...kjo seria qe po ploteson pervecse letrare eshte kenaqesisht e bukur.
urime!
...kjo seria qe po ploteson pervecse letrare eshte kenaqesisht e bukur.
urime!
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
Me fal! Drejtuar vetes, me shume se rrethanave, rrethanuesve. Ndjenje delirimi me krahe pellumbi dhe sqep shqiponje. Mankth qe po shteron dhe po i ben te gjitha kaq te pakuptueshme.
- Eshte e gjitha nje cikel!
Kur ndodh qe e kupton kete para kohe, nuk ka rruge te shpejte drejt fundit apo lekundje sizmike per rrikthim. rrjedhoja te kerkuara me synime, e si te tilla nuk mund te vishen me te bardha.
E kam pare te teren dhe tani ndjek ritransmetimet. Nje cikel. Zar, loje qe mesova shpejt te luaj, asnjehere ashtu sic duhet. Rregulla qe po mesohesh ti ndryshosh. Personalitete, gjenetika, ligje natyrore ne qofte se luftohen.
Me fal!Ndjenjen, dobesine qe mbolla dhe ujita.
Me te dyja duart te timoni i makines, sfiduese e rrugeve ku ne te tjeret ecim.Pas syzeve te trasha, te gjithe duken jeshile. Me thuaj ndryshimet sot, kur nga pas ndjek dritat e shuara, me shpresen se e fundit do jete neon i padjegshem?!
Une jam ajo qe kuptoj te gjithe pervec vetes. Per mua cfare ke per te thene sot...
qe ti po behesh cdo dite e me e mrekullueshme.
cdo dite e me e vemendshme ndaj te tjereve duke kerkuar vemendjen me te vertete(ndoshta po nga vetja)
dhe duke kercyer dritat me duar ne timon, kemben duke e harruar ta perdoresh ne frena...as nuk ke pse te besh. Ndalimi eshte i barabarte me drite te mbaruar.
urime, Fior...
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
Sapo lexova shkrimet e tua. Dua te te them qe prozen e ke jashtezakonisht te bukur. Me pelqen shume rrjedhshmeria e mendimeve dhe menyra e ndertimit te fjalive. Kam pershtypjen se je tip shume vezhgues. Edhe poezia me pelqen. Vetem je gje: me bie ne sy qe te njejtin stil qe perdor per prozen, perdor gjithashtu edhe ne poezi. Eshte po i njejti varg qe rrjedh qete edhe meditueshem. Desha te te pyes nese ke shkruar ndonje tregim te shkurter. Jam shume kurioze te shoh se si do ta perdorje llojin tend te prozes ne nje tregim te plote.
Ciao te ngrohte,
Deni
If you ReAlLy LoVe SoMeThInG sEt iT fReE, iF iT cOmEs BaCk iT's YoUrS, iF iT dOeSn'T iT wAs NeVeR MeAnT tO Be
Hmmm, ne proze je me komode te shkruash se ne poezi. I zgjedh fjalet te pershkruash sa me mire ate qe do te thuash, duke krijuar nje moment clodhje ne trurin e atij qe te lexon e percepton. Megjithate, shkrimeve te tua u mungon muzikaliteti, dhe nese arin ta shkrish ndjesine e veshit te muzikes me forcen shprehese te shpirtit, do te krijosh vargje qe jo vetem te clodhin, por edhe te kenaqin.
Urime dhe na jep disa krijime te reja se shpejti.
Albo
P.S Praktiko poezine pasi mesa vura re me lart, ke shume per te thene, por nuk i thua dot me pak fjale. Mbase kjo eshte arsyeja qe preferon prozen![]()
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Une do thoja qe praktiko edhe ēelon, se te ndihmon shume ne qarkullimin e gjakut te kofsheve, sidomos kur shputat te jane lodhur nga gjithe ajo ngarje e marre pas xixellonjave.
>Kur ndodh qe e kupton kete para kohe, nuk ka rruge te shpejte drejt >fundit apo lekundje sizmike per rrikthim. rrjedhoja te kerkuara me synime, e si te tilla nuk mund te vishen me te bardha.
Fundi i kuq te shkonte shume sot. Palat qe i mbaje me dore se mos t'i frynte era te kthyen per nje moment femije e syzet s'ishin veē kordelja e kuqe qe te rreshkiti mbi sy. Pikenisjet e fuqishme bejne qe barku yt te cikė i pari shiritin e pikembarimit; gropat ne kete stine jane niveluar nga pluhuri. E shumta nje kyē i kaperthyer...
Postuar mė parė nga Fiori
Se vdesim...
Thuaj lule, ku ke celur
ku u rrite dhe bertite
ke mallkove tek u rrite
thuaj lule, thuaj...
Thuaj lule, ke shi prite
ke pranvere lulezove
cilat male te bene hije
thuaj lule, thuaj...
Thuaj lule, pse merzitesh
pse ul koken dhe venitesh
kur te rane gjethet shpine
thuaj lule, thuaj...
Thuaj lule, pse u thave
lengezove, me lote qave
prane pas tokes pse u ngjeshe
thuaj lule, thuaj...
[.
Kjo poezi per mua mbetet nje nder me te bukurat e forumit...Refreni: Thuaj, lule, thuaj ...-----eshte nje mrekulli. Ka dite qe me eshte ngjitur si rrodhe dhe s'me shqitet nga goja
(po nga ato rrodhet qe skemi qejf t'i heqim...)
Sinqerisht...Dikea
P.s(Fiori, ky bebi im eshte me i bukur se tendi, mos te vije keq...)
Tregimet e Eres
(pjese e shkeputur)
Mesimi i nje fjale te re, pike per oqeanet e botes dhe vullkan i sapozgjuar per ty. Nje enderr torturuese, ne shfletimin e germave. Kapercime brune me sterkala balte, e gjitha gri, ne mesimet e para te perzjerjes se ngjyrave. E kupton se bota ka qiej, tavani nuk eshte me mbulese mbrojtese, thjesht katror ku strehoesh, asnjehere nga *vetja e cila filloi te te njohe me "veten".
Ndoshta ky eshte dhjetvjetori i te gjitheve, por une kam njohur vetem timin!
Perplasje e re me akte njerzore, perplasje me njerez, me ajer. Fshikullime te gjakshme, te frikshme, te pakuptuara. Me gaz te sforcuar fytyre dhe qeshje feminore qe meson te rreshket nen yje. Deshira per te provuar perseri, per ti provuar te tjeret, per te provuar ate qe tashme paska qene e njohur per boten ne perballje te tjera.
Ndertimi i murreve gerryese, kripera qe rrjedhin nga truri, kur zemra fillon te rahe. Reh tingujt e gjithkujt, tinguj qe degjohen cdo nate kur secili fle. Tinguj qe shuhen te fundit, besnike te vetes dhe lindjes se tyre. Hipnotizues te reales, urra per tek vetja jone, nq se do kishin egzistuar ndonjehere shira qe shkrijne e lajne kripera te tilla.
Ndoshta ky eshte dhjetvjetori i te gjitheve, por une kam njohur vetem timin!
*Faleminderit te gjitheve per komentet me lart. Jeni te gjithe pak a shume mendje me vete dhe ne fund perseri keni dicka te perbashket, me kenaqet.
P.S. Kea, ajo bebja jam une. E pranoj dot une qe ka femije ne kete bote qe ma kalon?? (me shaka). Bebi jot eshte vertet i bukur.
Ngjyrat e njerzve kane filluar te me shqetesojne. E mbrojtuar gjithmone nga fakti se gjaku nder deje ka ngjyre te njejte, ajo me shikon e gezuar nga ngaterrimi i lekurerave. Barku i eshte fryre dhe nxirre me shume, tani duket se po ha nga oret e mija, me ha nerrvat dhe po me le pa ndjenja. Ndoshta eshte me mire keshtu. Kam filluar ti ndjej nga menyra si shikojne, pergjate hedh hapat para tyre me fytyre te egersuar sikur te me kishin vrare pa folur. Keshtu i kam shtyre pa dashur te mendojne ate qe doja une dhe te friksohem akoma me shume nga vetja dhe nga ajo cfare jam ne gjendje te bej. Mendimet rreshtohen si ushtare dhe presin rradhen...me miliona. Mendime frike, tmerri, kam edhe gezimi, gjithandej. Me shqeteson ndikimi i eres. Trysnija e ajrit mbi lekure me ndryshon rrjedhjet, trajtat.
I gervisht plaget e mbyllura me vetdije, me shijon ajo qe dhemb dhe triumfi i pas rrisherimit me kenaq, ju kenaq, jam e sigurt. Krijon te persosuren nga manipulimet.
E tera eshte shume e paster, duhet ta kuptosh. Me e paster sec e njeh veten dhe me e nderlikuar se pasqyrimet e syve. Ajo cfare hyn ne tru duhet te kontrollohet patjeter nga aparate te tjera. Mendoj cfare te dua para se te flas ate qe do...lidhjet po me zhduken dhe ndjenjat i shikoj te harvalisen te friksuara nga arsye personale me shume se ato qe u pane pa aparaturen pas syve. Njerzit ecin mes permasash e ngjyrash, vetvetet na vrasin.
...ketij i thone ndikim, ku i dihet![]()
![]()
Semundje ngjitese
Asfaltet kane rrafshuar
gjithandej
gerryejne mendime
njerez
brenga, gezime
jemi bere nje, te rrafshuar
te vdekur e te pa varrosur
te rende me ngarkesa
qe terheqim
ftohtesisht te flamosur
nga frika
duke qare ne plantacionet
e corbave qe gatuajme
me mendje,
me epshe
me ato cfare nuk jane terhequr
pas rendeses se asfaltit
akoma
te ngurrosur, dhe
akoma
nuk besojme
ne legjenda
ne humbjet e
paramenduara
ja beme varrin vetes
dhe nuk e morem vesh.
Krijoni Kontakt