Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Debati mbi rishkrimin e historisė shqiptare

    Debati i historisė, kanė “humbur” 22 mijė dėshmorė


    “Ėshtė njė e drejtė e shqiptarėve pėr tė mėsuar tė vėrtetėn. Nuk ekziston mė asnjė justifikim pėr tė mbajtur kėto sajesa qė janė bėrė nė kurriz tė shqiptarėve dhe ēėshtjes kombėtare”, - janė shprehur disa nga historianėt, tė cilėt kanė mbėshtetur idenė pėr ta rishkruar historinė. Sipas mbėshtetėsve tė idesė sė rishkrimit tė historisė, mjafton tė shihen librat e botuar gjatė viteve tė fundit mbi historinė e shqiptarėve, qoftė kjo pėr kohėn nėn sundimin otoman, ashtu edhe pėr kohėn e luftės, qė tė bindeshim pėr tė rishikuar historinė. “Asnjė historiani nuk i falet mė tė gabojė, aq mė tepėr qė arkiva tė ndryshme ofrojnė dokumente serioze dhe tė besueshme jo vetėm pėr numrin e dėshmorėve, por edhe pėr datėn e ēlirimit apo edhe shumė ngjarje tė tjera”, - shprehen historiantėt, tė cilėt e shikojnė kėtė iniciativė si ndėr mė seriozet pėr tė rindėrtuar antologjinė e mendimit shqiptar.

    Dėshmorėt, “kanė humbur” 22 mijė

    Disa historianė e mė pas disa punonjės arkivash, pas ndryshimeve tė vitit 1990, hodhėn idenė “tabu” se nuk ishin 28 mijė dėshmorė. Myslym Islami, atėherė drejtor i Muzeut Historik, do ta vinte nė dyshim kėtė shifėr, duke e ulur nė mėnyrė drastike, deri nė diēka mė shumė se 6 mijė. Kjo shifėr u rideklarua edhe mė vonė, ndėrkohė qė i tė njėjtit qėndrim ėshtė edhe historiani, akademiku Kristo Frashėri, i cili disa kohė mė parė ka pohuar pėr gazetėn “TemA” “numrin e konsiderueshėm tė dėshmorėve (mbi 6000 veta), tė cilėt dhanė jetėn.” Ndėrkaq, qėndrimit tė Islamit dhe Frashėrit i janė bashkuar edhe njė pjesė e historianėve, por ata mendojnė, se ka ardhur koha qė pėr kėtė ēėshtje tė ngrihet njė komitet me historianė profesionistė, qė kjo ēėshtje tė mos mbetet “bisedė pėr kėdo”.

    Problemet pas kontestimit

    Anėtarėt e Komitetit tė Veteranėve, por edhe historianėt, kanė pohuar pėr gazetėn “TemA”, se nuk ka funksionuar ndonjė rregull i posaēėm pėr shpalljen e dėshmorėve. Kėshtu, nėse kjo ēėshtje do tė rishihet, atėherė do tė duhet qė tė ndryshojnė jo vetėm tekstet e shkollės, por edhe fondet sociale pėr kėtė shtresė. Por, nė tė njėjtėn kohė, ndryshimi “i mendimit historik” edhe pėr ata qė gjatė diktaturės ishin mohuar si dėshmorė, e kanė kthyer ēėshtjen e rishikimit tė statusit tė dėshmorit si njė problem qė duhet tė marrė zgjidhje. “Kjo ėshtė njė ēėshtje delikate dhe kėrkon shumė maturi”, - janė shprehur dje pėr gazetėn “TemA” shumica e veteranėve, tė cilėt kėrkojnė qė tė shihen me imtėsi dokumentet. Nė kėtė komitet thonė, se shumė nga tė djegurit e tė pushkatuarit nė kampet e pėrqendrimit, tė masakruarit e Borovės, Mallakastrės, Pezės dhe tė 4 shkurtit nė Tiranė, as qė janė futur nė listat e dėshmorėve. Gjithashtu, ka dhe mangėsi tė tjera, tė cilat ballafaqohen me historikun e ēdo brigade”. Sipas drejtuesve tė lartė tė veteranėve, “edhe pse aktualisht nuk janė evidentuar 28 mijė dėshmorė, ata nė tė vėrtetė janė, vetėm se kjo do kohė dhe pėrkushtim qė tė dalė nė dritė”.

    28 mijė dėshmorėt “ranė” nė Paris

    Deklarata pėr “28 mijė dėshmorė” ėshtė thėnė pėr herė tė parė nga Enver Hoxha, nė Konferencėn e Paqes, nė Paris, mė 1946. Sipas dokumenteve tė asaj kohe, qė gjenden nė Arkivėn e Shtetit, por edhe nė Institutin e Historisė, nė atė Konferencė u vunė nė diskutim edhe kufijtė e vitit 1913. Qeveria kolaboracioniste e Shefqet Vėrlacit dhe e Mustafa Krujės e rreshtuan Shqipėrinė nė bllokun nazifashist. Kjo rrezikonte qė Shqipėria tė ndėshkohej, ashtu siē ndodhi me disa territore tė Bullgarisė e Rumanisė, tė cilat iu shkėputėn kėtyre vendeve pėr shkak tė bashkėpunimit me nazifashistėt. “Nė Konferencėn e Parisit Enver Hoxha ėshtė shoqėruar nga dy diplomatė tė jashtėzakonshėm, si Bekim Budo dhe Mehmet Konica, tė cilėt arritėn qė me diplomaci t’iu imponoheshin fuqive qė tė respektonin popullin shqiptar qė ishte rreshtuar nė koalicionin e madh antifashist anglo-sovjeto-amerikan”, - shprehej disa kohė mė parė ish-drejtori i Arkivave, Shaban Sinani, i cili e ka konsideruar qėndrimin e atėhershėm si zgjidhje optimale tė delegacionit qė merrte pjesė. Pas kėsaj deklarate, institucionet pėrkatėse nė Shqipėri kanė nisur pėrgatitjen e dokumenteve pėr 28 mijė dėshmorė. Kėto dokumente janė propaganduar nė mėnyrėn mė tė shpejtė dhe me tė gjitha mjetet e mundshme, duke bėrė qė tė mos kish ndonjė shqiptar qė nuk e dinte shifrėn. Deri nė vitin 1990, askush nuk guxonte qė ta vinte nė diskutim, ndėrkohė qė pas kėtij viti qarkullonte ideja e “fitores sė luftės nga Kinostudio” pėr shkak tė filmave tė panumėrt me kėtė temė.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Ja nje shkrim i plot 15 viteve mė parė (ndėrkohė qė historianėt shqiptarė as qė janė dėgjuar):
    Genc K. Hoti, Sa partizanė dhe sa dėshmorė?

  3. #3
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Rishikimi i Historise, Berisha ne '91: NJohim veprat pozitive te Enverit

    Berisha: Rivlerėsim figurės sė Ahmet Zogut

    Berisha ngul kėmbė qė historia e Shqipėrisė tė rishkruhet, jo nga ai vetė, apo nga njerėz tė caktuar nga ai, por nga grupe historianėsh, tė cilėt do tė bėjnė vlerėsimin e mirė tė fakteve historike dhe tė figurave tė ndryshme qė lanė gjurmė nė historinė e vendit, por qė nuk janė vlerėsuar mė parė nga kjo shkencė pėr arsye ideologjike. Sipas tij, deklarata e tij pėr rishikimin e historisė ka pasur pėr qėllim faktin qė brezat e ardhshėm ta mėsojnė historinė ashtu siē duhet, dhe jo e ideologjizuar me dogma tė kohės sė kaluar.
    “Qeveria nuk do tė vazhdojė tė pranojė me tej mashtrimin e nxėnėsve shqiptarė me tekste surrogato, me tė cilat ata nuk mėsojnė historinė e vėrtetė tė kombit tė tyre. Nėse i referohemi kėtyre teksteve, nga vitet 380 deri nė vitin 1912, Shqipėria dhe shqiptarėt, duke pėrjashtuar periudhėn e Skėnderbeut, kanė ekzistuar vetėm me Hasan Zyko Kamberin dhe Rrapo Hekalin. Por kėto nuk janė tė vėrteta”, - tha Kryeministri pasi zhvilloi njė vizitė nė kryesinė e Kuvendit, ku ėshtė hapur njė ekspozitė me dokumente arkivore tė hapura sė fundmi pėr historinė e pluralizmit dhe shtetit shqiptar.
    Sipas tij, nė historinė qė u mėsohet brezave janė lėnė jashtė mjaft ngjarje historike qė datojnė qė nga koha e lashtė ilire e deri nė kohėt tona. Ai vuri nė dukje se periudha iliro-romake ka pasur mjaft zhvillime pozitive, tė cilat kanė mbetur pa u pasqyruar, apo periudha tė tėra historike. Berisha e quajti tė pafalshėm faktin qė nė periudhėn e pavarėsisė sė Shqipėrisė nuk janė vlerėsuar figura tė tilla si Mithat Frashėri, e njėjta gjė ka ndodhur dhe me Ahmet Zogun, i cili nė librat e historisė ka mbetur me po atė vlerėsim si nė kohėn e regjimit. Pėr tė gjitha kėto dhe tė tjera, sigurisht, Berisha theksoi se do tė ngrihet Qendra Albanologjike, e cila do tė fillojė punė sė shpejti. “Ajo ėshtė njė reformė historike pėr t’u shkėputur nga njė doktrinė”, - tha Berisha duke shtuar se “e theksoj sėrish se fėmijėt e shqiptarėve nuk mund tė lexojnė aktin e pavarėsisė dhe tė shohin tė fshirė e tė maskuar emrin e Mithat Frashėrit. Ky falsifikim nuk i bėn nder askujt. Themeluesit e pavarėsisė me aktin e tyre i pėrkasin pėrjetėsisė kombėtare. Mund tė kenė bėrė gabime dhe tė kenė marrė vendime jo tė drejta, pasi askush nuk del jashtė teorisė sė gabimit, por ėshtė e pafalshme dhe shumė e rėndė tė fshish emrin, sepse kėshtu bėn vetėm pseudohistori”. Ai u bėri thirrje historianėve dhe studiuesve qė ta shohin nė prizmin e pasqyrimit tė sė vėrtetės nė histori, deklaratėn e bėrė para pak ditėsh pėr rishikimin e historisė, dhe jo si njė imponim i njė pushteti pėr tė shkruar historinė sipas dėshirės sė drejtuesit tė tij.

    “Nuk i mohojmė veprat pozitive tė Enverit”
    Gjashtė javė pasi u themelua Partia Demokratike, kryetari i saj, Sali Berisha nuk kishte tė njėjtin qėndrim pėr historinė nga ai qė mbajti disa muaj mė pas. Nė njė shkrim tė botuar nė gazetėn “RD” tė 6 shkurtit ’91, Berisha vlerėson se Enver Hoxha gjatė qeverisjes sė tij ka pasur mjaft aspekte pozitive. Berisha shton se shqiptarėt do tė punojnė pėr idealet e tė rėnėve nė Luftėn Nacional-Ēlirimtare.
    Strategjia e tensionit – strategji staliniste
    89-ta ishte viti i mrekullisė, vit ne tė cilin mbretėr tė kuq dhe sundimtarė antipopullorė, qė me dekrete ndryshuan kulturėn, fenė, shtetėsinė, kombėsinė, dhe shfarosėn jo individė, por popullata tė tėra, dolėn nga skena e historisė, ashtu siē duhet tė dalin tiranėt e ēdo ngjyre. Revolucioni demokratik diku paqėsor, diku me dhunė, solli transformime rrėnjėsore sociale, politike dhe ekonomike nė vendet e Evropės juglindore. Kėto ndryshime si dhe shumė faktorė tė tjerė, rrezatuan fuqishėm edhe nė Shqipėri. Pakėnaqėsia gjithnjė nė rritje e masave punonjėse ndaj sistemit totalitar socialist dhe politikės sė dėshtuar tė PPSH-sė, shpėrtheu vitin e kaluar me demonstratat e fuqishme nė qytetin e Shkodrės, Kavajės, Tiranės, Fierit dhe i dha “leksionet” e para partisė nė pushtet dhe burokracisė shqiptare. Ishin ato demonstrata, rezistenca pasive e gjithanshme popullore dhe veēanėrisht lėvizja studentore e dhjetorit, qė pėrcaktuan vendosjen e pluralizmit shumėpartiak dhe themelimin e Partisė Demokratike nė Shqipėri... Kėtė provon analiza retrospektive e zhvillimeve tė shkuara... Por kėtė e provon shumė qartė edhe qėndrimi i tanishėm i udhėheqjes sė PPSH-sė ndaj zhvillimeve demokratike nė Shqipėri. Natyrisht, duhet thėnė se kėto qėndrime nuk janė tė papritura dhe nuk habisin njeri. Udhėheqja e PPSH-sė, nė luftėn me kundėrshtarėt e vet, ka njė trashėgimi tepėr tė rėnduar. Kėshtu, ndaj opozitės brenda vendit ajo ka njohur vetėm njė qėndrim, etiketimin armik, agjent, tradhtar dhe mė pas arrestimin, burgosjen, internimin apo zhdukjen fizike dhe krahas kėsaj pastrimin e “vatrės” duke goditur familjarėt, farefisin, krushqinė, miqtė dhe shokėt e tyre. Kanuni i Lekės, nė nenet e tij tė marrjes sė gjakut nuk shkonte kurrė kaq larg. Po kėshtu, edhe ndaj kundėrshtarėve tė jashtėm ajo njohu gjithnjė “fitore” ngadhėnjyese dhe historike. Pra, kjo parti, nė marrėdhėnie me opozitėn e brendshme njeh vetėm shtypjen e egėr tė saj, kurse ndaj kundėrshtarėve tė jashtėm ajo njeh vetėm “shpartallimin” e tyre. Prandaj, ashtu siē pritej, menjėherė pas themelimit tė Partisė Demokratike, udhėheqja e PPSH-sė nė tė gjitha nivelet, mbėshtetur nė platformat e trashėguara, filloi sulmin frontal kundra PD-sė, i cili me ēdo kusht duhet tė kufizonte veprimin, ndikimin, reputacionin e PD-sė dhe tė siguronte shpartallimin e saj. Pėr kėtė qėllim, sot nėpėr Evropė shėtisin emisarė qė para emigracionit kosovar dhe atij shqiptar nė tėrėsi, PD-nė e paraqesin njė parti tė lidhur me tė huajt. Ndėrsa para opinionit demokratik evropian, atė e paraqesin si njė krijesė tė PPSH-sė pėr tė mashtruar botėn. Njė lajm tė tillė pėr ēudi, tė parat qė e transmetuan ishin mjetet e Beogradit. Synimi ėshtė i qartė, ta izolojė PD-nė nga forcat demokratike shqiptare dhe botėrore dhe pastaj ta likuidojė atė. Mirėpo sot kohėrat nuk janė mė tė parat, perdja e hekurt ėshtė shembur. Evropa ėshtė e neveritur nga kėto praktika bizantine, lindore. Prandaj kėsaj radhe “fitorja” historike do tė mungojė. Ndėrsa nė rrafshin e brendshėm, partia shtet, qė nė ditėt e para tė ekzistencės tė PD-sė, veprimin e vet kundėr PD-sė e pėrqendroi nė dy drejtime: sė pari u pėrpoq ta pėrēajė atė. Pėr kėtė qėllim ajo mobilizoi dhe dėrgoi nė Qytetin e Studentit, pėrbėrėsit e njė shkolle speciale, instruktorė civilė, tė cilėt u bėnin thirrje studentėve qė tė largoheshin nga PD-ja. Kėtė mision i vunė vetes edhe ekstremistėt liberalė, pseudodemokratėt, siē i quan Kadareja, qė nga njėra anė hiqen si miq tė PD-sė, nga ana tjetėr u bėjmė thirrje studentėve tė mos aderojnė nė kėtė parti. Por tė gjitha kėto pėrpjekje dėshtuan, studentėt ndjehen krenarė me partinė e tyre. Dega e PD-sė e rinisė studentore ėshtė njė degė qė me pėrpjekjet dhe kėmbėnguljen e saj realizoi pėrmirėsimin e kushteve ekonomike tė studentėve dhe heqjen e historisė sė PPSH-sė nga programet mėsimore, depolitizimet e mjedisit universitar. Sė dyti, PPSH-ja qė nė fillim nė luftėn kundėr PD-sė, montoi strategjinė e tensionit dhe tė dhunės, strategji kjo qė synon goditjen e PD-sė dhe demokracisė, duke ushtruar dhe terror psikologjik e madje edhe fizik, ndaj forcave demokratike nė mėnyrė qė ato tė mos bashkohen me PD-nė. Antimitingjet janė shndėrruar nė elementė madhorė tė strategjisė sė tensionit. Ato tė rikujtojnė diēka nga disa diktatura tė Amerikės Latine, nga filmi “Koncert ne vitin 36” dhe pėrfaqėsojnė manipulime masash me pasoja tepėr tė rrezikshme qė po trumbetohen me tė madhe dhe me urgjencė, jo vetėm nga “zėri i popullit” qė i takon ta bėjė kėtė, por ndonjėherė edhe nga TV shqiptar (ndoshta me imponim). Nė tė vėrtetė nuk disponojmė projektet e kėtyre antimitingjeve tė organizuar nė tė njėjtėn orė dhe nė tė njėjtin shesh ku zhvillohen mitingjet e PD-sė tė miratuara nga organet e ruajtjes sė rendit. Mirėpo po tė kihet parasysh kėtu besnikėria e palėkundur e PPSH-sė ndaj centralizimit demokratik, kemi plotėsisht tė drejtė tė besojmė se “spontaniteti i tyre” ėshtė i miratuar nga udhėheqja mė e lartė e PPSH-sė. Ėshtė fakt i pamohueshėm, se tė gjitha ato u prinė nga liderėt lokalė tė partisė nė fuqi. Kėshtu, nė antimitingun e Tropojės, sekretari i parė nga ballkoni, kurse dy tė tjerė, njėri nė njė makinė qendėr-zėri, kurse tjetri nga supet e njė shoku tė vet, drejtonin masėn. Madje, ky i fundit pėr gjestin e tij, u shpėrblye me postin e sekretarit tė parė. Ndėrsa nė Peshkopi mitingun e drejtoi vetė sekretari i parė, hipur mbi shpinėn e njė sportisti dhe me njė plis tė bardhė nė kokė. Me tė njėjtin skenar u zhvilluan ato edhe nė Sarandė, Tepelenė, Gjirokastėr, Zharrėz, Kukės, Burrel etj. Nė kryqėzatėn kundėr PD-sė prin edhe “Zėri i Popullit”, gojė kjo e regjur nė polemika tė mėdha e historike. Me fjalėn e saj tė sulmit, ajo jo rrallė po i kushton rreth 2 faqe replikė RD dhe PD. Por tė gjithė po e shohin se nė mungesė tė argumenteve dhe duke mos u futur dot nė thelbin e ēėshtjeve, ndėrmerr sulme fyese ndaj kėtij apo atij autori, apo aktivisti tė PD-sė. Pėr tė gjitha kėto veprime dhe kėtė strategji, ėshtė paraqitur si pretekst se demokratėt mohojnė ēdo gjė, se ata mohojnė Luftėn Nacional-Ēlirimtare, se ata hedhin baltė mbi veprėn e PPSH-sė dhe figurėn e Enver Hoxhės. E vėrteta ėshtė tjetėr. Partia demokratike nuk mohon asgjė pozitive qė ka arritur populli shqiptar 50 apo 500 vjetėt e fundit. Pėr tė, ashtu, siē thotė Demokriti mė mirė njė tė vėrtetė se froni i shahut tė Persisė. Kėshtu, ėshtė plotėsisht e vėrtetė se kur erdhi nė pushtet PPSH-ja, Shqipėria ishte vendi mė i prapambetur nė Evropė. Pėr gjysmė shekulli ajo pa dyshim ka pasur arritje nė shumė fusha. Por ėshtė e vėrtetė se nė raport me vendet e tjera, ajo mbetet pėrsėri nė tė njėjtin pozicion. Pėr sa i pėrket luftės, ne nderojmė dhe do tė nderojmė gjithnjė luftėn dhe tė gjithė ata qė luftuan dhe ranė pėr nderin e trojeve shqiptare. Por theksojmė gjithashtu, se asnjėri prej tyre nuk u vra pėr diktaturė, por pėr liri dhe demokraci dhe askush nuk besoj se mendonte qė njė ditė nė liri do burgosej, internohej vetėm se kritikonte kėtė apo atė ofiqar, apo se i shprehte lirisht mendimin shokut, mikut tė tij. Nė kėtė drejtim, qėllimi i PD-sė ėshtė realizmi i idealeve tė tyre demokratike. Po kėshtu, nuk mohojmė qė E. Hoxha udhėhoqi Luftėn Nacional-Ēlirimtare, si dhe asnjė prej arritjeve tė kėtyre 50 vjetėve tė fundit. Por pėr ne, Enver Hoxha ishte njė diktator i tipit stalinist. Ai ngriti nė Shqipėri njė diktaturė, e cila si ēdo diktaturė tjetėr, sipas njė ligji tė pandryshueshėm tė historisė, e ēoi nė varfėri, shterpėsi ekonomike, shpirtėrore, social-kulturore, intelektuale. Pėr mendimin tonė, trajtimi i gabuar qė nė fillim nga E. Hoxha i ēėshtjes kombėtare (lėnia e Kosovės nėn varėsinė e PK jugosllave dhe ndihma nė kuadro qė iu dha PKJ pėr tė ushtruar kėtė kontroll), kulti i individit qė ngriti, lufta e egėr e klasave dhe konsiderimi i saj si forcė lėvizėse kryesore e shoqėrisė (pasojat e saj tragjike mbi lirinė e ndėrgjegjes dhe besimin fetar), lufta qė ai zhvilloi ndaj kundėrshtarėve politikė dhe mėnyra dhe mjetet qė pėrdori, aleancat fatkeqe qė zgjodhi, izolimi i thellė i vendit, janė ndėr faktorėt kryesorė tė krizės sė rėndė politike, ekonomike dhe sociale qė pėrjeton Shqipėria sot. Theksojmė gjithashtu, se nė analizėn e sė kaluarės, kritikat tona nuk synojnė aspak shkatėrrimin, por zbulimin e tė vėrtetės dhe kjo ėshtė e domosdoshme pėr tė pasur njė tė ardhme tė sigurt. Trashėgimia e gabimeve nė jetėn shoqėrore, politike dhe ekonomike, njėlloj si nė biologji, tė ēon nė monstruozitete. Por tė themi tė vėrtetėn, strategjia e tensionit nuk e ka hallin tek sulmet ndaj E. Hoxhės dhe koha sė shpejti do ta provojė kėtė. Strategjia e tensionit ėshtė njė strategji staliniste e antikombėtare, qė ka pėr qėllim kryesor ruajtjen me ēdo kusht tė pushtetit partiak gjysmėshekullor, ruajtjen e privilegjeve, nepotizmit, tarafeve, dhe mė keq. Antimitingjet tuaja dėshmojnė qartė se dikush dėshiron tė provokojė kacafytjet dhe gjakderdhjen, tė krijojė pretekstet pėr pėrdorim masiv tė dhunės dhe krijimin e njė diktature tė re. PD-ja brenda 6 javėve ėshtė shndėrruar nė njė ndėr forcat politike kryesore nė Shqipėri. Ajo numėron sot rreth 52 mijė anėtarė. Kurrė ndonjėherė nė historinė e tij, nė ėndėrr, as nė legjendė ky popull nuk rriti kaq shpejt njė bijė tė shpirtit dhe tė idealeve tė tij. Kėshtu qė sot askush nuk do mund tė mposhtė idealet demokratike tė kombit shqiptar. Ėshtė i mjerė ai qė mendon se mund t’i marrė ato nėpėr kėmbė. Sot ėshtė tjetėr kohė.
    SALI BERISHA
    “RD”, 6 shkurt 1991

    balkanweb

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Ai (enver hoxha)ngriti nė Shqipėri njė diktaturė, e cila si ēdo diktaturė tjetėr, sipas njė ligji tė pandryshueshėm tė historisė, e ēoi nė varfėri, shterpėsi ekonomike, shpirtėrore, social-kulturore, intelektuale
    Keto vlejne me shume per ditet e sotshme.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Letra/Rishikimi i historisė, qė tė zbulojmė njėmendėsinė e njė kombi tė lavdishėm

    Rishikimi i historisė, qė tė zbulojmė njėmendėsinė e njė kombi tė lavdishėm

    Kryeministri Sali Berisha ka kėrkuar rishikimin e historisė sė Shqipėrisė, pikėrisht pėr kėtė ēėshtje, Kėshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e Qendrės sė Studimeve Albanologjike, kjo e fundit do tė synojė hartimin e historisė sė vėrtetė. Kėshtuqė, kryeministri shprehet se ėshtė e turpshme qė Shqiptarėt ende nuk e njohin historinė e tyre tė mirėfilltė. Pėr tė cilėn gjė ėshtė mėse e vėrtetė; qė edhe nė ditėt tona nuk e njohim historinė. Pėr t’u njohė shqiptari me historinė e tij, duhet dikush qė ta shkruaj atė; pėr fat tė keq historiku i popullit shqiptarė ende rri i zvarritur; nuk janė bėrė gjurmime; analiza tė mirėfillta; hulumtime shkencore, qė do tė dėshmonin sė paku njė cipė historie. Historinė e Shqiptarit duhet ta kėrkojmė gjetkė; gjuhėn e shqipeve duhet ta kėrkojmė jo vetėm nė njė qark tė ngushtė; tė njė pjese tė truallit tė sotėm shqiptar, por gjetkė, qė kėshtu tė pėrmbushet njė zbrazėtirė e madhe nė historinė e saj tė lavdishme. Shqiptari, sė pari duhet gjurmuar dhe gjetur jo vetėm nė njė kėndėz tė Shqipėrisė, por mė gjerė. Dhe kur tė studiohen materialet, njėmend do tė qartėsohej njėmendėsia shqiptare si racė trimnore, njė komb i zgjedhur e i rrallė. Pėr ta njohur shqiptarin nėpėr epokat e lavdishme, duhet kėrkuar e gjurmuar nė kohėt parahistorike; atė botė do t’i njihnim madhshtitė e tij; dhe kur tė pėrshkruhet nė stėrhollime jeta dhe jetėsimi nė ēdo aspekt tė historisė, do tė mirėkuptohej qenia shqiptare dhe madhėshtia e tij; qė do t’ua shtonim zilinė fqinjve tanė, qė edhe ata do tė dėshironin t’i takonin trungut dhe shpirtit shqiptar, dhe jo pėr ta pėrbuzė; ndonėse shqiptari ndėrkohė e pėrbuz veten, duke lexuar e dėgjuar pėrralla lajkatarėsh, qė i kanė thurur me pa tė drejtė kojshitė.
    Me punėn 40-vjeēare tė historianėve dhe gjuhėtarėve tanė gjatė regjimit, edhe pas njė morie veprash shkencore nga fusha tė ndryshme nuk arritėm dot qė tė zbėrthejnė tė paktėn njė ēerek tė etimologjisė sė fjalės shqipe, duke e kėrkuar ndėr gjuhėt e tjera tė reja. Dhe duke kėrkuar fjalėn shqipe tek latinėt, sllavėt, grekėt e gjetkė, kjo ėshtė vetėm njė humbje kohe. Sa kam mund tė lexoj rreth etimologjisė sė shqipes, nė Shqipėrinė Politike, gati nuk ėshtė zbėrthyer asnjė emėr gjeografik, qoftė emra tė rinj apo antik. Dihet, se fjalėt gjatė historisė sė gjatė shqiptare, disi janė korruptuar, dhe ato qytete, fusha e male, kanė mbetur me emra qė sot nuk kuptohen - nga e patėn origjinėn. Dhe mė keq nuk ėshtė bėrė asnjė pėrmirėsim; ndreqje. Para ca vjetėsh pata lexuar nė disa faqe tė 55-s, qė ishin pėrpiluar nga gjuhėtarė tė panjohur nė regjimin e Ahmet Zogut pėr Rrethinat e Korēės, ishin me vend tė zbėrthyera tamam shqip; nė kohė tė regjimit enverist, ato as qė u vuan nė pėrdorim.
    Kėtu flitet pėr rishikimin e historisė sė Shqipėrisė; jo rishikimi i historisė shqiptare, mos jem nė gabim. Propozimet apo vendimet qė merrė qeveria, ndaj shkrirjes sė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Shqipėrisė, ndoshta ėshtė me vend; me njė fjalė kėrkohet njėfarė reformimi; dhe me ēfarė mėnyre do t’a organizojnė, ndoshta do tė mbetet enigmatike. Ėshtė mėse e vėrtetė se historia e Shqipėrisė ėshtė kryekėput ideologjike, qė me tė drejtė nuk kuptohet se ėshtė me thelb (brumė) kombėtar. Kjo histori patjetėr qė tė rishikohet, patjetėr qė tė rishkruhet. Ajo duhet ndryshuar nga njerėz kompetentė, tė aftė, qė do tė mbrojnė ēėshtjen shqiptare nė ēdo pikėpamje. Historia e re e Shqipėrisė, mund tė qėndiset disi, sepse kemi fakte, por lashtėsia e Shqiptarit do tė mbetet pėrsėri nė terrin e padėshiruar; larg syrit tė ndjeshėm tė qytetarit tė rėndomtė. Me disa punime konkrete shkencore qė janė bėrė deri mė tani, qė ende nuk shihen nė skenėn shqiptare; janė shfaqur vėllime tė posaēme, pėr tu realizuar historia e mundshme kombėtare: gjuhėtarėt, antropologėt, historianėt, qė tė bėjnė punė mė tė mirė me plot vlerė pėr gjeneratat e reja tė racės sonė tė lavdishme, duhet analizuar nė pėrpikmėri tė gjithė lėndėn e shtruar, qė lexuesit tonė brenda njė kohe tė caktuar; sihariqi do tė shfaqet bujshėm nėpėr vitrinat e librarive tona kombėtare!

  6. #6
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Qe shifra eshte ekzagjeruar kete e dime te gjithe,se normale fryhen shifrat per te treguar demet qe ka shkaktuar armiku e te merret demshperblimi..psh per Rusine mendohet se ishin rreth 17 milion e jo 27 milion si pretendonte Stalini..shifra 1 600 000 jugosllave vleresohet si shume e ekzagjeruar...

    Tek 28 000 jane futur te gjithe te vraret,me balliste e partizane,me fshatrat e djegur
    apo me fshataret qe vdiqen urie e ftohtit gjate operacionit gjerman te dimrit 1943-44...

    Nese do kerkojme vetem partizanet 6 000 me duket shifer e arsyeshme po nese duam te gjithe ata qe vdiqen si pasoje e luftes atehere edhe mund te kapet shifra 28 000 ...per mendimin tim gjysma e 28 mije jane te vdekur nga uria e te ftohtit,burra gra e femije gjate luftes....ata nuk jane deshmore ,jane viktima....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Per mendimin tim, duhet rishqyrtuar ajo pjese e historise e prekur nga ideologjia politike e castit. Pergjithesisht, politika eshte nje burim i fuqishem ndikimi mbi shkrimin e historise. Ketu humbet objektiviteti. Per rastin e historise sone, me vjen keq qe stimuli per rishqyrtim vjen nga fusha politike dhe jo nga arena akademike. Kjo do te thote se politikes dhe ideologjise politike te castit (kesaj aktuale) nuk i pelqen ose i duket jo-objektive historia e Shqiperise (meqenese thone 'te rishqyrtohet e tera'), prandaj ata (politikanet) nxisin akademiket (ekspertet) per ta rishqyrtuar.

    Cilet eksperte? Paskal Milo, politikani? "Te vjetrit"? Apo te huajt?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Apsolutikish qe duhet rishkruhet historia komplet shqiptare sepse akoma nuk kemi nje histori te qart,dhe nese i hyhet kesaj do ishte shume ne interes te shkruhetedhe periudha okupimit otoman 500vjeqar sidomos konvertimi me dhune ne fen islame kjo do ishte nje kontribut i madh i shtetit shqiptar nese arrin qe te na sjell fakte qe nuk kekojn shum mundime.Ne pergjithesi ka shume shtrembime te historis dhe per fat te eq akoma nuk kemi identitet kombtar unik.Eshte mir qe kete iniciativ po e sjell berisha,por politika duhet te rrij anesh kurse ekspertet ta thon fjalen e vet.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-08-2007
    Postime
    192
    borix- i ke rene pikes. ketu nuk behet fjale per rishikimin e historise por shkruajtjen e historise sipas oreksit te politikes. ne shqiperi historine nuk e kane shkruar asnjehere historianet por ata qe kane qene ne fuqi.keshtu ne historine e shqiperise ka patur "tradhetare" qe ne rregjimin tjeter jane bere "heronj". berisha nuk ka pse ben perjashtim.ka ardhur koha qe edhe ai te diktoje historine sipas oreksit te vet.Ne tirane ka qene nje bejtexhi qe pastronte banjot publike. ate here pas here e zhvendosnin nga nje banjo ne tjetren.kur e pyesnin perse e kishin zhvendosur , ai thoshte- kjo osht qeveri e modhe .tjep ndore i cop leter ene tco ka i hale ke i hale tjeter.(filozofike)

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Rishkrimi i historisė mbi baza shkencore ėshtė domosdoshmėri e shtruar qė pas pėrmbys

    Citim Postuar mė parė nga flory80
    Shoku Sali e mbante Teseren e Partise fort ne gji, mirpo tani na shfaqet si engjelli mbrojtes i Shqiptareve nga komunizmi.
    E cuditshme......!





    Rishkrimi i historisė mbi baza shkencore ėshtė domosdoshmėri e shtruar qė pas pėrmbysjes sė diktaturės komuniste


    Liri Belishova:
    Historia u shkrua mbi bazat e enverizmit


    Znj. Liri Belishova, ju dhe miqtė tuaj veteranė tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, nuk jeni historianė profesionistė, por ju jeni dėshmitarė tė grupit kryesor, protagonistė tė periudhės tė luftės dhe tė pasluftės; keni vuajtur kalvarin e ndėshkimeve tė diktaturės dhe keni dėshmuar kėto vite se patriotizmi e gjithė formimi juaj u kanė ndihmuar tė shkoni pėrpara dhe tė mbėshtesni zhvillimin e Shqipėrisė nė rrugėn e drejtė tė demokracisė dhe tė integrimit euroatlantik. Cili ėshtė mendimi juaj pėr propozimin e kryeministrit tė vendit pėr rishkruarjen e historisė?

    Rishkrimi i historisė ėshtė njė domosdoshmėri sepse gjatė diktaturės komuniste historia nuk u shkrua mbi baza shkencore, por mbi bazat e marksizėm-leninizmit ose mė saktė, mbi bazat e variantit mė tė keq tė stalinizmit, enverizmit. Sidomos historia e periudhės sė pavarėsisė, dhe aq mė tepėr ajo e Luftės Antifashiste dhe e diktaturės komuniste, kėrkojnė njė analizim tė thellė objektiv, nė bazė tė dokumentave, tė fakteve dhe duke bėrė vlerėsimin e duhur.

    Kjo ėshtė dhe njė detyrė qė u ka propozuar Asamblea e Parlamentit Europian tė gjitha vendeve ish komuniste, detyrė qė paqyrohet edhe nė Rezolutėn qė aprovoi Kuvendi i Shqipėrisė nė tetorin e kaluar, pėr masat qė duhen marrė pėr dekomunistizimin.

    Menjėherė pas pėrmbysjes sė diktaturės u shtrua nevoja e rishkruarjes sė historisė, nė media etj. Shkruan dhe folėn pėr kėtė disa historianė, madje akademiku Kristo Frashėri dhe historiani Paskal Milo kanė mbajtur mė 1992 nga njė leksion pėr kėtė ēėshtje. Jo tė gjithė studjuesit dhe historianėt janė nė njė nivel tė emancipimit tė mendimit, madje ka disa qė realisht kanė mbetur prapa.

    Dihet se shkruarja e historisė ėshtė njė proces i vazhdueshėm sepse dalin fakte, dokumenta tė panjohura mė parė, por edhe sepse vetė zhvillimi i mendimit kėrkon rivlerėsim tė ngjarjeve historike. Pėr vendin tonė kjo nuk ėshtė vetėm njė nevojė normale. Ėshtė mė tepėr ajo qė thamė mė lart, nevoja pėr tė zhveshur historinė nga manipulimet e ideologjizimet komuniste, tė shkruhet historia nė bazėn e parametrave tė pėrparuara tė botės sė sotme.

    Gjatė diktaturės janė shtrembėruar edhe faktet, janė fshehur dokumentat, janė gjymtuar kėto dokumenta. Po ju bie vetėm njė shembull qė nuk ėshtė mė i rėndėsishmi: Ėshtė shkruar dhe propoganduar qė Enver Hoxha ka lozur rolin kryesor nė zhvillimin dhe pėrgatitjen e Konferencės sė Pezės. Kurse ato dokumenta origjinale qė janė ruajtur nė Arkivėn e Shtetit tregojnė tė kundėrtėn. Vetė Enver Hoxha ka deklaruar nė Pleniumin e Komitetit Qendror nė nėntor tė vitit 1944 (siē dėshmohet nga proces verbali) se atė e lajmėruan tė vejė nė Pezė nė vigjilje tė hapjes sė Konferencės sė Pezės. I gjeti atje tė tėra gati, madje edhe referatin mbi Kėshillat Nacionalēlirimtare qė lexoi nė atė konferencė.

    Rishkruarja e historisė mbi baza shkencore nė bazė tė eksperiencės tė vendeve demokratike tė pėrparuara ka rėndėsi shumė tė madhe pėr formimin e ndėrgjegjes kombėtare, pėr edukimin e brezave tė rinj qė nga shkollat fillore e deri tek shkollat e larta, pėr njohjen e vendit tonė nė botė.

    Do tė jetė njė ndihmė edhe pėr mediat tė cilat kanė shumė pasaktėsira, shumė gjynahe nė ato qė botojnė pėr ēėshtjet historike sidomos pėr Luftėn Antifashiste dhe periudhėn e pasluftės.

    Mė ka ardhur keq duke dėgjuar se Kryeministri duke folur pėr nevojėn e rishkruarjes sė historisė paska bėrė njė "vepėr antikombėtare", kėrkoka tė heqė vėmendjen nga mungesat e energjisė elektrike dhe e furnizimit me ujė etj. Kėto janė ēėshtje tė ndara.

    Nuk e shkruajnė historinė inxhinierėt, me tė merren historianėt. Pėr ēėshtje tė tilla siē ėshtė rishkrimi i historisė duhet njė qėndrim mė i pėrgjegjshėm. Pėr tė tilla ēėshtje duhet tė mos krijohen artificialisht mosmarrėveshje.


    -A eksziston rreziku i politizimit tė kėsaj ndėrmarrjeje tė inicuar prej kryeministrit?

    Rishkrimi i historisė ėshtė natyrisht njė ēėshtje shumė e vėshtirė. Por Shqipwria ka potenciale shkencore, ka punonjės shkencorė tė aftė, tė cilėt gjatė kėtyre viteve, pas pėrmbysjes sė diktaturės kanė pasur mundėsinė tė pėrfitojnė nga eksperienca e vendeve demokratike perėndimore. Kurse mė pėrpara kanė qėnė krejt tė izoluar. Unė mendoj qė nuk ka rrezik tė pėrdoret pėr qėllime politike rishkruarja e historisė. Historianėt kanė dhe do tė kenė liri tė plotė pėr studimet e tyre.

    Natyrisht pikėpamjet do tė jenė tė ndryshme nė vlerėsimin e ngjarjeve historike dhe nė vlerėsimin e personaliteteve hstorike. Por do tė ishte shumė e dobishme qė tė organizoheshin sa mė shumė konsulta dhe debate publike, sepse e vėrteta siē dihet, del nga ballafaqimi i dokumentave, i argumentave, i mendimeve tė ndryshme. Ka dhe do ketė botime me paraqitje tė ndryshme. Kėto vite, pas pėrmbysjes sė diktaturės komuniste, shihen tendenca tė njėanshmėrisė: disa vazhdojnė t'u referohen vetėm dokumentave dhe argumentave qė mbrojnė komunizmin dhe E.Hoxhėn, ose i minizojnė pėrgjegjėsitė e tyre, kurse disa botojnė vetėm dokumente dhe argumente qė janė nė favor tė Ballit Kombėtar, pėrpiqen tė ulin rėndėsinė e Luftės Antifashiste, tė mbrojnė okupatorėt fashistė e nazistė dhe bashkėpunėtorėt e tyre; disa elementė madje thonė se nė Shqipėri s'ka pasur fare bashkėpunėtorė tė okupatorėve! Diktatura komuniste duhet tė kritikohet nga pozitat e demokracisė liberale, qė nė botėn e sotme ėshtė alternativa mė progresiste, dhe jo nga pozitat e fashizmit e nazizmit tė dėnuar nga historia, dhe as nga pozitat e feudalizmit. Historia e Luftės Antifashiste, natyrisht do tė shkruhet realisht, jo ashtu siē u shkrua nėn urdhėrat e E.Hoxhės, me glorifikimet e tepruara, etj. Ajo ka rėndėsi tė madhe se siguroi rivendosjen e pamvarėsisė nė kufijtė e 1913-tės (duke evituar copėtimin e ri, siē dėshmohet nga dokumentat) dhe ishte kontribut shumė i denjė i kombit shqiptar (nė bazė tė madhėsisė tė popullatės) nė Luftėn e madhe tė gjithė popujve kundėr fashizmit, nazizmit dhe militarizmit japonez. Por fitorja e saj rezultoi e hidhur, se nė vend tė demokracisė u vendos diktatura. Ēlirimi i plotė erdhi kur u pėrmbys diktatura komuniste.

    Historiani nuk duhet tė jetė i njėanshėm. Ai duhet tė bėjė betimin qė i kėrkohet dėshmitarit nė gjyq tė thotė tė vėrtetėn, gjithė tė vėrtetėn (sepse e vėrteta jo e plotė s'ėshtė mė e vėrtetė) dhe asgjė mė shumė se e vėrteta ( se shtesat janė shpifje).

    Vlerėsimet ėshtė vėshtirė tė mos kenė subjektivizėm. Por botimi i faktit e dokumentit duhet tė jetė i saktė.

    Mendimet tė ndryshme ka dhe do tė ketė. Por pėr disa ēėshtje historianėt duhet tė jenė dakord, sepse fizikanėt nuk diskutojnė, pėr shembull, a ėshtė planeti ynė rruzull apo i sheshtė! Diktaturat naziste dhe fashiste si edhe ato komuniste ishin fatkeqėsitė e shekullit Njėzetė.

    Siē thashė, ka dhe do tė ketė botime me pikėpamje tė ndryshme. Por rėndėsi ka shumė pėrgatitja nė nivel tė lartė shkencor, sa mė afėr tė vėrtetės e teksteve tė historisė qė do tė pėrdoren nė shkolla dhe universitete. Kjo ėshtė njė punė me shumė pėrgjegjėsi.

    Pėr shkruarjen e historisė rėndėsi duhet t'u jepen dokumentave, jo vetėm ato qė kanė mundur tė kenė arkivat shqiptare. Duhen caktuar fonde dhe njerėz tė aftė qė tė dėrgohen pėr tė marrė dokumenta nė arkivat e shteteve tė tjerė si nė Gjermani, Itali, SHBA, Rusi etj. Duhen marrėveshje me kėto shtete. Historia dhe pėrgjithėsisht shkencat e quajtura albanalogjike, kėrkojnė njė vėmendje shumė tė madhe nga shteti ynė, pėr tė ndihmuar me fonde dhe pėrkrahje tė tjera. Si vend i vogėl ne e kemi tė vėshtirė, qė tė themi diēka tė re nė shkencat ekzakte. Por ne jemi dhe duhet tė jemi, qendra kryesore e studimeve Albanologjike kryesore, ku duhet tė gjejnė ndihmė studiuesit dhe shkencėtarėt e Kosovės, tė shqiptarėve tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi dhe kudo ku jetojnė si edhe studjuesit albanologė tė shumė vendeve tė botės. E kuptoj qė kemi shumė probleme dhe fondet janė tė pakta, por pėr shkencat albanologjike pėr institutin e historisė duhet tė jetė "xhyrmertė", sepse mungesat na dėmtojnė sot dhe aq mė tepėr e kanė faturėn tė rėndė pėr tė ardhmen.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •