Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 84
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Postime
    48

    Dritat, uji dhe ky popull budalla!

    Ora 3 drekes, shkoj ne shtepi i lodhur nga puna e nga vapa dhe instiktivisht kembet me cojne drejt frigoriferit per te lagur fytin me ndonje gllenke uje. Ehe..... me thote gjyshja ska uje e harxhova une se lava pjatat por dhe sikur te kishte nuk bente per tu pire se ishte i ngrohte. Me hipen nje inat por se di kujt ja ve fajin vetes qe nuk futa me teper uje ne frigorifer , gjyshes apo ketij shteti te qelbur? Dale more them me vete c'faj ka shteti? Fajin e ka ky popull qe s'ngrihet. Gjyshi sikur ta dinte se cpo mendoja vjen e me thote eh ky popull e meriton se eshte popull budalla? Harry Fultzi kur ishte kur drejtonte ate shkolle shikon vaktet qe hanin nxenesit dhe i thote nendrejtorit degjo qe neser nga 5 vakte qe hajne keta do tia bejme 3 degjove? Po i thote nendrejtori por kam frike mos bejne ze. E provojme njehere thote Harry. Nejse, vjen e nesermja i ofrojne 3 vakte nxenesve dhe asnjeri nuk beri ze. Kalojne disa jave dhe i thote nendrejtori Harryt ore e di ckemi qe te ulim shpenzimet a i japim ketyre vetem 2 vakte ia heqim fare mengjesin. Jo thote Harry se po na ngrihen e po na bejne ndonje te pabere, e provojme njehere thote nendrejtori.E provojne te nesermen keta dhe shikojne qe asnjeri s'beri ze. Kalojne disa jave kur prape nendrejtori e ckemi i thote ia heqim edhe darken ketyre se mire i bene se flene rehat. Ore i thote Harry lere mos e zgjasi me kete gje se kushedi se cpo na gjen. Po e provojme njehere thote nendrejtori. Mire e provojne keta te nesermen kur prape asnjeri nga nxenesit s'beri ze. U cudit Harry Fultzi dhe i thote nendrejtorit ''Lum ai njeri qe do ta drejtoje kete vend, ketij populli c'faredo qe ti besh nuk beka ze'' Mire mire o gjysh i them dhe po mendoja me vete qe Harry Fultzi paska pas te drejte por nuk e di pse mu kujtua per nje cast "Kafazi arte" i ketij viti. Mbaj mend qe dy nga personazhet e ketij kafazi Beni dhe Diana bene qe me dhjetra mijra persona te ngrihen e ti duartrokasin kur keta te dy pervec se hane e pine e u zine ne ate kafaz sbene gje tjeter. Hallah hallah c'emer mund ti vesh ketij populli pervec se popull budalla....????

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nuk eshte fare ashtu sic thua ti. Nuk eshte popull budalla, por popull PA ORIENTIM. Orientimin ja japin intelektualet jo te zbriturit nga malet e fushat si Sali Berisha apo ish-ministri i aresimit, fytyrdelja Memushi qe deri dje ose mjelnin lope ose i mbanin valizhet me servilizimin e tyre te theksuar ish byrose komunistosllave qe komandonte ne shqiperi.

    E vetmja alternative qe i mbetet nje populli pa tru(duke qene se truri ka emigruar dhe nuk e kerkon njeri te kthehet) eshte bashkimi. Pa bashkim je skllav e do mbetesh skllav. Pastaj a je budalla apo je idiot apo dicka tjeter ato jane gjera relative qe skane shume rendesi nese je skllav.

    Nuk behet me kolltukofaget kjo pune.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    popull qe nuk i njohim te drejtat tona... jemi unike ne kete drejtim,...

    as opozita nuk po ngrihet se eshte duke qeruar hesapet brenda llojit...

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Postime
    48
    Citim Postuar mė parė nga Genesis
    Nuk eshte fare ashtu sic thua ti. Nuk eshte popull budalla, por popull PA ORIENTIM. Orientimin ja japin intelektualet jo te zbriturit nga malet e fushat si Sali Berisha apo ish-ministri i aresimit, fytyrdelja Memushi qe deri dje ose mjelnin lope ose i mbanin valizhet me servilizimin e tyre te theksuar ish byrose komunistosllave qe komandonte ne shqiperi.

    E vetmja alternative qe i mbetet nje populli pa tru(duke qene se truri ka emigruar dhe nuk e kerkon njeri te kthehet) eshte bashkimi. Pa bashkim je skllav e do mbetesh skllav. Pastaj a je budalla apo je idiot apo dicka tjeter ato jane gjera relative qe skane shume rendesi nese je skllav.

    Nuk behet me kolltukofaget kjo pune.
    Budallai nuk ka brire Genesis. Nese ti ke dicka ne dore dhe une ta marr dhe ti nuk reagon atehere ti quhesh budalla dhe jo i paorientuar. Nuk ka nevoje te orientohesh nga intelektuali per te kuptuar rendesine e dritave dhe ujit ne shtepine tende. Edhe femija i vogel disajavesh kur nuk i jep nena gji qan qe ti tregoje se ka nevoje per gji. Para 2 vjetesh mesa mbaj mend ne Hungari u ngrit nje popull i tere vetem sepse kryeministri ne nje kamer te fshehte kish deklaruar se kemi mashtruar popullin dhe skemi mbajtur premtimet. Ketij i them une popull me gjak me nerv dhe jo si ne qe gjakun dhe nervin e kemi per te vrare per nje llafe goje ose pse dikush te shikon shtrembur. Se di c'emer ti ve budalla apo ndonje emer tjeter por c'rendesi ka popull i zgjuar smund ti them.

  5. #5
    Larguar
    Anėtarėsuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Kapitulli I

    I pangrene te jesh-thuaj je i ngrene.
    I etur te jesh -thuaj jam i pire.
    I lodhur te jesh-thuaj jam i shlodhur
    I nenshtruar te jesh-thuaj jam i lire.

    Marre nga edukata morale -politike.
    Ka me nuk mbarova:

    -II

    I korruptuar te jesh-thuaj jam i ndershem.
    Kriminel te jesh -thuaj jam qengj.
    E shqyer te jesh-thuaj jam e virgjer.
    Injorant te jesh- ... ketu s'ke c'thua.

    Akoma s'na ka dale frika nga regjimi komunist.Dhe pa uje dhe pa energji elektrike edhe pa dinjitet neper bote edhe pa....,edhe pa, edhe pa njemije te tjera..... .
    Sa breza akoma do te sakrifikohen per te fituar te pakten minimalet e jeteses?
    Spastrim i mentalitetit kjo eshte zgjidhja.
    Nje qeveri me 30 -vjecare do te ish nje zgjidhje imediate te pakten keshtu do te kish justifikim se: "- jane te rinj akoma, nuk kane pervoje dhe vendi eshte shume i varfer do te thone." .....Kurajo...deri....!?$

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-07-2007
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    65
    Ky eshte kulmi.Ne mes te Evropes te zhvilluar te rrish pa drita e uje eshte idiotlliku me i madh.E urrej kete rrace politikanesh qe e kane katandisur vendin tim te dashur ne kete far feje,qe nuk mendojne se si do rriten femijet,si do sherohen njerzit ne spitale,si do zhvillohet vendi pa energji elektrike e uje.Ata po eksperimentojne me kete popull gjera qe dhe Hitleri do kishte deshire ti dinte.Me vjen keq per njerezit qe banojne ne Shqiperi dhe jetojne ne keto kushte.Si duket parimiarg bythes time, ka dhene rezultatet e duhura me ket indiference shembullore qe shihet.Cpresin njerzit me?

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga khour
    Budallai nuk ka brire Genesis. Nese ti ke dicka ne dore dhe une ta marr dhe ti nuk reagon atehere ti quhesh budalla dhe jo i paorientuar. Nuk ka nevoje te orientohesh nga intelektuali per te kuptuar rendesine e dritave dhe ujit ne shtepine tende. Edhe femija i vogel disajavesh kur nuk i jep nena gji qan qe ti tregoje se ka nevoje per gji. Para 2 vjetesh mesa mbaj mend ne Hungari u ngrit nje popull i tere vetem sepse kryeministri ne nje kamer te fshehte kish deklaruar se kemi mashtruar popullin dhe skemi mbajtur premtimet. Ketij i them une popull me gjak me nerv dhe jo si ne qe gjakun dhe nervin e kemi per te vrare per nje llafe goje ose pse dikush te shikon shtrembur. Se di c'emer ti ve budalla apo ndonje emer tjeter por c'rendesi ka popull i zgjuar smund ti them.
    Khour, te mbeshtes fuqimisht per cfare e etiketon kete popull.
    Vetem desha te te sqaroja dicka lidhur me Hungarine nga ku sapo u ktheva. Protestat u bene vjet dhe ishin my poshte apartamentit ku jetoja. Protestuesit ishin disa huligane te dehur qe rradhen e pare gjeten 5 police e plackiten televizionin. Rradhen e dyte policia u hyri me c'pati ne duar dhe i pergjaku por askush nuk i degjoi te cirrurat e tyre pasi njerezit donin siguri e stabilitet e jo anarki. Rradhen e trete protestuesit iken si mijte sapo policia u duk rreth 1 km larg tyre.

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Eshte e vertete qe faji eshte i popullit pasi populli i prodhon politikanet e jo politikanet popullin. Qeveria nuk vjen nga ndonje anije kozmike por del nga populli e perderisa cdo njeri ne kete vend te thote qe do te hyje ne administraten shteterore per te vjedhur, mos prit se do te rregullohet gje te pakten ne kete shekull.
    KEto gjera qe po i vuajme tani shume vende te evropes i kane zgjidhur para 70 vjeteve.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Postime
    48
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83
    Eshte e vertete qe faji eshte i popullit pasi populli i prodhon politikanet e jo politikanet popullin. Qeveria nuk vjen nga ndonje anije kozmike por del nga populli e perderisa cdo njeri ne kete vend te thote qe do te hyje ne administraten shteterore per te vjedhur, mos prit se do te rregullohet gje te pakten ne kete shekull.
    KEto gjera qe po i vuajme tani shume vende te evropes i kane zgjidhur para 70 vjeteve.
    Imagjinoni veten ne vitin 1990 kur Shqiperia sapo dilte nga komunizmi dhe shpresonte ti bashkangjitej vendeve europiane. Imagjinoni shpresat e Shqiptareve atehere dhe endrrat e tyre qe Shqiperia brenda pak vitesh do behej si vendet e tjera perendimore. A e imagjinoni dot ti thoje nje shqiptari ne ate vit se pas 17 vjetesh demokraci do vuash prape per uje e drita? ))))) ..... sinqerisht qe eshte shume komike. Shqiperia renditet e 4-ta ne evrope per pasuri ujore por asnje qeveri deri me sot ska bere ndonje investim serioz per furnizimin e popullsise me uje dhe me e bukura eshte qe kur ne pushtet eshte njera pale cirret e bertet tjetra e anasjelltas. Mbaj mend ne kete forum kam lexuar nje shkrim te marre nga gazeta Korrieri,( kur ishin socialistet ne pushtet )nje teme ku flitej per problemin e dritave ,nje person i quajtur Ilir Demalia i cili njihet si demokrat i flakte ,i kish bere nje leter personale drejtuar drejtorit te keshit asaj kohe Andis Harasani ku i terhiqte vemendjen per problemin e dritave. Kjo leter atehere me ka entuziasmuar jashte mase pasi problematikat qe ngrinte Ilir Demalia ishin shume domethenese , po... Ilir Demalia ku je sot?Kritikoje pra padronin tend Sali Berishen thuaji atij qe ke mamane me pension sic i the Harasanit dhe ka nevoje per drita 24 ore por dhe me cmim te ulet sepse nuk i dalin parate qe merr nga pensioni? Apo problemet tuaja me ardhjen e PD-se ne pushtet i zgjidhe dhe mamaja jote sikur te rroje dhe 2000 vjet i paguan dritat. Nejse, e the bukur Edvin ne e meritojme kete qeverisje sepse vete i kemi zgjedhur, ato nuk kane ardhur nga Marsi por i kemi zgjedhur vete ne.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    Nese ti ke dicka ne dore dhe une ta marr dhe ti nuk reagon atehere ti quhesh budalla dhe jo i paorientuar. Nuk ka nevoje te orientohesh nga intelektuali per te kuptuar rendesine e dritave dhe ujit ne shtepine tende.
    Keto jane pasojat qe la xhaxhi + ato qe tha Genesis.

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. Pa zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare s’ka stabilitet nė Ballkan
    Nga biligoa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 15:54
  3. Shqiptarėt Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  4. Popull mos harro !!!
    Nga Kryeplaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •