“E ty mos të brengosin ata që përpiqen për mosbesim, ata kurrsesi nuk mund të dëmtojnë asgjë All-llahun. All-llahu me urtësinë e vet dëshiron që atyre të mos u takojë kurrfarë e mire në botën tjetër dhe ata kanë një dënim të madh.” – Kur’an, 3:176
Shkruan: Avni Tafili
Zëri i Zgjimit!
Ti hedh zjarr, se për zjarr je krijuar! Ti lufto të vërtetën, se e vërteta-dënim do të të gjej! Ti poshtëro gjithçka të ngritur, se për i poshtër je brumosur!
O ju që fyeni besimin dhe besimtarët! O ju që në çdo vend luftë të vërtetës i shpallni! O ju që për besimtaret e devotshme shpifni dhe pastërtinë e tyre e luftoni! O ju që, rrugën e Zotit, e pengoni! Dijeni se, dënim i dhimbshëm, që shtohet e rritet vazhdimisht, në përjetësi ju pret! Po ju edhe në këtë botë jeni të dëshpëruar, të shqetësuar, të hutuar, të pashpresë, të humbur në epshe, të harruar e të poshtëruar!
E ç’dimë për njerëzit, të cilët kanë vendosur të mos pasojnë të vërtetën! E ç’dimë për njerëzit, të cilët janë të përkushtuar ndaj errësirës, injorancës, të papastrës, të shëmtuarës! Si njihen! Këta njihen, kur të vërtetën e kundërshtojnë me vendosmëri. Kur nuk dëgjojnë fjalën e drejtë. Kur bëhen si të jenë të shurdhët, e të verbët, e të pamend, kur e drejta dhe e pastra u kumtohet. Po, se janë të vendosurit për në humbje!
Mjerë pra, për njerëzit që kanë zgjedhur humbjen! Këta janë të sigurt në humbjen e tyre. E dinë, gjithsecili prej tyre, po u pyetën se kush i krijoi, thellësia e tyre thotë ndryshe, ndërsa robërimi i vetvetes së tyre djajve, i pengon ta shprehin me ndërgjegjen dhe gjuhët e tyre të vërtetën. Këta e dinë se nuk e krijuan vetveten, këta e dinë se nuk mund të jetojnë pa ajër, këta e dinë, e dinë mirë, se janë krijesë e pafuqishme, nuk mund të çajnë kodrat, por janë dëgjues të devotshëm të djajve!
Këta janë të pajtuarit me ligësinë. Me të shëmtuarën gjejnë prehjen e pashpirtësisë së shpirtit të tyre! Këta njëmend janë rob të epshit që shkatërron, rob të djajve! Këta në çdo vend përhapin të pavërtetën dhe luftojnë të vërtetën. Janë të papastër moralisht! Janë të ndytë në zemra. Janë zullumqarë. Shkatërrimtarë dhe çrregullues në tokë!
Mëshira, butësia, durimi, respekti, nderi, dashuria, toleranca, janë fjalë që s’e kanë pikën e kuptimit për ta! Po, këta janë të egjër në ndërgjegje, të patolerueshëm, më të ngutshëm se rrufeja, janë të pavëmendshëm e të hutuar nga gjithçka që në të pastrën dhe të drejtën udhëzon. Këta gjithçka, çka do qoftë, - përveç epshit të tyre-, e shohin me mohim dhe përgënjeshtrim. Nuk kanë vizion! Një qëllim në jetë kanë: epshi dhe lakmitë e tyre trupore. Jetojnë me lëvdatat e njerëzve, jetojnë me “nderimet” e njerëzve, jetojnë jetë të botës së gjallesave. Jo, bota e gjallesave ka një qëllim dhe mision: t’i shërbejë krijesës, njeri! Po këta askujt nuk i shërbejnë veçse epshit të trupit të tyre!!
Jo! Këta sikur mos të ishin njerëz! Njeriu harron, por si Krijuesin të mohojë! Njeriu është bir i Ademit, e Ademi është krijesë e Zotit! Këta trashëguan, por vetëm trupin, ndërsa shpirti dhe gjeni i ndërgjegjes është përlyer me djallin e mallkuar, i cili kundërshtoi të nderonte krijesën e Zotit, njeriun, dhe u mallkua. Po, këta njerëz, që të vërtetën nuk e dëgjojnë dhe e luftojnë, janë krijesë e larguar nga mëshira e Allahut të Madhëruar. Këta janë edhe të mallkuarit, siç u mallkuan edhe shumë njerëz, të brumosur për në ferr!
I mallkuar është ai që ndaj të vërtetës bëhet i shurdhët, nuk e dëgjon, madje edhe e lufton! I mallkuar është ai që kudo që gjendet, zjarr kundër të drejtës hedh! Jo, këta janë të dëshpëruarit nga gjithçka. Sepse mëshira e Allahut është larg tyre. Këta nuk mund të pendohen! Jo, janë të vendosurit për në humbje. Këta nuk i udhëzon fjala e argumentuar, e as fjala e mishëruar me arsye. Po këtyre edhe sikur t’u hapej qielli, e të shihnin argumentet e Krijuesit të tyre, do të thoshin na është bërë magji!
Këta, të brumosurit për në humbje, janë ata që iu është turbulluar zemra e logjika! Jo, këta s’kanë zemër e logjikë. Këta kanë vetëm epsh! E më keq se bota e gjallesave, që s’ka vullnet e intelekt. Po të kishin vullnet, do të ndaleshin e të pyesnin, vallë, çfarë kuptimi ka jeta që vdes me vdekjen! Po ti, o i vendosur në humbje, dije se, nuk ke për të përfunduar me kaq, ti je brumosur që të mbushësh Xhehennemin në Botën Tjetër. Për ty as jetë e as vdekje nuk ka, pasvdekjes sate!
Ti hedh zjarr, se për zjarr je krijuar! Ti lufto të vërtetën, se e vërteta-dënim do të të gjej! Ti poshtëro gjithçka të ngritur, se për i poshtër je brumosur!
Mos u pendo! Pendimi nuk të pranohet! Ti je brumosur për të qenë armik i të vërtetës, armik i udhëzimit të drejtë! Ti je brumosur të jetosh i papastër, i ligë, e i dëshpëruar nga gjithçka! Po të mos ishe ti, për çfarë do të krijohej ferri, Xhehennemi, vallë! E ç’di o i humbur se ç’është Xhehennemi! Është dënim i dhimbshëm i përgatitur për njerëz si ty! E ç’di se ç’është dënimi i vërtetë! Është se s’ke as jetë e as vdekje aty! Vdekjen e përjetshme do ta dëshirosh, siç sot, në Jetën e Përjetshme nuk beson, e as prej Ditës së Gjykimit nuk je i bindur, e aty nuk do të jepet kurrë përjetësia në vdekje, por as i gjallë e as i vdekur, e dënimin do ta përjetosh jo duke u pakësuar, por vazhdimisht duke u shtuar! E gjithnjë duke e përjetuar tepër e më tepër dhembjen e dhimbshme e dënimin e vërtetë!
Shkatërruar qofshin luftuesit e të vërtetës dhe udhëzimit të drejtë! Të mallkuar janë ata që rrugën e Zotit e luftojnë! Mjerë për ata që me epsh gjykojnë, kur në rrugën e Zotit thirren të gjykojnë!
Kanë shpëtuar besimtarët, të cilët besojnë të fshehtën, falin namaz, dhe nga ajo që u furnizuan japin, dhe të cilët besojnë në atë që u shpallë prej Zotit, dhe janë të bindur ndaj Ditës së Gjykimit! Ata janë që Zoti i tyre i udhëzoi, ata janë të shpëtuarit!
O Allah! Na ruaj nga krijesa, që urdhrin Tënd e kundërshtoi dhe e kundërshton, e na mbroj nga djalli i mallkuar!
Nënshtruesi, Gjykuesi, Llogarimarrësi, Gjithëpërfshirësi, Mbizotëruesi, Ndëshkuesi, Tubuesi është Allahu! I falënderuar dhe i lavdëruar është Allahu, Zot i çdo gjëje!
Krijoni Kontakt