Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Historjanet Komunist!!

    Nga Mero Baze


    Ēfarė librash historie lexojmė?

    Piro Misha ėshtė padyshim njė nga intelektualėt e majtė mė tė spikatur tė Shqipėrisė, por dhe njė nga botuesit tanė tė njohur. Ai ka botuar sė paku dy libra, qė hedhin poshtė gjithė kėtė zhurmė dhe mjaftojnė tė kthehen nė teste zyrtare tė historiografisė sonė, ose sė paku nė kornizė zyrtare. Ai ka botuar kujtimet brilante tė Eqerem Vlorės dhe librin e Fisherit pėr Luftėn e Dytė Botėrore nė Shqipėri. Kėta dy libra mbulojnė gati gjysmėn e periudhės sė debatueshme tė Shqipėrisė. Po tė lexosh Eqerem Vlorėn, i cili nuk ka pasur as zakonin dhe as detyrimin tė gėnjejė pėr arsye politike, se e ka shkruar ditarin nė fund tė jetės sė vet, e shikon se heroi i parė shqiptar pas pavarėsisė nuk ėshtė Haxhi Qamili, njė bandit ordiner gjysmė i ēmendur i Shqipėrisė sė Mesme, qė me anadollakllėkun e vet bėri vetėm masakra. Prej tij mėson se historia e atyre viteve nuk ėshtė histori e Haxhi Qamilit, por histori e elitės shqiptare tė dalė nga Perandoria Otomane qė pėrpiqej tė hidhte themelet e shtetit tė ri shqiptar. Po tė lexosh atė, e kupton se nė luftėn e Vlorės ka pasur njė shtet shqiptar qė ka luftuar seriozisht, por dhe ka bėrė marrėveshje po aq seriozisht me italianėt dhe nuk ka qenė njė kaēak nga Salaria qė ka shkuar pėr kuverta dhe qė ne e kemi bėrė hero kombėtar. Selam Musai nuk ėshtė as personazh dhe as luftėtar i luftės sė Vlorės pėr gjithkėnd qė ka qenė nė luftėn e Vlorės dhe ka shkruar kujtimet.

    Ai ėshtė njė i vrarė qė ėshtė gjendur aty pėr punėt e veta dhe shumė pak ose aspak pėr qėllimin, me tė cilin historiografia jonė e ka bėrė hero. Po ashtu, historia e parlamentarizmit shqiptar tė viteve `20 nuk ėshtė histori tė mirėsh dhe tė kėqinjsh, por ėshtė histori tipike shqiptarėsh me kurthe, puēe, grushte shteti, marrje peng, atentate, siē ėshtė historia jonė normale. As Bajram Curri dhe as Ahmet Zogu nuk janė tė kėqinj, as Avni Rustemi dhe as Ali Bej Kėlcyra nuk janė tė ndarė nė bejlerė dhe tė varfėr. Ata janė gjithēka ne kishim nė vitet `20 dhe po t`i shohėsh me kujdes, janė mė tė mirė se kėta qė kemi nė vitet 2000.

    Pėr tė mos ikur nga botuesi Piro Misha dhe nga intelektuali i majtė Piro Misha, do tė desha tė citoja librin e Fisherit pėr Luftėn e Dytė Botėrore nė Shqipėri dhe realizmin, me tė cilin ai pėrshkruan skenat e luftės dhe raportet mes kampeve politike shqiptare. Unė jam vetėm konsumues i historisė dhe nuk jam historian, por nuk do tė lejoja asnjė ditė tim bir, qoftė dhe ta prekte me dorė tekstin e pėshtirė tė historisė sė Shqipėrisė qė ai mėson nė shkollė, ku Ahmet Zogu quhet satrap, Enver Hoxha komandat legjendar dhe Vasil Laēi hero kombėtar. Kėto perversitete i mban nė kėmbė vetėm njė politikė qė kėrkon tė ruajė monopolin qė ka vendosur njė pjesė e indoktrinuar e shoqėrisė, historiografia komuniste. Jam i bindur se politikanėt e majtė shqiptarė nuk lexojnė mė as vetė paēavuret e shkruara pėr historinė e shtetit shqiptar nga vetė ata ose shokė tė tyre. Ata vetė po i shkollojnė fėmijėt nė perėndim dhe po vetė pėrpiqen tė kuptojnė ēfarė ka ndodhur. Zhurmėn e kanė nga keqkuptimi, se populli ynė ėshtė injorant dhe e nuk e kupton se ēdo tė thotė tė vazhdosh ta gėnjesh nė vitin 2007. Ėshtė njė turp qė nuk besoj se ka ndodhur nė ndonjė vend tjetėr, ku nė fillim tė shekullit tė 21, t’i detyrosh qytetarėt e tu tė mos mėsojnė tė vėrtetėn e historisė sė tyre. Nuk e kam pyetur Piro Mishėn, por jam i sigurt se librat e tij i blejnė dhe i lexojnė gjithė historianėt politikė tė sė majtės qė po ngrejnė zėrin dhe me me siguri qė i lavdėrojnė ata libra. Por publikisht duan tė na bėjnė budallenj.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Shqipetaret E Duan Historin Verteten!!!

    Nga Mero Baze



    Njė gazetar i ri, Kastriot Dervishi, ka botuar njė libėr tė plotė me dokumente mbi historinė e shtetit shqiptar. Nuk ėshtė ndonjė punė shumė shkencore, por thjesht profesionale nga pikėpamja gazetareske. Ka marrė skeletin e shtetit dhe e ka plotėsuar qė nga 1912 deri mė 2005. Ėshtė plotėsuar me informacion publik. Akademia jonė e Shkencave ka 40 vjet qė nuk e ka bėrė kėtė libėr. Ata pleq mund t’i mbash gjallė dhe 40 vjet tė tjera dhe mos ta shkruajnė atė libėr, mos tė shkruajnė kush ka qenė ministėr dhe kush ka qenė kryeministėr nga 1912 deri mė 2007. Nuk e shkruajnė, se ata e urrejnė politikisht njė pjesė tė kėsaj historie. Kastriot Dervishi e ka shkruar thjesht dhe pa pretendime shkencore. Ka gėrmuar ndonjė vit nė Arkivėn e Shtetit dhe i ka bėrė njė dhuratė tė madhe shkencės historike shqiptare. Kastriotin nuk e njeh njeri. Dhe unė qė po shkruaj pėr tė nuk e kam takuar ndonjėherė. Vetėm i kam lexuar librin dhe jam impresionuar nga tė vėrtetat e dokumentuara. Kastrioti nuk ka gradė shkencore, as do tė bėhet akademik dhe as nuk po merr pjesė nė kėtė zhurmė perverse tė historianėve politikė tė sė majtės qė po ulėrijnė, sikur po iu prishin kioskat pa leje. Por, nėse kėta pleq qė s’duan tė ikin nga kjo botė para gėnjeshtrave tė tyre, ngulin kėmbė se janė akademikė, unė do votoja qė tė mos kishim Akademi zyrtare Shkencash, por tė kishim akademi konkurrente dhe tė shikonim kush do tė mbetej nė histori, gėnjeshtrat e tyre apo tė vėrtetat qė janė nė dritė tė diellit.

    Ajo ēfarė ėshtė thelbi i gjithė kėtij debati, ka tė bėjė me hipokrizinė e historianėve politikė tė sė majtės pėr tė mbrojtur politikisht gėnjeshtrat e historiografisė komuniste, qė ka bėrė qesharake shumė segmente tė historisė sonė. Pėr kėtė arsye nuk duhet me u marrė shumė me zhurmėn e tyre, por me aftėsinė e qeverisė pėr tė mbėshtetur financiarisht historianė shqiptarė dhe tė huaj, albanologė dhe ekspertė tė historiografisė shqiptare qė tė shkohet drejt njė standardi real tė historiografisė.

    Shumė shqiptarė pėrfshi dhe pleqtė tanė tė Akademisė nuk kanė mundur t’i japin kombit shqiptar dhe historiografisė botėrore njė libėr pėr Kosovėn si ai qė ka shkruar historiani i shquar anglez Noel Malkolm. Ai libėr i shkruar nė vitin 1998, shpėtoi Kosovėn dhe u bė guidė e mendimit politik ndėrkombėtar qė ēoi nė bombardimet e NATO-s. Ky historian anglez qė na ka bėrė kėtė kryevepėr nuk ėshtė vlerėsuar kurrė prej nesh dhe pėr fatin tonė tė mirė, ai e merr kėtė si njė gjest tonin pėr tė mos e rėnduar profesionalisht. Nė fakt, ne nuk e kemi vlerėsuar, se nuk dimė tė vlerėsojmė tė vėrtetat, por vetėm gėnjeshtrat tona. Nėse ai atė libėr nuk do ta shkruante me aq realizėm, por do t`iu binte borive serbe pėr Kosovėn, serbėt mund ta kishin bėrė Noelin miliarder. Ne as librin s’ia kemi blerė. Ne as si tekst zyrtar pėr Kosovėn nuk e kemi marrė. Bill Klintoni ka shkruar se, kur ka lexuar librin e tij pėr Bosnjėn, ka kuptuar sesa vonė i ka rėnė nė dorė ai libėr. Ne duhet tė kuptojmė sė paku, sa vonė po kujtohemi pėr tė zbuluar tė vėrtetat tona. Ata qė duan tė mbrojnė politikisht gėnjeshtrat, le ta bėjnė. Le tė kenė dhe ata simbolet e tyre false, historinė false dhe ideologjinė e tyre false. Vetėm se nuk mund tė jetojnė me dy kute, duke ushqyer injorancėn me gėnjeshtra dhe fėmijėt e tyre dhe vetė ata tė jetojnė me njė histori tjetėr qė iu vjen turp ta thonė publikisht.

Tema tė Ngjashme

  1. Bibla e vjeter konfirmon te verteten historike te Kur'anit...
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-05-2009, 05:25
  2. Kush e thote te verteten per betejen e Koshares
    Nga dardani8 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 10-09-2007, 19:44
  3. E verteta e Krishterimit?
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 05:07
  4. E verteta e krishterimit?
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-06-2006, 01:40
  5. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •