Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 43 prej 43
  1. #41
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Bashkëshortët dhe jeta intime

    Islami e sheh njeriun në një këndvështrim të përgjithshëm, fizikisht, mendërisht dhe shpirtërisht. Më pas, mbi këtë bazë ai sistemon jetën e tij, duke përqendruar tërë energjitë e tij drejt punës për ndërtimin e tokës dhe themelimin e qytetërimeve.


    Nga: Gentian Bodlli

    Në të njëjtën kohë, ai pranon qenien shpirtërore të njeriut dhe beson se në të ka një fryrje nga shpriti i Allahut. Gjithashtu, i pranon edhe kërkesat, energjitë që ka kjo qenie shpirtërore, duke i dhuruar atij besimin, moralin dhe vlerat.

    Marrëdhëniet seksuale brenda çiftit sjellin:

    1- Lidhjen e marrëdhënieve me bazë afrimiteti e mëshire mes burrit e gruas. Pikërisht, këtë tregon edhe ajeti kuranor: "Për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj gratë, që të gjeni prehje tek to dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë."(30:21)

    2- Formimin e familjes, "folesë së pastër", "punishtes së brezave", pikënisjen e përgjegjësisë dhe pjesëmarrjes në edukimin e fëmijëve, përkujdesjes ndaj tyre. Burri është kujdestar dhe përgjegjës për familjen e tij, gruaja është kujdestare dhe përgjegjëse për fëmijët e saj e të dy së bashku janë kujdestarë në shoqëri dhe përgjegjës për fëmijët e tyre, duke i siguruar atyre lumturinë. Pikërisht, ky është kuptimi i ajetit kuranor: "Zoti ynë, na dhuro gra e pasardhës që të jenë si dritë syri për ne dhe ne na bë shembull për të devotshmit." (25:74)

    3- Vazhdimësinë e llojit njerëzor dhe ndërtimin e jetës, ashtu siç thotë edhe ajeti kuranor: "Ne dërguam edhe para teje profetë dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë." (13:38) "Allahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej tyre ju dha fëmijë e nipa, duke ju furnizuar me të mira. A besojnë (edhe pas kësaj) ata të pavërtetën dhe të mirat e Allahut i mohojnë?" (16:72)

    4- Realizimin e çlirimit material dhe shpirtëror për njeriun, duke zbrazur ngarkesën seksuale, siç thotë edhe Allahu i madhëruar: "Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira kanë shpërblim të pandërprerë." (95:4, 5, 6)

    Gjithashtu, Kurani e përshkruan marrëdhënien mes burrit dhe gruas me një shprehje tepër të bukur: "Ato janë veshje (prehje) për ju dhe ju jeni veshje (prehje) për ato."(2:187) Me fjalën veshje jepet një përshkrim i mrekullueshëm i marrëdhënies së trupit me shpirtin, sepse:

    a: veshja është gjëja më e afërt me trupin e njeriut;

    b: veshja është në masën e njeriut, e detajuar, as më e madhe e as më e vogël;

    c: veshja vlen për mbulimin e të zotit;

    d: veshja është mbrojtje për të nga çdo e keqe;

    e: ajo i dhuron atij që e vesh bukuri e stoli.

    Islami nuk është fe e largët nga realiteti, por është fe me vlera, i cili punon me natyrën me të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. Allahu që vuri tek njeriu instiktet dhe ndjenjat, nuk kishte se si t'i linte ato pasdore, që njeriu të mund t'i përmbushte ato në mënyrë shtazore. Si do të mund të ishte ndryshe një gjë e tillë, kur Ai vetë thotë: "çdo gjë tek Ai është me masë." (13:8) Instiktin seksual tek njeriu Allahu e vuri për të përmbushur synime të larta, ku në krye të tyre qëndron qëllimi i adhurimit të Krijuesit dhe ndërtimi i tokës, siç edhe thotë: "O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej këtyre u shtuan shumë burrra e gra. Kini frikë Allahun dhe me emrin e Tij përbetohuni, ruajeni farefisin, se Allahu është mbikëqyrës mbi ju." (4:1)

    Të drejta reciproke

    Islami e ka luftuar tërheqjen e njeriut nga bota, një lloj tërheqje është edhe murgjëria, e cila i kërkon njeriut të veçohet larg kësaj bote vetëm për adhurime fetare. Allahu i madhëruar, që e krijoi njeriun prej balte e shpirti, e urren këtë tërheqje, nga e cila pezullohet një prej roleve të njeriut në tokë, pikërisht, mirëmbajtja e saj. Ajo sjell pezullimin e detyrave të trupit, shfaqjen e ndrydhjes shpirtërore, e cila mund të shpërthejë e mund ta ulë shumë figurën e njeriut. Allahu i qorton ata që shpikën murgjërinë, ata as e lanë atë dhe as e mbajtën ashtu siç duhet. Allahu thotë: "Ne nuk ua bëmë atyre detyrim. Mirëpo, edhe pse kishin për qëllim të vetëm të arrijnë kënaqësinë e Allahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet, prandaj atyre që besuan Ne u dhamë shpërblimin e kërkuar, po shumica prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë)." (57:27)

    Instiktin seksual islami nuk e ka përshkruar si diçka të ulët apo të pisët, derisa ai përmbushet në mënyrën e caktuar nga islami. Allahu thotë: "Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj grave, djemve, ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po te Allahu është e ardhmja më e mirë." (3:14) Dashurinë për gratë Allahu e vuri në kulmin e dëshirave të vetes, si një të vërtetë reale, por kjo dashuri për gratë, fëmijët e pasurinë nuk duhet t'i marrë njeriut mendjen e të harrojë atë që Allahu ka përgatitur për të, mirësi që nuk ka fund.

    Islami nuk favorizon burrin apo gruan në këtë kërkesë natyrore, por të dyve u ka dhënë të drejtën që të mund të përmbushin nevojat e tyre trupore. Këtë ai e aprovon në një formë që nuk mund të shihet, e cila i merr parasysh tërë hollësirat e shpirtit njerëzor. Dihet edhe nga dispozitat e sheriatit islam, se lidhja martesore mund të prishet edhe prej të metave trupore që mund të ketë burri ose gruaja, të cilat pengojnë realizimin e nevojave intime. Kështu, edhe nëse burri betohet të mos ketë marrëdhënie intime me gruan e tij, që në dispozitat islame quhet "ila", këtë burrë feja islame e konsideron si person që dëmton gruan e tij dhe shpërdorues i të drejtës së tij ndaj saj. Ai detyrohet të thyejë betimin e tij para kalimit të katër muajve, duke shpaguar edhe për betimin e bërë ndryshe. Nëse kalon koha prej katër muajsh, para se ai t'i kthehet gruas së tij, prej tij kërkohet divorci dhe nëse nuk e bën, është gjykatësi ai që ndërhyn në ndarjen mes tyre. Allahu i madhëruar thotë: "Ata që betohen se do të largohen prej grave të tyre (të mos bëjnë kontakt me to), afati i pritjes është katër muaj. Në qoftë se ata kthehen (heqin dorë nga betimi), s'ka dyshim, Allahu bën falje dhe mëshiron." (2:226)
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 24-08-2008 më 14:13
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #42
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Gënjeshtra ndërmjet bashkëshortëve


    Gënjeshtra është një veçori e urryer, një cilësi e keqe, një vepër e poshtëruar, por fatkeqësisht edhe fenomen i përhapur pothuajse në të gjitha mjediset shoqërore; në biseda të lira, takime, punë, marrëdhënie të ndryshme ndërnjerëzore, shkollë, studime, etj. ثshtë bërë e pamundur që asaj t`i shpëtojnë i vogël e i madh, mashkull e femër dhe të gjithë njerëzit në përgjithësi, përveç atyre që Allahu i begatoi me mirësinë e Tij. Gënjeshtra u shndërrua në pronë (mall shitjeje) e tregtarëve, bashkëshortëve, studentëve, shkrimtarëve, masmediave, atyre që merren me art... dhe është bërë e pamundur njeriu të kuptojë se kush nga këta është i sinqerti.

    Në Islam gënjeshtra është e ndaluar dhe konsiderohet si një ndër mëkatet e mëdha. Si gënjeshtër definohet çdo thënie që kundërshton realitetin (të vërtetën).

    Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Mallkuar qofshin gënjeshtarët!” (Dharijat, 10).

    Ja edhe disa hadithe që vërtetojnë shëmtinë e gënjeshtrës: - Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë:

    - “Gabimet më të shumta të birit të Ademit (njeriut) janë ato që shkaktohen nga gjuha”,
    shënon Taberaniu.

    - “Gënjeshtra është krim dhe që të dyja (edhe gënjeshtra edhe krimi) të dërgojnë në zjarr”.


    - "Gënjeshtra shpie në prishje, kurse prishja shpie në Xhehenem (ferr). Me të vërtet njeriu vazhdon të gënjejë në çdo punë derisa tek Allahu shkruhet gënjeshtar". Shënon Buhariu dhe Muslimi.

    Se gënjeshtra është e keqe dhe se është e ndaluar nuk është vërtetuar vetëm në mësimet Islame, por ajo trajtohet si e keqe dhe e papranuar, pothuajse në të gjitha fetë dhe civilizimet.

    Urtësia në këtë (pra se gënjeshtra është e ndaluar) është se Allahu i Lartësuar ka dashur që marrëdhëniet njerëzore të ngrihen në themele të çiltërsisë dhe sinqeritetit, në të kundërtën çdo formë tjetër e raportit që mund të ndërtohet mbi hipokrizi dhe tradhti edhe, nëse mund të ekzistoj si e tillë, ajo nuk është e ndershme dhe jetëgjatë.

    Por, pasi që Islami në ndalimin e gjërave dhe urdhërimin e të tjerave synon objektivat me të cilat ruhet dinjiteti i njeriut dhe realizohet arritja e përsosmërisë së tij, ekzistojnë disa raste në të cilat tejkalohet kjo ndalesë dhe gënjeshtra bëhet e lejuar. Para se t`i përmendim rastet në të cilat lejohet gënjeshtra, dëshirojmë të bëjmë një vërejtje të rëndësishme në këtë drejtim, ajo është se shkaku pse Islami e fali gënjeshtrën në këto raste, nuk është pa ndonjë qëllim, por ajo me veti sjell objektiva mjaft të rëndësishme, disa nga të cilat edhe do t`i përmendim, posaçërisht kur të flasim rreth gënjeshtrës ndërmjet bashkëshortëve.

    Rastet në cilat lejohet gënjeshtra në përgjithësi

    Sipas shënimit të Muslimit, Umu Kulthum njëra nga sahabiet e Profetit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë:

    “Nuk kam dëgjuar se Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, ka lejuar në ndonjë rast gënjeshtrën, përveç këtyre tri rasteve:

    - pajtimin ndërmjet njerëzve (të ngatërruar),

    - në luftë,

    - apo burri ta gënjejë gruan e tij dhe gruaja burrin e saj”.


    Nga hadithi i lartpërmendur mund të përmbledhim se gënjeshtra është e lejuar në këto raste:

    1. Gjatë luftës, do të thotë kur myslimanët janë në luftë, atëherë kanë të drejtë të mos jenë të sinqertë me armiqtë e tyre, pasi që me këtë edhe nuk arrihet luftimi i tyre. Neve na është e njohur se kur Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, përgatiste në Medinë ndonjë ekspeditë për të dalë në luftë kundër armikut nisej me paralajmërimin se shkon drejt perëndimit kurse ai, ia mësynte lindjes, e kështu me radhë. Por, në këtë gënjeshtër të lejuar nuk përfshihet rasti kur vendosim marrëveshje me armikun (nënshkrim i paktit për ndonjë çështje të caktuar si p.sh. armëpushim, etj.) dhe pastaj ta tradhtojmë atë, kjo në asnjë formë nuk është e lejuar.

    2. Rasti tjetër kur lejohet gënjeshtra është atëherë kur dikush ndërmjetëson mes dy të ngatërruarve dhe mundohet t`i pajtojë ata. Në këtë lloj të gënjeshtrës kalohet vetëm në rast të domosdoshmërisë dhe aq sa është e nevojshme kjo, sikur t`i thuash njërit nga të ngatërruarit se tjetri ka mendim të mirë për ty, ose flet mirë, ose është i interesuar të pajtohet dhe gjëra të këtilla. Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, thotë: “Nuk është gënjeshtar ai i cili pajton ndërmjet njerëzve dhe nxit në këtë, ose e thotë ndonjë fjalë të mirë”. (shënon Buhariu dhe Muslimi).

    3. Rasti i tretë se kur lejohet gënjeshtra është ndërmjet bashkëshortëve. Ky është rasti për të cilin do të zgjerohemi më shumë pasi që ndodh më shpesh, se çdo myslimani e myslimaneje në moshë të rritur i është e nevojshme ta kuptoj këtë ashtu siç duhet, me qëllim që në martesë të mos bëjë mëkat ose padrejtësi ndaj partnerit tjetër, me pretekstin se ai me këtë është duke aplikuar një lehtësim me të cilën është i liruar me mësimet Islame.

    >>>>
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #43
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    >>>Martesa dhe sinqeriteti

    Në fillim të kësaj duhet ta kemi parasysh se marrëdhëniet ndërmjet burrit dhe gruas duhet të janë të ndërtuara në sinqeritet dhe çiltërsi. Për këtë, çdo formë e bashkimit të tyre duke e përdorur gënjeshtrën është e ndaluar dhe e papranuar, prandaj edhe jo pak herë dëgjojmë për ndonjë çift të pasuksesshëm, që shkak i prishjes së martesës së tyre ishin gënjeshtrat dhe premtimet e bëra gjatë fushatës paramartesore.

    Por, meqë Islami në ligjet e tij të përcaktuara si objektiv të rëndësishëm e ka ruajtjen e pasardhësve dhe nderit, ose të themi më qartë ruajtjen e familjes, atëherë gënjeshtra ndërmjet burrit dhe gruas nganjëherë, konsiderohet përjashtim nga ndalesa e përgjithshme. Me fjalë tjera, gënjeshtra ndërmjet burrit dhe gruas është e lejuar në rastet kur ajo (gënjeshtra) ndalon ndonjë të keqe më të madhe apo realizon një dobi më të përgjithshme.

    Mirëpo atë që duhet ta dimë me këtë rast është se ky lejim i gënjeshtrës në Islam nuk nënkupton se ndërmjet burrit dhe gruas është e lejuar gënjeshtra pa asnjë kriter dhe ai që mendon kështu, nuk e ka kuptuar domethënien e hadithit të sipërpërmendur. Madje ajo që është edhe më e keqe, ky keqkuptim ka mundësi t`i sjellë bashkëshortët në situata që ta humbin besimin e ndërsjellë dhe të vijë deri te ndarja e tyre. Prandaj edhe është e nevojshme të qartësohet domethënia e hadithit të sipërpërmendur.

    Hadithi në fjalë nuk lejon që gruaja të kryejë ndonjë vepër të ndaluar, si p.sh.: dalja nga shtëpia e burrit pa dijen e burrit dhe pastaj ta gënjejë atë, ose burri me anë të gënjeshtrave të realizojë interesat personale duke e shpërfillur dhe shfrytëzuar gruan e tij. Të gjitha këto janë të ndaluara dhe në asnjë formë nuk nënkuptohen nga hadithi i sipërpërmendur.

    Cila është gënjeshtra e lejuar ndërmjet bashkëshortëve

    Gënjeshtra e lejuar nuk është ajo që nënkupton mundësimin e kryerjes së ndonjë ndalese, apo tejkalimin kufijve të përcaktuar. Por, është ajo gënjeshtër të cilën do ta thoshte burri, respektivisht gruaja, me qëllim që ta ndërpriste ndonjë mospajtim të panevojshëm, ose do ta shuante urrejtjen dhe shtonte dashurinë e ndërsjellë, ose do ta largonte hidhërimin dhe sillte gëzimin, pastaj ajo gënjeshtër me të cilën burri nuk do ta informonte gruan apo anasjelltas me të gjitha sekretet personale, ose edhe kryerja e ndonjë vepre e cila nuk është e ndaluar, por nuk e pëlqen burri, respektivisht gruaja, etj. Do të cekim edhe disa shembuj të kuptohet më qartë kjo:

    1. Nëse burri\gruaja nuk është i\e kënaqur në martesë, ose në një periudhë nuk ndien dashuri ndaj partner-it\es. Kur të pyetet ai ose ajo në këtë të përgjigjet në kundërshtim me realitetin.

    2. Bashkëshortit i ka pëlqyer ndonjë femër para martesës dhe është interesuar ta martojë atë para gruas që e ka tani. Nëse ai pyetet për një gjë të tillë nga ana e gruas dhe ai e di se pohimi i një gjëje të tillë, do ta mërziste gruan dhe do të nxiste xhelozi, atëherë lejohet ta heshtë këtë realitet. E njëjta vlen edhe për gruan.

    3. Nëse burri blen një dhuratë që ta gëzojë gruan, por kjo edhe pse do t`i pëlqente gruas ka çmim të ultë, atij i lejohet ta shtoj vlerën e çmimit, që tek ajo të shtohet dashuria dhe respekti.

    4. Nëse familja e gruas flasin keq për burrin dhe gruaja e thotë të kundërtën me qëllim të afrimit ndërmjet tyre.

    5.Esثhtë e mundur që gruas mos t`i pëlqejë familja e burrit, apo forma e shtëpisë, mobiliet, etj. Ajo të deklarohet me të kundërtën.

    Këta janë disa nga shembujt që tregojnë se çfarë është ajo që i lejohet burrit ta gënjejë gruan dhe anasjelltas. Kjo formë e gënjeshtrës është ajo e lejuara në Islam dhe disa e quajnë këtë edhe “gënjeshtër e bardhë”. Pra shumë qartë vërehet se cili është qëllimi me këtë gënjeshtër; ndërprerja e mospajtimeve të panevojshme, që janë shumë të ndjeshme ndërmjet burrit dhe gruas, pastaj shtimi i dashurisë me fjalë të ëmbla dhe të këndshme, ku nga këto që thuhen është e mundur mos të jenë edhe aq të vërteta.

    Një studim që është kryer në Universitetin e Kalifornisë vërteton se është e mundur që sinqeriteti i plotë (absolut) ndërmjet bashkëshortëve të jetë më shumë i dëmshëm se sa i dobishëm në martesë. Suzi Kenith udhëheqësja e këtij studimi thekson se konkluza e këtij studimi vërteton se ekzistojnë disa të vërteta të dëmshme që do të mund ta shkatërronin jetën bashkëshortore. Në anën tjetër, ajo vërteton se janë disa gjëra tjera në të cilat nuk bënë dobi gënjeshtra ndërmjet bashkëshortëve. Duke mos hyrë në analizimin e këtij studimi themi se Islami shumë kohë më parë ka vërtetuar një gjë të tillë, ashtu siç kuptuam nga hadithi i mëparshëm. Gjithashtu, Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, e këshillon një grua duke i thënë: “Nëse ndonjëra nga ju (gratë) nuk e do burrin e saj, mos t`ia shpreh këtë atij, pasi që jo të gjitha familjet ndërtohen mbi themelin e dashurisë”. Qëllimi i Omerit nuk ishte mënjanimi i një kriteri të rëndësishëm e ajo është dashuria, por ai i këshillon ato që për ta ruajtur jetën bashkëshortore, disa gjëra duhet të heshten. Prandaj edhe Allahu i Lartësuar i këshillon bashkëshortët të cilët nuk ndiejnë dashuri ndaj grave të tyre dhe i urrejnë ato, që të bëjnë durim dhe të mos nxitojnë me shkurorëzimin e tyre, pasi që dashuria është relative dhe ne periudha të caktuara mund të dobësohet. Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse i urreni ato (gratë tuaja), bëni durim pasi që është e mundur ju të urreni diçka, ndërsa nga ajo Allahu të japë shumë të mira”. Nisa, 19.

    Kurse gënjeshtrat me të cilat bëhet thyerja e premtimeve të dhëna, realizohen interesa personale në llogari të bashkëshortes dhe gjërave të ngjashme janë të ndaluara dhe, padyshim, përhapja e gjërave të tilla i bën partnerët të humbin besimin e ndërsjellë. Prandaj është e domosdoshme ta kuptojnë bashkëshortët qëllimin e gënjeshtrës në këto raste, e ajo është për forcimin e lidhjes ndërmjet partnerëve, shtimin e dashurisë së ndërsjellë, ruajtjen e jetës bashkëshortore dhe ndalimin e rrënimit të saj, e në asnjë mënyrë përligjjen e padrejtësive që i shkakton burri, respektivisht gruaja ndaj partnerit, arsyetimin e neglizhencës në llogari të tjetrit dhe gjëra të ngjashme.

    Në lidhje me këtë Ibën Haxheri në librin “Fet`hul Bari” thotë: Dijetarët janë pajtuar se gënjeshtra (e lejuar) ndërmjet bashkëshortëve është ajo që nuk cenon të drejtën e burrit gjegjësisht gruas dhe ajo (gënjeshtër) që nuk e bënë ta marrë burri atë që nuk është e tij ose gruaja atë që nuk është e saj”.

    Neveviu, nga ana tjetër, gjatë komentimit të pjesës së hadithit të lartpërmendur: ”...ta gënjejë burri gruan e tij apo gruaja burrin e saj”, në koleksionin e Muslimit thotë:

    “Gënjeshtra e burrit ndaj gruas së tij dhe anasjelltas është me qëllim të shprehjes së dashurisë e fjalës me të cilën ai nuk është i obliguar dhe gjëra të ngjashme. Kurse mashtrimi për të larguar obligimin nga vetja si për burrin ashtu edhe për gruan apo marrjen e një gjëje që nuk i takon atij/asaj, kjo është haram me konsensus të myslimanëve”.

    Autori: Alaudin Abazi
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Enada At' Nikolla feston 5-vjetorin e martesës në Dardhë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 14:50
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Sakramenti i Marteses
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 06:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •