Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    Canna-log Maska e Artson
    Anëtarësuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416

    Question Pyetjet e mia për besimtarët

    PYETJET E MIA PER ATA QE BESOJNE NE ZOT

    Atehere njerezit ndahen ne besimtare dhe ne jo besimtare te teorise se krijimit apo te Zotit. Besimtaret jane praktikues te feve te ndryshme qe ne programet e tyre kane zotin ne krye, ku me te perhapurat ne bote prej tyre jane krishterimi dhe muslimanizmi. Shume besimtare nuk jane as praktikues dhe shume te tjere jane fanatike te ketyre besimeve. Une jam nje i pa fe, nuk besoj tek nje Zot apo mrekullite e tij, i quajtur ndryshe jam ateist ose cfaredo gje tjeter.
    Per mua Zoti eshte nje shenje konvencionale e kufirit te dijes njerezore, tek i cili fitojme gjithmone e me shume terren. Fete jane komplet nje tjeter gje…nje veper njerezore per pushtet. Tani do te parashtroj pyetjet e mia, te cilat me ngrene dyshime, nuk me lejojne te besoj, te bindem apo te nenshtrohem... Nese ju i jeni pergjigjeni ketyre pyetjeve qe tek mua sjellim habi, problem por dhe humor, ju premtoj qe do iu bashkangjitem sepse preferoj te shkoj ne ferr sesa asgjenkundi
    Atehere po nderhyj pak ne logjiken fetare.
    Zoti atehere eshte shkaku i pashkaktuar. Nese gjithcka ne jete ka nje shkak dhe nje pasoje, Zoti eshte vdekja e shkakut dhe vete shkaku sipas besimeve.
    - Zoti u vetkrijua, perse ne jo ?

    Zoti krijoi engjejt, ku me i bukuri dhe me i zgjuari prej tyre, ai i mbajturi me hater i Zotit i quajtur Luciferri u be armiku i tij sepse pati zili njerezit, krijesat e Zotit.

    - Si mund te jete Zoti i plotfuqishem kur krijesa e tij e kundershtoi, madje u mbolli mekatin edhe njerezve ?(qe ne kete rast ne njerezit dalin te pafajshem)
    - Nese Zoti eshte vertete i plotfuqishem perse e lejoi kete padrejtesi, a eshte i lig ne kete rast, me shume se djali i tij ?
    - Ku eshte pjesa njerezore e fajit ne kete rast ? Kureshtjen nuk e mbollem ne, ne lindem me te apo u infektuam.
    - Perse te mos mendojme qe Djalli eshte me i fuqishem se babai i tij ? S’eshte fakt i pakundershtueshem qe i biri te jete me i pushtetshem se i ati.
    - Perse te mos mendojme qe Djalli ferrin e ka per kundershtaret e tij, bashke me Zotin e tyre, apo babain e vet ?
    - Perse ta mendojme djallin si te keq, ai duket se shpesh na do e na eshte prane me shume se Zoti ?
    - A nuk ka nevoje Zoti per meshiren tone, ky deshtak i pameshirshem qe na denon per gabimet e tij ?
    - A nuk vuajne engjejt nga zilia per te qene “si” djalli ?
    - Perse engjejt jane shume, djalli eshte vetem nje dhe me i suksesshem se te tere bashke?
    - Perse xhindet dhe fantazmat u shfaqen vetem pleqve te fshatrave me te thella ?
    - A ka kuptim parajsa apo ferri per logjiken njerezore, e mira pa te keqen apo anasjelltas ?
    - Atehere kush e kuptoi valle kete dhe si na e shpjegoi qe ne e besuam ?
    - A erdhi i biri i Zotit ne toke dhe Zoti e vrau ?
    - A e vrane njerezit dhe ai nuk e ndihmoi, e flijoi ?
    - Nese ai u flijua per mekatet tona, a duhet te merrte ndeshkimin apo fajin ?
    - Nese ai u flijua, perse ne vazhdojme te mos jemi te shpetuar ?
    - A kreu marredhenie Zoti me nje krijese te tijen, si nje pervers? Madje pa deshiren e saj, as kenaqesine me siguri.
    - Dy prinderit e pare a bene nje tufe kalamajsh qe u shumuan me njeri-tjetrin ? Eshte e mundur valle ?
    - Dy prinderit e pare c’ngjyre kishin, sepse rraca kemi me shume se dy ? Atehere si mund te mohohet evolucioni ?
    - A eshte kthyer njeri nga vdekja ?
    - A duhet ta besojme Zotin vetem nga frika e ferrit valle ? A krijohet besimi nepermjet imponimit ?
    - Si e perzgjedh Zoti hiearkine fetare qe drejton insitucionet e tij ? Si paguhen ata, me shperblesa morale jetojne ?
    - Perse ka kaq shume besime, kaq shume te verteta ka valle ?
    - Perse Zotat ishin te pavdekshem dhe njerezit u besonin verberisht, si sot nje Zoti te vetem ?
    - Perse te gjithe simpatizantet e tyre besojne verberisht? A nuk eshte kjo nje shenje e qarte, qe fete kane aftesine ti bindin e ti hipnotizojne dhe ata me te disponueshmit ti kthejne ne nje makineri lufte per qellimet e tyre ?
    - Kush do shkojne ne ferr, te krishteret apo muslimanet kur ata besojne automatikisht me te njejtin intesitet e verberi?
    - Prania e kaq shume besimeve fetare, sa ngjason me pranine e partive politike, kur e verteta eshte vetem nje dhe qe ato pretendojne ta kene gjetur te gjitha edhe pse jane te ndryshme ?
    - Vrasja eshte mekat, por kur aksidentohesh dhe gruaja me femijen tende vdes, ne njerezit maksimalisht te denojme me disa vjet heqje lirie nderkohe qe Zoti te djeg perjetesisht te gjalle ne ferr, larg familjes tende por prane hidherimit tuaj. A nuk duken njerezit me te hyjnishem dhe hyjnite me njerezore ?
    - Vetvrasja eshte mekat, por kur kryhet ne menyre te rastesishme, aksidentalisht ?
    - Aborti eshte mekat, por kur eshte menyra e vetme qe te jetoje nena ?
    - Masturbimi eshte mekat por cuditerisht perse te gjithe e kryejne natyrshem pa e mesuar askund ?
    - A eshte njeri serioz dhe normal dikush qe asnjehere nuk kryen marredhenie seksuale, duke devijuar detyrat e natyres, te jetes? Pa arritur akoma tek homoseksualizmi dhe pedofilizmi them…
    - Do jete me i privilegjuar ky ne "jeten" e pertejme, do kete me shume femra te virgjera sesa njerezit mesatarisht te mire ? Jo per gje, por ky nuk di te bej as seks..
    - Besimtaret e kesaj bote e kane ndare apo bashkuar, kete bote ?
    - Perse mesjeta eshte periudha me e erret e njerezimit ?
    - Perse Zoti librin e tij e shkroi vetem ne nje gjuhe, te jete valle kaq i padrejte ? Apo nuk kishte dijeni se njerezit flisnin gjuhe te ndryshme ?
    - Si mund te jete nje shkrim i vitit 0-600 i pershtatshem me kulturen e sotme te njerezimit, kur ajo ecen perpara ?
    - Perse Dragutin te mos e marrim per profetin e fundit ? Ai mjafton te beje nje version rmx te kuranit, ta perktheje ne gjuhen tone, ne zakonet tona… me pak fjale ne kulturen tone. Perse ne te mos ta pretendojme qe brezat e ardhshem nuk do ta besojne verberisht ?
    - Perse femra duhet te shikohet si ne vitet 600 vetem si nje fabrike per prodhim bebesh dhe nje skllave shtepie ?
    - Perse femra duhet te mbulohet, mos valle percja i pastron shpirtin ?Ajo nuk gabon vetem nga mungesa e mundesise per te gabuar, por a eshte e lire te bej ate qe do ?
    - Perse njerezit duhet te vishen njesoj, kur liria eshte shprehja e preferencave te kujtdo ?
    - Perse njerezit duhet te mbajne mjekerr, sot jane mjetet per heqjen e saj dhe pse duhet te presin leshte ne pjese te tjera te trupit atehere ?
    - Perse duhet te presim te na mesojne, kush eshte e mira apo e keqja - librat fetare, kur ne ne fillore marrim nje kulture qytetare njekohesisht edukimit qe marrin ne familjet ton ate “shenjta” ?
    - Perse duhet te marrim nje jete ne emer te Zotit ?
    - Perse nuk duhet te quajme te shenjte kete jete qe ne jetojne per hir te nje jete imagjinare, nga ku s’u kthye askush ?
    - Perse kjo jete duhet te jete nje prove, nuk ka vend per te gjithe parajsa ?
    - Po njerezit me te meta mendore, perfundojne te gjithe ne parajse ? Ata nuk kane asnje pergjegjesi per veprimet e tyre. Ata nuk i sjellin asgje me shume se barre njerezimit. Kush eshte qellimi, pse Zoti i sjell ne kete jete ? (Mqs supozohet qe eshte vullneti i tij)
    - Po kafshet valle e kalojne proven nga padituria, apo jane thjesht objekte plotesuese te ‘misionit” tone ?
    - Perse Zoti u be pishman per mamuthin apo Dinozaurin ?
    - Perse Zoti ia merr jeten nje krijese qe ka vetem 2-jave qe ka ardhur ne jete, vetem per ti nxire pjesen e mbetur te jetes, prinderve te tij ?
    - A eshte fati yne i shkruar qe ne fillim, atehere c’faj kemi ne ?
    - Nese fati eshte i shkruar, atehere Zoti nuk ka me ndikim ne jeten tone te perditshme. Atehere perse ne lutemi ?
    - Zoti ka nevoje per lutjet tona, qe ti terheqim vemendjen, apo te kujtohet per ne ?
    - Perse faleni 1-5 here ne dite kur cdo gabim e beni padashje ose qofte me dashje ? A nuk do ishte me praktike te faleshit pak kohe para fundit, njehere e mire ?
    - Perse te besosh tek Zoti mjafton edhe te mos kesh shkolle, madje eshte kusht optimal ?
    - Pse nuk gjejme ateiste neper fshatra apo zona te thella ku mungon informacioni apo liria e te menduarit ?
    - Po mishi i derrit hahet ne xhenet ?
    - Ne, ne parajse na presin femra te virgjera, po femrat valle cfare gjejne ?
    - Perse te duash Zotin me shume se babain tend dhe institucionet te jene me te shenjta se familja ku rritesh ?
    - Perse feja jote te thote me shume se kombi, gjuha qe flet apo vendi ku rritesh ?
    - Perse ti lind i nje besimi te caktuar dhe beson qe eshte i duhuri, ne nje moshe ku logjika jote s’ka lindur ende ? Po te lindesh i nje besimi te caktuar, 99% te rasteve, ai eshte i duhuri. E mendon tani forcen e fese per ti hedhur pluhur syve te logjikes ?

    E megjithate une nuk jam kundra insitucioneve fetare, ka njerez qe vertete kane nevoje per nje kult frike, per tu frenuar ne rrugen e kafsherise. Ka njerez me dobesi te larmishme qe kane nevoje per shprese nga lart, mbeshtetje dhe vetem aty bazohet njerezilleku i tyre. Po ashtu si figurat e shquara negative te historise jane nje faktor i pamohueshem ne historine e njerezimit. Nuk kane pse te zhduken as fete bashke me ndertesat e tyre, thjesht nuk duhet te kene ndikim, pushtet, apo te marrin vendime, mjafton te mbeten si muze per turistet kulturore.

    P.s E di qe une jam nje i mallkuar dhe kete shkrim e bera me qellimin qe t’iu infektoj sadopak me mallkimin tim, qe te shpetoni veten tuaj dhe tonen sepse jeta eshte vetem nje. I sigurt apo jo per deshtimin e misionit tim nuk deshperohem, argetohem me perfytyrimin e fytyrave tuaja pikepyetje apo me kundershtimin robotik. Arsyeja qofte me JU.
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 08-03-2008 më 08:18 Arsyeja: font
    Kur jam rrethuar nga njerëz të vegjël s'ndjej madhështi, por mjerim! M.Roçi

  2. #2
    Canna-log Maska e Artson
    Anëtarësuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Pas ketij postimi te gjate dhe lodhes, syri dhe mendja ka nevoje per pak relaks :


    Merzite dhe fete

    Toteizmi= arrin kur ka probleme
    Hinduizmi= keto probleme kane qene prodhuar qe me pare
    Islami= nqs te vjen nje problem merr nje peng
    Ateizmi= s'ka probleme
    Budizmi= kur merziten e arrijne...
    Katolicizmi= nese ka merzitje dmth qe e meritoj
    Deshmitaret e Jehovait= dera tak-tak, ja merzia vete
    Judaizmi= perse merzia me arrin gjthmone mua ??
    Kur jam rrethuar nga njerëz të vegjël s'ndjej madhështi, por mjerim! M.Roçi

  3. #3
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    i dashur arston do te mundohem ti pergjigjem disa prej pyetjeve tua ato qe kan te bejne islamin e ato qe kan te bejne me katolicizmin le te pergjigjet dikush tjeter

    1. Si mund te jete Zoti i plotfuqishem kur krijesa e tij e kundershtoi, madje u mbolli mekatin edhe njerezve ?(qe ne kete rast ne njerezit dalin te pafajshem)
    -zoti gj.sh se pari krijoi njeriun duke i dhuruar mendje dhe arsye
    ai e dergoi ne nje kopsht ku ishin te gjitha te mirat e kesaj bote po ne nje vend te caktuar ai kishte lene edhe pemen e mekatit . duke e porositur njeriun qe te mos haj prej asaj peme se nuk sjell asgj te mir pos mekatit
    njeriu me ndihmen e djallit dhe me deshiren per te provuar e hengri dhe vet e krijoi mekatin per vete e jo nga zoti

    2. Nese Zoti eshte vertete i plotfuqishem perse e lejoi kete padrejtesi, a eshte i lig ne kete rast, me shume se djali i tij ?
    - zoti gj.sh njeriut i dhuroi mendjen dhe arsyen per te zgjedhur midis se mires dhe te keqes . njeriu me mendjen e tij veproi si ka pasur deshir dhe kjo nuk eshte shkaktuar nga zoti

    3. Perse te mos mendojme qe Djalli eshte me i fuqishem se babai i tij ? S’eshte fakt i pakundershtueshem qe i biri te jete me i pushtetshem se i ati
    - po te ishte me i fuqishem nuk do te kishte perfunduar ne ferr ku i pret te tjeret si ai

    4.- Perse te mos mendojme qe Djalli ferrin e ka per kundershtaret e tij, bashke me Zotin e tyre, apo babain e vet ?
    smundet ta ket se djalli e ka kundershtuar zotin duke e genjyer njeriun e pare dhe duke shkelur fjalen e zotit

    5.Perse ta mendojme djallin si te keq, ai duket se shpesh na do e na eshte prane me shume se Zoti ?
    -na do por jo me shum se zoti . na do ne ate menyr qe te kundershtojm zotin dhe te largohemi nga rruga e drejt

    6.A nuk ka nevoje Zoti per meshiren tone, ky deshtak i pameshirshem qe na denon per gabimet e tij ?
    edhe nje her po e them qe ne vet i bejm gabimet tona dhe zoti gj.sh nuk eshte pergjegjes per gabimet tona

    7.A nuk vuajne engjejt nga zilia per te qene “si” djalli ?
    - jo sepse djalli jeton ne ferr e engjujt ne parajs

    8.Perse engjejt jane shume, djalli eshte vetem nje dhe me i suksesshem se te tere bashke?
    - kete ku e more vesh se . djalli po te ishte me i sukseshem nuk do te kishte perfunduar ne ferr

    9.A eshte kthyer njeri nga vdekja ?
    jo nuk eshte kthyer e as qe do te kthehet ndonjher

    10.A duhet ta besojme Zotin vetem nga frika e ferrit valle ? A krijohet besimi nepermjet imponimit ?
    jo besimi nuk krijohet permes imponimit . edhe zotin duhet ta besojm sepse na ka krijuar dhe ati i jemi fal prej ti kemi dal e te ai do te shkojm ne falemi te ai per nje jet me te mir ne kete bot dhe ne tjetren

    11.Perse ka kaq shume besime, kaq shume te verteta ka valle ?
    po gjith secili mundet te thot se e ka shpikur nje besim te ri por tash besim i vertet eshte ai islam qe te drejton ne rrugen e drejt

    12.Kush do shkojne ne ferr, te krishteret apo muslimanet kur ata besojne automatikisht me te njejtin intesitet e verberi?
    ne ferr do te shkoj ai qe ka dalur nga udha e zotit dhe ketu nuk behet fjal per musliman a katolik

    13.Vetvrasja eshte mekat, por kur kryhet ne menyre te rastesishme, aksidentalisht ?
    si po mendon ne menyr aksidentale ben te jesh pak me i kjart ketu

    14.Masturbimi eshte mekat por cuditerisht perse te gjithe e kryejne natyrshem pa e mesuar askund ?
    do te ma gjesh kete sepse per her te pare po e shoh ketu

    15.- A eshte njeri serioz dhe normal dikush qe asnjehere nuk kryen marredhenie seksuale, duke devijuar detyrat e natyres, te jetes? Pa arritur akoma tek homoseksualizmi dhe pedofilizmi them…
    jo per mendimin tem nuk eshte normal sepse zoti gj.sh per kete krijoi edhe gruan qe te dy ta shijojn marredhenien seksuale

    16.Perse Zoti librin e tij e shkroi vetem ne nje gjuhe, te jete valle kaq i padrejte ? Apo nuk kishte dijeni se njerezit flisnin gjuhe te ndryshme ?
    sdi sa ke tti njohuri per gjuhen arabe e per gjuh tjera
    po kur'ani eshte shkruar ne gjuhen arabe sepse gjuha arabe ka nje fjalor shum shum te madh fjalesh dhe aty nuk ka fjal qe perdoret ne disa raste si psh ne anglisht e shqip etj

    17. Si mund te jete nje shkrim i vitit 0-600 i pershtatshem me kulturen e sotme te njerezimit, kur ajo ecen perpara ?
    kur'ani eshte liber per te gjitha koherat

    18.Perse Dragutin te mos e marrim per profetin e fundit ? Ai mjafton te beje nje version rmx te kuranit, ta perktheje ne gjuhen tone, ne zakonet tona… me pak fjale ne kulturen tone. Perse ne te mos ta pretendojme qe brezat e ardhshem nuk do ta besojne verberisht ?
    sepse ne kur'an thuhet qart se muhamedi a.s eshte profeti i fundit ne toke dhe me sdo te ket asnje e qe d.m.th se draguti le te shkon te shet pallavra tjeter kun

    19. Perse femra duhet te shikohet si ne vitet 600 vetem si nje fabrike per prodhim bebesh dhe nje skllave shtepie ?
    kjo ska te beje fare me ate qka shkruan ne kur'an ku femra eshte e barabart me mashkullin

    20. Perse femra duhet te mbulohet, mos valle percja i pastron shpirtin ?Ajo nuk gabon vetem nga mungesa e mundesise per te gabuar, por a eshte e lire te bej ate qe do ?
    po eshte e lir per te zgjedhur qka te doje
    edhe ne shum, vende mmuslimane tash nuk praktikohet mbulesa e tersishme e fyttyres por vetem flokt
    me thuaj a te doket mir ato qe jan te shpluara e gjysem lakuriqe a ato qe perhapin prostutcionin ,degjenerimin e botes ?

    21.Perse njerezit duhet te vishen njesoj, kur liria eshte shprehja e preferencave te kujtdo ?
    kete se di kujna ja ke referu por ne boten islame kush don vesh qka te don

    22. Perse njerezit duhet te mbajne mjekerr, sot jane mjetet per heqjen e saj dhe pse duhet te presin leshte ne pjese te tjera te trupit atehere ?
    po kete e ka thene muhamedi a.s vetem nje her te leshojsh mjeker e nese ste pelqen per her te dyt mos e lesho

    23.Perse duhet te marrim nje jete ne emer te Zotit ?
    kjo nuk eshte e vertet sepse zoti te krijoi dhe zoti ta merr shpyrtin nuk ka nevoj per asistencen tone per marrjen e shpyrtit

    24.Perse kjo jete duhet te jete nje prove, nuk ka vend per te gjithe parajsa ?
    po te ishin te gjith te mir per te gjith do te kishte vend ne parajs

    25.Po njerezit me te meta mendore, perfundojne te gjithe ne parajse ? Ata nuk kane asnje pergjegjesi per veprimet e tyre. Ata nuk i sjellin asgje me shume se barre njerezimit. Kush eshte qellimi, pse Zoti i sjell ne kete jete ? (Mqs supozohet qe eshte vullneti i tij)
    i sjell per te shikuar se si sillet robi i tij me robin tjeter kur eshte ne zor dhe shperblehet duke i dhene ate qe ka dhen per ate me smundje mendore

    26.Perse Zoti u be pishman per mamuthin apo Dinozaurin ?
    jo zoti nuk eshte bere pishman per kete po kjo ka ardhur nga mungesa e ushqimit ne toke per kete arsye jan zhdukur keto krijesa

    27.A eshte fati yne i shkruar qe ne fillim, atehere c’faj kemi ne ?
    jo ti e ke te shkruar vetem lindjen dhe daten e vdekjes a per fat ti e vendos per vete

    28. Nese fati eshte i shkruar, atehere Zoti nuk ka me ndikim ne jeten tone te perditshme. Atehere perse ne lutemi ?
    te thash me lart se e kemi te shkruar lindjen dhe vdekjen
    zoti ka ndikim ne jetet tona te ata persona qe i luten seriozisht dhe kan nevoj per ndihm

    29.Perse faleni 1-5 here ne dite kur cdo gabim e beni padashje ose qofte me dashje ? A nuk do ishte me praktike te faleshit pak kohe para fundit, njehere e mire ?
    po te pastroheshe ti 5 her ne dit ti ne mbremje nuk do te ishe i ndytur per kete falemi 5 her
    ti mos u pastro gjith jeten dhe ne fund te mundohesh te pastrohesh eshte e kote sepse ndyresira te eshte futur ne gjak dhe ske mundesi ta heqesh

    30.Perse te besosh tek Zoti mjafton edhe te mos kesh shkolle, madje eshte kusht optimal ?
    te zoti mund te besojn te gjith ndesh ata me shkoll e ndesh ata pa shkoll
    a nje send eshe i vertet zoti gj.sh i don me shum njerzit besimtar me shkoll se ata pa shkoll

    31.Po mishi i derrit hahet ne xhenet ?
    jo

    32.Perse feja jote te thote me shume se kombi, gjuha qe flet apo vendi ku rritesh ?
    keto nuk ben te perzihen ndermjet vete

    ndoshta kjo nuk te mjafton qe te shihesh realitetin dhe ta besosh zotin
    jam mundur te pergjem ne menyren se si i shoh un keto pyetje

  4. #4
    Canna-log Maska e Artson
    Anëtarësuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Arsyeja te pershendet me mall !
    Kur jam rrethuar nga njerëz të vegjël s'ndjej madhështi, por mjerim! M.Roçi

  5. #5
    jame per mendime ndryshe Maska e ibn_halduni
    Anëtarësuar
    13-07-2007
    Vendndodhja
    në Tokë
    Postime
    40

    Thumbs up bani pyetje vetes

    pyete veten se ku eshte Zoti,
    pyete veten se ku eshte universi,
    pyete veten se ku eshte Krijimi,
    pyete veten se ku eshte e verteta,
    pyete veten se ku eshte jeta,
    pyete veten se ku eshte shendeti,
    ...
    mos e humb veten ne gjera te shkreta
    Nuk ka punë urgjente, por ka njerëz të vonuar

  6. #6
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    “ALL-LLAHU NUK KA
    LINDUR AS S’ËSHTË I LINDUR”
    (KUR’AN)

    Miku im është shkolluar dhe ka doktoruar në Francë. Atje, duke u inkuadruar në “Rrymën e jetës moderne”, është shoqëruar përveç të tjerëve edhe me hipikët, me ç’rast ka formuar botëkuptim të atillë për botën i cili çdo gjë mohon. Ai dëshiron të polemizojë me ne besimtarët, ndonëse na konsideron naivë, sepse zbulon se ne vetveten e përqeshim duke u mashtruar me iluzione për xhennetin dhe hyritë derisa ëmbëlsitë dhe bukuritë e kësaj bote na shmangen.

    Me një rast, me shpoti, më tha: Ju konfirmoni: Zoti ekziston, duke e mbështetur konfirmimin tuaj në parimin e “shkakësisë” (kausalitetit). Pohoni se: çdo gjë e ndërtuar ka ndërtuesin e vet, çdo gjë e krijuar, krijuesin e vet, çdo gjë ekzistuese, krijuesin e vet; pëlhura e dëshmon endësin, piktura piktorin, gravura gravuesin, kurse kozmosi, sipas kësaj logjike, është dëshmia më e mirë për ekzistimin e Zotit si krijues i tij. Ndërkaq, nëse e pranojmë gjendjen e këtillë të gjërave, a thua nuk kemi të drejtë që sipas logjikës së njëjtë të shtrojmë pyetjen: kush e krijoi atë Krijues?! A nuk është kjo kurthë për argumentet tuaja?!

    I themi atij: Pyetja jote është e gabueshme - në të nuk ka kurrfarë kurthe për pohimin tonë. Ti, së pari, e pranon Krijuesin e pastaj pyet kush e ka krijuar Atë, duke ia nënshtruar Krijuesin ligjeve të cilat dominojnë në botën e krijesave. Kjo sofistika jote i ngjan kukullave të cilat lëvizin me ndihmën e zemberekut - spirales. Po qe se kundrohen në rrafshin e lëvizjes së tyre, pason se edhe njeriu, i cili i ka bërë, lëviz sipas parimit të zemberekut.

    Sikur, me ndonjë rast, të ishte e mundur t’u thuhet atyre se a lëviz me vetveten, do të përgjigjeshin se kjo është e pamundur, sepse në botën e tyre çdo gjë lëviz me ndihmën e zemberekut. Kështu edhe ti, i kufizuar dhe i zhytur në botën vetjake ku çdo gjë që ekziston, domosdo parashtron Krijuesin, nuk po arrin të kuptosh se Zoti ekziston vetvetiu.

    Filozofi i njohur gjerman Emanuel Kanti në veprën e tij Kritika e mendjes së pastër ka zhvilluar idenë se me mendje nuk mund të përfshihet e verteta e pafund. Sipas natyrës së saj, mendja i arrinë vetëm partikularitë ndërsa është e paaftë të kuptojë të ekzistuarit absolut siç është ekzistimi i Zotit. Ne e kuptojmë Zotin me ndërgjegje e jo me mendje. Dëshira jonë për drejtësi është dëshmi e ekzistimit të së drejtës, sikur që është etja për ujë dëshmi për ekzistimin e ujit.

    Aristoteli shumë më herët ka shtruar një varg të tërë shkaqesh duke thënë: karrigia është nga druri, druri nga trungu, trungu nga fara, kurse fara është nga mbjellësi, që në fund të tregojë se si numërimi i tillë i shkaqeve medoemos shpie tek shkaku i parë. Shkakun i cili nuk ka nevojë për shkak, lëvizësin i cili nuk ka nevojë për lëvizës, krijuesin i cili nuk ka nevojë për krijues, që i përgjigjet të kuptuarit tonë të All-llahut xhel-le shanuhu. Ibni Arebiu konsideron se në pyetjen kush e krijoi Krijuesin aspak nuk duhet përgjigjur. Zoti e dëshmon ekzistimin dhe është jokorrekte me ekzistim të dëshmohet Zoti. Drita e dëshmon ditën e jo e kundërta...
    All-llahu nuk ka nevojë për dëshmi, sepse Ai çdo gjë e dëshmon. Ai vetvetiu është e vërtetë e qartë (el-hakku-l-wâdihi bi dhâtihî). All-llahu shfaqet në ligjet, rendin, bukurinë dhe normat, në gjethin e drurit, pendën e palloit, krahun e fluturës, erën e trëndafilit, këngën e bilbilit, lidhshmërinë e yjeve, në simfoninë e kozmosit. Sikur të thonim se e tërë kjo është krijuar rastësisht, do t’i përngjanim njeriut i cili konsideron se me vetë hedhjen e shkronjave në ajër, prej tyre mund të krijohet vargu në të cilin do të gjenim një poezi të Shekspirit, do të thotë poezi pa poet.
    Kur’ani na liron nga shkoqitjet e këtilla me një dëshmi mjaft të qartë dhe të saktë:

    “Thuaj: Ai All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo
    krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka
    lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i
    barabartë”. (El-Ihlâs, 1-4).
    Ndryshuar për herë të fundit nga alko71 : 02-09-2007 më 04:31
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  7. #7
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Miku ynë na pyet me përçmim: E përse thoni se Zoti është Një? Pse mos të jenë disa zotëra me kompetencat e ndara ndërmjet vete?
    I përgjigjemi me Kur’an dhe në pajtim me logjikën të cilën edhe vetë e pranon, me logjikën e shkencës: Krijuesi është Një, sepse i tërë kozmosi është i ndërtuar sipas një plani dhe nga një substancë.
    Nga hidrogjeni përbëhen njëzet e dy elemente të cilat në sistemin e Mendelievit kanë mënyrën e njëjtë të bashkimit dhe derdhjes së fuqisë atomike me të cilën yjet ndriçojnë. Tërë bota e gjallë është e përbërë nga përbërjet e karbonit. Me të djegur ai karbonizohet. Trajtat e tij më të larta, sikur që është bota shtazore, në dukje me dallime të mëdha, tregojnë se në një plan të caktuar të autopsisë bretkosa, lepuri, pëllumbi, krokodili, gjirafa dhe balena kanë arteriet, enët e gjakut, pjesët e zemrës dhe eshtrat e njëjta. Çdo asht këtu ka vendin e vet përkatës atje - krahu te pëllumbi është këmba e përparme tek bretkosat. Eshtrat janë të njëjta me ndryshim mjaft të vogël - në qafën e gjirafës, përkundër gjatësisë së saj, gjejmë shtatë unaza sikur edhe te qafa e iriqit. Sistemi nervor tek të gjithë është i njëjtë. Përbëhet nga truri, palca kurrizore dhe nervat. Sistemi i tretjes me barkun, zorrën dymbëdhjetëgishtore, zorrën e vogël dhe të madhe, sistemi i shumëzimit me vezoret, anin (uterusin), kanalet e tyre, sistemi i
    urinës me veshkët, kanalin e urinës, fshikëza e urinës dhe më në fund, autopsia unike tek të gjithë është qeliza. Identik është edhe përshkrimi i bimës, shtazës dhe njeriut: linden, marrin frymë, shumohen dhe vdesin.

    Pse atëherë pas gjithë kësaj do të ishte i çuditshëm pohimi se Krijuesi është Një. Si kjo që I Përkryeri mos të jetë Një - të papërkryerit janë të shumtë. Të Përkryerit nuk i nevojitet plotësim tek të tjerët.
    Sikur të kishte shumë zota, ata do të ndaheshin: secili do të shkonte me atë që e ka krijuar dhe Toka do të zhdukej. All-llahu posedon dinjitetin më të lartë dhe gjithëfuqinë absolute, e këto atribute përjashtojnë çfarëdo bashkëpjesëmarrjeje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga alko71 : 02-09-2007 më 05:07
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  8. #8
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Miku ynë filloi ta përqeshë të kuptuarit tonë të hyjnisë. Ai thotë: Është i çuditshëm ky Zot i cili përzihet në çdo hollësi madje edhe më të voglën: e përudhë bletën që vetes t’ia ndërtojë vendqëndrimin në male, as gjethi nuk bie, e që Ai mos ta dijë, nuk zhvillohen frytet nga sythet e veta, e që Ai mos t’i numërojë, nuk mbarset as që lind femra pa dijen e Tij, rrëshqitja e këmbës në gropë, rënia e mizave në ushqim, ndërprerja e lidhjes telefonike është me dijen e Tij. Nëse nuk ka shi, Ai nuk e ka dhënë, e nëse bie, Ai e dha. A nuk po e angazhoni ju Zotin tuaj me të kuptuarit e tillë madje edhe për hollësitë më të vogla?

    Shtruarja e këtillë e pyetjeve nuk na lejon të kuptojmë se a mos për mikun tonë Zoti do të ishte më i denjë për hyjni kur vetveten do ta lironte nga të gjitha këto përgjegjësi dhe thjesht “t’ia kthejë shpinën” kozmosit të cilin e ka krijuar. A thua sipas të kuptuarit të tij do të meritonte respekt zoti i cili është pasiv dhe i pandërgjegjshëm, i cili nuk dëgjon, nuk sheh, nuk përgjigjet dhe nuk kujdeset për krijesat e tij dhe, më në fund, prej nga shtruesit të pyetjeve dituria që të gjykojë se cila gjë është e parëndësishme që të mos meritojë angazhimin e Zotit, e cila është aq me rëndësi që këtë ta meritojë.

    Rënia e insektit në gjellë për shtruesin e pyetjeve është e parëndësishme dhe e pavlerë, por a nuk e ka mbytur mushkonja Lekën e Madh dhe a thua rënia e insektit nuk do të thotë futje e mikrobeve në ushqim dhe helmim i armatës së njerëzve.
    Hollësitë më të rëndomta mund të jenë vendimtare për ndodhitë më të mëdha, ndërsa gjërat më të rëndësishme shpesh humben pa zë dhe kurrfarë gjurme. Vetëm Njohësi i të gjithave e di vlerën e vërtetë dhe rëndësinë e çdo gjëje. A thua shtruesi i pyetjeve mund t’i përcaktojë kompetencat e Krijuesit dheSunduesit të çdo gjë je!? O Zot, i lartësuar je dhe i pastër nga të kuptuarit e tillë!

    I denjë për adhurim është vetëm Ai i cili me dijen e Tij e përshkon çdo gjë dhe të cilit nuk i shpëton as sendi më i madh e as më i vogël në qiell dhe në Tokë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga alko71 : 02-09-2007 më 05:08
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,982
    I dashur arston.Ti ke të drejtë por ke dhe frikë.Hiqe frikën sepse je me të vërtetën.Ndërsa ti xhamia...Të ka mbetur vetëm minareja,si pjes e dukshme se mëndja jote është në errësirë.Më mirë hidhu nga minareja të shpëtosh.Ato mëndje i rëndojnë kokës që i mban,vaj halli të tjerëve!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Artson,
    e ke kot qe ben aq shume pyetje, sepse pak prej tyre do te mjaftonin per te nxjerr ne pah injorancen fetare.
    Dhe natyrisht si pergjigje e pytjeve te tua morre ca "kshu esht ese ashtu thote zoti",
    dhe ca shkrime te stilit Copy Paste ashtu si vetem disa ne kete forum dine te bejne.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Letrat e E. Hoxhes per hetuesit ne 1983
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-10-2016, 08:32
  2. Si i festojne Pashket besimtaret Ortodokse
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-03-2010, 17:57
  3. Konkurset, pyetjet do të shiten
    Nga ArberXYZ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-05-2005, 08:02
  4. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •