Piratet shqiptare sulmojne faqen e policise belge
E Premte, 06 Korrik 2007
Ne fillim eshte degjuar kolona muzikore e serialit amerikan Djem te keqij, (good boys) dhe me pas eshte shfaqur nje mesazh ne tre gjuhe, frengjisht, anglisht dhe ne shqip. Faqja zyrtare e policise belge sulmohet nga pirate shqiptare nepermjet mesazheve ku kerkohet lirimi i nje prej te arrestuarve ne operacionin me te bujshem vitin e kaluar, Kapllan Murat, i cilesuar edhe si Mbreti kalores. Ne sitin e komisariatit te Rupel, ne veri te provinces Anvers, ne Flandre, per here te dyte eshte shfaqur mesazhi i cuditshem, ndersa ne 22 qershor piratet (hackers), kishin sulmuar faqen e policise se Brukselit, duke e bllokuar. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e te merkures, kur drejtuesit e policise ne provincen e Anvers te Belgjikes, vune re bllokimin e faqes www.zataz.com dhe shfaqjen e nje mesazhi qe permbante edhe fjale te renda fyese, dedikuar lirise se vellait te tyre, 45-vjecarit shqiptar, Kapllan Murat.
Lajmi u konfirmua edhe nga zedhenesi i policise per mediat vendase dhe AFP-ne, Joris Van Camp, i cili tha se po merren masat per te zbuluar autoret pirate dhe se dyshohet qe te jene shqiptare, pasi ne mesazh thuhej se nderhyrja ishte bere nga nje grup qe identifikohej si Klani Shqiptar i Sigurise (Albanian Security Clan). Sulmi eshte regjistruar per here te dyte brenda 15 diteve te fundit, ndersa incidenti pare eshte shenuar ne sitin zyrtar te Policise se Brukselit. Drejtesia, policia dhe Belgjika, raca e piste e m Kapllan Murat, shume shpejt do te lirojme vella, (On baise la justice, la police et la Belgique, sale race de merde. Murat Kapllan, trčs bientōt on va te libéré (sic) frčre), thuhet ne mesazhin e futur ne sitin e policise se Anvers « politiezonerupel.be », faqja ku gjendet edhe revista e ketij komisariati, «Zataz». Oficere te komisariatit te vendosur ne veri te vendit zbuluan te merkuren rreth ores 17:00 fjalet qe dilnin ne kompjuter dhe pengonin aktivitetin ne internet. Menjehere kane nisur hetimet per kete ngjarje. "Ne oren 16:30 gjithcka ishte ne rregull, por rreth ores 17:00, nje mesazh eshte shfaqur befasisht", deklaroi per AFP, zedhenesi i Komisariatit ne Rupel ne provincen e Anvers, Joris Van Camp.
Por ai nuk ka dhene shpjegime te metejshme, duke thene se te dyshuarit jane shqiptare, pasi edhe identifikimi i bere, ka qene si Klani Shqiptar i Sigurise. Por faqja e internetit ka qene e padisponueshme pergjate gjithe dites se djeshme dhe ka pasur mjaft probleme, ndersa tekniket kane punuar per te identifikuar sulmin se nga ka ardhur. Sipas autoriteteve policore ne mesazhin e derguar nga piratet kerkohej lirimi i nje prej kontingjenteve te arrestuar te krimit, me nenshtetesi belge dhe origjine shqiptare, i quajtur Kapllan Murat, (i miri Kapllan), i njohur dhe me nofken kaloresi mbret. I shoqeruar me kolonen zanore te serialit amerikan good Boys, (djem te keqij), mesazhi ka qene i shkruar ne tre gjuhe, frengjisht, anglisht dhe ne shqip. Per nderhyrjen ne sitin e Policise se Brukselit u identifikuan tre autore, dy belge dhe nje francez qe u proceduan, ndersa per piraterine e fundit nuk ka ende asnje autor.
Kush eshte mbreti evazionit
Kapllan Murat eshte nje shqiptar qe jeton ne Belgjike prej vitesh dhe ka marre nenshtetesine. Arrestimi dhe burgosja e tij ka shkaktuar shume polemika jo vetem ne drejtesi, por edhe ne Parlamentin belg, per shkak te perplasjes me te fundit te ministrit te Drejtesise dhe opozites ne Parlament. 45-vjecari eshte proceduar ne korrik te vitit te kaluar nga drejtesia belge, ndersa ishte arrestuar pas nje operacioni te agjenteve federale. Murat akuzohet per evazion fiskal, ndersa kishte qene me pare i ndaluar dhe madje eshte akuzuar si i dyshuar per sulmin ndaj policeve dhe plagosje ne nje tren gjate udhetimit. Arrestimi i tij i fundit eshte bere vitin e kaluar, ndersa gjendej i hipur ne nje kale. 45-vjecari ka tentuar gjashte here te arratiset nga burgu dhe ne ngarkim te tij eshte depozituar nje dosje gjyqesore impresionuese, ku vecohet sulmi me arme ndaj policeve
http://en.wikipedia.org/wiki/Murat_Kaplan
Krijoni Kontakt