Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684

    Kulture demokratike ( nje artikull i pabotuar)

    Kulture Demokratike!
    Shqiptaret dhe hapat e tyre te frikte drejt nje te ardhmeje te panjohur ne 15 vitet e fundit.



    Isha ne shesh,- tha babai ndersa syte i ngazellenin. ( sic kuptova me vone nga gazi lotesjelles). Isha i vogel atehere per te kuptuar sec ndodhte me te vertete. Prinderit ishin te friksuar dhe te gezuar njekohesisht. Na mblidhnin bute nen gji duke u perpjekur te na qetesonin edhe pse jashte degjoheshin vetem thirrje e aty ketu dhe ndonje e shtene.

    Ishte fillimi i nje endrre per nje popull i cili kishte vuajtur me shume se c’do popull tjeter ne diktaturen me te eger komuniste qe pas Stalinit. Nje enderre qe do te kthehej shpejt ne nje zhgenjim duke arriturr ti marri njerezve cdo shprese, cdo qellim, cdo interes.
    Apatia dhe njengjashmeria rendojne tashme rende mbi shpirtin e cdokujt duke mbytyr shpejt cdo zjarr demokratik. Cdo nisme per ndryshim.

    Prinderit tane, te rriturr me doktrinen komuniste me ndjenjen e eger e te mos paturit asgje, te prere me parrulla ne shpirtin e tyre krijues dhe kurioz, te kthyer ne vegla pune te nje makinerie te stermadhe vrasjesh vendosin tani me voten e tyre, me mendimin e tyre „te lire“ per nje te ardhme qe na takon ne. Dikush duhet te bente natyrisht politik. Dikush me dike se bashku duhet te krijonte nje alternative. Dhe si perfundim ishin po ata persona, te njejtat familje, te njejtet klane qe filluan te ishin tani demokratet e perhershem qe kishin vuajtur nen regjimin komunist.
    Ndrrimi u be me nje kongres te vecante, vetem se kete here tezja nuk solli nje flamur me mbishkrimin „PPSH“ nga salla, por dicka te re dicka qe me vone do te ishte nje nga partite me te medha ne demokracine e brishte. Nje parti e re kishte lindur, njerezit ishin bere demokrat dhe ata qe nuk ishin te kenaqur me postet e reja krijuan parti me vete. Si perfundim u krijuan per nje popull prej 3 mio banoresh me shume se 16 parti. Megjithate keto ishin deri tani ndodhi qe nuk ndodhen vetem tek ne, por ne te gjithe europen lindore. Pra shqiperia ecte me te njejtin hap me ata qe ndanin te njejtin fat. Varferine.

    Shpejt do te kthehej euforia ne zhgenjim. Nga pasuria dhe miresia e perendimit u pane vetem disa thas ndihmash me qumesht pluhur dhe ca corape e rroba te perdorura. Populli shqiptar I puthte rrotat e makines sekretarit te pare te shetetit Amerikan ne viziten e tij te pare ne shqiperine demokratike.
    Nderkohe kishte lindur me kohe ideja: „cfare s’eshte e imja nuk duhet te jete e askujt.“
    Kalimi i preferuar i kohes atehere ne shqiperi: Prishja e prones publike.
    Cfare nuk prishem ne shqiptaret … Qe nga rruget, shtyllat, varret, tubacionet, kanalizimet, brezaret, pyjeve, fushave, bregdetit, uzinave, fabrikave, shkollave, cerdheve, spitaleve etj deri tek ate qe nje shoqeri e ben civile pra kulturen, dijen, arsyen dhe ndjenjen per ligj.
    Per disa vjet ishte zgjedhja me e mire qe nje femi mund te bente te behej kriminel. Te bente para ne zvicer duke shitur droge per te ardhur pastaj ne nje vend te mbytur nga papunesia dhe kriminaliteti e per te shitur mend me tipin e fundit te mercedezit.
    Te gjithe vidhnin ku te mundnin. Disa vidhnin njeri tjetrin por te gjithe se bashku perpiqeshin te vidhnin shtetin.
    Ketu filloi te merrte nje rruge shqiperia ne te cilen nuk na shoqeronte me askush. Ishim vetem drejt nje kenete burokracie dhe kriminaliteti te perzier me shume injorance dhe paturpsi qe na mban ne balten e saj te qelbur deri sot.
    Dhe dukuria me e habitshme e gjithe ketij 15 vjecari: Jane po te njejtet njerez, te njejtat fytyra qe talleshin atehere dhe tallen dhe sot, me nje popull qe akoma se ka kuptuar qe jane ata qe i zgjedhin qeverite dhe jane ata qe duhet te fillojne te kerkojne dhe rezultate.
    Por fanatizmi politik eshte me i forte se ndjenja per drejtesi dhe deshira per liri. Ah te shkreteve shqiptar ju iku nje pjese e rendesishme e vetes me vitet 90. I iku drejtuesi, idhulli, ai qe thote se nga duhet te veje populli. Per ti rene shkurt i iku bariu. Dhe me Bariun iku dhe qeni i stanit ( policia dhe shiku) Dhe meqe tani s’kish as bari e as qen stani u kerkua nje bari i ri. U kerkua nje zot i ri qe premtonte vetem te mira dhe para, pa ju dashur shqiptareve fare te levizin as gishtin e vogel. U dynden me premtime, per cekun e bardhe e per planin marshall dhe nderkohe femijet tuaj benin shkollen te ulur treshe neper stola lekundes veshur me xhupa ne dhoma pa ngrohje, pa xhama dhe pa energji elektrike.
    Kishte filluar koha e anarkise. E njeriut pa ligj dhe pa deshire per te njohur nje te tille. Kishte filluar ajo qe politikanet tane te dashur kishin bere me endrren e te gjitheve per liri.
    Dhe kush ishin keta te sterre qe genjyen popullin me premtime te arta per ti bere akoma dhe me te varfer se ci kish lene komunizmi? Te njejtet ata qe do e fusin shqiperine ne europe sot. Te njejtat fytyra, te njejtet zera, te njejtat qeshje, te njejtat parrulla te mbajtura nga njerez “te ndryshuar komplet” qe deri tashme “kishin vuajtur akoma nene diktaturen e njeri tjetrit”..
    Populli shqiptar falka shume. Falka me shume sec duhet. Ose tashme atij nuk i ben pershtypje me asgje.
    Ja dhe demokracia e enderruarr u perplas pas fanatizmit, militantizmit dhe apatise per tu kthyer ne ate qe ne quajme demokraci sot ne Shqiperi.
    Ligjet jane ne doren e me te pasurit.
    Qeveria ben cfare ti doje qejfi pa marre parasysh as kushtetute dhe asgje tjeter.
    Populli vazhdon te vuaje dhe te mos ndihet. Eshte lodhur ?

    Jo, nuk eshte i lodhur populli jo, por syte e mbushur me fanatizem dhe idhujtari te hidhur politike nuk i lene te shohin me rrugen dhe endrren qe donin te arrinin.

    Bajraktare e sulltane te te dy forcave me te medha politike ne vend luajne e ka kush e ka me postet pa e lene vendin te beje asnje xhap para. O Nano o Berisha , ose Berisha ose Nano edhe kur behej ndonje tjeter nga partia socialiste Kryeminister, behej se pertonte z.Nano te merrej per momentin me pune dhe donte te bente nja dy muaj pushime.
    Dhe populli Shqiptar jo vetem qe i pranon keto lojera te llumta por edhe vazhdon te gezohet me idhullin e tyre te zgjedhur politik.

    Ja keta jane prinderit tane. Ata qe votuan per ne. Ata qe do te votojne akoma dhe do mbajne mbi kokat tona karikatura te tilla politike si Nano, Meta apo Berisha.
    Qe jane zgjedhur e kane deshtuar disa here, disa jane hequr dhe me revolucion nga karrigia dhe prape vazhdojne me pafytyresine me te madhe ta vene veten ne zgjedhje dhe te duan poste te reja. Ne cdo shtet demokratik te kesaj bote eshte nje i humbur politik i terhequr nga poste te tilla. Sepse ai ose ajo deshtoi. Populli nuk e donte me si perfaqsues. Vetem ne Shqiperi nuk pyet njeri per popullin, sepse populli akoma nuk e ka kuptuar qe Demokracia nuk kerkon idhujtari politike. Populli s’e ka kuptuar akoma qe po i merr frymen rinise me monopartiizmin e tij te ri. Populli nuk ka kuptuar akoma cdo te thote demokraci.
    Dhe ku jemi?
    Qytete te tere nuk paguajne drita, Sitemi shendetsor eshte rrjepesi me i fuqishem, qe nga doktoret e deri tek pastruesja. Policia po, vazhdon te rrjepe qytetarin edhe kot sepse ka qejf. Pra jemi akoma ne mocalin tone pa ditur ose me sakte pa dashur te dalim.
    Askujt nuk i vete mendja te hedhi ne gjyq dike, sepse edhe po e hodhe ne gjyq nuk zgjidh gje. Pra vazhdojme ti mbushim mendjen vetes se jemi ne demokraci dhe perpiqemi ku e ku te vjedhim njeri tjetrin dhe te gjithe se bashku te vjedhim shtetin. Se jemi ne demokraci.

    Edhe populli qahet me vone. Thote se eshte i varfer dhe do zhvillim. Por populli vete nuk zhvillohet aspak. Ai thjesht tregon me gisht nga perfaqsuesit e tij te cilet lozin topa djegesi me fajin me nje perkushtim aq te madh sa qe populli harron se c’kerkonte, por fillon e ben tifozllik serish per idhullin e tyre.
    Populli shqiptar duhet te arrije te kuptoje qe ne politike nuk ka bese. Nje zgjedhes nderron dhe duhet te nderroje mendimin sipas situates. Ai duhet te respektoje ate qe punon dhe te denoje ate qe nuk punon. Pra populli duhet te hapi syte. Politika nuk eshte besim fetar qe trashegohet nga babai, eshte nje zgjedhje momentane per interesat momentane. Idhujtaria e tepert e coi njehere kete popull ne rrugen e gabuar, mos perserisim prape te njejtin gabim.
    Demokracia eshte ajo qe ne bejme prej saj, sepse eshte zeri yn dhe vota jon qe e krijon. Demokracia eshte tek pragu direkt pas harreses se idhujtarise dhe fanatizmit politik. Demokracia eshte ne kuptimin e rendesise se votes tende, ne pergjegjsine tende si individ ndaj shoqerise dhe femijve te tu. Demokracia eshte zgjedhja jote per nje te ardhme me te mire per te gjithe ne.


    Me shprese se dhe brezi i vjeter do te kuptoje para se te jete vone

    E.D.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  2. #2
    Vetem ne Shqiperi nuk pyet njeri per popullin, sepse populli akoma nuk e ka kuptuar qe Demokracia nuk kerkon idhujtari politike. Populli s’e ka kuptuar akoma qe po i merr frymen rinise me monopartiizmin e tij te ri. Populli nuk ka kuptuar akoma cdo te thote demokraci.Dhe ku jemi?

    Jesti sa ta kuptoj populli na mbiu bari neve.
    Ne ate vend ka 17vjet qe iken truri. Me mijra studente ikin cdo shtator dhe sa nga ata kthehen mbrapsh??? numerohen me gishta

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ata qe do te votojne akoma dhe do mbajne mbi kokat tona karikatura te tilla politike si Nano, Meta apo Berisha.
    Sekuenca e pavdekshme, sepse gjallerohet nga populli.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    PS, 9 muaj nė bar, gju mė gju me njėri-tjetrin

    PS, 9 muaj nė bar, gju mė gju me njėri-tjetrin

    Shpallet modeli enverist i shfaqjes nė bazėn e Partisė Socialiste nė njė kuvendim, gjoja pėr tė modifikuar programin politik. Publikohet posteri qė tregon imazhin e takimeve nė bar, si versioni kinez i dialogut tė pritshėm qė Edi Rama do tė mbajė nė tė gjitha katundet e Shqipėrisė. Afati 9-mujor ėshtė ideuar gjithashtu nga kryetari i Partisė, i cili shpreson se simbolika do ta ndihmojė tė kapėrcejė krizėn qė pritet tė shpėrthejė me fillimin e muajit


    Pas dėshtimit tė kopjeve tė shėmtuara tė modeleve korporativiste nė riorganizimin e PS-sė, kryesocialisti Edi Rama ka shpallur dje tė hapur Kuvendimin gju mė gju me shqiptarėt, pėr tė rishkruar siē pretendon ai programin e tij politik. E pėr tė bėrė kėtė Rama ka zgjedhur tė njėjtin model kuvendimi nė bar, ashtu si dikatori komunist Enver Hoxha qė ėshtė fiksuar nė celuloid nė njė lėndinė tė Tropojės nė vitin e largėt 1967 me njė grup malėsorėsh (por qė bankoprovat i kishte nisur qė me barin e Shmilit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore). “Vetėm duke hapur njė Dialog me Shqipėrinė e duke renditur idetė pėr tė ardhmen nė biseda me shqiptaret e shqiptarėt, socialistėt do t'i japin kuptim mandateve tė tyre. Tė gjithė tė zgjedhurit tanė vendorė nė bashki e komuna, duke filluar nga unė vetė, gjatė kėtij muaji do tė angazhohen nė seanca dėgjimore pėr publikun. Kėto seanca dėgjimore tė quajtura “Gjykoni punėn time”, do t'u japin zgjedhėsve mundėsinė tė shprehen pėrballė nesh gjashtė muaj pasi kemi marrė mandatin e tyre, si dhe tė paraqesin shqetėsime e tė bėjnė propozime. Bashkitė e drejtuara nga socialistėt duhet tė jenė shėmbėlltyra tė shpresės sė re pėr tė gjithė shqiptarėt, duke ofruar shembuj tė prekshėm tė mirėqeverisjes, ndėrkohė qė grupi parlamentar duhet tė krijojė njė dinamikė tė re, duke hyrė nė kėtė sesion me njė sėrė nismash, hetime parlamentare, tryeza pėr reformėn elektorale e reformėn nė drejtėsi, interpelanca tė detajuara si edhe propozime konkrete qė do tė lindin nga Dialogu me Shqipėrinė apo debati nė Kuvend” - deklaroi dje Rama pėrballė trupės sė Asamblesė Kombėtare. Po pėr kėtė qėllim kėtij organizmi vendimarrės i ėshtė propozuar dje njė program pune qė konsiton nė krijimin e disa komisioneve tė posaēme tė punės pėr programin sipas fushave dhe do tė koordinojnė debatin publik. Duke siguruar se komisionet hetimore parlamentare do tė jenė fryt i bashkėpunimit me tė gjitha partitė opozitare, Rama u shpreh se "PS do tė kėrkojė hetimin parlamentar pėr Albtelekomin, blerjet e energjisė elektrike nga KESH si dhe investimin nė rrugėn Durrės-Kukės pėr tė provuar se ai ėshtė bėrė duke i shkelur tė gjitha ligjet dhe procedurat e kėtij shteti. Edhe dje Rama nuk ėshtė ndarė nga linja e tij nekropolitike. “PS do tė kėrkojė shpagim ligjor pėr masakrėn e Bulqizės dhe do tė bėjė tė pamundurėn qė minatorėve tė Bulqizės e tė gjithė Shqipėrisė t'u njihen me ligj disa tė drejta tė domosdoshme” - tha ai. Kryesocialisti gjithashtu pranoi mosfunksionimin e strukturave vendore pas zgjedhjes sė kryetareve e tė kryetarėve, duke e justifikuar kėtė me “moskuptimin si duhet tė rolit tė ri tė kryetarit tė partisė nė bazė, i cili duhet tė hyjė nė njė stad tė ri marrėdhėnieje me anėtarėsinė qė e ka zgjedhur drejtėpėrdrejt dhe me komunitetin, duke marrė mė shumė pėrgjegjėsi mbi vete e duke mos pritur qė ēdo lėvizje e partisė nė bazė tė jetė e orientuar nga qendra”. Sipas tij, “pėr tė plotėsuar kėtė boshllėk konceptual, por edhe psikologjik, pas njė reforme tė thellė strukturore, ėshtė hartuar edhe njė plan i veēantė pune me tė gjithė kryetaret e kryetarėt e partisė nė rang vendi”. Ēka do tė thotė qė pėr 9 muajt nė vijim kėta tė fundit do tė duhet qė tė shtrohen nė fushėn e blertė duke kuvenduar kokė mė kokė me simpatizantėt.

Tema tė Ngjashme

  1. Ateizmin nuk e kanė shpikur komunistėt (artikull)
    Nga Hyllien nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 10-07-2017, 09:32
  2. Ferexheja nuk ėshtė kulturė shqiptare
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 14:29
  3. Leskaj: Dy shtete, njė kulturė
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 20:47
  4. Ferexheja nuk ėshtė kulturė shqiptare
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 27-03-2006, 17:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •