TIRANĖ- Antikrimi ekonomiko-financiar ēon nė qeli falsifikuesin e produkteve ushqimore. Kujtim Xhafa ėshtė vėnė nė pranga ditėn e djeshme, ndėrsa dy djemtė e tij Fatbardh dhe Algert Xhafa do tė ndiqen nė gjendje tė lirė, pasi akuzohen pėr veprat penale tė "falsifikimit tė vulave, stampave ose formularėve" si dhe "prodhimit tė kundraligjshėm tė artikujve dhe mallrave industrialė dhe ushqimorė". Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit thanė se Xhafa u kap ditėn e djeshme, teksa po transportonte me furgonin me targė TR 6118 J dhjetėkoli me nga 12 vazo me mjaltė dhe 15 kolime nga 12 vazo me ullinj, ku tė gjitha etiketat ishintė falsifikuara. Pas njė kontrolli tė imtėsishėm, tė ushtruar nė banesėn e tij nė Vaqarr u sekuestruan pajisje primitive, tė cilat shėrbenin pėr pėrpunimin, paketimin dhe ambalazhimin e vazove me ullinj dhe mjaltė, me salcė domate si dhe1 me kastravecė. Gjithashtu, tė arrestuarit iu bllokuan nė cilėsinė e provės materiale 18 mijė copė etiketa tė falsifikuara, me mbishkrimin prodhim ulliri, 5 mijė copė etiketa me mbishkrimin prodhim mjalti, njė vulė e falsifikuar pėr stampimin e datave tė prodhimit dhe skadimit si dhe blloqe faturash, tė cilat shėrbenin pėr shoqėrimin e mallit. Burimet zyrtare tė policisė sė kryeqytetit bėnė tė ditur se seksioni Kundėr Korrupsionit kreu tė gjitha veprimet hetimore dhe proceduariale, ndėrkohė vazhdon puna hetimore mbi punonjėsit e tatimeve pėr "shpėrdorim detyre", pasi dyshohet se ka prej tyre qe janė implikuar nė kėtė veprimtari.

Shekulli

PS
Kjo eshte nje dukuri qe po ndodhe shpesh ne Shqiperi.
Personalish e kam problem kete pune kur vizitoj Shqiperine se nuk u besoj prodhimeve ushqimore e as restoranteve. Edhe dyqanet shesin prodhime te skaduara.