...dhe une e parashikova nje shi te qelbur vere, eshte nje fakt qe une tashme i njoh perpelitjet e filizave. Vjen nje moment qe pema te cilen ndihmove te rritej, tashme me gjethet e saj perpiqet te te beje hije, pikerisht ty, qe me uje e ushqeve...dhe krraaap...ben dega...bashke me frytet qe me aq kujdes u krijuan, perplaset fuqishem neper toke duke krijuar nje pellg idiotesish, si per te treguar qe dikur ka qene aty lart ne peme...

A thua ky shi do te te ndihmoje te vazhdosh ? Nuk dua te kem te drejte por te paralajmeroj : Nje filize nuk mund te behet kurre nje peme me fryte nese nuk ujitet nga dora e njeriut, shirat do te te bejne nje peme te eger dhe ndoshta do te te presin heret per te te bere leter. Ose do jesh nje shkurre qe gjembos vetveten gjithe diten, ne heshtje kujton te shkuaren...
Une te ndihmoj te ndihesh orkide, por gjethet e tua tregojne mire qe nuk je e tille !

Ke perpara nje vere te thate dhe shirat e qelbur nuk mund te ti parashikoj, a thua do rezistosh ti filize e vogel mendjemadhe, qe dikur mendove se mund te beheshe peme pa uje ?!!!