Gjinkallat e Edvinit i Zhegu


I sapoardhur nga pushimet, Edvini shfaqet i nevrikosur, duke konfirmuar se nė Europė s’ia ka kaluar shumė mirė. Si hakmarrje, ai shpall nė Tiranė se nuk do tė bashkėpunojė me qeverinė pėr reformat e se do ta likuidojė politikisht Nanon pėrmes lėvizjes kineze “Edvini kuvendon me Shqipėrinė”. Ēmendurive tė zhegut iu bashkėngjit edhe LSI, e cila premton konflikt tė ri, pėr hir tė kauzės sė ylberizmit


Nė kulmin e fushatės zgjedhore pėr zonėn 31, por edhe nė zemėr tė njė debati tė rėndėsishėm reformimin e mėtejshėm tė Partisė Socialiste, Edvini ka treguar se ka ardhur nga pushimet, mė i lodhur sesa ėshtė nisur. Nė njė intervistė tė gjatė pėr njė tė pėrjavshme, qė mban si simbol emėrtesėn e zhvlerėsimit nė epokėn komuniste, Rama ripėrsėriti mallkimet pėr zgjedhjet kushtetuese qė bėnė njė grup deputetėsh tė majtė pėr ta shpėtuar vendin nga njė krizė e pafalshme presidenciale, por edhe vendimin pėrfundimtar pėr tė mos bashkėpunuar me Sali Berishėn e mazhorancėn e tij, as nė kryerjen e reformave, as nė emėrimin e kryeprokurorit tė ri, e afėrmendsh, as pėr njė ofertė tė gjerė bashkėpunimi, nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO. Nga pushimet e Edvinit nuk posedojmė ende ndonjė foto, pėr t’ia ofruar publikut, megjithatė marrim vesh se ai ėshtė kthyer njėlloj obstruksionist si mė parė, ndoshta sipas njė parimi frojdist, edhe pėr shkak tė aversitetit qė i vjen nga mospėrmbushjet personale. Edvini dhe “gjinkallat” e tjera tė sė majtės, ku spikat natyrshėm Ilir Meta me pseudoprotestat e tij, i janė kthyer gjuhės sė mosbashkėpunimit, duke shuar shpresat pėr njė detantė politike vjeshtėn e ardhshme. Edhe Zhegu i revizionuar nė PS, i pėrgjigjet tė njėjtės gjuhė konflikti, kur s’harron tė pėrsėrisė se e kėrkon zonėn 31 me ēdo kusht, pasi ėshtė me tė vėrtetė ēun lagjeje e i rritur denbabaden nė Tiranė, pavarėsisht se mijėra durrsakė tė dėshmojnė pėrditė se si e kanė parė Luanin tė rritet nė vendlindjen e tij, nė njė lagje tė Durrėsit.
Edvinit i punon nė kėtė zheg mendja veē pėr grupin armiqėsor tė Fatos Nanos, tė cilin ka ndėrmend ta likuidojė politikisht nėpėrmjet nismės maoiste tė shtatorit “Edvini kuvendon me Shqipėrinė”. Pra gjinkalla socialiste vjen nga jashtė, si njė palė tjetėr, si njė alien politik dhe kuvendon me shqiptarėt, me tė vjetrit, nė kėtė rast me socialistėt e Fatosit, kuvendon pėr t’u mbushur mendjen t’i blejė (politikisht) pėr partinė e tij tė re, pėr ylberizmin. Bllokimi i krejt tė majtės dhe abstenimi i saj nga pėrpjekjet e pėrgjithshme pėr kryerjen sa mė tė shpejtė tė reformave qė kėrkohen nga Komisioni Evropian janė njė lajm i keq qė i vjen opinionit publik nė kėtė gusht. Gjithsesi gjinkallat e tė majtės, tė kapluara nga zhegu, e kanė vetė nė dorė tė marrin vendimin qė politikisht mendojnė se u intereson. Pavarėsisht se ai mund tė mos jetė shumė kompatibėl me interesat e shqiptarėve, i pėrket atėhere mazhorancės tė kėrkojė interlokutorė tė rinj gjetkė, pėr tė krijuar shumicėn e duhur qė do tė kryejė reformat, e afėrmendsh edhe do tė ndajė mė pas dividentėt politikė qė rrjedhin nga afrimi i vendit me strukturat euroatlantike