Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 43
  1. #21
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Vetitë që duhet t’i ketë burri

    Si tek gratë ashtu edhe tek burrat virtyti i parë është be¬simi i tij. Një hadith që e cituam në nëntitullin “Nevoja për martesë” po e përsërisim edhe këtu:

    “Kur të vijë tek ju dikush me karakterin dhe be¬simin e së cilit jeni të kënaqur, jepjani vajzën tuaj. Nëse nuk veproni kështu, do të lindin intrigat dhe përçarjet.” “Nëse, o i Dërguar i All-llahut, tek ai mbretëron skamje dhe rrjedh nga familja jo bujare?” i Dërguari i All-llahut duke përsëritur tri herë tha: “Kur të vijë një njeri me fenë dhe karakterin e të cilit jeni të kënaqur, martojeni”.

    Kufuv (ngjashmëria)
    Në sistemin e vjetër juridik kihej kujdes që të mos ketë diferenca klasore midis bashkëshortëve të ardhshëm. Në të drejtat e vjetra brahmane, më parë, një burrë mund të mar-tohej me një femër të klasës më të ulët, më pastaj, një martesë e këtillë midis njerëzve të shtresave të ndryshme, sipas zakonit, nuk pranohej. Në të drejtën romake, kurorë legale, mund të bëhej vetëm midis një burri, qytetar i Romës, dhe një gruaje, gjithashtu qytetare e Romës. Nëse njëra nga palët s’kishte të drejtën e qytetarit (ose e humbte atë) kurora prishej.
    Në të drejtën islame ekzistojnë disa norma në dobi të gruas. Gruaja ose prindi i saj, mund të kërkojë disa kushte prej atij me të cilin do të lidhë kurorë. Juristët e ndryshëm japin mendime të ndryshme lidhur me atë se si duhej të dukeshin këto normativa. Një rregullim i këtillë quhet “kufuv”, që do të thotë ngjashmëri, barazi etj,
    Drejtimet e ndryshme ndajnë të njëjtin mendim, se në pikëpamje të fesë midis bashkëshortëve duhet të ketë bara¬zi. Veç kësaj hanefijtë, sollën edhe një kusht se burri nuk du¬het të jetë në shkallë më të ulët se gruaja nga aspekti i prejardhjes, kështu janë kurejshët midis tyre, arabët tjerë midis veti. Njerëzit tjerë jashtë radhëve të arabëve, janë të barabartë dhe mund të martohen. Gjithashtu, burri duhet të ketë fuqi financiare deri në atë shkallë sa t’ia paguajë gruas mehrin dhe të ketë aq sa mund të paguajë ali¬me¬nta¬cion 6 muaj ose një vjet. Edhe nga aspekti i marrëdhënieve ndaj shoqërisë ku jeton, nuk duhet t’i sjellë gruas turp.
    Sipas shafiijve, në pikëpamje të fesë, profesionit, ori¬gjinës dhe lirisë, burri nuk duhet të jetë në një shkallë më të ulët nga gruaja.
    Gjithashtu edhe tek hanbelijtë mendohet përafërsisht njëlloj. Ndërsa, malikijtë, mendonin më lirisht dhe për nga argumentet fetare, sillen në mënyrë më solide. Sipas tyre kufuvi ose barazia kërkohet vetëm në besim, në shëndetin trupor dhe të organeve trupore.

    Kritika dhe preferime
    Është e qartë se juristët islamikë në temën e kufuvit dhe vetitë që duhen kërkuar tek burri, nuk kanë arritur një mendim të përbashkët. Imami Malik Thevri, nga hanefijtë Imam Kerhi, sipas një transmetimi Imam Shafiu, Amr b. Mes’ud, nga tabiinët Muhammed b. Sirin dhe ‘Umer b. Ab-dulaziz mendojnë se barazia kërkohet vetëm në fe dhe moral. Pikërisht kështu flet edhe hadithi të cilin e thek¬suam në fillim të kësaj teme. Ato hadithe që janë në lidhje me kërkesën e barazisë së origjinës midis palëve nuk mund të jenë të fortë. E nga ato hadithe që janë autentikë nuk mund të nxirret një gjykim i këtillë.

    Barazia profesionale jasht barazisë së origjinës kohë paskohe ndryshon si edhe nga vendi në një vend tjetër. Disa profesione të cilat në ndonjë vend ose në ndonjë inter¬val kohe, llogariten të ulëta dhe të prapambetura, në ndonjë vend tjetër trajtohen ndryshe.
    Ekzistojnë disa hadithe autentike të Pejgamberit a.s., të cilat në rrënjë e mohojnë diferencën midis njerëzve në baza të origjinës. Para së gjithash, në ajetin 13 të sures el-Hu¬xhu¬rat All-llahu xh.sh. na shpall se të gjithë njerëzit kanë preja¬rdhje nga një mashkull dhe një femër, ndaj janë të barabartë dhe të ndarë në fise të ndryshme që të munden të njihen dhe të identifikohen. Superioriteti mund të kërkohet vetëm në devotshmëri që mund të ekzistojë tek secili:

    “...s’ka dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur...”

    Edhe Pejgamberi a.s. urdhëron kështu:
    “Njerëzit janë të njëjtë si janë të njëjtë dhëmbët e krehërit. Asnjë arab nuk gëzon më tepër përparësi nga joarabi. Përparësia është vetëm në devotshmëri ndaj All-llahut.”
    Në hutben e njohur lamtumirëse të Pejgamberit a.s., një citat thotë kështu:
    “Njerëz! Zoti është Një. Edhe babai juaj është një. Të gjithë ju jeni bij të Ademit. E Ademi është krijuar nga dheu. Para Zotit është më i çmuari, ai që Zotin e re¬spekton më shumë. Arabi nuk ka asnjë përparësi nga joarabi, përveç masës së respektit ndaj Zotit.”

    Dhe të theksojnë edhe këtë se Muhammedi a.s. e martoi Fatimen të bijën e Kajsit që ishte e mençur, e bukur dhe prej fisit Kurejsh, si fis që llogaritet ndër fiset më të njohur dhe më të ngritur, për Usamen, i biri i një robi të çliruar. Gjithashtu, në kohën e tij, e motra e Abdurrah¬man b. Avf nga kurejshët, u martua me ish robin, Bilalin nga Etiopia, ndërsa Ebu Hudhejfe e dha të bijën e vëllait për robin e vet, Salim. I Dërguari a.s. disa nga veprat e këtilla i kreu vet e disa nga ato, pasi u informua, i lejoi të kryhen.

    Edhe familja është një nga ato elemente ku ne muslimanët jemi duke pësuar disfatë në frontin tonë të luftës midis së vërtetës dhe gënjeshtrës që ka arritur në shkallën më të lartë e që vazhdon prej kohës së njeriut të parë dhe Pejgamberit të parë, Ademit a.s. Numri i familjeve tona që janë të lidhura me imanin e Islamit dhe zakonet lidhur me to, gjithnjë po zvogëlohet. Arsye për këtë është korrup¬cioni rreth masave dhe vlerave në kurorë. Vajzat që janë rritur në familje muslimane shkojnë në qarqe ateiste për t’u martuar për doktorë, avokatë, inxhinierë, fabrikantë, ndërsa burrat besimtarë, nga ana tjetër, që s’janë të kujdesshëm ndaj fesë, martohen me vajza të cilat, gjithashtu nuk kanë kujdes të duhur ndaj fesë. Në këtë mënyrë familja islame, është e sulmuar nga dy anë dhe fatkeqësisht, prindërit që duken se janë besimtarë, më tepër janë të preokupuar me këtë dukuri. Ata, duke vërtetuar se po kërkojnë njeri be¬simtar, në realitet kërkojnë dhëndër të pasur (madje edhe sikur të jetë mëkatar). Këta njerëz, që me trupin e vet janë të kthyer nga Kibla e me zemra nga materia, hyjnë në atë kategori, për të cilën i Dërguari a.s. në hadithin që vijon thotë:
    “Secili ummet (popull) ka nga një intrigë, e intriga e ummetit tim është pasuria.”
    Njëri nga as’habët Sehl b. Sa’d es-Saidi, thotë: Një ditë pranë të pranishmëve të Pejgamberit a.s. kaloi një njeri. I Dërguari a.s. e pyeti njërin ndër të pranishmit:

    “-Ç’do të thoje për këtë që po kalon?
    -Është vendas i vjetër. Betohem se sikur të kërkojë vajzë, meriton t’i jipet. Nëse flet për ndonjë temë, meri¬ton t’i dëgjohet fjala. - tha as’habi.


    I Dërguari a.s. heshti. Pas pak kohësh kaloi një tjetër. Edhe kësaj radhe pyeti:
    -E për këtë, ç’do të thuash? Ky u përgjigj:
    -O i Dërguar i Zotit, ky është njëri ndër musli¬manët më të varfër. Sikur të kërkojë vajzë, meriton të refuzo¬het. Që të jetë ndërmjetës, meriton të mosprano¬het, e, nëse flet diçka, nuk meriton të dëgjohet.

    Pas këtyre fjalëve i Dërguari i All-llahut tha:
    -Ky nga ai i pari vlen shumë më tepër se një botë e tërë.
    Nuk e njoh ndonjë të vërtetë më të madhe se sa atë që e shpalli i Dërguari i All-llahut.”

    Të kërkuarit e vajzës

    Në kohën e Pejgamberit a.s. Aliu personalisht e kërkoi Nënën tonë, Fatimen r.a. nga i Dërguari a.s. As’habët u ofronin vajzat dhe motrat e tyre njerëzve përkatës në moshë të martesës, e ata, ose pranonin ose refuzonin, e grave që u pëlqente martesa me dikë ofroheshin personalisht vetë. Kjo rrodhi nga dëshira fetare, sinqeriteti dhe modestia.
    I Dërguari a.s. thotë:

    “Askush të mos kërkojë të njëjtën vajzë pasi e kërkoi vëllau besimtar, vetëm pasi ky të ketë hequr dorë, ose, po t’i jipte leje atij të dytit. Kjo bën përjashtim”

    Nuk rekomandohet oferta e kurorës në mënyrë të hapët, gruas që është në fazën e pritjes (sipas sheriatit-iddeti), pas shkëputjes së kurorës ose pas vdekjes së bashkëshortit.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #22
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Mehri dhe dhurata

    Në të drejtën islame, mehr, quhet pasuria që e meriton gruaja që t’i jipet nga ana e burrit, për lidhjen e kurorës. Mehri nuk është e drejtë as e nënës, as e babait, as e prin¬dit, por e drejtë personalisht e gruas. Është ky një lloj dëmshpërblimi që e pagon burri në kurorë. Me të, mbulohen nevojat e gruas dhe asaj ia sjell njëfarë vlere. Mehri mund të paguhet menjëherë (muaxh-xhel) ose si muexh-xhel (në rast shkurorëzimi ose vdekjeje). Mehri është i obligueshëm për lidhjen e kurorës. Edhe nëse nuk përmendet gjatë këtij akti, madje edhe të bëhet kurorë me kusht që të mos pagohet mehri, megjithatë burri është i obligueshëm që gruas t’ia paguajë atë, si e drejtë e saj e paevitueshme.
    Nuk ekziston kufiri i mehrit edhe pse është i caktuar kufiri më i ulët, por, edhe për këtë nuk ka kufi të caktuar.
    Nuk mund të rëndohet kurora në Islam. Përkundrazi, që të mund të shtohen gjeneratat e prostitucioni të evitohet, kurora lehtësohet. Do të ishte mirë që mehri mos ta ngarkojë shumë burrin. Pejgamberi a.s. thotë:

    “Mehri më i mirë është ai që është pak”.

    Mehri është e drejtë personale. Me të gruaja nuk është e detyruar të përgatisë pajën (çeizin).
    Prindi i vajzës ose farefisi i saj nuk guxojnë të kërkojnë nga ajo ndonjë shumë të hollash. Të hollat që i paguhen familjes së vajzës në disa vende, s’kanë lidhje me Islamin. Është ky zakon që është praktikuar para Islamit. Në Islam asnjë njeri i lirë, në asnjë mënyrë, nuk mund të shitet. Kërkimi i shpenzimeve të panevojshme nga ana e vajzës që do të bëhet nuse dhe praktika e mosmbulimit të vajzave e rëndon martesën. Kjo e lind tragjedinë e prostitucionit dhe grabitjen e vajzave. E rezultat i këtyre është armiqësia, zënkat, vrasjet...
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 15-02-2008 më 15:06
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #23
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Dasma

    Dasma është sunnet. I Dërguari a.s. thotë:

    “Bëni dasmë madje edhe po të jetë ajo vetëm me një dele, jepni zijafet.”

    Dasma është akt edhe përkujtim, shpallje e një pune fatlume njerëzve, shprehje e dis¬ponimit dhe ushqim i të varfërve. Kur të ftohet njeriu në dasmë, ftesën duhet pranuar. Pejgamberi a.s. thotë kështu:

    “Ngrënia më e keqe është ajo ngrënie dasmore kur ftohen të pasurit e harrohen të vobektit. Kush nuk pranon ftesën ai është kundër All-llahut dhe të Dërguarit të Tij.”

    Pasi dasma është një shkas për gëzim, aheng dhe fat, nuk ekziston asnjë pengesë që në një farë mënyre të ndalohet nga feja. Madje kjo është edhe imperativ. Ajo që është e ndaluar, është pirja e alkoolit dhe të tubuarit e grave dhe meshkujve bashkarisht. I Dërguari i All-llahut thotë:

    “Shpallni kurorën dhe bëni atë nëpër xhami. Në dasmë ftoni edhe dajre. Hallalli ndryshon nga harami (me haram nënkuptohet prostitucioni) me vënien e kurorës, organizimin e argëtimit dhe muzikimit me dajre.”

    Shoqëria islame nuk i pengon argëtimet legale në ditët e kremteve, festave, etj. Përkundrazi, ato i pranon duke llogaritur se janë të rëndësishme. Është i nevojshëm për një shoqëri formimi dhe ekzistimi i vetëdijes kombëtare. Shoqëria, nevojat e së cilës Islami i përmbush plotësisht, është një shoqëri vullneti i së cilës është vullnet i përhershëm dhe i vazhdueshëm. Derisa ka kaq shumë hadithe verbale dhe praktike të Pejgamberit a.s. ndalimi i dasmave dhe argëtimi në to para së gjithash është kundër sunnetit. Të përsërisim se dasmat dhe argëtimet përputhen me etikën dhe rregullat islame...
    Në një ditë të Kurban Bajramit Ebu Bekri, shkoi tek bija e vet, Aisheja, dhe ç’të shikojë-dy vajza muziktojnë me dajre dhe këndojnë. Dhe, Pejgamberi a.s. u mbështet në një kënd dhe u mbështoll me çarçafin e vet. Ebu Bekri iu drejtua vajzave në mënyrë të ashpër. Për këtë Pejgamberi a.s. thotë:

    “Lëshoji, Ebu Bekër, secili e gëzon festën e vet. Kjo është festa jonë!”

    Rubejda, e bija e Muadhit, thotë:
    “Kur u bë dasma ime Pejgamberi a.s. erdhi dhe u ul. Disa vajza luanin në dajre dhe përmendën babanë tim si dhe xhaxhallarët e mij, që ishin martirë në Bedër. Kur, njëra prej tyre tha: “Leri këto fjalë, vazhdoje atë që e the pak më parë” Aisheja kishte martuar një vajzë nga farefisi i vet me njërin nga muslimanët e parë të Medines. Pejgamberi a.s. i tha Aishes: “Aishe, duket se në dasmën tuaj nuk pati valle e argëtim, e ensarit i pëlqen loja.

    Sipas një rrëfimi tjetër Pejgamberi a.s. Aishes i tha kështu: “A e keni dërguar një vajzë me nusen që të luaj në dajre dhe të këndojë?” Aisheja e pyeti atë: “Sikur ta kishim dërguar, ç’do të thoshte?” E Muhammedi a.s. duke cituar tri vargje poezie, tha: “Ja kështu do të thoshte”.Një njeri që u ftua në kurorëzim ose në diç të ngjashme, po hetoi diçka jo të pëlqyeshme, së pari duhet ta pengojë atë. Nëse nuk mundet, assesi nuk duhet të merr pjesë në atë akt. S’guxon të rrijë pranë tryezës e të shërbehet me ushqim e pije (në dasmë që bie ndesh me normat islame). Pejgamberi a.s. thotë kështu:

    “Po të shikoni ndonjë dukuri të keqe, atë duhet ta përmirësoni me duart tuaja. Nëse nuk keni fuqi me duar, atëherë tentoni me gjuhë (me fjalë). Nëse nuk mund ta evitoni as me fjalë, atëherë ta përbuzni me zemër-që është shkalla më e dobët e imanit.”

    “Ai që i beson All-llahut dhe Ditës së Kijametit, mos të rrijë në tryezë ku ka pije (alkool).”
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #24
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Pengesat në martesë

    Në të drejtën e vjetër iraniane, nuk respektoheshin pengesat, bile edhe preferohej martesa midis vëllaut dhe motrës. Sipas të drejtës iraniane, në vend se të ndalohej prostitucioni midis njerëzve që nuk duhej të martohen mes veti, vëllezërve me motra, prindërve dhe fëmijëve si dhe kushërinjëve dhe farefisit, kjo përkrahej. E njëjtë është gjendja edhe në të drejtën e Egjiptit të Vjetër. Sipas të drejtës kineze, edhepse nuk mund të kurorëzoheshin kushërirët nga ana e babait, ata nga ana e nënës kishin të drejtë të kurorëzohen.
    Ajetet 22-24 nga sureja en-Nisa si dhe disa hadithe, e lajmërojnë muharrematin në Islam (njerëz midis të cilëve është i ndaluar kurorëzimi).
    Kështu mund t’i radhisim:

    1. Ata të cilëve u është ndaluar kurorëzimi për shkak të farefisnisë dhe afërsisë të gjakut nëna, bija, motra, halla, tezja dhe mbesa.

    2. Për shkak të lidhjes miqësore midis familjeve, vjehrrat, vajza nga kurora tjetër, nusja, njerka.

    3. Për shkak të qumështit. Ndalesat e lartpërmendura për shkak të lidhjes miqësore dhe afërsisë së gjakut njëko¬hësisht përfshijnë edhe ndalesat edhe për shkak të qumështit: tajat, motrat nga taja, bija nga taja dhe tajën e bashkëshortes...

    4. Siç do të theksojmë në vazhdim, nëse ekzistojnë kushte, Islami e lejon martesën me katër gra. Mirëpo martesa me më tepër se katër gra është e ndaluar.

    5. Nuk është e lejuar që burri të martohet me gra që mes vete janë të afërta njëra me tjetrën. Për shembull, të merr dy motra ose tezen dhe mbesën.

    6. Nuk guxon të martohet me një grua që është e martuar me dikë tjetër, ose me ndonjë që pret iddet pas ndarjes ose vdekjes së burrit.

    7. Nuk mund të martohet me gra që s’janë muslimane dhe që nuk besojnë në njërin nga librat hyjnorë.

    8. Gratë që janë absolutisht të ndara nuk mund të rimartohen me ata nga të cilët janë ndarë, me përjashtim të atyre të cilat pas ndarjes përsëri janë martuar e më pas janë ndarë, ose nëse bashkëshorti i dytë ka vdekur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 04-03-2008 më 08:07
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #25
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Afërsia e qumështit

    Kur në Kur’anin Famëlartë theksohen gratë me të cilat nuk duhet kurorëzuar, atëherë thuhet:

    “...nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri...” Edhe Pejgamberi a.s. thotë:

    “Ato që janë të ndaluara (për kurorëzim) sipas farefisnisë së gjakut, ato janë të ndaluara edhe sipas qumështit”.

    Imamët e katër medhhebeve janë pajtuar se ato që janë të ndaluara sipas farefisnisë të gjakut, janë të ndaluara edhe sipas qumështit. Kësaj i kundërshtohet vetëm Ibën Tejmijje.
    Për qëllimin dhe arsyen e afërsisë sipas qumështit, në Kur’an nuk janë theksuar të dhëna të veçanta, ndërsa në hadithe theksohen urtësitë në disa pika. Shtrohen dy arsye të rëndësishme për ndalimin e kurorëzimit të atyre që janë në farefisni të gjakut dhe të atyre që janë miqësuar sipas qumështit. Arsyeja e parë është ajo materiale: ato veti që ka trashiguar mashkulli dhe femra të cilat janë kushëri, pasi që janë të ngjshme (vetitë), me martesën e tyre, fëmijët do t’u lindin jo të talentuar, jo normal, madje edhe të çmendur. Arsyeja e dytë është ajo shpirtërore dhe morale: ata respektohen mes vete, por pasi kurorëzohen, nuk do ta nderojnë njëri tjetrin, e kjo është kundër botëkuptimeve njerëzore, natyrës së njeriut dhe moralit.

    E tani këto t’i shqyrtojmë nga aspekti i afërsisë së qumështit.
    Gjatë thithjes fëmija ushqen organizmin dhe i formohen mishi dhe eshtrat. Në këtë substancë të çuditshme ushqyese e cila i përmban elementet kryesore ushqyese, vallë, a i përcillen fëmijës edhe elemente shpirtërore? Nëse nëna ka aftësi të imunitetit ndaj disa sëmundjeve ose nëna gjatë tajitjes lëngon nga ndonjë sëmundje ngjitëse, mjekësia ka vërtetuar se këto përcillen edhe tek foshnja.
    Në hadith thuhet:

    “Një dhe dy thithje nuk shkaktojnë pengesë për kurorë.”

    Sipas njërit nga dy rrëfimet e Imam Ahmedit dhe Imam Shafiut, që të formohet respekti nëpërmjet qumështit, fëmija duhet të ushqehet me pesë shujta dhe pesë herë të thithë. Sipas disa të tjerëve, mjaftojnë tri thithje. Mirëpo hanefijtë që ishin më të rezervuar dhe më të kujdesshëm për thithjen, kontrollimi i së cilit është shumë i rëndë, kanë thënë se ndalesa për kurorë do të jetë formuar madje edhe vetëm me një thithje. Në një hadith tjetër thuhet:

    “Kushërirësi e tajës formohet vetëm gjatë kohës së urisë (nevojë për qumësht);

    Kushërirësi të tajës nuk formohet pas periudhës së thithjes (pas moshës dyvjeçare e mëtutje).
    Këto hadithe tregojnë se vetitë që i ka marrë fëmija, materiale dhe shpirtërore, nëpërmjet të qumështit, e formojnë bazën e kushërirësisë së tajës.
    Arsyeja morale që e pengon martesën midis atyre të farefisnisë, qëndron edhe në qumësht. Gruaja që e merr një fëmijë në prehër dhe e tajit, duke e ushqyer gjakun, mishin dhe eshtrat e tij, ajo meriton respektin e nënës.

    Shah Velijjullah ed-Dihlevi thotë:

    “Femra që është tajë i gjason nënës së vërtetë, nga pikëpamja se ajo është shkaktare e rritës dhe zhvillimit të fëmijës dhe të ngritjes së tij në këmbët e veta. Derisa nëna e vërtetë e ka bartur fëmijën në stomak, taja ia plotëson nevojën për ushqim (me qumësht) pas lindjes së fëmijës. Kështu nënë është edhe taja. Edhe fëmijët e tajës kësaj foshnjeje i janë vëllezër e motra. Kur ajo ia fali gjinin një fëmijës, ia fali edhe të drejtën prindore. Kështu, fëmija në të e gjeti rehatinë. Ndaj, nuk mund të pranohet që fëmija atë ta përvetësojë si grua dhe të bëjë marrëdhënie me të. Si do ta bënin njerëzit këtë, kur as kafsha nuk bën marrëdhënie me kafshën që e ushqen.”
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #26
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Martesa me gruan e pamoralshme

    “Laviri nuk do të duhej të martohet me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e lavirja, me të nuk do të duhej të martohet kush, pos ndonjë lavir o idhujtarë. Ajo (kurvëria ose martesa me të) është e ndaluar për besimtarët.”

    Juristët japin shpjegime të ndryshme lidhur me këtë ajet të sures en-Nur.

    A mund një musliman të martohet me një lavire? Shumica mendojnë se një grua lavire, mund të lidh kurorë me një burrë. E, sipas një të thëne të Aliut, Aishes, Bera’s dhe Ibën Mes’udit martesa me një lavire nuk guxon të bëhet. Ibën Kajjim e pëkrah mendimin e dytë. Ai thotë: Në Kur’an besimtarit i urdhërohet të martohet me një grua të ndershme. Kurora është valide me këtë kusht. Kur nuk plotësohet ky kusht, nuk mund të bëhet kurorë. Njeriu që do të martohet ose e pranon ligjin e Zotit ose jo. Nëse nuk e pranon, ai do të jetë pabesimtar, ose do të jetë njeri që i mvesh shok Zotit. Nëse e pranon por nuk e aplikon ose martohet me një lavire, kësaj rradhe nuk i vlen kurora dhe, edhe vetë do të llogaritet si lavir. Ja, kjo është rëndësia e ajetit që u citua. Ibën Kajjim jep edhe shpjegime tjera lidhur me këtë temë.

    Çdo grua që hynë në laviri, nuk është e njëjtë. Disa prej tyre kërkojnë falje. Të këtillave s’ka ç’tu thuhet. Disa të tjera deri në këtë tragjedi kanë ardhur pa dashje. Nëse do të gjendeshte dikush ta shpëtojë, ajo do të ishte mjaft e lumtur. Do të ishte shumë mirë që të shpëtonte kështu. E disa e kënaqin shpirtin e epshin e tyre vetëm me laviri. Edhe sikur të martohej një e këtillë, syri do t’i ngelte tek tjetri. Ja, pra, martesa me një grua të këtillë, don të thotë pranim të lavirisë, don të thotë të jetosh me një krijesë që në Kur’an quhet “habith: e fëlliqur”. E kjo nuk i gjason një besimtari.

    Sipas të drejtës romake, ishte e ndaluar martesa me një grua që ishte lavire, artiste dhe e gjykuar. Njerëzve të dalluar dhe familjeve të tyre u ishte ndaluar martesa me skllevët e liruar ose më fëmijët e aktorëve teatral.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 19-03-2008 më 10:29
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #27
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Martesa e përkohëshme

    Kurora është një akt që mbështetet në qetësi e paqë si dhe në dashuri e në mëshirë, e që ka për qëllim që, duke formuar familje, të lindin fëmijë. S’quhet akt kurore, madje edhe atëherë kur ka dëshmitarë dhe bëhet marrëveshje me një grua për kurorë të përkohshme. Edhe sikur të jetë për dhjetë a njëzet vjet. I Dërguari a.s. këtë e ndaloi në mënyrë absolute. Fjalët e Abdull-llah b. Abbasit, që mendon se kurora e përkohshme është e pranueshme, nuk janë të drejta. Nga as’habët, muxhtehidët e njohur të Islamit që nxjerrin gjykime nga ajetet dhe hadithet dhe nga tabiinët (ata që janë takuar me njerëz të cilët e kanë parë Muhammedin ose kanë dëgjuar hadithet e tij) askush nuk e pranon një kurorë të këtillë.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Aman o Fisnik dhe per tu dashuruar e martuar kuranit dhe "ligjeve" te tij ju mbEshteteni ju besimtaret musliman ?!!!
    obo ,obo .Nuk e di po per tu ushqyer hani si gjithe te tjeret ju apo jo ?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 19-03-2008 më 18:41

  9. #29
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2007
    Vendndodhja
    poçem
    Postime
    95
    oj alnosa po cju duhet qe futni hundet kudo cfar te shqeteson tya si martohen njerezit a nuk jeni ju qe flisni per demokraci !!!!!!???? unbelivebel

  10. #30
    Citim Postuar më parë nga Expedition Lexo Postimin
    oj alnosa po cju duhet qe futni hundet kudo cfar te shqeteson tya si martohen njerezit a nuk jeni ju qe flisni per demokraci !!!!!!???? unbelivebel

    - Mendova se Allahu nuk i meson muslimanet qe te fyejne te tjeret por perkundrazi. Je i sigurte ti qe beson te Allahu dhe praktikon ato qe ai kerkon nga besimtaret e tij se me sa kam vene re ne shkrimet e tua, ti mund te jesh gjithcka por vec musliman me vlera s'je.

    - Mua psh me shqeteson se si martohen njerezit sepse edhe une muslimane jam dhe po mendoja sa dele e dhi do marr babai im kur te martohem une. A pika ju se lat nam. Mos ka rrezik edhe kur beni dashuri me gruan ju e beni sipas nje platforme te caktuar ne baze te kuranit?!

    - It's UNBELIEVABLE!!!! (Te lutem meso njehere fjalet si t'i shkruash pastaj ec na trego futjen e hundeve se ti nuk di as nga lidhet gomari dhe jo me te tjera gjera)
    Ndryshuar për herë të fundit nga INFINITY© : 19-03-2008 më 19:30

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Enada At' Nikolla feston 5-vjetorin e martesës në Dardhë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 14:50
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Sakramenti i Marteses
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 06:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •