Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Faktori kryesor i cili pengon në të vërtetë integrimin e Shqipërisë në BE.

    Kemi disa vite që diskutojmë nëse Shqipëria meriton të futet në BE apo jo.

    Bashkimi Europian ka vendosur disa rregulla që Shqipëria duhet të plotësojë për tu anëtarësuar, rregulla që Shqipëria në vend që të mundohet ti plotësojë shkon dhe u vë shkelmin gjithçkaje.

    Tek kjo temë: A duhet të hyjë Shqipëria në BE ? janë postuar të gjitha deklaratat e Bashkimit Europian rreth anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Janë përmendur jo pak faktorë të cilët pengojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndaj nuk po kërkoj të diskutojmë rreth 2 problemeve madhore siç janë uji dhe dritat. Problemi i ujit dhe i dritave mund të zgjidhet më lehtë e më shpejt nëse Shqipëria do të ishte e anëtarësuar në BE, ndaj nuk mendoj se janë këto 2 faktorët kryesorë të cilët e pengojnë integrimin e Shqipërisë.

    Bashkimi Europian i trembet anëtarësimit të Shqipërisë në BE për disa arsye, 1 nga këto mendoj se është edhe lëvizja në masë e popullit Shqiptar drejt vendeve Europiane.

    Cili mendoni se është faktori kryesor i cili pengon në të vërtetë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian ?
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar më parë nga ClaY_MorE

    TERORRIZMI MAKSITO-LLENINISTOENVERJANE!!!

  3. #3
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga ClaY_MorE
    Cili mendoni se është faktori kryesor i cili pengon në të vërtetë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian ?
    Faktori kryesor, mendoj se eshte politika e deshtuar shqiptare.
    Megjithate, nje faktor tjeter po aq i rendesishem eshte dhe natyra e pa-mbaruar e Bashkimit Evropian.
    Si mund ti pershtatesh diçkaje qe ndryshon kriteret çdo vit?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  4. #4
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Shqiperine te hyje ne Europe e pengon Ceshtja Shqiptare e pazgjidhur....Imagjinoni per nje moment cfare Drame eshte te futet shqiperia ne Europe dhe te mbylle kufijte me kosoven dhe Maqedonine sepse ashtu do komuniteti europian...Jo mo Lale nuk eshte zgjidhje kjo,ne shyqyr pas 90 vjetesh komunikojme lirshem me njeri-tjetrin,prape do izolohemi ne shqiptaret RSH-se nga vllezerit tane...

    Shqiperia do hyje kur te hyje mbare blloku i Ballkanit Ilirik,dmth bosnja,mali i zi,serbia,maqedonia e Kosova....vetem kroacia mund te futet me pare apo jashte ketij grupi....

    Per kete arsye eshte budallek te mendosh se do futet shqiperia vetem edhe sikur ti kete plotesuar te gjitha kushtet...shih pak kroacine eshte 5 here me e pasur se rumania dhe bullgaria,eshte me e pasur se polonia apo hungaria e kur vjen puna eshte jashte komunitetit europian...E pse? pikerisht sepse eshte vend problematik
    nga pikepamja politike....Po shqiperia qe eshte shume me problematike se Kroacia
    se eshte ceshtja shqiptare qe po bluan diplomacine europiane?

    Ti leme keto ujrat e dritat,se eshte ceshtje ekskluzivisht politike...sa me pare behet shqiperia e bashkuar,pra zgjidhet problemi shqiptar aq me pare futemi ne europe..sa me shume zgjat situatat e ndere ne ballkan aq me e larget eshte europa....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Shiperia as qe duhet te qaje koken se a do na pranoje bashkesija europiane apo jo, kryesorja eshte qe ne te punojmi dhe te krijojmi BASHKESINE SHQIPTARE ku i tere populli shqiptar te jete i lidhur ekonomikisht deri edhe te dritat e uji, vete ne i zgjedhim keto kriza ama mos ngarroni si turqia te hyjm me qdo kusht ne europe kur dihet se nuk ka kurrfare rezulltati sepse ne do gjindeshim me mire vetun e te hapur me tere boten siç eshte zvicra, pra ne duhet te ndjekim kete model e jo te lakmojmi ne gjera te kota...
    Ani ai thot se ne shqiptaret do e pushtonim europen me imigracin, magarlluqe si kjo aat do perpiqen te gjejne njera pas tjetres ore, thue se Shqipria i paska 100 milion banor, po me siguri aat specialiste jane bazuar ne filmat dokumentar te paar 15 vitesh kur iknin ne itali...
    Ore, shqiptari tere boten do e shetite e prap se prap ne dhe te tije ka per ty kthyer se kete e kemi ne gjakë e leni prrallat e tyre.
    Une pas gati 30 vite do kthehem se shpejti, qme duhet shteti i huaj, toka e huje e gjuha e huaje ?
    Dua te kthehem ne vendin tim e pse jo ti ndihmoj te zhvillohet e te kete drita me shumë e uje te pijes.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga ClaY_MorE
    Kemi disa vite që diskutojmë nëse Shqipëria meriton të futet në BE apo jo.

    Bashkimi Europian ka vendosur disa rregulla që Shqipëria duhet të plotësojë për tu anëtarësuar, rregulla që Shqipëria në vend që të mundohet ti plotësojë shkon dhe u vë shkelmin gjithçkaje.

    Tek kjo temë: A duhet të hyjë Shqipëria në BE ? janë postuar të gjitha deklaratat e Bashkimit Europian rreth anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Janë përmendur jo pak faktorë të cilët pengojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndaj nuk po kërkoj të diskutojmë rreth 2 problemeve madhore siç janë uji dhe dritat. Problemi i ujit dhe i dritave mund të zgjidhet më lehtë e më shpejt nëse Shqipëria do të ishte e anëtarësuar në BE, ndaj nuk mendoj se janë këto 2 faktorët kryesorë të cilët e pengojnë integrimin e Shqipërisë.

    Bashkimi Europian i trembet anëtarësimit të Shqipërisë në BE për disa arsye, 1 nga këto mendoj se është edhe lëvizja në masë e popullit Shqiptar drejt vendeve Europiane.

    Cili mendoni se është faktori kryesor i cili pengon në të vërtetë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian ?
    BE I ka vendosur disa kritere per shtetet qe pretendojne te anetaresohen, jo vetem per Shqiperine. Ato kritere jane paksa te veshtira te arrihen per nje kohe te shkurter sa ne pretendojme. Ne kemi deshire qe te na caktohet nje afat prej pese vitesh, qe ne te qeverisim mire dhe pastaj neve te na mundesohet hyrja ne BE, dhe vetem pas hyrjes ne te gjithe te kemi te drejte te shkojme te punojme ne vendet e zhvilluara te BE-se. Pra ne as qe e mendojme fazen e zhvillimit te Shqiperise (edhe Kosoves), ku ne do te kishim nje vend ku standardi jetesore do te ishte i perafert me vendet e reja te BE-se. Ne mendjen e kemi vetem te akti final! Kur neve do te na lejohet levizja me pasaporte shqiptare.
    BE- nuk ka nevoje per emigrante shqiptar. BE-ja nuk eshte krijuar per te mbledhur banoret e evropes lindore dhe juglindore ne gjirin e saj, por eshte krijuar ne nje union per te levizur lirshem njerezit dhe mallrat.
    BE do te na ndihmoje te rrite standardin ne Ballkan dhe jo te kete emigrante nga Ballkani.
    Ne shqiptaret duhet te synojme te arrijme standardin e Kroacise, dhe atehere do jemi gati per BE.
    Nese e shikoni harten e europes ne jemi te rrethuar nge nje union, pra nga BE. Duke filluar nga Greqia, Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Sllovenia, Ballkani eshte i rrethuar vetem nga nje entitet, qe eshte Unioni Evropian.
    Ne patjeter qe do jemi ne BE por se kur do te ndodh kjo une nuk di ndonje date, por e di qe pa qene ne te gatshem te jemi aty, nuk do te mund te jemi.
    Barca

Tema të Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Shkaqet e mjerimit të Shqipërisë
    Nga Iceberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  5. Zgjidhja e Krizes Presidenciale
    Nga alumni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 12-07-2002, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •