Mehri dhe dhurata
Në të drejtën islame, mehr, quhet pasuria që e meriton gruaja që t’i jipet nga ana e burrit, për lidhjen e kurorës. Mehri nuk është e drejtë as e nënës, as e babait, as e prindit, por e drejtë personalisht e gruas. Është ky një lloj dëmshpërblimi që e pagon burri në kurorë. Me të, mbulohen nevojat e gruas dhe asaj ia sjell njëfarë vlere. Mehri mund të paguhet menjëherë (muaxh-xhel) ose si muexh-xhel (në rast shkurorëzimi ose vdekjeje). Mehri është i obligueshëm për lidhjen e kurorës. Edhe nëse nuk përmendet gjatë këtij akti, madje edhe të bëhet kurorë me kusht që të mos pagohet mehri, megjithatë burri është i obligueshëm që gruas t’ia paguajë atë, si e drejtë e saj e paevitueshme.
Nuk ekziston kufiri i mehrit edhe pse është i caktuar kufiri më i ulët, por, edhe për këtë nuk ka kufi të caktuar.
Nuk mund të rëndohet kurora në Islam. Përkundrazi, që të mund të shtohen gjeneratat e prostitucioni të evitohet, kurora lehtësohet. Do të ishte mirë që mehri mos ta ngarkojë shumë burrin. Pejgamberi a.s. thotë:
“Mehri më i mirë është ai që është pak”.
Mehri është e drejtë personale. Me të gruaja nuk është e detyruar të përgatisë pajën (çeizin).
Prindi i vajzës ose farefisi i saj nuk guxojnë të kërkojnë nga ajo ndonjë shumë të hollash.
Të hollat që i paguhen familjes së vajzës në disa vende, s’kanë lidhje me Islamin. Është ky zakon që është praktikuar para Islamit. Në Islam asnjë njeri i lirë, në asnjë mënyrë, nuk mund të shitet. Kërkimi i shpenzimeve të panevojshme nga ana e vajzës që do të bëhet nuse dhe praktika e mosmbulimit të vajzave e rëndon martesën. Kjo e lind tragjedinë e prostitucionit dhe grabitjen e vajzave. E rezultat i këtyre është armiqësia, zënkat, vrasjet...
Krijoni Kontakt