Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Kadare: Ndarja hap radhën e një konflikti të ri të pambarueshëm në Ballkan

    Kadare: Ndarja hap radhën e një konflikti të ri të pambarueshëm në Ballkan
    “Opsioni i ndarjes së Kosovës, “është një pazar jo i pastër dhe po them me përgjegjësi të plotë, kjo ndarje do të hapë radhën e një konflikti të ri të pambarueshëm në Ballkan. Do të hapë vatra sherresh, grindjesh, të cilat do t'iu kushtojnë jashtëzakonisht shtrenjtë popujve këtu dhe Evropës. Prandaj, kjo nuk e zgjidh, kjo nuk e mbyll, kjo hap një konflikt të ri të tmerrshëm”, - thotë shkrimtari Ismail Kadare, në intervistën ekskluzive për “Radion e Europa Lirë”.

    Zoti Kadare, bisedimet për statusin e Kosovës kanë hyrë në një fazë shtesë prej 120 ditësh. Çfarë rezultatesh mund të priten, sipas jush?

    Këtyre 120 ditëve nuk iu jap ndonjë rëndësi. 120 ditë nuk janë ndonjë gjë, kur flitet për gjëra të mëdha për një popull. Në këtë rast kemi të bëjmë me lirinë e tij. Problemi është, çfarë thelbi kanë këto 120 ditë. Përse? Këtu krijohet një problem, në fakt jo fort i qartë, për askënd më duket nuk është i qartë. Problemi është këtu. Këtu është një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme, e thellë dhe e padiskutueshme. Bëhet fjalë për lirinë e një populli ose për robërinë e tij. Të tjerat janë, nëqoftëse do t'iu jepet rëndësi të tjerave, në krahasim me këtë janë profka si të thuash. Ky është thelbi dhe ky thelb nuk duhet harruar asnjëherë. Është një popull i tërë që kërkon gjënë më të vjetër që ka kërkuar njerëzimi, që është bazë e qytetërimit, që është liria e tij. Prandaj më habit disa herë çoroditja, qoftë e opinionit, qoftë e medias, qoftë e diplomatëve, qoftë e qeverive për një gjë që s'duhet të kishte dilemë. Në të vërtetë, për këtë nuk ka pasur dilemë përpara, do të thotë, kur Evropa hyri në konfliktin e Ballkanit, ajo pikërisht këtë e pati të qartë, të marrë këtë guxim të madh, të bombardojë një shtet që quhet sovran, Serbinë, Jugosllavinë. Pra, ajo e pa që lirira e një populli u cenua në mënyrën më barbare që mund të mendohet. Tashti ka njëfarë pendimi për këtë gjë, njëfarë kthimi pas, njëfarë rishikimi, revizionimi të kësaj. Mua kjo më duket jo vetëm e padrejtë, kjo është fjalë e dobët shumë, por pak a shumë që njolla e bardhë që Evropa i vuri vetes, ai nder që bëri, po kthehet tashti në të kundërtën e vet, në të kundërtën e saj. Ky pendim është njëherësh absurd, i pakuptueshëm. Pendim pse u bombardua një shtet, Jugosllavia. Thuhet ose s'thuhet hapur, ndihet ky pendim. Në Ballkan ndodhi një gjë që ka qenë shumë e qartë, ndodhi një nga krimet më monstruoze në historinë e Evropës, në gjithë Ballkanin, në gjithë Evropën. Pra, një popull u shpërngul, gjysma e tij, një milion banorë. U bë spastrim etnik, të cilin nuk po e krahasojmë me spastrimin etnik të hebrenjve, por për intensitetin, për kohën që u bë, rivalizon me të. Është shumë i tmerrshëm, sepse u bë për disa javë dhe ky krim nuk krahasohet me bombardimin që iu bë një regjimi barbar, që e kreu këtë krim. Në botë, e kam thënë shumë herë, nuk ka masakër të domosdoshme dhe të nevojshme, por ka bombardim rrallëherë të nevojshëm, siç u bombardua Gjermania naziste. Evropa nuk duhet të ngatërrohet në këtë gjë. Nuk duhet të ketë pendim. Nuk duhet të ketë kthim prapa. Ajo duhet ta detyrojë përkundrazi Serbinë që të kërkoj ndjesë për këtë, të kërkojë falje. Jo, është kthyer e kundërta. Serbia po përkëdhelet dhe duke e përkëdhelur, Evropa po i bën dëmin më të madh Serbisë, popullit serb. E zhyt më thellë në fajin e tij. Ky popull duhet të kuptojë ç'kanë bërë ushtarët e vet, paramilitarët e vet, viteve në Kosovë dhe vendet e Jugosllavisë. Nëse ai kupton, ai çlirohet nga një gjë e keqe dhe kjo ndihmon demokracinë serbe. Nuk e ndihmojnë këto pazarllëqe. Nuk ka demokraci në Serbi, në qoftë se nuk pranohet ky krim.

    Së fundi, ka ide për opsionin politik, se pavarësia e Kosovës mund të pranohet me ndarjen territoriale të saj. Si e komentoni ju këtë?

    Unë mendoj se ky është vazhdim i atij keqkuptimi që thashë. Kjo ndarje është një pazar jo i pastër dhe po them me përgjegjësi të plotë, kjo ndarje do të hapë radhën e një konflikti të ri të pambarueshëm në Ballkan. Do të hapë vatra sherresh, grindjesh, të cilat do t`iu kushtojnë jashtëzakonisht shtrenjtë popujve këtu dhe Evropës bashkë. Prandaj, kjo nuk e zgjidh, kjo nuk e mbyll, kjo hap një konflikt të ri të tmerrshëm. Nuk duhet të ketë simetri në punën e Kosovës. Prandaj e thashë, problemi kush e bëri krimin dhe kush e pësoi është themelor. Raporti me krimin është raporti themelor në pastrimin e një demokracie. Nuk mund të ketë raport tjetër më të fortë se ky.

    Në Kosovë është paralajmëruar se në fund të negociatave 120-ditëshe, nëse ato dështojnë, mund të ndodhë shpallja e njëanshme e pavarësisë. A mendoni se komuniteti ndërkombëtar do ta pranojë këtë veprim?

    Natyrisht. Unë jam shkrimtar dhe njeri i kulturës dhe gjithmonë mendoj se çdo konflikt zgjidhet në mënyrën më demokratike, duke e shmangur dhunën, duke shmangur keqkuptimet, duke shmangur vdekjen. Por, kjo nuk duhet të shërbejë si alibi që një popull mund ta poshtërojmë në të gjitha mënyrat. Në këtë rast, populli i Kosovës ka të drejtë të përgjigjet me të gjitha opsionet. Nuk bëhet lëshim, kur është fjala për lirinë e një populli. Nuk ka negocim për këtë gjë. Ky popull ka të drejtë me të gjitha mënyrat të kërkojë lirinë e vet. Ta mbrojë deri në fund lirinë e vet.

    Sa mendoni se po ndikon elita intelektuale shqiptare në mbrojtjen e çështjes së pavarësisë së Kosovës? A mendoni se nevojitet më tepër?

    Mendoj se Shqipëria duhet të bënte më tepër. Ato, pseudofilozofitë e diplomacisë sonë, që disa herë kanë dalë nga pjella e një paaftësie dhe një mangësie morale, janë jo qesharake, por janë të dënueshme. Shqipëria nuk është një planet tjetër dhe po jep gjykime për Kosovën nga planeti Hënë, nga Bangladeshi ose nga Japonia. Shqipëria është vendi i parë i interesuar dhe nuk e fsheh këtë gjë, s'ka pse ta fshehë, sepse do të ishte hipokrizi totale. Shqipëria është vendi që do ta ndiqte hap pas hapi problemin e Kosovës, të angazhohet me ndershmëri, me dinjitet, duke qenë sigurisht konstruktive, jo destruktive, është morali i saj historik që e kërkon, është dinjiteti historik i një kombi. Ndaj, shpresojmë që diplomacia jonë kohët e fundit, që është ripërtërirë, si të thuash, ta korrigjojë këtë gjë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,982
    Mendim i saktë që meriton përkrahje.Duhet ta kuptojmë një herë e mirë se mbrojtja e integritetit teritorial të vëndit tonë,fillon nga mbrojtja e indetitetit të secilit e pastaj të krejt kombit shqiptar.Vënia në vënd e një gabimi historik nuk është privilegj por domosdoshmëri e kohës dhe një nga kërkesat kryesore të një kombi të lirë.
    Pa këto nuk ka demokraci,liri,e aq më tepër të mendosh për barazi.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Po qe e vertete kjo qe thote shkrimtari Kadare, per nje lloj pendimi te Evropes ne qendrimin ndaj Serbise, kemi te bejme me nje lloj pabesie dhe djallezie bashke ne dem te ceshjtes kosovare. Kemi te bejme me zhgenjimin me te madh qe mund te pesoje nje popull, nje komb, ndaj dyfytyresise se kujtdo shteti evropian per ceshtjen e tij me madhore, ekzistencen e tij te pavarur. Per mua, ky nuk eshte kursesi pendim, por konjukture e sofistikuar politike e Evropes ne ceshtjen ballkanike. Po nuk u trokit me force nga vete politika shqiptare ne kete porte hileqare evropiane, zor te realizohet qellimi i madh i ceshtjes kosovare.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    E kam thene diku ne forum qe liri nga Europa zor te presi Kosova ,si duket do kemi dimer te veshtire dhe Europes i duhet ai i shkrete gaz rus.
    Kam degjuar nje shprehje ;;O zot, kur bere arine perse bere Rusine''

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Kadar eshte gjeni, institucion ne vete qe ka vlere sa dy kryeministrite se bashku, tirane e prishtinë.

    S e harrova; jo vetem qe eshte gjeni por eshte edhe njeri nder patriotet me te mdhenje shqiptar !

    Rrofte edhe per shume vite i madhi Kadare, gjeniu i kshtjelles se pamposhtur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 26-08-2007 më 15:30

  6. #6
    Nuk ka dyshim qe analiza e te madhit Kadare eshte mese e sakte. Per fat te keq vitet e fundit verehet nje lloj terheqje nga komuniteti nderkombetar per zgjidhjen e drejte te ceshtjes se Kosoves. Nga ana e Bashkimit Europian ishte dicka e pritshme, kurse sic duket diplomacia e fuqishme e Amerikes eshte teper e zene me luften ne Irak dhe me politiken e saj te brendshme (fushata e elektorale per president). Megjithate ndarja e Kosoves edhe pse dicka jo e mire per shqiptaret, duket se eshte vene heshturazi ose jozyrtarisht ne tryezen e bisedimeve te ardhshme. Nuk do me pelqente qe Kosova te ndahej por kam frike se ky eshte nje opsion shume i mundshem. Disa dite me pare ish-kryeministri i Kosoves me duket, Bajram Rexhepi, beri nje deklarate te rendesishme. C'do lloj ndarje e kosoves duhet qe te kompesohet me bashkimin e lugines se Presheves tek trungu i mbetur kosovar. Ky eshte nje propozim qe duket shume i veshtire per tu realizuar por qe ne fakt mundesia e tij per tu realizuar eshte po aq reale sa dhe mundesia qe Kosova te ndahet. E them kete pasi nje propozim i dyfishte mund te paraqitej nga pala shqiptare negociuese ne rast te perballjes me mundesine e ndarjes se Kosoves. Propozimi i pare do te ishte ai qe thashe me para, pra shkeputja e lugines se Presheves dhe e dyta mundesia qe ne nje te ardhme jo te larget, Kosova e mbetur me territoret e tjera ti bashkangjitej Shqiperise. Kjo e fundit do ta vente ne pozite shume te veshtire palen Serbe por dhe komunitetin nderkombetar. Gjithsesi kjo eshte nje loje e veshtire dhe shqiptaret duhet te hyjne aty me maksimumin e ambicjeve nese duan te dalin te fituar ne fund.
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 26-08-2007 më 18:42
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  7. #7
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Sa kollaj i leni copat ore? Rexhepi paska hall te madh se mos harrojne Serbet ndonje opsion te mundshem te ndarjes. Mali i Zi u shpall republike brenda 24 oreve. Kosova si duket ka problem vetem me fitu pavaresine per Dibren e Madhe, sa te mos quhet qe po del pa pavaresi fare.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #8
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Bashkimi i trojeve shqiptare behej vetem me force. Por problemi qendron se askujt nuk i intereson krijimi i nje shteti normal shqiptar. Vete Amerika dhe Evropa kerkojne thjesht te kene nje baze ushtarake ne Kosove jo se i plasi per shqiptaret e Kosoves. Amerika po e mban Kosoven te ngrire vetem per t'iu kundervend Rusise per ruset e Kaukazit. Amerika kerkon ti thoje Rusise : po u bashkuan ruset e Georgise me Rusine atehere Kosova do behet e pavarur.
    Ndersa Kadareja nuk ben gje tjeter vetem se perforcon qendrimin e nderkombetareve. Zgjidhja me e mire do te ishte marje e Presheves, nje pjese te Maqedonise, Kosoves dhe bashkimi me Shqiperine. Per kete duhen **** te medhaja, nuk duhet qurravitur perpara botes. Le ta ndihmoje Amerika Shqiperine ashtu siç ndihmoi Greqine pas luftes se dyte boterore ku 1 milione grek myslimane u perzune ne Turqi, Shqiperi apo gjetke. Pse nuk çohen serbet ne Serbi?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga qafezezi Lexo Postimin
    Bashkimi i trojeve shqiptare behej vetem me force. Por problemi qendron se askujt nuk i intereson krijimi i nje shteti normal shqiptar. Vete Amerika dhe Evropa kerkojne thjesht te kene nje baze ushtarake ne Kosove jo se i plasi per shqiptaret e Kosoves. Amerika po e mban Kosoven te ngrire vetem per t'iu kundervend Rusise per ruset e Kaukazit. Amerika kerkon ti thoje Rusise : po u bashkuan ruset e Georgise me Rusine atehere Kosova do behet e pavarur.
    Ndersa Kadareja nuk ben gje tjeter vetem se perforcon qendrimin e nderkombetareve. Zgjidhja me e mire do te ishte marje e Presheves, nje pjese te Maqedonise, Kosoves dhe bashkimi me Shqiperine. Per kete duhen **** te medhaja, nuk duhet qurravitur perpara botes. Le ta ndihmoje Amerika Shqiperine ashtu siç ndihmoi Greqine pas luftes se dyte boterore ku 1 milione grek myslimane u perzune ne Turqi, Shqiperi apo gjetke. Pse nuk çohen serbet ne Serbi?
    Pershendetje qafzezi,

    Kete citim tuajin duhet ruajtur ketu nje kohe te gjate per venerim se eshte artikull baz i ribashkimit pa e zgjatur fare, 8 milion me 8 milion ! u krye puna....

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •