Gjurma e pashlyeshme e nji frati tė madh shqiptar!!!
Nė pėrvjetorin e vdekjes sė At Danjel Gjeēajt (Theth 14 tetor 1913-Romė 30 gusht 2002)
P. Danjel Gjeēaj pat lind nė Theth tė Dukagjinit me 14 tetor 1913, gjuhėn shqipe e mėsimet e fesė i mori sparit prej famullitarit tė vet, P. Dedė Bėrdicės, e ndoshta tue pa fratin e Thethit i erdhi edhe dėshira pėr me veshė zhgunin e ShFranēeskut.
Nė 1924 djaloshi dukagjinas ra nė Shkodėr, tue u bā nxānės i kolegjės franēeskane, e cila mā vonė do ta kishte nėndrejtor tė vlertė tė vetin, tė drejtė e tė rreptė, me nji kujdes e nji mendim tė vetėm nė zemėr: tė mirėn e tė ardhmen e dishepujve tė vet tė vogjėl.
Mā vonė ai vijoi liceun «Illyricum», nji votėr e madhe e nji punishte e papame pėr kombin tonė, prej kah dolėn trajta tė reja njerzish, tė formuem me ideale atdhetare e me moral tė naltė, gjā qė, shumė prej tyne do ti ndihmonte me pėrballue me nder e pa u thye sprovat e randa qė diktatura komuniste e urrejtja shumėshekullore do tė derdhte me terbim.
Profesorat e kėtij liceu ishin fretnit e mėdhaj tue fillue prej poetit tonė kombėtar: Gjergj Fishtės, tue vazhdue me filozofķn e hollė e tė kthiellt: P. Anton Harapin, me lirikun e ipeshkvin e ardhshėm: P. Vinēenc Prennushin e tue vijue me rradhė: P. Marin Sirdani, P. Ambroz Marlaskaj, P. Pashk Bardhi etj.
Nė 1933 P. Danjeli mbaroi noviciatin e mbas tri vjetsh kreu liceun me vlersime tė nalta, gja qė bāni tė parėt e tij me e dėrgue pėr studime nė Siena tė Italisė. Nė Siena ai do tė qindronte deri nė vjetin 1939, kur u shugurue meshtar me 25 korrik e tha meshėn e parė. Vjetin tjetėr P. Danjeli u dėrgue nė Fulda tė Gjermanisė, ku studjoi deri nė 1940. Dėshira i tij ishte me i shėrbye provincės sė tij e popullit tė krishtenė e pėr ketė arsye u kthye nė atdhe, nato ēasa tragjike kur lufta vllavrasėse sapo kishte fillue.
Pak mbas marrjes sė pushtetit prej komunistave, si pasojė edhe tė terrorit qė u zhgreh anekand vendit, P. Danjeli shkoi famullitar nė Plan, ku vazhdonte me qenė nė shenjestėr tė pushtetarėve tė rij .Miqtė e tij bashkėfshatarė, nacionalista tė vendosun, e ndihmuen me kalue kufinin nė vjetin 1948 tue e pėrcjellė nė Jugosllavinė e Titos. Kaloi kufinin sė bashku me 36 vetė tė tjerė, tė prīmė prej Nik Sokolit e Gjon Dostanishės, e ndėr tė tjerė bajshin pjesė natė grup edhe shkrimtari i ardhshėm Martin Camaj e rapsodi i maleve Gjergj Pllumi.
Nuk pranoi me bashkėpunue me UDB-nė pėr ketė arsye u dėrgue sė parit me punue nė hekurudhė nė Barashumanoviq e mandej asistent i inxhenjerit gjerman Vogel, rob luftet, nė Fushė tė Zezė afėr Podgoricet. Kaloi nė Herzegnovi e Surdulicė e mandej ju bā e mujtun me ushtrue mėsuesķn nė katundin e Preshevės. Nė Preshevė, mėsues Marku u bā fort i dashtun me tė gjitha familjet myslimane shqiptare qė e mbajshin si vėlla tė vetin, para tė cilit, nė shźj nderimi e respekti, nuk i mėshehshin gratė.
Nė 1955, i ndihmuem prej Ernest Koliqit, mujti me kalue nė Italķ e me u vendos nė Toskanė. Nė ketė kohė komiteti «Shqipnija e Lirė» e ngarkoi me ribotue kryevepren e Fishtės, «Lahuten e Malcķs». P. Danjeli kujdesoi botimin e kėsaj vepre, qė si pak tė tjera āsht shtyp mrekullisht pa gabime. Shtypajt i korrigjonte sė bashku me tė ndyerin Petro Vuēani, korrektorin i vemendshėm e tė censhėm tė «Shźjzave».
«Lahuta» doli prej shtypit nė 1958 e pati nji shtampė tė dytė nė 1989.
Nė ato vite P. Danjeli bashkėpunoi dendun me dom Zef Shestanin nė programin e Radio Vatikanit nė gjuhėn shqipe. Lutja e fjala e ngohtė qė Selija e Shźjt shqiptonte nepėrmjet tij pėr besimtarėt katolik tė Shqipnisė, u bānė shumė tė dashtuna pėr familjet shqiptare, tė cilat mėshehtas ndigjojshin nji zā shpreset e ndihmet shpirtnore.
Ndėrkaq ai bashkėpunon edhe me E. Koliqin, tue shkrue artikuj nė revisten «Shźjzat» e tue mbajtė konferenca anekand Italisė e deri nė SHBA, nė favor tė lirisė sė popullit shqiptar qė po shtypej barbarisht prej zgjedhės komuniste. Kjo gjā shqetsonte shumė qeverinė e Tiranės, e cila kėrkoi edhe me e zhdukė fizikisht me anėn e agjentave tė saj.
Por frati i maleve, tashti i vendosun nė Qytetin e Amshuem, nuk u tremb e nuk u shtang, por vazhdoi punen e vet pėr tė mirėn e kombit e tė fesė. Nė 1958 botoi nji vepėr fort tė rrallė pėr kah pikėpamja e vrojtimit psikologjik dhe e vėrtetesisė historike e etnografike: Andrra e Prźtashit», autor sė cilės āsht P. Anton Harapi. Kurse nė 1994 botoi nė Romė «Valė mbi valė», tjetėr vepėr e martirit P. Anton Harapi. Ndėrkohė kishin pa dritėn e botimit edhe vepra tė tijat origjinale kryesisht tue trajtue argumenta tė jetės malcore e figura reale tė atij ambient. Kėshtu ai botoi veprat «Prel Tuli i Salcės» (Romė, 1988), «Mehmet Shpendi dhe Mark Sadiku i Shalės» (Romė, 1996), «Te del Kiri» (Shkodėr, 2000) dhe la ne dorėshkrim nji vepėr shumė tė interesantshme me titull: «Dikur nė Dukagjin».
Nė 1992 botoi nji punim, pėr tė cilin kishte punue, tue mbledhe landė e tue e latue, tanė jetėn e vet. Bahet fjalė pėr «Jetėn e veprėn» e Gjergj Fishtės, nji monografķ komplete e shkrueme me njohunķn e dėshmitarit syjorė e me zotsķn e studjuesit tė vėrtetė, me dashnķn e franēeskanit e me ndjenjat e dishepullit. Kjo vepėr āsht sot pėr sot nji ndėr tė vetmet qė ka historija e letėrsisė tonė pėrmbi atė qė āsht prīsi i saj i pashoq.
Ai vetė, nė ketė gjysė shekulli qė jetoi nė Perėndim, sė bashku me dy fretėn tjerė shqiptarė, Prof. Jakob Marlekajn nė Bari e Dr. Paulin Margjokajn nė Vjenė, mblodhėn libra, dorėshkrime, dokumenta tue formue rishtas atė qė u bā bėrthama e bāshme e bibliotekės sė ré franēeskane nė Gjuhadol. Ky āsht misioni i fretėnve, ata janė kenė e janė: ndėr mā punėtorėt, qi duen me zhdrivillue jeten e shoqnueshme tė komit, siē vėrente Faik Konica nė 1914.
Ka pesė vjet tashma qė At Danjel Gjeēaj prehet nė tokėn e vet, bri asaj palme martirėsh prej sė cilės ai su nda asnji prej ēasteve tė jetės sė vet.
Tue folė pėr P. Martin Gjokėn, dom Lazėr Shantoja ka shkrue do rreshta qė mundena me ia mveshė pa zori P. Danjelit tonė: E kaloi jetėn bujar me gjak e me shpirt pa bujė. Nji fytyrė e qeshun, e ambėl, e pėrvujtė: franēeskane nė tanė kuptimin e fjalės. Janė fytyra tė tilla qė i apin gjallnķ tė shenjėt atmosferės typike tė heshtjevet kuvendore. Janė kėto fytyra tė qeshuna, tė paqta e tė pa-hile, qė na bājnė tė bukur e tė lakmueshėm kuvendin.
Krijoni Kontakt