Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 43
  1. #31
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    alnosa Aman o Fisnik dhe per tu dashuruar e martuar kuranit dhe "ligjeve" te tij ju mbEshteteni ju besimtaret musliman ?!!!
    Hehehe

    Ne Islam existon koncepri jetesor ne te cilen Muslimanet e kan Sistemin e jetes me te cilen sistem edhe Jetojnë,mund te them se ky sistem jete eshte Unik dhe i veqant dhe per nga efektet pozitive qe ka ne jetë mund te llogaritet si perfekt Sistem,i cili sistem qdo here e me shume gjenë mbeshtetje nga shkenca dhe civilizimi ne kohë...

    Muslimani e ka te rregulluar jeten dhe praktiken jetesore ne menyre te sakt dhe precize ,normal synimi dhe qellimi e ketyre rregullave ia mundeson nje muslimani qe ta jetoj nje jetë qe pak a shum i ofrohet nje akti te perkryer jete,thjesht keto rregulla ia mundeson nje muslimani qe te jetë me i persosur ne jete dhe te mos gaboj por te beje nje jete me te organizuar...

    obo ,obo .Nuk e di po per tu ushqyer hani si gjithe te tjeret ju apo jo ?!
    Fakt eshte se Muslimani e ka te rregullua edhe aktin dhe Proceduren se i te dashuroj me mire ...

    Shembull : Muslimani e ka te keshilluar se si te beje amrdhenje sexuale...madje nje nder ndalesat qe Musilmani i ka ne aktin e mardhenjes sexuale eshte Sexi Anal ,ne kete rast Femra ka te drejt ne menyre absolute te kerkoj Prishjen e Kurores...

    Nje Tregim/Rast: Nje hebrej kur kishte filluar te studjoj jeten qe e praktikon nje Musliman,aq ishte i befasur se si qdo veprim qe bene muslimani e bene sipas rregullave...dhe nga habia ,e kishte pyetur nje Musliman ,Po a mos e keni te rregulluar edhe proceduren se si te shkoni deri ne Toalet??

    Muslimani ia kthen po ,edhe kete procedur per te shkuar deri ne Toalet e kemi te rregulluar,duke filluar ne Lutjet paraprake e deri tek hyrja me kemben e caktuar...
    Muslimani gjatë procedurave te pastrimit qe nevoiten ne Toalet e ka per detyre qe te i pastroj organet gjeenitale me ujë dhe kjo duhet te behet me doren e majtë dhe jo me te djathten...
    Ne rast se nuk pastrohen Organet Gjenitale si duhet gjatë nevojave qe bene ,ateher nuk guzon te beje dhe te falë Namaz sepse e ka te ndaluar sepse gjendet ne gjendje te papstert///

    Ndersa Alnosa qe pyete se a e keni te rregulluar edhe proceduren e ngrenjes se ushqimit,po edhe kete procedure e kemi te rregulluar:

    Muslimani ne rastin e fillimit te ngrenjes se ushqimit duhet te filloj me Bismilahi- Rrahmani - Rrahim (Preambula e Jetes se nje Muslimani),ndersa ngrenja e ushqimit duhet te asistohet patjeter me ndihmen e dores se Djathtë duke u ndaluar dora e majtë gjatë ngrenjes se ushqimit...thjesht e ka te ndaluar muslimani qe nje gotë me ujë ta pi me doren e majt dhe ngritur ne kembë,por duhet te jetë i ulur...

    Thjesht perdorimi i duarve eshte i seleksionuar ne punet e caktuar,dora e majtë zakonisht duhet te perdoret perveq ne punet e ndryshme qe nuk kan te bejne me Hixhienen,dora e majt duhet te perdoret vetem ne punet qe konsiderohen si pune te ndotura..
    Ndersa dora e djatht perveq asistimit ne doren e majt gjatë puneve te ndryshme ,eshte e ndaluar te perdoret ne punet qe konsiderohen te Pista apo te ndotura...

    Muslimani kete sistem jete ka...

    Pershendetje Alnosa
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 20-03-2008 më 07:29
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #32
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga DeAdA Lexo Postimin
    - Mua psh me shqeteson se si martohen njerezit sepse edhe une muslimane jam dhe po mendoja sa dele e dhi do marr babai im kur te martohem une. A pika ju se lat nam. Mos ka rrezik edhe kur beni dashuri me gruan ju e beni sipas nje platforme te caktuar ne baze te kuranit?!
    Pershendetje...

    Kete qfar munda ta kuptoja eshte fakti se eshte bere nje propagand ne disa vende ne trojet shqiptare,se kinse kjo eshte nje tradite apo rregull Islame..

    Por fakti tregon se kjo eshte nje tradite me shume JoIslame dhe aspak nuk ka te beje me Islamin Autoritar...

    D.m.th Dhendrri nuk e ka te obliguar qe te i jap masë Pasurie ,babait (Vjehrrit) te nuses si shenje pagese apo blerje...

    D.m.th raste te ndryshme qe ndodhin ,se Filan personi kur e ka dashur qe te e marr nje vajz per grua ,eshte dashur qe te ia jap Babait te vajzes nje shumë prej 5000 eurove apo ndonje pagese tjeter...kjo tradit nuk eshte Islame por thjesht eshte tradit qe ka lindur tek populli ,zakonisht e inicuar nga persona te pamoralshem dhe Egoista....

    Ja si duhet te veprojne Palet ne aktin e martese sipas Rregullave Islame...

    Mehri dhe dhurata

    Në të drejtën islame, mehr, quhet pasuria që e meriton gruaja që t’i jipet nga ana e burrit, për lidhjen e kurorës. Mehri nuk është e drejtë as e nënës, as e babait, as e prindit, por e drejtë personalisht e gruas. Është ky një lloj dëmshpërblimi që e pagon burri në kurorë. Me të, mbulohen nevojat e gruas dhe asaj ia sjell njëfarë vlere. Mehri mund të paguhet menjëherë (muaxh-xhel) ose si muexh-xhel (në rast shkurorëzimi ose vdekjeje). Mehri është i obligueshëm për lidhjen e kurorës. Edhe nëse nuk përmendet gjatë këtij akti, madje edhe të bëhet kurorë me kusht që të mos pagohet mehri, megjithatë burri është i obligueshëm që gruas t’ia paguajë atë, si e drejtë e saj e paevitueshme.
    Nuk ekziston kufiri i mehrit edhe pse është i caktuar kufiri më i ulët, por, edhe për këtë nuk ka kufi të caktuar.
    Nuk mund të rëndohet kurora në Islam. Përkundrazi, që të mund të shtohen gjeneratat e prostitucioni të evitohet, kurora lehtësohet. Do të ishte mirë që mehri mos ta ngarkojë shumë burrin. Pejgamberi a.s. thotë:

    “Mehri më i mirë është ai që është pak”.

    Mehri është e drejtë personale. Me të gruaja nuk është e detyruar të përgatisë pajën (çeizin).
    Prindi i vajzës ose farefisi i saj nuk guxojnë të kërkojnë nga ajo ndonjë shumë të hollash. Të hollat që i paguhen familjes së vajzës në disa vende, s’kanë lidhje me Islamin. Është ky zakon që është praktikuar para Islamit. Në Islam asnjë njeri i lirë, në asnjë mënyrë, nuk mund të shitet. Kërkimi i shpenzimeve të panevojshme nga ana e vajzës që do të bëhet nuse dhe praktika e mosmbulimit të vajzave e rëndon martesën. Kjo e lind tragjedinë e prostitucionit dhe grabitjen e vajzave. E rezultat i këtyre është armiqësia, zënkat, vrasjet...
    Ne te drejten Romake ,mehri eshte Quajtur me emrin "Paja" dhe kete lloj pasurie e ka fituar femra ne rastin e martese,mirpo kete lloj pasurie e ka udhehequr PaterFamilias apo Burri....

    Mos ka rrezik edhe kur beni dashuri me gruan ju e beni sipas nje platforme te caktuar ne baze te kuranit?!
    Edhe njeher po e permendi se Muslimani e ka te rregulluar qdo veprim ne menyre precize..

    Normal qe edhe rasti i aktit sexual apo mardhenja sexuale eshte rregulluar si eshte me se miri me keshilla konkrete...

    D.m.th perveq rastit qe ceka me lart,se Sexi Anal eshte i ndaluar Rreptesisht...ka edhe ndalesa dhe keshilla tjera...shembull: ndalohet mardhenja sexuale ,ne kohen e Lehonis deri ne 40 ditë pas kohes se lindjes se femres...

    Pozicionet Sexuale poashtu keshillohen ,te mos o ceki me radh se po banalizohet postimi...por pozicioni me i preferueshem qe ka edhe mbeshtetje shkencore per shkak te zenjes se spermes me leht ne embrion, eshte pozita sexuale (kur trupat jan paralel Horizontalisht)...

    Muslimani e ka Sistemin e Jetes ne menyre perfekte te Rregulluar,te mos keqkuptohet dikush se ky sistem jete eshte i rende per tu konsumuar ,..jo perkundrazi eshte i leht dhe i sukseshem...dhe kryesisht eshte ne interes te Njeriut per ta jetuar nje jetë te organizuar dhe te sukseshme...

    Kalo mire dhe mos ngurro te besh pyetje nese ke paqartesi...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 30-04-2008 më 13:11
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #33
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Si ta bëni gruan tuaj të lumtur?

    Më poshtë është një përmbledhje e një libri “ Si ta bëni gruan tuaj të bukur” nga Sheikh Muhammed Abdelhaleem Hamed.

    Pritje e bukur

    Pasi që të ktheheni nga puna, shkolla, udhëtimi, apo ckado që ju ndan juve:

    Fillo me një përshëndetje të bukur.
    Fillo me Es-selamun Alejkum dhe buzëqesh. Selami është sunnet poashtu dhe duaja për të.
    Përshëndetu me të dorës dhe leji lajmet e gëzuara për më vonë!
    Flit ëmbël dhe thirre me fjalë magjepëse.
    Zgjidh fjalët të cilat janë pozitive dhe largoji ato të cilat mund të sjellin vegativitet mes juve.
    Jepi asaj kujdesin tënd gjatë bisedës që bën me te përderisa ajo mund të flas.
    Flit me zgjuarsi dhe pastër dhe përsërit fjalët nëse është e nevojshme derisa ajo të kuptojë.
    Thirre atë me emra të bukura që asaj i pëlqen sikur, psh. e dashura ime, shpirt, zemër, etc.

    Dashamirësia dhe clodhja

    Kalo kohën duke biseduar së bashku me të.
    Ndaji me të lajmet e mira.
    Kujtojini kujtimet e bukura që i keni së bashku.

    Zbavitje dhe argëtim

    Të jesh shakatar dhe të tregosh pak sens humori.
    Luaj dhe garo në secilën lojë që e bëni së bashku apo ckadoqoftë.

    Kalo kohë bashkë me të duke shikuar llojet e lejuara të argëtimit apo zbavitjeje.
    Shmangju gjërave të ndaluara dhe të dëmshme gjate zgjedhjes së argëtimeve apo zbavitjeve.
    ****Shoqërimi në punët shtëpiake ****
    Ta bësh atë sikur një individ i cili do mund apo edhe dëshiron që të ndihmojë, vecanërisht atherë kur ajo është e sëmurë, apo e lodhur.
    Gjëja me e rëndësishme është që të bëhet e qartë se ai e cmon punën e vështirë që ajo e bën.

    Këshillimi

    Vecanërisht në qështjet familjare.
    Duke ia mundësuar asaj që të ndjejë se opinioni i saj është i rëndësishëm për ty.
    Studijo/mendo me kujdes opinionin e saj.
    Bëhu i sjellëm në atë mënyrë që ta ndrrosh një opinion tënd nëse i saj është më i mirë.
    Falendero atë për ndihmën që ta jep me opinionet e saja.


    Vizita e të tjerëve


    Zgjidh njerëz të ngritur që të krijosh lidhje.
    Ka një shpërblim të madh gjatë vizitave të të afërmëve dhe njerëzve besimtarë. ( jo në humbje kohe gjatë vizitës!).
    Bëj kujdes që të sigurohesh me mënyrat islame gjatë vizitave.
    Mos e forco atë që të vizitojë dikë me të cilët ajo nuk ndihet rehat.

    Përcjellja gjatë udhëtimit

    Ofro një lamtumirë të ngrohtë dhe këshillë të mirë.
    Lute atë që të lutet për ty.
    Kërko nga të afërmit e tu më besimtarë që të kujdesen për familjen tënde në mos prëzencen tënde.
    Jepi asaj para të mjaftueshmë për gjërat të cilat do të iu nevoiten.
    Përpiqu që të qëndrosh në kontakt me të qoftë me mobil, e-mail, letra, etj…
    Kthehu sa më shpejtë që të jetë e mundur!
    Sjelli asaj një dhuratë!
    Shmangju kthimit në një kohë të papritur apo në kohë të natës.
    Mere atë me ty nësë është e mundur.

    Mbështetja financiare


    Burri duhet të jet zemërgjërë me mundësitë e tija financiare.
    Ai nuk duhet të jet koprrac me parat e tij (e as shkapërderdhës).
    Ai merr shpërblime për ckado që shpenzon për gjërat jetësore madje edhe për një copë buke të pakët që e ushqen atë me dorën e vet.
    Ai fuqishëm duhet të jetë inkurajues që t’I jep asaj para se ajo të kërkojë nga ai.


    Mbaj erë të kendshme dhe mbaj trup të bukur

    Ndjekja e sunnetit për pastërti dhe rregull të flokëve dhe largim të errërave të pakëndshme nga trupi.
    Gjithmon përkujdesu të jesh i pastër dhe modest.
    Vendos parfum për të.
    Marëdhëniet-IntimitetiËshtë obligim të bëni atë në mënyrë të zakonshme nëse nuk keni justifikim (sëmundje, etj.)
    Fillo me “Bismillah” dhe me lutje autentike.
    Hy në të në vend të duhur (jo në***).
    Fillo me lojë të përbashkët përshirë dhe fjalë dashurie.
    Vazhdo derisa e kënaq dëshirën e saj.
    Më pastaj relaksohu dhe bëj shaka andej këtej.
    Shmangiju marëdhënieve gjatë periudhës mujore ngase është e ndaluar.
    Bëj atë që mundesh për t’iu shmangur dëmtimit të nivelit të saj (modestinë dhe drojën) si hjeqje e robëve së bashku ne vend që të kërkosh nga ajo që ajo e para të bëjë atë përderisa ai shikon në të.
    Shmangiu pozitave gjatë marëdhënieve të cilat mund ta dëmtojnë atë si: bërja presion në krahëror tësaj dhe bllokim i frymëmarjes, vecanërisht nëse je i rëndë.
    Zgjidh kohë të përshtatshme dhe mer në konsideratë se ndonjëherë ajo mund të jetë e sëmurë apo edhe e raskapitur.

    Ruajtja e fshehtësive

    Shmangiu zbulimit të informatave private si: sekreteve të shtratit, problemet e saja personale dhe qështjet tjera private.

    Përmbushje e detyrimeve ndaj All-llahut

    Zgjoje atë në pjesën e tretë të natës që të falet "Qiyam-ul-Layl" (lutje shtesë të bërë natës me qëndrim të gjatë në ruku dhe sexhde).
    Mësoje atë për dijeninë që ke rreth Kur’anit dhe tefsirit të tij.
    Mësoje atë për “Dhikër” (Mënyra të të kujtuarit të All-llahut me shembuj nga Profeti a.s.) në mëngjes dhe natën.
    Inkurajoje atë që të shpenzojë paratë për hir të All-llahut sikurse në dhëniet e lëmoshave.
    Dërgoje atë në Haxhxh dhe Umre ather kur mund t’ia ofrosh një gjë të tillë.

    Shfaqja e repsektit ndaj familjes dhe shokëve të saj

    Dërgojë atë që ta vizitojë familjen dhe të afërmit e saj, vecanërisht prindërit e saj.
    Ftoi ata që ta vizitojnë atë dhe bëju mirëseardhje.
    Jepi dhuratë në raste të vecanta.
    Ndihmoji ata kur të kenë nevojë me para, përpjekje, etj…
    Mbaj lidhje të mira me të afërmit e saj nëse ajo vdes e para.
    Poashtu në këtë rast burri është i inkurajuar që të ndjek sunnetin dhe të vazhdojë të jep atë cfarë ajo jepte gjatë jetës së saj, miqëve të saj familjes së saj.

    Trajnim dhe këshillim (Islam)

    Kjo përfshin:

    Bazën e Islamit.
    Të drejtat dhe obligimet e saja.
    Të lexuarit dhe të shkruarit.
    Inkurajo atë që të ndjek mësimet dhe ligjet islame të cilat i dedikohen femrave.
    Blerja e librave islam dhe kasetave për librarinë shtëpiake.
    Xhelozi admiruese

    Sigurohu se ajo është duke mbath hixhab të duhur para se të largohet nga shtëpia.
    Kufizo përzierjen e lirë me njerëz jashtë mahremit.
    Shmangiu xhelozisë së tepruar.

    Shembuj për këtë janë:
    1- Analizimi i të gjitha fjalëve dhe fjalive që ajo flet dhe zgjatim të fjalimit të saj duke bërë me dije se ajo nuk e kishte me gjithë mend.
    2- Ndalim i daljes nga shtëpia atherë kur arsyet janë për asgjë.

    Durimi dhe butësia

    Problemet janë të pritura në secilën martesë andaj kjo është normale. Por ajo cka është gabim janë përgjigje të tepruara dhe zmadhim i problemeve deri në ndarje martesore.
    Zemërimi do duhej të shfaqej atherë kur ajo shfaq neglizhence në obligimet të cilat iI ka ndaj All-llahut xh.sh., duke u vonuar në namaz, thashëthemet, shikimi ngjarjeve të ndaluara dhe jo të pelqyera në TV, etj…
    Fali gabimet që ajo bën ndaj teje.

    Përmirësim i gabimeve të saja

    Së pari, këshillo pa tundur, dhe qartë disa herë.
    Pastaj duke kthyer shpinën tënde ndaj saj në shtrat ( duke shfaqur kështu ndjenjat tuaja). Kushto kujdes se kjo nuk përfshin edhe largim nga shtrati në dhomën tjetër, largim nga shtëpia në një vend tjetër, apo që të mos flasësh me të.
    Zgjidhja e fundit të jetë një qortimi fizik I lehtë (atherër kur është e lejuar) ndaj saj. Në këtë rast, burri duhet ti ket në kujdes si më poshtë:
    Ai duhet të dijë se sunneti është që t’iu shmanget goditjeve ashtu sikur që Profeti a.s. asnjhëere nuk goditi gruan apo shërbëtorët.
    Ai mund të bëjë atë vetëm në rastë extreme të mosdëgjueshmërisë, psh. refuzim nga marëdhëniet shpesh pa arsye, vazhdimisht duke mos u falur në kohë, duke u larguar nga shtëpia për periudhë të gjatë pa leje dhe duke refuzuar që ti tregoj burit të saj se ku kishte qenë gjatë kësaj përiudhe, etj…
    Kjo nuk do duhet të ndodhë përvec pas kthimit nga shtrati i saj dhe diskutimit të qështjes me të ashtu siq edhe është cekur në Kur’an.
    Ai nuk duhet ta godas atë forte duke i shkaktuar lëndime, apo ta godas atë në fytyrë apo pjesë të ndjeshme të trupit.
    Ai duhet t’iu shmanget turprimit te saj sikur duke e goditur atë me këpucë, etj…

    Ndjesia dhe kundërshtimi i përshtatshëm

    Llogarite atë vetëm për gabime të mëdha.

    Fali gabimet që bën ndaj teje, por llogarit për gabimet të cilat bën ndaj All-llahut, psh. të vonuarit në namaz, etj…

    Kujto të gjitha të mirat që ajo bën kurdoherë që ajo bën gabim.

    Kujto se të gjithë njerëzit gabojnë kështu që mundohu të gjesh justifikm për të ndoshta se ajo është e lodhur, e mërzitur, ka periudhën e saj mujore apo se ndoshta detyrimet e saja ndaj Islamit janë rritur.
    Shmangiu zënkave rreth ushqimit jo të mirë që ajo pregatit ashtu sikur se Profeti a.s. kurr nuk fajsoji gratë e tij për këtë. Nëse ai e pëlqen ushqimin ai e han, nëse jo ai nuk e han dhe nuk bën vërejtje.
    Para se t’ia tregosh për gabimin, provo përpjekjet indirekte të cilat janë më të frytshme se sa qortime direkte.
    Largohu nga përdorimi i fjalëve fyese të cilat mund të lëndojnë ndjenjat e saja.
    Duke pritur derisa zemërimi të jetë qetësuar pak, mund të ndihmojë që të mbash kontroll në fjalët tuaja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 09-04-2008 më 11:13
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #34
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Si ta fitojm dashurin e bashkeshortes

    Këshilla të arta për një martesë të lumtur dhe të suksesshme

    Njerëzit kërkojnë lumturinë në martesë. اdo njeri mendon se në martesë do të gjejë kënaqësi, harmoni, respekt, kuptueshmëri, përkrahje për në rrugë të vërtetë... Më pastaj, befasohet kur përballet me të vërtetën. Nga ky realitet, mjafton të flasim për këtë temë mjaft të rëndësishme. Nëse kësaj i shtojmë edhe faktin se njeriu kalon shumë kohë në shtëpi dhe se, nëse nuk ka një jetë bashkëshortore të rehatshme, kjo do të bëjë që ai mos të ndihet i qetë në shtëpi, e cila duhej të ishte oazi e prehjes, vend ku do të pushojë nga angazhimet e përditshme, strehim nga sfidat që e ndjekin në çdo hap...

    Familja luan një rol shumë të madh për zhvillimin dhe funksionimin e drejtë të një shoqërie. Nëse familja funksionon drejtë, atëherë është për të pritur fryte cilësore nga kjo qelizë e rëndësishme e shoqërisë. Frytet më cilësore që mund të presim nga një familje që funksionon drejtë janë fëmijët e edukuar mirë, pikërisht ata, që nesër do të bëhen bartësit e kësaj shoqërie. Gjithë jetën mbi ta do të vërehen gjurmët e edukatës së familjes, qoftë në kuptimin pozitiv apo negativ. Fëmijë të edukuar mirë nuk do t’i shërbejnë vetëm vetes dhe familjes, por edhe gjithë shoqërisë, e cila do ta ndjejë mirësinë e tyre. Fëmijë të edukuar keq nuk do t’i sjellin probleme vetëm familjes, por do të jenë problem edhe për gjithë shoqërinë. Për të dy kategoritë ekzistojnë shumë shembuj, që nuk është e nevojshme që t’i përmendim këtu. Një njeri me arsye të shëndoshë nuk dyshon për asnjë moment se burimi më i madh i problemeve bashkëshortore është mungesa e zbatimit të principeve islame në jetën e përditshme, në krye të së cilës qëndron Ligjdhënësi.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #35
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Më I Miri Ndër Ju është Ai, I Cili është Më I Mirë Me Gruan e vetë

    Shpesh do të takojmë njerëz, të cilët, nga pamja e jashtme, duket sikur zbatojnë fenë në jetën e tyre të përditshme, porse, kur largohen nga sytë e publikut dhe hynë në shtëpi, jetojnë në një mënyrë krejt tjetër nga ajo që i njohin shokët dhe kolegët. Dëshmitarë më të mirë janë gruaja dhe familja e tyre. ثshtë për t’u habitur: këta njerëz, që tregohen jashtë goxha fetarë, a nuk kanë i dëgjuar fjalët e të Dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ue selem: “Më i miri ndër jush është ai që është më i mirë me gruan e vet” [hadithin e ka shënuar Tirmidhiu prej Aishës, radijallahu anha, ndërsa Albani e ka vlerësuar të saktë].

    Janë shumë njerëz, që zbatimin e fesë e kanë përkufizuar vetëm në disa rregulla, duke harruar se feja islame është shumë më e gjerë dhe më gjithëpërfshirëse. Feja islame është një sistem i tërë jetese. I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka pas nëntë gra “nëntë kamera të fshehta”, të cilat kanë regjistruar pa ndërprerje tërë sjelljet e tij. Duke përshkruar jetën e tij të përditshme, ato vazhdimisht kanë thënë të njëjtën gjë: “Morali i tij ka qenë Kur’ani“. Përfytyroni për një çast sikur t’i pyesnin gratë tona për moralin që shpalosim, për sjelljen tonë, ibadetin, qëndrimin ndaj familjes. Me siguri që do të dëgjonim diçka, që kurrë s’na kishte shkuar në mendje. Sa herë ka ndodhur të përjetojmë ndonjë fyerje në rrugë apo në shoqëri dhe t’i kemi falur fyesit me të vetmin qëllim, që t’i tregojmë se i përmbahemi fesë tonë, duke treguar durim dhe moral të mirë.

    Sikur e njëjta fyerje apo edhe diç më pak të vinte nga bashkëshortja, me siguri që nuk do ta falnim edhe aq lehtë. A thua personin që ke takuar rastësisht në rrugë, apo shoku që takon njëherë në muaj meritojnë të falen më lehtë se gruaja jote?! Vallë ai person ka bërë më shumë të mira për ty se gruaja jote, prandaj edhe meriton më tepër?! A kujdeset ai kur ti je i sëmurë, brengoset bashkë me ty kur ke ndonjë hall?! Më së paku që mund të thuhet është se që të dy janë myslimanë dhe duhet t’u falet gabimi dhe të vazhdohet me sjellje të mirë ndaj tyre, por të falurit gabimin bashkëshortes dhe sjellja e mirë ndaj saj s’ka fjalë se është më e merituar. Këtu shihet qartë dallimi mes Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, dhe neve. Para se t’i përmendim metodat më konkrete, duhet të sqarohen disa gjëra me rëndësi, që këto mënyra dhe këshilla të kuptohen drejt. Fakti që këtu po i drejtohemi burrave dhe kritikojmë sjelljen e tyre ndaj gruas nuk do të thotë se edhe sjellja e grave ndaj burrave nuk meriton kritikë, pas këtij teksti pason shkrimi për të, sepse qëllimi ynë është vendosja e një baraspeshe të sjelljes mes të dy bashkëshortëve.

    E dyta, shumica e këshillave janë marrë nga jetë-përshkrimi i Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, e udhëzimi i tij është udhëzimi më i mirë. E treta, as mos mendoni se dikush u garanton më shumë të drejta bashkëshortëve sesa feja islame.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 07-05-2008 më 14:02
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #36
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    THIRRJA E BASHKESHORTES ME EMRIN Më Të BUKUR, Më Të DASHUR

    Dhe në fund, këshillat që do të përmendim, do të mbeteshin vetëm fjalë të vdekura, të shkruara në letër dhe nuk do të ishin frytdhënëse nëse nuk i marrim që t’i zbatojmë një nga një në jetën e përditshme. Vetëm pas kësaj mund të presim harmoni në martesë, respekt, dashuri dhe besim të ndërsjellë.

    Qdo njeri me arsye të shëndoshë e di shumë mirë se si ndikon në shpirtin e tjetrit kur atë e thërret me emrat më të bukur. Të gjithë ne pëlqejmë të na thërrasin me emrat më të bukur, të na respektojnë, të na drejtohen me “zotëri” apo të na thërrasin sipas mbiemrit. E në këtë hulli bashkëshortët nuk përjashtohen kurrsesi; përkundrazi, ata e meritojnë plotësisht që ta thërrasin njëri-tjetrin me emrat më të bukur. Prandaj, nëse burri dëshiron të fitojë dashurinë e gruas së vet, le të provojë këtë mënyrë, le ta thërrasë atë me emrin apo ofiqin që më së shumti i pëlqen asaj. Po të shikojmë jetën e të Dërguarit, salAllahu alejhi ue selem, do të gjejmë se si ai e ka përdorur këtë metodë ndaj grave të veta, ndaj ashabëve; me qëllim për tu fituar zemrat, i thërriste me emrat më të bukur. Në një transmetim të saktë shënohet se Aishen, radijallahu anha, e ka thirrur ”Ja Aish” apo: ”Ja Humejra”. Madje, edhe kur iu është drejtuar jobesimtarëve, të cilët kishin ardhur tek ai me kërkesë për të hequr dorë nga thirrja islame, ai nuk e neglizhonte këtë mënyrë: “A mbarove, o Ebu Velide?”, i foli i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, Ukbe b. er-Rabiut. Nga kjo shohim se mënyra e lartpërmendur nuk është ndonjë urtësi e madhe, por të jemi të sigurt se lë gjurmë të madhe te personi me të cilin komunikojmë. Ne sikur e dimë se sa gjurmë lë emri me të cilin i drejtohemi dikujt dhe prandaj e thërrasim po me atë emër apo ofiq, por kjo është problematike kur ky veprim bëhet në kuptimin negativ dhe i thërrasim gratë tona me emra të shëmtuar apo me ofiqin që ajo nuk e pëlqen. Për fat të keq, kemi rastin të dëgjojmë disa gra që, sapo janë lidhur në martesë, ankohen: ”Posa u martuam, burri im më thërriste me emra të kafshëve të vogla: mace, sorrë... dhe pas një kohe të kaluar filloi të më thërriste dhe me emra të kafshëve të mëdha...” Si mendon një burrë që gruaja e tij ta dojë pas një sjellje të këtillë?
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 08-05-2008 më 09:54
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Allahu te shperbleft, se ke be nje pun te shkelqyer. Ka pas nevoj shum moti ky forum per nje tem dhe sqarim te till, ne detaje per martesn ne Islam. Me i nevojshem ka qen edhe trajtimi i gruas/bashkshortes ne islam, ku te gjith kan pas nje mendim te gabuar.

  8. #38
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    DASHAMIRËSIA DHE HAJGARJA MES VETE

    Sa e sa njerëz ka që nuk dinë se ç’është dashamirësia apo hajgarja në jetën e përditshme në raport me gruan e vet. Njerëzit mendojnë se detyrimi i tyre është vetëm sigurimi material i familjes, duke i siguruar vetëm gjërat më të nevojshme për ekzistencë, duke harruar kështu anën shpirtërore të martesës. Madje, ndoshta anën më të rëndësishme dhe më të nevojshme për mbajtjen drejt të lundrimit të varkës bashkëshortore. Po të shohim jetën e të Dërguarit, salAllahu alejhi ue selem, që në shumëçka dallon nga ajo e jona, do të vërejmë se i ka kushtuar shumë vëmendje dashamirësisë dhe hajgares. Ai, i cili ka qenë kryetar shteti, udhëheqës i ushtrisë, prind, bashkëshort, ka gjetur kohë të ulej me familjen e vet, të bisedonte e të qeshej me ta. Transmetohet prej Aishes, radijallahu anha, se në një rast ka qenë me të Dërguarin, salAllahu alejhi ue selem, duke udhëtuar dhe kanë bërë gara, Aisha, radijallahu anha, e ka fituar Pejgamberin. Kur Aisha, radijallahu anha, kishte shtuar në peshë - sikur që tregon ajo për vete - e kishte thirrur Pejgamberi që përsëri të garojnë, por këtë rast fitoi i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, e ai iu kishte drejtuar me fjalët: ”Ta ktheva hakun, që më fitove atëherë” (hadithin e shënon Ebu Davudi ndërsa të saktë e ka vlerësuar Albani). Ku jemi ne afër këtij suneti? Sa prej neve kanë gjetur kohë që të bëjnë gara me gruan vet, duke dashur të fitojë dashurinë dhe vëmendjen e saj? Vëlla i nderuar, jepi lirisht pak shpirt sjelljes ndaj gruas tënde. Shtëpia nuk është kazermë ushtarake, ku çdo gjë duhet të jetë në mënyrë të rreptë, serioze dhe nën komandë. Bëj pak hajgare me gruan tënde dhe do të shohësh se kjo sjellje ka për ta rritur dashurinë mes jush dhe do ta përforcojë lidhjen tuaj bashkëshortore.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #39
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    SHFRYTEZIMI I METODES ”DHURAT BEFASIE“

    Eshtë më se e njohur se dhurata apo hedija ndikon në forcimin e lidhjes mes njerëzve, sidomos dhurata e bërë nga bashkëshorti. Dhënia e dhuratës bashkëshortes ka për qëllim që t’i tregohet se nuk është e harruar nga burri i saj, se ai mendon për të, se përpiqet t’i plotësojë dëshirat e saj dhe, në këtë formë, ai i tregon kujdesin ndaj saj. Nëse burri i blen diçka që i pëlqen asaj, pa ia kërkuar ajo më parë, inshallah, ky gjest do të ndikojë në fitimin e dashurisë së saj, do të shtojë besimin se burri i saj mendon për të, do të fillojë të mendojë dhe ajo për dëshirat e tij, do të fillojë të tregojë respekt, kujdes, dhe e gjithë kjo do të çojë drejt një forcimi të dashurisë së dyanshme mes bashkëshortëve, që është arritja e synimeve. A nuk ka thënë i Dërguari,salAllahu alejhi ue selem, “Shkëmbeni dhurata mes njëri-tjetrit, që të duheni!”?

    Meshkujt duhet ta dinë se ka dallim mes xhelozisë së burrit dhe xhelozisë së gruas. Xhelozia e gruas është shumë më e madhe dhe më e vështirë për tu kontrolluar. Nëse kësaj ia shtojmë edhe dobësinë e gruas si krijesë, atëherë problemi merr dimensione të reja. Gratë tona shpesh i paraqesin si probleme gjërat që në esencë janë të lejuara. Jo rrallëherë ndodh të humbet kontrolli dhe të ndodh diç që aspak nuk pritet prej tyre. Por një burrë i mençur duhet t`i kapë dhe njohë këto momente, e t`i tolerojë gabimet e bëra nën atë ndikim. Nuk duhet harruar se gruaja e cila në atë mënyrë shkakton grindje apo edhe ndonjë incident, atë e bën për shkak dashurisë së madhe që ka ndaj burrit të saj.

    Shembull më të mirë e kemi të Dërguarin e Allahut Muhamedin, salallahu alejhi ve selem, kur njëherë me disa as’habë ishte te Aisha radijallahu anha, gruaja tjetër nëpërmjet shërbëtores i dërgoi ushqim. Aisha radijallahu anha, kur e pa këtë e mori enën dhe e përplasi në tokë me ç`rast u derdh ushqimi. I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, pedagogu më i mirë, mësuesi, e mblodhi ushqimin sa pat mundësi! Pastaj u tha as’habëve: "nëna juaj xhelozoi, hani nga ushqimi". [hadithin e shënon Tirmidhiu 3567, duke iu referuar Enesit radijallahu anhu dhe saktësinë e tij e vërteton Albani].

    Do t`i bëjmë pyetje vetes: si do të reagonim ne sikur të na ndodhte gruaja të na e përplaste pjatën me ushqim para mysafirëve? Vet reagimi jonë do të tregojë se sa me të vërtetë ne e pasojmë të Dërguarin salallahu alejhi ve selem, në relacionet bashkëshortore.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #40
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Gatishmëria për pranimin e fajit

    Feja jonë e ndritshme na urdhëron që të jemi të drejtë, madje edhe ndaj atyre që kanë bindje të ndryshme fetare dhe ideologjike nga ne. Nga kjo drejtësi assesi nuk mund të jenë të përjashtuara bashkëshortet tona. Përkundrazi ato para të tjerëve e meritojnë një trajtim të tillë. Allahu i Lartësuar thotë:

    ”O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën dhe mos t`ju shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Keni drojë nga Allahu meqë Allahu e di hollësisht atë që e veproni’’.(El- Maide 8)

    Myslimani, atëherë kur në familje shpërthen ndonjë mosmarrëveshje apo konflikt të shkaktuar nga ai, duhet të jetë i gatshëm ta shikojë të vërtetën në sy dhe të pranojë fajin e vet e të mundohet të mënjanojë gjithçka që shkakton këtë mosmarrëveshje. Duhet të jetë i gatshëm të kërkojë falje prej gruas së vet, ashtu siç do të kishte kërkuar prej secilit njeri të cilit i ka shkaktuar padrejtësi. Nuk është lehtë të mposhtet shejtani, ‘’ta ulësh veten’’ dhe të kërkosh falje prej gruas, mbi të cilën ndihesh më superior. Por, derisa ka pas guxim ta ofendojë bashkëshorten, e cila i shërben dhe kujdeset për të, atëherë detyrimisht duhet të tregohet guximtar edhe më i madh kur është në pyetje kërkimi i faljes. Assesi, nuk duhet të mendohet se kërkimi i faljes prej gruas është dobësi, përkundrazi ai duhet të besojë se me një sjellje të tillë respekton parimet e kësaj feje të ndritshme dhe arrin kënaqësinë e Atij i Cili, kur është i kënaqur me robin e Vet bën që edhe të tjerët të jenë të kënaqur me të. Ky gjest do ta rrisë dhe në asnjë mënyrë, siç mendojnë shumica, nuk do ta ulë personalitetin e tij te gruaja. Përkundrazi, kjo sjellje do të jetë mësim për gruan, që nesër kur ajo të gabojë të jetë e gatshme të veprojë në të njëjtën mënyrë, sepse ka shembullin e gjallë në burrin e saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 25-05-2008 më 12:09
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Enada At' Nikolla feston 5-vjetorin e martesës në Dardhë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 14:50
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Sakramenti i Marteses
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 06:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •