Te dashur bashkatdhetare, ky eshte nje rikujtim per Piknikun e Komunitetit Shqiptar , diten e djele me 20 Qershor.
Ju lutemi te na ndihmoni jo vetem duke lajmeruar te gjithe miqte e te njohurit tuaj por edhe duke na derguar adresat e e-mail te tyre per ti patur ne listen e perbashket per lajmerimet e ardhshme.
Ju falemnderit dhe mirupafshim ne Piknik.
Pikniku i Komunitetit Shqiptar
Dieten e Diele, 20 Qershor, 2004
10:00 AM 8:00 PM
HERON SHELTER
Sandy Point State Park
Sandy Point State Park
http://www.dnr.state.md.us/publiclan...andypoint.html
Parku ndodhet rreth 10-15 minuta larg Annapolisit. Drejtimet per te mberritur ne park jane te shenuara me poshte(ne anglisht). Per cdo lloj informacioni e pyetje tuajen mund te kontaktoni drejt per se drejti parkun; Tel410) 974-2149
Pavioni
Pikniku do te zhvillohet tek HERON Pavillion, i eshte rezervuar nga ora 10 e mengjezit deri ne 8 te mbremjes. Zakonisht, pjesemarresit mblidhen rreth ores 11. Per te mberritur tek zona e rezervuar, ju lutemi pyesni ne hyrje te parkut
Ushqimi
· Pavioni eshte i pajisur me nje zgare ku mund te piqet e gatuhet. Per mbarevajtjen e zgares,( qymyr etj.) kujdesen organizatoret!
· Meqenese parku nuk ka vend per te hedhur mbeturinat dhe eshte pergjegjesia jone per ta lene pavionin te paster, mbeturinat e ushqimeve duhen marre me vete ne kthim.
Aktivitetet
· Fushe futbolli, basketbolli. Mund te sillni gjithashtu dhe rrjete per volejboll.
· Pavioni eshte rreth 50 metra larg reres dhe detit, ne varesi te kohes mund te beni dhe plazh.
· Kafshet nuk lejohen ne park.
Pagesa
· Per rezervimin e pavionit, jane paguar $450, te cilat do te ndahen sipas numrit te njerzeve qe do te vine ne piknik. (Ne varesi te pjesemarresve,kontributi per person mund te jete rreth $4.00, pagesa behet ne dollare)
· Hyrja ne park kushton gjithashtu $4.00 per person, pagesa duhet bere ne dollare, ndaj u lutemi pjesemarresve te marrin para te holla (cash) me vete per te paguar hyrjen ne park si dhe per te kontribuar per rezervimin e pavionit.
· Te moshuarit si edhe femijet e ulur ne car-seat nuk paguajne ne hyrje.
KUJTESE
Meqe organizuesit e piknikut nuk i kane te gjitha adresat e shqipetareve te zones Baltimore-Washington ju lutemi njoftoni te afermit, miqte e te njohurit tuaj per piknikun ne menyre qe askush te mos mbetet pa lajmeruar.
Ju faleminderit dhe shpresoj te shihemi ne piknik.
Krijoni Kontakt