Hehehe 5.000 eurot jane bakshish qe duhet ti jepen atij Piqk Fa..... kuptove tash shkranjat dhe 5.000(ati qe eshte ne krye te kombetares, se spo ma thot goja emrin hiq se po ma perlin gojen emri atij o vlla.TungPostuar më parë nga ximi_Te
Po
Jo
Hehehe 5.000 eurot jane bakshish qe duhet ti jepen atij Piqk Fa..... kuptove tash shkranjat dhe 5.000(ati qe eshte ne krye te kombetares, se spo ma thot goja emrin hiq se po ma perlin gojen emri atij o vlla.TungPostuar më parë nga ximi_Te
Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?
Postuar më parë nga Juventus
Hahaha ok te kuptova tash shuum mire Juventus.![]()
SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP
Eh me ne fund nodhi edhe kjo,tash jane punet mire.
Nexhipi, në kombëtaren “kuqezi” pas një viti ?
Sipas rregullores së FIFA-s, një futbollist nëse ka luajtur për kombëtaren e një shteti, atëherë ai duhet të pushojë dy vjet dhe të marrë pëlqimin e FIFA-s për të luajtur në shtetin i cili e kërkon atë në kombëtare
Shkup - Dëshira dhe vullneti për të luajtur me fanellën e kombëtares “kuqezi” patjetër duhet të kalojë nën rregullat dhe procedurat e UEFA-së dhe FIFA-së. Pikërisht për këtë dilemë Igor Klemperski, përgjegjës në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM) për marrëdhënie ndërkombëtare ka sqaruar për Albania-Sport rrugën nëpërmjet të cilës një futbollist mundë të luajë për një kombëtare. “Nëse një futbollist ka luajtur një ndeshje zyrtare për një shtet qoftë U-21 ose ‘A’ reprezentacioni, atëherë ai mundë të luajë për një shtet tjetër, vetëm nëse një mundësi të tillë e miraton FIFA. Megjithatë, për ta realizuar FIFA një kërkesë të tillë, atëherë ai futbollist nuk duhet të ketë luajtur së paku dy vjet me kombëtaren e shtetit, ku ka luajtur më parë, si dhe të pajiset me nënshtetësi nga shteti i cili e kërkon ta angazhojë në kombëtaren e vet”, tha Klemperski.
Sipas tij, procedura është më e thjeshtë, nëse për një futbollist interesohet një shtet i huaj, dhe ai lojtar nuk ka luajtur asnjë ndeshje me kombëtaren e shtetit të cilit i takon. “Në rast se një shtet e kërkon një futbollist nga një shtet tjetër, dhe ai futbollist nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare, atëherë ai lojtarë mund të angazhohet pa probleme për shtetin i cili e kërkon”, sqaroi Klemperski.
Si pasojë e kësaj rregulloreje, mesfushori më i mirë dhe kapiteni i Rabotniçki K., Nderim Nexhipi nuk mund të luajë për ndonjë shtet tjetër edhe për një vit. Ai ndeshjen e fundit me fanellën e U-21 të Maqedonisë e ka luajtur kundër Danimarkës në Shkup me 2 shtator 2006, në kuadër të kualifikimeve për KE 2007. Nëse kombëtarja e Shqipërisë me në krye seleksionuesin Otto Bariç angazhohet seriozisht për ta marrë këtë futbollist në radhët e veta, atëherë ata duhet ta pajisin me shtetësi shqiptare dhe të presin edhe më së paku një vit, kurse Nexhipi mos të luajë asnjë takim me kombëtaren e Maqedonisë.
Ndryshe, nga rasti “Nexhipi” qëndron puna me Ertan Demirin, i cili nuk ka luajtur asnjë ndeshje me fanellën e Maqedonisë, qoftë ajo U-21 apo ekipi i parë. Demiri nëse pëlqehet nga Bariç, atëherë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) vetëm duke i dhënën nënshtetësinë e Shqipërisë mund ta bëjë të vetin.
Pas ardhjes së Bariçit në Shkup dhe zgjedhjen e futbollistëve shqiptarë të Maqedonisë, FSHF me pak vështirësi mundë të marrë lojtarët e rinj shqiptarë që tani aktivizohen në U-17 dhe U-19 të Maqedonisë.
Kërkesa e teknikut kroat të vizitojë Shkupin ka ardhur pas informacioneve që ai ka grumbulluar për cilësinë e futbollistëve shqiptarë që luajnë në kampionatin e Maqedonisë.
Albania-Sport
SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP
hajt ishalla mer Barici lojtar nga Ilirida se me te vertet ka shume lojtar cilesor ketu ne viset tona ... suksese Nexhipit
” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”
Meqe Nexhipi nuk mundet te inkuadrohet per momentin nje mundesi te tille ka Demiri dhe me pak Agron Memdi qe aktivizohet ne repartine mbrojtjes, ne te majte, Ismail Ismaili Mesfushoj i majte, nuk di tjeter qe mund te konkuroj per ne kombetaren,....
Poashtu eshte edhe Nuri Mustafi qe aktivizohet ne Popa te Finlandes, mendoj qe keto 4 mund ti bashkangjiten kometares per prova, dhe se me tej vendos dikush tjeter,...
Poashtu eshte edhe Muarem Bajrami()mesfushor) i cili ka qene pjese e Under-21 e Fyromit tash nuk eshte aktivizu ne Team A, sme kujtohet klubi ku aktivizohet ki por do gje....
Saiperket te rrinjve Tash kombet. e FYROm-it Under 17 po zhvillon ndeshje per kampionatin evropjan dhe aty aktivizohen disa te rrinje Shqiptar, por do vecoja Bunjamin Shabanin i cili ne ndehsjen e dyte kundra Austris shenoj dy gola dhe dha fitore FYROMit, ka edhe te tjere qe aktivizohen per Under 19, mendoj qe duhet shikuar me kohe, dhe tu ofrohet mundesija ne kombetaren tone.
Tash u beme me dy shtete qe do te marin pjes ne garat evropiane ne futboll si mendoni a duhet te dy kombetaret te afrojne rreth vetes edhe futbollistet nga Maqedonia apo ti lene anash sic kane qen deri tash.Pse ka qene kjo gje deri tash nuk e di,Maqedonia nuk i thir kombetarja e Shqiperis nuk i ka thire,Kombetarja e Kosoves nuk e di a do ti grumbulloje rreth vetes.Dhe mendoj se tash edhe Shqiperia do kete ndonje vend te lire per ndonje futbollist Shqiptare nga Maqedonia.Uroj qe ti bashkohen futbollistet Shqiptar te Maqedonis ciles do qoft Kombetare qoft ajo e Shqiperis apo e Kosoves e njejta eshte per na.
Ndryshuar për herë të fundit nga Black_Mamba : 19-02-2008 më 12:26
SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP
Edhe une e kam te njejtin mendim me ty pasi qe deri me tani ne kombetaren e Maqedonis ka pasur vetem nje shqiptar ne formacionin e tyre kurse shume lojtare te mire kan mbetur jashti formacionit te pare.Mendoj se tani kemi dy shtete shqiptare ne Ballkan,trejneret e tyre do te zgjedhin edhe ndonje shqiptare nga Maqedonia pasi ka shume lojtare te mire qe presin te zgjidhen nga ndonje kombetare si ajo Maqedonase ashtu edhe nga ajo Shqiptare.
Dashuro Nese Done Te Jetosh,Pastaj Jeto Nese Te Lejon Dashuria
A kaq antare ka forumi more........................
SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP
Krijoni Kontakt