Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 73
  1. #31
    ~@~ROZ@F@~@~ Maska e DhArMa
    Anėtarėsuar
    01-06-2003
    Vendndodhja
    22031
    Postime
    98
    Te dashur bashkatdhetare, ky eshte nje rikujtim per Piknikun e Komunitetit Shqiptar , diten e djele me 20 Qershor.

    Ju lutemi te na ndihmoni jo vetem duke lajmeruar te gjithe miqte e te njohurit tuaj por edhe duke na derguar adresat e e-mail te tyre per ti patur ne listen e perbashket per lajmerimet e ardhshme.



    Ju falemnderit dhe mirupafshim ne Piknik.





    Pikniku i Komunitetit Shqiptar

    Dieten e Diele, 20 Qershor, 2004

    10:00 AM – 8:00 PM

    HERON SHELTER

    Sandy Point State Park



    Sandy Point State Park

    http://www.dnr.state.md.us/publiclan...andypoint.html

    Parku ndodhet rreth 10-15 minuta larg Annapolisit. Drejtimet per te mberritur ne park jane te shenuara me poshte(ne anglisht). Per cdo lloj informacioni e pyetje tuajen mund te kontaktoni drejt per se drejti parkun; Tel410) 974-2149

    Pavioni

    Pikniku do te zhvillohet tek HERON Pavillion, i eshte rezervuar nga ora 10 e mengjezit deri ne 8 te mbremjes. Zakonisht, pjesemarresit mblidhen rreth ores 11. Per te mberritur tek zona e rezervuar, ju lutemi pyesni ne hyrje te parkut

    Ushqimi

    · Pavioni eshte i pajisur me nje zgare ku mund te piqet e gatuhet. Per mbarevajtjen e zgares,( qymyr etj.) kujdesen organizatoret!

    · Meqenese parku nuk ka vend per te hedhur mbeturinat dhe eshte pergjegjesia jone per ta lene pavionin te paster, mbeturinat e ushqimeve duhen marre me vete ne kthim.



    Aktivitetet

    · Fushe futbolli, basketbolli. Mund te sillni gjithashtu dhe rrjete per volejboll.

    · Pavioni eshte rreth 50 metra larg reres dhe detit, ne varesi te kohes mund te beni dhe plazh.

    · Kafshet nuk lejohen ne park.

    Pagesa

    · Per rezervimin e pavionit, jane paguar $450, te cilat do te ndahen sipas numrit te njerzeve qe do te vine ne piknik. (Ne varesi te pjesemarresve,kontributi per person mund te jete rreth $4.00, pagesa behet ne dollare)

    · Hyrja ne park kushton gjithashtu $4.00 per person, pagesa duhet bere ne dollare, ndaj u lutemi pjesemarresve te marrin para te holla (cash) me vete per te paguar hyrjen ne park si dhe per te kontribuar per rezervimin e pavionit.

    · Te moshuarit si edhe femijet e ulur ne “car-seat” nuk paguajne ne hyrje.



    KUJTESE
    Meqe organizuesit e piknikut nuk i kane te gjitha adresat e shqipetareve te zones Baltimore-Washington ju lutemi njoftoni te afermit, miqte e te njohurit tuaj per piknikun ne menyre qe askush te mos mbetet pa lajmeruar.



    Ju faleminderit dhe shpresoj te shihemi ne piknik.
    Whoever said money can't buy happiness simply didn't know where to go shopping!

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar mė parė nga Bokerrima
    Edhe po organizuan ndonje feste, kujt i plasi.
    Ata te ambasades, edhe kur organizojne ndonje gje, e bejne ne sekret te madh. Ftojne ata qe duan. Jane te njejtet persona vit per vit. Dhe me e forta eshte qe ata qe ftohen, nuk tregojne.
    Kur pyeta njehere nje funksionar te ambasades se pse nuk ftohen te gjithe shqiptaret, me tha qe nuk kishin mundesi qe t'i lajmeronin te gjithe dhe veprohej duke hapur llafin me njeri tjetrin. I thashe qe duhet te krijoni nje database, me te dhena per shqiptaret, te pakten per ata ne DC metro area, ose te beni lajmerim ne gazete, aq me teper qe secili shkon ne mbremje me parate e veta. U bene kaq vjet tani dhe asgje nuk ndryshoi dhe as qe behem me merak.
    sa per follow up kjo Boke...

    M'u kujtua ky shkrimi yt kohet e fundit dhe pyeta Tosin (ambasadorin) se si organizohen festat e ambasades ne DC. Me sa tha, per festen e flamurit ambasada organizon vetem nje feste per trupin diplomatik dhe ne kete feste ftohen dhe intelektuale shqiptare. (normalisht qe nuk mund te ftohet Rexhep saldatori nga Rresheni) Nderkohe behet dhe nje feste tjeter vetem per shqiptaret per te cilen ambasada paguan qerane e ambientit, po nuk ngaterrohet me ftesat. E me sa kam pare neper ftesa nje nga organizatoret kryesore qe kontakohen eshte Zhani (mansaku) e cila s'ka asnje lidhje me ambasaden.

    Database qe ti ke permendur ekziston e jo vetem per shqiptaret ne DC, por ekziston nje e tille dhe per shqiptaret neper Amerike. Cdo shqiptar qe kontakton ambasaden per nevoja te ndryshme, shtohet menjehere ne database. Eshte e pamundur per ambasaden te jete ne dijeni te cdo shqiptari qe jeton ne DC, e ai sugjeroi qe kush do te shtohet ne database, mund t'i njoftoje me telefon ose te ndaloje ne ambasade.

    ydhka

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar mė parė nga Bokerrima
    ( U hap nje teme me vete ketu ne forum para disa kohesh, qe nuk i pergjigjej asnjeri tel. ne amasade).
    boke,
    sikur vetem cereku i 15mije shqiptareve qe ka ambasada ne database (burimi: ambasadori) te merrte ne telefon vetem nga nje here ne dite e te gjitheve t'u ngriheshin telefonatat, do ishte e pamundur per stafin te funksiononte se do kalonin gjithe diten neper telefona. Me sa kam pare nga experienca ime kur kam qene me green card dhe me eshte dashur te kontaktoj ambasada te ndryshme per vize, ambasadat kane sekretari telefonike ku kerkohet te lihet nje mesazh i detajuar dhe ata te marrin ne telefon ne mundesine e pare qe gjejne. Kete sistem aplikon dhe ambasada jone qysh prej nje viti e ca. Ndaj te mos presin t'u ngrihen telefonatat, por te mesojne te lene mesazhe.

    Nderkohe ministria e jashtme po merret me nje projekt qe do ndertojne websites per ambasadat shqiptare neper bote. Kjo eshte e rendesishme se shume njerez do gjejne pergjigje neper faqet e websitet dhe do minimizohen sorollatjet.

  4. #34
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    ...per festen e flamurit ambasada organizon vetem nje feste per trupin diplomatik dhe ne kete feste ftohen dhe intelektuale shqiptare. (normalisht qe nuk mund te ftohet Rexhep saldatori nga Rresheni).
    Database qe ti ke permendur ekziston e jo vetem per shqiptaret ne DC, por ekziston nje e tille dhe per shqiptaret neper Amerike. Cdo shqiptar qe kontakton ambasaden per nevoja te ndryshme, shtohet menjehere ne database. Eshte e pamundur per ambasaden te jete ne dijeni te cdo shqiptari qe jeton ne DC, e ai sugjeroi qe kush do te shtohet ne database, mund t'i njoftoje me telefon ose te ndaloje ne ambasade.

    ydhka
    Kuqe faleminderit per sqarimin.

    Eshte i nevojshem jo vetem per mua, por edhe per shqiptaret e tjere qe duan te marrin pjese ne festimet qe organizon ambasada.
    Ambasada?!?! C'them dhe une! ...qe organizon Zhani desha te thosha. Se te jesh i ftuar nga ambasada duhet te jesh intelektual, bile me "I" te madhe, koke e kombit. Nuk e di se c'te ka thene shoku Ambasador, por une jetoj ne kete zone dhe pak a shume e di se kush kane qene "intelektualet" e ftuar te sh. ambasador. Dhe a e di cfare? Ka qene pikerisht ai Rexhep saldatori dhe shoket e tij. Jo per ndonje gje, por ky nivel i pershtatet edhe nivelit intelektual te punonjesve te ambasades tone (ndofta me perjashtim te ambasadorit), por edhe se numri i intelektualeve te vertete (nuk mund te quhesh intelektual vetem se ke mbaruar shkollen e larte) ne kete zone eshte eshte shume i vogel.

    Kuqe, ftohen ne feste ata persona qe do ambasadori dhe pike. Eshte normale dhe logjike. Do ftohen ata njerez qe ai i njeh. Nuk ka se si te me ftoje mua, apo tjetrin, apo tjetrin kur nuk me njeh nga afer.

    Jam dakord qe duhet te marresh ne telefon ambasaden dhe te lesh mesazh, sepse e di qe nuk do te pergjigjet njeri. Por lind pyetja, me se merren punonjesit e ambasades gjate dites? Kaq shume pune kane, sa nuk kane nge t'u pergjigjen hallexhinjve? Se te thuash te verteten, ambasada jone duhet te jete nga ambasadat me te qeta qe mund te jene. Se viza per te huajt nuk jep. Pervec vulosjes se shtyrjes se pashaportave te shqiptareve, me se tjeter merren ata aty? Kam degjuar qe jane shtuar si numer, te gjithe me makina me vete. Dhe kafe-bar ka plot ne Dupont Circle. I ka turizmi keto apo jo?

    Sa per website, jane shume te vonuar. Por ne jemi te fundit si ne cdo gje dhe jemi mesuar.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    boke,
    Ndaj te mos presin t'u ngrihen telefonatat, por te mesojne te lene mesazhe.


    hajde mbushi mendjen popullit ti qe nuk e ben kastile ose nuk i ke inat lur u del sekretaria, te thone edhe me nxorri komjuterin ajo qelbsina

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Denix422
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    VA, USA
    Postime
    19
    Kush ishte tek ai pikniku ne Sandy Point ne daten 20 ne Annapolis dhe cfare menduat si kaloi.....Hera e pare qe shkova dhe s'mu duk ndonje gje kush e di. Ca veteave u dukej sikur kishin kap qiellin me toke e se cu dukej vetja......
    Ne Emigrim ne jetojme, por Shqiperine cdo dite e kujtojme!!

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar mė parė nga Denix422
    Kush ishte tek ai pikniku ne Sandy Point ne daten 20 ne Annapolis dhe cfare menduat si kaloi.....Hera e pare qe shkova dhe s'mu duk ndonje gje kush e di. Ca veteave u dukej sikur kishin kap qiellin me toke e se cu dukej vetja......
    miresardhe ne DC, Virgina e Maryland area miku im!

    Nqse nuk e kishe ditur, e mesove si sillen shqiptaret VIP-a ..

    Une nuk e mora mundimin te merzisja koken time me ato, po me thane qe kete vit kishin qene shume me pak pjesmarres se heret e tjera...Te pakta kane qene gjerat e mira qe kane nxjerre shqiptaret e DC (xhanem, nuk eshte se i kam njohur shume)

  8. #38
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar mė parė nga Larsus


    hajde mbushi mendjen popullit ti qe nuk e ben kastile ose nuk i ke inat lur u del sekretaria, te thone edhe me nxorri komjuterin ajo qelbsina
    Para ca kohesh, shkon nje shqiptar tek ambasada, gjate orarit zyrtar, per nje problem. Shtyn deren, por dera ishte e mbyllur. Fillon e i bije deres (ziles). Hic, asnje pergjigje. I bije deres prape. Prape hic. Sapo behet gati te iki, kur del nje grua (ajo qelbsina) siper tek veranda (apo ballkoni) qe ka ambasada dhe i thote ketij personit me te madhe: " O mi ēar do, pse i bje deres?".

  9. #39
    Shtegtare
    Anėtarėsuar
    30-10-2003
    Vendndodhja
    Virginia, USA
    Postime
    24

    Lightbulb

    Para ca kohesh edhe une e kisha degjuar nje muhabet te tille, por pastaj me ra rasti te shkoja vete ne ambasade te shtyja pashaporten. Nuk kisha lene as takim as edhe nje gje, megjithate me priten shume mire dhe me mbaruan pune shume shpejt. Ambasaden nuk e kemi te keqe prandaj mos u kapni kot. Ato qe ka ne dore i ben, cfare bejne ambasadat e tjera me shume?

    Nejse, te kthehemi tek shqiptaret ne Virginia se per ne eshte hapur kjo tema. Shtetin e kemi te bukur prandaj hajdeni per vizite kur te doni. Nga fundi i korrikut kemi ndermend te bejme nje party, jeni te ftuar nqs jeni ketej rreth e rrotull. Hajt shendet te gjitheve and enjoy the weekend!

    Honesty: the best policy, but insanity is a better defense.

  10. #40
    Boooo, mire ne qe zihemi, pse edhe ju andej keni probleme me njeri tjetrin lol???

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •