Nje nga ngjarjet qe me ka prekur shum, dhe i mahnitur me guximin e tij
"Vėrtet, Ebu Usameja ka qenė mė i dashur te Pejgamberi i Allahut se babai yt, madje mė i dashur se ti...
(Fjala qė i tha El-Faruku birit tė vet).
Tani jemi nė vitin VII para hixhretit, nė Mekė.
I Dėrguari i Allahut po vuan nga keqtrajtimet e kurejshitėve ndaj atij dhe shokėve tė tij.
Ai mban nė vete njė dėshirė tė madhe pėr thirrje nė fenė islame, por ėshtė i vetėdijshėm pėr pasojat qė do tė dalin prej saj, qė i solli jetės sė tij njė sėrė dėshpėrimesh dhe tragjedish tė njėpasnjėshme.
Por nė jetėn e tij shkėlqyen ca vezullime gėzimi.
Njė lajmėtar e lajmėroi se Ummu Ejmen kishte lindur djalė. Tiparet e fytyrės sė Pejgamberit tė Allahut shėndritėn nga gėzimi me rastin e lindjes sė kėtij fėmije edhe fytyra e tij fisnike shkėlqeu.
A thua kush ėshtė ky djalė fatlum, lindja e tė cilit e ngazėlleu aq shumė Pejgamberin e Allahut?! Ai ėshtė Usame ibnu Zejdi.
Asnjė prej shokėve tė Pejgamberit tė Allahut nuk u habit pėr gėzimin qė shprehu ai pėr tė posalindurin, duke marrė parasysh respektin qė e gėzonin prindėrit e fėmijės te Pejgamberi dhe afrinė e tė dyve me tė. Nėna e fėmijės ishte Berekat-ul-Habeshij-je, e njohur me emrin Ummu Ejmen.
Ajo ishte robėreshė e Emines, bijės sė Vehebit, nėnės sė Pejgamberit tė Allahut. Ajo e kishte rritur atė sa ishte gjallė Eminia. Pas vdekjes sė Emines, ajo pėrkudesej pėr tė. Ky i hapi sytė nė kėtė botė duke mos njohur askė tjetėr pėrveē asaj si nėnė tė vet.
Ai e donte atė me gjithė zemėr dhe aq shumė, saqė thonte:
Ajo ėshtė nėna ime, pas nėnės qė mė ka lindur dhe pas anėtarėve tė tjerė tė familjes sime.
Kjo ėshtė nėna e fėmijės fatlum, e babai i tij ėshtė i dashuri i tė Dėrguarit tė Allahut, Zejd ibnu Harithi, djali i tij i adoptuar para shpalljes sė fesė islame. Zejdi ishte shok, besnik i fshehtėsive tė tij dhe anėtar i familjes, mė i dashuri nga tė gjithė njerėzit para ardhjes sė fesė islame.
Muslimanėt nuk i ishin gėzuar aq shumė, kurrė mė parė, lindjes sė ndonjė fėmije, siē u gėzuan pėr lindjen e Usame ibnu Zejdit. Ky gėzim pikasej tek ata pėr arsye se ēdo gjė qė e gėzonte Pejgamberin, i gėzonte edhe ata. Ēdo gjė qė ia kėnaqte shpirtin atij, i ngazėllente njėkohėsisht edhe ata.
* * *
Prandej, fėmijės fatlum i dhanė ofiqin i dashuri dhe biri i tė dashurit.
Muslimanėt nuk e tepruan kur e emėruan me kėtė nofkė fėmijėn e vogėl, Usamen, ngase atė e donte Pejgamberi i Allahut me njė dashuri qė kėtij fėmije ia ka lakmi tėrė bota. Usameja ishte afėr nė moshė me tė birin e bijės sė Pejgamberit, Hasan ibnu Fatimete Ez-zehra.
Hasani ishte flokėbardhė, shumė i bukur dhe i pėrngjante shumė gjyshit tė tij, tė Dėrguarit tė Allahut.
Usameja ishte flokėzezė, me hundė tė rrafshėt dhe i pėrngjante shumė nėnės sė tij etiopiane. Por, Pejgamberi a.s. nuk bėnte dallim mes tyre kur i ledhatonte. Usamen e merrte dhe e vėnte nė njėrėn, ndėrsa Hasanin nė anėn tjetėr tė prehėrit, pastaj i shtrėngonte nė gjoks dhe thoshte:
Pėr Allahun, unė i dua qė tė dy.
Dashuria e Pejgamberit ndaj Usames u vu nė dukje njė ditė kur ai u rrėzua nė prag tė derės, ēau ballin dhe nga plaga qė mori zuri ti rrjedhė gjak. Pejgamberi i tha Aishes r.a. qė tia ndalė gjakun nga plaga, por ajo nuk pati mirėsinė tia ndalė atė. Ndaj Pejgamberi a.s. u ngrit dhe zuri tia thajė dhe tia shtrydhė plagėn duke i folur fėmijės fjalė tė ėmbla dhe fjalė dhembshurie.
* * *
Ashtu siē e donte Pejgamberi a.s. Usamen nė fėmijėri, po ashtu e donte edhe nė rini.
Hakim ibnu Hazami i dhuroi njė parie tė kurejshitėve njė pallto tė shtrenjtė pėr tė Dėrguarin e Allahut, tė cilėn e kishte blerė nė Jemen, pėr pesėdhjetė dinarė tė arit. Ajo kishte qenė e Dhi Jezenit, njėrit nga mbretėrit e Jemenit.
I Dėrguari i Allahut refuzoi tė pranojė dhuratėn e tij, ngase atėherė ai ishte politeist dhe e mori vetėm pasi e pagoi.
Pejgamberi fisnik e pati veshur atė njė ditė tė premte, pastaj e zhveshi pėr tia dhėnė Usame ibnu Zejdit. Ai bridhte poshtė e lart, veshur me tė, nė mes moshtarėve mėrgimtarė dhe ensarė (ndihmės).
* * *
Kur Usame ibnu Zejdi arriti moshėn e pjekurisė, nė tė pikasej karakteri fisnik dhe cilėsitė e larta, tė cilat bėnin meritor qė Pejgamberi i Allahut tė ushqejė dashuri ndaj tij. Ai ishte i menēur dhe mjaft inteligjent, trim qė se kishte shoqin, i urtė dhe ēdo sendi ia gjente vendin e vet.
Ishte virtuoz, modest dhe kategorik ndaj ēdo vepre tė shėmtuar, shok i ngushtė dhe besnik qė e donin njerėzit, i devotshėm dhe i matur qė e donte Allahu.
Nė betejėn e Uhudit, Usame ibnu Zejdi me disa nga fėmijėt e sahabėve tė Pejgamberit, tė cilėt dėshironin tė shkonin nė luftė nė rrugė tė Allahut, u paraqitėn te Pejgamberi. Ai mori prej tyre atė qė mori dhe ktheu ēka ktheu pėr shkak tė moshės sė tyre tė re. Nė grupin e tė refuzuarve ishte edhe Usame ibnu Zejdi. Nga sytė e tij tė vegjėl vėrshonin lotėt pėr shkak tė dėshpėrimit qė nuk do tė luftojė nėn flamurin e tė Dėrguarit tė Allahut.
Nė betejėn e Hendekut erdhi po ashtu edhe Usame ibnu Zejdi, e me tė ishin disa nga djemtė e sahabėve tė Pejgamberit. Ai filloi tė ēohet nė majė tė gishtėrinjve pėr tu dukur i madh qė ta lejojė Pejgamberi i Allahut tė shkojė nė luftė. Pejgamberit a.s. e ledhatoi atė dhe i lejoi tė shkojė me ta.
Ai vetėm e mori shpatėn pėr tė luftuar nė rrugėn e Allahut kur ishte pesėmbėdhjetė vjeē.
* * *
Nė betejėn e Hunejnit, kur u mposhtėn muslimanėt, Usame ibnu Zejdi qėndroi i patundur me Ab-basin, xhaxhain e Pejgamberit, me Ebu Sufjan ibnu Harithin, djali i xhaxhait dhe me gjashtė persona tė tjerė nga shokėt e Pejgamberit fisnik. Pejgamberi a.s. arriti qė, me kėtė grup tė vogėl tė besimtarėve trima, disfatėn e shokėve tė vet ta shndėrrojė nė fitore dhe ti mbrojė muslimanėt qė iknin pėr tė mos u vrarė nga politeistėt.
* * *
Nė betejėn e Mutehės, Usameja luftoi nėn flamurin e Zejd ibnu Harithit, kur ishte mė pak se tetėmbėdhjetė vjeē. Ai pa me sytė e vet vrasjen e babait, as nuk bėri vėr e as u dekurajua, por vazhdoi tė luftojė nėn flamurin e Xhafer ibnu Ebi Talibit gjersa u vra (Xhaferi) para syve, pastaj luftoi nėn flamurin qė e mbante Abdullah ibnu Revaha, gjersa edhe ai iu bashkua dy shokėve dėshmorė. Mė pas luftoi nėn flamurin e Halid ibnu Velijdit kur e shpėtoi ushtrinė e tij tė vogėl nga kthetrat e bizantinėve.
Pastaj Usameja u kthye nė Medinė, duke e lėnė trupin e babait tė tij tė pastėr nė kufijtė e Shamit dhe duke e kalėruar kalin e tij, mbi tė cilin ai kishte rėnė dėshmor, me bindje tė fortė se babai i tij do tė marrė shpėrblimin e merituar tek Allahu.
* * *
Nė vitin XI tė hixhretit, Pejgamberi fisnik urdhėroi tė pėrgatitet ushtria pėr tė luftuar bizantinėt. Pėr kėtė luftė angazhoi Ebu Bekrin, Omerin Sead ibnu Ebi Vek-kasin, Ebu Ubejden, ibnu Xherrahun dhe pleqtė e tjerė nga shokėt e vet. Nė krye tė ushtrisė emėroi Usame ibnu Zejdin, e ai ende nuk i kishte mbushur tė njėzetat. E urdhėroi pėr ta shkelur kufirin e El-Belka dhe kėshtjellėn e Ed-Derumit, qė gjendej afėr Gazės, nė territorin bizantin.
Ndėrsa ushtria pėrgatitej pėr luftė, Pejgamberi i Allahut u sėmur.
Kur e rėndoi sėmundja, ushtria muslimane ndėrpreu udhėtimin duke pritur se si do tė shkojė gjendja shėndetėsore e Pejgamberit tė Allahut, Usama tha:
- Kur e rėndoi sėmundja Pejgamberin e Allahut, edhe unė shkova tek ai me shokė, hyra (nė dhomėn e tij) dhe pashė se po heshtte e nuk fliste nga lodhja qė i kishte shkaktuar sėmundja e rėndė. Ai nisi ta ngrejė dorėn lart e pastaj e vuri atė mbi trupin tim. Ndaj kuptova se po mė thėrriste.
Pastaj, posa ndėrroi jetė Pejgamberit a.s., udhėheqjen e mori Ebu Bekri, i cili urdhėroi qė tė kryhet misioni i Usames.
Megjithatė, njė grup i ensarėve e panė tė arsyeshme ta vonojnė ekspeditėn dhe kėrkuan nga Omer ibnul Hattabi qė tė bisedojė me Ebu Bekrin lidhur me kėtė ēėshtje. Ata i thanė:
- Nėse insiston tė nisemi pėr luftė, njoftoje Ebu Bekrin se ne duam qė ai ta angazhojė pėr kėtė mision njė njeri mė tė vjetėr se Usamen.
Me tė dėgjuar kėto fjalė tė ensarėve nga Omeri r.a., Ebu Bekri brofi nė kėmbė, nga vendi ku ishte ulur, e kapi pėr mjekrre El Farukun dhe i tha me zemėrim:
- Mos tė pastė nėna jote dhe mos tė mbajtė me mall, o ibnu Hattab!... (Kėtė shprehje e pėrdorte Pejgamberi a.s.) A po mė urdhėron qė ta largoj unė?
Pėr Allahun, ajo punė sdo tė bėhet!
Kur u kthye Omeri te njerėzit, ata e pyetėn se ēkishte bėrė, e ai iu pėrgjigj:
- Nisuni, he mos u paēin nėnat tuaja, se unė pėrjetova ēmos nga halifi i Pejgamberit pėr shokun tuajin.
* * *
Kur u nis ushtria nėn komandėn e komandantit tė saj tė ri, atė e pėrcolli halifi i Pejgamberit tė Allahut duke ecur nė kėmbė, ndėrsa Usama ishte hipur nė kalė dhe tha:
- O Halif i tė Dėrguarit tė Allahut!
Pėr Allahun, gjithsesi ti duhet tė hipėsh nė kalė e unė do tė zbres!
Ebu Bekri i tha:
- Pėr Allahun, as nuk po zbret, e as po hipi... se sėshtė kjo detyrė pėr mua, tė pluhrosi kėmbėt e mia nė rrugėn e Allahut as pėr njė ēast! Pastaj i tha Usames: - Allahu qoftė me ty, tė mbroftė fenė, amanetin tėnd dhe tė ndihmoftė nė pėrfundimin e misionit tėnd! Po tė porosis qė ta kryesh atė pėr tė cilėn tė ka urdhėruar i Dėrguari i Allahut. Pastaj ia bėri me dorė dhe tha:
- Nėse mendon se mė ndihmon me Omerin, atėherė lejoje tė mbetet me mua. Ndaj Usameja lejoi qė Omeri tė mbetet.
Usame ibnu Zejdi u nis. Ai i kreu tė gjitha ato detyra pėr tė cilat e kishte urdhėruar i Dėrguari i Allahut. Kuajt e muslimanėve i shkelėn kufijtė e Belkas dhe kėshtjellėn Ed-Derum nė tokėn palestineze dhe ua hoqi frikėn nga zemrat e muslimanėve. Ai trasoi rrugėn para tyre pėr tė ēliruar tokat e Shamit, Egjiptit dhe Afrikėn Veriore nė tėrėsi deri nė Oqeanin Atlantik.
Pastaj Usama u kthye kaluar nė shalė tė atit nė tė cilin ra dėshmor i ati, duke sjellė me vete plaēka lufte nė sasi tė mėdha, saqė ishte vėshtirė caktimi i vlerave tė tyre, derisa njerėzit thanė:
- Nuk ėshtė parė deri mė sot ushtri mė komplete dhe mė e pasur se ushtria e Usame ibnu Zejdit!
Sa ishte gjallė Usame ibnu Zejdit i doli nami si njėri nga muslimanėt mė tė shquar dhe mė tė dashur. Pėr hir tė jetėsimit tė asaj pėr tė cilėn e kishte urdhėruar i Dėrguari i Allahut dhe nė sajė tė madhėshtisė dhe personalitetit tė tij tė gjithė muslimanėt e donin.
El Faruku i caktoi njė pagė Usames, e cila ishte mė e madhe se e birit tė vet, Abdullah ibnu Omerit. Abdullahu i tha babait tė vet:
- O baba, i ke caktuar Usames katėr mijė e mua mė ke caktuar vetėm tre mijė (dinarė). Babai i tij nuk ka qenė mė i rėndėsishėm sesa ke qenė ti, edhe ky (Usameja) nuk ėshtė mė i vlefshėm sesa unė.
El-Faruk-u iu pėrgjigj:
- Shkove larg... Babai i tij ka qenė mė i dashur tek i Dėrguari i Allahut sesa babai yt dhe ai ishte mė i dashur te Pejgamberi i Allahut sesa ti.
Atėherė Abdullah ibnu Omeri u kėnaq me pagėn qė i ishte caktuar.
Kur takohej Omer ibnul Hattabi me Usame ibnu Zejdin thoshte:
- Mirėsevjen prijėsi im..., e kur vėrente dikė se po habitej me sjelljen e tij ndaj Usames, ai thoshte:
- I Dėrguari i Allahut a.s. ma ka caktuar atė pėr prijės.
Qofshin nė mėshirėn e Allahut kėta shpirtėra tė mėdhenj, se historia nuk njeh njerėz mė tė mėdhenj, mė tė pėrsosur dhe mė fisnikė se sahabėt e Pejgamberit tė Allahut!
Marrė nga libri:
Fragmente nga jeta e sahabėve
burimi: fjalabukur.com
Krijoni Kontakt