Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11

Tema: Wikipedia

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Astrit Cani
    Anėtarėsuar
    09-03-2007
    Postime
    24

    Wikipedia


    Kumtet e Wiki-t

    nga Altin Topi

    Shekulli

    Wikipedia qe lindi si nje aksident i mirepritur, sot eshte shumefishuar eksponencialisht. Ka vene ne levizje qeveri, institucione, korporata, individe te shquar, apo krejt te rendomte; te humbur nen anonimatin, qe ne dukje te jep komunikimi e nderhyrja ne rrjetin e pafund kibernetike te saj. Koncepti i Wikit si ide fillestare, pati krijimin e nje softueri(programi), ku njerezit mund te hynin ne komunikim, e te kishin mundesi te redaktonin, te shtonin, te korrigjonin informacione te caktuara; nje artikull, nje kontribut ne nje fushe te caktuar, - me shume te aspektit teknik. Relativizmi i nderhyrjeve ne fushat e shkencave te sakta gjithmone monitorohet, e korrigjohet shume me lehte; nuk i le shume hapesira, te livadhisurit pa tagji. Jimmy Wales, njeri nga themeluesit e Wikipedia-s, i erdhi ajo shtysa gjeniale, t'i shtonte Wiki-t, prapashtesen "pedia", me synimin e qarte qe ta kthente ne nje enciklopedi "on-line"(ne internet), nje lloj thesi kibernetik qe mund te hapet duke nxene material te ri, pa i gjendur fundin. Wiki(pedia) u kthye brenda nates, ne nje sensacion postmodern i te rishkruarit te historise e te njohurive te njerezimit.

    Wikipedia i ka dhene hapesire te gjitheve: vjelesve te informacionit, po ashtu edhe funizuesve, redaktuesve, korrigjuesve te informacionit. Ne te njejten kohe, eshte kthyer ne nje fushe beteje; kur vjen puna per subjekte e tema qe jane aq konfliktuale, siē mund te jete politika, historia, perplasjet nder etnike, personazhet historike e letrare, kundershtite ne limite gjuhesore e filozofike etj. Nje shembull i prekshem eshte Kosova. Deri para pak kohesh, administratoret e Wikipedias ne anglisht, e kishin "ngrire" fare faqen qe jepte informacione per Kosoven, e nuk lejonte te beheshin nderhyrje te reja te ēfaredo natyre. Kundershtite ishin nga me te ndryshmet, duke filluar nga emri, statistikat historike te popullsise, paraqitja e faktevete dy paleve ne konfikt etj. Sot Komiteti i Arbitrazhit te Wikipedias e ka "shkrire" njefaresoj faqen, duke e vene nen nje status tjeter: mbikqyrje te rrepte. Shkrimi rreth Kosoves eshte klasifikuar nga shkalla e rendesise ne germen A, si me i larte. Nderkohe, Kosova, ligjerisht akoma eshte pjese e Serbise; gjeo-politikisht projekti eshte si pjese e Projektit te Wikpedias rreth Serbise(WikiSerbia). I sjelle, si shembull, Kosova mbetet tipike per te shtruar tezen dekonstruktiviste te shkruarjes se historise: - e verteta eshte relative, - e si plotesim i kesaj thenie: - historia varet ne duart e kujt shkruhet, "nuk ka fakte, por ka thjesht interpretime". Shembujt qe prekin aurealin shqiptar, e qe me vine ndermend tani, jane nga me te ndryshmet; origjina dhe historia e shqiptareve, e Skenderbeut, e Nene Terezes, apo me tej kur preken figura te tilla si Ahmet Zogu, Fan Noli, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Luigj Gurakuqi, Abaz Kupi, Abaz Germenji, Hasan Dosti, Konica, Fishta, Koliqi, Migjeni, Ismail Kadare etj.

    A mund te shpetohet nga nje konfliktualitet i tille? A mund te shpetojme Wikipedine, qofte ne anglisht, qofte ne shqip, nga perplasje te tilla, apo mungesa e kredibilitetit te informacionit?Dikush si une, do te korrigjonte veten, duke ndryshuar menyren se si do ta shtronim problemin. Tani qe kemi Wikipedian, jemi pa shpetim; por prit te lutem; nuk e kam aspak ashtu siē mund te mendoj ndonjeri. E kam fjalen, se tashme, ne nuk mund te shpetojme me nga Wikipedia. Gjeja e pare, kur kerkojme te vjelim ndonje informacion, me vrik hapim Wiki-n, ashtu siē eshte dhe kuptimi original i fjales wiki, ne gjuhen e ishujve te Hawai-it ne Paqesor, - me vrik, me te shpejte. Me shpejt se kaq, nuk mund te arrihet tek informacioni. Kjo eshte edhe shpetimi i jone dhe i Wikipedias, sidomos i asaj ne shqip. Kumtet qe leshohen nga ky akt i thjeshte, jane nga me te shumtet e te dobishem.

    Klik, kli, kl…, tingujt qe vine nga hapja e faqes te Wikipedias, eshte kumti i pare, qe leshon enciklopedia kibernetike "on-line". Ky kumt i pare ekzistencial, qe hap para nesh informacionin e kerkuar, mund te marre shume domethenie e kuptime te tjera, qe ndjekin pas hulumtimit tone fillestar. Kliku i pare, mund te na jape nje ide te pergjitheshme per subjektin qe jemi duke hulumtuar, krijuar apo shkruar. Ky eshte vetem fillimi; aspak nuk mund te jete referenca akademike apo klimaksi me autoritar i njohurise, "qe se luan as topi"; i gdhendur perjetesisht ne ndergjegjen e njohjes njerezore, e fundit ne kerkimin tone. Ne shumicen e rasteve, - i ndeshur si fakt i perditshem, - duhet patur, e ne te vertete, ne kemi besim ne aftesine gjykuese te njerezve, qe e kane shtyre veten deri atje, sa te hulumtojne subjektin ne faqet e Wikepidias(…). Mendoj, pa bere ndonje diskriminim, ēdo njeri eshte i afte te gjykoje, te kaloje si ne nje site, informacionin qe i hapet ne monitorin e kompjuterit; te dalloje se ēfare eshte e besueshme, ēfare jo, ēfare eshte e sakte, e ēfare jo, ēfare eshte e vertete, e ēfare nuk eshte. Nder kumtet e tjera te Wikipedias, jane fusha e diskutimit qe ajo hap, me artikujt e postuar, lidhjet me faqet e tjera, referencat, komentet e debatet e ndryshme te lidhura me subjektet ne fjale. Kjo nderthurje mesazhesh qe te ofron Wiki, buron nga kendveshtrime te ndryshme, nga njerez me botėkuptime, njohuri, prejardhje e nivele te ndryshme intelektuale; eshte spektri demokratik i kontrasteve e ngjyrave te Wiki-t, si enciklopedi e njohjes njerezore.

    Fusha e krahasimit dhe e klasifikimit te infomacionit pas kontaktit te pare me Wikipedia-n, duke iu referuar burimeve te tjera ne net, leshon si pa kuptuar mesazhe te tjera ne shume plane. Nese informacioni nuk eshte i dobishem, eshte i pasakte, i panevojshem, i paplote, i neglizhuar, etj., reagimet e vizitoreve te Wikipedias, do te maten prej cilesise, niveleve te dhenies se informacionit. Demokracia qe te lejon Wikipedia, per te mos e pranuar pasaktesine, per te korrigjuar ate, per te plotesuar informacionin e dhene ne te, behet edhe magneti, qe i terheq vizitoret e lexuesit, te kthejne koken perseri nga enciklopedia e tyre, e kthyer tashme ne pronen e te gjitheve. Ne kete linje, mund te pikasen raste te veēanta, ku te vetėquajturit "autore", kerkojne te dalin nga vetmija e anonimatit, - ēka ofron niveli medioker i talentit apo njohurive te tyre. Nje nga menyrat, eshte te rreshtojne veten(apo me doren e fancave, dashamiresve personale etj.) ne Wiki, perkrah emrave qe jemi mesuar te lakojme me shume. Por kjo gje eshte kaq e pėrkohshme, sa ē'eshte e pademshme; eshte ajo korniza "e fames 15 minuteshe", prej te ciles keto lloj "autoresh" me vone, nuk mund te dalin dot. Te gjithe njerezit lakmojne te vene emer, edhe sikur ky emer, mos te te ngreje me siper se siperfaqja e pellgut te vogel te vanitetit personal. E kjo, nuk eshte karakteristike vetem e Wiki-t shqiptar. Eshte ne thelb shprehje e natyres se komplikuar njerezore.

    "Vaniteti shqiptar" per te edituar e plotesuar hyrje te ndryshme te Wikipedias shqiptare, percjell tek lexuesit e ndjekesit e saj, kumtet te tjera te Wikit qe flet ne shqip. Mund ta quajme perkedhelshem "vanitet shqiptar",kete deshire njerezore per ekspozim te botes shqiptare. Per mendimin tim eshte me shume shprehje e nje kurajoje per te lindur e krijuar diēka qe ka vulen e shqipes; duke ekspozuar veten, si fillim ndoshta edhe me shume mangesira. Eshte "semundje e rritjes", e nje gjendje lehone te veshtire, te daljes ne drite te informacionit ne shqip. Nese gjen informacione pa vlere, nese mungojne informacione te plota per figura kontribuese e limite e ndryshme, nese gjen inkoherenca ortografike e gramatikore, kjo tregon per trafikun e varfer te Wiki-t ne shqip - mungeses se zhgabonjave vrojtare te gabimeve Tregon per mosdeshiren per te perveshur menget, "e ndyre duart", per te pastruar e hapur terrenin per nje frutikulture te shendeteshme ne truallin e shqipes wikipedike. Mesazhet e reja te Wiki-t, rikoshetojne ne kupolen e bunkereve totalitare te gjuhes, historise, e letersise ,"te ngrire" akome tek sociorealizmi; autoreve demode qe nuk duan te dalin nga skene, veēse me shkelma, mungeses se njohjes se ēfare ka e ka pasur pertej; pasoja te termeteve shtateballesh ne kulture, art, histori, e politike. Na jane lene trashigim veēse terrene te veshtira e te minuara, toka te kthyera ne djerrina, prej mungeses se gjate te kultivimit te kultures se vertete. Jemi ne kerkim te vertetes, por nuk duhet te ankohemi se na mungon Sokrati, me llampen e tij per te na ndriēuar rrugen. Wikipedia nuk eshte gjuha e institucionalizuar e akademive te mykura, universiteteve ne hava, por eshte parasegjithash, shprehje e vullnetarizmit individual. Na duhet te rishkruajme gjithēka, e brezi i ri i vullnetareve, qe ka marre iniciativen ne dore, do te jete para nje detyre jo fort te lehte.

    Sot Wiki shqip ka nisur punen me nje ushtri te vogel. Qe te shtohet numri i kesaj ushtrie, kompjuterat dhe mundesia per t'u lidhur "on-line", nuk duhet te jene vetem privilegji nje numri te kufizuar zyrash te paguara me paret e buxhetit te shtetit, apo individesh, ekonomikisht ne gjendje, per te perballuar shpenzimet per te vizituar Wiki-n shqip, per disa minuta, apo duke qendruar per ore te tera ne internet. Perderisa, nuk kemi shpetim nga Wikipedia, "shpetimi" i Wiki-t shqip, do te mbetet thjesht pjese e debatit, kur nderkohe, te gjithe te kemi hypur ne barken e shqipes wikipedike, pa lene njeri pas. Jo rralle, ngaterrohet termi debat me diskutim, duke i perdorur ndersjelltasi. Deri me sot, ne me shume kemi diskutuar, sesa debatuar. Ju kujtoj te gjitheve: Wiki shqip te jep mundesi te debatosh, megjithese duhet te klikosh tek ikona e "diskutimeve". Ja pra, se fundmi, nje kumt tjeter, nje prej kumteve te shumta te Wiki-t.
    In nome di Kafka, bevi quel caffé!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Nje artikull i tille, i njejte, eshte botuar para pak ditesh ne New York Times. Atje, ne vend te Kosoves dhe politikave te rajonit, ne qender jane organizatat me te medha qeveritare amerikane.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga Borix
    Nje artikull i tille, i njejte, eshte botuar para pak ditesh ne New York Times. Atje, ne vend te Kosoves dhe politikave te rajonit, ne qender jane organizatat me te medha qeveritare amerikane.
    E paska kopju mbase ai gazetari i Shekullit!

    Kopjaq!
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Desha t'ju pyesja: A je i regjistruar ne Wikipedia dhe a merr pjese ne shkrimin apo redaktimin e artikjve aty? Wikipedia eshte burimi i pare qe del ne kerkim ne google, dhe shume njerez kerkojne dhe besojne Wikipedian kur marrin informacion. Prandaj behet dhe gjithe kjo lufte per te vene informacion aty, eshte lufte propagande. Fatkeqesisht shqiptare jane shume pak aktive aty kurse sllavet e greket jane te kudogjendur. Ka shume me teper vlere e rendesi nje artikull ne wikipedia sesa 10 artikuj ne foruminshqiptar i cili lexohet vetem nga shqiptaret, kurse wikipedia nga e gjithe bota. Nje informacion i rreme ne Wikipedia ben shume me teper dem sesa nje lufte e vertete.

    Une jam anetar ne Wikipedia dhe bej redaktime e shkrime artikujsh si ne Wikipedian ne Shqip ashtu dhe ne ate ne anglisht.
    Gjate punes time po perballem me shume serbe e greke qe shkojne te artikulli mbi Shqiperine ose ne cdo artikull qe ka te beje me Shqiperine dhe vene lloj lloj informacionesh te rreme per te prishur imazhin tone. Fatkeqesisht, pjesemarrja e shqiptareve aty, si kudo, eshte minimale dhe shume here jane te huajt qe mbrojne faqen tone nga vandalizmat. Kam disa dite psh qe sjell burime dhe nderroj pjesen e historise se Shqiperise dhe fese ne Shqiperi, ku greke e serbe mundohen te na paraqesin si nje vend fondamentalist mysliman dhe mundohen te zhdukin cdo prove mbi copetimin e Shqiperise ne 1913.

    SI nga numri ashtu dhe nga cilesia, wikipedia ne shqip vuan. Krahasojeni ate me Serben psh. Serbian Wikipedia 152,253 articles.
    Wikipedia shqipe deri tani ka vetem 40 140 artikuj.
    http://sq.wikipedia.org/wiki/Faqja_kryesore

    Do te kerkoja nga anetaret e forumit qe te marrin mundimin e te vene informacione e te mbrojne sidomos artikujt shqiptare ne wikipedian ne anglisht, http://en.wikipedia.org/wiki/Main_Page , ku vandalizmi grek dhe serb ka paraqitur nje histori e fakte krejt te tjera mbi Shqiperine. Gjithashtu kontribuoni ne wikipedian ne Shqip ku ka nevoje per artikuj dhe redaktim te atyre qe jane.

    Edvini

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shikoni cfare kane arritur te bejne vandalet greke:

    A Pew Research Center demographic study from 2010 put the percentage of Muslims in Albania at 82.1%
    Po mundohen qe te na nxjerrin nje vend tejet islamik, dhe nje minoritet grek prej 200 000 personash.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Edvin83 : 12-01-2012 mė 09:57

  6. #6
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Edvin pse kaq lehte eshte te ndryshosh wikipedia info si mbas qejfit tend?
    Pastaj mos u merzit pse jane me shume Serb, dhe Grek ne wiki. Kjo ndodh per arsye se kane popullsine ehuuuu sa me te larte sesa ne.

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga s0ni Lexo Postimin
    Edvin pse kaq lehte eshte te ndryshosh wikipedia info si mbas qejfit tend?
    Pastaj mos u merzit pse jane me shume Serb, dhe Grek ne wiki. Kjo ndodh per arsye se kane popullsine ehuuuu sa me te larte sesa ne.
    Sa me shume popullsie serbe e greke jane ne krahasim me ate shqiptare?
    Ka 10 milione serbe ne bote, 14 milione greke dhe 8-9 milione shqiptare. Po te marrim ne krahasim numrat e popullsive, i bie qe nuk jane "ehuuuuu sa me te larte sesa ne", serbet thjesht 1 milione me shume se ne jane, kurse greket 5 milione me shume.

  8. #8
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Me thene te drejten ne mendjen time 5 milion, 6 maksimumi i konfiguroja shqiptaret.

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga s0ni Lexo Postimin
    Me thene te drejten ne mendjen time 5 milion, 6 maksimumi i konfiguroja shqiptaret.
    Edhe sikur te jemi 5 milione, mjaftueshem jemi. Ke 2.5 milione baske qe kane shkruar 122 mije artikuj...krahasoje me 40 mijeshin tone....Nuk ka shume te beje numri sesa vullneti dhe dashuria per te perhapur gjuhen tende.

  10. #10
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nese do te matesh se sa nje popull e perdor internetin dhe sa ka dhene ne te, shih Wikipedian.
    Ato mburrjet qe shqiptaret kane arritur perdorim te madh te internetit, se jane te paret ne facebook etj, jane kot nese ti kerkon fjale ne shqip e nuk te dalin ne internet, pasi askush nuk ka shkruar mbi to. P.sh. kerkon ne wikipedia shqiptare rreth eposit shqiptar, dhe nuk te del asgje....
    Arritjet e nje populli ne internet sot maten me sa artikuj ai popull ka ne gjuhen e tij. Dhe Wikipedia eshte gjetja e pare qe te del kur kerkon ne Google. Eshte pasqyra e asaj cfare lexojne te tjeret per nje gje te caktuar.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Wikipedia
    Nga Luftėtari1444 nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 17:51
  2. Wikipedia hollandeze per partite politike shqiptare.
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-03-2009, 04:25
  3. Projekti Wikipedia
    Nga King Caspian nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-02-2009, 17:47
  4. Wikipedia ne gjuhen shqipe
    Nga antinanco nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-04-2005, 05:38
  5. Wikipedia
    Nga antinanco nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-04-2005, 05:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •