Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Shtohet prirja e priftërinjve evropianë për të studiuar Islamin

    Gazeta franceze 'Le Monde' shkruan se priftërinj katolik janë të pritur të studiojnë fenë islame në mënyrë që të mund të kuptojnë realitetin nga trillimet.

    Një prift anonim në një intervistë me gazetën 'Le Mond' thekson: "Në lagjen time Kisha është e boshatisur dhe xhamia është plotë. Kjo më shtyn t'i kushtojë një vëmendje më të madhe Islamit".

    Ai ka marrë pjesë në seancat mësimore të organizuara nga shërbimi i marrëdhënieve me Islamin që varet nga Konferenca e peshkopëve të Francës dhe për një javë ka studiuar Islamin nga aspekti fetar, historik, shpirtëror, social dhe kulturor. Peshkopët katolikë janë të mendimit se marrëdhëniet me Islamin kanë mbetur sipërfaqësore dhe se Kisha katolike ka frikë të njihet me të vërtetat e Islamit.

    Peshkopët francezë kanë krijuar një grup pune për thellimin e dialogut mes katolikëve dhe myslimanëve dhe një prej tyre thekson: "Në kishën katolike marrëdhëniet me Islamin karakterizohen nga ekstremizmi ose indiferentizmi. Prifti francez Roxhe Mishel thekson se neve nuk na kanë mësuar islamin as në shkollë dhe as në kishë, por e dimë mirë se Islami është i gjerë dhe më i thellë sesa propagandohet në perëndim dhe është më se e nevojshme të studiohet kjo fe interesante për të kuptuar ndryshimin mes trillimeve dhe të vërtetës
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student
    Gazeta franceze 'Le Monde' shkruan se priftërinj katolik janë të pritur të studiojnë fenë islame në mënyrë që të mund të kuptojnë realitetin nga trillimet.
    ***

    Eh, me ne fund! Shyqyr qe e kuptuan!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-08-2007
    Postime
    192
    interesi per te studjuar dhe kuptuar nje fe tjeter tregon kulture. kjo ka ndodhur dhe do te ndodhe gjithmone. ne kete aspekt diferencohet intelekuali nga injoranti.

  4. #4
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Po pra ashtu duhet te ndodhe.

    Ja si ky ketu p.sh.:

    Të gjithë njerëzit duhet ta thërrasin Zotin "Allah"

    Episkopi romano-katolik në Holandë është i bindur se të gjithë njerëzit e të gjitha besimeve duhet përdorur fjalën arabe "Allah" për Zotin, fjalë e cila përdoret tek krishterët arab, për t'u avancuar mirëkuptimi ndërfetar.

    Emri:  Te_gjithe_njerezit_duhet_ta_therrasin_Zotin_Allah_clip_image001.jpg

Shikime: 122

Madhësia:  5.4 KB

    "Allah është një fjalë shumë e bukur për Zotin", deklaroi episkopi Martinus "Tiny" Muskens, nga ipeshkvija jugore Bred, në një show televiziv këtë javë. "A nuk duhet të themi të gjithë se prej sotit Zotin do ta quajmë Allah?!" Ai, gjithashtu, shtoi se në Indonezi, ku kaloi tetë vite, ka shumë kohë që priftërinjtë gjatë meshave përdorin fjalën "Allah". "Në zemër të Sakramentos, Zoti atje thirret Allah, pse edhe ne nuk fillojmë ta bëjmë të njëjtën gjë?"


    Episkopi katolik thotë se njerëzit pa kurrfarë nevoje zihen për shkak të terminologjisë së tillë. "Çka i intereson Zotit se si do ta quajmë? Ky është problemi ynë."


    Episkopi Muskens është ndarë nga mendimet e liderëve të Vatikanit duke lejuar përdorimin e kondomit si mjet i mbrojtjes kundër sidës. Ai në vitin 2006 ka udhëtuar për në Ugandë për ta përkrahur punën e grupit të ashtuquajtur "Parandaloni sidën sot", e cila është marrë me distribuimin e kondomeve Ai, gjithashtu, sugjeroi se ata që janë të uritur mund ta vjedhin bukën për të ngrënë.


    Gerrit de Fijter, kryesues i kishës protestante në Holandë, ka përshëndetur çdo tentim për "krijimin e dialogjeve të shumta". Por, ai nuk e përkrah këtë propozim. "Ta quajmë Zotin Allah nuk është në harmoni me identitetin perëndimor. Këtu nuk shoh kurrfarë dobie", tha të mërkurën për gazetën me tirazhin më të madh në Holandë „De Telegraf“.


    Anketa në atë gazetë tregon se 92% nga 4.000 të anketuar nuk pajtohen me episkopin Muskens.


    Episkopi Meskens, i cili së shpejti pritet të largohet për shkak të problemeve shëndetësore, pranon se sugjestioneve të tija do t'u nevojiten një apo dy decenie që të jenë të pranuara.


    Fjala "Zot" ka kuptimin e dhurimit, drejtësisë dhe aftësisë. Burimi i kësaj fjale mund të gjendet në termin arab „jude“ (Bujari), burimi i së cilës është „jawada“. Ajo është ekuivalent i fjalës angleze "good" (i mirë).


    Fjala "Allah", mund të njihet me fjalën angleze "all" (i tërë, i plotë, komplet), gjë që jep njërën ndër karakteristikat më të mira të atributeve të Allahut; I Gjithëdijshmi (All-Knowing), I cili sheh të gjitha (All-Seeing), I Cili dëgjon të gjitha (All-Hearing), I Mëshirshmi (All-Merciful) etj.

    Burimi : islamgjakova.net
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  5. #5
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Alko : kjo iniciativë e ketij episkopi qenka me vend dhe mjaft domethenese ,boll qe ndikon te nderrohet termi "Zot"sepse ky term po perdoret vend e pa vend ...

    Ja shembull : Nese deshiron te iu drejtohesh ne gentellmeni patjeter duhet qe para emrit te tij te ia shtosh parashtesen "Zot" se perndryshe ,do e konsideron si nenqmim...d.m.th ky term mund te keqkuptohet dhe emri i KRIJUESIT duhet te jetë unik dhe ne gjinin asnjanese d.m.th pa gjini ermi duhet te jetë ,siq eshte emri Allah d.m.th ky emer ne gramatik eshte pa gjini...

    E meta e termit Zot eshte perdoret ne gjinin mashkullore dhe termi Zonje poashtu ka gjini ,perdoret per gjinin femrore,keshtu qe keto terme nuk jan te kuallifikuara per te shpreh realitettin e atribueteve te Krijuesit i Cili eshte Unik dhe quhet Allah...
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #6
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Po po fisnik shum domethense .

    Kristianet edhe po e quajten zotin e tyre Allah kjo nuk dmth se ata adhurojne te njejtin Allah qe adhurojme ne .
    Ata thjesht po i ndryshojne emrin zotit te tyre nga ati biri shpirti shenjt ne Allah.

    Si puna e kurejshve qe i than Muhamedit alejhi selam , hajd i bashkojm zotat , ti tendin dhe ne tonin qe mos kemi percarje.

    Me pak fjale hajd behemi gjith idhujtare.
    .

  7. #7
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga alDI
    Po po fisnik shum domethense .

    Kristianet edhe po e quajten zotin e tyre Allah kjo nuk dmth se ata adhurojne te njejtin Allah qe adhurojme ne .
    Ata thjesht po i ndryshojne emrin zotit te tyre nga ati biri shpirti shenjt ne Allah.
    .
    Si thonë nje fjalë popullore: "kur nuk ka shii ,benë edhe Breshër"

    Sa e permendin Jezuin ne vend te Allahut dhe termin kontraverz dhe realisht i keqkuptueshem dhe te keqinterpretueshem.

    Ehe puna e tyre eshte njejt,realisht besimi i tyre eshte i lidhur ngusht me Shirkun...

    Dhe me Zevendesimin e termit Jezus me Allah ,ndoshta ia kap mendja se disave se ketu flitet per njejs dhe monoteizem,qe deshmon se vetm nje Krijues eshte dhe Ai eshte Allahu..
    Fatemiresisht qe vetem nje herë ne javë "besojnë" ne Zot (d.m.th vetem te dielen),dhe keshtu kursehen prej shirkut masiv 6 ditë ne javë.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Tema të Ngjashme

  1. Shkenca ne Islam
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  2. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Mary Watson - Mësuese e teologjisë pranon Islamin
    Nga ILyrium në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-04-2007, 13:09
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •