklarata e Namik Dokles.
    Ndërkaq, duket se kanë munguar debatet, edhe për shkak të mungesës së dy eksponentëve oponentë të Ramës brenda kryesisë, Arben Malaj, që njihet si mbështetës i Nanos, dhe Pandeli Majkos, i cili është “prishur” me Ramën sidomos pas mbështetjes së promemories në kongresin e parafundit.
    Në prononcimin e tij për mediat fill pas kësaj mbledhjeje, kryesocialisti, Edi Rama referuar këtij vendimi u shpreh se “tashmë ka ardhur koha që Partia Socialiste t’u tregojë shqiptarëve një alternative tjetër qeverisjeje”. Ndërkaq në mbledhjen e saj kryesia e selisë rozë vecc këtij vendimi ka miratuar edhe programin e ri politik deri në qershor të vitit 2008 i cili sipas Ramës do të nisë zbatimin në muajin shtator. “Objekt i diskutimeve ishte programi i punës për periudhen e mbetur të vitit dhe njëkohësisht edhe për periudhën që i takon vitit të ardhshem”, tha Rama duke theksuar se PS është në një moment kur duhet të marrë më shumë përgjegjësi. Në këtë mënyrë ai la të kuptohet socialistët do të nisin javën e ardhshme një konsultim të gjerë me bazën, për të ndërtuar programin alternativ qeverisës. Kundërshtues të shumë prej nismave ligjore të mazhorancës, të majtët do të provojnë të nënshkruajnë një marrëveshje të re me elektoratin përmes një turi takimesh. Madje referuar këtij momenti Rama sqaroi se me këtë lëvizje, partia më e madhe e opozitës do të kërkojë ndërtimin e një aleance të re me Shqipërinë dhe shqiptarët. “Kjo nuk do të jetë një aleancë, e cila të jetë e kushtëzuar brenda gardhit të partive, por një aleance e cila shkon përtej tyre dhe kërkon që t’i jap individit dhe shqiptarit të sotëm të gjitha mundësitë për të konkuruar lirisht me talentin dhe aftësitë e tij, dhe njëkohesisht të garantojë me ligj këto mundesi, duke mos lejuar klientelizmin, nepotizmin, abuzivizmin që jane armiqët e konkurrences”, argumentoi gjatë prononcimit të tij për mediat kreu socialist. Ndërsa duke u ndalur në vija të përgjithshme rreth turit të planifikuar prej tij në bazë, Rama sqaroi se qëllimi kryesor do të jetë të sqarojë shqiptarët për pasojat e keqqeverisjes së qeverisë Berisha si edhe për arsyet pse e majta duhet të rikthehet në pushtet. “Jetojmë në një periudhë ku qeveria është përfundimisht e çoroditur. Dëgjojmë broçkulla dhe shprehje absurde, si ajo më e freskëta e sekuestrimit të tokave që nuk punohen, nga ana e kryeministrit, që është në fakt shprehja e sëmundjes së kësaj qeverie dhe mazhorancës. Kjo është një qeveri dhe mazhorancë anti-sistem, anti-kapitaliste, anti-liri, anti-individualitet dhe anti-përgjegjësi. Në fund të fundit është një qeveri anti-ligj”, vuri në dukje kryesocialisti. Por ndërkaq bazës së majtë në shtator pritet t’i drejtohen edhe mbështetesit e ish kryetarit Fato Nano, të pakënaqur nga mospërfaqësimi në organet e larta drejtuese.
    I came so far for beauty
    I left so much behind

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    I gjori Rame!!! Pas enderrash te pambaruara naten, thurr programe ne hava diten. Flet per alternative tjeter qeverisjeje!!! Jam i bindur qe pas kesaj shprehjeje nuk ka c'te vazhdoje, pasi ende s'e ka ne koke kete lloj alternative.
    PS, sipas tij, qenka ne nje moment ku duhet te marre me shume pergjegjesi. Avaz teper i vjeter premtues, qe me cmall me mbledhjet e kolektivave neper ndermarrje, ku thuhej per me shume ndjenje pergjegjesie ne realizimin e detyrave te planit.
    PS, do te kerkoje sipas Rames, ndertimin e nje aleance te re me Shqiperine dhe shqiptaret!!! Nga c'planet paska zbritur ky lider dhe kjo Parti, qe kerkoka lidhje aleancash me nje vend dhe me nje popull? A nuk ju ngjet kjo ide me megalomanine enveriane te Partise se Punes, qe ishte per vendin dhe popullin, "nena Parti', e vetmja zgjidhje politike dhe shpetimi per Shqiperine?
    Me pas Rama, ne turin e tij, do nise te sqaroje shqiptaret per pasojat e keqqeverisjes, etj, etj, sqarime per te bindur se pse e majta(cila e majte?) duhet te rikthehet ne pushtet. Po qe rikthim, Zoti na ruajte. Pra nga njera ane kemi te tjera programe dhe aleanca, nga ana tjeter thjesht nje rikthim i te majtes ne pushtet. Pra shume fjale ramshe, per rikthim te se njejtes PS, ne pushtet! Perdorimi i Partise sipas qejfit te liderit dhe pretendimi per rikthim ne pushtet, tregon se PS eshte ajo qe ka qene dhe eshte, dhe se po ajo do jete, ne mos me keq.

  3. #3
    thundercloud Maska e eris1979
    Anëtarësuar
    29-05-2006
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    87
    Mire e the, Zoti te ruajte, ndonese do t'i duhet ca si shume pune per kete. Ne qeverisemi prej njerezish te paafte dhe budallenj, ndersa ti perpjekjen per te dale nga ky batak e krahason me shembuj te sforcuar dhe pacavure te megalomanise enveriane. Nuk e di se ne ç'vit je larguar nga Shqiperia, por duket qarte se qe atehere kalendari yt ka mbetur ne te njejten faqe.

    Zoti te ruajte. Amen!
    I came so far for beauty
    I left so much behind

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Per mua ky eshte fillimi i fundit te edit. Jane pakesuar shume njerezit qe i shkonin prapa edit dhe qe ishin hipnotizuar nga gjatesia trupore e edit. Eshte mire qe socialistet te gjejne njerez vertet te afte per ti udhehequr. Dhe shqipetaret duhet te kuptojne se cfare mostre eshte edi. Megjithate koha do e tregoje......

  5. #5
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga mondishall
    I gjori Rame!!! Pas enderrash te pambaruara naten, thurr programe ne hava diten. Flet per alternative tjeter qeverisjeje!!! Jam i bindur qe pas kesaj shprehjeje nuk ka c'te vazhdoje, pasi ende s'e ka ne koke kete lloj alternative.
    PS, sipas tij, qenka ne nje moment ku duhet te marre me shume pergjegjesi. Avaz teper i vjeter premtues, qe me cmall me mbledhjet e kolektivave neper ndermarrje, ku thuhej per me shume ndjenje pergjegjesie ne realizimin e detyrave te planit.
    PS, do te kerkoje sipas Rames, ndertimin e nje aleance te re me Shqiperine dhe shqiptaret!!! Nga c'planet paska zbritur ky lider dhe kjo Parti, qe kerkoka lidhje aleancash me nje vend dhe me nje popull? A nuk ju ngjet kjo ide me megalomanine enveriane te Partise se Punes, qe ishte per vendin dhe popullin, "nena Parti', e vetmja zgjidhje politike dhe shpetimi per Shqiperine?
    Me pas Rama, ne turin e tij, do nise te sqaroje shqiptaret per pasojat e keqqeverisjes, etj, etj, sqarime per te bindur se pse e majta(cila e majte?) duhet te rikthehet ne pushtet. Po qe rikthim, Zoti na ruajte. Pra nga njera ane kemi te tjera programe dhe aleanca, nga ana tjeter thjesht nje rikthim i te majtes ne pushtet. Pra shume fjale ramshe, per rikthim te se njejtes PS, ne pushtet! Perdorimi i Partise sipas qejfit te liderit dhe pretendimi per rikthim ne pushtet, tregon se PS eshte ajo qe ka qene dhe eshte, dhe se po ajo do jete, ne mos me keq.
    Mondi ke harruarr se PD eshte komplet nen urdhrat e Bajraktarit Berisha. Ajo nuk eshte parti por cete; kush mendon ndryshe nga kryetari denohet me asgjesim masiv mediatik. Shif ishpresidentin dhe prokurorin e pergjithshem qe ishin kandidatura te Berishes.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga eris1979
    Mire e the, Zoti te ruajte, ndonese do t'i duhet ca si shume pune per kete. Ne qeverisemi prej njerezish te paafte dhe budallenj, ndersa ti perpjekjen per te dale nga ky batak e krahason me shembuj te sforcuar dhe pacavure te megalomanise enveriane. Nuk e di se ne ç'vit je larguar nga Shqiperia, por duket qarte se qe atehere kalendari yt ka mbetur ne te njejten faqe.

    Zoti te ruajte. Amen!
    eris 1979! Ku dhemb dhembi vete gjuha! Ndersa mua me vajti gjuha aty ku m'u ngacmua dhembi, sepse aty ishte plaga e prekur ne shkrimin e paraqitur prej teje, c'pate ti qe pesove te njejten gje pas shkrimit tim? Pse tejkalon masen e logjikes percaktuese dhe vleresuese per nje njeri, vetem e vetem se s'te shkon pas formimit tend? Une nuk te preka aspak, as te ofendova, as kerkova ndihme nga Zoti per shpetimin e mendjeve te "reja" te iluzionuara nga llafollogjite e lidereve partiake. Lerja kalendaret kohes t'i gjykoje sepse eshte stermundim i kote fshirja e kalendarit te nje njeriu me nje te rene te lapsit. C'lidhje ka vazhdimesia tende per qeverisjen, sikur une po mbroja ne shkrim qeverisjen e sotme? Apo beson se ai qe eshte ende pa karriken qeverisese e meritoka kete karrike? Kush tha qe kjo karrike po mban te afte sot ne qeverisje? Pra nxitohesh ne pergjigje dhe kjo me ben te deshperohem per vazhdimesine militantuese ne trajtimin e nje teme qe ekziston jo vetem ne mendjet e vjetra, por edhe te disave qe cuditerisht harruan ose bejne sikur harrojne te shkuaren jo kaq te larget. Tani e them me lutje me shume qe Zoti na rruajte nga militantet majtiste(c'majtiste de!) dhe djathtiste(c'djathtiste de!)...Ne thelb jemi ne nje revolte, vetem se timja nga qe i rendon me shume pseudo te majtes, duket sikur preferoka te djathten. Me respekt Mondi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Jester World!
    Me duket se e tejkalon dhe e con ne tjeter drejtim shkrimin tim, kur me permend se c'eshte PD-ja. Me jep nje argument, te te jap dhjetefish miratim, nese shkrimi tim i ben temenara PD-se. Pse ndodh kjo lloj kundervenie jashte logjikes se nje shkrimi? Edhe here tjeter jam lutur, qe nese doni mendimin tim per PD-ne, bujrum, hapni nje teme apo shkrim per te dhe aty pastaj vazhdoni logjiken tuaj. Se keshtu behen kapercime, qe cojne ne konkluzione te njeanshme dhe jo reale. Te mbash qendrim kritikues, apo dhe revoltues ndaj njerit krah te politikes, s'do te thote qe je pro krahut tjeter.
    Eshte s'eshte vendi, deshiroj t'ju pershendes ju te nderuar pjesemarres ne keto shkrime me poezine time te meposhtme.

    S'do me ndale!!!

    S'do me ndaje nje Edi Rame
    As Berisha s'do me ndaje
    Ne te majte e ne te djathte
    Une shqere, ata cobane!

    Une "peqe!" edhe "lepe!"
    Ata fyellit ne nje vrime
    Une "sus!", "gojen qepe!"
    Ata Zot mbi Shqiperine!

    S'do me vere nofke nje Rame
    Per djathtosh, antimajtist
    Kur i them qe je i mbrape
    Dhe me ngjan me enverist!

    S'do me vere nofke Berisha
    Per majtosh, antidjathtist
    Kur i them, me shume prisja
    T'i sherbeje Shqiperis!

    S'do me vere nofke asnjeri
    Per majtosh, apo djathtosh
    S'do ma ndale askush zerin
    Dhe as doren qe firmos!!!
    * * *
    ---------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Edi Rama perjashton prej partise gjashte deputete pse votuen per Presidentin!
    Zgjedhja e Presidentit simbas Kushtetutes bahet prej deputeteve.
    Edi Rama nuk asht deputet.

    Pra Rames as qe i takon me fole mbasi nuk ka as te drejten me e votue apo jo presidentin. Si mundet nji njeri qe ligji s'i jep asnji te drejte me vendose mbi zgjedhjen e Presidentit me kerkue me kushtezue te zgjedhunit prej popullit ne kryemjen e detyres se tyne ?! Si mundet nji jo i zgjedhun, nji jodeputet me urdhnue deputetet mos me u paraqite ne salle ?!

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga shkodra13
    Edi Rama perjashton prej partise gjashte deputete pse votuen per Presidentin!
    Zgjedhja e Presidentit simbas Kushtetutes bahet prej deputeteve.
    Edi Rama nuk asht deputet.

    Pra Rames as qe i takon me fole mbasi nuk ka as te drejten me e votue apo jo presidentin. Si mundet nji njeri qe ligji s'i jep asnji te drejte me vendose mbi zgjedhjen e Presidentit me kerkue me kushtezue te zgjedhunit prej popullit ne kryemjen e detyres se tyne ?! Si mundet nji jo i zgjedhun, nji jodeputet me urdhnue deputetet mos me u paraqite ne salle ?!

    O ti zoti Nue. Ata te gjashte jane bere deputete sepse jane mbeshtetur politikisht dhe perfaqesojne filozofine dhe alternativen politike qe quhet PS dhe udhehiqet nga Edi Rama.

    Zgjedhja e presidentit behet nga deputete, por ne thelb eshte nje konsesus partiak dhe politik or taj. PSja si perfaqesuese e interesave te nje elektorati te madh ne shqiperi, ka pergjegjesi pertej kapricove apo shkarrjeve degjeneruese te deputeteve te saj. Sepse ashtu sic ndodhi, elektoratit te PS ne Shqiperi qe eshte me i madh se i cdo partie tjeter, nuk i mbrohen interesat ne asnje nivel qeverises. Parlamenti kontrollohet nga PS, ekzekutivi nga PD, tashme edhe presidenti nga PD (qe do te thote edhe gjyqesori kontrollohet nga PD), pra del se PD ka pushtet te pakufizuar dhe te pakontrolluar tashme nga askush. Ne vetem duhet te SHPRESOJME dhe LUTEMI qe keta te mos abuzojne me kete pushtet, edhe pse i kemi dhene cdo mundesi per ta bere nje gje te tille. Pastaj PD e ka nje precedent sesi mund te qeverise kur i ka te gjitha pushtetet. Dhe ne perfunduam ne nje 97te.

    Keshtu pra o Nue, Rama si udheheqesi i alternatives politike qe i ka dhene voten ketyre deputeteve ka cdo te drejte morale dhe legale ti nxjerre ata nga partia.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra.

    E di qe e perdor "Nue" si inerci e idiotesive komuniste kur disa injorante te jugut te Shqipnise kujtuen se te qenit kriminele e te dhunshem i bante edhe intelektualisht superiore ndaj tjereve. Se sa injorante ishit dhe jeni e deshmon fort mire me keto rreshta qe ke shkrue. Te qenit skllav e prone e Enver Hoxhes ju ka shtremnue aq fort sa edhe sot mbas gadi 20 vjetesh demokraci s'arrini me kuptue se nuk asht "Rama si udheheqesi i alternatives politike qe i ka dhene voten ketyre deputeteve", por asht populli qe i ka votue e nuk ka te drejte asnji udheheqes partie (jo i zgjedhun prej popullit) me urdhnue nji perfaqsues te popullit mos me hy ne sallen ku merren vendimet. Kjo asht abc e demokracise...por kete ti s'mundesh me e dite se je rrite si ajo "zhaba ne pus".

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  3. Bashkim Fino kandidati i së majtës për president
    Nga shefqeti11 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •