Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Dhjetë shkaqet për një jetë të lumtur bashkëshortore


    Nëse mund të shprehemi se dashuria është sikur mbjellja e pemës në tokë, që ka nëvoj për ujitje, ka nëvoj për kujdes, derisa t’i forcojë rrënjët e saja në tokë, të rritet dhe t’i japë frytet e veta, merr një kohë jo edhe të shkurtër. Kështu është edhe forcimi i raporteve bashkëshortore, merr kohë.

    Që të arrihet kjo, ju këshillojmë me këto dhjetë pika apo shkaqe që e bëjnë jetën bashkëshortore të lumtur:

    1- Këmbimi i dhuratave të ndryshme mes njëri-tjetrit, edhe nëse janë modeste. P.sh. vendosja e ndonjë lulje në jastëk para fjetjes pa dyshim se kjo len gjurmë të rëndësishme, apo shkrimi i ndonjë fjale të bukur në ndonjë copë letër edhe kjo luan rolin e vet në lumturinë bashkëshortore, gjithashtu buzëqeshja që të jetë e pranishme dhe lavdërimi i njëri-tjetrit me fjalë të ëmbla dhe të bukura etj.

    2- Ulja bashkë e bashkëshortëve për bisedimin e temave të ndryshme mes tyre që lidhën me jetën e tyre të përditëshme.

    3- Shiqimet që kuptojnë dashurin e njëri-tjetrit apo në të njëjtën kohë edhe përgjigjen për ndonjë çështje të caktuar, për arsye se nuk duhet që të gjitha çështjet në mes të martuarve të shkojnë vetëm në formë zyrtare të themi që gjithmonë të jenë me fjalë. Mirëpo shumë prej tyre mund të kuptohen nepërmjet shenjave të ndryshme si p.sh. me shiqimin e njëri-tjetrit, apo shenjës me kokë, apo ndërrimi i çehres së fytyrës e të gjitha këto sëbashku tregojnë për dashurinë ndaj njëri-tjetrit dhe në të njëjtën kohë lëjnë gjurmët e caktuara në zemrat e tyre.

    4- Përshëndetjet e ngrohta dhe të përzemërta ndaj njëri-tjetrit gjatë daljes nga shtëpija apo hyrja në të, apo gjatë rrugës, apo edhe gjatë bisedës telefonike.

    5- Pjesëmarjra e të dyve në ndonjë prej punëve që lidhen me jetën e tyre si p.sh. rregullimi dhe renditja e gjërave në shtëpi, apo ndihma reciproke e përgaditjes së ushqimit, apo rregullimi i ndonjë gjëje që lidhet me fëmijët e gjëra të tjera si këto që padyshim kanë efektin e tyre, ngrohtësin mes tyre dhe kalimi i një jete sa më të lumtur.

    6- Lavdërimi i gruas apo edhe shprehja e xhelozisë që ka burri (se kjo dëshmon dashurin që ka ndaj saj) si dhe mosbarazimi i saj me atë që nuk dëshiron padyshim që këto luajn rol të rëndësishëm.

    7- Fjalët e mira dhe shprehjet me fjalë të ngrohta dhe të buta si p.sh. shprehja e dashurisë që ke ndaj gruas apo edhe duke deklaruar se me të vërtetë je nimet prej nimeteve të Allahut që të ka ndëru etj.

    8- Kalimi i një kohe të caktuar mes bashkëshortëve d.m.th. relaksimi i tyre dhe largimi nga problemet e përditëshme duke biseduar biseda të ngrohta të përcjellura me ndonjë shaka në suaza të lejuara edhe kjo padyshim se ka rolin e vet në dashurin në mes bashkëshortëve.

    9- Të qenit mesatar si në gëzim ashtu edhe në hidhërim e padyshim se kjo është e rëndësishme. Pra, nuk guxon që të lëshohet në gëzim të tepërt e as që të hidhërohet tepër, por me një mesatare. Sepse edhe Allahu i ka lavdëruar mesatarët. Mirëpo duhet qenë i përmbajtur secili nga dy ekstremitet mund të sjellë problem në jetën bashkëshortore.

    10-Veprimi apo reagimi i të dyve në kohë të vështirësive apo problemeve të ndryshme, si p.sh. semundja e ndonjërit prej bashkëshortëve si dhe përkrahja materiale dhe shpirtëore në kohë të vështira dhe qëndrimi përkrah njëri-tjetrit në kohë nevoje si dhe përjetimi i vështirësis sikurse ai që është sprovuar luan shumë rol të rëndësishëm në afrimin edhe më të madhë dhe ngrohtësisë më të theksuar në mes të dy bashkëshortëve.



    Përktheu:
    Burim Veliu
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  2. #22
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Për herë të parë në jetën tënde bashkëshortore


    Pa dyshim se përvoja bashkshortore është shumë e rendesishme ne jetën e të martuarve. Është burim për përfitimin mësimeve të ndryshme në jetë dhe një pikë ndalëse, ku të martuarit kanë mundësi që të përfitojnë nga gabimet e tyre të mëhershme, pas një periudhe kohore e gjatë qoftë ajo apo e shkurtër.

    Ndodhë që bashkeshortët apo njeri prej tyre të tregojë me mburrje ose me mahnitje mosmarreveshjen e parë që ka ndodhur mes tyre, apo krizen e pare materiale apo pritjen e lindjes së fëmiut të parë apo diç tjetër që kanë lënë gjurmë në jetën e tyre bashkëshortore.

    Para se të vendosesh për jetën tënde bashkëshortore të këshillojmë leximin e kësaj teme në mënyrë që të mos jesh fare i papërgatitur.

    Mosmarreveshja e parë:

    Mënyra se si të dilet prej mosmarreveshjes është më e rëndesishme se sa vet mosmarreveshja. Nëse ndodhë mosmarreveshja në mes të martuarve, suksesi më i madhi i tyre do te ishte që ta zgjedhënin mosmarreveshjen, e jo ta shëndrrojnë në grindje dhe problem edhe më të madhë.

    Të arrish sukses në këtë duhet që të pajtoheni mes vete për rrugën apo mënyren e përbashkët se si të ballafaqoheni me çfarëdo mosmarreveshje dhe ta zgjidhni atë në mes vete.

    E rëndësishme është:

    -Që qëllimi të jetë zgjedhja e mosmarreveshjes e jo që cili prej bashkeshortëve do të triumfojë ndaj palës së kundërt.

    -Qe gjatë polemikës t’i largohemi vetive që vetëm e rrisin dhe e zgjërojnë mosmarreveshjen.

    -Që të keni kujdes mos të ndërmjetësoni palë të tretë mes jush që t’u ndihmojë për zgjidhjen e mosmarrveshjes. Nëse është e detyrueshme nderhyrja atëherë t’i përmbahemi mësimeve të Kur'anit të madhëruar.

    Thotë All-llahu i lartëmadhëruar:

    و إن خفتم شقاق بينهما فابعثوا حكما من أهله و حكما من أهلها

    “Nëse i frikësoheni përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, All-llahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas). All-llahu është i dijëshëm, është njohës i mirë.” [En-Nisa, 35]

    -Dëgjimi reciprok ne mes njeri-tjetrit dhe mos nderhyrja pavaresisht menyra se si e paraqet problemin pala tjetër.

    -Menjanimi i çdo fjale të rënde apo gjurmëlënëse, pavarësisht vepres së bërë.

    -Prej çdo mospajtimi ka mundesi që të dilet me një mësim të dobishem, qoftë në kuptimin e njeri-tjetrit apo mosperseritja e gabimeve të njejta në të ardhmen apo diçka tjeter. Pra, assesi nuk guxon që të kaloj ndonjë mosmarreveshje e që të mos nxirret mësim prej saj.

    Lindja e fëmiut të parë

    Vërtetë pritja e fëmiut të parë është çast i gëzimit, por në të njejtën kohë ndoshta shqetësues dhe i tensionuar. Por, ti dhe gjithë ata që janë rreth teje ndihen të gëzuar me këtë musafir të çmuar, e sidomos nëse vjen pas një pritje të gjatë, i cili do t’i jep një kuptim të ri jetës suaj bashkeshortore.

    Sa i përket shqetësimit apo tensionimit që ndoshta e ndien t’i duke përshpëritur vetveten se si do t’ia arrish me mbulimin e nevojave të shtepisë dhe familjës, apo përkujdesja për të posalindurin. Nëse i llogarit të gjitha këto dhe të tjerat do të shqetësohesh ndoshta.

    Mirëpo, e vërteta është shumë më lehte se kjo. Sepse nëse mendon pak për prinderit e tu, do të mësosh se ata kanë rritur dhe janë kujdesur për me shumë femijë sesa ti, e standardi i jetës tënde me të babait tënd as që do krahasohet. Sepse pasuria që e ka poseduar babai yt ndoshta nuk ishte as sa një e katërta e asaj që e posedon ti sot.

    Sa i përket problemit që shumë nëna ankohen pas lindjes së femiut të parë se ndikon në lidhjen e prindërve në mënyr negative. Lindja e femijut ndoshta mund të ndikojë në fillim, mirëpo në realitet kjo do të kalojë shumë shpejt me kalimin e kohës dhe se prezenca e femiut do të luan një rol shumë të rëndësishem në lidhejt edhe me të ngrohta mes bashkëshortëve. Kjo mirësi arrihet me përpjekjen dhe angazhimin e të dy bashkëshortëve gjatë gjith kohës.



    Marrë nga: Revista “El-Usreh”, nr: 167
    Përktheu: Burim Veliu
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  3. #23
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Dyzet këshilla (bashkëshortit) për martesë të lumtur



    Kur bëhet fjalë për obligimet dhe të drejtat bashkëshortore, kryesisht u drejtohen bashkëshorteve dhe nga ato kërkohet që t'i përmbushin obligimet e tyre, përderisa shumë rrallë u drejtohen meshkujve, për t'i kuptuar të drejtat dhe detyrat të cilat ata i kanë ndaj bashkëshorteve të tyre

    Sipas udhëzimit të hadithit të Muham-medit s.a.v.s.: "Më të mirët në mesin tuaj janë ata të cilët janë më të mirët për familjet e tyre, e unë jam më i miri për timen".

    Qiftëve bashkëshortor do t'ua prezantojm ë disa këshilla, të cilat do t'u ndihmonin ta realizonin këtë të mirë dhe të zbatohet në jetë urdhëresa e All-llahut xh.sh.: "...Me ato (gratë) veproni mirë (jetoni)...". (En-nisa :19).

    1. Frika e All-llahut xh.sh. në të gjitha aspektet, veçanërisht sjellja e mire ndaj familjes.

    2. Përkujdesja e vazhdueshme, sjellja e mire me familjen është mënyrë që t'i afrohesh All-llahut xh.sh.

    3. Ndihmesa e ndërsjellë me bashkëshorten në përkushtim All-llahut xh.sh. ashtu që bashkëshorti ta nxis bashkëshorten që të merr pjesë me t ë në da've - thirrje, ashtu që në atë rrugë t'i sakrifikojë disa të drejta të saj.

    4. Të stoliset me të vërtet me ca cilësi të mira siç janë: dashuria e sinqertë, besnikëria, sjellja e mire dhe pranimi përgjegjësisë..

    5. Të kuptuarit e sinqertë përmes sjelljeve të mira, pranimi i përgjegjësisë, kujdesit, butësisë e jo përmes sundimit dhe dominim total.

    6. Ruajtja e sekreteve të bashk ë shortes

    7. Xhelozia është e pranishme, pa keqkuptime dhe pa hulumtimin e të metave.

    8. Ndaje një pjesë të kohës për t'u ulur me bashkëshorten për të biseduar, për t'u argëtuar, mahitur, pa marr parasysh sa je i angazhuar - preokupuar.

    9. Thirre me emrat me të dashur - të këndshëm për të, bisedo - diskuto me të butë dhe këndshëm.

    10. Zbuloja atë që të pëlqen tek ajo, lavdëroja bukurinë dhe përputhshmërinë me rastin e përgatitjes së ushqimit si dhe në të gjitha rastet tjera.

    11. Mos e lësho asnjëherë rastin pa e shikuar këndshëm, sidomos në disa situata.

    12. Vepro me te gjithnjë me butësi, kurse kërkesat t'ua formuloi si propozime e jo si urdhra.

    13. Mos mendo që ulja (rënja) e autoritetit është një lloj argëtimi sepse ajo do të shkaktoj formimin e ndjenjave të këqija.

    14. Bisedo me bashkëshorten për dëshirat dhe planet dhe kërko mendimin e saj dhe pranoje atë.

    15. Demonstro besim të plotë dhe besoja fshehtësitë

    16. Lavdëroje dhe çmoje çdo gjë që bënë për ty pa marr parasysh sa e vogël do të jetë ajo, po edhe nëse me atë je mësuar.

    17. Kushtoi kujdes të veçantë jetës së saj, në personalitetin e saj, dhe bëja me dije se ajo është në qendër të vëzhgimit tënd e jo në margjinat e mendimeve tuaja.

    18. Mos e lësho rastin që ta shoqërosh ose t'i bashkëngjitësh në shëtitje ose në piknik.

    19. Kërko falje kur të jesh i bindur që ke gabuar, ashtu që kërkimi i faljes nga ana e jote të jetë në frymën e mirëkuptimit e jo të ankimit.

    20. Zbukuroju bashkëshortes tënde ashtu si të zbukurohet ajo ty.

    21. Bëhu në anën e saj me simpati dhe dashamirësi si dhe mëshirë, sidomos kur ajo ka probleme shëndetësore.

    22. Mos harro t'ia sjellësh atë që ka kërkuar pa marr parasysh sa e vogël është ajo.

    23. Bëhu i butë në bisedë dhe dialog me të, përshtatu medimit edhe nëse bie ndesh me mendimin tënd.

    24. Gjithnjë mbaj kontakt (me telefon) kur nuk je prezent, në udhëtim.

    25. Dhuroja një buzëqeshje plot dashuri dhe ndjenja zemërgjerësie me rastin e takimit me te pas mungesës tënde.

    26. Kur të hysh në shtëpi buzëqesh, kurse arritjen tënde paralajmëro me zile apo telefon.

    27. Kujdesu për gjendjen e saj shpirtërore dhe fizike gjatë kohës - fazës së menstruacioneve, shtatzënisë, pas lindjes, ndaj saj sillu me butësi dhe me ndjenja me durim.

    28. Mos u trego i pa kujdesshëm kur nganjëherë përfshihet me ndjenjat e dhembjes dhe të vështirësive, por gjithnjë përpiqu që sa më pare t'i mënjanosh ato dhe provo që këtë ta përballosh me dashuri dhe me qëllim të pastër.

    29. Vepro dhe sillu me urtësi e me mature në situatat ose rastet kur gruaja dhe nëna jote janë bashkë, ashtu që të jesh faktor i afrimit të tyre e jo anasjelltas.

    30. Mos e kritiko bashkëshorten, sidomos para të tjerëve, por përdore butësinë për të arritur atë që ajo dëshiron.

    31. Mos e kritiko bashkëshorten për format e përgatitjes së ushqimeve dhe rregullimit të shtëpisë dhe mos e krahaso me ndonjë tjetër (me nënën e saj, motrën, me bashkëshorten e ndonjë shokut apo me gratë tjera).

    32. Respekto vjehrrin dhe vjehrrën dhe konsideroi si prindërit e tu.

    33. Ki kujdes ndaj familjes së saj, shoqeve të saj duke i nderuar.

    34. Shqyrto problemet e përbashkëta, por me maturi dhe me mençuri, me kujdes dhe me logjikë.

    35. Përpiqu që problemet tuaja gjithnjë t'i zgjidhni brenda shtëpisë (brenda rrethit familjar), por nëse je i detyruar të kërkosh këshilla atëherë bëje atë, por në nevojën e domosdoshme.

    36. Mos u përziej në mes prindërve, vjehrrit dhe vjehrrës në problemet bashkëshortore, sepse ata mund të jenë të njëanshëm ndaj vajzës apo djalit, dhe provo që në mes jush të hyhet me dashuri dhe mëshirë.

    37. Shmangu emocioneve, xhelozisë dhe imtësive të vogla, kurse emocionet përshtati sipas situatës, ashtu që të jenë ndihmë e jo e kundërta.

    38. Respektoje renditjen e gjërave të shtëpisë nga ana e saj dhe përshtati kërkesat t'ua sipas kërkesave të saj (mos prano mysafir kur ajo është duke rregulluar shtëpinë).

    39. Insisto që t'i ndihmosh në obligimet e saja nëse të premton koha, pa marr parasysh për çfarë ndihme bëhet fjalë: të kujdesesh për fëmijët, t'i argëtosh, ose t'i ndihmosh në punët e rënda, të bësh pazarin, riparimet, bartjen e peshës siç janë mobilet etj.

    40. Kur t'ju vinë mysafirët, përpiqu që në kuadër të mundësive t'ua t'i ndihmosh gruas në shërbimin - gostinë, ashtu që të ketë rast dhe kohë që edhe ajo të qëndroj më gjatë me mysafirë.





    Shqipëroi: Esat Rexha
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Dashuria dhe Martesa
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 26-05-2006, 15:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •