Close
Faqja 8 prej 26 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 259
  1. #71
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    "Ne emer te popullit une po akuzohem"

    Duhet ti lexosh qellimet e qellimeve qe te kuptosh cfare po shkruaj, dhe kur te lexosh nga une se nuk i di qellimet e mia atehere mund te kthesh pergjigjen me lart.

    1. "Une shkruaj sepse jam ne ate pjese te jetes ku kam filluar te kerkoj. Kerkoj te kuptoj veten dhe njerzit, po shikoj ndryshimet midis "fenomeneve" aq te cuditeshme te jetes kur isha e vogel dhe jetes sime tani. Shkrimi me ndihmon, te hapem me veten dhe me njerzit" (njeri qellim - perse shkruaj)

    2. "I hedh shkrimet ne forum, sepse dua te shikoj nepermjet komenteve qe marr, sa me larg apo me afer se une qendrojne opinionenet e njerzve mbi gjerat qe une diskutoj ne shkrimet e mia, ne botkuptimet e mia." (qellimi i dyte - perse i hedh ne forum)

    Keto dy qellime jane arsyet perse per mua nuk ka shume rendesi une/autorja apo zhvillimi i letersise/artit.

    Dua te te kujtoj se une studioj shkenca egzakte (ne jete, te pakten ne shkolle ne degen time)...si une jane dhe te tjere qe shkruajne ketu. Nuk eshte e veshtire te besh ndarjen midis shkrimtareve profesioniste dhe atyre "amatore". Gjithsesi une shkoj me parimin se te dy keto grupe kane te drejten e te shkruarit, perderisa shkrimi u sjell kenaqesi dhe per te vrare nuk vrasin apo nuk ndikojne njeri per keq (te pakten jo deri tani).


    p.s. Pse beson se shumica vdesin pa admirues ?? - kane dale statistika mbi kete?! Une besoj dhe jam e sigurt se te gjithe e kane nga nje admirues, per te mos thene me shume.
    Gjithashtu jam kurioze cfare lidhje kane keto pyetje me shkrimet e mia "ne vecanti"?! (nuk besoj eshte per te kuptuar thjesht qellimet e mia, se ndryshe nuk do hidhej diskutimi tek "gjithesia")

  2. #72
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    Fjori

    Pershendetje!Kur ke filluar te shkruash ke menduar se diqka te bukur ke per te dhene.Mos ju ndaj ati mendimi.Me pelqyen,por me shume poezite.Une sdi te bej komente,por kur me pelqenejne them se jane te mira.Per te tjerat(dhe nga njehere dhe jane te mira)jane kritiket tane te nderuar qe e bejne.
    Suksese ne rrugen tende te te shkruarit!
    Liridona

  3. #73
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    vetem kritiket nuk jane te nderuar , sidomos ato emernjohurit (...)


    Ornament, ma merr mendja se te kam marre vesh,( edhe pse je shtrire ne pyetje e ne nje diskutim te pelqyeshem ... dhe tek tema e fiorit ) se, nuk e ke vetem me fiorin, per te mos thene e ke me gjithe forumin e letersise dhe krijuesit dhe aspak me firoin.
    ...
    Nese besojme se fiori eshte ne fillimet e veta krijuese, nuk mund te besojme se ka ndonje qellim te qendrueshem.
    Fillimet ne letersi jane pa asnje qellim. Une te pakten keshtu kam filluar.
    Ne momentin qe nja autor (i cilit do art...do te paramendonte se cfare do te shkruaje neser... ose pikturoje ose... dhe se do ta bej kete me qellim qe...) ka bere kokrren e ... asgjese.)
    Ti thua letersia eshte me e kollajta. Sa i sigurt je per kete?
    E ke provuar se e kollajte eshte? ma merr mendja se ketu nuk i ke rene aspak ne te.
    Une shkruaj kollajshmerisht (si te them pa ndonje perkushtim te madh) po kjo nuk do me thene se eshte krejt e kollajte. Qofte edhe per ne qe shkruajme dobet dhe keq.
    Gjithe studente e fizikes, matematikes, ekonomikut madje edhe te agronomise ankoheshin se studionin shume dhe se e kishin shkollen me te veshtire se tonen,madje ne na dinin si te privilegjuar. he he he .
    Megjithese mua me ka mbetur pishman qe nuk u bera mjeke. Mjeke madje kirurge nuk e di pse e kam kaq merak (tani mbas pilafit) lol
    Nderkohe qe kur fillova per gjuhe letersi isha e marrosur pas psikologjise. (me tha babi me shaka ,- c'psikologji moj, ti mjaft psikopate je edhe keshtu)lol
    Me eshte pjerdhur vullneti krejt (jo se e kam pasur ndonjehere), do tia kisha nisur vertete psikologjise....
    megjithese nuk jam aspak e penduar per ate qe bera si e bera me shtate zidane.
    Te betohem e or'maratonomak
    se te shkruash nuk eshte kollaj
    aspak.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #74
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Mace, une e di, asnje gje nuk eshte e lehte, as peshkimi (kujto Plaku dhe Deti) e jo me shkrimi. Megjithese per shume vete peshkimi eshte kthyer ne zbavitje, kalim te kohes se lire, te dites djele.
    Kur fola per "lehtesine" qe paraqet Letersia dhe pergjithesisht Artet, kisha nder mend "luften" qe benin studentet, miqte qe futnin, per tu regjistruar ne shkollat e Artit ne shqiperi. Gjithashtu kisha parasysh qe Arti sot s'ka tabu, s'ka limite, s'ka rregulla e kufizime. Ēdo gje qe fluturon hahet, kjo eshte moto e dites. Sa me i pakuptushem te jete subjekti, aq me e Larte merret ideja, aq me i madh quhet krijuesi. Kjo "liri" ju krijon njerezve mendimin e gabuar qe gjithsecili mund te quhet shrimtar, artist, mjafton te shkruaje mbi nje subjekt te dhene.
    Duke e marre "ēdo gje relative" te paraprire nga "e bukur eshte ajo qe me pelqen mua"si dhe pa vene ne loje asgje, pra pa me te voglin rrezik ose investim (nje leter e nje laps mjaftojne) o burra ne sulm me guxim. Ket keqkuptim quaj une LEHTESIA E LETERSISE.
    Fatkeqesisht ose fatmiresisht per ne, rinia (koha ne zbulim te vetes) nuk eshte e perjetshme, vjen nje dite e duhet siguruar buka e gojes, vjen nje dite e vetja e zbuluar vendoset ne kandar per tu vleresuar, atehere letra e kalemi rendojne plumb, atehere "lehtesia" kthehet ne "brenge", kushdo qe pas kesaj dite vazhdon me kurajo rrugen e fatit vet, ndjek pa u kthyer "qellimin e shenjte" vetem atehere ai behet KRIJUES, ai behet ARTIST.

    "Nga ēfare eshte e shkruar, lexoj vetem ate qe dikush e ka shkruar me gjakun e tij. Shkruaj me gjakun tend; e TI do te shohesh qe gjaku eshte ndjenje." Niēe.

    kjo thenie e Niēes, do te thote qe; neqofte se do te dish mbi peshkimin nuk duhet degjuar ai qe peshkon te djelave per sport, por peshkatari qe ka humbur gjyshin, xhajen, baben, ne det. Vetem ai qe ka paguar peshqit me gjakun e tij, vetem ai di te vertetat e peshqve dhe detit.

  5. #75
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Dhe morali ishte....??????

    Te shkruash ... a te mos shkruash.....Kjo eshte ceshtja.
    Ji Vetvetja!

  6. #76
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    "Me qene a mos me qene, kjo eshte pytja"

    ---

    "Me shkrujt a mos me shkrujt, kjo eshte pyetja"

    Dialekti geg.

    StarCraft.

  7. #77
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Nuk i thua dot lules "lulezo" se ajo vetem ate gje di te beje! Sidomos ajo e egra.

    Nuk pata kohe ti lexoj te gjitha e dashur (ma lejo te lutem kete te fundit se virtuale eshte) Fiori por nuk mund te lija pa pare ate te Korēes: gjeja me e cuditshme eshte se dhe "sistemi binar" i percjellka emocionet...

    "Pershtypja e pare e kritikut eshte gjithmone me e mira, sidomos kur eshte e keqe."

    Pershendetje te perzemert.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  8. #78
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    ornament shume bukur e kupton ti shprehjen (fabrikim i veprave qe lexojme) por me duket nuk e ke kuptuar vazhdimin. Duke pasur gjithe keto mundesi tani dhe gjithe keta peshkatare, ty nuk te detyron njeri te shkosh te blesh peshkun atje ku nuk te pelqen, po shko blije ku te duket me i fresket. Por te pakten te gjithe kane mundesi zgjedhjeje, si ti qe mendon keshtu, dhe nje tjeter qe nuk mendon si ti.

    Po te jap nje shembull me konkret qe ta kuptosh cfare dua te te them me lart: Nq se ne nuk do kishim mundesine te hapnim tema te reja ne kete forum, te gjithe pjestaret do detyroheshin te shkruanin ne nje teme dhe donin nuk donin do ndiqnin varesine e tregimeve te dikujt tjeter, ndersa duke na u dhene mundesia e hapjes se temave te reja te gjithe vendosim per diskutim ate cfare duam ne te diskutohet (ate nga e cila ne kerkojme shpjegim, apo mendime) pa kaluar ne "disa dege te pemes per te marre me ne fund frutin".

    Po hedh nje shkrim/meditim te cilin e kam hedhur tek forumi i vjeter kohe me pare. (me sa mbaj mend ka qene hera e dyte qe shkruaj dicka ne faqet letrare te ketij forumi)

    Dje...

    Une nuk ha buke me fjale, fjalet te ngelen ne gryke, une them keshtu, dhe ti thua ndryshe.Perseri te gjitheve u vjen radha te flasin nganjehere.Disa flasin shpesh, disa flasin bukur, disa mermerisin, disa jane memece. E di qe asnjehere nuk kemi per te menduar njesoj, kjo eshte thjesht njerzore, e kuptueshme. Cfare nuk kuptoj eshte perse mundohesh te me mbushesh mendjen me ato qe mendon ti...nuk e kuptove...as une (tre here)...asnje liber fjalesh as historia nuk ja u mbush mendjen njerzve, ndoshta i "kalit"...a nuk i kalitim dhe kuajt keshtu ?...meso te punosh gurin, mos pretendo ta kthesh ne njeri.
    Me numra, po me numra ushqehem.Asgje e keqe, ata thane nje dhe nje bejne dy dhe une e pranova. Per aq kohe sa une e pranoj kete nje dhe nje do bejne dy. Ku humbi shpirti luftarak...ne lufte, eshte akoma duke luftuar kurse une mbeta ketu.
    Flasim? - perse jo, sot jam pushim.
    -...burra, gra...do me duhet te marr nje klase ekonomie.
    - un kam marre dy
    - jeta...lere kete, lende e veshtire, nuk kemi kohe...
    -po, eshte ftohte sot
    Kercejme...kete po prisja.


    Pershendetje

  9. #79
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ēfare quan ti Fiori "perzgjedhje" dhe "zhvillim" ne letersi, ti kujton se po ben me BUKUR se Homeri, qe ka tre mije vjet qe ka shkrujt, ēfare ngelet me perzgjedh, alfabeti eshte i dhene (shqip ne rastin tone) poezia dhe proza ka kohe qe jane shpik, atehere ngelet me bere BUKUR, PO AQ BUKUR sa te vjetrit, kuptohet me mjetet e sotme rrethanore, perendite greke kane kohe qe kane vdek, princat dhe konteshat Shekspiriane gjithashtu, pra s'ka asgje tjeter ēfare me PERZGJEDH as ēfare me SHPIK.
    Sidotejete e leme, duket qe kjo po te merzit, normal ti ke perzgjedh rehatin, lehtesine, embelsine ashtu je mesuar te biesh ne gjume, une desha te te zgjoj, te shohesh me qarte, per kete desha te te vija sterkombsh, te te rezoja, zgjodha kollajllikun dhe une qe thua ti, tani po kuptoj qe ne thelb s'ishte veē nje deshire me bere keq, s'e dija qe gjumi te sillte kenaqsi, me fal per shqetsimin, ciao!

  10. #80
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Po clidhje kam une me Homerin nuk po e kuptoj...Homeri jetoi per veten e tij, tha cfare tha i tha nga eksperienca e tij. Une nuk kam dale ne forum, apo dhe ne jete tu tregoj njerzve se une di me shume se Homeri (megjithese nuk perjashtohet mundesia se une mund te di dhe me shume), une shkruaj e drejtuar nga eksperiencat e mia, nga jeta ime, te cilen as Homeri dhe asnjeri tjeter nuk e jeton dhe perjeton ashtu si une. Vete pozicioni im ne hapesire dhe ne kohe me jep individualitet ne te menduar dhe te shprehur (per te mos kaluar ne vogelsira).

    Perzgjedhje une quaj, TI si individ ke te drejten dhe lirine te zgjedhesh, te lexosh Homerin gjithe jeten tende dhe as mos harxhosh sekonden me te vogel me shkrimet e mia apo te ndonje tjetri. Sepse une nuk po ta kerkoj kete, dhe ti nuk ke asnje detyrim te merresh me to. Une (te gjithe ata qe shkruajne) nga ana tjeter kam te drejten time te shkruaj ashtu si me pelqen mua dhe perseri nuk po detyroj njeri te lexoje me zor as shkronjen me te vogel te shkruar nga une.

Faqja 8 prej 26 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ndarja etnike ne shkollen e Struges,paralajmrim per ndarje me te medha?
    Nga ngutu=ngadal nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 18:58
  2. Pavarėsi apo ndarje tė Kosovės?
    Nga mergimi98 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 27-03-2006, 08:52
  3. Skenari serb pėr ndarje dhe pėrsėritja e marsit 2004?
    Nga EveryWare nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-12-2005, 15:14
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2005, 17:18
  5. GK: Jo ndarje, jo bashkim, jo ish statusit tė Kosovės
    Nga Harudi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 21:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •